Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfitoi 30 milionë euro duke krijuar kompani fiktive, sekuestrohen pasuritë e shtetasit spanjoll

16 January 2026 at 10:53

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me kërkesë të prokurorisë së Tiranës sekuestroi pasuritë e një shtetasi spanjoll A.C në Shqipëri.

Gjykata sekuestroi shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të të dyshuara se janë produkt i veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas prokurorisë, nga hetimet rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja e tij, shtetasja M.M., rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë euro.

“Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërm, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingwort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajtshme, shërbime agjenci turistike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut”, njoftoi prokuroria.

Nga verifikimet e kryera sipas prokurorisë “ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale””.

“Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij”, njoftoi prokuroria.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuritë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë: Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;  Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;  Shoqëria ‘Wortend’; Shoqëria ‘Wingwort’;  Shoqëria ‘Wortnova’;  Automjeti, Toyota, Land Cruiser; Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare”, njoftoi prokuroria e Tiranës.

/m.q/j.p/

The post Përfitoi 30 milionë euro duke krijuar kompani fiktive, sekuestrohen pasuritë e shtetasit spanjoll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrohen mbi 26 kilogramë të bimëve narkotike në Sarandë, arrestohet një i dyshuar

12 January 2026 at 11:06


Policia e Shtetit ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një apartament në Sarandë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë veprimeve, u sekuestruan 260 bimë narkotike dhe 26.6 kilogramë kanabis, si dhe pajisje të ndryshme për kultivimin e tyre.

Tutje në njoftim thuhet se në lidhje me këtë ngjarje, është arrestuar shtetasi E.P., 30 vjeç, i cili u kap duke kujdesur për bimët në apartament.

“Një tjetër person, shtetasi M.Q., 26 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë aktivitet. Gjithashtu, katër punonjës të OSHEE-së në Sarandë po hetohen për shpërdorim detyre. Ata janë shtetasit H.A., 54 vjeç, H.C., 34 vjeç, E.P., 47 vjeç dhe F.H., 32 vjeç”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit thuhet se policia bën me dije se apartamenti ishte përshtatur për rritjen, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, ndërsa pajisjet elektrike që përdoren për kultivim furnizoheshin në mënyrë të paligjshme.

“Përveç bimëve dhe kanabisit, janë sekuestruar 70 llamba me reflektorë, pajisje elektrike, një automjet, tre telefona celularë dhe materiale të tjera që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm. Nga pamjet shihen efektivët e policisë të cilët fillimisht trokasin dhe më pas hyjnë në banesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike”, thuhet në postim. /Telegrafi/


SHBA-të konfirmojnë sekuestrimin e anijes së dytë - ndërsa synojnë 'flotën në hije'

7 January 2026 at 15:51


Ndërsa ka shumë zhurmë rreth sekuestrimit të cisternës së naftës Marinera në Atlantik, duke pasur parasysh lidhjet e saj me Rusinë, Komanda Jugore e SHBA-së ka konfirmuar se një anije tjetër u sekuestrua gjithashtu në "veprim para agimit" më herët sot.

Këtë herë, anija u mor në Karaibe, transmeton Telegrafi.

Deklarata e Komandës Jugore të SHBA-së tha: "Departamenti i Luftës, në koordinim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, kapi një cisternë motorike pa shtetësi, të sanksionuar nga flota e errët, pa incidente”.

"Anija e ndaluar, M/T Sophia, po operonte në ujëra ndërkombëtare dhe kryente aktivitete të paligjshme në Detin e Karaibeve”, u tha ndër tjera.

"Roja Bregdetare e SHBA-së po shoqëron M/T Sophia në SHBA për asgjësimin përfundimtar. Përmes Operacionit Shtiza Jugore, Departamenti i Luftës është i palëkundur në misionin e tij për të shtypur aktivitetin e paligjshëm në Hemisferën Perëndimore. Ne do ta mbrojmë atdheun tonë dhe do të rivendosim sigurinë dhe forcën në të gjithë Amerikën", u tha për fund. /Telegrafi/

Sekuestrohen mjete piroteknike në Sarandë, procedohen penalisht dy shtetas

28 December 2025 at 12:36

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Policia e Sarandës, në vijim të kontrolleve për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, sekuestroi 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht dy pronarët e subjekteve tregtare.

Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, u konstatuan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/m.m/r.e/

The post Sekuestrohen mjete piroteknike në Sarandë, procedohen penalisht dy shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndalohen rreth 3 mijë kg patatet në Hodonoc të Kamenicës, shtetasi i Serbisë shoqërohet në stacion policor

28 December 2025 at 11:36


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një kombi me targa të Serbisë me vozitës shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 120 thasë me patate, me peshë rreth 3000 kg.

Rasti ka ndodhur në Hodonoc të Kamenicës, të shtunën në ora 21:10.

“Njësia policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një kombi me targa të Serbisë me vozitës mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 120 thasë me patate me peshë rreth 3000 kg”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

ITALI – Sekuestrohen 435 kilogramë kokainë me vlerë 70 milionë euro

24 December 2025 at 12:59

ROMË, 24 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Policia kufitare italiane, GDF njoftoi sot sekuestrimin  e një sasie prej më shumë se 435 kilogramëve kokainë shumë të pastër, me vlerë në tregun e zi prej mbi 70 milionë eurosh, në portin e Gioia Tauros, në jug të vendit.

Sipas një komunikate të GDF-së, droga, e zbuluar në këtë port të Kalabrisë, ishte fshehur brenda një ngarkese prej rreth 1 000 qese kikirikash që vinte nga Amerika Latine dhe ishte destinuar për Evropën Lindore.

”Ky operacion cilësohet si  goditje e  rëndë për të ardhurat e organizatës kriminale të trafikut të drogës”, u shpreh policia.

Ajo shtoi se gjatë këtij viti janë sekuestruar në Gioia Tauro mbi 5,0 tonë drogë, me një vlerë totale rreth 650 milionë euro./   /Ad.Ab./  a.jor.

The post ITALI – Sekuestrohen 435 kilogramë kokainë me vlerë 70 milionë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrohen mbi 130 mijë euro në një veturë në Çagllavicë, intervistohen të dyshuarit

5 December 2025 at 09:28


Njësiti policor gjatë kontrollimit të një veturë ka gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 138,850 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:23, në Çagllavicë.

Tutje thuhet se lidhur me rastin në stacion policor janë sjellë dy të dyshuarit, njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar.

“Njësiti policor gjatë kontrollimit të automjetit me targa vendore ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parashë prej 138,850 € (njëqind e tridhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë euro). Lidhur me rasti në stacion policor janë sjell dy të dyshuarit meshkuj njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Vlorë, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri të një personi nën hetim

4 December 2025 at 10:47

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Vlorës sekuestroi 4 milionë euro pasuri të shtetasit P.C dhe të familjarëve të tij, i cili është nën hetim për dy vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas prokurorisë, hetimet e zhvilluara të vitit 2023, çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan 7 pasuri të llojit “Njësi”, 1 truall, 1 bodrum, 2 apartamente dhe 1 ndërtesë.

/m.q/j.p/

The post Vlorë, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri të një personi nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrimi i 120 kg drogë që vinte nga Shqipëria, dalin pamje - Dogana e Kosovës jep detaje

21 November 2025 at 13:28


Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndalur një autobus në Autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa pasagjerë. Mjeti është shoqëruar për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë kontrollit, ku janë përdorur pajisjet profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së SHBA-së, përfshirë skanerin e dhuruar së fundmi, si dhe qentë nuhatës të dhuruar nga organizata gjermane GIZ - është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis.

"Ky zbulim përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme në përpjekjet e Doganës së Kosovës për të mbrojtur shoqërinë dhe për të parandaluar trafikun e substancave të ndaluara. Ai vjen vetëm pak javë pas një rasti tjetër të përmasave të ngjashme, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë", thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se rasti i sotëm i është dorëzuar njësive Antidrogë të Policisë së Kosovës për procedura dhe veprime të mëtejshme penale.

"Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, duke rritur bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu, shpreh mirënjohjen e saj të thellë për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme ndër vite, përmes donacioneve, trajnimeve dhe asistencës teknike". /Telegrafi/


Ku ishin fshehur pakot me drogë brenda në autobus?

21 November 2025 at 12:25


Sasi e madhe e lëndëve narkotike është kapur e sekuestruar sot në një autobus nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Sipas pamjeve të publikuar nga Sistemi Prokurorial kjo sasi e madhe e pakove të mbushura me drogë ishte fshehur në disa qoshe sekrete të autobusit.

Për më shumë shikoni pamjet:









Paratë e sekuestruara zhduken brenda prokurorisë, qytetari nga Kukësi: Shteti më vodhi

By: Brisi
12 November 2025 at 20:44

Një histori absurde ka dalë në dritë nga qyteti i Kukësit, ku një qytetar pretendon se prokuroria i ka humbur paratë e sekuestruara gjatë një hetimi penal. Bëhet fjalë për Hysni Hanin, i cili u arrestua në flagrancë në Fushë-Krujë, pasi akuzohej se do të blinte një armë për ta shitur më pas. Pas përfundimit […]

The post Paratë e sekuestruara zhduken brenda prokurorisë, qytetari nga Kukësi: Shteti më vodhi appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre në Fier

5 November 2025 at 17:38

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Prokuroria e Fierit sekuestroi pasuritë e tre personave si dhe kompanive të tyre në Fier, pasi dyshohet se krijuan shoqëri udhëtimi për transport të parave të fituara nga aktiviteti kriminal në Itali.

Prokuroria e Fierit njoftoi sot se sekuestroi pasuritë e shtetasve A.H. K.H., dhe M.H., si dhe shoqëritë në posedim të tyre të cilat dyshohet se përdoreshin si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.

Sipas prokurorisë hetimet mbi procedimin të vitit 2025, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nisën pas dyshimeve se shtetasit, A. H, A. H, nëpërmjet familjarëve dhe shoqërive tregtare në posedim të tyre, ishin përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale.

“Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi A. H, në datë 24.05.2016, është arrestuar, pasi gjykata e apelit Milano/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. “Mbajtja e paligjshme e drogës” në bashkëpunim parashikuar nga legjislacioni Italian. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vendimin e datës 26.05.2016, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, në funksion të ekstradimit të këtij shtetasi të proceduar në Itali, në kuadër të një grupi krimal i cili, paratë e fituara nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve i dërgonin në Shqipëri nëpërmjet linjave të autobuzëve për udhëtarë. Nga shqyrtimi i Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, rezulton se, shtetasi A.H, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane, për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale drogë””, njoftoi prokuroria.

Prokuroria nënvizoi më tej se “sipas të dhënave paraprake ende në verifikim hetimet e autoriteteve italiane tregojnë se, grupi kriminal i drejtuar nga shtetas shqiptarë, pjesë e së cilës ishte dhe A. H, ka dërguar në Shqipëri miliona euro të fituara në trafik droge, në periudha të ndryshme kohore. Këto para, dyshohet transportohen përmes linjave të autobusit Itali-Shqipëri apo nëpërmjet shoferëve të kamionëve të transportit ndërkombëtar.

“Në datë 13.06.2024, është kapur në flagrancë shtetasi J. Xh, i punësuar si shofer në subjektin “A. Travel”, i cili bënte linjën Fier – Siçili, që posedonte vlera monetare të cilat dyshohet se i ka sjellë nga Italia. Po kështu, në të njëjtën datë është kapur shtetasi A. L, i punësuar si shofer në shoqërinë A. Travel”, teksa sillte nga Italia vlerën 89.390 Euro. Shtetasi A. L, ka deklaruar se punon si shofer autobuzi në kompaninë “A. Travel” që prej 5 vitesh dhe bën linjën Shqipëri-Itali. Vlerën monetare të gjetur deklaron se ia ka dhënë një shtetas Italian në stacionin e Katanias për ta transportuar në Shqipëri kundrejt një pagese të caktuar që është një përqind e shumës”, njoftoi prokuroria.

Nga verifikimet e deritanishme, sipas prokurorisë “rezulton se në pronësi të shtetasëve A.H, A.H, A.H, M.H dhe K.H, rezultojnë në pronësi krahas pasurive të paluajtshme dhe shoqëri tregëtare të organizuar në formën e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Nga administrimi i kësaj prove, rezuloi se shtetasi A.H, ka dhënë në formë huaje tek shoqëria “A” sh.p.k vlera të konsiderueshme që nuk dokumentojnë origjinën e kësaj shumë”.

Prokuroria kërkoi vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme dhe e shoqëritë tregtare në zotërim të subjekteve si më poshtë:

Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të H, M. H;

  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 135.60 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
  • Pasuria pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 127 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 59 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
  • Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe 17.10 m2, me vendodhje Rr “Dritan Hoxha”, Tiranë;
  • Pasuria pasuri e llojit njësi me sipërfaqe 31 m2, me vendodhje Rr “Gjergj Arianiti”, Vlorë;

Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A.” Shpk.,

1)Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3949 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;

 Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” shpk.,

  • Pasuria llojit tokë arë me sipërfaqe 1971 m 2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
  • Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3926 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier
  • Pasuria tokë arë me sipërfaqe 2942 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
  • Pasuria e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3931 m2, në Sheq i Madh-Fier;

Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të K. H, si më poshtë:

  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 55 m2, Bashkia Fier;
  • Pasuri me sipërfaqe 137 m2, e llojit apartament Bashkia Fier;

Sekuestrimin e kuotave të shoqërive tregëtare në zotërim të individëve objekt verifikimi:

  • Sekuestrimin e kuatoave të shoqërisë “A” sh.p.k;
  • Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Travel” sh.p.k;
  • Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Bus” sh.p.k;
  • Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A I”, sh.p.k;
  • Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “M Trans” sh.p.k.,

Prokuroria njoftoi se është duke verifikuar mbi pasuri të tjera të subjekteve të dyshuara dhe lidhjet e tyre me persona të tretë, të cilat po nënshtrohen verifikimeve.

Rezulton se vlerat monetare të cilat ka dyshime se janë injektuar në shoqëritë tregtare dhe pasuritë në zotërim të personave objekt verifikimi është disa milionë euro.

Ndërkohë që sipas raportit të ekspertit kontabël kanë rezultuar në një bilanc negativ për individët dhe shoqëritë tregtare.

/m.q/a.f/

The post Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia godet rrjetin e falsifikimit të pronave shtetërore

2 November 2025 at 14:53


Policia e Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka zbuluar dhe dokumentuar një rrjet të dyshuar kriminal që merrej me falsifikimin e dokumenteve të pronave shtetërore, të cilat më pas shiteshin për përfitime financiare milionëshe.

Sipas Policisë, veprimtaria kriminale lidhej me falsifikimin e dokumenteve të përdorura në procedura për bartje dhe legalizim të pronave nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke ndryshuar pronësinë dhe tjetërsuar pronat shtetërore në pronësi private.

“Në zbatim të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, më datë 1 nëntor 2025, në dy rajone të vendit, policia ka realizuar kontrolle në një shtëpi, tri banesa dhe dy garazhe që dyshohej se ishin nën mbikëqyrje të të dyshuarit,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dokumente që lidhen me rastin, pajisje për falsifikim, si pesë makina shkrimi të vjetra dhe një pajisje “Paper Trimmer”, si dhe një revole e tipit Zaragio me 103 fishekë, një iPhone 17 Pro, një orë dore Rolex dhe një zinxhir dore Rolex.

Bazuar në provat e siguruara, ndaj të dyshuarit ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale: falsifikim i dokumenteve, legalizim i përmbajtjes së rreme, mashtrim dhe mbajtje pa autorizim e armëve.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve ekonomike, korrupsionit dhe çdo forme të keqpërdorimit të pronës publike, duke garantuar ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftimin zyrtar. /Telegrafi/





Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohen rreth tre mijë mallra të kontrabanduara në kufi

By: D Marku
29 October 2025 at 12:43

Në pikat kufitare Bllacë, Tabanoc, Bogorodicë dhe Novosellë, punonjësit doganorë dhe ekipet mobile sekuestruan pothuajse tre mijë copa mallra, përfshirë pije alkoolike, cigare elektronike, rroba me markat e mbrojtura tregtare dhe autopjesë të gjetura në automjete, autobusë dhe kamionë. Kundër autorëve po ndiqen procedura të veçanta.

Në pikën kufitare Bllacë, u sekuestruan më shumë se 700 copë mallra të ndryshme, duke përfshirë lodra, parfume, kozmetikë dhe mobilje.

“Gjithsej 600 copë mallra të ndryshme, kryesisht lodra, u gjetën në hapësirat e fabrikuara të një furgoni të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë. Në një rast tjetër, gjithsej 143 copë parfume dhe kozmetikë u gjetën nën dyshemetë e sediljeve të pasme, si dhe në bagazhin e një makine të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë. “Në një automjet mallrash, i cili ishte deklaruar i zbrazët për hyrje në vend, oficerët doganorë zbuluan tre pjesë të mobiljeve”, thuhet në kumtesë.

Oficerët doganorë në pikën kufitare Tabanovc gjatë ditëve të fundit, në tre raste të veçanta, sekuestruan 26 shishe pije alkoolike, mbi 200 copë cigare elektronike dhe një pajisje për vetë-diagnostifikim.

Përveç kësaj, një ekip mobil i Drejtorisë zbuloi një përpjekje për të kontrabanduar tetë komplete pompa ajri dhe uji me panele diellore, të destinuara për shatërvanë dhe akuariume. Në rastin e parë, në një makinë me targa gjermane, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, u gjetën 26 shishe pije alkoolike me një vlerë të parashikuar prej afërsisht 30 mijë denarësh. Personi nuk e deklaroi mallin me qëllim që të shmangte pagesën e detyrimeve doganore në vlerë prej afërsisht shtatë mijë denarësh.

Në rastin e dytë, inspektorët doganorë gjetën 209 copë cigare elektronike në dy çanta të një pasagjeri që udhëtonte me autobus në linjën Bruksel – Shkup. Rasti i tretë ka të bëjë me një pajisje për vetë-diagnostifikim, të zbuluar në një makinë me targa të përkohshme gjermane, të drejtuar nga një shtetas maqedonas. Në një rast të veçantë, Shërbimi i Skanerëve Mobilë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues, zbuloi tetë komplete pompa uji dhe ajri me panele diellore.

The post Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohen rreth tre mijë mallra të kontrabanduara në kufi appeared first on Albeu.com.

Bitcoin me vlerë 14 miliardë dollarë sekuestrohen në operacionin SHBA-Britani e Madhe kundër mashtruesve të dyshuar

15 October 2025 at 14:34


Qeveria amerikane ka sekuestruar më shumë se 14 miliardë dollarë në bitcoin, dhe ka akuzuar themeluesin e një perandorie biznesi kamboxhiane, Prince Group, për organizimin e dyshuar të një mashtrimi masiv me kriptomonedha, i cili përfshinte kampe pune të detyruar.

Shtetasi britanik dhe kamboxhian Chen Zhi u akuzua të martën në Nju Jork për përfshirje të dyshuar në një skemë komploti mashtrimi me telegrame dhe pastrimi parash, transmeton Telegrafi.

Bizneset e Chen u sanksionuan gjithashtu nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar si pjesë e një operacioni të përbashkët. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se ka ngrirë asetet në pronësi të rrjetit të tij, duke përfshirë 19 prona në Londër - njëra prej të cilave vlen gati 113 milionë dollarë.

Prokurorët amerikanë thanë se ishte një nga sulmet më të mëdha financiare në histori dhe sekuestrimi më i madh ndonjëherë i bitcoin, me afërsisht 127,271 bitcoin që mbahen nga qeveria amerikane.

Chen, i cili mbetet i lirë, akuzohet se është truri pas një "perandorie të përhapur të mashtrimit kibernetik" që vepron nën kompaninë e tij shumëkombëshe, Prince Group, tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së (DOJ).

Ueb-faqja e grupit me seli në Kamboxhia thotë se bizneset e tij përfshijnë zhvillimin e pronave, si dhe shërbimet financiare dhe të konsumatorit. Por Departamenti i Drejtësisë pretendon se ai drejton një nga organizatat më të mëdha kriminale transnacionale në Azi.

Viktimat e pavetëdijshme u kontaktuan në internet dhe u bindën të transferonin kriptomonedha, bazuar në premtime të rreme se fondet do të investoheshin dhe do të gjeneronin fitime, tha Departamenti i Drejtësisë.

Prokurorët pretenduan se kompania, nën drejtimin e Chen, ndërtoi dhe operoi të paktën dhjetë komplekse mashtruese në të gjithë Kamboxhian, sipas dokumenteve të gjykatës të para nga BBC.

Chen u akuzua për menaxhimin e komplekseve që ishin projektuar posaçërisht për të arritur sa më shumë viktima të ishte e mundur, thanë prokurorët.

Bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë siguruar miliona numra telefoni celularë dhe kanë ngritur "ferma telefonike" për të kryer mashtrime në qendrat e thirrjeve, sipas dokumenteve të gjykatës, të datës 8 tetor.

Dy nga këto objekte kishin 1,250 telefona celularë që kontrollonin rreth 76,000 llogari në mediat sociale për mashtrime, thanë dokumentet. /Telegrafi/

ROMË – Sekuestrohen në Itali 21 vepra të rreme të Salvador Dalí

1 October 2025 at 17:32

ROMË, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Policia italiane ka sekuestruar 21 vepra arti të dyshuara si falsifikime, që i atribuoheshin artistit surrealist Salvador Dalí, nga një ekspozitë, njoftuan sot forcat e karabinierisë.

Veprat ishin ekspozuar vetëm prej disa ditësh në ekspozitën “Dalí – Between Art and Myth” në qytetin verior italian të Parmës, sipas autoriteteve.

Në deklaratën zyrtare thuhet se objektet e sekuestruara përfshijnë tapiceri, vizatime, grafika dhe vepra të tjera arti.

Të njëjtat punime ishin ekspozuar më parë në një muze në Romë me të njëjtin titull. ”Fondacioni Gala-Salvador Dalí”, i cili menaxhon dhe mbron të drejtat e autorit të artistit në mbarë botën, kishte shprehur dyshime për autenticitetin e tyre.

Prokuroria e Romës urdhëroi sekuestrimin e veprave pas një hetimi.

Dalí, i lindur në vitin 1904 në Figueres të Spanjës, vdiq në vitin 1989 në moshën 84-vjeç.

Ai ishte i njohur botërisht për pikturat e tij surrealiste, por edhe për skulpturat, filmat dhe format e tjera të artit. /Ad.Ab./

The post ROMË – Sekuestrohen në Itali 21 vepra të rreme të Salvador Dalí appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ky është pronari i “Lamborghini Urus” me të shkuar kriminale (FOTO+EMRI)

By: V K
1 October 2025 at 12:23

Një mjet luksoz, ‘Lamborghini Urus’, është sekuestruar nga Policia e Tiranës. Automjeti, me ngjyrë portokalli dhe vlerë rreth 160 mijë euro, dyshohet se ka ardhur nga të ardhura të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Pronari i mjetit, Sahit Shpataj, 34-vjeç, i cili jeton kryesisht në Amerikën Latine, ishte duke qarkulluar në aksin rrugor “Sauk-TEG” kur policia e ndaloi për t’i komunikuar vendimin e sekuestros.

Sipas policisë, mjeti ishte regjistruar në emër të një kompanie private ndërtimi, në pronësi të Ervin Dullës, për të justifikuar origjinën dhe vlerën e tij.

34-vjeçari nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Në vitin 2014, Shpataj u arrestua pasi prezantohej si punonjës policie dhe ndalonte automjetet në rrugë, kryesisht në Kthesën e Kamzës, Tiranë.

Ai i kërkonte drejtuesve dokumentet dhe më pas, nën kërcënimin e armës, merrte para dhe sende të tjera personale. Në atë kohë, 23-vjeçari mbante uniformë policie gjatë veprimeve.

 

The post Ky është pronari i “Lamborghini Urus” me të shkuar kriminale (FOTO+EMRI) appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ky është pronari i ‘Lamborghini Urus’ me të shkuar kriminale

By: Elva
1 October 2025 at 11:13

Një mjet luksoz, ‘Lamborghini Urus’, është sekuestruar nga Policia e Tiranës.  Automjeti, me ngjyrë portokalli dhe vlerë rreth 160 mijë euro, dyshohet se ka ardhur nga të ardhura të përfituara nga veprimtaria kriminale. Pronari i mjetit, Sahit Shpataj, 34 vjeç, i cili jeton kryesisht në Amerikën Latine, ishte duke qarkulluar në aksin rrugor “Sauk-TEG” kur […]

The post FOTO/ Ky është pronari i ‘Lamborghini Urus’ me të shkuar kriminale appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria i sekuestroi vilë luksoze, dyqane, parkime dhe makina/ Zbulohet pasuria marramendëse e noteres 35-vjeçare në Tiranë

By: V K
29 September 2025 at 12:40

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar pasuri me vlerë maramendëse të një noterje në Tiranë. Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Sanja Telhallari.

Telhallarit i është bllokuar vilë, apartamente, dyqane dhe poste parkimi dhe makina.

Ndërkohë, që dyshohet se të ardhurat janë vënë nga aktivitete të krimit.

Ka qenë prokurori i çështjes Ndini Tavani, ai që ka bërë sekuestron e pasurive që kapin shifrën e 3 milionë eurove.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, noterja ka ekspozuar jetën e saj luksoze.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e noteres S.T. Prona, dyqane, poste parkimi, vilë e makina të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e aktivitetit të saj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases S.T. me profesion notere si dhe të familjarëve të saj.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë periudhës 2013–2024, shtetasja S.T. ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në kompleksin “Rolling Hills”. Në total janë evidentuar 13 pasuri të paluajtshme, me vlera të larta monetare si dhe llogari të shumta bankare.

Kjo shtetase ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere.

Nga verifikimet, u konstatua një mospërputhje e dukshme midis të ardhurave të ligjshme të deklaruara dhe shpenzimeve të kryera për këto investime. Dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, shtetasi K.P., i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.

Vendosja e masës së sekuestros preventive synon të garantojë ruajtjen e pasurive gjatë hetimit penal dhe të parandalojë transferimin apo përdorimin e tyre për fshehjen e origjinës së paligjshme.

Prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e plotë të burimeve financiare dhe të pasurive të dyshuara.

The post Prokuroria i sekuestroi vilë luksoze, dyqane, parkime dhe makina/ Zbulohet pasuria marramendëse e noteres 35-vjeçare në Tiranë appeared first on Albeu.com.

❌
❌