Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Main stream

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

By: xhir jeta
26 December 2025 at 13:42

Kush i organizon foltoret me demokratët? Salianji akuzohet se ia bën fshehurazi Suel Çela, kurse doktori rrugës për Gjir të Lalzit, u ndal për një foltore në Manëz, haptazi me Arian Ndojën.

Arian Ndoja është vija e kuqe e Salianjit për doktorin, ish-prokurori u bë deputet i PD pas atentatit në makinë me Rrumin e Shijakut në Shkozet dhe shkarkimit nga Vetingu, së fundmi edhe me probleme me drejtësinë, pasi Gjykata ka urdhëruar SPAK ta hetojë.

Por për Berishën, Salianji me Ndojën kanë një ndryshim. Kush afrohet me Ramën favorizohet, kush afrohet me doktorin persekutohet.

 “Askush nga ne ndonjë favor nuk e ka marrë, përkundrazi, ka marrë ndëshkime nga qeveria për shkak të afrimit me ne, bashkëpunimit me ne, shoqërim me deputetët e nderuar, takime mbledhje, të gjitha këto kanë qenë persekutim, persekutim”

Edhe Salianji për doktorin ishte i persekutuar politik, bëri dhe burg, por kjo vlente sa ishte brenda. Tani që është jashtë, doktori i dha një këshillë, të mos përfundojë si Lulzim Basha.

“Beteja të padrejta nuk mund të bësh. Ish-kryetari në vend që të merrej me grabitjen e votës, u mor me mua, me partinë. Sepse ishte në marrëveshje me të. Harroi çfarë bëri qeveria.”

Doktori paralajmëroi se është vetëm fillimi, PD do krastitet edhe nga tradhëtarë të tjerë.

“Ka patur nga ata me poste që kanë bashkëpunuar me krahun tjetër, ose që skanë punuar, ata sdo i kenë më ato poste, sepse i kishin për demokratët”

Por një demokrat i kujtoi se dembelët në radhë të parë i ka në krah, Gaz Bardhin që vetëm flet, dhe Oerd Bylykbashin që sbën asgjë.

“Dega e Durrësit është në gjumë, tani do e bëjmë analizën ne pas 8 muajsh. Drejtuesi politik nuk duket. Shohim kryetarin e grupit parlamentar, ka vetëm një fjali, ia kemi mësuar përmendësh. Opozita ka vetëm fjalën, dhe atë na e mohojnë”

Demokratët në foltore u mblodhën jo vetëm për PD, por edhe për të rrëzuar qeverinë. Berisha u kujtoi se doktori i ri ishte i dhunshëm, por doktori i vjetër është për revolucion paqësor. Ndaj dhe për momentin gëzuar festat.

“Doktor, zjarr në janar!”

“Gëzuar, në 2026 hyjmë me mision, janar nisim betejën tonë deri në fitore!”

Before yesterdayMain stream

Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje, 10 të tjerë me pasaporta diplomatike

By: Ela
24 December 2025 at 11:47

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore. Siç rezulton nga dokumentet, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe […]

The post Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje, 10 të tjerë me pasaporta diplomatike appeared first on BoldNews.al.

Ndoja i vihet kundër Berishës: Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit është e pamoralshme

By: Ela
9 December 2025 at 13:55

Deputeti demokrat Arjan Ndoja ka kritikuar vendimin e deputetëve të opozitës për t’u tërhequr nga mbështetja për kandidatët për Avokatin e Popullit, duke e cilësuar këtë veprim si të pamoralshëm dhe të papranueshëm politikisht. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Ndoja theksoi se, pavarësisht debatit moral, nga pikëpamja juridike tërheqja e firmave sjell automatikisht humbjen […]

The post Ndoja i vihet kundër Berishës: Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit është e pamoralshme appeared first on BoldNews.al.

Ligj i ri për komisionet hetimore/ Dakordësi për objektin, vendim i arsyetuar për refuzimin e dëshmitarëve

By: xhir jeta
18 November 2025 at 15:57

Me 7 vota pro dhe 2 kundër, Komisioni i Ligjeve i dha dritën jeshile në parim ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore. Propozimet e mazhorancës detyrojnë opozitën që të bashkëpunoje me të për një formulim konsensual të objektit të hetimit, çka solli edhe votën kundër të demokratëve.

“Një element me rëndësi është rregullimi që parashikohet në nenin 5, ku vendoset detyrimi që palët të bashkëpunojnë për formulimin sa më konsensual të objektit të hetimit. Ky mekanizëm I ri synon të nxisë një process të balancuar, të ndërtuar mbi dialog dhe mirëkuptim institucional, duke siguruar që objektet e hetimit të jenë të qarta.”

“Vendosja e një dispozite të tillë do të japë argument për debate jo konstruktive në parlament. Ku njëra palë që nuk do ta miratojë kërkesën do kapet tek ky ligj. Ne e kemi në kushtetutë të drejtën e pakicës për krijimin e një komisioni. Kërkon tja pamundësosh opozitës duke I kërkuar të bien dakort. Pra unë e kërkoj dhe duhet të marrë konsensusin e atij që nuk është dakort për ngritjen e komisionit.”

Ligji parashikon rregullime edhe sa I përket pyetjes së dëshmitarëve.  Në rast se opozita do të kërkojë pyetjen e të tjerë dëshmitarëve, apo marrjen e provave të reja gjatë punimeve të komisionit, mazhoranca mund ta refuzojë por vetem me vendim të arsyetuar.

“Ndryshimi në dispozitën që modifikon pikën 2 të nenit 4 të ligjit, pra që lidhet me pyetjen e dëshmitarëve, shton në mënyrë të qartë frazën “edhe pyetja e dëshmitarëve”, si pjesë e detyrimit të komisionit për të zbatuar rregullat e Kodit të Procedurës Penale në procesin e marrjes së provave. Qëllimi i këtij ndryshimi është të riafirmojë parimin e nenit 32 të Kushtetutës mbi mosdetyrimin për të dëshmuar kundër vetes apo familjes.”

“Nga ana tjetër i thua si anëtar I komisionit për të kërkuar marrjen e një prove me anë të një vendimi të ndërmjetëm ti nuk mund ta marrësh  Secili ka të drejetë të pyes dhe të kërkojë prova. Ky projektligj bie ndesh me vendimin e gjykatës kushtetuese.”

Por sipas mazhorancën, këto ndryshime jo vetëm nuk bien ndesh por janë në harmoni me jurisprudencën e gjykatës kushtetuese sa I përket ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare.

 

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

By: Brisi
16 November 2025 at 12:55

Një 39 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dranoel Ndoja, është arrestuar nga Policia në Itali pasi akuzohet si koka e një grupi kriminal droge. Sipas mediave të huaja, Ndoja besohet të jetë truri i organizatës kriminale të trafikut të drogës në qendër të Operacionit “Wind Rose”, (Trëndafili i egër) i cili mori emrin nga tatuazhi […]

The post Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Si u arrestua gjatë një koncerti në Zvicër këngëtarja Eva Ndoja dhe si doli e pafajshme para gjyqit?

15 November 2025 at 12:51


Këngëtarja shqiptare Eva Ndoja arriti të këndojë vetëm disa minuta kur në një restorant afër Zürichut hyri policia zvicerane dhe e arrestoi. Kjo ndodhi në prill të vitit 2024. Sipas gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ), Ndoja është e popullarizuar te një segment i adhuruesve të muzikës në botën shqiptare në Ballkan dhe në mërgatë. Në rrjetet sociale Ndoja ka mbi 130’000 ndjekës. Pronarët e një restoranti në fshatin Brüttisellen shtypën fletpalosje me portretin e këngëtarës për të paralajmëruar koncertin e saj. Ndoja u arrestua për shkak se, siç dyshonte policia, po punonte pa leje të punës në Zvicër. Ajo kaloi një natë në paraburgim dhe prokuroria lëshoi një dënim kundër saj. Kjo është e mundur në Zvicër kur bëhet fjalë për vepra të lehta penale. Eva Ndoja nuk e pranoi dënimin dhe doli në gjyq para disa ditësh në një gjykatë afër Zürichut.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” kështu e përshkruan daljen e Eva Ndojës para gjyqit: “E veshur e tëra me të zeza, me syze dielli të vendosura mbi kokë dhe me mantelin hedhur mbi supe, Eva Ndoja ulet një vit e gjysmë pas ngjarjes në sallën e Gjykatës së Qarkut në Uster. Ajo nuk e pranon dënimin, sipas të cilit ka ushtruar aktivitet fitimprurës pa leje. Në vend të kësaj, ka marrë një avokat. Për procesin gjyqësor ajo ka udhëtuar nga Gjermania, ku jeton. Me gjykatësin flet qetë dhe e vendosur. Ajo thotë: ‘Jam këtu që ta paraqes çështjen drejt’. Dhe: ‘Kërkoj të drejtën time’. Megjithëse ka qenë duke kënduar kur policia hyri brenda, dhe megjithëse organizatorët e kishin përdorur fytyrën e saj në fletëpalosje, ajo thotë: ‘Nuk kam punuar atje’. Ndoja rrëfen një histori krejt tjetër”.

Ajo thotë se ishte thjesht mysafire në lokal dhe pasi të pranishmit e panë aty, e lutën të këndojë ca këngë, gjë që Ndoja e bëri, siç tregoi vetë. Si dëshmitare ajo solli edhe pronaren e klubit ku kishte kënduar. Sipas “NZZ”, 43-vjeçarja - shtetase zvicerane me origjinë shqiptare - është më shumë se thjesht pronare klubi. “Sipas burimeve të informuara, ajo prej vitesh punon si ndërmjetëse për vajza të reja nga Europa Juglindore. Këto vajza duhet të sjellin qarkullim në klube - te bari, si këngëtare ose si animatore. Ato duhet të veshin rroba provokuese, të kërcejnë me mysafirët meshkuj, t’i nxisin për të pirë dhe të marrin pije të shtrenjta”.

Nga “NZZ” pronarja e lokalit përshkruhet si nyje e rëndësishme lidhëse mes pronarëve të klubeve dhe grave që i ndërmjetëson. Ka kontakte edhe me drejtues klubesh që janë gjykuar në procedime të kaluara. Vetë ajo nuk është ndëshkuar penalisht. I njëjti model shihet në disa hetime të tjera të kantonit të Zürichut mbi klubet ballkanike: gra të reja, mungesë lejesh pune, kushte shfrytëzuese. Në disa aksione të policisë janë arrestuar këngëtarë nga viset shqiptare, të cilët kanë performuar pa leje pune në Zvicër. Në shënjestër të policisë zvicerane ka qenë edhe këngëtarja serbe Seka Aleksiq. Edhe ajo u arrestua për mungesë të lejes së punës. Policia gjeti në disa lokale ballkanike edhe armë, municion, një pistoletë me shrudhues, shkopinj gome dhe një shkop bejzbolli.

Eva Ndoja tha para gjykatës se arrestimi i shkurtër në Zvicër i kishte nxjerr shumë telashe. I është ndaluar hyrja në Zvicër dhe njëherë policia e ka mbajtur gjatë në aeroportin e Zürichut. Para gjyqit Ndoja tha: “Tek ne ka vrasje. Dhe unë po dal para gjykatës për këtë”.

Në fund 36-vjeçarja Eva Ndoja triumfoi. Gjykata e shpalli plotësisht të pafajshme. Gjykatësi tha se tek ajo nuk është gjetur as veprimtari fitimprurëse, as qëllim për të hyrë në Zvicër për të punuar. “Situata është e paqartë, por shteti duhet të provojë fajin - jo qytetari pafajësinë”. Edhe pronarja e lokalit kishte thënë se Eva Ndoja nuk ishte paguar për performansën e saj. Këngëtarja mori dëmshpërblim për procesin gjyqësor dhe një kompensim moral - rreth 6000 franga gjithsej. Pas shpalljes së vendiit, ajo u largua nga gjykata. Kur Ndoja dhe avokati hipin në veturë, ajo tha edhe një gjë: “E kam merituar pafajësinë. Besomëni”. /Enver Robelli/

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, ish-prokurorin Arjan Ndoja

By: M C
14 November 2025 at 16:17

Gjyqtari i posaçëm Erjon Çela ka urdhëruar SPAK që të regjistrojë procedim penal për deputetin e Partisë Demokratike, ish-prokurorin Arjan Ndoja. Mësohet se togat e zeza kanë siguruar informacion për përfshirjen e Ndojës në disa vepra të rënda penale, ndaj kërkojnë hetimin e tij.

Me kërkesë të gjyqtarit Erjon Çela, prokurorët e posaçëm duhet të regjistrojnë procedim penal dhe të nisin hetimet për ish-kolegun e tyre që 6 vite më parë ra në atentat dhe në zgjedhjet e 11 Majit 2025, u zgjodh deputet i Durrësit në radhët e Partisë Demokratike.

Arjan Ndoja dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, si “Pastrim i parave” dhe “Fshehja apo mosdeklarimi i pasurisë”.

Gjyqtari Erjon Çela pasi ka marrë në shqyrtim çështjen penale me objekt “Pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023”, ardhur për kompetencë lëndore në SPAK nga Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, ka konstatuar pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve.

Ai ka vendosur të kthejë aktet hetimore pranë SPAK duke e urdhëruar organin e akuzës që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.

Gjykata e Posaçme ka konstatuar se Arjan Ndojës i ka ndryshuar statusi gjatë gjykimit, sepse aktualisht është deputet, dhe kompetenca i takon SPAK për hetime, jo Prokurorisë së Tiranës, e cila më parë e hetonte në cilësinë e ish-prokurorit.

Arian Ndoja përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi fillimisht si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem. Kur nisi detyrën, ai ishte i pastrehë, ndërsa në vitin 2015 kishte 24 shtëpi, 5 bodrume e garazhe dhe disa makina.

The post Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, ish-prokurorin Arjan Ndoja appeared first on Albeu.com.

GJKKO, kërkesë SPAK të hetojë deputetin e PD-së Arjan Ndoja

14 November 2025 at 16:30

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar nisjen e hetimeve nga SPAK ndaj deputetit të Partisë Demokratike dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Sipas GJKKO, Ndoja dyshohet për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë”.

Në vendimin e marrë sot nga gjyqtari Erjon Çela është konstatuar pavlefshmëri absolute e kërkesës së Prokurorisë së Tiranës, e cila synonte pushimin e çështjes dhe ka vendosur kthimin e akteve pranë SPAK-ut, si prokuroria kompetente që do të vijojë hetimet për deputetin Ndoja.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela vendosi konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për pushimin e procedimit penal.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve. /e.i/j.p/

The post GJKKO, kërkesë SPAK të hetojë deputetin e PD-së Arjan Ndoja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

By: Ela
14 November 2025 at 16:01

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të hetojë deputetin e Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, për “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”. Gjyqtari Erjon Çela, pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë […]

The post “Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e Partisë Demokratike Arjan Ndoja

By: xhir jeta
14 November 2025 at 16:04

Gjyqtari Erjon Çela pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë si dhe pasi konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK duke e urdhëruar që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.

Gjykata e Posacme vendosi kalimin e akteve në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si prokurori që ka kompetencën lëndore për të hetuar një deputet.

Sipas gjykatës, subjektit të hetuar i ka ndryshuar statusi gjatë gjykimit, për këtë arsye është kompetencë e SPAK të hetojë Arjan Ndoja.

Gjyqtari Çela ktheu aktet në SPAK dhe kërkon hetimin mbi dy vepra penale “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”./abcnews.al

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD

By: redi
14 November 2025 at 16:04

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK-un që të regjistrojë një hetim penal ndaj deputetit të PD, Arjan Ndoja. Hetimi ndaj Ndojës do të vijojë për veprat penale të “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”. Kështu që hetimi i rastit ka qenë në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila i kërkoi Gjykatës së Posaçme “pushimim e hetimit”, por për shkak të cilësive të veçanta të Ndojës si deputet…

Source

Arrestimi i bujshëm i këngëtares shqiptare në Zvicër/ Skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

By: Ela
7 November 2025 at 11:56

Nga Tobias Marti dhe Fabian Baumgartner, NEUE ZUERCHER ZEITUNG Eva Ndoja solli shkëlqim në metropolin e Cyrihut në Zvicër. Por paraqitja e saj përfundoi me një skandal. Këngëtarja 36-vjeçare shqiptare këndoi vetëm për disa minuta në prill të vitit 2024, kur policët bastisën klubin e natës dhe e arrestuan. Në atdheun e saj, Ndoja është […]

The post Arrestimi i bujshëm i këngëtares shqiptare në Zvicër/ Skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës appeared first on BoldNews.al.

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

By: armand
30 October 2025 at 14:53

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si është konceptuar dhe zbatuar reforma në drejtësi në Shqipëri. Sipas tij, çdo reformë duhet të jetë e mirëmenduar dhe të ketë si qëllim përmirësimin e sistemit ekzistues. Duke folur në Kuvend, Ndoja u shpreh se reforma aktuale ka pasur […]

The post Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin appeared first on BoldNews.al.

“Rrumi” falte prona për të vrarë kundërshtarët/ Si u bë shoferi i Arjan Ndojës pronar i 25 mijë m2 tokë?

By: V K
23 October 2025 at 14:46

Aleksandër Laho, i njohur me emrin “Rrumi i Shijakut”, kishte ‘privatizuar’ të gjitha pronat në Gjirin e Lalëzit në Durrës, dhe ia shpërndante ato personave të tjerë, shitje që figurojnë të regjistruara me shifra qesharake, në këmbim të vrasjes së armiqve të tij.

Kujtim Dervishi është një prej identiteteve fiktiv, i përdorur nga Aleksandër Laho për tjetërsimin e pronave.

Një tokë me sipërfaqe totale 24.840 metër katrorë, të përvetësuara nga Laho.

“Është bërë akti i ekspertimit të përmbajtjes së AMTP-së nr. 153 të shtetasit Kujtim Dervishi dhe rezultoi se: ‘Te shifra 2 konstatohet fshirje kimike, mbetje të elementëve të shifrës së mëparshme e cila ka qenë shkruar shifra 1’.

Nga akti i ekspertimit del se sasia totale e sipërfaqes së tokës bujqësore që Komisioni i Ndarjes së Tokës ka dhënë për këtë shtetas ka qenë 14.840 metër katrorë dhe është korrigjuar duke e bërë sipërfaqen totale 24.840 metër katrorë”, citohet në dosjen hetimore.

“Të gjitha ato AMTP që kanë dalë por nuk kanë pasur regjistër të posaçëm me numër matrikullimi, është e pamundur të verifikohen. Vetëm nëse verifikohen përmes komunave, që janë manuale”, tha avokati Bledi Meminaj, për Inside Story.

Falsifikimet janë në volum, gjithashtu dhe zyrtarët e përfshirë që kanë firmosur. Kjo tokë u tjetërsua nga ‘pyll’ në ‘pemëtore’.

Parcela iu shit 23-vjeçarit Andi Maloku, i cili vdiq në atentatin e 1 nëntorit 2019, kundër ish-prokurorit Arian Ndoja, sot deputet i PD, në mbikalimin e Shkozetit.

Në automjet me ta ka qenë dhe Rrumi i Shijakut.

“Nga verifikimi i Librit të Ngastrave kjo parcelë me sipërfaqe 10 mijë metër katrorë nuk rezulton pjesë e parcelave të përfituara me AMTP-në numër 153 prej Kujtim Dervishit. Kjo pasuri i është shitur shtetasit Andi Maloku me kontratën numër 1567 datë 27.07.2018 për shumën prej 2.000.000 lekë dhe ndryshimet e pronësisë janë bërë në 31.07.2019”, thuhet në dosje.

Nëse analizon çmimin e shitjes, dukshëm një kontratë pa logjikë ekonomike. Një çmim prej vetëm 200 lekësh për metër katror në një prej zonave elitare turistike që në të vërtetë, kushton disa fish më tepër.

“Sot një çmim mesatar se nuk kemi bursë çmimesh, por në vijën e parë bregdetare minimale 200 euro. 200 por mund të ketë edhe deri në 300 euro”, deklaroi Gjergji Begaj.

Në të njëjtën formë, në emrin e shtetasit Kujtim Dervishi, është përvetësuar edhe një tjetër parcelë me sipërfaqe 13.200 metër katrorë.

Ndërhyrja është bërë ne falsifikimin një AMTP-je të vitit 1995, duke bërë ndryshimin e një regjimi toke nga “pyll” në tokë “arë”.

Këtu zbulohet se shtetasi Dervishi, mund të mos ketë dijeni për veprimet e kryera. Ekspertimi zbulon se nuk kishte firmosur ai për praktikën.

“Shtetasi Kujtim Dervishi nënshkruan deklaratë të hartuar me shkrim dore ku pranon se ka hequr dorë nga sipërfaqja prej 110 metër katror. Shkrimi me të cilin është hartuar deklarata ndryshon nga shkrimi me të cilin ka shkruar emrin dhe mbiemrin shtetasi Kujtim Dervishi”, citohet në dosjen e SPAK.

Regjistrimi i pronës është bërë me thuajse 20 mijë metër më tepër, pra, 31.381 metër në total. Toka është shitur nga Vlash Brahja, si përfaqësues i pronarit, tek shtetasja Liljana Basha për një vlerë prej vetëm 930 mijë lekësh.

Sërish një vlerë qesharake pa asnjë lidhje me tregun. Pra, një shitje e dyshuar fiktive. Brahja, përfaqësuesi i shitësit, konsiderohet ushtar i Rrumit. Ai akuzohet për falsifikim dhe grup kriminal.

The post “Rrumi” falte prona për të vrarë kundërshtarët/ Si u bë shoferi i Arjan Ndojës pronar i 25 mijë m2 tokë? appeared first on Albeu.com.

“Bënë be në Kuran që s’kanë dijeni”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmon pajtuesi i gjaqeve

By: Ela
17 October 2025 at 11:03

Në seancën gjyqësore kundër Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut, dëshmoi Beqir Boja, anëtar i komisionit të pajtimit të gjaqeve dhe kryetar i Këshillit të Komunës Zallherr në vitin 2019. Boja deklaroi se ishte përfshirë në negociata me familjen Rraja, të cilët […]

The post “Bënë be në Kuran që s’kanë dijeni”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmon pajtuesi i gjaqeve appeared first on BoldNews.al.

Deputeti Ndoja del kundër Nokës dhe Bardhit: Ne të listës së hapur s’vijmë me regji në Kuvend

By: redi
16 October 2025 at 22:01

Këtë të enjte disa deputetë folën për herë të parë. Mes tyre ishte edhe deputeti i PD-së Arian Ndoja i cili mandatin e mori nga lista e hapur, i cili mesa duket ka shfrytëzuar fjalimin e parë në Kuvend për të shigjetuar aksionet që përfundojnë me kaos të kolegëve të tij të PD, Flamur Noka e Gazment Bardhi. Një fjalim që kaloi pa u vënë re, për shkak të deklaratave që mbaheshin në oborrin e…

Source

Në gjyqin e vrasjes së djalit/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, babai i shoferit Andi Maloku flet në seancë

By: xhir jeta
3 October 2025 at 15:24

Është shoqëruar me tenisione, seanca në Gjykatën e Poscame ndaj  Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, lidhur me atentatin e ndodhur 1 nëntor 2019 në Shkozet ku mbeti i vrarë shoferi  Andi Maloku dhe u plagos ish-prokurori, sot deputeti i PD-së Arjan Ndoj si dhe Pëllumb Muharremi i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.

Në këtë seancë dëshmoi babai i viktimës Andi Maloku, Genci Maloku, dhe bashkëjetuesja e Arben Mërkurit, ky i fundit i ekzekutuar në maj të vitit 2022.

Genci Maloku, gjatë dëshmisë I ka kërkuar llogari Plaurent Dervishajat për vrasjne djalit, ndërsa është shprehur se edhe ai vetë është tentuar të vritej.

“Mirë djalin po mua pse ke dashur për të më vrarë pa ju bërë asgjë? Djali ka qenë kamerier dhe pastaj shoferi i prokurorit. Një muaj para ngjarjes është punësuar. Lëvizte me mjetin që ndodhi ngjarja. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi. Më mori djali, jam keq o babë na kanë gjuajtur! Mendova se po bënte shaka. Për autorët, Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë, më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij. Disa kohë më pas kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës te shtëpia. Ata kanë ardhur me porosi të babës Redjanit dhe aq thane…s’kemi konflikte pa u zbardhur ngjarja. Unë i thash dua ta di të vërtetën.

Nga ana tjetër bashkëjetuesja e Arben Mërkurit, është shprehur se nuk i ka njohur ndonjëherë shokët e partnerit të saj dhe se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin e tij kriminal./abcnews.al

A ishte Olsi Rama dhe deputeti i PD-së në shtëpinë e Xhevdet Troplinit (Poja) të Durrësit?

23 September 2025 at 17:54

Ditën e sotme në media ka qarkulluar një video ku pretendohet se është filmuar para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, në banesën e Xhevdet Troplinit, i njohur me nofkën “Poja”, me bazë në qytetin e Durrësit. Sipas raportimeve mediatike, në video shfaqet Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, deputeti i PD-së për Qarkun e […]

The post A ishte Olsi Rama dhe deputeti i PD-së në shtëpinë e Xhevdet Troplinit (Poja) të Durrësit? appeared first on BoldNews.al.

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

By: Ela
19 September 2025 at 13:30

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Durrësit, ka dhënë dëshminë e tij në gjyq, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019. Dëshmitari u pyet nga prokurori Adnan Xholi, nëse aktualisht është i punësuar dhe çfarë posti mban. Deliallisi thekson se ka marrë pjesë në arrestimin e Ramazan Rrajës, një emër i njohur për […]

The post Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: Elva
19 August 2025 at 11:56

Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e deputetes së Partisë Demokratike, Andia Ulliri, e cila kërkoi t’i jepet mandati i deputetit që aktualisht zotërohet nga Arjan Ndoja. Gjatë seancës, Ulliri i drejtoi gjykatës kërkesën për rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që i dha mandatin Ndojas. Ajo u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, […]

The post Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌