Sëmundjet tumorale janë ndër tre shkaqet kryesore të vdekshmërisë në Shqipëri. Por përballë kësaj statistike shqetësuese, pacientët me kancer përballen me mungesë barnash, pajisjesh dhe stafi mjekësor.
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), zbulon se sistemi publik i trajtimit të sëmundjeve kancerogjene është në kolaps. Nga barna të skaduara, te aparatura që nuk punojnë dhe mungesë protokollesh klinike, raporti hedh dritë mbi një krizë që zgjat prej vitesh.
Trajtimi i kancerit në Shqipëri: Emergjencë e nënvlerësuar
NĂ« pesĂ« vitet e fundit, sipas INSTAT, sĂ«mundjet tumorale mbajnĂ« vendin e tretĂ« pĂ«r nga shkaktimi i vdekjeve. Por, raporti i fundit i KLSH-sĂ« dĂ«shmon se shteti nuk garanton as minimumin e shĂ«rbimeve tĂ« nevojshme pĂ«r pacientĂ«t âme sĂ«mundje tĂ« kĂ«qijaâ.
KLSH e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« situatĂ« âthyerje tĂ« kontratĂ«s shoqĂ«rore mes shtetit dhe qytetarĂ«ve tĂ« tijâ, duke kĂ«rkuar ndĂ«rhyrje urgjente dhe masa konkrete pĂ«r tĂ« rikthyer dinjitetin e trajtimit.
Ndër problemet kryesore që konstaton raporti janë: mungesa e barnave dhe barnat e skaduara, protokollet e trajtimeve mjekësore të papërditësuara, sistemi teknik i degraduar, pajisje që nuk punojnë, apo që mungojnë, spitali pa kondicionim, dhomat me lagështirë, të papërshtatshme për trajtim dhe të pamjaftueshme për të mbuluar të gjitha kërkesat.
KLSH thotĂ« se kjo gjendje âka ndikuar potencialisht negativisht nĂ« cilĂ«sinĂ« e trajtimeve tĂ« pacientĂ«veâ ndĂ«rsa âpajisjet teknike tĂ« sektorit nuk janĂ« mirĂ«mbajtur apo kalibruar qĂ« nga momenti i inventarizimit tĂ« tyreâ.
Në statistika, sipas KLSH-së rezulton se rreth 46% e listës së barnave antitumorale të autorizuara për tregtim në Shqipëri, (116 nga 253 barna gjithsej) nuk janë importuar asnjëherë në periudhën 2021-2025.
Ndërkohë, raporti flet për vonesa të pajustifikuara në furnizime nga importuesit farmaceutikë në 49 raste me rreth 49 milionë lekë (rreth 500,000 euro) penalitete të paaplikuara.
Mungesa e barnave bazĂ« pĂ«r kimioterapi prek barna si âActinomycin Dâ, qĂ« rezulton tĂ« jetĂ« siguruar vetĂ«m me donacione, teksa barna si âIfosfamideâ apo dhe âMethotrexateâ kishin rezultuar tĂ« skaduara, por qĂ« mbaheshin ende nĂ« sistemin e depove farmaceutike tĂ« spitaleve.
Për 39 barna antitumorale nuk kishte kontrata me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në vitin 2024. Përveç këtyre, sipas raportit të KLSH-së, procedura aktuale për tregtimin e barnave antitumorale është e gjatë dhe joefikase.
âProcesi aktual krijon vakum rregullator dhe kufizon fleksibilitetin operativ tĂ« AgjencisĂ« Kombetare tĂ« Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore, duke ndikuar negativisht nĂ« furnizimin nĂ« kohĂ« tĂ« barnave nĂ« treg dhe duke rritur rrezikun pĂ«r pacientĂ«t nĂ« nevojĂ« emergjente pĂ«r trajtim,â thekson raporti.
Po ashtu problematike është parë edhe dublikimi i recetave gjatë ditës, mungesa e shënimeve të plota dhe të sakta, shkarkimet e gabuara të barnave në pacientë të tjerë etj.
âMungesa e barnave e kombinuar me mangĂ«sitĂ« nĂ« shpĂ«rndarje nĂ« shĂ«rbimet spitalore [âŠ] krijon njĂ« situatĂ« me risk tĂ« lartĂ« pĂ«r sistemin shĂ«ndetĂ«sor dhe pĂ«r pacientĂ«t qĂ« marrin trajtim nĂ« kĂ«to strukturaâ, citon mĂ« tej raporti.
Institucionet shëndetësore nuk zbatuan rekomandimet e KLSH-së
Raporti i botuar së fundmi është një rikthim pas rreth dy vitesh i KLSH-së në auditimin e trajtimeve të sëmundjeve tumorale në sistemin publik. Në vitin 2023 kontrolli kishte lënë rekomandime, prej të cilave, thuajse treçereku i tyre nuk ishin zbatuar plotësisht.
âJanĂ« zbatuar 33% e tyre, pjesĂ«risht 42% , nĂ« proces zbatimi 8% dhe tĂ« pazbatuara 17% tyreâ, thuhet nĂ« raport.
Sipas auditimit në Spitalin Onkologjik, të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, vihet re se shpenzimet financiare për trajtimin e sëmundjeve tumorale nuk janë rritur edhe pse numri i pacientëve të diagnostikuar me këto sëmundje ka qenë vazhdimisht në rritje.
Po ashtu raporti nxjerr nĂ« dukje se ka mungesĂ« tĂ« stafit tĂ« burimeve njerĂ«zore, gjĂ« e cila çon nĂ« radhĂ« e ditĂ« tĂ« gjata pritjesh pĂ«r pacientĂ«t âduke ulur efektivitetin e shĂ«rbimit dhe duke shtuar kostot financiare tĂ« pacientĂ«ve dhe familjarĂ«veâ.
Shërbimi që jepet në spital, mes të tjerash është i cunguar edhe në logjistikë përveçse dhe në hapësira. Spitali Onkologjik ka vetëm 19 poltrona për mbi 75 pacientë në ditë që vijnë nga i gjithë vendi.
Raporti konstaton se pajisja e brakiterapisë nuk funksionoi për një periudhë të gjatë, duke lënë pa trajtim 600 gra. Aparatura të tjera si Ortovoltazhi dhe pajisjet për radioterapi nuk janë vënë në punë për mungesë ambientesh duke bërë që rreth 200 pacientë me melanomë të mos trajtohen.
Ndërkohë 250 pacientë të tjerë thuhet se nuk kanë marrë trajtim për shkak të mungesës së materialeve ndihmëse si tubusa, pompa dhe maska termo-plastike.
Në raport theksohet se në këtë spital ka probleme higjienike teksa mungon sistemi i kondicionimit dhe dhomat e pacientëve të katit të tretë kanë lagështirë.
âKati nĂ«ntokĂ« i godinĂ«s Ă«shtĂ« jo funksional, i cili aktualisht shĂ«rben si vend grumbullimi pĂ«r pajisjet e amortizuara. Niveli i papastĂ«rtisĂ« nĂ« katin nĂ«ntokĂ« Ă«shtĂ« mjaft i lartĂ« dhe pĂ«rbĂ«n risk potencial pĂ«r infektime.â
Ndër të tjera raporti thotë se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale me QSUNT-në nuk raportojnë të dhëna të njëjta për rastet me kancer.
âTĂ« dhĂ«nat pĂ«r mortalitetin pĂ«rpunohen nga Instituti i Statistikave dhe nuk integrohen nĂ« Regjistrin KombĂ«tar tĂ« Kancerit nĂ« administrim tĂ« Institutit tĂ« ShĂ«ndetit Publik, duke mos dhĂ«nĂ« raportime reale mbi prevalencĂ«n e sĂ«mundjes dhe tĂ« mortalitetitâ.
Në spitalet rajonale të marra në auditim sikurse atë të Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Korçës dhe Beratit nuk thuhet se nuk ka kapacitete të plota me burime njerëzore (mjekë onkologë), shtretër të dedikuar, pajisje dhe materiale mjekësore.
Kështu në vend të një trajtimi me dinjitet, pacientët me kancer në Shqipëri duket se po luftojnë në një front të dyfishtë: në njërën anë me sëmundjen dhe në anën tjetër me sistemin shëndetësor që nuk u përgjigjet.
Lexo gjithashtu:
The post Onkologjiku: KLSH ekspozon mungesa në barna, staf dhe pajisje appeared first on Citizens.al.