Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha: Protesta kombëtare, moment vendimtar për të ardhmen politike të vendit

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në “Foltoren” e zhvilluar sot para Kryeministrisë, kërkoi largimin e qeverisë, e cila sipas tij “ka shpërfytyruar dhe po shpërfytyron çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te protesta që do të zhvillojë opozita më 24 janar, nga ku u bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen.

Sipas Berishës, protesta e 24 janarit do të jetë një moment vendimtar për të ardhmen politike të vendit.

“Kjo protestë e kësaj jave ka një rëndësi të veçantë sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë, zemërimin më të fuqishëm të shqiptarëve, guximin e tyre më të madh”, u shpreh Berisha para pjesëmarrësve duke iu referuar protestës kombëtare të thirrur nga kjo parti.

“Shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, përballjen dhëmb për dhëmb me këtë regjim, fitoren e opozitës. Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjithçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar”, tha Berisha.

Berisha theksoi më tej se në komisionin e jashtëm të kongresit të SHBA, u miratua një dokument themelor, në të cilin pasqyrohen të gjithë shqetësimet për të cilat protestuan qytetarët në dhjetor.

Berisha tha se ky dokument denoncon me forcën më të madhe arrestimet politike të këtij regjimi dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit dhe të Brukselit kundër kësaj situate. “Ky dokument frymëzohet nga guximi juaj për të mbrojtur të vërtetat e këtij vendi”, tha kreu i PD-së.

Berisha u shpreh se “Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve”. /m.q/j.p/

The post Berisha: Protesta kombëtare, moment vendimtar për të ardhmen politike të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dorëzoni Belindën”, Lëvizja Bashkë në protestën e tretë para Kuvendit

Për të tretën herë radhazi, qytetarë dhe mbështetës të Lëvizjes Bashkë protestuan para Kuvendit.


Me thirrjen “Dorëzoni Belindën” ata kërkuan shkarkimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku pas akuzave për korrupsion.


Njëzëri, protestuesit sollën përmes deklaratave të tyre nevojën për reagim të gjerë qytetar përballë aferave korruptive të drejtuesve shtetërorë si dhe në kushtet ku shteti sipas tyre është kapur nga krimi dhe oligarkia.


“Belindën e shohim në takime si ministre edhe nëpër vepra infrastrukturore për të cilat ajo jo vetëm akuzohet për korrupsion, për zhvatje, për ryshfet, por edhe në vepra infrastrukturore, të cilat sot nuk kushtojnë vetëm paratë, por kushtojnë dhe rrezikojnë edhe jetën e njerëzve në të ardhmen”, u shpreh aktivisti politik Klodi Leka duke kërkuar daljes e saj para drejtësisë.


Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muci u shpreh se vjedhja është normalizuar për 35 vite nga drejtuesit e shtetit sa është kthyer tanimë në virtyt. Ndaj edhe sot, sipas tij në vetëdijen e qytetarëve nëse je i angazhuar politikisht pretendohet të bëhesh një hajdut.


“Po pse thotë, ti po të ishe në vendin e Agasit, Ballukut dhe Ramës, nuk do të vidhje dhe ti? Kaq shumë na e kanë ngulitur në tru hajdutërinë kjo kasë politike saqë fëmijës në djep ndonjë ditë, do ti këndohen bëmat e hajdutit më të famshëm e më të zgjuar
”, u shpreh deputeti Muçi për situatën politike në vend.


Sipas tij, ka ardhur koha të flasim për një shtet që përfaqëson shqiptarët për përjashtim.


“Duhet të ketë prioritet kryesor mbrojtjen e shtresave në nevojë; të pensionistëve që ky shtet u ka zhdukur nga regjistrat vitet e kontributit në punë. Të atyre që vdesin të vetmuar nëpër banesat e tyre, të fëmijëve dhe pleqve që lypin rrugëve”, deklaroi deputeti Muçi.


Për aktivistin Enriko Peçuli organizimi në protestë është një domosdoshmëri deri në kushtet kur Edi Rama të dorëzojë Belinda Ballukin dhe “deri sa oligarkët që janë në partneritet me të dorëzojnë privilegjet te njerëzit”.


Peçuli u shpreh se nuk ka si të jetë mirë kur në pallatin e tij uji vjen i ndotur, komshijtë vdesin të vetmuar dhe fëmijët nuk kanë ku të luajnë.


“Nuk jam mirë sepse liberali thotë se e kam unë fajin që nuk po kap paranë, që nuk po punoj më shumë, që nuk po bëj më mirë, që e meritoj qeverinë që kam, që shpresa është vetëm individuale. Po vij në protestë sepse dua të jem mirë, sepse besoj te organizimi i njerëzve nga poshtë”
, tha mes të tjerash Enriko Peçuli.


Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori e zhvendosi narrativën se si duhet të jetë Shqipëria, duke kërkuar një përfytyrim të një vendi, ku të rinjve ju rizgjohet dashuria për shkollën dhe të moshuarit nuk janë më barrë për familjen e tyre.


“A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë si një vend ku punëtorit i respektohen të drejtat dhe i del paga. Ku fermerit nuk i shkon në kanal djersa e ballit. Ku çiftet e reja nuk kanë më frikë që të bëjnë fëmijë. Ku profesionistët nuk arratisen nga sytë këmbët, por zgjedhin të kthehen dhe të punojnë e jetojnë në Shqipëri”, renditi më tej drejtuesi i Lëvizjes Bashkë.


Aktivisti dhe pedagogu Gabriel Rakaj solli në vëmendje situatën me të cilën u përball vendi nga përmbytjet dhe korrupsionit me investimet në rrugët kryesore të vendit, duke u shprehur se është fyerje kur trumbetohen si arritje rrugë që kanë zgjatur me vite dhe kanë kushtuar miliarda, por ende kanë probleme.


“Na fyejnë kur thotë për shembull për vendlindjen time Shkodrën se nuk u përmbyt vetëm se nuk doli Drini, Buna, Kiri apo liqeni, ndërkohë tokat bujqësore janë përmbytur në Shkodër e kudo tjetër vetëm nga reshjet. Sepse kanalet nuk janë pastruar, siç ndodhi në Durrës, ku përveç shumë kanaleve, kanali kryesor ishte taposur për ti hapur një rrugë një budallallëku, një maskarallëku të oligarkut të naftës, Shefqet Kastrati
”, shtoi më tej në fjalimin e tij Rakaj.


Për pedagogun Ervin Goci komunikimi në televizione është një mbytje e opinionit publik me informacione që nuk kanë lidhje me interesit e sotëm.


“Ne jemi në një situatë ku realiteti po na rrëshket nga duart. Është momenti që secili nga ne të bëjë një pastrim të të gjithë zhurmës mediatike dhe të fillojë të shikojë te komuniteti i vet, te lagjja e vet dhe mbi të gjitha të shikojë cfarë mund të kontribuojë si qytetar dhe jo thjesht si individ”, deklaroi pedagogu Goci.

Dy protestat e para të Lëvizjes Bashkë u zhvilluan më 12 dhe 19 dhjetor 2025, për një buxhet gjithëpërfshirës dhe kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Lexo gjithashtu:

The post “Dorëzoni Belindën”, Lëvizja Bashkë në protestën e tretë para Kuvendit appeared first on Citizens.al.

Berisha: Me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit

✇Albeu
By: M C

Berisha tha se me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit. Nga foltorja e vendosur para Kryeministrisë, lideri i opozitës deklaroi se qeveritarët e Ramës janë shushunja të vërteta, që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike.

Berisha tha se është vendimtare që populli t’i përmbys ata dhe t’i çoj përpara ligjit. Sipas tij, Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve.

Sali Berisha: Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi gjer në darkë. Qeveritarët e tij janë shushunja të vërteta që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike. Është jetike, është vendimtare t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara ligjit.

Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve. Le ta bëjmë ne natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo. Sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në tmerrin e regjimit, në triumfin e lirisë, në triumfin e qytetarëve. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!

The post Berisha: Me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit appeared first on Albeu.com.

Lëvizja “Bashkë”, protestë para Kuvendit

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Lëvizja “Bashkë” protestoi sot para parlamentit në lidhje me situatën politike në vend, ndërsa mbështetës të saj me parulla dhe thirrje kërkuan largimin nga detyra të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Në fjalën e tij, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi tha se prania e qytetarëve dëshmon “vullnetin për të rindërtuar besimin tek njëri-tjetri”.

Muçi tha se shteti duhet të ketë “prioritet kryesor mbrojtjen e shtresave në nevojë, të pensionistëve, të fëmijëve dhe pleqve që lypin rrugëve, të njerëzve që e kanë humbur shpresën për të ndërtuar një jetë me dinjitet”.

Gjithashtu, Muçi theksoi se “punëtorëve duhet t’u respektohen të drejtat dhe t’u paguhen sigurimet shoqërore”.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri bëri thirrje që të bëhen bashkë që “t’i hapin rrugë ndërtimit të një shteti modern dhe që u mundëson gjithë qytetarëve të vet që të jetojnë me dinjitet”.

1 nga 5

/m.q/j.p/

The post Lëvizja “Bashkë”, protestë para Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dorëzoni Belindën”/ Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit

Lëvizja Lëvizja Bashkë ka zhvilluar këtë të hënë protestën e tretë radhazi para Kuvendi i Shqipërisë, në shenjë kundërshtimi ndaj korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, u shpreh se qytetarët janë mbledhur për të ngritur zërin kundër korrupsionit dhe varfërisë që, sipas tij, po […]

The post “Dorëzoni Belindën”/ Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit appeared first on BoldNews.al.

Nga Kuvendi në protestë/ Berisha mbërrin para Kryeministrisë për tubimin e rradhës

Kryedemokrati Sali Berisha nuk e ndalon axhendën opozitare por paraqitet fill pas sesionit të parë parlamentar në shesh. Ai ka mbërritur në ‘foltoren’ e rradhës para Kryeministrisë. Teksa shumë mbështetës të Partisë Demokratike kanë qendruar në pritje të fillimit të fjalimeve të ‘foltores’ opozitare, kreu i PD-së është pritur me brohorima. Fjalën i pari e […]

The post Nga Kuvendi në protestë/ Berisha mbërrin para Kryeministrisë për tubimin e rradhës appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Koliqit protestojnë për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike



Banorët e fshatit Koliq kanë protestuar pranë trafos së fshatit për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, me të cilat, sipas tyre, po përballen prej vitesh.

Ata kanë theksuar se këto ndërprerje po u shkaktojnë dëme të konsiderueshme në amvisëri, biznese dhe në shkollën e fshatit.

Kryetari i fshatit Koliq, Bedri Hajzeri, tha se banorët kanë adresuar vazhdimisht kërkesa tek institucionet përgjegjëse dhe kompania KEDS, por pa marrë ndonjë përgjigje apo zgjidhje konkrete.

“Kemi bërë disa herë kërkesa dhe i kemi përsëritur ato tek KEDS, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për furnizim të rregullt me energji elektrike. Ky problem nuk është vetëm i Koliqit, por i gjithë rajonit të Gollakut. Sa herë që organizohemi dhe kërkojmë zgjidhje, nuk marrim asnjë përgjigje", tha Hajzeri.

Ai shtoi se rrjeti aktual elektrik nuk e përballon zhvillimin e fshatit, pasi janë ndërtuar shumë shtëpi dhe vila të reja, ndërsa infrastruktura ekzistuese është e vjetruar.

"Rrjeti elektrik, duke përfshirë shtyllat, kabllot dhe trafon, nuk ka kapacitet të mjaftueshëm. Kemi pasur raste kur rryma ka qenë aq e dobët sa ndriçonte vetëm një llambë e vogël, duke rrezikuar djegien e pajisjeve dhe madje edhe të shtëpive. Kemi pasur dëme të mëdha në pajisje shtëpiake si televizorë dhe frigoriferë", theksoi ai.

Hajzeri bëri të ditur se ndërprerjet e energjisë po ndikojnë edhe në procesin mësimor, pasi shkolla e fshatit ngrohet me pelet dhe funksionon me energji elektrike, çka detyron ndërprerjen e mësimit sa herë që ndalet rryma.

Ai kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht në rrjetin elektrik, duke zëvendësuar shtyllat e vjetra, kabllot dhe, aty ku është e nevojshme, edhe trafon me kapacitet më të madh./Telegrafi/

“Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet”

Aktivistë të partisë “Shqipëria Bëhet” mbajtën të shtunën protestën e tretë përpara kryeministrisë. Ata i bënë thirrje qytetarëve të bashkohen “kundër hajdutërisë”. Protesta nisi me dëgjimin dhe këndimin e himnit kombëtar.

“Edi Rama o hajdut, o hajdut”, ishin brohorimat kryesore të turmës drejtuar zyrës së kryeministrit.

“Ky është vlerësimi i qytetarëve për drejtuesin kontemporan, evropian, euro – atlantik të Shqipërisë, që pretendon të kthehet në lider global”, tha Lapaj.

Që nga dita e parë kur e nisi protestën, vetëm “me një karrige”, kryetari i kësaj partie, ka artikuluar një kërkesë të pandryshueshme, dorëheqjen e Kryeministrit. Gjatë protestës, Lapaj kritikoi tentativat e njëpasnjëshme të forcave policore për të intimiduar protestuesit që të ndalin rezistencën.

“Dhunoi, arrestoi, shoqëroi dhunshëm  13 qytetarë të lirë, ndër të cilët Ergys Lanaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Edi Haklaj” – theksoi Adriatik Lapaj.

Në podiumin ku shkruhej “Bashkohu në Protestë” u ngjitën dhe aktivistë të tjerë të cilët folën për probleme të shoqërisë në ikje, mjedisit, korrupsionit etj.

“Prindërit shqiptarë nuk jetuan për veten e tyre, por për ne. Sigurisht u prenë në besë nga ata që e kanë marrë peng këtë vend . Mirëpo ju a nuk mendoni se ka ardhur koha që të faktojmë në shesh se sakrificat e tyre nuk shkuan dëm” – tha gjatë fjalës së saj Najada Kambo.

Erjon Selmani ngriti zërin për shkrirjen e shërbimit pyjor shqiptar. Ai u shpreh se kjo solli papunësi te shumë specialistë që kanë shërbyer për vite me radhë për natyrën shqiptare.

“Përmbytjet nuk janë thjesht vepër e natyrës, por janë vendime të gabuara që ka marrë ky sistem” – pohoi Selmani.

Protesta u mbështet dhe nga grupime qytstarësh si komuniteti durrsak që po proteston kundër projektit TID Durrës.

“Një burracak që lufton kundër një plasmasi” – ju referua Lapaj përpjekjeve të kryeministrit për të heshtur zërat e mbështetësve të tij. Ai tha se as temperaturat e ulëta dhe as dhuna policore nuk do sjellin fundin e kësaj nisme të ndërmarrë që prej 8 Dhjetorit.

Citizens ka analizuar më parë se përpjekja për ta shuar me forcë protestën është joligjore.

Avokati Genti Sejrani tha se motivet e forcave të rendit për të hequr çadrën janë të pavlefshme.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” – ka komentuar avokati më herët.

The post “Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet” appeared first on Citizens.al.

Protestë e “Shqipëria bëhet” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Partia “Shqipëria Bëhet” zhvilloi sot një protestë në sheshin para Kryeministrisë, ku kryetari i saj, Adriatik Lapaj, iu drejtua qytetarëve dhe aktivistëve me thirrjen për vijimin e qëndresës kundër qeverisë.

Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se protesta është pjesë e një angazhimi disa-javor të qytetarëve, duke nënvizuar se qëndresa do të vazhdojë deri në ndryshimin e situatës politike në vend.

Ai deklaroi se, sipas tij, qeverisja aktuale nuk ka sjellë përmirësime reale për qytetarët, pavarësisht fondeve të mëdha të administruara ndër vite.

Lapaj u shpreh kritik ndaj mënyrës se si, sipas tij, janë përdorur fondet publike gjatë 12 viteve të fundit, duke ngritur pikëpyetje mbi investimet në shëndetësi, paga dhe shërbime publike.

Ai theksoi se qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, mungesë shërbimesh dhe emigrim të lartë, ndërsa kërkoi llogaridhënie për përdorimin e buxhetit të shtetit.

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” deklaroi gjithashtu se protestuesit nuk janë zmbrapsur nga kushtet e vështira atmosferike apo ndërhyrjet e forcave të rendit, duke e cilësuar këtë angazhim si një betejë për demokratizimin e vendit.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe u shoqërua me thirrje për ndryshim politik dhe rritje të përgjegjshmërisë institucionale.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka paralajmëruar vijimin e aksioneve të saj publike në ditët në vijim.

Në fund të protestë pati dhe përplasje me policinë, kur protestuesit ju afruan gardhit të vendosur nga unifirmat blu për ruajtjen e godinës në Këshillit të Ministrave dhe hodhën miell ndaj policëve.

/gj.m/a.f/

The post Protestë e “Shqipëria bëhet” te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rama ik”, protestuesit hedhin miell para Kryeministrisë. Tensione me policinë / VIDEO

Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë hedhur para Kryeministrisë disa qese me miell në mënyrë ironizuese për qeverinë Rama e cila akuzohet nga opozita se është e lidhur ngushtë me krimin dhe e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet. Adriatik Lapaj tha gjatë fjalës së tij para protestuesve se qeveria Rama është në funksion të krimit […]

The post “Rama ik”, protestuesit hedhin miell para Kryeministrisë. Tensione me policinë / VIDEO appeared first on BoldNews.al.

“Rama dhe banda e tij vodhën 80 mld euro”, Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij para Kryeministrisë, bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti. Lapaj tha se në 12 vjet, banda e Ramës në qeveri menaxhoi 80 mld euro por asgjë nuk […]

The post “Rama dhe banda e tij vodhën 80 mld euro”, Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Kryengritje paqësore e qëndrueshme për krijimin e qeverisë teknike

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një bashkëbisedim me qytetarët për zhvillimet politike, se mazhoranca ka vendosur të heqë edhe atë hapësirë minimale që ka opozita në parlament për të marrë fjalën për procedurë.

Duke iu referuar mbledhjes sv djeshme të grupit parlamentar të PS-së, Berisha tha “de facto po pushtohet parlamenti dhe po përdoret në një grusht shteti për të marrë pushtetin e drejtësisë”.

Tashmë, sipas tij, fjala është vetëm e qytetarëve.

“Fjala është e qytetarëve, të cilët duhet të ngrihen me forcën më të madhe dhe do ngrihen me forcën më të madhe për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim që po vjedh me një shpejtësi të paimagjinueshme buxhetet, pronat publike dhe po largon çdo ditë e më shumë shqiptarët”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, PD dhe aleatët e saj bashkë me qytetarët janë të vendosur në një betejë përfundimtare për largimin e përfaqësuesve të narko-shtetit, vendosjen e një qeverie teknike me dy qëllime kryesore.

“Së pari, reformën zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Së dyti, reformën territoriale dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Dhe natyrisht heqjen dorë nga çdo formë bllokimi të veprimeve, të urdhrave të sistemit të drejtësisë”, u shpreh Berisha.

I pyetur nga qytetarët për veprimet e ardhshme të opozitës, Berisha tha se PD beson se me një kryengritje paqësore të qëndrueshme, është plotësisht e mundur largimi i qeverisë nga pushteti.

“Një kryengritje e zgjatur, paqësore është jetike dhe vendimtare për fatin e Shqipërisë. Po bëjmë përgatitjet tona dhe besojmë se shumë shpejtë qytetarët, opozitarët do të jenë të gatshëm për këtë akt, proces, lëvizje”, tha Berisha.

Kreu i PD foli edhe për bashkëpunimin me partitë e reja të opozitës duke thënë se mbështet protestën e Lapajt.

The post Berisha: Kryengritje paqësore e qëndrueshme për krijimin e qeverisë teknike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LIVE/ “Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del i gjallë”! Nis protesta e “Shqipëria Bëhet”

“Shqipëria Bëhet” ka nisur protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Qindra qytetarë dhe mbështetës u panë në bulevard mbrëmjen e sotme, teksa tundnin flamuj dhe parulla dhe lëshonin thirrje kundër qeverisë. Protestuesit mbajnë në duar pankarta ironizuese për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësen e tij, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestin. Një një nga […]

The post LIVE/ “Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del i gjallë”! Nis protesta e “Shqipëria Bëhet” appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës

✇Albeu
By: M C

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë. Pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme, Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë vijojnë edhe sot, duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, qytetarët u drejtuan për tek kryeministria. Më herët Lapaj është përplasur disa herë me forcat e Policisë dhe ka pasur përplasje edhe me qytetarët.

The post “Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës appeared first on Albeu.com.

Luftë, diplomaci apo rebelim/ Tre skenarët për të ardhmen e Iranit pas kërcënimeve të Trump

Pas një jave protestash më të mëdha mbarëkombëtare në vitet e fundit, rrugët e Iranit kanë rënë në heshtje. Jo nga zemërimi i ngulitur i popullit iranian, por nga represioni. Duke folur për një media perëndimore, një banor i Teheranit e krahasoi atmosferën me ditët e Novruzit – Vitit të Ri Iranian – kur qyteti zbrazet dhe dyqanet mbyllen herët. Përveçse […]

The post Luftë, diplomaci apo rebelim/ Tre skenarët për të ardhmen e Iranit pas kërcënimeve të Trump appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Angazhim maksimal të strukturave për protestën e 24 janarit

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot angazhim maksimal të strukturave të PD për protestën e 24 janarit.

Gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve, Berisha e përkufizoi vitin 2026 si vitin më vendimtar për opozitën dhe për Shqipërinë, duke theksuar se përballja me qeverinë aktuale nuk është më një betejë e zakonshme politike, por një mision historik për rrëzimin e asaj që ai e cilëson si një narko-diktaturë.

Berisha tha se duhet angazhim i çdo strukture për protestën e datës 24 janar. “Ne nisim këtë vit pasi në një betejë të pabarabartë, në një betejë të vështirë, ne ja kemi dalur të paraqesim me sukses para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të vërtetat dramatike të narkoshtetit, të diktaturës autoritare apo autokracisë elektorale të Edi Ramës.”

Berisha tha se, “nuk vjen kush nga jashtë për ta hequr. Atë duhet ta heqim ne. Ne shqiptarët na kanë votuar për të përmbushur misionin tonë, largimin e tij nga pushteti”.

“Ndaj dhe duhet një dialog intensiv me anëtarët tanë, pasi kjo protestë ka rëndësi të madhe. Shqiptarët e presin nga ne me kohë këtë protestë, sikundër presin zërin tonë të revoltuar, kryengritjen tonë paqësore të përditshme deri në rrëzimin e tij”, tha Berisha.

Ai tha se beteja do bazohet tek guximtarët. “Po të shohësh në aparencë, ne jemi një parti e madhe. Jemi me një elektorat të madh. Por, natyrisht beteja krijon dhe problemet e veta. Ndaj dhe ne do e bazojmë këtë betejë në guximtarë, se vetëm ata do mund të shpëtojnë Shqipërinë. Nuk mundet asnjë nga ne të mendojë asgjë tjetër përveç përmbushjes së misionit tonë, largimit një minutë më parë nga pushteti të kësaj organizate kriminale”, tha Berisha.

/a.f/r.e/

The post Berisha: Angazhim maksimal të strukturave për protestën e 24 janarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestat masive në Bullgari, presidenti shpall zgjedhje të parakohshme

 Presidenti bullgar Rumen Radev njoftoi këtë të premte, zgjedhje të parakohshme. Sipas CNNgr, tre partitë më të mëdha refuzuan të merrnin përgjegjësinë për formimin e një qeverie, pas dorëheqjes së qeverisë së mëparshme muajin e kaluar, për shkak të protestave masive. Presidenti Pas kësaj, Radev deklaroi: “Po shkojmë në zgjedhje”. Radev i dha partisë Lëvizja për […]

The post Protestat masive në Bullgari, presidenti shpall zgjedhje të parakohshme appeared first on BoldNews.al.

Protesta e Adriatik Lapajt, Garda blindon dyert e Kryeministrisë (FOTO)

Garda e Republikës ka bllokuar mbrëmjen e kësaj të premte dyert e Kryeministrisë, pak para protestës së thirrur nga kreu i ‘Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Sic mund të shihet dhe në fotot e mësipërme, punonjësit e Gardës kanë vendosur veshje metalike në fasadën e godinës. Adriatik Lapaj prej vitit të kaluar na nisur protestat kundër […]

The post Protesta e Adriatik Lapajt, Garda blindon dyert e Kryeministrisë (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

Fermerët grekë sërish në protestë, Policia Kufitare: Ja kur bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

✇Albeu
By: V K

Sërish protestë nga fermerët grekë, duke sjellë kështu paralizime dhe në akset rrugore që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Përmes një njoftimi, Policia Kufitare e Kakavijës, sqaron se nga ora 12:30 me orën greke do të bllokohet aksi Kakavijë-Janinë.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, sqaron policia.

The post Fermerët grekë sërish në protestë, Policia Kufitare: Ja kur bllokohet aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Albeu.com.

Fermerët grekë në protestë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 12:30 me orën greke, deri në një afat të pacaktuar, për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se “nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

❌