Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kryetari në largim i New Yorkut viziton Izraelin, u thotë banorëve se është vëllai i tyre



Kryebashkiaku në largim i New Yorkut, Eric Adams tha gjatë vizitës së tij në Izrael se ai “u kishte shërbyer” hebrenjve izraelitë si kryetar i qytetit amerikan.

“Doja të kthehesha këtu në Izrael dhe t'ju njoftoja se ju kam shërbyer si kryetar bashkie”, tha Adams.

Adams u nis nga New Yorku të shtunën për “një udhëtim disaditor” në Izrael për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë dhe për të vizituar vende fetare, sipas zyrës së tij.

“Por dua të vazhdoj ta kem titullin që është më i rëndësishëm për mua se çdo gjë tjetër: Unë jam vëllai juaj”, tha Adams.

Ai do t’ia lërë detyrën pasardhësit të tij, kryetarit të zgjedhur Zohran Mamdani, më 1 janar 2026.

I zgjedhur më 4 nëntor, Mamdani, 34 vjeç, u bë kryebashkiaku i parë mysliman i New Yorkut. /Telegrafi/

Rrëfim i çuditshëm: Frank Lampard i dha fund karrierës kur dëgjoi se një lojtar i Man United nuk e njihte Tony Adamsin



Legjenda e Chelseat dhe një nga mesfushorët më të mëdhenj anglezë të të gjitha kohërave, Frank Lampard, ka zbuluar arsyen e pazakontë që e bëri të varte këpucët në gozhdë në vitin 2016.

Në një intervistë për The Independent, ish-ylli i Chelseat tregoi se një bisedë e rastësishme me mbrojtësin e Manchester United, Luke Shaw, ishte “shkaku i fundit” që e bindi se koha e tij në futboll kishte përfunduar.

“Po bisedoja me Luke Shaw dhe përmenda emrin e Tony Adams. Ai nuk dukej se e dinte për kë po flisja. I thashë: ‘Duhet të tallesh me mua’. Pastaj më pyeti për cilin klub kishte luajtur Adams. Aty kuptova që ndoshta ka ardhur momenti të tërhiqem,” – rrëfeu Lampard me humor.

Frank Lampard knew it was time to retire after a chat with Luke Shaw 😂:

🗣️ "I was having a chat with Luke Shaw, and I mentioned Tony Adams, and he didn’t seem to know who I was talking about.

I said: ‘Are you winding me up?’ And he said: ‘Who did he play for?’

I knew then… pic.twitter.com/xTdqOHZuld
— ESPN UK (@ESPNUK) November 10, 2025


Lampard, i cili mbylli karrierën e tij si lojtar i New York City FC në MLS, është mesfushori me më shumë gola në historinë e Ligës Premier (174) dhe fitoi 13 trofe me Chelsean, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2012.

Nga ana tjetër, Tony Adams është një nga ikonat më të mëdha në historinë e Arsenalit – legjendë e klubit nga Highbury me mbi 500 paraqitje dhe 66 ndeshje për Anglinë.

Edhe pse mbetet e paqartë nëse Shaw e kishte seriozisht apo ishte një keqkuptim momental, episodi duket se ndikoi fort te Lampard, i cili e kuptoi se një brez i ri futbollistësh kishte ardhur – dhe se koha për të thënë “lamtumirë” kishte mbërritur. /Telegrafi/

Joey Lauren Adams rikthehet në ekran pas 28 vitesh, duke u bërë pjesë e filmit të ri “CatNIP” me Chevy Chase dhe Bruce Dern



Aktorja e njohur për rolin e Alyssa Jones në komedinë romantike të vitit 1997 “Chasing Amy”, Joey Lauren Adams, po rikthehet në qendër të vëmendjes pas një periudhe të gjatë larg Hollywoodit.

56-vjeçarja do të luajë në filmin e ri “CatNIP”, një komedi që tregon historinë e një familjeje që përballet me një tufë macesh të egra, bashkë me legjendat e kinemasë Chevy Chase dhe Bruce Dern, shkruan DailyMail.

Adams, e cila aktualisht jeton në Arkansas me bashkëshortin, kinematografin Brian Vilim, ka vazhduar të aktrojë për projekte të pasionit dhe së fundmi përfundoi pjesën e saj të xhirimeve për “CatNIP”.

Ajo ka shprehur entuziazmin e saj për punën me kastin dhe stafin, duke e cilësuar përvojën një kënaqësi të madhe.

Roli i saj në “Chasing Amy” ndihmoi në nisjen e karrierës së Ben Affleck dhe e bëri Joey-n një figurë të njohur në industrinë e filmit, ndërsa ky rikthim vjen pas një karriere të pasur që përfshin filma si “Dazed and Confused”, “Big Daddy” dhe “The Break-Up”.

Përveç aktrimit, ajo ka edhe eksperiencë në regji, me filmin “Come Early Morning” të vitit 2006.

Tani, me përvojën dhe pjekurinë e fituar gjatë viteve, Joey Lauren Adams shpreh se ndihet gati të marrë role që përputhen me moshën dhe karakterin e saj, duke sjellë në ekran një kombinim të talentit dhe eksperiencës së saj të gjatë. /Telegrafi/


Vendim revolucionar: Houston Rockets do të ketë pesëshen më të gjatë në historinë e NBA



Trajneri i Houston Rockets, Ime Udoka mori një vendim revolucionar që do të hyjë në historinë e kampionatit më të mirë në botë për basketboll, NBA-së.

Sonte (e martë) pas mesnatës, Houston do të hapë sezonin e ri me një udhëtim në Oklahoma City, dhe trajneri Ime Udoka do të dërgojë në fushë pesëshen titullare më të lartë në historinë e NBA-së.

Domethënë, të pesë basketbollistet do të jenë minimalisht dy metra të gjatë, dhe pozicionet fillestare që do të luajnë do të jenë veçanërisht interesante.

Për shkak të dëmtimit të Fred VanVleet, pozicioni i organizatorit të lojës do të jetë Amen Thompson (201 cm), i cili ka luajtur ekskluzivisht në pozicione tjera.

Rockets starting the ALL-TALL lineup on opening night 🤯🔥 pic.twitter.com/vH70HAyoMw
— House of Highlights (@HoHighlights) October 20, 2025

Basketbollisti i krahut Kevin Durant (211 cm), i cili mbërriti në Houston këtë verë, do të luajë si mbrojtës për herë të parë në karrierën e tij, kështu që Jabari Smith (211 cm) do të luajë në pozicionin e sulmuesit të krahut të ulët.

Është veçanërisht interesante që qendra Alperen Sengun (211 cm) do të luajë në pozicionin e alo-qendrës, ndërsa qendra do të jetë Steven Adams (212 cm). /Telegrafi/

Karçanaj pret kryebashkiakun e Nju-Jorkut: Shqipëria po bëhet shembull në përdorimin e IA në qeverisje

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj priti sot në një takim kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut, Eric L. Adams, me të cilin diskutoi mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente dhe rolin transformues të Inteligjencës Artificiale (IA) në administratën publike.

Gjatë takimit, Karçanaj prezantoi disa prej zgjidhjeve inovative që po zbatohen në Shqipëri, përfshirë Asistentin Virtual të platformës e-Albania, i cili në vetëm 9 muaj ka regjistruar mbi 972 mijë ndërveprime me qytetarët.

Në prani të kryebashkiakut Adams u realizua edhe një demonstrim i drejtpërdrejtë i Asistentit Virtual, si shembull i aplikimit të suksesshëm të IA-së në ofrimin e shërbimeve publike.

Karçanaj theksoi gjithashtu përdorimin e Inteligjencës Artificiale për transpozimin e legjislacionit të BE-së, që e redukton analizën e një akti në vetëm tre minuta me saktësi mbi 96%, si dhe për përmirësimin e sigurisë kibernetike, ku mbi 60% e incidenteve trajtohen automatikisht pa ndërhyrje njerëzore.

Një tjetër risi është platforma e-Prokurime, e zhvilluar në bashkëpunim me Bankën Botërore, e cila do të përdorë IA për asistencë në përgatitjen e dokumentacionit, përcaktimin e fondeve limit dhe vlerësimin e ofertave.

Kryebashkiaku Adams shfaqi interes për zgjidhjet digjitale të aplikuara në Shqipëri, duke i vlerësuar si modele të përshtatshme për qytete të mëdha si Nju-Jorku.

“Shqipëria po shndërrohet në një shembull suksesi për përdorimin e teknologjisë në shërbim të qytetarëve. Vazhdojmë të ndajmë eksperiencat dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi me liderë vizionarë, për një të ardhme më të zgjuar dhe më të drejtë”, u shpreh Karçanaj.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post Karçanaj pret kryebashkiakun e Nju-Jorkut: Shqipëria po bëhet shembull në përdorimin e IA në qeverisje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

Pse brenda pak ditëve New York Times e lidhi vizitën e kryebashkiakut të New Yorkut në Shqipëri me skandalin e McGonigal dhe pse një ish këshilltar i Trumpit u hakmor duke botuar foto, pas shakasë së Ramës. Nga Andi Bushati Dy ngjarje të ditëve të fundit, në pamje të parë krejt pa lidhje me njëra […]

The post Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja–Adams: Fazë e re e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik me SHBA


TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti sot në një takim kryetarin e Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, në ambientet e Parkut të Artit dhe në qendrën “Tirana Training Center” në Kinostudio, një hapësirë moderne që shërben si model zhvillimi për industritë kreative dhe formimin profesional në fushën e kulturës dhe kinematografisë.

Gjatë takimit u vu theksi te mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve kulturore shqiptare dhe atyre amerikane, përmes shkëmbimeve profesionale ndërmjet muzeve, bibliotekave dhe qendrave të artit.

Po ashtu, u diskutuan projekte të përbashkëta që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore, turizmit kulturor si dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar në diasporë.

Ministri Gonxhja dhe kryebashkiaku Adams ndanë vizionin për krijimin e urave të qëndrueshme bashkëpunimi që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë krijuese dhe përfshirjen aktive të të rinjve në sektorët kulturorë.

“U diskutuan gjithashtu mundësi konkrete për projekte të përbashkëta që mbështesin ekonominë krijuese, të rinjtë dhe komunitetin duke ndërlidhur institucionet shqiptare me ato amerikane”, deklaroi ministri Gonxhja.

Sipas tij, takimi hap një fazë të re të bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik me Shtetet e Bashkuara, duke nxitur nisma afatgjata që forcojnë ndërveprimin profesional dhe e pozicionojnë Shqipërinë më fuqishëm në skenën ndërkombëtare.

/a.f/

The post Gonxhja–Adams: Fazë e re e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik me SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

Deklaratat e shkurtra para medias dhe refuzimi për të pranuar pyetje la të paqartë se sa ishin shpenzimet e marra përsipër nga qeveria për këtë vizitë, edhe pse zëdhënësja e Adams ka deklaruar se qëndrimi në Shqipëri është marrë përsipër nga qeveria shqiptare. Edhe pse Adams u filmua duke zbritur nga një helikopter ushtarak dhe […]

The post Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

Deklaratat e shkurtra para medias dhe refuzimi për të pranuar pyetje la të paqartë se sa ishin shpenzimet e marra përsipër nga qeveria për këtë vizitë, edhe pse zëdhënësja e Adams ka deklaruar se qëndrimi në Shqipëri është marrë përsipër nga qeveria shqiptare. Edhe pse Adams u filmua duke zbritur nga një helikopter ushtarak dhe […]

The post Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare appeared first on Reporter.al.

Rama ndan pamjet: Me mikun e shtrenjtë të shqiptarëve të Nju Jorkut sot në Tiranë

Kryeministri Edi Rama priti këtë të mërkurë kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, një dashamirës i komunitetit shqiptar në Amerikë. Ky i fundit ka ardhur në Shqipëri që prej ditës së djelë për një vizitë 4 ditore. Për mediat, Rama u shpreh se kryebashkiaku Adams ka një rol kyç në nxitjen e përparimit të diskutimeve për vendosjen e linjave direkte të fluturimit mes Shqipërisë dhe New…

Source

Adams: Shqipëria në drejtimin e duhur, bisedime për bashkëpunim në turizëm, tregti e kulturë

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams.

Gjatë një prononcimi për mediet së bashku me kreun e qeverisë, Adams shprehu përgëzimet për ndryshimet e ndodhur në Shqipëri e kryesisht në Tiranë.

“Faleminderit kryeministër për miqësinë tuaj dhe që më lejuat të shfaq këtu atë që kam shfaqur edhe në Nju Jork, më të mirën e flamurit shqiptar. Kur mendon për këtë qytet 25 vite më parë, ju kishit më pak sesa 100 drita rrugës, ndërkohë që 25 vjet më pas në këtë udhëheqje, shihni një komunitet e qytet në lulëzim që po ecën në drejtimin e duhur”, u shpreh Adams në deklaratën për mediet.

“Nga mungesa e ndriçimit në rrugë, në pasjen e një ministreje të Inteligjencës Artificiale duke kuptuar rolin që Inteligjenca Artificiale do të luajë në të ardhmen e vendit dhe qytetit”, u shpreh Rama.

Adams tha më tej se dëshironte të vinte në Shqipëri pas një sërë bashkëbisedimesh në qytetin e Nju Jorkut, ku jeton një nga komunitetet më të mëdha, në mos më të madhi i popullsisë shqiptare, jashtë Shqipërisë.

“Doja të vija këtu dhe të mësoja më shume rreth teknologjisë, që ju si kryeministër keni qenë në gjendje të kujdeseni për revolucionin e këtij vendi dhe këtij qyteti”, u shpreh Adams.

Adams u ndal edhe tek turizmi, ku theksoi se gjatë bisedimeve me kryeministrin Edi Rama kanë folur edhe për një linjë fluturimi direkte me Nju-Jorkun.

“Erdha këtu të flas për turizmin si të ndihmojmë dhe të shfrytëzojmë jo vetëm muajt që më kanë mbetur në detyrë, por edhe muajt më pas, për të siguruar një linjë fluturimi drejtpërdrejt me New York City sepse ndihmojnë drejtpërdrejt banorët atje, por edhe këtu në vend”, tha Adams.

Adams tha se u diskutua edhe për çështjen e emigracionit. Më tej kryetari i bashkisë së Nju Jorkut u shpreh se janë të angazhuar për tregti mes dy vendeve.

“Jemi angazhuar për të folur me ministra që kanë portofol të gjerë, për të parë si mund të krijojmë një marrëdhënie simbiotike, të shohim si mund të përdorim disa prej prodhimeve të bëra këtu dhe prodhimeve të bëra në Nju Jork, për t’u angazhuar në tregti”, tha ai.

“Është e domosdoshme të ndajmë tre gjëra të rëndësishme, një, biznesin do ta inkurajoj pavarësisht se kush do të jetë kryetari i bashkisë vitet në vijim, për të hedhur sytë nga ky vend për mundësitë e biznesit dhe anasjelltas. E dyta kultura, është e domosdoshme që ne te kuptojmë historinë tuaj, ndërkohë që ndajmë historinë tonë, dhe që të rinjtë tanë më së fundmi të angazhohen me njëri-tjetrin. Dua të ftoj të rinjtë tuaj të vizitojnë Amerikën dhe më së fundmi të rinjtë amerikanë që të vizatojnë vendin tuaj”, u shpreh Adams.

Adams shtoi se “ne duhet të jemi bashkë që të përballemi me sfidat globale, pasi me futjen e internetit dhe komunikimit, është e qartë se nuk jetojmë më në një mjedis të veçuar, ndajmë të njëjtën hapësirë, të njëjtat shqetësime dhe të njëjtin fat”.

Adams tha se ka pasur spekulime për vizitën e tij në Shqipëri, teksa sqaroi se “arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik, dhe për të ndërtuar një marrëdhënie me një miqësi që nuk do të na lejojë që ne të kemi ndasi”.

“Ne do të mësojmë nga njëri-tjetri, do të rritemi së bashku ashtu siç bëjmë në Nju Jork, ashtu siç po bëni ju këtu, në këtë vend të jashtëzakonshme me histori të pasur”.

/m.q/j.p/

The post Adams: Shqipëria në drejtimin e duhur, bisedime për bashkëpunim në turizëm, tregti e kulturë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama pret kryebashkiakun e Nju-Jorkut: Nxisim vendosjen e një linje direkte fluturimi me Nju-Jorkun

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në selinë e Kryeministrisë, kryetarin e Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams.

Në një deklaratë të përbashkët për mediet pas takimit, Kryeministri Rama informoi mbi temat kryesore të diskutuara, ndër të cilat veçoi angazhimin për nxitjen e vendosjes së një linje direkte fluturimi me Nju-Jorkun.

Rama vlerësoi lidhjet shumë të forta të kryebashkiakut të Nju-Jorkut me komunitetin shqiptar atje, ndërsa shprehu bindjen se me vendosjen e një linje direkte më shumë shqiptarë do të jenë të prirur të udhëtojnë.

“Folëm për nxitjen që ju doni të bëni për të përshpejtuar atë që ne po e diskutojmë aktualisht me Aviacionin Federal të SHBA-së për një linjë e drejtpërdrejt nga Nju-Jorku që do të ishte e jashtëzakonshme, pasi do të sillte përfitimet të mira për kompanitë duke qenë se shqiptarët udhëtojnë shumë dhe janë shumë të prirur që të vijnë më tepër nga SHBA nëse ka një fluturim direkt”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi faktin se kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të Nju-Jorkut me vendet e tjera.

Rama e konsideroi Adams një mik të kahershëm, ndërsa shtoi se ka pasur privilegjin ta njohë falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në Nju-Jork.

“Pas një premtimi të përsëritur disa herë kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Adams më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar nga afër një vend për të cilin ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë por edhe nga unë. Natyrisht edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin. Duke qenë se ai shumë i interesuar për teknologjinë ka shumë dëshirë që të takohet edhe me Diellën”, bëri të ditur Rama. /j.p/

Rama pret kryebashkiakun e Nju-Jorkut, foto: Florian Abazaj
1 nga 7

The post Rama pret kryebashkiakun e Nju-Jorkut: Nxisim vendosjen e një linje direkte fluturimi me Nju-Jorkun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga mungesa e ndriçimit në rrugë, tek ministrja Diella/ Eric Adams: Shqipëria po ecën, do sigurojmë fluturim direkt New York City-Tiranë

✇Albeu
By: V K

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka vlerësuar progresin e vendit në 25 vitet e fundit, duke e cilësuar si një histori suksesi në zhvillim urban dhe teknologjik.

Në një konferencë me Kryeministrin Edi Rama, Adams u shpreh i impresionuar nga transformimi i Tiranës dhe vendit në tërësi, duke vënë theksin tek rritja e ndriçimit publik, zhvillimi teknologjik dhe përqafimi i inovacionit.

Eric Adams: Faleminderit kryeministër për miqësinë tuaj dhe që më lejuat të shfaq këtu ata që kam shfaqur në Nju Jork, më të mirën e flamurit shqiptar. Kur mendon për këtë qytet 25 vjet me parë, ju kishit më pak se 100 drita rrugësh, ndërkohë që 25 vjet më pas shihni një komunitet dhe lulzim që po ecën në drejtimin e duhur nga mungesa e ndriçimit në rrugë, tani pasja e një ministreje inteligjence artificiale, duke kuptuar rolin që do të luajë AI në të ardhmen e vendit.

Doja të vija këtu dhe të mësoja më shumë për teknologjinë, për mënyrën si ky kryeministër ka qenë në gjendje të kujdeset për revolucionin e këtij vendi dhe qyteti. Erdha të flas për turizmin, për të parë sesi të mund të ndihmojmë dhe të shfrytëzojmë jo vetëm muajt që më kanë mbetur në detyre, por edhe më pas për të siguruar një linjë fluturimi direkt nga Nju Jork City në Shqipëri.

The post Nga mungesa e ndriçimit në rrugë, tek ministrja Diella/ Eric Adams: Shqipëria po ecën, do sigurojmë fluturim direkt New York City-Tiranë appeared first on Albeu.com.

Kreu i Bashkisë së New York krah Ramës në Tiranë: Jam këtu për një arsye të thjeshtë, të takoj një mik!

Krah kryeministrit Rama në Tiranë, kryebashkiaku i New York tha se qyteti është duke ecur në drejtimin e duhur.

“Kur mendon për këtë qytet 25 vite më parë kishit më pak se 100 drita rrugësh, 25 vite më pas shihni një qytet që po ecën në drejtimin e duhur.

Sot flasim për ministre me inteligjencë artificiale, në të ardhmen e vendit dhe qytetit. Vi këtu pas një sërë bisedimesh në New York, doja të vija të mësoja më shumë për teknologjinë.” – tha ai, ndërsa ndau detaje nga biseda me kreun e qeverisë shqiptare.

“Erdha të flas për turizmin, për të shfrytëzuar jo vetëm muajt në detyrë por edhe më pas. Linja direkte ndihmon banorët atje.

Doja të flisja për mënyrën si duhet marrë me cështjen e emigracionit në mbarë botën. Jemi angazhuar për të folur me zv ministrat që kanë një portofol mjaft të gjerë, si përdorim disa prodhime të bëra këtu dhe atje.

Do inkurajoj, për të hedhur sytë nga ky vend për mundësi biznesi. Kultura, është e domosdoshme të kuptojmë historinë tuaj. Duhet të jemi bashkë që të përballemi me sfidat globale, internetin. Nuk jetojmë më në një mjedis të vecuar, ndajme të njëjtat shqetësime.”- tha Adamas, ndërsa një përgjigje kishte edhe për spekulimet, sic i quajti ai, të arsyes së vizitës së tij në Tiranë.

“Ka patur shumë spekulime pse jam këtu, por arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar marrëdhënie që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Ne do mësojmë nga njëri tjetri”, përfundoi Adams./abcnews.al

Kryebashkiaku i New York Në Tiranë/ Rama: Linjë direkte me New York, nxisim më shumë turizmin e teknologjinë

Kreu i Bashkisë së New York, Eric Adams zhvilloi sot një takim me kreun e qeverisë Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.

Në përfundim të takimit dy zyrtarët dolën në një deklaratë për mediat, ku Rama njoftoi temat e bisedës me kryebashkiakun Adams, ndërsa foli edhe për një linjë direkte ajrore me New York.

“Kreu i bashkisë së New York më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë, por edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin.

Duke qenë se ka qenë kyc në vendosjen e disa linjave direkte të New York me vende të tjera, dhe duke parë nxitjen tonë për të vënë fluturimin direkt me New York. Ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën.”” u shpreh Rama. /abcnews.al

Rama pret kryebashkiakun amerikan, Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams. Në një prononcim për mediat, Rama u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën e fluturimit direkt me Nju Jorkun. “Diskutuam së bashku për mundësitë e bashkëpunimit në turizëm. Duke qenë se Adams ka qenë i angazhuar në vendosjen e disa linjave direkte nga Nju Jorku me vende të tjera…

Source

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut në Vlorë: Shqipëria, potencial të madh në turizëm dhe inovacion

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur sot pasdite në qytetin bregdetar të Vlorës.

Gjatë një prononcimi për mediet, Adams ka vlerësuar zhvillimin e turizmit dhe sigurinë në vend. Adams shtoi se bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe inovacionit është një mundësi e re për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Adams u shpreh se ka qenë një qëllim i hershëm për të ardhur në Shqipëri dhe për të parë mundësitë në fushën e biznesit dhe të turizmit.

“Epo, disa vite më parë, djali im erdhi këtu për të performuar dhe më tha se ishte një vend i mrekullueshëm. Gjatë viteve, edhe kur isha kryetar bashkie, kam bashkëpunuar me kryeministrin dhe i isha zotuar se do të vija për të parë mundësitë në fushën e biznesit, të turizmit dhe për të folur mbi çështjet e sigurisë publike. Ai më kishte ftuar të vija që para gati një viti e gjysmë, por atëherë nuk ishte momenti i duhur. Tani është koha e duhur, sepse dua të shoh zhvillimin e inovacionit.

“Kisha mundësinë të vizitoja një biznes në pronësi të një gruaje dhe të ulesha me drejtues të tjerë biznesesh për të parë si mund të zhvillojmë turizmin këtu dhe në Nju Jork, si dhe si mund të përdorim inovacionin për t’i bërë qytetet tona të funksionojnë bashkë. Nju Jorku është Shqipëria e Amerikës, aty jeton dhe komuniteti më i madh shqiptar. Shumë herë shqiptarët e Nju Jorkut më kanë kërkuar të vizitoj vendin e tyre, dhe tani më në fund erdhi mundësia ta bëj këtë”, tha Adams.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut thekson se Shqipëria ka potencial për t’u zhvilluar në fushën e turizmit.

“Ky është një vend i mrekullueshëm. Para së gjithash, njerëzit janë shumë miqësorë. Siguria publike është e jashtëzakonshme. Mund të ecësh nëpër rrugë në çdo orë të ditës apo të natës dhe ndihesh i mirëpritur”, tha ai.

Po shqyrtojmë disa prej vendeve këtu për t’i prezantuar në fushatat tona të turizmit në Nju Jork, në mënyrë që të tërheqim njerëz të vijnë këtu dhe, në të njëjtën kohë, të inkurajojmë shqiptarët të vizitojnë Nju Jorkun. Jemi duke diskutuar edhe për mundësinë e një fluturimi të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku në Shqipëri, diçka që e kemi realizuar tashmë me Azerbajxhanin, ku tani ka fluturim direkt. Mendojmë se kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyer”, thotë Adams.

I pyetur për Vlorën, Adams u shpreh se “është një qytet i bukur. Shpresojmë të tërheqim njerëz nga këtu që të vizitojnë Nju Jorkun tonë të mrekullueshëm, dhe në të njëjtën kohë, të nxisim edhe njerëz nga Nju Jorku të vijnë e të zbulojnë këtë vend të mahnitshëm”.

Zëdhënësja e Bashkisë se Nju-Jorkut, Kayla Mamelak ka njoftuar se “kryebashkiaku Adams në Shqipëri gjatë vizitës në Shqipëri, do të takohet me kryeministrin Edi Rama, drejtues të biznesit dhe teknologjisë, do të vizitojë fabrika dhe do të diskutojë mundësi të reja për rritjen e aktivitetit ekonomik dhe turizmit drejt qytetit të Nju-Jorkut”.

/a.f/

The post Kryebashkiaku i Nju-Jorkut në Vlorë: Shqipëria, potencial të madh në turizëm dhe inovacion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I kishte premtuar Ramës se do ta vizitonte Shqipërinë, kryebashkiaku i New York-ut: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë



Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, ka vlerësuar zhvillimin e turizmit dhe sigurinë në vend, duke e quajtur Shqipërinë “një vend të mrekullueshëm me njerëz miqësorë.

“Disa vite më parë, djali im erdhi të performonte këtu dhe më tha se ishte një vend shumë i bukur. Gjatë kohës që kam qenë në detyrë, kam qenë gjithashtu në kontakt me Kryeministrin dhe i kisha premtuar se do të vija për të parë zhvillimin e turizmit dhe për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë publike dhe tema të tjera të ngjashme. Kjo ndodhi rreth një vit më parë, por atëherë nuk ishte koha e duhur.

Sot shoh se turizmi ka ecur përpara, por ne dëshirojmë ta përmirësojmë edhe më tej dhe të sjellim risi përmes bashkëpunimit tonë. New York-u është si ‘Shqipëria e Amerikës’. Vendi juaj është i mrekullueshëm dhe njerëzit tuaj janë shumë miqësorë, keni një ndjenjë sigurie të jashtëzakonshme. Mund të ecësh natën në rrugë pa asnjë problem.

Aktualisht po shqyrtojmë disa vende me të cilat mund të zgjerojmë bashkëpunimin, dhe do të dëshironim shumë të krijonim një linjë të drejtpërdrejtë ajrore mes New York-ut dhe Shqipërisë, ashtu siç kemi bërë me Azerbajxhanin. Vlora është një qytet i bukur dhe një vend ideal për shkëmbim përvojash. Ju ftoj të vini në New York, ashtu si edhe ne do të vijmë me kënaqësi në vendin tuaj”, është shprehur kryebashkiaku.

Eric Adams shtoi se bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe inovacionit është një mundësi e re për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“New York-u është si Shqipëria e amerikaneve pasi në New York kemi një popullsi te madhe shqiptarësh”, përfundoi ai.

Kryebashkiaku i New York-ut mban fjalën e dhënë, vjen në Shqipëri: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë

Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams, i njohur për dashurinë ndaj komunitetit shqiptar në Amerikë, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, ka vlerësuar zhvillimin e turizmit dhe sigurinë në vend, duke e quajtur një vend të mrekullueshëm me njerëz miqësorë. ”Sot shoh se turizmi ka ecur përpara, por ne dëshirojmë ta përmirësojmë edhe më tej dhe të sjellim risi përmes bashkëpunimit tonë.

Source

Qeveria paguan faturën e vizitës ‘pa protokoll’ të Eric Adams në Shqipëri

Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams, zbriti të hënën nga një helikopter i ushtrisë shqiptare në qytetin e Vlorës dhe më pas u akomodua në vilën qeveritare në bregdet, ndërsa qeveria shqiptare nuk bëri asnjë njoftim mbi vizitën e tij në Shqipëri. Vetë Adams njoftoi në platformën X udhëtimin, duke përfshirë foto me […]

The post Qeveria paguan faturën e vizitës ‘pa protokoll’ të Eric Adams në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

❌