Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

22 December 2025 at 12:50


Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftësmesatarisht 1,18 % në raport me vendimin e datës 19.12.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1.00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,028 den/kg dhe do të jetë 32,607 den/kg.

Nga data 23.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 70,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 72,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 64,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 63,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 32,607 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Ulet çmimi i dizelit në Maqedoni

19 December 2025 at 15:38


Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,60 % në raport me vendimin e datës 18.12.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 20.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 - 71,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 - 73,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) - 64,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 65,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU - 32,635 (denarë/kilogram)

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedoni

9 December 2025 at 13:53


Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe vajit ekstra të lehtë do të mbeten të njëjta.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së, këto do të jenë çmimet e derivateve të naftës:

Eurodisel – 68,5 den/l
Benzina BS-98 – 77,0 den/l
Benzina BS-95 – 75,0 den/l
Vaji ekstra i lehtë – 66,5 den/l

KRRE: Nga 1 janari ulen shpenzimet për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së rrymës elektrike

5 December 2025 at 13:44


Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike.

Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Mickoski: Nuk pres rritje të ndjeshme të energjisë elektrike në vend, por vendimin e merr KRRE

2 December 2025 at 15:33


KRRE do të marrë vendim në fund të këtij viti nëse do të ketë dhe nëse po, sa, megjithëse nuk pres ndonjë devijim të madh nga ky çmim. Nëse do të jetë 0, 1, 2, 3 përqind apo ndonjë përqindje më shumë ose më pak, kjo do të vendoset nga rregullatori, tha kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që ky trend të vazhdojë në vitin 2026 dhe 2027 dhe, siç thotë ai, në vitin 2027, kostoja e energjisë elektrike për ASH EMV dhe çmimi me të cilin do të shitet në treg praktikisht do të injektohet.

Kryeministri është i vendosur që si qeveri, ata do të vazhdojnë me politikën e subvencionimit, në mënyrë që qytetarët të mos ndiejnë një tronditje çmimesh.

"Me fjalë të tjera, që të mos ndodhë diçka që nuk duhet të ndodhë, sepse nëse ia lëmë tregut të lirë, siç ishte qëllimi i qeverisë së mëparshme, nga 1 janari ose edhe më herët, qytetarët sot duhet të paguanin deri në 50 përqind më shtrenjtë për energjinë elektrike. Kjo nuk ndodhi. Ne jemi qeveri për një vit e gjysmë dhe po e subvencionojmë energjinë elektrike. Normalisht, nuk bëjmë fushatë prej saj, siç bënë në ato fatura që EVN dorëzon. Këto janë g

Kryeministri shtoi se në tre periudha të rregulluara, përkatësisht 1 korrik 2024, 1 janar 2025 dhe 1 korrik 2025, nuk pati rritje të çmimeve të energjisë elektrike për amvisëritë.

"Tani do të shohim. Rregullatori do të marrë një vendim në fund të këtij viti nëse do të ketë dhe nëse po, sa do të jetë, megjithëse nuk pres ndonjë devijim të madh nga ky çmim. Nëse do të jetë 0, 1, 2, 3 përqind apo ndonjë përqindje më shumë ose më pak, këtë do ta vendosë rregullatori", tha Mickoski./Telegrafi/

Lirohet çmimi i naftës në Maqedoni

1 December 2025 at 13:37


Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,10 % në raport me vendimin e datës 27.11.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,902 den/kg dhe do të jetë 33,963 den/kg.

Nga data 2.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 - 75,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 - 77,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) - 69,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 66,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU - 33,963 (denarë/kilogram).

Nga e hëna shtrenjtohet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup

28 November 2025 at 13:50


Ngrohja qendrore në Shkup do të shtrenjtohet, ka vendosur Komisioni Rregullator Energjetik. Çmimi i ri do të llogaritet me faturat e dhjetorit, të cilat qytetarët do t'i paguajnë në janar.

"Arsyeja e vetme për rritjen e çmimit të energjisë ngrohëse është nevoja për të investuar në rrjetin e ngrohjes. Dua t'u bëj thirrje qytetarëve të kenë mirëkuptim sepse për shumë vite nuk ka pasur investime, tani më në fund menaxhohet nga një kompani shtetërore dhe jam i sigurt se në periudhën e ardhshme rrjeti do të përmirësohet".

"Kemi marrë një vendim për EMV Energy ku rritja e çmimit është 7.6% dhe për Shkupin Veri me 7.7%. Sistemi më i madh i ngrohjes furnizon midis 62,000 dhe 63,000 konsumatorë, në Zhelezarë kemi rreth 1,000 konsumatorë dhe në Shkupin Veri kemi rreth 450 konsumatorë".

"Ajo që kemi kërkuar është që sistemi në Zhelezarë dhe ai në Shkup të bashkohen sepse nuk ka kuptim të vendosen dy çmime", informoi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski./Telegrafi/

Ulet çmimi i dizelit në Maqedoni

27 November 2025 at 15:45


Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,26 % në raport me vendimin e datës 24.11.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 28.11.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 - 75,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 - 77,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) - 70,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 67,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU - 34,865 (denarë/kilogram).

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

24 November 2025 at 13:26


Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRe) ka miratuar një Vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.55% krahasuar me vendimin e datës 17.11.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 0,50 denarë/litër.

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

ЕUROSUPER BS - 95 do të shitet për 75,00 (denarë/litër)
ЕUROSUPER BS – 98 - 77,00 (denarë/litër)
ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 73,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 34,865 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Rriten çmimet e derivateve të naftës

17 November 2025 at 15:04


Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.23% krahasuar me vendimin e datës 11.11.2025.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1.00 den/litër. Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) rritet me 0.50 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) nuk ndryshon.

Çmimi me pakicë i naftës M-1 NS ulet për 0.806 den/kg dhe tani do të arrijë në 35.621 den/kg.

Nga data 18.11.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzina EUROSUPER BS 95 - 75.50 (denarë/litër)
  • BenzinavEUROSUPER BS 98 - 77.50 (denarë/litër)
  • Naftë EURODIESEL BS (D-E V) - 72.50 (denarë/litër)
  • Vaj ekstra i lehtë për karburant 1 (EL-1) - 69.50 (denarë/litër)
  • Mazut M-1 NS - 35.621 (denarë/kilogram).

Bislimovski: Nuk besoj se do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë elektrike

12 November 2025 at 16:47


Komisioni Rregullator Energjetik deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, do të shpall çmimet për transmitimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Kreu i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski ka deklaruar se nuk pret ndryshime të çmimit të energjisë.

Ai ka deklaruar se MEPSO kërkoi një rritje minimale prej 0.67 % për qind për transmetimin e energjisë.

“Duke marrë parasysh se gjatë këtij muaji do të ketë një tender për furnizimin e humbjeve të energjisë elektrike të cilat kanë ndikim jashtëzakonisht të madh në çmimin e energjisë elektrike, ashtu që deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm do të dimë çmimet e përcaktuara nga KRRE, ato janë transmitimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndryshime. Pas përfundimit të tenderit për furnizuesin universal konform Ligjit të ri për Energjetikën, EVN Home do të shpallë çmimin e ri për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël”, tha Marko Bislimovski.

Për më tepër, nga MEPSO thonë se nuk presin ndërprerje të energjisë gjatë periudhës së dimrit. Ata thonë se po investojnë në vazhdimësi dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë.

Nga atje thonë se në vijim është vazhdimi i marrëveshjes për realizimin e interkonektorit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Nga MEPSO paralajmërojnë se përmes granteve nga mekanizmi i investimeve në Ballkanin Perëndimor planifikojnë të investojnë në rrjetin e transmitimit në mënyrë që të sigurojnë furnizim të pandërprerë të energjisë./Shenja/

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

10 November 2025 at 15:41


Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,29 % në raport me vendimin e datës 3.11.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,486 den/kg dhe tani do të jetë 36,427 den/kg.

Nga data 11.11.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 74,50 (denarë/litër).

EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 76,50 (denarë/litër).

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 72,00 (denarë/litër).

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër).

Mazut М-1 SU do të shitet për 36,427 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Bislimoski: Kapacitete të reja që prodhojnë energji elektrike nga burime të rinovueshme

7 November 2025 at 22:49


Mesatarisht, çdo ditë pothuajse një MW i ri në katër vitet e fundit është lidhur me sistemin e energjisë, tregojnë të dhënat e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Deri në tetor (2022 – tetor 2025), në Maqedoninë e Veriut janë ndërtuar kapacitete të reja që prodhojnë energji elektrike nga burimet e rinovueshme me një kapacitet të instaluar total prej 1.200 MW, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, në Konferencën rajonale për transformimin e gjelbër të Ballkanit Perëndimor, e cila u mbajt në Tiranë, Shqipëri.

“Prodhimi i energjisë elektrike nga dielli është një realitet – Eldorado i centraleve fotovoltaike njoftoi tranzicionin energjetik, i cili, nga ana tjetër, hapi një proces transformimi të sektorit të energjisë elektrike. Numrat janë inkurajues, por periudha që vjen është plot me sfida, dhe njëra prej tyre është balancimi i sistemit kur bëhet fjalë për energjinë elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme. Duhet të veprojmë në këtë fazë dhe të inkurajojmë investimet në kapacitetet energjetike që do të prodhojnë energji bazë. Sigurisht edhe përdorimi i baterive ka rolin e vet, por është e nevojshme të realizohen investime që do të zëvendësojnë prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri me gaz ose biomasë”, theksoi Bislimoski.

Digjitalizimi i proceve administrative në marrjen e lejeve dhe dokumenteve të përcaktuara si parakusht për rritjen e numrit të investimeve ishte një nga mesazhet kryesore të pjesëmarrësve në Panelin kushtuar “Si të krijohen zona për realizimin më të shpejtë të investimeve të gjelbra”.

Siç informon KRRE, folësit, përfshirë ekspertë të energjetikës, ekonomistë dhe zyrtarë nga qeveria ekzekutive dhe lokale e vendit nikoqir, thanë se tranzicioni energjetik do të jetë i suksesshëm vetëm nëse edhe amvisëritë i ndiejnë efektet, dhe jo vetëm industria. Masat dhe reformat për një të ardhme të zgjuar të energjisë së gjelbër duhet të jenë qëllimi i politikave që udhëheqin vendet e rajonit për një integrim më të lehtë me tregun evropian të energjisë.

Bislimovski: Sanksionet ndaj kompanive ruse, kanë ndikuar në çmimin e derivateve të naftës

30 October 2025 at 22:51


Sanksionet që SHBA i vendosën ndaj kompanive ruse “Rusk Naft” dhe “Lukoil” shkaktuan lëkundje të dukshme në tregjet botërore të naftës. Si rezultat, javën e kaluar u vu re rritje e çmimit të naftës së papërpunuar, trend që vazhdoi edhe këtë javë.

Kryetari i Komisionit rregullator të energjetikës, Marko Bislimovski, tha për Alsat se rritja e çmimeve në bursat botërore ka shkaktuar edhe një rritje të çmimeve të derivateve të naftës në tregun vendor.

“Javën e kaluar, SHBA-të vendosën sanksione ndaj dy kompanive ruse, “Rusk Naft” dhe “Lukoil” dhe si rezultat, tregjet e naftës janë veçanërisht të ndjeshme ndaj kësaj dhe javën e kaluar pati rritje më serioze të naftës së papërpunuar në bursën botërore, ky trend vazhdoi edhe këtë javë dhe për shkak të kësaj kemi edhe një rritje të çmimeve, veçanërisht të derivateve të naftës”, tha Marko Bislimovski- kryetar i KRRE-së.

Bislimovski, pret që çmimi i naftës të stabilizohet dhe se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të derivateve të naftës.
“Ne, si Komision bazuar në këtë rritje, e rritëm çmimin e naftës për 2 denarë dhe pres që kjo të stabilizohet më tej dhe se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të çmimeve të derivateve të naftës. Këto janë gjëra që ne si shtet nuk mund të ndikojmë në asnjë mënyrë, pra këto janë ndikime të jashtme, ndikime të importuara, kryesisht për shkak të vendosjes së sanksioneve kundër dy kompanive më të mëdha ruse në këtë biznes”, shtoi Marko Bislimovski- kryetar i KRRE-së.

Përndryshe, sanksionet e vendosura nga SHBA-të ndaj kompanive ruse të naftës nuk pritet të kenë efekt negativ në furnizimin me derivate të naftës në vendin tonë sepse pothuajse 86% e naftës së disponueshme në vend importohet nga Greqia.

Sipas Raportit vjetor të KRRE-së për vitin 2024, shitësit me shumicë të naftës së papërpunuar, derivateve të naftës, biokarburanteve dhe karburanteve të transportit, kanë importuar derivate të naftës nga 11 vende, ku shumica e derivateve të naftës importohen nga vendet fqinje, përkatësisht nga Greqia 85.98%, nga Bullgaria 10.49%, Shqipëria 2.27%, Serbia 0.96%, Mali i Zi 0.15%, Rumania 0.09% dhe një përqindje e vogël e importeve nga vendet e tjera. /Alsat.mk

Rritet çmimi i naftës në Maqedoni

29 October 2025 at 15:39


Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,59 % në raport me vendimin e datës 27.10.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 30.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS-95 73,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS-98 75,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 70,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 36,057 (denarë/kilogram).

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

27 October 2025 at 15:02


Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,88 % në raport me vendimin e datës 20.10.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,010 den/kg dhe do të jetë 36,057 den/kg.

Nga data 28.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 73,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 75,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 68,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 67,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 36,057 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

20 October 2025 at 14:04


Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,93 % në raport me vendimin e datës 13.10.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,614 den/kg dhe do të jetë 36,047 den/kg.

Nga data 21.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 73,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 75,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 67,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 36,047 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 36,047 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

13 October 2025 at 15:19


Komisioni Rregullator për Energjetik i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KREE) ka miratuar Vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.83% krahasuar me vendimin e datës 6.10.2025.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1.00 den/litër.

Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë Shtëpiak (EL-1) ulen me 0.50 den/litër.Çmimi me pakicë i Vajit të Maturës M-1 NS është rritur me 0.001 den/kg dhe tani arrin në 36.661 den/kg.

Nga data 14.10.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 73.00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 75.00 (denarë/litër)

EURODIESL BS (D-E V) do të shitet për 68.00 (denarë/litër)
Vaj ekstra i lehtë për karburant 1 (EL-1) do të shitet për 67.50 (denarë/litër)

Vaj për ngrohje M-1 NS do të shitet për 36.661 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

KRRE jep licencat e para për sistem të baterive për deponim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse

10 October 2025 at 12:46


Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE) i dha licencat e para për sistem të baterive për dpeonim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse kompanisë “Energo solar sistemi”.

Siç informoi KRRE, bëhet fjalë për dy sisteme baterish me fuqi të përgjithshme instaluese prej 2600 kilovatësh, të instaluara në përputhje me dy elektrocentralet e ndryshme fotovoltaike të cilat tashmë janë ndërtuar dhe janë funksionale.

Kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski thekson se dhënia e këtyre licencave në të cilat janë përfshirë sistemet e baterive për dpeonin të energjisë elektrike “e shënon fillimin e një cikli të ri investues në energjetikë”.

“Vendosja e baterive në praktikë do të thotë tranzicion i përshpejtuar energjetik përmes krijimit të një sistemi të qëndrueshëm, efikas dhe ekologjik në vend. Në KRRE presim numër të madh të pronarëve të FEC të parashtrojnë kërkesa për instalim të ‘storixhi’, por gjithashtu presim interesim të paraqesin edh ekompanitë të cilat do të ishin operatorë të pavarur të deçonive vetëm me sisteme baterish. Përdorimi i baterive do të kontribuojë për funksionim të sigurt dhe të besueshëm të sistemeve, ndërsa njëkohësisht edhe për treg ekonomik më të sigurt dhe më efikas energjetik. Ata mund t’i ofrojnë shërbime operatorit të sistemit elektroenergjetik për balansim të së njëjtit, si dhe mirëmbajtje të parametrave të caktuar të rrjetit në kufij të caktuar. Deponimi i energjisë në periudha kur ka tepricë dhe shfrytëzimi i saj në periudha kur nevojat për energji elektrike rriten, pritet të ndikojë edhe ndaj uljes së shpenzimeve të përgjithshme në sistem”, thekon Bislimovski.

Kushtet, procedura dhe dokumentacioni i nevojshëm për marrje të licencës për deponim të energjisë elektrike janë rregulluar në Ligjin për energjetikë dhe Rregullores për licenca

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

6 October 2025 at 12:21


Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas vendimit të KRRE-së EUROSUPER 95 pas mesnate do të kushtojë 74 denarë për litër, duke u shitur 1,5 denarë më lirë.

EUROSUPER 98+ gjithashtu do të ulet për 1,5 denarë dhe nga do të shitet me çmim 76 denarë për litër. Çmimi i EURODIESEL ulet për 1 denar, ndërsa një litër do të shitet për 68,5 denarë.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë gjithashtu ra për 1,5 denarë, ndërsa pas mesnate do të shitet me çmim 68 denarë për litër.

❌
❌