Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksidentohet për vdekje i moshuari në Lushnje – EMRI

By: Brisi
7 January 2026 at 11:43

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të mërkurë  në Lushnje. Një 70-vjeçar i identifikuar si Bujar Dingozi, ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin e më pas është përplasur në tokë. Si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë. Sipas të afërmeve të viktimës 70 vjeçari vuante nga zemra, çka dyshohet për […]

The post Aksidentohet për vdekje i moshuari në Lushnje – EMRI appeared first on BoldNews.al.

Humbi kontrollin e motoçikletës dhe u rrëzua, ndërron jetë i moshuari në Lushnje

7 January 2026 at 12:03

LUSHNJE- Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Kurtinë në Hysgjokaj.

70-vjeçari Barjam Dingozi ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë dhe pasi është rrëzuar ka humbur jetën.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor i moshuari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën si pasojë e lagështisë në rrugë.

Aksident me vdekje në Lushnje (EMRI)

By: V K
7 January 2026 at 12:19

Këtë të mërkurë, një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari është regjistruar në Lushnje.

I moshuari është identifikuar si Bujar Dingozi. Sipas informacionet paraprake, ai ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin, e më pas është përplasur në tokë.

Si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.

Sipas të afërmeve të viktimës, 70-vjeçari vuante nga zemra, ç`ka dyshohet për një atak të mundshëm

The post Aksident me vdekje në Lushnje (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lushnje, plagosen dy persona

By: redi
6 January 2026 at 15:23

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes. Në ngjarje janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital dy…

Source

Aksident në Lushnje, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital

By: V K
6 January 2026 at 15:28

Ditën e sotme, një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave, është regjistruar në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes.

Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në përplasje.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në zonë, i cili u rëndua për disa minuta pas përplasjes.

The post Aksident në Lushnje, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të

By: D Marku
31 December 2025 at 14:47

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin D. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier arrestuan shtetasin C. A., 19 vjeç, banues në Greqi, pasi drejtonte automjetin, me leje drejtimi të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-Gj. D., 49 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij dhe i ka dëmtuar automjetin;
-I. M., 52 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 23 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 21 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në fshatin Strumë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi A. C..
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin P. T., 29 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur një 55-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post I riu përndiqte 55-vjeçaren në Fier, policia nis kërkimet për të appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në unazën e qytetit të Lushnjës

By: Fax Web
26 December 2025 at 10:34

Aksident i rëndë është regjistruar në unazën e qytetit të Lushnjës. Një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Unaza e qytetit të Lushnjës vijon të mbetet një zonë problematike për aksidente rrugore, për shkak të numrit të madh të bizneseve të ndërtuara përgjatë saj.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, motoçikleta përplaset me makinën, 30-vjeçari në gjendje kritike (EMRI)

By: V K
26 December 2025 at 10:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet që po dilte nga një biznes.

Përplasja ishte shumë e fortë, dhe Marjus Doksani, rreth të 30-ave, u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia e qarkullimit rrugor dhe patrullat e tjera ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Unaza e qytetit të Lushnjes njihet për incidentet e shpeshta, pasi përgjatë saj ndodhen shumë biznese dhe lëvizja e mjeteve është intensive.

 

The post VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, motoçikleta përplaset me makinën, 30-vjeçari në gjendje kritike (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Lushnje/ Makinat “fërkohen” me njëra-tjetrën gjatë parakalimit, njëra përfundon mes barrierave ndarëse

By: armand
21 December 2025 at 19:20

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në autostradën Lushnje-Fier. Dy automjete janë “fërkuar” në tentativë parakalimi në afërsi të vendit të quajtur Pushimi i Shoferit. Për këtë shkak, një fuoristradë Volvo ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes. Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit […]

The post Lushnje/ Makinat “fërkohen” me njëra-tjetrën gjatë parakalimit, njëra përfundon mes barrierave ndarëse appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një fshat të Lushnjes, digjet shtëpia e pabanuar

By: armand
21 December 2025 at 17:50

Një shtëpi e pabanuar është djegur në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnje. Banesa është në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha, prej vitesh ishte e zbrazët pasi pronari i saj nuk jetonte aty. Pronari kishte lënë porosi një fqinji të tij që të kujdesej për banesën në të cilën vinte rrallë. Ka qenë pikërisht fqinji […]

The post Zjarr në një fshat të Lushnjes, digjet shtëpia e pabanuar appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

By: armand
16 December 2025 at 14:52

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është shënuar mesditën e kësaj të marte në aksin nacional Lushnjë–Berat. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Kashtbardhë, ku janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen”, një “Benz” dhe një “Ford”. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetet e […]

The post Aksident në aksin Lushnjë-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën appeared first on BoldNews.al.

Shoferit i bllokohet timoni, makina përfundon në kanal! Dy të plagosur rëndë në aksin Lushnje-Berat

By: armand
14 December 2025 at 11:01

Dy persona janë plagosur rëndë, pasi makina në të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të kësaj të diele 14 dhjetor 2025, ku çifti i bashkëshortëve B.N dhe Xh.N. , po udhëtonin në aksin Lushnje- Berat, pranë fshatit Çukas. Dyshohet se shoferi ka hasur […]

The post Shoferit i bllokohet timoni, makina përfundon në kanal! Dy të plagosur rëndë në aksin Lushnje-Berat appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplas motorin, drejtuesi niset me urgjencë drejt spitalit

By: M C
12 December 2025 at 21:00

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Lushnjës.

Sipas raportimeve, një automjet përplasi një motor dhe për pasojë u plagos drejtuesi i saj.

I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor pritet të zbulojë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplas motorin, drejtuesi niset me urgjencë drejt spitalit appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motorit

By: Elva
12 December 2025 at 19:28

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motor. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se përplasja ka ndodhur për […]

The post Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motorit appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Lushnjë, babë e bir ndërrojnë jetë brenda pak orësh

By: nik
3 December 2025 at 22:55

Një tragjedi e dyfishtë ka goditur familjen Qokaj në Lushnjë, ku babë e bir kanë ndërruar jetë brenda një harku kohor prej pak orësh. Fillimisht, u raportua vdekja e kryefamiljarit, Ndue Martin Qokaj, në moshën 88-vjeçare. Pak orë më pas, djali i tij, Besnik Qokaj, 49 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë të papritur. Sipas raportimeve, ai ishte shtrirë për të pushuar gjatë mbrëmjes kur u gjet pa…

Source

“Ka vajt m**i në gju”/ Korreshi raporton problemet e Lushnjes: Viti i ri do të na gjejë duke dh*erë…

By: Brisi
2 December 2025 at 19:51

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka ironizuar, gjendjen në të cilën ndodhet qyteti i Lushnjes. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se ndryshe nga kolegët socialistë që flisnin për hapje kapitujsh, ai do të tregonte gjendjen në të cilën ndodheshin banorët e qytetit që ai përfaqëson. Korreshi u shpreh se Lushnja ka probleme me […]

The post “Ka vajt m**i në gju”/ Korreshi raporton problemet e Lushnjes: Viti i ri do të na gjejë duke dh*erë… appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Lushnje/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, plagoset rëndë drejtuesi (EMRI)

By: V K
1 December 2025 at 09:55

Pak minuta pas mesnate, një aksident rrugor ka ndodhur në daljen jugore të Lushnjes, ku një automjet tip Audi është përplasur me një shtyllë ndriçimi në rrethrrotullimin e Savrës.

Mësohet se mjeti drejtohej nga Aleksandro Braholli, i cili ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e goditjes.

Sipas informacionit nga policia, dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe ka vijuar drejt, duke u përplasur me shtyllën.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në automjet.

The post Aksident në Lushnje/ Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, plagoset rëndë drejtuesi (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Përkujtohet 113-vjetori i ngritjes së flamurit në Lushnjë

27 November 2025 at 13:38

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në Lushnjë u përkujtua sot 113-vjetori i ngritjes së flamurit nga nga patriotët lushnjarë.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm deputeti i PS-së Elton Korreshi, prefekti i qarkut Avdi Snalla, si edhe kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, e cila ngriti simbolikisht flamurin.

Më pas të pranishmit vendosën buqeta me lule pranë përmendores, ku janë skalitur emrat e patriotëve lushnjarë, që kontribuuan në shpalljen e pavarësisë.

Në një prononcim për mediet, Sefa tha se “më 27 nëntor 1912 qytetarët dhe patriotët lushnjarë ngritën flamurin dhe shpallën pavarësinë duke treguar mëvetësinë e tyre”.

“Sot 113 vite më pas në mënyrë simbolike në ngremë flamurin për të treguar mirënjohje të gjithë atyre patriotëve që kontribuuan në identitetin kombëtar të Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë”, tha Sefa duke uruar qytetarët për festën e flamurit.

Ndërsa deputeti i Lushnjës, Elton Korreshi shprehu mirënjohjen për patriotët lushnjarë që kontribuuan në ngritjen e flamurit në këtë qytet të cilët një ditë më pas delegatët u bashkuan më datë 28 në Vlorë.

Ngritja e flamurit në qytetin e Lushnjës është bërë më 27 nëntor, një
ditë para shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Ceremonia e ngritjes së flamurit më 27 nëntor 1912, u shoqërua edhe me dërgesën  e dy delegatëve nga Lushnja, që do të shoqëronin Ismail Qemalin drejt Vlorës.

/k.s/j.p/

 

 

The post Përkujtohet 113-vjetori i ngritjes së flamurit në Lushnjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qindra hektarë tokë nën ujë, rrugë të bllokuara dhe fshatra pa energji, si paraqitet situata nga reshjet në vend

By: Elva
26 November 2025 at 15:57

Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer përmbytjet në disa zona të vendit, duke shkaktuar bllokim rrugësh, dëme në tokat bujqësore dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Situata paraqitet problematike në disa qarqe, ku uji ka vënë nën presion argjinaturat dhe ka izoluar fshatra të tërë. Lezhë – banesat përmbyten nga kanalizimet e bllokuara Në qytetin […]

The post Qindra hektarë tokë nën ujë, rrugë të bllokuara dhe fshatra pa energji, si paraqitet situata nga reshjet në vend appeared first on BoldNews.al.

Foto/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë “Julin e Pashakos”

By: armand
26 November 2025 at 11:50

Këto janë pamjet nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos. Siç shihet në foto, dy persona të maskuar kanë hapur zjarr me automatik në drejtim të 45 vjecarit, i cili mbeti i plagosur në këmbë. Kujtojmë që ngjarja ndodhi […]

The post Foto/ Të maskuar dhe me automatik në dorë, momenti kur dy persona qëllojnë “Julin e Pashakos” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌