Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

Pavioni i të marrëve ku e ftuan Lea Ypin

8 January 2026 at 01:15
Ashtu sikurse çdo shkrimtar, në çdo vend normal të botës, i cili sa nga kurioziteti vanitoz për të dëgjuar se ç’mendojnë për veprën e tij të fundit, po aq dhe nga detyrimet e marketingut që i vendosin botuesit, Lea Ypi, zbarkoi këtë ndërrim vitesh, në vendin e saj të origjinës, për të promovuar librin e …

METEO – Bosnjë-Hercegovina përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bore

7 January 2026 at 23:38

SARAJAVË, 7 janar /ATSH/- Bosnjë-Hercegovina është goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bore, kryesisht në rajonet veriore, sipas “TIP.ba”.

Trashësia e borës në Bosnjën lindore dhe pjesën qendrore arriti 10-20 centimetra, ndërsa në zonat malore deri në 35 centimetra.

Reshjet e borës kanë mbuluar jugun dhe jugperëndimin e vendit me temperatura deri në minus 13 gradë Celsius.

Meteorologët në Bosnjë-Hercegovinë paralajmëruan se kushtet e motit të paqëndrueshëm do të vazhdojnë në ditët në vijim, veçanërisht në zonën e Hercegovinës jugore.

Sipas tyre, sasia intensive e reshjeve në nivel lokal, mund të ndërlikojë më tej problemet ekzistuese në terren.

Temperatura jashtëzakonisht të ulëta, parashikohen kryesisht në rajonet malore me temperatura minus 20 gradë Celsius.

Në rajonet e poshtme të Bosnjë-Hercegovinës, temperaturat mund të ulen në minus 15 gradë Celsius..

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të ftohtit që po vjen, qytetarëve u këshillohet të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në zonat e prekura nga shiu dhe bora e rrëmbyeshme, por edhe për shkak të pasojave të mundshme të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në ditët në vijim. //a.i/

The post METEO – Bosnjë-Hercegovina përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Bullgaria përballet me stuhi të forta dhe temperatura të ulëta

7 January 2026 at 23:03

SOFJE, 7 janar /ATSH-BTA/- Bullgaria pritet të përjetojë nesër një ndryshim të ndjeshëm të motit, ndërsa një valë e të ftohtit pritet të përfshijë të gjithë vendin, duke sjellë shi, borë dhe një rënie të dukshme të temperaturave.

Sipas parashikimeve, do të ketë reshje të vazhdueshme, të cilat mund të jenë të dendura në disa zona. Stuhi të izoluara janë gjithashtu të mundshme përgjatë kufirit frontal.

Ndërsa temperaturat bien, shiu do të shndërrohet në borë, veçanërisht në Bullgarinë Veriore dhe në rajonet malore, ku pritet të formohet një mbulesë bore.

Deri në mbrëmje, reshjet do të lehtësohen gradualisht nga veriperëndimi.

Erërat do të zhvendosen nga veriperëndimi dhe do të forcohen, duke sjellë ajër të ftohtë në të gjithë vendin. Në Ultësirën e Epërme Trake dhe Fushën e Danubit, erërat mund të arrijnë nivele stuhie.

Shtresa bore janë të mundshme në zonat malore dhe rajonin Ludogorie, ndërsa akullnajat priten në veriperëndim.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të verdhë dhe të kuq për nesër, më 8 janar në disa pjesë të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta.

Rajonet malore, veçanërisht zona Rila-Rodope, pritet të përfshihen nga reshje të konsiderueshme, të cilat mund të shndërrohen në borë në lartësi më të ulëta.

Erërat do të jenë të forta deri në stuhi nga perëndimi-veriperëndimi, me temperatura maksimale në 1,200 metra që arrijnë rreth 0 gradë Celsius.dhe në 2,000 metra rreth minus 5 gradë Celsius.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, kushtet do të jenë me erë, me reshje shiu dhe stuhi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me kushtet sfiduese të rrugëve në Bosnjë-Hercegovinë, të cilat janë rezultat i reshjeve të vazhdueshme të borës.

Ministria tha se ka pasur kufizime në trafik. Rruga kryesore midis Bosansko Grahovo dhe Strmica është mbyllur dhe kamionëve u është ndaluar udhëtimi në rrugët midis Bosansko Grahovo dhe Drvar, dhe midis Prijedor dhe Sanski Most.

Shenja paralajmëruese shtesë dhe kufizime janë vendosur në rrugën kryesore midis Stolat dhe Taskovci, dhe trafiku për automjete mbi 3,5 tonë është pezulluar në rrugën kryesore midis Jablanës dhe Blidinjes.

Rrëshqitjet e tokës për shkak të borës kanë bllokuar pjesërisht rrugët Kupres-Livno dhe Ripac-Bosanski Petrovac-Drvar.

Ministria e Punëve të Jashtme ka shtuar se përdorimi i zinxhirëve të dëborës është i detyrueshëm për kamionët mbi 7,5 tonë në zonat malore.

Ministria rekomandon që të gjithë qytetarët bullgarë që banojnë ose planifikojnë të udhëtojnë në Bosnjë-Hercegovinë, në ditët në vijim – të informohen përmes Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore BIHAMK për kushtet e motit.

“Shirat e rrëmbyeshëm gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në jug të Bosnjë-Hercegovinës”, raportoi të martën stacioni televiziv rajonal N1.

Përmbytjet kanë prekur shtëpi dhe fshatra të tëra, duke shkaktuar daljen e lumenjve dhe rrëshqitje dheu. //a.i/

The post METEO – Bullgaria përballet me stuhi të forta dhe temperatura të ulëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SERBI – Reshjet e dendura të borës bllokojnë transportin dhe ndërpresin energjinë elektrike

7 January 2026 at 23:00

BEOGRAD, 7 janar /ATSH-TANJUG/- Serbia është përfshire nga reshje dëbore të dendura, me disa zona, veçanërisht në veri dhe perëndim, ku trashësia e borës ka arritur në 10-30 centimetra.

Zyrtarët e motit kanë raportuar akumulim të dendur të borës (potencialisht mbi 20 centimetra), temperatura nën zero gradë Celsius (0°C) dhe një rrezik të konsiderueshëm të shiut të ngrirë.

Dëbora e vazhdueshme ka rezultuar në rrugë të rrëshqitshme dhe të akullta, duke shkaktuar bllokime të konsiderueshme të trafikut në Beograd dhe duke ndaluar plotësisht trafikun në disa zona me trashësi më të madhe.

Moti i keq ka ndikuar gjithashtu në udhëtimet ajrore. Fluturime të shumta janë anuluar ose vonuar në Aeroportin Nikola Tesla të Beogradit për shkak të borës së dendur dhe temperaturave të ulëta.

Për më tepër, janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të vendit.

Instituti Hidrometeorologjik Serb (RHMZ) ka lëshuar paralajmërime për motin portokalli dhe të verdhë për reshje bore dhe akull, pasi këto kushte paraqesin një rrezik të konsiderueshëm për infrastrukturën dhe trafikun.

Ne rajonet kodrinore dhe malore, trashësia e borës ka tejkaluar 30-40 centimetra.

Temperaturat shënuan nën zero gradë Celsius (0°C) në shumë zona. Mëngjesi i së premtes parashikohet të sjellë ngricë, me temperatura deri në minus 10 gradë Celsius (-10°C).

Shërbimi meteorologjik ka lëshuar paralajmërime për shi të ngrirë, veçanërisht në zonën më të gjerë të Beogradit, Banatin jugor, Sumadija, Pomoravlje dhe Serbinë lindore.

Shiu i ngrirë përbën një rrezik të madh për akumulimin e akullit në sipërfaqe. //a.i/

 

The post SERBI – Reshjet e dendura të borës bllokojnë transportin dhe ndërpresin energjinë elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 janar 2026

By: Elva
7 January 2026 at 23:01

Dashi Ju pret një ditë e lodhshme, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Momentalisht situata nuk paraqitet e qetë, madje mund të jetoni në dy histori paralele. Demi Mundohuni që të mos lodheni shumë dhe mos bëni më shumë se gjërat e domosdoshme. Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni bashkëpunim. Në punë […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

GOLAT/ Inter nuk toleron! Mposht Parmën në transfertë dhe ruan kreun e Serie A

By: Fax Web
7 January 2026 at 23:00

Inter nuk fal as në javën e 19 të Serie A duke fituar 2-0 në fushën e Parmës.

Ndeshja u zhvillua nën mjegull të dendur në “Tardini”, por zikaltrit nuk u trembën nga kushte atmosferike.

Golin e parë e realizoi Dimarco në minutën e 42-t, me një të djathtë të saktë pranë shtyllës pas një këndi pothuajse të pamundur.

Para këtij momenti, dy raste të forta për Parmën u ndalën nga shtylla: një goditje e Bisseck dhe më pas nga Ondrejka, duke treguar se vendasit nuk ishin larg golit.

Në pjesën e dytë, Sucic humbi një mundësi të qartë për dyfishimin e rezultatit, por Interi kontrolloi lojën dhe në minutën e 98-të Thuram vulosi fitoren me golin e dytë.

Kjo fitore i jep Interit 42 pikë në tabelë, duke i dhënë avantazh prej katër pikësh mbi Napolin dhe Milanin, me ‘Djallin; që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e javës.

Shtëpia e Bardhë: Vendimet e Venezuelës do të “diktohen” nga SHBA

By: Rovena
7 January 2026 at 23:50

Shtetet e Bashkuara kanë “ndikim maksimal” mbi autoritetet e përkohshme të Venezuelës pas kapjes së Nicolas Maduros dhe do të diktojnë vendimet që ata marrin, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump do të takohet me drejtuesit e naftës amerikane të premten për të diskutuar planet për sektorin e naftës së Venezuelës, tha Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, disa ditë pas bastisjes që rrëzoi Maduron.

“Ne padyshim kemi ndikim maksimal mbi autoritetet e përkohshme në Venezuelë tani”, ka thënë Leavitt në një konferencë për shtyp, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne po vazhdojmë të jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet e përkohshme dhe vendimet e tyre do të vazhdojnë të diktohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Trump ka thënë vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë” Venezuelën pas kapjes së Maduros, pavarësisht se nuk kanë forca në terren atje.

Në realitet, Uashingtoni duket se mbështetet në një bllokadë detare të eksporteve të naftës venezueliane dhe kërcënimin e forcës së mëtejshme të mundshme, për të siguruar bashkëpunimin e presidentes së përkohshme Delcy Rodriguez.

Plani i SHBA-së deri më tani përfshin atë që Trump tha të martën se ishte një marrëveshje e pa konfirmuar nga Karakasi, që Venezuela t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë.

Ai ka thënë gjithashtu se kompanitë amerikane të naftës do të investojnë në objektet që po shkatërrohen në Venezuelë, megjithëse asnjë kompani nuk ka bërë ende premtime të tilla.

“Takimi është të premten dhe është vetëm një takim për të diskutuar, padyshim, mundësinë e madhe që është para këtyre kompanive të naftës tani”, u tha Leavitt gazetarëve.

E Sekretari i Energjisë i SHBA-së, Chris Wright, tha më parë se Uashingtoni do të kontrollojë shitjet e naftës venezueliane “për një kohë të pacaktuar”.

Shtetet e Bashkuara po zbatojnë atë që e quajnë bllokadë ndaj Venezuelës për të ndaluar çdo eksport të paautorizuar të naftës, duke sekuestruar një anije cisternë nafte në Atlantikun e Veriut të mërkurën pasi e ndoqën atë nga brigjet e Venezuelës. Leavitt këmbënguli që anija-cisternë, e cila kishte pretenduar se lundronte me flamur rus, ishte “konsideruar pa shtetësi pasi kishte ngritur një flamur të rremë”.

“Kjo ishte një anije e flotës në hije të Venezuelës që ka transportuar naftë të sanksionuar”, tha ajo, duke shtuar se ekuipazhi do të “i nënshtrohej ndjekjes penale”. 

“SPAK të merret me bëmat e Berishës e Metës”/ 21 Janari, Beqiri: Lajme të mira nga SHBA, presim zhvillime

By: Rovena
7 January 2026 at 23:38

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ligjore në vend, duke u ndalur te çështja e dëmshpërblimit të qytetarëve të prekur nga përmbytjet, si dhe te përgjegjësitë e ish-zyrtarëve të lartë për ngjarje të rënda në të kaluarën.

Beqiri theksoi se marrja përsipër e dëmshpërblimeve nga qeveria aktuale është një hap pozitiv, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha për mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve gjatë qeverisjes së tij.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se ka marrë sinjale pozitive lidhur me letrën drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku kërkon hetim për krime të pretenduara të Berishës, Ilir Metës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke kërkuar një rol më aktiv të SPAK në zbardhjen e ngjarjeve si viti 1997 dhe “21 Janari”.

“Të dëmtuarit nga përmbytjet duhet që të dëmshpërblehen, fakti që qeveria merr përsipër dëmshpërblimet është diçka pozitive. Kurse, Sali Berisha që flet nuk ka dëmshpërblyer asnjë qytetar, ka akoma njerëz që kërkojnë dëmshpërblime nga përmbytjet në kohët që ishte Berisha. Sot kam marrë një lajm pozitiv për letrën që i dërgova sekretarit amerikan të shtetit, Rubio, për krimet që ka bërë Berisha, Meta dhe banda e tyre. SPAK duhet të merret me bëmat e Berishës dhe Metës.

Me krijimin kundër njerëzimit në vitin 1997 dhe me në krye krimin shtetëror të “21 Janar”. Presim zhvillime të reja në shumë apekte. Po bëjnë përpjekjet për ta varrosur, edhe në kohën e rikuperimit të serverëve të Kryeministrisë. Më “21 Janar” do të kemi mandatën e Berishës, është fundi i tij, nuk ka më kufij”, tha avokati.

Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në Karaibe dhe Atlantik, çonin naftë në Rusi

By: Rovena
7 January 2026 at 22:57

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestruan këtëtë të mërkurë dy cisterna nafte te lidhura me Rusine, njeren prej tyre ne Karaibe dhe tjetren në Atlantikun e Veriut , cisterne kjo mbante një flamur Rus. Mbretëria e Bashkuar konfirmoi se ishte përfshirë operacion ushtarak krah Washingtonit per sekuestrimin e Anijes Ruse.

Operacioni për sekuestrimin e anijes me Flamur Rus që ishte e lidhur me Venezuelën, kishte nisur që muajin e kaluar, pasi ajo u përpoq të shmangte një bllokadë amerikane rreth vendit të Amerikës së Jugut. E quajtur Marinaera , anija u sanksionua nga Uashingtoni në vitin 2024 për dyshimin e kontrabandës së ngarkesave për një kompani të lidhur me grupin militant libanez Hezbollah.

Në muajin dhjetor roja bregdetare amerikane u përpoq ta ndalonte anijen në Karaibe, teksa ajo shkonte drejt Venezuelës, por nuk ia doli dhe më pas ajo u drejtua për në Atlantik.

Cisterna u bë një pike e re konflikti mes Uashingtonit dhe Moskës, pasi Rusia kritikoi atë që e quajti vëmendje të tepruar ndaj anijes.  Moska akuzoi Shtetet e Bashkuara per shkelje te se Drejtes e Detit pas aneksimit te Kesaj Anije duke i kërkuar Shteteve te Bashkuara qe te kthejne sa me pare ne Moske qytetaret Ruse ne kete cisterne.

Mariniera  ishte një nga cisternat e sanksionuara, pjesë e flotës në hije, që vepronin pranë Venezuelës, por ne kohet e fundit kjo cisterne kishte ndryshuar flamurin e saj duke vene nje flamur rus dhe duke nderruar emrin e saj nga Bella 1 ne Marinera. Që prej 5 janarit,  kjo cisterne ishte ishte në brigjet perëndimore të Skocisë në Atlantikun e Veriut.

Por Marinera mund të mos jetë e vetmja cisternë që kërcënon të minojë bllokadën e Shteteve të Bashkuara. Të paktën tre cisterna të tjera të sanksionuara nafte që kanë vepruar pranë Venezuelës në javët e fundit kanë ndryshuar flamujt e tyre në rusë.  Shtetet e Bashkuara sekuestruan dy cisterna nafte në brigjet e Venezuelës muajin e kaluar, si pjesë e bllokadës së tyre ndaj dërgesave të sanksionuara të naftës për në dhe nga vendi./abcnews.al

Premier League/ Burnley i Brojës ndal United, City bën tjetër hap fals

By: rozalb
7 January 2026 at 23:30

Manchester United nuk arriti të kthehej te fitorja as në transfertën ndaj Burnleyt, duke u ndalur në një barazim 2-2 që lë shije të hidhur për “Djajtë e Kuq”. Skuadra e drejtuar nga Darren Fletcher, në rolin e trajnerit të përkohshëm deri në emërimin e pasuesit të Amorim, u detyrua të përmbyste rezultatin pasi Burnley kaloi i pari në avantazh. United reagoi mirë dhe për disa minuta dha…

Source

Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën – këta janë tre skenarët e mundshëm

7 January 2026 at 23:50


Donald Trump dëshiron të marrë Grenlandën - dhe Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se të gjitha opsionet janë në tryezë, përfshirë përdorimin e forcës.

Ndërsa një operacion ushtarak është vetëm një nga një sërë opsionesh ekonomike dhe politike që po merren në konsideratë, pasi do të ishte një sulm nga një anëtar i NATO-s ndaj një tjetri, një veprim i tillë do të përfaqësonte një skenar makthi për aleancën e NATO-s.

Trump ka thënë vazhdimisht se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke pretenduar pa prova se është "e mbuluar me anije ruse dhe kineze kudo".

Me ekspertizën e ekspertëve amerikanë, britanikë dhe danezë, ne shqyrtojmë opsionet e ndryshme që presidenti mund të jetë duke shqyrtuar, dhe justifikimin e mundshëm për secilën prej tyre, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Veprimi ushtarak

Analistët e mbrojtjes thonë se një operacion i shpejtë për të marrë Grenlandën mund të bëhet relativisht lehtë, por pasojat do të ishin të mëdha.

Ndërsa gjeografikisht hapësirë masive, popullsia e Grenlandës është vetëm rreth 58,000, rreth një e treta e të cilave është e përqendruar në Nuuk, kryeqytetin - me pjesën më të madhe të pjesës tjetër që jeton në bregdetin e saj perëndimor.

Territori nuk ka ushtrinë e vet dhe Danimarka është përgjegjëse për mbrojtjen e tij, por ka asete të kufizuara ajrore dhe detare për të mbuluar një territor kaq të madh.

Një pjesë e madhe e tij mbikëqyret vetëm nga Sirius Patrol, një njësi daneze e operacioneve speciale që mbështetet kryesisht në sajë me qen.

Megjithatë, Danimarka ka rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes në rajonet e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut, përfshirë Grenlandën, gjatë vitit të kaluar.

Madhësia e saj e madhe, popullsia e vogël dhe mungesa e ushtrisë do ta bënin atë një objektiv të mundshëm për SHBA-në, e cila tashmë ka më shumë se 100 personel ushtarak të stacionuar përgjithmonë në objektin Pituffik në skajin veriperëndimor të Grenlandës.

Kjo hapësirë në teori mund të shërbejë si një bazë logjistike për operacionet e ardhshme.

Baza ka ekzistuar që nga Lufta e Dytë Botërore, kur trupat amerikane u vendosën në ishull për të krijuar stacione ushtarake pasi nazistët pushtuan Danimarkën gjatë konfliktit.

Hans Tito Hansen, një ekspert danez i sigurisë dhe CEO i Risk Intelligence, përshkroi se si mund të zhvillohej një operacion amerikan për të marrë Groenlandën.

Sipas Hansen, Divizioni i 11-të Ajror me bazë në Alaskë - i cili përfshin dy brigada Arktike të afta për misione me parashutë ose helikopter - do të ishte "kapaciteti kryesor" në çdo pushtim, "i mbështetur nga Forcat Ajrore dhe asetet detare".

Vlerësimi i tij u mbështet nga Justin Crump, një Oficer Rezervë i Ushtrisë Britanike i cili drejton kompaninë e riskut dhe inteligjencës Sibylline.

"SHBA-të kanë fuqi dërrmuese detare dhe kanë aftësinë për të transportuar një numër mjaft të madh trupash", tha ai.

Crump shtoi se ky opsion do të ishte i pamëshirshëm, por gjithashtu potencialisht pa gjakderdhje me pak rezistencë që ka të ngjarë të ofrohet.

Megjithatë, në SHBA, disa ish-zyrtarë dhe analistë të mbrojtjes thonë se një operacion ushtarak është jashtëzakonisht i pamundur, duke pasur parasysh implikimet e tij të gjera për aleancat SHBA-Evropë.

"Kjo do të ishte qartësisht kundër të gjithë ligjit ndërkombëtar", vlerëson Mick Mulroy, një ish-oficer i Marinës, paraushtarak i CIA-s dhe Zëvendës Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes.

Nëse Shtëpia e Bardhë do të fillonte të lëvizte drejt një opsioni ushtarak, Mulroy tha se besonte se kjo do të haste rezistencë nga ligjvënësit të cilët mund të përdornin Aktin e Pushteteve të Luftës, i cili është hartuar për të kufizuar aftësinë e presidentit për të bërë luftë pa miratimin e Kongresit, për ta parandaluar atë.

"Nuk mendoj se do të kishte ndonjë mbështetje në Kongres për të shkatërruar aleancën e NATO-s", mendon ai.

Blerja e Grenlandës

SHBA-të kanë “xhepa të thellë”, por Grenlanda nuk është në shitje sipas Nuuk dhe Copenhagen.

Duke cituar një ligjvënës dhe një burim të njohur me diskutimet, CBS - partneri i lajmeve amerikane i BBC-së - ka raportuar se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u tha anëtarëve të Kongresit se një blerje është opsioni i preferuar i administratës, duke përdorur një ton të ndryshëm nga Shtëpia e Bardhë.

Por edhe nëse Grenlanda do të donte të shitej, një transaksion i tillë do të ishte shumë i komplikuar.

Çdo fond do të duhej të ndahej nga Kongresi, dhe blerja e Grenlandës me traktat do të kërkonte mbështetje nga dy të tretat e Senatit - të cilën ekspertët thonë se do të ishte e vështirë të sigurohej.

Bashkimi Evropian gjithashtu do të duhej ta miratonte marrëveshjen.

Ndërsa Trump mund të përpiqet teorikisht të arrijë një marrëveshje në mënyrë të njëanshme pa përfshirë Grenlandën ose Kongresin, ekspertët besojnë se kjo është jashtëzakonisht e pamundur.

Profesorja Monica Hakimi, një eksperte e së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias, tha se "mund të imagjinohet një situatë" në të cilën Danimarka, SHBA-ja dhe Grenlanda bien dakord për kushtet për transferimin e territorit.

"[Por] që të jetë plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, një traktat i tillë ndoshta do të duhet të përfshijë edhe pjesëmarrjen e Grenlandës për vetëvendosjen e tyre", shtoi ajo.

Gjithashtu, nuk është e qartë se sa mund të kushtojë blerja e ishullit.

Kjo madje mund t'i ndërlikojë gjërat Trumpit, i cili bëri fushatë me platformën "Amerika e Para".

Dhe perspektiva e shpenzimit të miliarda apo edhe triliona dollarëve të taksave amerikane në një ishull të mbuluar me akull mund të ketë pasoja shumë të këqija për bazën e tij MAGA.

Crump beson se një dështim për të blerë me sukses ishullin, megjithatë, mund ta bëjë një opsion ushtarak më tërheqës për Trumpin - veçanërisht në një administratë të mbështetur nga operacioni i suksesshëm i fundit për të arrestuar Nicolas Maduron në Venezuelë.

"Ai do të thotë, 'epo, ne thjesht do ta marrim'", tha Crump për presidentin amerikan.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili do të takohet me zyrtarë danezë javën e ardhshme për të diskutuar për Grenlandën, ka thënë se Trump "nuk është presidenti i parë amerikan që ka shqyrtuar ose parë se si mund ta fitojmë" territorin.

Ai i është referuar presidentit Harry Truman, i cili në vitin 1946 hodhi idenë për t'i paguar Danimarkës 100 milionë dollarë në ar për të blerë Groenlandën.

Një fushatë për të bindur banorët

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se shumica e grenlandezëve duan pavarësi nga Danimarka.

Por sondazhet tregojnë gjithashtu se ata nuk duan të bëhen pjesë e SHBA-së.

Megjithatë, Amerika mund të shtojë përpjekjet për të fituar favorin e ishujve me anë të stimujve financiarë afatshkurtër ose perspektivës së përfitimeve ekonomike në të ardhmen.

Tashmë, raportet e medias amerikane kanë sugjeruar se agjencitë e inteligjencës amerikane kanë rritur mbikëqyrjen mbi lëvizjen e pavarësisë së Grenlandës, duke bërë përpjekje për të identifikuar figura që do të mbështesnin qëllimet e administratës.

Imran Bayouni, një ekspert i gjeostrategjisë në Këshillin Atlantik në Uashington DC dhe ish-këshilltar politikash në departamentin e mbrojtjes, i tha BBC-së se një "fushatë ndikimi" është shumë më e mundshme sesa çdo veprim ushtarak.

Kjo fushatë, shpjegoi ai, mund të ndihmojë në nxitjen e Grenlandës drejt pavarësisë.

"Pastaj, pasi Grenlanda të shpallë pavarësinë, mund ta keni qeverinë amerikane si partnere", tha ai. "Kostoja e veprimeve ushtarake është shumë e lartë".

Megjithatë, këto lloj partneritetesh nuk janë pa precedent.

Për shembull, SHBA-të kanë arritur një marrëveshje të ngjashme me vendet e Paqësorit si Palau, Mikronezi dhe Ishujt Marshall - të gjitha vende të pavarura që i japin SHBA-së qasje në të drejtat e mbrojtjes.

Në këmbim, qytetarët e këtyre tri kombeve kanë mundësinë të jetojnë dhe punojnë në SHBA.

Por kjo mund të mos e kënaqë Trumpin, i cili tashmë ka fuqinë të sjellë aq trupa sa dëshiron në Grenlandë sipas marrëveshjeve ekzistuese.

Dhe një marrëveshje e kësaj natyre nuk do t'u ofronte SHBA-ve të drejtat e pronësisë mbi rezervat e mëdha minerale të Grenlandës që janë varrosur thellë nën akullin e Arktikut.

Hansen, analisti danez, argumentoi se çdo fushatë për të "patur" Grenlandën - përveç veprimeve ushtarake - do të ishte e pasuksesshme për sa kohë që popullsia e Grenlandës e kundërshton idenë.

Dhe për momentin, asnjë parti politike në ishull nuk po bën fushatë për t'u bërë pjesë e SHBA-së. /Telegrafi/

Neymar tregon flotën e tij luksoze: Makina, avion dhe helikopter – vlera mbi 50 milionë euro

7 January 2026 at 23:43


Futbollisti brazilian Neymar ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram, që janë mbi 232 milionë, një pamje nga jeta e tij luksoze.

Ylli i Santos, 33 vjeç, ish-lojtar i Barcelonës, ka postuar një foto të flotës së tij mbresëlënëse të automjeteve, vlera e të cilave llogaritet mbi 50 milionë euro.

Në vilën e tij në Mangaratiba, në Rio de Janeiros, Neymar ka shfaqur një automjet unik: një replikë e makinës së Batmanit, e njohur nga filmat e DC Comics. Vlera e saj është rreth 1.3 milion euro.

Avion privat dhe helikopter luksoz

Neymar nuk ndalet me makinat. Ai tregoi edhe avionin e tij privat, një Dassault Falcon 900LX, i personalizuar me inicialet e tij.

Avioni ka kapacitet për 14 pasagjerë dhe përfshin dhoma të veçanta, si sallë pritjeje, dhomë gjumi dhe zonë ngrënieje. Vlera e tij në treg arrin rreth 40 milionë euro.

Për të kompletuar koleksionin luksoz, Neymar shfaq edhe helikopterin Airbus H145, për të cilin ka shpenzuar rreth 8 milionë euro.

Me këtë postim, futbollisti brazilian ka zbuluar një pjesë të jetës së tij luksoze jashtë fushës, duke impresionuar ndjekësit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /Telegrafi/

Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro

7 January 2026 at 23:34


Real Madridi po planifikon të përforcojë repartin e mesfushës gjatë verës, me synimin për të zëvendësuar përfundimisht largimin e dy legjendave Toni Kroos dhe Luka Modric.

Drejtuesit e klubit kanë analizuar disa emra gjatë muajve të fundit dhe njëri prej tyre është mesfushori anglez Adam Wharton.

Zyrtarët e Real Madridit e kanë monitoruar Wharton që në fillim të vitit të kaluar. Në moshën 21-vjeçare, ai përputhet plotësisht me politikën e transferimeve të klubit dhe, nëse transferohet në “Santiago Bernabeu”, mund të bëhet pjesë kyçe e mesfushës së së ardhmes, përkrah Jude Bellingham, Aurelien Tchouaméni, Eduardo Camavinga, Federico Valverde dhe Arda Guler.

Sipas raportimeve, disa nga klubet më të mëdha të Anglisë – Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea – janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij.

Megjithatë, sipas AS, edhe Real Madridi është seriozisht në garë dhe tashmë i është ofruar mundësia për të realizuar marrëveshjen.

Crystal Palace kërkon të paktën 70 milionë euro për kartonin e Wharton, ndërsa vetë lojtari pritet të kërkojë një pagë të nivelit “galaktik”, në përputhje me statusin e një transferimi te gjiganti spanjoll.

Pse Real Madridi e vlerëson Adam Wharton?

Edhe pse Wharton nuk është një organizator klasik i lojës si Vitinha apo Pedri – profile që zakonisht pëlqehen nga Real Madridi – drejtuesit e klubit besojnë se ai përshtatet shumë mirë me filozofinë e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso.

Wharton shihet si një mesfushor pragmatik, me disiplinë të lartë taktike, inteligjencë në lojë dhe ndikim të madh në ritmin e ndeshjes. Ajo që bie veçanërisht në sy është pjekuria e tij në moshën vetëm 21-vjeçare, një cilësi shumë e vlerësuar nga drejtuesit madrilenë.

Mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do ta intensifikojë interesimin për Wharton në muajt e ardhshëm. Megjithatë, shuma prej 70 milionë eurosh konsiderohet e arsyeshme për një lojtar me potencialin për t’u shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në botë në vitet që vijnë. /Telegrafi/

Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan - zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë

7 January 2026 at 23:31


Forcat britanike iu bashkuan një operacioni dramatik amerikan për të kapur një anije-cisternë nafte me flamur rus në brigjet e Skocisë të mërkurën.

Marinera, një anije e lidhur me Venezuelën, e njohur më parë si Bella-1, u kap ndërsa udhëtonte drejt veriut dhe lindjes në ujërat drejt Islandës, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Anija mbikëqyrëse e RAF dhe një anije mbështetëse detare, RFA Tideforce, ishin midis aseteve ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar që morën pjesë në operacion, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Kapja e Marinera, e cila dukej se ishte drejtuar për në një port arktik rus, mund të jetë një pikë e re e nxehtë në marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Moskës, ministria e transportit e së cilës duket se sugjeron se ligji ndërkombëtar i detit ishte shkelur.

Fotot dramatike në median ruse thuhet se tregojnë një helikopter - që besohet të jetë një MH-6 Little Bird amerikan - duke u afruar pranë anijes përpara se të kapej nga forcat amerikane rreth 124 milje në jug të bregdetit islandez.

Por Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe këmbënguli se mbështetja ishte "në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar".

Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha: “Sot Forcat tona të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar treguan aftësi dhe profesionalizëm në mbështetje të një ndërhyrjeje të suksesshme amerikane ndaj anijes Bella 1, ndërsa ajo ishte në rrugën e saj për në Rusi. Ky veprim ishte pjesë e përpjekjeve globale për të goditur shkeljen e sanksioneve”.

“Kjo anije, me një histori të keqe, është pjesë e një boshti ruso-iranian të shmangies së sanksioneve, i cili po nxit terrorizmin, konfliktin dhe mjerimin nga Lindja e Mesme në Ukrainë”.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të rrisë veprimet tona kundër aktivitetit të flotës në hije për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare, ekonominë tonë dhe stabilitetin global - duke e bërë Britaninë të sigurt në vend dhe të fortë jashtë vendit”.

“SHBA-të janë partneri më i ngushtë i mbrojtjes dhe sigurisë i Mbretërisë së Bashkuar. Thellësia e marrëdhënies sonë mbrojtëse me SHBA-në është një pjesë thelbësore e sigurisë sonë, dhe operacioni i sotëm i ekzekutuar pa probleme tregon se sa mirë funksionon kjo në praktikë”.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se anija fillimisht kishte valëvitur një flamur të rremë dhe vlerësohet se ka qenë e përfshirë në aktivitete të paligjshme të lidhura me Hezbollahun.

The United States reports seizing one more tanker, Sophia, that is part of the shadow fleet and under sanctions.

According to the US report, the vessel did not have a state flag and was conducting illegal activity. It will be escorted to the United States for further legal… https://t.co/lkbDYQPA82 pic.twitter.com/bdSn5Ef0CM
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 7, 2026

Anija Marinera - e njohur fillimisht si Bella-1 - bëri një kthesë të menjëhershme këtë pasdite dhe po shkonte drejt Britanisë, sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve.

Operacioni ndodhi përpara personelit ushtarak rus, të cilët dyshohet se po vëzhgonin nga një nëndetëse aty pranë kur ndodhi sekuestrimi.

Dhe operacioni po vlerësohet si një shfaqje force kundër Vladimir Putinit - disa ditë pasi SHBA-të kapën presidentin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro në një sulm të rrufeshëm dhe kërcënuan të merrnin Grenlandën.

Kjo anije-cisternë është e fundit që është shënjestruar nga Rojet Bregdetare Amerikane që nga fillimi i fushatës së presionit të Trump kundër Venezuelës. /Telegrafi/

Albumi i ri i Yll Limanit “TSN” thyen rekordet me 20 milionë dëgjime

7 January 2026 at 23:30


Vetëm pak javë pas publikimit të tij më 18 dhjetor, albumi më i fundit i Yll Limanit, me titull “TSN” (Thirrëm Sot ose Nesër), po thyen rekorde në platformat digjitale dhe po bëhet një nga projektet më të komentuar të fillimvitit në muzikën shqiptare.

Sipas statistikave të fundit, albumi ka arritur të regjistrojë 20 milionë dëgjime në të gjitha platformat muzikore, duke treguar jo vetëm popullaritetin e artistit, por edhe përqafimin e gjerë nga publiku.

“TSN” përmban gjithsej 16 këngë, të cilat u pritën me shumë interes që në momentin e publikimit.

Foto: Instagram

Stilistikisht, albumi mban gjurmët e Limanit, me meloditë e veçanta dhe tekstet ndjerë, që arrijnë të kapin vëmendjen e dëgjuesve menjëherë.

Shumë prej këngëve janë renditur direkt në listat e YouTube, Spotify dhe Apple Music, duke u bërë pjesë e pandashme e 'playlisteve' të fansave.

Label-i Three60 Music ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e vazhdueshme.

“TSN sapo arriti 20 milionë dëgjime", thuhet në njoftim.

- YouTube www.youtube.com

Suksesi i “TSN” konfirmon statusin e Limanit si një nga artistët më të ndjekur dhe me ndikim në skenën muzikore shqiptare, duke e bërë çdo projekt të tij një ngjarje të pritshme dhe të suksesshme. /Telegrafi/

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave

7 January 2026 at 23:26


Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, si pasojë e ndryshimit të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut e borës në disa pjesë të vendit.

Në njoftimin e saj, Policia thekson se kushtet aktuale krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun për aksidente, veçanërisht për shkak të rrugëve të lagura, të mbuluara me borë dhe mundësisë së paraqitjes së ngricave.

Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti drejtuesve të automjeteve, që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në segmentet rrugore me shi, borë apo akull.

Po ashtu, Policia e Kosovës këshillon shoferët që të pajisen me goma dhe pajisje dimërore, duke theksuar se respektimi i këtyre masave është i domosdoshëm për sigurinë në trafik.

“Siguria juaj është prioritet. Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në ruajtjen e jetës”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës

7 January 2026 at 23:24


Lionel Messi, sulmuesi i Inter Miami, ka folur hapur për planet e tij për pas karrierës së futbollit dhe ka përjashtuar mundësinë që të bëhet trajner, duke treguar se dëshiron të mbetet i lidhur me futbollin në mënyrë tjetër.

Intervista u zhvillua për kanalin argjentinas Luzu, ku “10-shi” surprizoi të gjithë duke folur për jetën personale, karrierën dhe planet për të ardhmen.

Një ide për të pasur klubin e tij

Pyetja klasike që i bëhet lojtarëve të mëdhenj për pensionimin është se çfarë do të bëjnë pas lamtumirës nga fusha.

Messi u shpreh qartë: nuk e sheh veten si trajner, ashtu si bëri Diego Maradona me Kombëtaren e Argjentinës, por dëshiron të ketë një rol të ndryshëm.

“Teknikisht nuk e shoh veten si trajner, por nëse do të më duhej të zgjidhja, më pëlqen ideja të jem pronar. Do të doja të kisha klubin tim, të filloja nga e para dhe të jepja mundësi për djemtë dhe njerëzit të rriten dhe të bëjnë një klub të rëndësishëm”, shpjegoi Messi, duke shtuar se tashmë ka një projekt të ngjashëm me Luis Suarezin në Uruguai.

Fokus në finalet e fundit dhe planet personale

Në moshën 38-vjeçare, Messi është i përqendruar te përfaqësimi i Argjentinës në Botërorin e fundit të karrierës, ku synon të mbrojë titullin e fituar në 2022. Megjithatë, ai e pranon se vitet në futboll janë të pakta dhe po mendon për të ardhmen jashtë fushës.

Ai gjithashtu foli për shëndetin mendor dhe për përvojën e tij me terapinë gjatë kohës që luante te Barcelona.

“Tani nuk e bëj më terapinë, por atëherë e bëja. Kam qenë shumë i mbyllur, i mbajta problemet për vete. Kam ndryshuar shumë”, shpjegoi Messi.

Sulmuesi argjentinas shtoi gjithashtu se i pëlqen të kalojë kohë vetëm dhe të ketë pak paqe në shtëpi.

“Më pëlqen të jem vetëm. Kur fëmijët luajnë në shtëpi ka shumë zhurmë dhe rrëmujë (qesh), ndaj herë pas here shijoj qetësinë”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Pas vërshimeve, reshjet e borës  mbulojnë disa qytete të Kosovës

7 January 2026 at 23:15


Pas reshjeve të shiut që shkaktuan vërshime në disa zona të Kosovës, situata meteorologjike ka ndryshuar, ndërsa në shumë pjesë të vendit ka nisur të bie borë.

Faqja “Meteo Ballkan” ka publikuar një video nga bora që po bie në Podujevë, ku shihet se qyteti është zbardhur brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Podujeva zbardhet shumë shpejt”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar.

Ndërkohë, pamje të reshjeve të borës janë publikuar edhe nga Mitrovica, ku bora ka mbuluar rrugët dhe objektet, duke krijuar kushte tipike dimërore pas vërshimeve të ditëve të fundit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në qarkullim, pasi temperaturat e ulëta dhe rrugët e lagura mund të shkaktojnë ngrica dhe vështirësi në trafik./Telegrafi.


Dy gola të Seskos nuk mjaftojnë, Burnley i rrëmben barazimin Man Unitedit

7 January 2026 at 23:11


Burnley dhe Manchester United u ndanë në barazim 2-2 në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Skuadra vendase kaloi e para në epërsi në minutën e 13-të, kur Hannibal Mejbri asistoi për Bashir Humphreys, i cili përfitoi nga devijimi i goditjes së tij brenda zonës për të mposhtur portierin Senne Lammens dhe për ta çuar Burnleyn në avantazh prej 1-0.

Manchester United tentoi të reagojë dhe mendoi se kishte barazuar në minutën e 28-të përmes Lisandro Martinez, por pas rishikimit me VAR, arbitri Stuart Attëell anuloi golin për shkak të një faulli në ndërtimin e aksionit.

Pjesa e dytë nisi furishëm për “Djajtë e Kuq”. Në minutën e 50-të, Benjamin Sesko tregoi qetësi dhe cilësi brenda zonës, duke realizuar një gol të bukur për rezultatin 1-1.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, sulmuesi slloven kompletoi përmbysjen, duke shfrytëzuar një krosim të saktë të Patrick Dorgu dhe duke e dërguar topin në rrjetë për epërsinë 2-1 të Unitedit.

Burnley nuk u dorëzua dhe gjeti barazimin në minutën e 66-të. Jaidon Anthony, i futur nga stoli pak minuta më parë, kontrolloi në mënyrë perfekte një pasim në kufijtë e zonës dhe me një goditje spektakolare e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Minutat e fundit sollën edhe një moment tjetër të paharrueshëm, kur Shea Lacey, pas një veprimi individual mbresëlënës, goditi traversën në minutën e 85-të, duke i mohuar Manchester United fitoren në sekondat e fundit.

Në fund, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë, pas një ndeshjeje që ofroi spektakël, gola dhe drama nga fillimi deri në fund./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

❌
❌