Spiropali: Në prill mbahet Samiti IV i Diasporës
TIRANĂ, 10 janar/ATSH/- Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi njĂ« takim online me anĂ«tarĂ«t e KĂ«shillit Koordinues tĂ« DiasporĂ«s, me fokus bashkĂ«punimin dhe fuqizimin e rolit tĂ« diasporĂ«s nĂ« sfidat e zhvillimit tĂ« vendit.
Spiropali bën të ditur se në takim u fol për tri çështje konkrete: Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, risitë e Ligjit të Ri për Diasporën, si dhe përgatitjet për samitin e 4-t të Diasporës.
Ajo thekson se Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, e ngre në një tjetër nivel ndërveprimin me shqiptarët përtej kufijve.
Kryediplomatja shton se gjatë takimit onlime u diskutua për risitë e Ligjit të Ri për Diasporën, përfshirë krijimin e Qendrave të Kulturës shqiptare në botë, fuqizimin e Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe shtimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës.
Gjithashtu, shton ministrja Spiropali, u diakutua edhe për përgatitjet për samitin IV të Diasporës që do të mbahet në Tiranë në datat 14 dhe 15 prill, si një platformë konkrete e bashkëpunimit.
The post Spiropali: Në prill mbahet Samiti IV i Diasporës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.


















