Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 May 2026Main stream

Si mund të luajë sezonin e ardhshëm Liverpooli me Xabi Alonson dhe katër transferime të reja?

12 May 2026 at 19:34


Spekulimet vazhdojnë rreth së ardhmes së Arne Slot si trajner i Liverpoolit, pasi “Anfield” u kthye në një ambient toksik gjatë barazimit 1-1 ndaj Chelseat.

Në fund të ndeshjes u dëgjuan vërshëllima në “Anfield”, teksa Liverpooli i dha fund serisë së Chelseat prej gjashtë humbjeve radhazi, në një mënyrë të ngjashme me atë se si e kishte ndalur rënien e Tottenhamit gjatë periudhës së shkurtër të Igor Tudor në krye të klubit londinez.

Në Merseyside po ndjehet se Slot po fillon të humbë besimin e tifozëve, të cilët e panë ekipin e tyre ta ngrinte trofeun e Ligës Premier në sezonin e parë të holandezit në krye.

Sipas Diario AS, Liverpooli tani ka kontaktuar Real Madridin në lidhje me ish-trajnerin e tyre, duke kërkuar një “miratim” se ai mund të jetë pasuesi i mundshëm në rast se Slot largohet.

Alonso po e planifikon lëvizjen e radhës pasi u largua nga Madridi më pak se shtatë muaj pasi u emërua trajner, ndërsa është lidhur fuqishëm me një kalim te Chelsea, por edhe te Liverpool.

Më poshtë, një paraqitje se si mund të rreshtohej Liverpooli nën drejtimin e spanjollit, nëse ish-mesfushori do të rikthehej në “Anfield”.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit nën Alonso:

Portier: Alisson Becker

Mbrojtja: Denzel Dumfries, Ibrahima Konate, Virgil Van Dijk, Milos Kerkez

Mesfusha: Adam Wharton, Dominik Szoboszlai, Florian Wirtz

Sulmi: Yan Diomande, Alexander Isak, Bradley Barcola


/Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Liverpooli afër ta “rrëmbejë” talentin 80-milionësh që kërkohet edhe nga Man Unitedi

3 May 2026 at 08:43


Liverpooli ka hyrë seriozisht në garë për mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton, duke tentuar ta mposhtë konkurrencën e Manchester Unitedit në afatin e verës, raportojnë mediat angleze.

Sipas raportimeve, Crystal Palace po kërkon një shumë të majme prej 80 milionë funtesh për 22-vjeçarin, i cili u transferua nga Blackburn Rovers dy vjet më parë për një shumë fillestare prej 18 milionë funtesh.

Reprezentuesi i Anglisë nuk është pa oferta, pasi Manchester United dhe Chelsea gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e tij. Megjithatë, “Marca” shkruan se Liverpooli e ka intensifikuar interesimin dhe tashmë ndodhet në “bisedime të avancuara” me Palace për ta mbyllur marrëveshjen.

Në të njëjtin raport thuhet se “The Reds” janë duke zhvilluar bisedime edhe për mbrojtësin e Bournemouth, Marcos Senesi, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Për qendërmbrojtësin argjentinas ka shfaqur interesim edhe Tottenhami, i cili raportohet se ka bërë një qasje për ta transferuar si lojtar të lirë.

I pyetur këtë javë për të ardhmen e tij te Palace, Wharton zgjodhi të qëndrojë i rezervuar, duke thënë se nuk i kushton rëndësi zërave të merkatos.

“Natyrisht që lavdërimet janë të mira dhe kur lidhet emri me klube të mëdha është një kompliment në njëfarë mënyre”.

“Por, sa lavdërime që merr, ekziston edhe ana tjetër, ku disa njerëz mendojnë se nuk po bën mirë ose se disa klube nuk të duan për shkak të diçkaje që nuk u pëlqen te ti”.

“Nuk i kushtoj vëmendje. Unë e di që po bëj mirë. Trajneri ma thotë. Ata janë njerëzit që mund të kenë ndikimin më të madh tek unë dhe të më ndihmojnë të zhvilloj karrierën. Të jashtmit nuk i fokusoj. Thjesht përpiqem të fokusohem te vetja”, përfundoi mesfushori anglez./Telegrafi/

Tri transferimet që pritet ta transformojnë krejtësisht Liverpoolin sezonin e ardhshëm

2 May 2026 at 09:42


Liverpooli ka hartuar një plan ambicioz për të rinovuar boshtin e skuadrës pas largimit të dhimbshëm të figurës së tij kryesore në sulm, Mohamed Salah. Nën drejtimin e Arne Slotit, i cili gëzon mbështetje institucionale për ta udhëhequr projektin sezonin e ardhshëm, klubi synon të sigurojë tri përforcime me ndikim të menjëhershëm.

Agjenda e tyre përfshin Marcos Senesin për të forcuar mbrojtjen, talentin në rritje Adam Wharton në mesfushë, si dhe një anësor të klasit botëror për krahun e djathtë.

Me afrim të afatit të afatit kalimtar të verës, drejtuesit po punojnë kundër kohës për të mbyllur profile që do t’i rikthejnë ekipit konkurrueshmërinë e plotë.

Mbrojtësi qendror argjentinas pritet ta përfundojë kontratën me Bournemouth këtë qershor, çka do t’i mundësonte Liverpoolit ta sjellë në “Anfield” si lojtar të lire, një lëvizje e zgjuar dhe e leverdishme financiarisht.

Marcos Senesi

Kërkimi për ekuilibër në mesfushë ka bërë që stafi teknik ta identifikojë Adam Wharton si prioritetin numër një për qendrën. Liverpooli duket se ka marrë epërsinë në negociata për mesfushorin e ri anglez, madje duke e tejkaluar edhe interesimin e mëparshëm të Real Madridit për lojtarin.

Slot e sheh Whartonin si “motorin” ideal për të plotësuar lojën e Mac Allister dhe Szoboszlai, duke sjellë një vizion modern e dinamik në organizimin e lojës.

Adam Wharton

Largimi i konfirmuar i Mohamed Salah lë një boshllëk emocional dhe statistikor, të cilin Liverpooli synon ta mbushë këtë verë me një investim të ri, të ri në moshë dhe jashtëzakonisht shpërthyes.

Opsionet janë ngushtuar në dy emra: Yan Diomande, sensacioni i Leipzigut, i vlerësuar rreth 100 milionë euro, dhe Bradley Barcola, sulmuesi dinamik i PSG-së.

Diomande dhe Barcola

Diomande është shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të Bundesligës falë fuqisë fizike dhe aftësisë për t’i kaluar kundërshtarët në duele një kundër një.

Nga ana tjetër, Barcola thuhet se ka shprehur dëshirën të largohet nga Parisi dhe të provojë veten në Ligën Premier, çka i lehtëson ndjeshëm negociatat./Telegrafi/

Liverpooli rivalizon top gjigantët evropianë për yllin anglez

17 April 2026 at 18:06


Liverpool është bërë klubi më i fundit që ka shfaqur interes për mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton.

Reprezentuesi anglez pritet të realizojë një transferim të madh gjatë verës, me Palace që kërkon rreth 80 milionë funte për yllin e tyre, raporton “TalkSport”.

Liverpool mund të ketë nevojë për përforcime në mesfushë, pasi e ardhmja e Curtis Jones dhe Alexis Mac Allister mbetet e pasigurt.

Adam Wharton

Aftësia e Wharton për të kontrolluar topin dhe për të diktuar ritmin e lojës nga prapavija shihet si një shtesë ideale për cilësitë që tashmë kanë mesfushorët aktualë të Liverpoolit.

Megjithatë, “The Reds” nuk do të jenë të vetmit në garë. Manchester United e ka ndjekur prej muajsh dhe 22-vjeçari renditet shumë lart në listën e dëshirave të tyre për mesfushën.

Wharton pëlqehet edhe nga Manchester City, United, Chelsea si dhe gjiganti spanjoll Real Madrid./Telegrafi/

Chelsea synon transferimin e yllit të Crystal Palace

16 April 2026 at 16:17


Chelsea ka identifikuar një nga prioritetet kryesore për afatin kalimtar të verës, me mesfushorin Adam Wharton të Crystal Palace që ka dalë si një objektiv i rëndësishëm për klubin londinez.

Mesfushori 22-vjeçar shihet si një përforcim i mundshëm kyç për repartin e mesfushës.

Interesimi i Chelseat lidhet edhe me pasigurinë rreth së ardhmes së Enzo Fernandez, i cili raportohet se ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit.

Drejtuesit e Chelseat synojnë të jenë të përgatitur në rast të një largimi të mundshëm të mesfushorit argjentinas dhe tashmë po vlerësojnë alternativa të përshtatshme për ta zëvendësuar.

Megjithatë, klubi duhet gjithashtu të ruajë balancën në strukturën e skuadrës dhe financat, pas investimeve të mëdha në afatet e fundit kalimtare, çka mund të nënkuptojë edhe shitje lojtarësh.

Si opsion alternativ, londinezët po monitorojnë edhe Elliot Anderson e Nottingham Forest si një tjetër kandidat për të forcuar mesfushën. /Telegrafi/

Ndryshime të mëdha në mesfushë, këta janë pesë emrat që Man Utd po i konsideron

9 April 2026 at 17:12


Manchester United po shqyrton një rinovim ambicioz gjatë verës, me gazetarin Ben Jacobs që ka identifikuar një ndryshim taktikor në strategjinë e rekrutimit të klubit.

Gjatë një prononcimi për The United Stand, Jacobs zbuloi se ndërsa Sandro Tonali i Newcastle United është një objektiv “i mundshëm”, ai konsiderohet një opsion i shtrenjtë krahasuar me Elliot Anderson të Nottingham Forest, i cili aktualisht renditet më lart në listën e dëshirave.

“Kur ata të marrin mesfushorin e parë, ai vendim do të ndikojë në drejtimin që do të ndjekin për mesfushorin e dytë”, shpjegoi Jacobs.

‘Djajtë e Kuq’ po monitorojnë gjithashtu me kujdes Mateus Fernandes të West Ham United dhe Adam Wharton të Crystal Palace, me këtë të fundit të përshkruar si “shumë i ngjashëm” me Kobbie Mainoo.

Ndërkohë, Joao Gomes i Wolvesit mbetet një emër në diskutim pas bisedimeve të janarit.

Kjo lëvizje strategjike vjen ndërsa United synon të zëvendësojë Casemiro që po largohet.

Raportohet se klubi ka ftohur interesin për Ruben Neves, duke e parë atë më shumë si një zgjidhje afatshkurtër sesa si një shtyllë për projektin afatgjatë nën drejtimin e INEOS./Telegrafi/

Crystal Palace ka vendosur një çmim për Wharton, një shifër e çmendur që i frikëson Real Madridin dhe Man Utd

1 April 2026 at 19:54


Crystal Palace ka vendosur të mbrojë yllin e tij të ri, Adam Wharton, dhe ka vendosur një çmim shitjeje që mund t’i bëjë klubet e mëdha evropiane të dridhen.

Mesfushori 22-vjeçar, ndërkombëtar anglez, është vlerësuar mes 70 dhe 80 milionë eurosh, një shifër që pasqyron rritjen e tij të jashtëzakonshme që kur erdhi nga Blackburn Rovers.

Me një kontratë deri në vitin 2029, klubi londinez e bën të qartë se nuk do të negociojë nën këtë shifër, duke e konsoliduar Wharton si një pjesë kyçe dhe praktikisht “e patjetërsueshme”.

Aftësia e tij për të organizuar lojën dhe energjia fizike e bëjnë atë një nga futbollistët më të kërkuar në Ligën Premier, një talent që garanton ndikim të menjëhershëm në çdo projekt elitar.

Interesi i klubeve të mëdha evropiane nuk ka rënë, megjithatë ky çmim i detyron ata të rishikojnë strategjitë e tyre.

Real Madridi vazhdon ta ndjekë situatën, duke kërkuar të forcojë mesfushën me një profil krijues si ai i anglezit, ndërsa Manchester United gjithashtu e ndjek me kujdes, duke vlerësuar alternativa si Sandro Tonali ose Ederson nëse operacioni bëhet shumë i shtrenjtë.

Tregu do të japë vendimin përfundimtar, por Crystal Palace ka vendosur tashmë terrenin, kushdo që do të marrë Adam Wharton duhet të jetë gati për një transferim me nivel të lartë. /Telegrafi/

Ylli i madh anglez i hap derën një transferimi të mundshëm te Real Madridi

28 March 2026 at 17:00


Real Madridi po planifikon të transferojë një mesfushor të ri gjatë kësaj vere dhe, para hapjes së afatit kalimtar, ka disa objektiva në listë.

Mesfushori i Manchester City, Rodri, nuk është më në mesin e tyre, por klubi madrilen vazhdon të monitorojë tregun e Premier League. Në veçanti, një emër që ka tërhequr vëmendjen është Adam Wharton.

Real Madridi e ka ndjekur Whartonin për më shumë se një vit dhe ai ka lënë përshtypje shumë pozitive te drejtuesit sportivë të klubit.

Në moshën 22-vjeçare dhe tashmë pjesë e kombëtares së Anglisë, ai përputhet në mënyrë perfekte me politikën e transferimeve që “Los Blancos” kanë ndjekur vitet e fundit, duke e bërë një lëvizje të mundshme.

Gjasat për këtë transferim janë rritur edhe më shumë, pasi raportime nga Anglia bëjnë të ditur se Wharton ka kërkuar të largohet nga Crystal Palace këtë verë.

Ai synon të transferohet te një klub që luan në Ligën e Kampionëve dhe, ndonëse kërkohet nga Manchester United, Liverpool dhe Manchester City, destinacioni i tij mund të jetë 'Santiago Bernabeu'.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së lojtarit për t’u larguar, Crystal Palace e ka bërë të qartë se çdo transferim do të realizohet vetëm sipas kushteve të klubit.

Ata kanë vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh për mesfushorin, shifër kjo që mund të dekurajojë interesimin e Real Madridit.

Në këtë fazë, Real Madridi ende nuk e ka të qartë objektivin përfundimtar për verën, por Wharton mbetet një nga opsionet kryesore në listën e ngushtë.

Klubi e konsideron atë një nga alternativat më tërheqëse në treg dhe, edhe pse çmimi aktual është 100 milionë euro, fakti që lojtari dëshiron të largohet mund të ndikojë në uljen e tarifës së transferimit./Telegrafi/

Xabi Alonso vendos kushtet për Liverpoolin: Kërkon tre përforcime për të marrë drejtimin

17 March 2026 at 18:36


Xabi Alonso është i gatshëm të marrë drejtimin e Liverpool, por vetëm nëse plotësohen disa kushte të qarta në afatin kalimtar veror, raportojnë mediat spanjolle.

Pozita e trajnerit aktual, Arne Slot, është vënë nën presion pas rezultateve të dobëta, përfshirë barazimin në shtëpi ndaj Tottenham, që u shoqërua me reagime negative nga tifozët.

Edhe pse fitoi titullin në sezonin e tij të parë, e ardhmja e tij në “Anfield” mbetet e paqartë.

Alonso, alternativë serioze për stolin

Alonso, i cili më parë ishte në radarët e Liverpoolit si zëvendësues i Jürgen Klopp, shihet sërish si kandidati ideal për të marrë drejtimin e skuadrës.

Megjithatë, sipas raportimeve, trajneri spanjoll dëshiron garanci të forta për projektin sportiv dhe ka kërkuar tri përforcime kyçe para se të pranojë ofertën.

Tre objektivat e afatit kalimtar

Sipas burimeve, kërkesat e Alonsos janë një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Në krye të listës është Alessandro Bastoni – mbrojtësi i Interit, I cili shihet si zëvendësues ideal afatgjatë për kapitenin Virgil van Dijk, i cili po i afrohet fundit të karrierës.

Po ashtu si përforcim i rëndësishëm shihet edhe Adam Wharton – mesfushori i Crystal Palace, i cili do ta krijonte një partneritet të duhur me Ryan Gravenberch në mesfushë.

I fundit, por jo nga rëndësia është Bradley Barcola – sulmuesi i Paris Saint-Germain, I cili shihet si përforcim i nevojshëm për repartin ofensiv.

Pse kërkohen ndryshime?

Liverpool ka pasur probleme në disa reparte këtë sezon. Mbrojtja nuk ka qenë stabile, ndërsa në mesfushë ka munguar vazhdimësia, pavarësisht emrave si Alexis Mac Allister.

Në sulm, forma e Mohamed Salah ka rënë, ndërsa largimi i Luis Díaz dhe paraqitjet jo bindëse të Cody Gakpo kanë bërë që skuadra të humbasë efikasitetin.

Vendimi mbetet te drejtuesit

Alonso është i hapur për të marrë drejtimin e skuadrës, por vetëm nëse drejtuesit e klubit i plotësojnë këto kërkesa. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Fenëay Sports Group do të investojë sërish shuma të mëdha, sidomos nëse Liverpool nuk arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.

Vendimi final pritet në javët në vijim, të vazhdohet me Slot apo të nisë një epokë e re me Alonson në krye. /Telegrafi/

Man City zgjedh zëvendësuesin ideal të Rodrit

7 March 2026 at 16:24


Manchester City ka filluar të përgatitet për një skenar që deri pak kohë më parë dukej i pamundur: largimin e mundshëm të Rodrit gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori spanjoll, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në vitet e fundit, është ndër objektivat kryesorë të Real Madrid, gjë që ka detyruar klubin anglez të nisë kërkimin për alternativa të mundshme në treg.

Drejtuesit e Manchester Cityt nuk duan të improvizojnë dhe kanë filluar analizimin e profileve që mund të përballojnë sfidën e madhe për të zëvendësuar fituesin e Topit të Artë.

Një nga emrat që ka fituar shumë terren në javët e fundit është Adam Wharton. Mesfushori i ri i Crystal Palace është shndërruar në një nga talentet më premtues në Ligën Premier.

Vetëm 22 vjeç, Wharton ka treguar pjekuri të madhe në lojë, duke u dalluar për aftësinë për të organizuar aksionet nga prapavija dhe për të kontrolluar ritmin e ndeshjeve.

Vizioni i tij në lojë, saktësia në pasime dhe inteligjenca taktike kanë tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Manchester City beson se profili i tij përshtatet në mënyrë perfekte me stilin e lojës që ka karakterizuar skuadrën në vitet e fundit.

Aktualisht, klubi anglez po e monitoron nga afër situatën e Rodrit.

Nëse Real Madrid vendos të bëjë një lëvizje konkrete dhe lojtari zgjedh të kërkojë një sfidë të re, atëherë Manchester City pritet të aktivizojë planin e tij për përforcimin e mesfushës./Telegrafi/

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve vendimtar për transferimin e dy yjeve të mëdhenj anglezë nga Man Utd

7 March 2026 at 10:30


Aftësia e Manchester United për t'u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm mund të përcaktojë shanset e tyre për të nënshkruar me Elliot Anderson dhe Adam Wharton këtë verë.

Sipas Samuel Luckhurst, Anderson ka tërhequr vëmendjen e United pasi bëri përshtypje kundër tyre në fillim të sezonit. Megjithatë, burime të sigurta sugjerojnë se United do të ketë vështirësi të barazojë pagën e mesfushorit të Nottingham Forest, të cilën aktualisht e ofrojnë favoritët Manchester City, përveç nëse ata sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.

Adam Wharton është gjithashtu në radarin e United. Mesfushori i Crystal Palace pritet të ndërrojë klub gjatë verës, por e ka bërë të qartë se dëshiron t'i bashkohet një skuadre që garon në Ligën e Kampionëve.

United aktualisht renditet në vendin e tretë në tabelën e Ligës Premier, por pësoi humbjen e parë nën drejtimin e Michael Carrick në Newcastle.

Sfida e tyre e radhës është një ndeshje në shtëpi kundër Aston Villas, e vendit të katërt, e cila ka humbur tre ndeshje dhe ka barazuar dy nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Sigurimi i të paktën vendit të pestë në Ligën Premier ka të ngjarë të garantojë një vend në garën elitare të Evropës, duke e mbajtur Unitedin në garë për Anderson dhe Wharton.

Ndryshe, të dy mesfushorët e rinj kanë një vlerësim të njejtë prej 60 milionë eurosh nga Transfermarkt, por çmimi i transferimit të tyre mund të shkojë më lartë shkaku i kontratave afatgjate dhe kërkesave të klubeve. /Telegrafi/

Real Madridi synon transferimin e super yllit anglez nëse dështojnë me Rodrin

5 March 2026 at 19:10


Rodri është në krye të planeve të Real Madridit për afatin kalimtar të verës që po afrohet. Klubi madrilen e konsideron prioritet afrimin e një mesfushori që sjell kontroll, autoritet dhe lidership në mesin e fushës.

Megjithatë, operacioni është larg të qenit i thjeshtë. Ekzistojnë disa paqartësi që mund të ndryshojnë rrjedhën e situatës dhe ta detyrojnë drejtuesit sportivë të eksplorojnë alternativa të tjera.

Pikëpyetja kryesore lidhet me gjendjen e tij fizike. Pas disa dëmtimeve afatgjata në muajt e fundit, forma e menjëhershme e reprezentuesit spanjoll ngre njëfarë shqetësimi.

Real Madridi e vlerëson cilësinë e tij të padiskutueshme, por është gjithashtu i vetëdijshëm se çdo investim i madh kërkon garanci mjekësore.

Përballë këtij skenari, Florentino Perez dhe ekipi i tij nuk po qëndrojnë duarkryq. Emri i Adam Wharton ka fituar shumë terren në listën e alternativave.

Mesfushori 22-vjeçar i Crystal Palace ka qenë duke zhvilluar paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën Premier për muaj të tërë.

Wharton dallohet për pjekurinë e tij taktike, saktësinë në pasime dhe aftësinë për të kontrolluar ritmin e lojës pavarësisht moshës së re.

Te Palace, ai është shndërruar në “trurin” e skuadrës, duke marrë përgjegjësi që zakonisht u takojnë lojtarëve shumë më me përvojë.

Rritja e tij ka qenë aq e jashtëzakonshme sa që vlera e tij në treg i afrohet 100 milionë eurove. Një shifër e lartë, por në përputhje me tregun anglez dhe potencialin e tij afatgjatë.

Zemra e mesfushës së “Los Blancos” do të jetë një nga pikat kryesore të afatit kalimtar dhe emri përfundimtar, qoftë Rodri apo Wharton, do të përcaktojë drejtimin e projektit të ri./Telegrafi/

Real Madridi dhe Barcelona vazhdojnë të jenë në garë për yllin e Crystal Palace

2 March 2026 at 15:40


Real Madridi dhe Barcelona vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën e mesfushorit anglez Adam Wharton, i cili po shkëlqen me fanellën e Crystal Palace në Ligën Premier.

Përveç dy gjigantëve të La Ligës, interes për 21-vjeçarin kanë shfaqur edhe disa klube të mëdha angleze.

Sipas raportimeve të The Sun, aktualisht janë pesë skuadra që po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e transferimit të talentit anglez, Manchester United, Manchester City, Liverpool, si dhe Real Madrid e Barcelona.

Transferimi i Wharton pritet të jetë një operacion kompleks, jo vetëm për shkak të konkurrencës së fortë, por edhe për shkak të kërkesave të larta financiare të klubit londinez.

Pas largimit të mbrojtësit Marc Guehi, drejtuesit e Crystal Palace nuk janë të gatshëm të humbasin një tjetër element kyç pa përfituar maksimalisht.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se kartoni i mesfushorit mund të kapë një shifër që tejkalon 100 milionë euro, një shumë që mund të konsiderohet e lartë për Barcelonën dhe Real Madridin, duke marrë parasysh strategjitë aktuale financiare të të dyja klubeve.

I formuar në akademinë e Blackburn Rovers, klub i qytetit të tij të lindjes, Wharton iu bashkua Crystal Palace në afatin kalimtar të dimrit të vitit 2024.

Që nga transferimi në “Selhurst Park”, ai ka regjistruar 80 paraqitje zyrtare dhe ka kontribuar me 10 asistime.

Performancat e tij të qëndrueshme i kanë siguruar gjithashtu edhe ftesën për ekipin kombëtar të Anglisë, me të cilën numëron tashmë tre ndeshje me ekipin e parë.

Me interesimin në rritje dhe me një çmim kaq të lartë në treg, e ardhmja e Adam Wharton pritet të jetë një nga sagat më të nxehta të afatit kalimtar veror. /Telegrafi/

Pesë opsione për mesfushën e Manchester United

20 February 2026 at 16:31


Drejtuesit e Manchester United po punojnë intensivisht për të përforcuar repartin e mesfushës në prag të afatit kalimtar të verës.

“Djajtë e Kuq” synojnë një rindërtim të thellë në këtë repart, teksa largimi i Casemiro duket i pashmangshëm, ndërsa e ardhmja e Manuel Ugarte dhe Kobbie Mainoo mbetet e paqartë.

Pesë emra në listën përfundimtare

Elliot Anderson (Nottingham Forest, 25 vjeç)

Adam Wharton (Crystal Palace, 22 vjeç)

Carlos Baleba (Brighton & Hove Albion, 22 vjeç)

Angelo Stiller (Stuttgart, 24 vjeç)

Sandro Tonali (Newcastle United, 25 vjeç)

Sipas gazetarit Ben Jacobs, në një prononcim për “The United Stand”, dy mesfushorët që klubi synon të transferojë pritet të dalin pikërisht nga kjo listë.

Megjithatë, ai thekson se situata mund të ndryshojë në varësi të rrethanave financiare dhe sportive.

Gjithçka varet nga Liga e Kampionëve

Faktori kyç në realizimin e këtij “dopietë” transferimesh mbetet kualifikimi në Ligës së Kampionëve.

Mungesa në kompeticionin më të rëndësishëm evropian do të reduktonte ndjeshëm të ardhurat dhe aftësinë për të përballuar një investim që mund të kapë shifrën e 200 milionë eurove.

Nëse arrin objektivin sezonal, Man Utd pritet të lëvizë me vendosmëri për të siguruar dy profile cilësore që do të formonin boshtin e ri të mesfushës në “Old Trafford”.

Në të kundërt, klubi mund të detyrohet të eksplorojë alternativa më ekonomike në treg. /Telegrafi/

Konkurrenca mes klubeve për Sandro Tonalin po rritet

9 February 2026 at 12:30


Manchester United është shtuar së fundmi në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit italian, Sandro Tonali.

25-vjeçari duket i gatshëm të largohet nga Newcastle në përfundim të sezonit.

Agjenti i tij, Giuseppe Riso, ka deklaruar se: “Newcastle po e ka të vështirë të lërë të lirë Tonalin, dhe ai dëshiron të ndihmojë klubin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve. Negociatat për transferimin do të zhvillohen më vonë”.

“Do të shohim si përfundon sezoni dhe pastaj do të vendosim për hapat e ardhshëm. Nuk ka një preferencë tani; është ende herët. Në verë do të vlerësojmë situatën dhe do të marrim vendimin”.

Këto komente kanë ndezur interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Së fundmi, media britanike The Telegraph raporton se Manchester United po shfaq një interes të rritur për mesfushorin italian, i cili mund të përforcojë ndjeshëm repartin e mesfushës së klubit në planet e ardhshme.

Newcastle, nga ana tjetër, ruan qetësinë, Tonali ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe në rast se klubi do të shqyrtojë një transferim, pritet të kërkojë rreth 100 milionë euro, një shumë që është përballuar së fundmi në Ligën Premier për mesfushorë si Enzo Fernandez, Moises Caicedo dhe Declan Rice.

Përveç Tonalit, Manchester United po monitoron edhe disa kandidatë të tjerë për mesfushën, përfshirë Elliot Anderson (Nottingham Forest, 25), Adam Wharton (Crystal Palace, 22) dhe Carlos Baleba (Brighton, 22). /Telegrafi/

Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh anglez

21 January 2026 at 09:25


Liverpooli e ka vendosur mesfushorin anglez Adam Wharton si objektivin kryesor për të përforcuar repartin e mesfushës në sezonin e ardhshëm.

Talenti 21-vjeçar i Crystal Palace ka tërhequr vëmendjen e skautëve evropianë me paraqitjet e tij të pjekura dhe ndikimin në lojë, duke u kthyer në një nga emrat më të kërkuar të Ligës Premier.

Klubi nga Merseyside po kërkon një organizator loje që të marrë përgjegjësi në qendër të fushës dhe të sjellë qartësi në ndërtimin e aksioneve.

Crystal Palace është i vetëdijshëm për interesimin e madh dhe e ka vlerësuar kartonin e Wharton rreth 65 milionë euro, shifër që mund të rritet përmes bonuseve të lidhura me performancën dhe arritjet sportive.

Nga ana taktike, Wharton shihet si një përshtatje ideale për stilin e lojës së Liverpoolit, duke plotësuar mesfushorë si Alexis Mac Allister dhe Ryan Gravenberch.

Aftësia e tij për të thyer linjat me pasime të sakta dhe për të ruajtur ekuilibrin defensiv e bën atë një element kyç për tranzicionin e shpejtë dhe presionin e lartë që karakterizon skuadrën.

Pavarësisht interesimit nga klube të tjera të mëdha angleze, Liverpooli duket se ka avantazhin falë projektit afatgjatë dhe ambicies sportive.

Investimi në një talent të ri vendas shihet si një hap strategjik për stabilitet dhe konkurrencën në vitet në vijim, ndërsa vera pritet të jetë vendimtare për finalizimin ose jo të kësaj lëvizjeje të madhe në afatin kalimtar. /Telegrafi/

Man United planifikon të përforcojë mesfushën, katër emra në listë

14 January 2026 at 12:08


Manchester United ka në fokus të përforcojë mesfushën, një zonë që nuk ka dhënë performancën e pritur dhe ku vazhdimësia e lojtarëve si Casemiro, Manuel Ugarte apo Kobbie Mainoo nuk është e garantuar.

Sipas mediave britanike, katër mesfushorë kryesojnë listën e dëshirave të klubit.

Bëhet fjalë për kamerunasin Carlos Baleba (Brighton, 22 vjeç) dhe anglezët Elliot Anderson (Nottingham Forest, 25), Adam Wharton (Crystal Palace, 21) dhe Alex Scott (Bournemouth, 22).

Transferimet pritet të realizohen në verë

Megjithëse prania e këtyre lojtarëve do të ishte e dobishme menjëherë, United nuk ka ndërmend të nisë negociatat derisa të përfundojë sezoni aktual.

Me Michael Carrick si trajner i përkohshëm, klubi preferon të mos ndërmarrë shpenzime të mëdha pa pasur një qasje të qartë taktike nga trajneri i ri.

Synimi i Manchester United është të firmosë me dy prej këtyre lojtarëve, megjithatë gjithçka do të varet nga strategjia e trajnerit të ardhshëm dhe lëvizjet e mundshme të skuadrës në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/

Real Madridit i ofrohet mundësia ta transferojë super yllin anglez për 70 milionë euro

8 January 2026 at 16:11


Real Madridi ka plane të afrojë një mesfushor të ri gjatë verës, teksa synon më në fund të zëvendësojë largimin e Toni Kroos dhe Luka Modric. Gjatë muajve të fundit janë shqyrtuar disa objektiva dhe mes tyre ndodhet edhe Adam Wharton.

Zyrtarët e Real Madridit e kanë vëzhguar për herë të parë Whartonin që në fillim të vitit të kaluar. Në moshën 21-vjeçare, ai konsiderohet se përputhet me politikën e transferimeve të klubit dhe, nëse do të transferohej në “Santiago Bernabeu”, mund të bëhej një pjesë e rëndësishme e mesfushës përkrah bashkëkombasit të tij Jude Bellingham, si dhe emrave si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Fede Valverde dhe Arda Guler.

Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea gjithashtu raportohet se janë të interesuara për ta transferuar Whartonin gjatë verës dhe sipas Diario AS, edhe Real Madridi është në garë.

Klubet madrilene i është ofruar mundësia për të realizuar marrëveshjen, me Crystal Palace që kërkon të paktën 70 milionë euro, ndërsa vetë lojtari do të kërkonte një pagë “galaktike”.

Wharton nuk është një organizator i pastër loje si Vitinha apo Pedri, mesfushorë që Real Madridi i vlerëson, por drejtuesit e klubit e konsiderojnë atë si një përputhje të mirë për skuadrën e Xabi Alonsos.

Ai shihet si një mesfushor hibrid, taktikisht shumë i disiplinuar, me ndikim të madh në lojë falë inteligjencës së tij, ndërsa pjekuria që tregon në moshën 21-vjeçare vlerësohet veçanërisht.

Do të jetë interesante të shihet nëse Real Madridi do ta rrisë interesimin për Ëhartonin gjatë muajve në vijim. Shuma prej 70 milionë eurosh do të ishte një çmim shumë i arsyeshëm për një lojtar që ka potencialin të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në botë në vitet e ardhshme./Telegrafi/

Real Madridi ka mundësi të transferojë mesfushorin nga Liga Premier për 70 milionë euro

7 January 2026 at 23:34


Real Madridi po planifikon të përforcojë repartin e mesfushës gjatë verës, me synimin për të zëvendësuar përfundimisht largimin e dy legjendave Toni Kroos dhe Luka Modric.

Drejtuesit e klubit kanë analizuar disa emra gjatë muajve të fundit dhe njëri prej tyre është mesfushori anglez Adam Wharton.

Zyrtarët e Real Madridit e kanë monitoruar Wharton që në fillim të vitit të kaluar. Në moshën 21-vjeçare, ai përputhet plotësisht me politikën e transferimeve të klubit dhe, nëse transferohet në “Santiago Bernabeu”, mund të bëhet pjesë kyçe e mesfushës së së ardhmes, përkrah Jude Bellingham, Aurelien Tchouaméni, Eduardo Camavinga, Federico Valverde dhe Arda Guler.

Sipas raportimeve, disa nga klubet më të mëdha të Anglisë – Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea – janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij.

Megjithatë, sipas AS, edhe Real Madridi është seriozisht në garë dhe tashmë i është ofruar mundësia për të realizuar marrëveshjen.

Crystal Palace kërkon të paktën 70 milionë euro për kartonin e Wharton, ndërsa vetë lojtari pritet të kërkojë një pagë të nivelit “galaktik”, në përputhje me statusin e një transferimi te gjiganti spanjoll.

Pse Real Madridi e vlerëson Adam Wharton?

Edhe pse Wharton nuk është një organizator klasik i lojës si Vitinha apo Pedri – profile që zakonisht pëlqehen nga Real Madridi – drejtuesit e klubit besojnë se ai përshtatet shumë mirë me filozofinë e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso.

Wharton shihet si një mesfushor pragmatik, me disiplinë të lartë taktike, inteligjencë në lojë dhe ndikim të madh në ritmin e ndeshjes. Ajo që bie veçanërisht në sy është pjekuria e tij në moshën vetëm 21-vjeçare, një cilësi shumë e vlerësuar nga drejtuesit madrilenë.

Mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do ta intensifikojë interesimin për Wharton në muajt e ardhshëm. Megjithatë, shuma prej 70 milionë eurosh konsiderohet e arsyeshme për një lojtar me potencialin për t’u shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në botë në vitet që vijnë. /Telegrafi/

Realit i ofrohet mundësia të transferojë talentin anglez, ende nuk ka vendim përfundimtar

4 January 2026 at 15:56


Diario AS raporton se Real Madridit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton.

Rritja e jashtëzakonshme e 21-vjeçarit në Ligën Premier ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa “Shqiponjat” e Londrës e vlerësojnë kartonin e tij mbi 70 milionë euro.

Wharton shihet si një opsion i mundshëm për përmirësim ose edhe zëvendësim afatgjatë të Aurelien Tchouameni, falë dominimit të tij fizik, qetësisë me topin dhe aftësive të avancuara teknike në mesfushë.

Megjithatë, prioriteti aktual i “Los Blancos” duket se është sensacioni i mesfushës së AZ Alkmaar, Kees Smit.

Talenti 19-vjeçar pritet të kushtojë mbi 60 milionë euro dhe është në krye të listës për një transferim të mundshëm verën e ardhshme.

Real Madridi mbetet i gatshëm të investojë shuma të mëdha për një organizator mesfushor të nivelit të lartë, i cili mund të kontrollojë ritmin e lojës dhe të dominojë posedimin e topit në vitet në vijim. /Telegrafi/

❌
❌