Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 January 2026Main stream

Shtyhet seanca për inceneratorin e Tiranës, arsyeja

By: Ela
7 January 2026 at 15:28

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit është shtyrë edhe një herë gjykimi për dosjen e inceneratorit tëTiranës. Seanca u pezullua për shkak të mungesës së një prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Të dënuarit nga Shkalla e Parë kanë ankimuar vendimin dhe prej muajsh çështja ka mbetur pa vendimmarrje në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Seanca […]

The post Shtyhet seanca për inceneratorin e Tiranës, arsyeja appeared first on BoldNews.al.

“Mundësia” refuzon ftesën e Berishës: Nuk mund të ulemi me të akuzuarit për korrupsion

By: Ela
7 January 2026 at 15:15

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka komentuar ftesën e Partisë Demokratike dhe të kreut të saj, Sali Berisha, drejtuar partive politike për t’u ulur në një tryezë bashkëpunimi kundër qeverisë së Partisë Socialiste. Kapri u shpreh se Partia Mundësia nuk mund të jetë pjesë e një tryeze ku, sipas tij, drejtuesit kryesorë janë figura […]

The post “Mundësia” refuzon ftesën e Berishës: Nuk mund të ulemi me të akuzuarit për korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Rama: Hedhja e plehrave në anë të rrugës, shkak për përmbytjet

7 January 2026 at 15:55

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Moti i keq me reshje intensive shiu që ka përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit ka shkaktuar përmbytje në disa qarqe të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Shkozeti, ku duket problematika e krijuar nga grumbullimi i mbetjeve plastike, që ka shkaktuar përmbytje në zonat përreth.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det. Po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrin dot detin si zakonisht, sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë”, tha Rama, duke ndarë pamjet nga Shkozeti.

1 nga 2

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama: Hedhja e plehrave në anë të rrugës, shkak për përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Retrogradi i Jupiterit! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

By: Ela
7 January 2026 at 14:48

Pas 7 janarit 2026, jeta nis të përmirësohet ndjeshëm për tre shenja të zodiakut. Retrogradi i Jupiterit na fton të rishqyrtojmë bindjet, pritshmëritë dhe premtimet që i kemi bërë vetes: a janë ende të vlefshme, apo është koha të ecim përpara? Ky tranzit ngadalëson zgjerimin e jashtëm për të na ndihmuar të rifitojmë besimin tek […]

The post Retrogradi i Jupiterit! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Durrës/ Rama dëshmon paaftësinë e Sakos: Plehrat kanë taposur grykat e kanaleve

By: Ela
7 January 2026 at 14:28

Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në Durrës, teksa ka ndarë edhe disa pamje ku kanalet kullues janë bllokuar nga plehrat në Shkozet, duke bërë fajtorë qytetarët, kur në fakt është dështim i qeverisjes së tij. Rama është shprehur se “shiu me gjyma i ka mbledhur plehrat nga janë e nga s’janë” […]

The post Përmbytjet në Durrës/ Rama dëshmon paaftësinë e Sakos: Plehrat kanë taposur grykat e kanaleve appeared first on BoldNews.al.

Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet sërish aksi Gjirokastër-Tepelenë

By: Ela
7 January 2026 at 14:21

Aksi rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën është bllokuar sërish ditën e sotme. Shkak i bllokimit është bërë një masiv shkëmbor i cili është shkëputur nga shpati i malit duke rënë në rrugë. Masivi shkëmbor ka rënë në zonën që njihet si “Shkalla e Zezë”.

The post Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet sërish aksi Gjirokastër-Tepelenë appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohet në Vorë makina luksoze me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani

By: Ela
7 January 2026 at 13:55

Policia ka sekuestruar 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani. Blutë kanë proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij në momentin e ndalimit në Vorë, shtetasi E. D., 39 vjeç. Ndërkohë, është shpallur në kërkim kosovari 42-vjeçar me inicialet F. H., […]

The post Sekuestrohet në Vorë makina luksoze me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Ndreu: Situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm

7 January 2026 at 12:01

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu bëri të ditur sot se situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm.

Sipas Ndreut, autoritetet vendore mbeten në mbikëqyrje të problematikave të ndryshme.

“Lezha ka përjetuar një situatë të rënduar në disa zona dhe jo në gjithë territorin, por jo jashtë kontrollit”, theksoi Ndreu.

Sipas tij, problematika që krijohet në vazhdimësi në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, është drejt zgjidhjes pasi një projekt i KfW-së është në zbatim e sipër.

“Kjo do të thotë që së shpejti nuk do përballemi më me të tilla situata! S’ka vend për panik, as për shprehje mediatike ‘Lezha nën ujë’, sepse 20% e qytetit e ka këtë problem, as për fërkim duarsh nga ‘madhështorë’ e kushdo tjetër, pasi i kemi dalë për zot kësaj pune ashtu siç duhet”, u shpreh Ndreu.

Në zonat rurale, sipas tij, “ka pasur problematikë në 10% të territorit në toka bujqësore në Pllanë, Spiten, Grash, Zojs, Torovicë, Blinisht, Gocaj”.

“Fluksi i pashembullt i reshjeve është përballuar me kompetencë nga punonjësit e bashkisë Lezhë, që kanë qenë kudo ku iu është kërkuar, në ndihmë të banorëve dhe në përmirësim të situatës”, tha Ndreu.

Sistemi i kanaleve kulluese prej 730 km të hapura në këto 6 vite, sipas kryebashkiakut Ndreu ka bërë që të amortizohen në maksimum pasojat.

“Sot as që bëhet fjalë për javë të tëra me prezencë uji. Puna jonë ka dhënë efektet e duhura. Gjithsesi nuk ka vend për t’u vetëkënaqur, por përgjegjësi për të vazhduar me vendosmëri në përmirësimin më tej të problematikave të evidentuara”, tha Ndreu.

Çdo banor i Lezhës, sipas tij, “duhet të jetë i sigurt se përtej helmit që e kanë gati disa detashmentë që s’kanë punë tjetër, ne gjithmonë e në çdo rast do jemi në shërbim të komunitetit. Asnjëherë më parë s’ka ndodhur një komunikim dhe bashkërendim i tillë, ku qytetari ka një derë ku qan hallet dhe gjen një përgjigje të shpejtë”.

/m.m/a.f/r.e/

The post Ndreu: Situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti i KLSH: Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social, mijëra nxënës jashtë mbështetjes

By: Ela
7 January 2026 at 12:40

Një auditim i fundit i Kontrolli i Lartë i Shtetit hedh dritë mbi gjendjen reale të shërbimit psiko-social në arsimin parauniversitar, duke evidentuar një kontrast të fortë mes rritjes së stafit dhe pabarazive të thella territoriale e strukturore në aksesin e nxënësve ndaj këtij shërbimi thelbësor. Sipas gjetjeve të auditimit, në vitin shkollor 2023–2024 numri […]

The post Raporti i KLSH: Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social, mijëra nxënës jashtë mbështetjes appeared first on BoldNews.al.

Bllokohet rruga Laç-Mamurras, banorët protestojnë për përmbytjet e përsëritura

By: Ela
7 January 2026 at 12:29

Banorët e fshatit Gjorm, në Bashkinë Kurbin, dolën në protestë për shkak të përmbytjeve të vazhdueshme dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrugë nga vërshimi i ujërave. Në shenjë indinjate ndaj mosveprimit të autoriteteve lokale dhe qendrore, ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale Laç-Mamurras, ku nuk munguan as përplasjet. Sipas banorëve, përmbytjet e përsëritura shkaktohen […]

The post Bllokohet rruga Laç-Mamurras, banorët protestojnë për përmbytjet e përsëritura appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e grupit kriminal në AKSHI, GJKKO nuk i kthen 8 celularët e sekuestruar drejtoreshës së Prodës

By: Ela
7 January 2026 at 12:06

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi […]

The post Pjesë e grupit kriminal në AKSHI, GJKKO nuk i kthen 8 celularët e sekuestruar drejtoreshës së Prodës appeared first on BoldNews.al.

Shembje në rrugën 260 mln euro të Ballukut, masivi i dherave bie mbi një automjet në Qukës-Qafë Plloçë

By: Ela
7 January 2026 at 11:48

Një tjetër situatë skandaloze ka ndodhur në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila ka kushtuar 260 mln euro dhe që u inaugurua disa muaj më parë nga ministrja Belinda Balluku, tashmë nën hetim nga SPAK për disa vepra penale. Pas rreth një muaji nga shembja e një masivi dherash në këtë aks, situata është përsëritur, duke […]

The post Shembje në rrugën 260 mln euro të Ballukut, masivi i dherave bie mbi një automjet në Qukës-Qafë Plloçë appeared first on BoldNews.al.

Banka Botërore: Tre drejtimet për ndërhyrje afatshkurtra në skemën e pensioneve

By: Ela
7 January 2026 at 11:39

Banka Botërore sugjeron se përmirësimi i skemës publike të pensioneve në afat të shkurtër mund të arrihet edhe pa një ristrukturim të plotë të sistemit, por përmes një sërë masash që adresojnë dobësitë aktuale të skemës kontributive. Të rritet presioni mbi pagesën e kontributeve Theksi kryesor i Bankës në dokumentin e fundit “Rritja e Qëndrueshmërisë […]

The post Banka Botërore: Tre drejtimet për ndërhyrje afatshkurtra në skemën e pensioneve appeared first on BoldNews.al.

Çmimi i arit bie. Tregtarët po monitorojnë marrëdhëniet SHBA-Venezuelë

7 January 2026 at 12:06

Çmimi i arit ra gjatë të mërkurës pasi investitorët nisën një trend shitje, për të përfituar nga çmimi më i lartë i metalit. Ndërkohë, edhe forcimi i dollarit rëndoi mbi gjendjen e tregut të metaleve të çmuar.

Ari në tregun e menjëhershëm (spot) ra me 1.1%, duke shkuar në 4.449 dollarë për onz.Të hënën e kaluar, ari kishte arritur nivelin rekord prej 4.549 dollarësh.

Dollari qëndroi pranë nivelit më të lartë të më shumë se dy javëve, duke i bërë aktivet e çmuara në dollarë më të shtrenjta për mbajtësit e valutave të tjera.

Investitorët presin të paktën dy ulje të normave të interesit nga Rezerva Federale (Fed) këtë vit. Guvernatori i Fed-it, Stephen Miran, mandati i të cilit përfundon në fund të këtij muaji, tha të martën se nevojiten ulje agresive të normave në SHBA për të mbajtur ekonominë në lëvizje.

Aktivet pa interes (si ari) priren të ecin mirë në mjedise me norma të ulëta interesi dhe gjatë periudhave të pasigurisë gjeopolitike ose ekonomike.

Në frontin gjeopolitik, Karakasi dhe Uashingtoni arritën një marrëveshje për të eksportuar deri në 2 miliardë dollarë naftë bruto venezueliane drejt SHBA-së, një lëvizje që do të devijonte furnizimet nga Kina pas rrëmbimit të ish-presidentit Nicolás Maduro nga SHBA.

Në tregjet e tjera, argjendi humbi 2.5% duke rënë në 79.27 dollarë për onz, poshtë nivelit rekord prej 83.62 dollarësh të arritur më 29 dhjetor. Platini ra me 6.2% në 2,291.24 dollarë për onz, duke u tërhequr nga niveli rekord prej 2,478.50 dollarësh i arritur të hënën e kaluar./Reuters

The post Çmimi i arit bie. Tregtarët po monitorojnë marrëdhëniet SHBA-Venezuelë appeared first on Gazeta Si.

Qeveria hedh në konsultim ligjin e ri për mbrojtjen e disenjove: S’ka më kopje të firmave të mëdha

7 January 2026 at 11:53

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacioni ka hedhur në konsultim një projektligj të ri, që njeh disenjot si krijime autentike dhe mbron pronësinë e tyre.

Për të fituar mbrojtje, një disenjo duhet të jetë e re dhe të ketë karakter individual, thotë ligji i ri.

Aty theksohet se e drejta e pronnësimit një krijim, në drejtorinë e Pronësisë Intelektuale, i përket atij që bën kërkesën, pavarësisht krijuesit.

Regjistrimi mund të refuzohet nga Drejtoria, në rast se përman detaje në kundërshtim me moralin, rendin publik apo emblema kombëtare të palejueshme. Po ashtu, projektligji ndalo disenjot që ngjajnë me disenjo të tjera të famshme, për të përfituar,

Projektligji forcon të drejtat e mbajtësve të disenjove, duke u dhënë atyre mundësinë të ndjekin rrugë gjyqësore, të paraqesin dhe sigurojnë prova, si dhe të kërkojnë masa të përkohshme, përfshirë nxjerrjen nga qarkullimi dhe konfiskimin e produkteve që dyshohet se shkelin të drejtat e disenjove të regjistruara.

Aktualisht, tregu në Shqipëri po ndeshet çdo ditë e më shumë me konflikte midis objekteve të pronësisë industriale të regjistruara më parë dhe që kanë një reputacion dhe emër të mirë në treg dhe përpjekjeve të personave të ndryshëm për të përdorur në mënyrë të paautorizuar këto objekte, me qëllim që të përfitojnë falë të cilësisë së mirë, reklamimit dhe promovimit të vazhdueshëm që mbajtësit e të drejtave bëjnë për to. Këto përpjekje negative përveçse dëmtojnë interesat ekonomike të operatorëve ekonomikë që kanë investuar në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, ato dëmtojnë dhe deformojnë gjithashtu tregun dhe interesat e konsumatorëve, argumenton Ministria.

The post Qeveria hedh në konsultim ligjin e ri për mbrojtjen e disenjove: S’ka më kopje të firmave të mëdha appeared first on Gazeta Si.

Rama i përgjigjet opozitës: Pse nuk më fajësojnë edhe për reshjet mbytëse në rajon

7 January 2026 at 10:18

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të opozitës lidhur me situatën e shkaktuar nga moti i keq në disa qarqe të vendit.

Kryeministri kujtoi se reshjet kanë shkaktuar përmbytje edhe në vende të tjera të rajonit si Itali, Greqi, Mal të Zi dhe Kroaci, por andej opozita nuk fajëson qeverinë.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf. S’e kuptojnë që aleanca me shiun të çon në fitore?!”, u shpreh Rama, në një reagim në rrjete sociale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh dje se “përmbytjet janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal”.

Prej dy ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive shiu, që ka shkaktuar probleme në disa qarqe. Aktualisht qarqet më të prekura janë ai i Gjirokastrës, Lezhës dhe Durrësit.

Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë apo qoftë edhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, por hiç, asnjë llaf, s’e… pic.twitter.com/sCleOghzIh

— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2026

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama i përgjigjet opozitës: Pse nuk më fajësojnë edhe për reshjet mbytëse në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama është trim!

By: Ela
7 January 2026 at 10:10

Nga Boldnews.al Prej gati një muaji rresht, kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nuk mundi të bënte as 200 veta në shkallët para kryeministrisë, në një protestë që është për tu vlerësuar më shumë për qëndresën personale. Në ditën e 28, kur protesta nuk kishtë asgjë të dhunshme, forca të shumta policore, që i […]

The post Rama është trim! appeared first on BoldNews.al.

Mbi 17 kg drogë, armë dhe municione, arrestohen babë e bir në Fier/ EMRAT

By: Ela
7 January 2026 at 09:50

Dy persona, babë e bir janë vënë në pranga nga policia në Fier. 34-vjeçari Adiol Hada është arrestuar pasi ai shiste lëndë narkotike në zonë si dhe posedonte armë. Ai u prangos në dalje të fshatit Suk. Më pas nga kontrollet në banesë dhe në lokalin në pronësi të të riut dhe babait të tij […]

The post Mbi 17 kg drogë, armë dhe municione, arrestohen babë e bir në Fier/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Durrësi nën ujë, fondet pa efekt: një dështim i gjatë që nuk mund të fshihet më

By: Ela
7 January 2026 at 09:36

Nga Boldnews.al Durrësi nuk përmbytet rastësisht dhe nuk përmbytet sepse “ra shumë shi”. Përmbytjet e përsëritura nuk janë më ngjarje natyrore, por shenjë e një dështimi institucional të zgjatur, i cili prej vitesh trajtohet si emergjencë momentale, ndërkohë që në thelb është pasojë e vendimeve të gabuara, investimeve pa efekt dhe mungesës së llogaridhënies. Nëse […]

The post Durrësi nën ujë, fondet pa efekt: një dështim i gjatë që nuk mund të fshihet më appeared first on BoldNews.al.

“Më ke tradhtuar”, Keijsi dhe Stelina përballë njëri-tjetrit: Në mendjen tënde…

By: Ela
7 January 2026 at 09:14

Keijsi dhe Stelina janë vënë përballë njëri-tjetrit këtë mbrëmje për të sqaruar situatën mes tyre. Ajo iu drejtua duke i thënë se e ka tradhtuar dhe kjo ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre, ndërsa Keijsi tha se kjo nuk ka ndodhur. “Jam tradhtuar”, tha Stelina. “Në mendjen tënde, sa kohë kam qenë me Stelinën […]

The post “Më ke tradhtuar”, Keijsi dhe Stelina përballë njëri-tjetrit: Në mendjen tënde… appeared first on BoldNews.al.

❌
❌