Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim të madh lidhur me protestat që po mbahen në shtetet fqinje nga kompanitë transportuese, të cilat po shkaktojnë vështirësi të konsiderueshme për bizneset kosovare.
Sipas DHTIK-së, këto protesta kanë pamundësuar në masë të madhe eksportin dhe importin e mallrave të kompanive vendore drejt dhe nga tregjet evropiane, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mallrave.
Me këtë rast, DHTIK u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për tejkalimin e kësaj situate.
Po ashtu, DHTIK i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë veprime urgjente për menaxhimin dhe tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga zbatimi i sistemit të ri Entry/Exit System (EES), i cili është vendosur në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe ka nisur të zbatohet gradualisht që nga 12 tetori 2025.
Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, zgjidhja e kësaj çështjeje është jetike për funksionimin normal të zinxhirit të furnizimit dhe për ruajtjen e stabilitetit të biznesit në Kosovë./Telegrafi/
Policia e KosovĂ«s ka njoftuar se sot rreth orĂ«s 11:00 ka pranuar informatĂ«n pĂ«r njĂ« konflikt qĂ« ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n âMigjeniâ nĂ« PrishtinĂ«.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Telegrafin se, sipas të dhënave fillestare, në rast janë përfshirë dy persona.
âSot rreth orĂ«s 11:00, kemi pranuar informatĂ«n pĂ«r njĂ« konflikt, i cili ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n Migjeni nĂ« PrishtinĂ«. Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat fillestare, nĂ« kĂ«tĂ« rast janĂ« pĂ«rfshirĂ« dy personaâ, tha Pllana.
Ai ka shtuar se, nĂ« koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si âKanosjeâ.
âNĂ« koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti Ă«shtĂ« iniciuar Kanosjeâ, ka theksuar zĂ«dhĂ«nĂ«si i PolicisĂ«.
Sipas tij, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit është duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
âSektori i Hetimeve tĂ« Kryeqytetit po merret pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« rastitâ, ka pĂ«rfunduar Pllana. /Telegrafi/
Prishtina Mall ka njoftuar se për herë të dytë do të mbështesë organizimin e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2026, i cili do të mbahet më 17 dhe 18 prill 2026 në ambientet e këtij qendre tregtare.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ky panair pritet të mbledhë mbi 400 kompani nga Kosova, rajoni dhe vende të tjera, duke u konsideruar si ngjarja më e madhe e turizmit që organizohet në nivel vendi.
âPrishtina Mall mbĂ«shtet pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« organizimin e Panairit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Turizmit Kosova 2026, i cili do tĂ« mbahet mĂ« 17â18 prill 2026 nĂ« ambientet e Prishtina Mallâ, thuhet nĂ« njoftim.
Tutje, theksohet se panairi synon të shërbejë si platformë për promovimin e turizmit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
âKy panair pritet tĂ« mbledhĂ« mbi 400 kompani nga Kosova, rajoni dhe mĂ« gjerĂ«, duke u shndĂ«rruar nĂ« ngjarjen mĂ« tĂ« madhe tĂ« turizmit qĂ« organizohet nĂ« nivel vendiâ, thekson Prishtina Mall.
Organizimi i panairit realizohet në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës, me fokus në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar.
âOrganizimi realizohet nĂ« bashkĂ«punim me Unionin e Turizmit tĂ« KosovĂ«s, me synimin pĂ«r tĂ« promovuar zhvillimin e sektorit tĂ« turizmit dhe bashkĂ«punimin ndĂ«rkombĂ«tarâ, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.
Me vetëm një javë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, Milani po vendos prioritetet për të dhënë një goditje të fundit në përforcimin e skuadrës për sezonin 2025/26.
Klubi shfaqet si njĂ« nga ekipet mĂ« tĂ« forta qĂ« duhet pasur parasysh nĂ« kĂ«tĂ« javĂ« vendimtare tĂ« afatit kalimtar, me synimin pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar performancat dhe pĂ«r tâi bĂ«rĂ« ballĂ« rivalĂ«ve lokalĂ«, Interit, i cili po kalon njĂ« moment tĂ« shkĂ«lqyer.
Milan tashmë ka realizuar disa transferime interesante, si ai i Niclas Fullkrug, që synon të rrisë nivelin e sulmit, por ende ka hapësirë për përforcime të tjera, sipas të dhënave të publikuara nga CalcioMercato.
Sipas burimeve, prioriteti kryesor i drejtuesve të kuqezinjve deri më 2 shkurt është afrimi i një sulmuesi krahu.
Trajneri Massimiliano Allegri e sheh të nevojshme rritjen e cilësisë në krahë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim të fundit në këtë repart.
Raportohet gjithashtu se është planifikuar një takim midis Allegrit dhe drejtuesve të klubit për të vendosur linjat kryesore të këtij transferimi, ndaj tifozët dhe mediat do të duhet të ndjekin me kujdes zhvillimet e ardhshme. /Telegrafi/
Zv.kryeministri Bekim Sali, sot nĂ« Kuvend nĂ« KĂ«shillin Nacional pĂ«r Eurointegrime dhe Komisionin pĂ«r ĂĂ«shtje Europiane, mori pjesĂ« nĂ« diskutimin mbi programin dhe strategjinĂ« e kryesimit tĂ« Bashkimit Europian nga ana e RepublikĂ«s sĂ« Qipros pĂ«r periudhĂ«n janarâqershor 2026, tĂ« prezantuar nga ambasadori Andreas Fotiu.
Kryesimi i Qipros, me moton âEvropĂ« autonome, e hapur ndaj botĂ«sâ, sipas Sali, hap njĂ« debat tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m mbi tĂ« ardhmen e Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij, ku Maqedonia e Veriut mbetet pjesĂ« e pandashme e vizionit evropian.
âIntegrimi evropian pĂ«r ne nuk Ă«shtĂ« njĂ« proces burokratik, por njĂ« zgjedhje strategjike dhe qytetare qĂ« bashkon pushtetin, opozitĂ«n, institucionet dhe qytetarĂ«tâ, theksoi Sali, duke shtuar se ky proces kĂ«rkon transformim tĂ« thellĂ« tĂ« institucioneve dhe shoqĂ«risĂ«.
Ai nënvizoi se reformat e ndërmarra tashmë sjellin përfitime konkrete për qytetarët, përfshirë pagesa më të lehta, qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe integrim gradual në Tregun e Vetëm Evropian.
Zëvendëskryeministri Sali theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të përmbushur obligimet e veta, për të zbatuar reformat dhe për të qenë pjesë e përgjigjeve evropiane ndaj sfidave të përbashkëta.
âKy Ă«shtĂ« njĂ« moment pjekurie politike qĂ« nuk duhet humbur, dhe ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« me vendosmĂ«ri pĂ«r njĂ« Maqedoni tĂ« integruar nĂ« EvropĂ«â, pĂ«rfundoi ai.
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, ku babai ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një të ri kalimtar që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.
Sipas Policisë, autori i dyshuar është Mikel Ndoj, 56 vjeç, i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:03.
Vajza e plagosur, Xhesika Ndoj, si edhe i riu Onard Memlika, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dyshimeve paraprake, konflikti mendohet që ka lindur për shkak të mospranimit të autorit në familje.
Mësohet se 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij.
Kjo dyshohet se ka çuar nĂ« pĂ«rshkallĂ«zimin e situatĂ«s, duke bĂ«rĂ« qĂ« ai tâi shkonte vajzĂ«s nĂ« vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikĂ« nĂ« rrugĂ«.
GjatĂ« ndĂ«rhyrjes pĂ«r tâi ndarĂ«, njĂ« kalimtar i rastit ka mbetur gjithashtu i plagosur.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë kontrollet për kapjen e autorit./euronews/
Ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq deklaroi se Turqia kohët e fundit është bërë një superfuqi në politikën globale.
Në konferencën e tij vjetore për mediat, Konakoviq vlerësoi rrugën dhe zhvillimet e politikës së jashtme të vendit të tij.
Ai e përshkroi marrëdhënien midis Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës si "fantastike" dhe falënderoi presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm Hakan Fidan.
Duke iu referuar Takimit të Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes në Ballkan, të mbajtur në Stamboll nën kryesinë e ministrit Fidan, Konakoviq deklaroi: "Turqia është një superfuqi. Pas zhvillimeve në Siri dhe në rajon, Turqia ka dalë plotësisht në plan të parë në skenën ndërkombëtare dhe është bërë një nga partnerët më të rëndësishëm të SHBA-së".
"Organizimi i këtij eventi nga Fidan dhe vendimi i presidentit Erdogan për të na kushtuar kohë pavarësisht axhendës së tij të ngjeshur, duke iu drejtuar secilit vend një e nga një, tregon qartë rëndësinë që Turqia i jep Ballkanit Perëndimor. Turqia ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet dhe është ndërmjetës shumë efektiv në këto procese", tha Konakoviq.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Konakoviq tha se këtë vit do të vendosin viza për shtetasit e një vendi, por që padyshim nuk do të jetë Turqia dhe se ai nuk e konsideron këtë realiste.
"Kjo nuk do të jetë Turqia. Nuk e shoh këtë si të mundur gjatë mandatit tim dhe kjo çështje nuk do të më prekë mua", shtoi ai.
Konakoviq theksoi gjithashtu se Turqia ka investuar më shumë në Bosnjë e Hercegovinë sesa në Serbi dhe se kjo ka forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve. /AA/
Milot Rashica mund tĂ« jetĂ« pranĂ« njĂ« rikthimi nĂ« Bundesliga. Pas interesimit pĂ«r mbrojtĂ«sin qendror gjerman Felix Uduokhai, BeĆiktaĆi ka marrĂ« njĂ« tjetĂ«r ofertĂ« nga Gjermania, kĂ«saj radhe pĂ«r anĂ«sorin kosovar.
Sipas raportimeve nga gazeta e madhe turke 'Fanatik', Hoffenheim ka shfaqur interes konkret për Rashicën dhe negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar.
Mësohet se klubi gjerman ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi, duke përfshirë anësorin çek Adam Hlozek si pjesë të paketës.
Rashica sĂ« fundmi shĂ«noi paraqitjen e tij tĂ« 100-tĂ« me fanellĂ«n e BeĆiktaĆit, nĂ« ndeshjen e KupĂ«s ndaj KeçiorengĂŒcu.
Futbollisti 29-vjeçar ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit turk, duke realizuar 12 gola dhe dhënë 22 asistime në të gjitha garat.
Përvoja e tij e mëparshme në Bundesligë me Werder Bremen e bën Rashicën një profil tërheqës për klubet gjermane, ndërsa e ardhmja e tij pritet të sqarohet në ditët në vijim, në varësi të zhvillimit të bisedimeve mes palëve.
Nëse arrihet marrëveshja, atëherë Rashica te Hoffenheim do t'i bashkohej futbollistëve të tjerë nga Kosova te kjo skuadër si Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, të kryesuar nga Kastriot Lajçi.
Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe anëtarët e Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, me të cilët u diskutua për situatën e krijuar pas vërshimeve të fundit në territorin e komunës.
Kryetari Idrizi bëri të ditur se fokusi i diskutimeve ishte vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në ekonomitë familjare, në sektorin e bujqësisë si dhe në infrastrukturë.
Ai theksoi se bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe atij qendror është thelbësor për një proces të drejtë dhe të saktë vlerësimi.
âGjatĂ« takimit u diskutua pĂ«r dĂ«met e shkaktuara nga vĂ«rshimet nĂ« ekonomitĂ« familjare, sektorin e bujqĂ«sisĂ« si dhe nĂ« infrastrukturĂ«. BashkĂ« do tĂ« punojmĂ« ngushtĂ« pĂ«r njĂ« vlerĂ«sim tĂ« saktĂ« dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s tĂ« dĂ«meveâ, ka deklaruar Idrizi.
Ai ka siguruar qytetarĂ«t se Komuna e VushtrrisĂ« do tĂ« vazhdojĂ« angazhimin pĂ«r tâu dalĂ« nĂ« ndihmĂ« tĂ« prekurve nga vĂ«rshimet, nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me institucionet qendrore.
âKomuna e VushtrrisĂ« mbetet e pĂ«rkushtuar qĂ« nĂ« bashkĂ«punim me institucionet qendrore, tĂ« ofrojĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r qytetarĂ«t e prekur dhe tĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapat e nevojshĂ«m pĂ«r tejkalimin e pasojave tĂ« vĂ«rshimeveâ, Ă«shtĂ« shprehur kryetari i VushtrrisĂ«. /Telegrafi/
Përdorimi i suplementeve ushqimore është bërë pjesë e përditshmërisë për shumë persona që merren me fitnes, sport apo thjesht synojnë një formë më të mirë trupore.
Por sa të nevojshme janë realisht ato dhe kur mund të bëhen të rrezikshme?
KĂ«to dhe shumĂ« dilema tĂ« tjera u trajtuan nĂ« episodin e 60-tĂ« tĂ« podcastit âShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â, e mbĂ«shtetur nga United Hospital ku i ftuar ishte trajneri i fitnesit ArbĂ«r Peci.
Gjatë bisedës, Peci theksoi se suplementet nuk janë zëvendësim i ushqimit, por vetëm një shtesë për të plotësuar mangësitë e një diete që nuk realizohet siç duhet.
âUshqimi Ă«shtĂ« baza, suplementi Ă«shtĂ« vetĂ«m plotĂ«suesâ, ishte mesazhi kryesor i tij, duke sqaruar se nĂ« shumĂ« raste njerĂ«zit nuk kanĂ« fare nevojĂ« pĂ«r suplemente nĂ«se ushqehen mirĂ«.
Një pjesë e madhe e diskutimit iu kushtua proteinës, veçanërisht dallimit mes Whey dhe Casein-ës.
Sipas Pecit, Whey përdoret kryesisht pas stërvitjes për shkak të përthithjes së shpejtë, ndërsa Casein preferohet para gjumit, pasi tretet ngadalë dhe ushqen muskujt gjatë natës.
Ai sqaroi gjithashtu se nevoja pĂ«r proteinĂ« ndryshon nga personi nĂ« person, varĂ«sisht peshĂ«s trupore dhe qĂ«llimit â mirĂ«mbajtje, dobĂ«sim apo rritje tĂ« masĂ«s muskulare.
Në episod u sqarua edhe roli i aminoacideve dhe BCAA-ve, duke theksuar se ato nuk janë të domosdoshme për këdo.
Ai tha se nëse një person ushqehet rregullisht dhe mjaftueshëm, këto suplemente shpesh janë të panevojshme.
Ndërkohë, kreatina u cilësua si një nga suplementet më të studiuara dhe më të sigurta, kur përdoret në mënyrë korrekte dhe pa teprime.
Një nga momentet më të rëndësishme të podcastit ishte paralajmërimi për rreziqet e keqpërdorimit të pre-workout.
Peci theksoi se ky suplement mund të rrisë ndjeshëm energjinë dhe performancën, por në rastet e mbidozimit ose te personat me probleme shëndetësore të fshehura, mund të shkaktojë pasoja serioze, përfshirë probleme me zemrën dhe ankth të theksuar.
Për më shumë ndiqni podcastin e plotë "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital. /Telegrafi/
Përshkallëzimi i radhës i tarifave duket se është shmangur për momentin, por tregtia midis SHBA-së dhe BE-së mbetet e paparashikueshme nën drejtimin e Donald Trump. DW tregon pikat e forta dhe të dobëta të të palëve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e sheh ekonominë e vendit të tij në disavantazh në tregjet ndërkombëtare dhe dëshiron të zvogëlojë deficitin tregtarpërmes tarifave.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) së bashku përbëjnë partnerin më të madh tregtar të SHBA-së.
Pyetje dhe përgjigje më të rëndësishme rreth konflikteve tregtare dhe varësisë së ndërsjellë.
Sa e madhe është tregtia midis BE-së dhe SHBA-së?
BE-ja dhe SHBA-ja së bashku përbëjnë më shumë se 40 përqind të prodhimit ekonomik global dhe përfaqësojnë pothuajse një të tretën e tregtisë botërore.
Në vitin 2024, ato tregtuan mallra me vlerë më shumë se 975 miliardë dollarë amerikanë, ekuivalente me 867 miliardë euro. Duke përfshirë shërbimet, vëllimi total arrin në 1.68 trilion euro, sipas Këshillit Evropian.
A është bilanci tregtar i SHBA-së negativ?
Po, SHBA-ja blen dukshëm më shumë mallra nga BE-ja sesa i shesin BE-së.
Deficiti u rrit nga ekuivalenti i 156 miliardë eurove në vitin 2023 në 197 miliardë euro në vitin 2024.
Sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së, deficiti tregtar i SHBA-së në mallra me të gjithë botën është afërsisht 1 trilion euro.
BE-ja gjeneron suficite të konsiderueshme në sektorët e automobilave dhe farmaceutikës. SHBA-të regjistrojnë suficite vetëm në naftë, gaz dhe qymyr.
Po në lidhje me tregtinë e shërbimeve?
Për shkak të rëndësisë në rritje të gjigantëve të teknologjisë si Apple, Amazon, Microsoft, Meta dhe Google, SHBA-ja gjeneron një suficit të konsiderueshëm në tregtinë e shërbimeve.
Shërbimet financiare nga sektori i IT-së, ku të ardhurat nga licencimi luajnë një rol kyç, gjithashtu kontribuojnë në këtë suficit. Në përgjithësi, suficiti i SHBA-së në shërbime ishte ekuivalenti i 148 miliardë eurove në vitin 2024.
Prandaj, marrëdhëniet tregtare midis SHBA-së dhe BE-së janë shumë më të balancuara nga sa i portretizon Presidenti i SHBA-së Trump.
Ku ka probleme SHBA-ja në tregti?
Duke pasur parasysh rëndësinë në rritje të shërbimeve digjitale, tarifat ose taksat në këtë fushë mund ta godasin SHBA-në aty ku dhemb. Kjo do të ishte e mundur përmes instrumentit të BE-së për Masat Kundër Zbatimit të Ligjit (ACI), të ashtuquajturit bazooka tregtare. Megjithatë, ai nuk është përdorur kurrë.
A i duhet SHBA-së, BE-ja, si treg shitjesh?
Po, veçanërisht kur bëhet fjalë për eksportet e energjisë. SHBA-ja ka teprica të mëdha në këtë fushë.
Për shembull, gazi natyror i lëngshëm (LNG): Që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, evropianët kanë blerë ndjeshëm më shumë LNG nga SHBA-ja. Në vitin 2025, kjo arriti në 81 miliardë metra kub.
Kërkesa e shpejtë nga Evropa ka çuar në më shumë se gjysmën e të gjitha eksporteve të LNG-së amerikane që tani shkojnë në BE. Prandaj, varësia e fortë e Evropës nga importet e energjisë amerikane ka dy anë.
Sepse çdo ndërprerje jo vetëm që do ta godiste rëndë BE-në, por edhe prodhuesit dhe furnizuesit e gazit LNG në SHBA. Ky sektor është ndër mbështetësit e Trump.
Po produktet bujqësore?
Merrni për shembull sojen: SHBA-ja është furnizuesi i dytë më i madh në botë i sojës - vetëm Brazili prodhon më shumë. Blerësit më të mëdhenj të sojës amerikane janë Kina dhe BE-ja.
Kundërtarifat evropiane me vlerë prej 93 miliardë euro që BE-ja ka diskutuar përfshinin gjithashtu detyrime shtesë mbi sojën. Kjo mund të ndikojë negativisht në shitjet e sojës amerikane dhe në bujqësinë amerikane. BE-ja nuk do të pësonte ndonjë disavantazh të menjëhershëm. Mund të importojë sojë shtesë nga Brazili.
A ka nevojë SHBA-ja për Evropën për të financuar borxhin e saj?
Po. SHBA-ja ka borxhin më të lartë kombëtar në botë. Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, borxhi i përgjithshëm kombëtar ishte 38.4 trilionë dollarë më 7 janar të këtij viti. 6.79 trilionë dollarë (17.7 përqind) financohen nga huadhënës të huaj.
Japonia ishte mbajtësja më e madhe e obligacioneve të thesarit të SHBA-së jashtë SHBA-së në nëntor 2025, me 1.2 trilionë dollarë. Kreditori i dytë më i madh i vetëm është Mbretëria e Bashkuar.
Nëse mblidhen pjesët e të gjithë kreditorëve evropianë, bëhet e qartë se Evropa mban pothuajse gjysmën e të gjithë borxhit të SHBA-së jashtë vendit.
A po e dobëson politika tarifore dollarin?
Po. Tarifat e Trumpit rrisin rrezikun e inflacionit në SHBA. Në të njëjtën kohë, mosmarrëveshja mbi tarifat, deficitin buxhetor dhe uljet e normave të interesit në SHBA po përkeqëson pasigurinë ekonomike dhe politike në mbarë botën.
Ekspertët parashikojnë se rënia e dollarit kundrejt euros vitin e kaluar do të vazhdojë në vitin 2026.
Ata presin që Rezerva Federale e SHBA-së të ulë më tej normat e interesit këtë vit. Rezerva Federale e SHBA-së e uli tashmë normën e interesit nga 4.25 në 3.75 përqind në vitin 2025.
Humbjet e monedhës amerikane janë një shpatë me dy tehe. Për SHBA-në, një dollar i dobët i bën eksportet më të lira dhe për këtë arsye më konkurruese. Nga ana tjetër, i bën importet më të shtrenjta, gjë që nxit inflacionin në vend.
Për BE-në, importet e lira të energjisë nga SHBA-ja ulin inflacionin dhe ulin kostot e energjisë për kompanitë. Anasjelltas, një dollar i dobët i bën eksportet e BE-së në SHBA më të shtrenjta. Kjo i bën kompanitë e BE-së më pak konkurruese. /DW/
Baseli e fitoi të dielën derbin e madh të futbollit zviceran ndaj Zurichut, por vetëm një ditë më vonë klubi mori një vendim të fortë duke u ndarë me trajnerin Ludovic Magnin.
Kampioni në fuqi i Zvicrës vendosi ta shkarkojë trajnerin e tyre Magninin pas vetëm gjashtë muajsh në krye të skuadrës, për shkak të mungesës së rezultateve të kënaqshme.
Aktualisht, Baseli renditet në vendin e katërt në Superligën helvetike, me dhjetë pikë më pak se lideri Thun, çka ka shtyrë drejtuesit të reagojnë.
Vendimi vjen pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer të Xherdan Shaqirit në derbi, ku ai realizoi një hat-trik dhe dhuroi edhe një asistim në fitoren dramatike 4:3 ndaj Zurichut.
NĂ« njoftimin zyrtar, klubi ka arsyetuar shkarkimin e Magninit me âmungesĂ« tĂ« pĂ«rparimit sportivâ, duke theksuar se objektivat e sezonit nuk po pĂ«rmbushen sipas pritshmĂ«rive. /Telegrafi/
KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit.
Me këtë vendim çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,00 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 20.1.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 67,50 den/kg.
çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 20.1.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 72,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 74,00 den/l.
Ămimi i shitjes me pakicĂ« i Vajit Ekstra tĂ« LehtĂ« pĂ«r AmvisĂ«ri (ĐL-1), rritet pĂ«r 0,50 denar/litĂ«r, nĂ« raport me çmimin e shitjes me pakicĂ«, tĂ« pĂ«rcaktuar me vendimin e pĂ«rcaktimit tĂ« çmimeve mĂ« tĂ« larta tĂ« derivateve tĂ« naftĂ«s dhe tĂ« lĂ«ndĂ«ve djegĂ«se tĂ« transportit nga data 20.1.2026, kĂ«shtu qĂ«, çmimi i shitjes me pakicĂ« i Vajit Ekstra tĂ« LehtĂ« pĂ«r AmvisĂ«ri (ĐL-1), Ă«shtĂ« 66,50 den/litĂ«r.
Ămimi i shitjes me pakicĂ« i Đazutit Đ-1 SU rritet pĂ«r 0,112 denarĂ«/kilogram, nĂ« raport me çmimin e shitjes me pakicĂ«, tĂ« pĂ«rcaktuar me vendimin e pĂ«rcaktimit tĂ« çmimeve mĂ« tĂ« larta tĂ« shitjes me pakicĂ« tĂ« derivateve tĂ« naftĂ«s dhe tĂ« lĂ«ndĂ«ve djegĂ«se tĂ« transportit tĂ« datĂ«s 20.1.2026 kĂ«shtu qĂ« çmimi i shitjes me pakicĂ« i Mazutit Đ-1 SU Ă«shtĂ« 33,099 den/kg.
Reshjet e dendura të borës dhe shiut ndërprenë trafikun gjatë orës së pikut në pjesë të mëdha të Gjermanisë.
Aksidentet u bënë më të shpeshta në rrugët në verilindje sipas raporteve nga shtetet përfshirë Saksoninë, Brandenburgun dhe Mecklenburg-Vorpommern.
Operatori hekurudhor Deutsche Bahn tha se vonesat dhe anulimet priten në shërbimet e distancave të gjata.
Kjo vlen për të gjithë Gjermaninë jugore, si dhe për lidhjet për në dhe nga Berlini, Hamburgu dhe Hanoveri.
Në Berlin, shërbimet e tramvajit u anuluan për shkak të ngrirjes së linjave të energjisë elektrike, dhe shërbimet e transportit publik u kufizuan në pjesë të tjera të kryeqytetit.
Bora mbërriti në Gjermaninë jugperëndimore të dielën në mbrëmje, ku në disa zona ra deri në 25 centimetra.
Herët të hënën, pjesë të Mecklenburg-Vorpommern dhe Brandenburg ishin ende nën paralajmërime për mot të ashpër nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman për shkak të rrezikut të akullit.
Pjesë të Bavarisë veriore ishin nën paralajmërime për mot të ashpër për shkak të reshjeve të borës.
PranĂ« Weinsbergut nĂ« shtetin jugperĂ«ndimor tĂ« Baden-WĂŒrttembergut, 15 deri nĂ« 20 vetura dhe kamionĂ« mbetĂ«n tĂ« bllokuar nĂ« borĂ« nĂ« njĂ« rrugĂ« qĂ« lidh dy autostrada.
Ndryshe, moti nuk pritet të përmirësohet për momentin.
Shërbimi meteorologjik pret reshje të mëtejshme bore në shumë pjesë të Gjermanisë, të cilat më pas do të qetësohen gradualisht. /Telegrafi/
Fundi i ndeshjes mes BarcelonĂ«s dhe Oviedos nĂ« âCamp Nouâ u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« skenĂ« tĂ« pazakontĂ«, ku protagoniste nuk ishte asnjĂ« nga lojtarĂ«t, por njĂ« stuhi e fuqishme qĂ« goditi qytetin katalanas.
Një rrebesh i rrëmbyeshëm shiu, i shoqëruar edhe me breshër, përfshiu Barcelonën, ndërsa reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje në disa pjesë të stadiumit të rinovuar.
Pamjet e publikuara nĂ« rrjetet sociale treguan qartĂ« rrjedhje uji nĂ« zona tĂ« ndryshme tĂ« âCamp Nouâ-s, me tribunĂ«n e shtypit qĂ« rezultoi mĂ« e prekura.
Në videot e shpërndara, uji shihet duke rrjedhur nga tavani dhe duke u derdhur mbi shkallët e tribunave, çka e bëri tepër të vështirë punën e gazetarëve dhe stafit teknik të pranishëm në stadium.
While some Spanish voices were quick to lecture Morocco about âorganizationâ during AFCON problems that were actually caused by Senegalese crowd disorder, itâs worth taking a look at Camp Nou, where rain literally pours through the roof.
Shkaku kryesor i këtyre problemeve lidhet me faktin se çatia e stadiumit ende nuk është përfunduar, pasi punimet e rinovimit janë ende në proces. Për shkak të mungesës së një strukture të plotë mbrojtëse, zona e shtypit mbeti plotësisht e ekspozuar ndaj stuhisë, duke përfunduar e përmbytur.
KujtojmĂ« se Barcelona ka marrĂ« njĂ« kredi prej 1.45 miliardĂ« eurosh pĂ«r projektin e rindĂ«rtimit tĂ« âCamp Nouâ-s, ndĂ«rsa borxhi total i klubit vlerĂ«sohet rreth 2.5 miliardĂ« euro. Rinovimi synon modernizimin e stadiumit dhe garantimin e stabilitetit afatgjatĂ« financiar tĂ« klubit.
MegjithatĂ«, pamjet e fundit nga kjo ndeshje tregojnĂ« se projekti ambicioz vazhdon tĂ« pĂ«rballet me sfida dhe se puna drejt njĂ« âCamp Nouâ plotĂ«sisht funksional ende nuk ka pĂ«rfunduar. /Telegrafi/
Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur sot një incident mes dy punonjësve shëndetësorë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit dhe se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
âSipas informatave fillestare, nĂ« KlinikĂ«n e KirurgjisĂ« sĂ« FĂ«mijĂ«ve ka ndodhur njĂ« incident mes dy punonjĂ«sve shĂ«ndetĂ«sorĂ«. PĂ«r rastin janĂ« njoftuar organet e rendit, tĂ« cilat kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjesâ, ka deklaruar Qyqalla.
Ajo ka shtuar se për momentin nuk ka detaje shtesë lidhur me shkaqet e incidentit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.
Edhe nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar incidentin. Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana i ka thënë Telegrafit se informatën e kanë pranuar sot rreth orës 08:00.
"Sot kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar "Sulm". Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", ka thënë Pllana.
Ndryshe Gazeta Shneta ka raportiar se B.K. dhe Xh.A. janë përplasur fizikisht në hyrje të ashensorit në objektin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Gjithçka kishte nisur të premten me një përplasje verbale në mes dy kirurgëve, për të përfunduar me grushta ditën e sotme. /Telegrafi/
Pas zhurmës që krijoi me konfirmimin e marrëdhënies së tij të re, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka ndarë me ndjekësit një tjetër mesazh me kuptim të thellë.
VetĂ«m pak ditĂ« mĂ« parĂ«, Besi âpushtoi rrjetinâ me njĂ« fotografi ku shfaqeshin dy duar tĂ« lidhura ngushtĂ«, ndĂ«rsa nĂ« parakrahun e tij ishte dukshĂ«m i shkruar emri âEjonaâ dhe data â25.12.2025â, duke shĂ«nuar kĂ«shtu fillimin e njĂ« kapitulli tĂ« ri pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj.
Në postimin më të fundit në Instagram, aktori ka zgjedhur një citat biblik për të përshkruar gjendjen e tij shpirtërore.
PĂ«rmes njĂ« fotografie bardhĂ« e zi, ku duket i qetĂ« dhe duke buzĂ«qeshur, ai ka cituar Psalmin 30:11: âTi mĂ« ke kthyer vajtimin nĂ« valle, mĂ« ke hequr rrethin e fatkeqĂ«sisĂ« dhe mĂ« ke mbushur me gĂ«zim!â
Ky dedikim duket të pasqyrojë qartë periudhën që po përjeton Besi, i cili po lë pas vështirësitë e ndarjes dhe po gjen lumturinë pranë partneres së tij të re.
Data 25 dhjetor e vitit tĂ« kaluar duket se ka shĂ«nuar njĂ« moment kyç pĂ«r aktorin, i cili tani nuk nguron tĂ« shprehĂ« hapur mirĂ«njohjen pĂ«r kĂ«tĂ« âgĂ«zimâ tĂ« ri nĂ« jetĂ«n e tij. /Telegrafi/
Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesa në Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar zgjerim të hetimeve dhe masa të jashtëzakonshme verifikuese lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë edhe rinumërimin e votave.
Fazliu deklaroi se në Prokurori janë dorëzuar emrat e 33 ish-kandidatëve për asamble komunale nga Ferizaj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndërsa paralajmëroi se së shpejti pritet të dorëzohen edhe emra nga komuna të tjera.
Ai tha se kërkesa në Prokurori ka të bëjë me zgjerimin e hetimeve që tashmë janë duke u zhvilluar për 28 dhjetorin, duke theksuar se bëhet fjalë për të njëjtët komisionerë zgjedhorë dhe për shkelje të natyrës së njëjtë.
Sipas tij, ekziston dyshim i bazuar se komisionerët që dyshohet se kanë kryer shkelje më 28 dhjetor, mund të kenë keqpërdorur vullnetin e qytetarëve edhe në zgjedhjet e 12 tetorit.
Paralelisht, Fazliu njoftoi se i është drejtuar edhe KQZ-së me kërkesë për ndërmarrjen e masave të jashtëzakonshme verifikuese, pas, siç tha ai, daljes në pah të provave të reja për keqpërdorime dhe manipulime. Ai theksoi se njëra nga kërkesat kryesore është rinumërimi i votave.
âNĂ« zgjedhje lokale edhe njĂ« votĂ« e bĂ«n diferencĂ«n. NĂ«se pas rinumĂ«rimit rezultati mbetet i njĂ«jtĂ«, atĂ«herĂ« mirĂ«, por nĂ«se ndryshon, do tĂ« kĂ«rkojmĂ« anulimin e procesitâ, deklaroi Fazliu.
Ai ngriti gjithashtu dyshime lidhur me asgjësimin e fletëvotimeve, duke thënë se nuk ka hasur në asnjë njoftim zyrtar nga KQZ për këtë çështje.
âKam hulumtuar faqen e KQZ-sĂ« dhe nuk kam gjetur asnjĂ« njoftim zyrtar pĂ«r asgjĂ«simin e fletĂ«votimeve. Kam dĂ«gjuar se janĂ« asgjĂ«suar, por mungon njĂ« konfirmim zyrtarâ, tha Fazliu. /Telegrafi/
Reparti i PulmologjisĂ« nĂ« Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m âDr. Sami Haxhibeqiriâ nĂ« MitrovicĂ« kujdeset pĂ«r pacientĂ«t me sĂ«mundje tĂ« sistemit respirator.
Gjatë vitit 2025, në 10 shtretër të dedikuar për këtë repart, janë trajtuar 251 pacientë të shtrirë, të cilët kanë marrë përkujdesje profesionale dhe trajtim të vazhdueshëm nga specialistët e pulmologjisë.
Shërbimi ambulantor i Pulmologjisë ka qenë jashtëzakonisht aktiv, me gjithsej 5,254 vizita mjekësore, duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e stafit për të qenë pranë çdo pacienti, në çdo fazë të trajtimit.
Reparti trajton sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, duke filluar nga vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet në kraharor, deri te sëmundjet më komplekse të mushkërive. /Telegrafi/
Tre persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në orën 22:50 në rrugën rajonale Jazhincë - Tetovë, pranë hyrjes së fshatit Neproshten.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në aksident u përfshinë tre makina, një Volkswagen Golf me targa të Tetovës, e drejtuara nga E.S. (25) nga fshati Sllatinë, A.I. (55) nga fshati Dobrosht dhe A.J. (19) nga fshati Sllatinë.
"Shoferi E.S. dhe pasagjeri i tij B.S. (36) pësuan lëndime të rënda në aksident. Pasi morën ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ata u transferuan në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tyre".
"Lëndime të rënda ka pësuar edhe Sh.V. (45) nga Dobroshti, bashkudhëtare në automjetin e dytë, kurse lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët tjerë A.I. dhe A.J".
"Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në koordinim me Prokurorin Publik", thonë nga SPB Tetovë.