Reading view

Aksident në Greqi, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën dy shtetasve shqiptarë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 30 korrik, në Greqi. Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në autostradën kombëtare pranë zonës së Kolymbarit, kur motoçikleta me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, 28 dhe 34 vjeç, ka […]

The post Aksident në Greqi, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

  •  

Zjarri në Shkozet, 2 efektivë në spital pas asfiksimit/ Emrat

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës po vijojnë prej më shumë se tre orësh operacionin intensiv për shuarjen e zjarrit të rënë në një magazinë fishekzjarrësh e lodrash në zonën e Shkozetit “Falë ndërhyrjes së shpejtë, profesionalizmit dhe koordinimit të të gjitha strukturave të angazhuara, zjarri është vënë nën kontroll. Aktualisht po vijon puna për shuarjen […]

The post Zjarri në Shkozet, 2 efektivë në spital pas asfiksimit/ Emrat appeared first on BoldNews.al.

  •  

“Fshesa” e PS-së kalon mbi hartë/ Nga Fushë-Arrëzi te Prrenjasi, shkrihen 15 bashki

Sipas projektit, bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha. Konkretisht, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Dimali dhe Poliçani me Beratin, Patosi me Fierin, […]

The post “Fshesa” e PS-së kalon mbi hartë/ Nga Fushë-Arrëzi te Prrenjasi, shkrihen 15 bashki appeared first on BoldNews.al.

  •  

Shpërthen në flakë makina në Novoselë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në zonën e fshatit Novoselë, duke u djegur pothuajse tërësisht. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit. Pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, por flakët ishin përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të […]

The post Shpërthen në flakë makina në Novoselë appeared first on BoldNews.al.

  •  

Zjarri nga eskavatori i dogji ullinjtë/ Plas sherri në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari

Një zjarr i shkaktuar gjatë punimeve me një eskavator është kthyer në shkak konflikti në Tiranë, duke çuar në arrestimin e një 29-vjeçari dhe procedimin penal të një 50-vjeçari. Sipas Policisë, në pranga është vënë Ledjan Musteqja, 29 vjeç, ndërsa 50-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kus, ku 50-vjeçari, […]

The post Zjarri nga eskavatori i dogji ullinjtë/ Plas sherri në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

  •  

Kundër kujt po lufton Gonxhja?

Nga Boldnews.al Kishte kaluar kohë shumë e gjatë që kur një ministër përgjegjës për sportin nuk dilte përpara gazetarëve për të inaguruar një palestër, për të festuar një medalje a për të prerë një shirit. Një dalje që vjen pasi sporti ka filluar të flasë, ose më saktë pasi media filloi të shkruajë për atë […]

The post Kundër kujt po lufton Gonxhja? appeared first on BoldNews.al.

  •  

Tragjedia me 3 viktima në Shkodër/ Nëna e 24 vjeçares: Bleona dhunohej nga bashkëshorti

Nëna e 24 vjeçares të Bleona Çelaj e cila u dogj bashkë me dy fëmijët ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës se vajza e saj kishte disa kohë që dhunohej nga bashkëshorti. Edhe pse në kushtet e tronditjes psikike, nëna një ditë më parë ka dhënë këtë deklaratë për policinë vendore të Shkodrës. Para […]

The post Tragjedia me 3 viktima në Shkodër/ Nëna e 24 vjeçares: Bleona dhunohej nga bashkëshorti appeared first on BoldNews.al.

  •  

Pas largimit nga PD, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Jola Hysaj, ish-sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, është emëruar drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Emërimi vjen vetëm pak muaj pasi Hysaj u largua nga Partia Demokratike. Në mars të këtij viti, ajo dha dorëheqjen nga detyra e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun dhe njëkohësisht njoftoi largimin nga partia, duke argumentuar se […]

The post Pas largimit nga PD, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit appeared first on BoldNews.al.

  •  

Zjarr në Mallakastër, flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullishte

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme pranë fshatit Cfir, në Mallakastër, duke përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe pemëtari. Në vendngjarje ndodhen forcat e Repartit të Shërbimit Zjarrfikës të Mallakastrës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende. Operacioni […]

The post Zjarr në Mallakastër, flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullishte appeared first on BoldNews.al.

  •  

Konsullata serbe në Shkodër, Tabaku: A ka reciprocitet mes 54 serbëve dhe 61 mijë shqiptarëve?

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve në media se qeveria shqiptare po i hap rrugë krijimit të një konsullate serbe në Shkodër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku kërkon transparencë të plotë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa kundërshton paraqitjen […]

The post Konsullata serbe në Shkodër, Tabaku: A ka reciprocitet mes 54 serbëve dhe 61 mijë shqiptarëve? appeared first on BoldNews.al.

  •  

Rama mban me zor karrigen e pushtetit: Nuk iki! Kush të dojë të këndojë, misioni do vazhdojë!

Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë se nuk do të largohet nga karrigia e pushtetit, pavarësisht protestave dhe thirrjeve për dorëheqje, brenda dhe jashtë kufijve, prej gati dy muajsh. Gjatë një takimi ku prezantoi aneksin e ri të dokumentit “Besa”, Rama u shpreh se largimi nga posti i kryeministrit vetëm për shkak të presionit të […]

The post Rama mban me zor karrigen e pushtetit: Nuk iki! Kush të dojë të këndojë, misioni do vazhdojë! appeared first on BoldNews.al.

  •  

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Thirrjet që Serbia t’i hapë arkivat shtetërore dhe ushtarake për luftën e viteve 1998-’99 janë shtuar pas dyshimeve për varr masiv në veri të Kosovës. Për familjarët e rreth 1.600 personave ende të zhdukur, dokumentet në Serbi mund të jenë kyç për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre. Cilat institucione serbe mbajnë të […]

The post Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë appeared first on BoldNews.al.

  •  

Përshkallëzohet zjarri në Shkozet, tymi i madh mbulon zonën, bllokohet aksi Plepa-Durrës

Aksi rrugor Plepa-Durrës është bllokuar nga të dyja anët e qarkullimit, për shkak të situatës së rënduar nga zjarri masiv që ka përfshirë magazinat në zonën e Shkozetit. Policia ka ndërprerë lëvizjen e automjeteve në të dyja korsitë e aksit, duke krijuar një perimetër sigurie për shkak të flakëve dhe shpërthimeve që janë regjistruar më […]

The post Përshkallëzohet zjarri në Shkozet, tymi i madh mbulon zonën, bllokohet aksi Plepa-Durrës appeared first on BoldNews.al.

  •  

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Një nga simbolet më emblematike për të kuptuar hipokrizinë e aparatit propogandistik rilindas, është ish Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama. Ajo është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës. Veliaj ka hapur […]

The post Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes appeared first on BoldNews.al.

  •  

Majko shuplakë Ferit Hoxhës/ Shkodra s’është Lugina e Preshevës

Diskutimet për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër kanë sjellë reagime dhe përplasje mes palëve politike në vend. Ish-kryeministri, Pandeli Majko ka dalë kundër idesë së vendosjes së një përfaqësie diplomatike serbe në qytetin verior, ndërsa ka replikuar edhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ky i fundit në një reagim […]

The post Majko shuplakë Ferit Hoxhës/ Shkodra s’është Lugina e Preshevës appeared first on BoldNews.al.

  •  

Mediat e huaja ‘zbarkojnë’ te Kryeministria: Verë e nxehtë politike për Edi Ramën!

Gazetarët e revistës prestigjioze britanike Monocle kanë zhvilluar një intervistë me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij në Kryeministri, në një moment kur jashtë godinës vijonin protestat kundër tij. Sipas artikullit, Rama nuk u shfaq aq i qetë dhe i relaksuar sa në daljet e tij të zakonshme në arenën ndërkombëtare, në praninë e […]

The post Mediat e huaja ‘zbarkojnë’ te Kryeministria: Verë e nxehtë politike për Edi Ramën! appeared first on BoldNews.al.

  •  

Drafti i PS për ndarjen territoriale, Malaj: Kjo nuk është reformë, por hartë elektorale!

Ish-deputeti Arben Malaj ka reaguar ndaj propozimit të Partisë Socialiste për reformën e re territoriale, duke e cilësuar atë jo si një reformë të mirëfilltë, por si një rishikim të hartës territoriale të diktuar nga interesa elektorale. Në një postim në rrjete sociale, Malaj u shpreh se propozimi nuk synon forcimin e pushtetit vendor, por […]

The post Drafti i PS për ndarjen territoriale, Malaj: Kjo nuk është reformë, por hartë elektorale! appeared first on BoldNews.al.

  •  

Zjarri i madh përfshin magazinën në Shkozet, gjysma e Durrësit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të madhe të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar pasi dy kabllo të tensionit të lartë janë shkëputur për shkak të temperaturave të […]

The post Zjarri i madh përfshin magazinën në Shkozet, gjysma e Durrësit mbetet pa drita appeared first on BoldNews.al.

  •  

Vokshi: Nëse hapet konsullata serbe në Shkodër, Ferit Hoxha duhet të largohet!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, lidhur me një dakordësi të pretenduar për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, ndërsa ka kërkuar largimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nëse ky informacion rezulton i vërtetë. Në një deklaratë […]

The post Vokshi: Nëse hapet konsullata serbe në Shkodër, Ferit Hoxha duhet të largohet! appeared first on BoldNews.al.

  •  

Euro përsëri në rënie, kursi me Lekun prek minimum të ri historik

Kursi i këmbimit Euro-Lek po karakterizohet nga presione të vazhdueshme në rënie dhe preku ditën e enjte një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 93.57 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i vitit, kursi i Euros ka rënë me […]

The post Euro përsëri në rënie, kursi me Lekun prek minimum të ri historik appeared first on BoldNews.al.

  •  
❌