Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tetë të arrestuar pas arratisjes nga spitali të Altin Ndocit

Hetimet e para pas arratisjes të martën, 13 janar, nga Spitali Rajonal i Durrësit, së Altin Ndocit, kanë gjetur shkelje të rregullores së shoqërimit dhe normat e sigurisë së oficerëve përgjegjës të Policisë së Burgjeve. Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar 8 persona, përfshirë drejtues dhe punonjës të sigurisë së burgut, të cilët akuzohen për […]

The post Tetë të arrestuar pas arratisjes nga spitali të Altin Ndocit appeared first on Reporter.al.

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shkroi më 23 prill 2025 një letër emocionale senatorit të Shteteve të Bashkuara, Dick Durbin, një demokrat i zgjedhur në Ilinois, në të cilën e përshkruante veten si viktimë të një persekutimi të ngjashëm me atë që mijëra shqiptarë pësuan […]

The post Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë appeared first on Reporter.al.

Kush është efektivi që ndoqi Altin Ndocin sot në Durrës/ Lidhja me Erion Veliajn

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga arratisja e të paraburgosurit, Altin Ndoci, ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Durrësit. Sipas emisionit “Në Shënjestër”, efektivi i burgjeve, i cili ka ndjekur Ndocin gjatë momentit të tij të largimit, madje duke qëlluar edhe një herë në ajër, është identifikuar si Fatjon Baci. Baci është i […]

The post Kush është efektivi që ndoqi Altin Ndocin sot në Durrës/ Lidhja me Erion Veliajn appeared first on BoldNews.al.

Seanca e gjyqit dështon për herë të gjashtë, Kalaja-Veliajt: Po i bën bisht drejtësisë

Aulon Kalaja ka reaguar për padinë që kreu u bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë ndaj tij. Seanca e kësaj të martë ka dështuar sërish, ndërsa Kalaja nënvizon se Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit në këtë seancë, por sipas tij ka dhënë edhe urdhër që edhe avokati i tij mbrojtës të mos […]

The post Seanca e gjyqit dështon për herë të gjashtë, Kalaja-Veliajt: Po i bën bisht drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

“Rama është tallur me Erion Velinë”, Ahmetaj: E futi në burg për spektakël

Arben Ahmetaj është shprehur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se kupola e PS-së ka vdekur, nuk ekziston më, sepse asnjë nuk çohet të flasë kundër Edi Ramës. Si ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës dhe që i ka parë gjërat nga brenda me syrin e tij, Ahmetaj është shprehur Edi Rama ja […]

The post “Rama është tallur me Erion Velinë”, Ahmetaj: E futi në burg për spektakël appeared first on BoldNews.al.

Drejtoria e Burgjeve: Nuk ka pasur vonesa për transferimin e Veliajt

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi sot në lidhje me reagimet e publikuara në medie mbi pretendimet për moszbatimin e orarit të transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj drejt Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i cilësuar si të pavërteta.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, “Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar”.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se “për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor”.

Ndërkaq, sipas medieve, seanca gjyqësore për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që ishte parashikuar të mbahej sot, u shty për në datën 19 janar.

/m.q/r.e/a.f/

The post Drejtoria e Burgjeve: Nuk ka pasur vonesa për transferimin e Veliajt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nuk e shihja më veten në pasqyrë”/ Kastro Zizo çmonton mitin e artistëve të pushtetit dhe pranon shpërfytyrimin e shitur me para publike

“Për ne artistët është detyrim që të jemi opozitarë. Është detyrim i këtij qyteti, është detyrim i këtij shteti. Edhe ne jemi fajtorë të pasojave të shoqërisë si është sot. Po në pjesën më të madhe, ne kemi edukuar me artin tonë. Artisti duhet të jetë opozitar dhe nuk ia fal dot vetes… Po shpërfytyrohesha dhe nuk po shihja dot veten në pasqyrë.”

Këto janë fjalët e Kastro Zizo, të thëna publikisht në një podcast, në një nga rrëfimet më të rralla të një artisti që pranon hapur se ka qenë pjesë e afërsisë me pushtetin dhe se kjo afërsi e ka deformuar si njeri dhe si figurë publike.

Kastro Zizo foli për detyrimin moral të artistëve për të qenë opozitarë ndaj pushtetit, për fajin kolektiv të artit në gjendjen ku ndodhet shoqëria dhe për shpërfytyrimin personal që ndjeu kur e pa veten të shfaqej në krah të politikanëve, konkretisht pranë ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ai pranoi se nuk e përballonte më pasqyrën, se fytyra i “zhdukej”, se identiteti i tij si artist po tretej në tag-e politike dhe evente pushteti. Madje, foli edhe për oferta për poste, të shoqëruara me nënkuptime të qarta për korrupsion, për “zhytje duarsh” dhe përqindje.

Për ne, kjo nuk është një deklaratë që zbulohet sot. Është thjesht artikulimi publik i asaj që kemi shkruar dhe denoncuar prej vitesh, kur askush nuk fliste, kur ishte e pakëndshme dhe kur nuk sillte as duartrokitje, as mbështetje. Kemi shkruar për artistët e pushtetit, për servilizmin, për blerjen e heshtjes me para publike, për shndërrimin e artit në dekor propagande. Kemi shkruar kur shumica zgjodhi të heshtë, të përfitojë ose të bëjë sikur nuk shihte.

Deklaratat e Kastro Zizos janë të vonuara, por të nevojshme. Dhe janë të rënda për të gjithë të tjerët që vazhdojnë të heshtin. Sepse Kastro nuk ishte i vetëm. Ai ishte pjesë e një skeme shumë më të gjerë, ku artistët u përdorën si mburojë morale dhe si makineri propagande. Një qytet i tërë u ble me paratë e veta. Event pas eventi, festival pas festivali, fond pas fondi, u ndërtua një rrjet pseudo-artistësh që aktivizohej sa herë pushteti kishte nevojë për duartrokitje.

Arrestimi i Erion Veliajt e ekspozoi qartë këtë mekanizëm. Brenda pak orësh, rrjetet sociale u mbushën me statuse solidariteti nga të njëjtët emra që për vite kanë përfituar nga bashkia.

Pas çdo postimi mbështetës fshihej një faturë, një kontratë, një pagesë nga taksat e qytetarëve. Ne kemi shkruar për këtë rrjet privilegjesh, për dosjen e eventeve, për mënyrën se si fondet publike u kthyen në mjet blerjeje besnikërie dhe për patronazhistët dixhitalë që u përdorën për të përmbytur hapësirën publike me propagandë.

      

Shembja e Teatrit Kombëtar ishte prova më brutale e kësaj skeme. Aty u nda qartë vija mes atyre që e kuptonin artin si përgjegjësi dhe atyre që e shihnin si mundësi për përfitim. Artistë që firmosën pro shembjes, që dolën publikisht në mbështetje dhe që më pas u shpërblyen me pozicione dhe shuma të majme. Ata nuk u mashtruan. Ata zgjodhën. Dhe historia nuk i harron këto zgjedhje, sado të përpiqen t’i mbulojnë me evente, dekorata dhe role.

E njëjta logjikë shfaqet edhe në raste të tjera për të cilat kemi shkruar. Shtetësia e dhënë me WhatsApp për Edon Zhegrovën, ku ligji u anashkalua me një mesazh privat.

Ekstradimi i Cllevio Ahmetit nga Dubai, një veprim i rrallë dhe selektiv, që ngre më shumë pikëpyetje sesa jep përgjigje. Kjo ndodhi pikërisht pasi njëri prej protagonistëve, Noizy, ishte rreshtuar hapur në krah të pushtetit. Në të gjitha rastet, modeli është i njëjtë: privilegj për besnikëri, shpejtësi për të “tanët”, zvarritje ose heshtje për të tjerët.

Prandaj, reagimi i Kastro Zizos ka vlerë vetëm nëse nuk përdoret si justifikim për të tjerët. Ai nuk duhet të shërbejë si alibi kolektive, por si pasqyrë. Sepse sot, pas gjithë këtyre viteve, askush nuk mund të thotë se “nuk e dinte”. Heshtja nuk është më mungesë informacioni, është zgjedhje.

Dhe mesazhi për ata që vazhdojnë të rrinë në mes, të presin anën fituese ose të mbahen pas privilegjeve, është ky: historia nuk mban shënim sa evente moderuat, sa statuse postuat apo kë mbrojtët kur pushteti ishte i fortë. Historia mban shënim vetëm një gjë, nëse patët zë apo nëse pranuat të zhdukeni ngadalë për një ftesë, një kontratë ose një favor. Sot nuk kërkohet heroizëm, por ndershmëri.

The post “Nuk e shihja më veten në pasqyrë”/ Kastro Zizo çmonton mitin e artistëve të pushtetit dhe pranon shpërfytyrimin e shitur me para publike appeared first on iconstyle.al.

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme shtyu për më 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e 2 prej avokatëve mbrojtës, një prej të cilëve avokatja kryesisht e caktuar për Veliajn. Përmes e-mail-it avokatja kërkonte shtyrje për shkak se ndodhej jashtë vendit. Në seancë […]

The post Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, shqyrtimi paraprak më 19 janar

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme, ka shtyrë për datën 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpandehurve të tij.

Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt.

Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as kryebashkiaku Erion Veliaj.

Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme do të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.

The post Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, shqyrtimi paraprak më 19 janar appeared first on Albeu.com.

Politika përballë gjyqit: Dosjet e bujshme për vitin 2026

Sallat e gjykatave të Strukturës së Posaçme do të presin gjatë vitit 2026 një numër rekord të pandehurish mes zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm ish-funksionarë, por edhe ata që janë ende në detyrë. Në anën tjetër, edhe lista e të akuzuarve për krim të organizuar në Shqipëri është zgjeruar falë të dhënave të […]

The post Politika përballë gjyqit: Dosjet e bujshme për vitin 2026 appeared first on Reporter.al.

“Do drejtësinë në rresht”/ Lubonja: Rama ndërron ‘flamur’ kur ndjehet i rrezikuar

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar konferencën e fundvitit të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kreu i qeverisë ndryshon qëndrim sa herë që ndihet i kërcënuar politikisht dhe përdor standarde të dyfishta ndaj drejtësisë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja u ndal te deklaratat e Ramës lidhur me çështjet e drejtësisë, duke përmendur […]

The post “Do drejtësinë në rresht”/ Lubonja: Rama ndërron ‘flamur’ kur ndjehet i rrezikuar appeared first on BoldNews.al.

Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në Shqipëri

Viti 2025 do të mbahet mend si viti ku Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) shënjestroi zyrtarë dhe politikanë të lartë duke nxjerrë në dritë një shkallë të paimagjinueshme korrupsioni.

Viti i fundit nën drejtimin e kryeprokurorit Altin Dumani, i cili u pasua nga Klodian Braho, solli çështje të bujshme hetimore si ajo e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, zëvendëskryeministres Belinda Balluku apo dhe abuzimeve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Rastet në fjalë, iu shtuan serisë së hetimeve nga SPAK ndaj politikanëve të pushtetshëm si ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta.

Marrja si të pandehur e Metës dhe Berishës

Në maj të këtij viti ish-Presidenti Meta u mor zyrtarisht i pandehur së bashku me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. I arrestuar prej tetorit 2024, ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Çështja kryesore ndaj tij mbetet marrëdhënia ekonomike CEZ‑DIA, e cila dyshohet se, për interesa private, u ndikua nga favorizime dhe ndryshime ligjore të shtyra nga Meta.

Ish-Presidenti e ka cilësuar procesin “farsë hetimore” dhe e ka akuzuar SPAK‑un për “shërbim politik” ndaj qeverisë.

Ngjashëm, SPAK mori zyrtarisht të pandehur, në maj, edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pas rreth një viti arrest shtëpie, ai u la të gjykohej i lirë nën akuzat për korrupsion pasiv, nën dyshimin se përmes vendimeve kur ishte në krye të qeverisë, favorizoi dhëndrin, Jamarbër Malltezi, në një projekt ndërtimi ku ortakë kishte sipërmarrësit Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja.

Berisha e ka kundërshtuar hapur akuzën, duke e cilësuar si të motivuar politikisht dhe duke cilësuar SPAK‑un për veprime në shërbim të mazhorancës.

Shpesh, gjuha e përdorur nga dy ish-shtetarët me ndikim në kampin opozitar, ka qenë e ashpër dhe me etiketime të rënda ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.

Hetimi dhe akuzat ndaj Erion Veliajt

Në shkurt, SPAK arrestoi Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai dyshohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Hetimi i SPAK përqendrohet te pasuria dhe flukset e parave në drejtim të një grupi organizatash joqeveritare, pas të cilave dyshohet se qëndron bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

SPAK dyshon se pasuria e kryebashkiakut Veliaj u ushqye për interesa klienteliste nga sipërmarrës, të cilët përfitonin leje ndërtimi dhe favorizime në tenderë publik.

Veliaj i kundërshtoi akuzat duke sulmuar publikisht prokurorët dhe gjykatësit që vendosën për arrestimin e tij. Rasti nxiti tensione politike, pasi ndodhi pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Kryeministri Rama mbajti një qëndrim të ashpër ndaj SPAK-ut, të cilin e akuzoi për “arrestime abuzive”, “pa gjyq” dhe “pa fakte”.

Në korrik, Veliajt iu komunikua akuza, ku në morinë e pretendimeve të SPAK ishte shtuar edhe akuza për futjen e një celulari në qelinë e paraburgimit.

Në shtator kryebashkiaku u mor zyrtarisht i pandehur, teksa pak ditë më pas Rama – fitimtar me 83 mandate në zgjedhjet e majit – tha publikisht se ish-ministrja e Arsimit dhe Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do të ishte pasuesja e tij në bashki.

Kjo nënkuptoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Veliajt dhe vajtjen në zgjedhje të parakohshme për bashkinë Tiranë. Procedurat u ndoqën me shpejtësi nga shumica socialiste, e cila udhëhoqi shkarkimin deri te Presidenti Bajram Begaj. Ky i fundit e dekretoi vendimmarrjen pa vonesa.

Megjithatë, Veliaj e sfidoi këtë proces në Gjykatën Kushtetuese. Kjo më 3 nëntor rrëzoi vendimet si antikushtetuese duke e lejuar Veliajn të mbetej Kryetar Bashkie pavarësisht se mbeti në qeli për 10 nga 12 muajt e vitit 2025.

Ky proces nxori në pah tensionin midis pushtetit ekzekutiv, atij lokal dhe institucioneve të pavarura gjyqësore duke evidentuar sfidën e madhe për llogaridhënie ndaj pushtetarëve, të cilët tashmë e kanë kthyer në normë vijimin e ushtrimit të detyrës pavarësisht se ndaj tyre mund të ketë procese gjyqësore.

Hetimet dhe akuzat ndaj Belinda Ballukut

Hetimet e SPAK-ut nuk u ndalën vetëm tek Veliaj. Në fund të muajit tetor, u konfirmuan hetimet edhe ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ajo nuk u dorëhoq, pavarësisht se u mor zyrtarisht e pandehur. Me arsyetimin se mund të pengonte vijimin e hetimeve, Gjykata e Posaçme pranoi masën e kërkuar nga SPAK për të pezulluar Ballukun nga detyra si anëtare e qeverisë, ku ajo ushtron njëherazi edhe detyrën si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

SPAK dyshon se Balluku, së bashku me vartës të saj në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), u përfshi në manipulime të tenderëve dhe garës së tyre për projektet e Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë, tenderë me vlerë mbi 200 milionë euro.

Mijëra faqe komunikime mes saj dhe vartësve ekspozuan një praktikë të strukturuar të favoreve të paligjshme dhe keqpërdorimit të fondeve publike, të cilat dyshohet se janë shtrirë edhe në procedura të tjera.

Megjithatë, Kryeministri Rama nuk e shkarkoi, përkundrazi, ai i siguroi mbështetje Ballukut duke e ankimuar vendimin e pezullimit në Gjykatën Kushtetuese e cila më 12 dhjetor vendosi ta rikthejë në detyrë duke nxjerrë në pah edhe më shumë tensionin mes kërkesës për llogaridhënie dhe pretekstit për pavarësi mes pushteteve.

Me lëvizjen e kryer, Rama dukej se vendosi një precedent, që i paraprin një rast hipotetik ku SPAK mund ta hetojë edhe atë.

Përballë kësaj situate, SPAK ndryshoi qasje. Prokuroria e Posaçme kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut duke nënkuptuar ndryshimin e kërkesës për masë sigurie: nga pezullim detyre në arrest.

Ekspertë të ligjit, vlerësuan për Citizens.al se rasti Balluku tregon sfidën e lartë për SPAK-un në hetimin dhe vënien përpara drejtësisë të një zyrtareje me kompetenca ekzekutive dhe lidhje politike të fuqishme.

Megjithatë rasti i zëvendëskryeministres vuri seriozisht në diskutim qendrueshmërinë politike të qeverisë teksa gjatë dhjetorit u organizuan protesta të vazhdueshme ku u kërkua dorëheqja e Kryeministrit Rama.

Dosjet e AKSHI-t dhe lidhja me krimin e organizuar

Viti 2025 ekspozoi dhe një nga skemat, me gjasë, më korruptive të historisë së tranzicionit: abuzimet me fondet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), agjenci e cila prej vitit 2017 ka buxhetuar rreth gjysmë miliardi euro.

Hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah fitime marramendëse prej dhjetëra milionë euro të një grupi kontraktorësh të kryesuar nga sipërmarrësit Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri dhe manipulime financiare në projekte të lidhura me fondet kryesore të AKSHI-t, të drejtuar nga Mirilda Karçanaj.

SPAK ka ngritur dyshime për lidhje me grupe kriminale dhe skema të zhvatjes së parave publike. Drejtuesja Karçanaj, vartësit e saj në AKSHI dhe sipërmarrësit kryesorë të përfshirë, Agasi e Beqiri, akuzohen për grup të strukturuar kriminal.

Në lupën e hetimeve janë vënë të paktën 19 tenderë të AKSHI-t, me vlerë rreth 60 milionë euro, të cilët dyshohet se janë hartuar me fryrje zërash me qëllim për t’u përvetësuar në garë të paracaktuar.

Ato prekin sektorë të rëndësishëm si identifikimi dhe nënshkrimi elektronik, siguria e barnave apo dhe siguria ushqimore. Po kështu përmes këtyre tenderëve kompanitë e marra nën hetim kanë pasur akses në sistemet e sigurisë së policisë dhe burgjeve.

Ky ishte një tjetër skandal për qeverinë Rama, e cila e nisi mandatin e katërt pikërisht duke lavdëruar botërisht angazhimin e një ministre “artificialisht inteligjente” si Diellën, për të garantuar luftën ndaj korrupsionit dhe sigurinë në tenderët publik.

Projekti i Diellës në e-Albania është ngritur nga tenderët e AKSHI-t. Me rastet në fjalë, viti 2025 tregoi një qasje më agresive të SPAK-ut ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.

Qartësisht është vendosur një standard i ri hetimi, por sfidat mbeten të mëdha. Proceset gjyqësore treguan vështirësitë që ka përpara sistemi i drejtësisë për të balancuar llogaridhënien me respektimin e pavarësisë së pushteteve, por mbi të gjitha të besimit të qytetarëve.

The post Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

Edi Rama komentoi sot edhe drejtimin e kryeqytetit me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të paraburgosur tashmë prej gati 1 viti. Teksa bën rolin e të paditurit saherë i intereson, Rama thotë se ende nuk është e qartë se çfarë ka bërë Veliaj ndërsa e krahasoi me rastin e Hashim Thaçit dhe me kryetarin e […]

The post Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Jo më ‘të paprekshëm’

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri Kombëtar rikthehet në vëmendje pas një mungese të gjatë nga fejsbukët zyrtarë të qeverisë. Këtë herë, përmes një video-performance me “drone drop” mbi një kantier ndërtimi, i cili nuk dallon shumë nga qindra të tjerë në qytet.

Pamja promovohet si reklamë e një “pune” të premtuar që po kryhet – pra një lloj raportimi, në mungesë të llogaridhënies, – ndërsa qyteti vazhdon të ndërtohet dhe qindra leje të reja miratohen, pa pyetur askënd tjetër përveç pushtetit.

Nuk ishte një njoftim ndërtimor, por një akt simbolik: Një rikthim i kontrolluar i çështjes së Teatrit Kombëtar në ekranet e pushtetit.

Me dashje ose pa dashje, Kryeministri – dhe më pas ministri i Kulturës, e pas tyre i gjithë tabori i pushtetit, – na përsërisin prej kohësh të njëjtin mesazh: The show must go on! (Spektakli duhet të vijojë!), për sa kohë ata janë aktorët kryesorë në skenën e pambaruar të teatrit.

Në fakt, e gjithë qeverisja Rama 1, 2 dhe 3 ka funksionuar si skenë e madhe teatrale, ku vetë teatri u shndërrua në njësi marketingu, ndërsa “star-arkitektët” në kukullat e teatrit prej letre.

Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower në të majtë.

Kjo ndodhi pikërisht në mungesë të teatrit si zhanër kritik, si kundër-forcë e pushtetit. Kur teatri real u zhduk, u fshi, u shemb, spektakli institucional zuri vendin e tij.

Tre vjet më parë, më 21 dhjetor 2022, Rama dhe Veliaj – të shoqëruar nga taborët e administratave përkatëse – vendosën atë që e quajtën “gurin e parë të themelit”.

“Baballarët e kombit” në themel të Teatrit të Ri Kombëtar, “më të bukurit dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, sipas logjikës patriarkale të pushtetit: njësoj si kryefamiljari që vendos gurin e parë të shtëpisë.

Tradita, megjithatë, e thotë qartë: Që themeli të qëndrojë, duhet edhe një kurban, përndryshe muret, si ato të Rozafës, bien.

Kurbani i kësaj dysheje, që ka qeverisur Tiranën për 21, nga 35 vitet e tranzicionit shqiptar, ishte ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, të cilën e shembën natën.

Ndërsa e shembën, u kujdesën ta kthenin aktin në spektakël: Një mizanskenë dramatike në teatrin e madh të pushtetit, ku ndërthuren korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.

Por akti final nuk ishte vetë shkatërrimi i teatrit; ai duhej edhe legjitimuar estetikisht.

Shembja, në vetvete, nuk mjaftonte. Duhej një imazh i ri, një formë e re, një premtim arkitektonik që ta zhvendoste vëmendjen nga dhuna mbi trashëgiminë drejt admirimit për spektaklin.

Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower anës Teatrit Kombëtar.

Duhej shembur teatri, që spektakli i kullave të merrte skenën. Për shembull, kulla që duhej ta zëvendësonte atë – dhe që do t’i merrte tokën, hapësirën dhe kujtesën, – sot ngrihet 33 kate lart (Pixel Tower, projekt nga Bjarke Ingels për Fusha shpk), deri në kufijtë e pronës, praktikisht ngjitur me të.

Teatri u zhduk që ky spektakël të shtrihej pa pengesë në çdo cep të Tiranës: Një profeci e artikuluar qartë nga protesta 27-mujore e Teatrit, e cila u tall si nostalgji, por rezultoi lexim politik i saktë i së ardhmes urbane.

Kulla ngrihet e qetë, duke na vështruar nga lart me cinizëm pedagogjik, sikur të na thotë: “Kot bëtë zhurmë. Nuk ju mora asnjë metër truall. Ju lashë madje dhuratë projektin më të bukur në Evropë që nga viti 1945. Të ma dini për nder!”

Kjo është arkitekturë disonante: Një formë pushteti që prodhon konflikt me kujtesën urbane, mohon dhunën mbi trashëgiminë përmes estetikës dhe e “ribrendon” shkatërrimin si bujari institucionale – ndërsa publiku ftohet, edhe një herë, të duartrokasë.

Sepse kur pushteti merr rolin e regjisorit, qyteti mbetet skenë, kujtesa dekor dhe qytetarët spektatorë të një shfaqjeje ku humbja prezantohet si fitore.

Lexoni gjithashtu:

The post Teatri u shemb, spektakli vazhdon appeared first on Citizens.al.

Erion Veliaj uron besimtarët: Krishtlindja t’ju gjejë të bashkuar dhe në paqe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Mesazhi i plotë i Veliajt: Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.

Source

2.4 mln euro nga Bashkia Tiranë për koncerte e sponsorizime, SPAK zbarkon te bizneset e lidhura me Arbër Veliajn

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka avancuar me hetimet në lidhje me veprimtarinë dhe përfitimet e kompanisë “Gogel” sh.p.k., e cila rezulton në emër të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka ndërmarrë edhe disa veprime hetimore në disa kompani të tjera të lidhura ngushtë […]

The post 2.4 mln euro nga Bashkia Tiranë për koncerte e sponsorizime, SPAK zbarkon te bizneset e lidhura me Arbër Veliajn appeared first on BoldNews.al.

Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 400 mln € pa Veliajn/ Shpërthen PD: Vendim i paligjshëm

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar pasditen e kësaj të enjte, Buxhetin për vitin 2026, në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky i fundit kishte kërkuar përmes një letre zyrtare që buxheti të mos miratohej pa praninë e tij, por Këshilli ka miratuar tashmë buxhetin me vlerë rreth 400 milionë […]

The post Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 400 mln € pa Veliajn/ Shpërthen PD: Vendim i paligjshëm appeared first on BoldNews.al.

Erion Veliaj feston ditëlindjen: Ju falënderoj që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin

Kreu Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar në këtë ditëlindje “të pazakontë” siç e përshkruan ai. “Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë. Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve. Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të…

Source

“Zbulova miqtë e vërtetë”, Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 46-vjetorin e lindjes ka bërë një reagim në Facebook nga qelia.

Veliaj thotë se në këtë ditëlindje të pazakontë për të është gëzuar pa masë nga letrat dhe urimet që i kanë ardhur në paraburgimin e Durrësit.

Lexoni të plotë postimin:

Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.

Ju falënderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.

Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!

Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!

Faleminderit nga zemra!. /Telegrafi/


❌