Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Autor i tre grabitjeve me armë në Fushë-Krujë, shpallet në kërkim 30-vjeçari (Emri)

By: armand
6 January 2026 at 10:31

Policia ka zbardhur tre grabitje të ndodhur një ditë më parë në Fushë Krujë nga një i ri, i cili është shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi Emiliano Nikolli 30 vjeç, banues në Mamurras. Gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, Emiliano Nikolli fillimisht ndaloi […]

The post Autor i tre grabitjeve me armë në Fushë-Krujë, shpallet në kërkim 30-vjeçari (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Plani i CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

By: armand
6 January 2026 at 10:15

Gazeta prestigjioze Wall Street Journal ka zbuluar detaje të reja mbi ndërhyrjen e SHBA-ve në Venezuelë. Sipas burimeve, ka qenë pikërisht CIA ajo që i sugjeroi Presidentit Donald Trump të lejonte Delcy Rodriguez, zëvendëspresidenten, të merrte drejtimin e vendit pas kapjes së Nicolas Maduros. Në një dokument konfidencial, CIA vlerësoi se për të ruajtur stabilitetin […]

The post Plani i CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin? appeared first on BoldNews.al.

Digjet transformatori në fshatin Mlizë të Elbasanit, dhjetëra familje pa energji

By: armand
6 January 2026 at 10:07

Një transformator është përfshirë nga flakët në fshatin Mlizë, në Rajonin e Elbasanit, duke lënë pa energji elektrike dhjetëra familje. Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për transformatorin e linjës Fidër 6, Nënstacioni Kombinati i Drurit, në kabinën Tahiraj-Mlizë. Nga burimet zyrtare bëhet me dije se të gjithë fidrat e tjerë në Rajonin e Elbasanit vijojnë […]

The post Digjet transformatori në fshatin Mlizë të Elbasanit, dhjetëra familje pa energji appeared first on BoldNews.al.

Rrugë të kthyera në lumenj, Berisha publikon pamjet: Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros?!

By: armand
6 January 2026 at 09:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga përmbytjet në Durrës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen rrugë tërësisht të mbuluara nga uji, automjete të bllokuara dhe qytetarë të detyruar të lëvizin në kushte të vështira. Duke iu referuar situatës, Berisha shkruan: “Durrësi […]

The post Rrugë të kthyera në lumenj, Berisha publikon pamjet: Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros?! appeared first on BoldNews.al.

Rrugët e qytetit të përmbytura, pezullohet mësimi në shkollat dhe universitetin e Durrësit

By: armand
6 January 2026 at 09:43

Pezullohet mësimi në insitucionet arsimore të Durrësit për shkak të situatës problematike që ka përfshirë qytetin ku janë përmbytur rrugët kryesore. Burime zyrtare nga ZVA Durrës, bëjnë me dije se janë njoftuar të gjitha shkollat publike e jopublike për moslëvizje deri në qetësimin e situatës. Reshjet intensive që kanë përfshirë Durrësin dhe mbarë vendin prej disa […]

The post Rrugët e qytetit të përmbytura, pezullohet mësimi në shkollat dhe universitetin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 5 January 2026Main stream

Panathinaikos në sulm për Juljan Shehun, Widzew Lodz i vendos çmimin

By: armand
5 January 2026 at 15:24

Juljan Shehu ishte surpriza e madhe e Sylvinho-s gjatë vitit 2025, një risi absolute, me mesfushorin që nga një zbulim u shndërrua në titullar fiks në Kombëtare. Jo vetëm me fanellën kuqezi, Shehu mbylli një vit fantastik me Widzew Lodz, një nga lojtarët më të spikatur në Poloni. Forma e shkëlqyer e Shehut nuk ka […]

The post Panathinaikos në sulm për Juljan Shehun, Widzew Lodz i vendos çmimin appeared first on BoldNews.al.

Lushnje/ Nusja rreh vjehrrën, më pas dhunohet nga bashkëshorti

By: armand
5 January 2026 at 15:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë. Nusja ka ushtruar dhunë mbi vjehrrën, ndërsa djali i saj i është kundërpërgjigjur dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ende nuk dihet arsyeja pse ka nisur konflikti, ndërsa policia ka nisur procedimin penal ndaj çiftit të bashkëshortëve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet […]

The post Lushnje/ Nusja rreh vjehrrën, më pas dhunohet nga bashkëshorti appeared first on BoldNews.al.

Zvicra ngrin pasuritë e Maduros pas arrestimit nga SHBA

By: armand
5 January 2026 at 14:40

Qeveria zvicerane njoftoi të hënën se ka vendosur të ngrijë çdo pasuri të mbajtur në Zvicër nga presidenti i arrestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, ose bashkëpunëtorët e tij, “me efekt të menjëhershëm”. Berna tha se vendimi u mor pasi Maduro u kap në Karakas në një operacion të befasishëm ushtarak amerikan dhe u dërgua në […]

The post Zvicra ngrin pasuritë e Maduros pas arrestimit nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

I kërkuar për plagosje të rëndë në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari (Emri)

By: armand
5 January 2026 at 14:28

Një 32-vjeçar është ekstraduar nga Greqia pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për plagosje. Bëhet fjalë për shtetasin Ardit Miha, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. Ai akuzohet për një ngjarje të ndodhur më 6 […]

The post I kërkuar për plagosje të rëndë në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari (Emri) appeared first on BoldNews.al.

“O shteti, o unë”/ Apeli i gjyshit të 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Duam drejtësi!

By: armand
5 January 2026 at 14:07

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Piskupat të Pogradecit më 30 dhjetor, pasi u zbulua abuzimi me një vajzë 12 vjeçare. Autori i dyshuar i abuzimit seksual është 67-vjeçari Rushan Selko, i cili është pas hekurave. E mitura pas kontrollit në spital, ku prindërit e kishin dërguar pas ndryshimeve fizike të saj, rezultoi se ishte […]

The post “O shteti, o unë”/ Apeli i gjyshit të 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Duam drejtësi! appeared first on BoldNews.al.

Trazirat në Iran, lideri suprem planifikon të arratiset në Moskë nëse protestat intensifikohen

By: armand
5 January 2026 at 14:00

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollahu iranian Ali Khamenei ka një plan rezervë për t’u larguar nga vendi në rast se forcat e tij të sigurisë nuk do të arrijnë t’i shtypin protestat e fundit që kanë përfshirë vendin. Duke cituar një raport të shërbimeve sekrete, The Times shkruan se Khamenei, 86 vjeç, planifikon të largohet […]

The post Trazirat në Iran, lideri suprem planifikon të arratiset në Moskë nëse protestat intensifikohen appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Metën

By: armand
5 January 2026 at 13:44

GJKKO ka refuzuar këtë të hënë kërkesën e kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest me burg. Ish-presidenti Meta do vazhdojë të qëndrojë në qeli, ndërsa e ka konsideruar arrestimin e tij një proces me sfond politik. Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Prokuroria e Posaçme përfundoi […]

The post Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Metën appeared first on BoldNews.al.

Shiu i lë vendin borës, në mesjavë ulen ndjeshën temperaturat

By: armand
5 January 2026 at 13:38

Reshje shiu parashikohen në veri dhe jug të vendit deri në mes të javës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave më intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata   ato pritet të jenë në kater qarqe. “Problematik do të mbetet qarku i Shkodrës ku reshjet pritet të jenë shumë intensive  përgjatë këtyre dy ditëve, ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë […]

The post Shiu i lë vendin borës, në mesjavë ulen ndjeshën temperaturat appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria Bëhet” proteston sërish para Kryeministrisë, Policia u merr karriget me forcë

By: armand
5 January 2026 at 11:55

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka nisur sërish protestën para Kryeministrisë ditën e sotme. Teksa aktivistët dhe qytetarët po protestonin, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nuk ka lejuar protestën. Teksa ndodheshin të ulur në karrige, Policia u ka marrë karriget me dhunë protestuesve. Çfarë ndodhi ditën e djeshme?  Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua […]

The post “Shqipëria Bëhet” proteston sërish para Kryeministrisë, Policia u merr karriget me forcë appeared first on BoldNews.al.

Gjirokastër/ Rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike

By: armand
5 January 2026 at 11:30

Këtë të hënë moti i keq ka përfshirë disa zona të vendit. Në qarkun e Gjirokastrës kanë vazhduar reshjet e shiut me intervale, të shoqëruara me erëra të forta. Sipas raportimeve, në bashkinë Tepelenë në orët e para të mengjesit janë shfaqur problematika në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e “Zezë” për […]

The post Gjirokastër/ Rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike appeared first on BoldNews.al.

Ruben Amorim shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchester United

By: armand
5 January 2026 at 11:23

Ruben Amorim është larguar nga posti i trajnerit të Manchester United. Ruben u emërua në nëntor të vitit 2024 dhe e udhëhoqi ekipin drejt finales së UEFA Europa League në Bilbao në maj. Me Manchester Unitedin që renditet në vendin e gjashtë në Premier League, udhëheqja e klubit ka marrë me ngurrim vendimin se është […]

The post Ruben Amorim shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchester United appeared first on BoldNews.al.

Tjetër aksident përgjak rrugët e vendit, ndërron jetë 46-vjeçarja në Elbasan

By: armand
5 January 2026 at 11:16

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në Bradashesh të Elbasanit. Shtetasi e iniciale A.H., dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital. “Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. […]

The post Tjetër aksident përgjak rrugët e vendit, ndërron jetë 46-vjeçarja në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

“Nuk jam narkos”, presidenti i Kolumbisë reagon pas akuzave të Trump: Kam vetëm një shtëpi!

By: armand
5 January 2026 at 10:57

Presidenti i Kolumbisë, Gustoavo Petro, mbrojti rezultatet e qeverisë së tij në luftën kundër drogës, pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump se do të ndërmerrte veprime ushtarake edhe ndaj tij. Trump tha të dielën se Kolumbia drejtohej nga një njeri i sëmurë të cilit i pëlqen të prodhojë drogë dhe ta shesë në SHBA, por […]

The post “Nuk jam narkos”, presidenti i Kolumbisë reagon pas akuzave të Trump: Kam vetëm një shtëpi! appeared first on BoldNews.al.

Berisha pas daljes nga SPAK: Krimet e Altin Troplinit nuk do mbeten pa u ndëshkuar!

By: armand
5 January 2026 at 10:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së detyrimit të paraqitje për çështjen “Partizani”. Në dalje nga SPAK, Berisha ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj Altin Dumanit, të cilin e cilësoi si “armik të pluralizmit politik” dhe “avokat të McGonigalit”. Berisha u shpreh se krimet e […]

The post Berisha pas daljes nga SPAK: Krimet e Altin Troplinit nuk do mbeten pa u ndëshkuar! appeared first on BoldNews.al.

Protesta/ Policia e Ramës arreston 4 mbështetës të “Shqipëria Bëhet”, nis hetim për Lapajn

By: armand
5 January 2026 at 10:12

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’, të cilët protestuan para Kryeministrisë, ndërsa akuzohen se janë konfliktuar me efektivët. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Adriatik Lapaj është proceduar penalisht, ndërkohë që ai ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dëmtime në kokë pas rrëzimit të një bombole gazi. […]

The post Protesta/ Policia e Ramës arreston 4 mbështetës të “Shqipëria Bëhet”, nis hetim për Lapajn appeared first on BoldNews.al.

❌
❌