Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

Përfituan 30 mln euro me kompani fiktive/ Prokuroria Tiranë sekuestron bizneset dhe pasuritë e spanjollit

By: xhir jeta
16 January 2026 at 10:45

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit Alvaro Romillo Castillo, i ati shtetasi Domingo Romillo Iriarte dhe partnerja e tij, shtetasja Mihaela Munteanu Manole, rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingwort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

1. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;
2. Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;
3. Shoqëria ‘Wortend’;
4. Shoqëria ‘Wingwort’;
5. Shoqëria ‘Wortnova’;
6. Automjeti, Toyota, Land Cruiser;
7. Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe
8. Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.

Kërkuan pasuritë e sekuestruara/ Apeli i GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

By: xhir jeta
16 January 2026 at 10:30

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros së pasurive. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.” thuhet në vendimin e Apelit të Posaçëm.

LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara
1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.
8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.
9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71
10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,
11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe
13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit
15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi./abcnews.al

Kushtetuesja shprehet për Berishën/ Vendimi: Masa ‘arrest në shtëpi’ ishte e tejzgjatur

By: xhir jeta
16 January 2026 at 10:05

Gjykata Kushtetuese e ka gjetur antio-kushtetuese zgjatjen e “arrestit shtepiak” për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, korrikun e 2024. Kjo masë e vendosur në atë kohë ishte vijim i qëndrimit të Berishës në arrest shtëpie. Por Kushtetuesja ka një aryetim tjetër lidhur me nevojën për një masë të tillë.

“Vetëm një rrethanë e tillë nuk mund të justifikojë vijimin e zbatimit ndaj kërkuesit të masës “Arresti në shtëpi”, pra nuk mund të përbëjë arsye të mjaftueshme për zgjatjen në kohë të gjatë të kufizimit të lirisë, pa arsyetuar për ndonjë arsye të re që justifikon vijimin e masës konkrete (“Arresti në shtëpi”). Për këtë arsye, Gjykata vlerësoi se vendimet objekt i këtij gjykimi kushtetues, që kanë disponuar për vijimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, vijnë në kundërshtim me Kushtetutën”-thuhet në vendim.

Trupa e gjyqtarëve kushtetues thotë se Gjykata e Posacme nuk kishte asnjë rrethanë apo arsye të re, për ta mbajtur Berishen të izoluar në shtëpi, vec atyre fillestare, pra shkaqe që “vinin në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës” dhe, po rreziku i ikjes jashtë vendit.

“Nisur nga kjo, Gjykata konstatoi se arsyetimi i vendimeve gjyqësore nuk është i mjaftueshëm në aspektin kushtetues në vlerësimin e kësaj nevoje sigurimi, duke mbajtur parasysh edhe faktin se justifikimi për caktimin fillimisht të masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” konsistonte në mosrespektimin, moszbatimin nga kërkuesi të masës  “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetues”-citohet nga vendimi.

Duke qëndruar tek i njëjti argument, Kushtetuesja thotë se masa e arrestit në shtëpi u vendos ndsaj Berishës pasi ai nuk zbatoi masën e parë ndaj tij që ishte detyrimi për tu paraqitur në SPAK dhe i bllokoi pasaportën. Berisha atëherë nuk e zbatoi atë masë pasi e cilësoi antikushtetuese dhe sipas tij SPAK para vendimit duhet të kërkonte autorizim nga Kuvendi. Per ankimimim e Berishes kushtetuejsa u mblodh ne 17 dhjetor, por atehere nuk mori nje vendim, per te vendosur te enjen, kur shqyrtoi dhe masen e arresttit shtepiak, per dhendrin e tij, Jamarber Malltezi, qe njeheresh ka ankimuar arrestin e shtepise./abcnews.al

Yesterday — 15 January 2026Main stream

Trupa ushtarake evropiane mbërrijnë në Groenlandë, ndërsa Trump thotë se SHBA “ka nevojë” për ishullin

By: xhir jeta
15 January 2026 at 16:41

Një kontingjent prej 15 ushtarësh francezë ka mbërritur në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, ndërsa disa shtete evropiane po dërgojnë personel ushtarak në ishull si pjesë e një misioni të ashtuquajtur zbulues. Dislokimi do të përfshijë gjithashtu trupa nga Gjermania, Suedia, Norvegjia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Lëvizja vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të këmbëngulë për marrjen nën kontroll të Groenlandës, territor gjysmë-autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se kontingjenti fillestar do të përforcohet së shpejti me “kapacitete tokësore, ajrore dhe detare”.

Diplomati i lartë francez Olivier Poivre d’Arvor e cilësoi misionin si një sinjal të fortë politik: “Ky është një ushtrim i parë… do t’i tregojmë SHBA-së se NATO është e pranishme.”

Dislokimi ushtarak pason vizitën e ministrave të jashtëm të Danimarkës dhe Grenlandës në Uashington, ku u takuan të mërkurën me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance. Pas takimit, ministri i jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen tha se, megjithëse bisedimet ishin konstruktive, mbetej një “mospajtim themelor” mes palëve dhe më pas kritikoi hapur përpjekjet e Trump për të blerë Grenlandën.

Trump, nga ana e tij, e përsëriti pretendimin për ishullin, duke u thënë gazetarëve në Zyrën Ovale se “na duhet Grenlanda për sigurinë kombëtare”. Edhe pse nuk e përjashtoi përdorimin e forcës, ai tha se besonte se mund të gjendej një zgjidhje me Danimarkën. “Problemi është se Danimarka nuk mund të bëjë asgjë nëse Rusia ose Kina duan ta pushtojnë Grenlandën, ndërsa ne mund të bëjmë gjithçka. Këtë e patë javën e kaluar me Venezuelën,” u shpreh ai.

Kryeministri polak Donald Tusk tha se Polonia nuk planifikon t’i bashkohet dislokimit evropian në Grenlandë, por paralajmëroi se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane do të ishte “një katastrofë politike”. “Një konflikt ose tentativë aneksimi e territorit të një anëtari të NATO-s nga një tjetër anëtar i NATO-s do të ishte fundi i botës siç e njohim – dhe i rendit që për dekada ka garantuar sigurinë tonë,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Ambasada ruse në Belgjikë shprehu ndërkohë “shqetësim serioz” për zhvillimet në Arktik, duke akuzuar NATO-n se po rrit praninë ushtarake “nën pretekstin e rremë të një kërcënimi në rritje nga Moska dhe Pekini”.

Megjithatë, dislokimi evropian në kuadër të NATO-s përbëhet vetëm nga disa dhjetëra ushtarë dhe është pjesë e stërvitjeve të përbashkëta të udhëhequra nga Danimarka, të quajtura Operation Arctic Endurance. Edhe pse i ngarkuar me simbolikë politike, ende nuk është e qartë se sa kohë do të zgjasë prania e tyre.

Gjermania po dërgon një avion transporti A400M në Nuuk të enjten me një kontingjent prej 13 ushtarësh, të cilët, sipas zyrtarëve, do të qëndrojnë në Grenlandë vetëm deri të shtunën. Zyrtarë të mbrojtjes daneze thanë se, në koordinim me qeverinë e Grenlandës, është vendosur rritja e pranisë ushtarake në periudhën në vijim për të forcuar “gjurmën e NATO-s në Arktik, në dobi të sigurisë evropiane dhe transatlantike”.

Në fjalimin e Vitit të Ri drejtuar forcave të armatosura franceze, Macron theksoi se evropianët kanë një përgjegjësi të veçantë ndaj Grenlandës, “sepse ky territor i përket Bashkimit Evropian dhe është gjithashtu pjesë e aleancës sonë në NATO”.

Gjyqi për Ilir Beqajn/ Burgjet: Nuk kemi infrastrukturë për të lexuar dosjen hetimore

By: xhir jeta
15 January 2026 at 15:31

Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje ish ministrit Ilir Beqaj mbi kërkesën e tij për të lexuar fashikujt hetimor përmes një kompjuteri/pajisjeje të pa lidhur me internetin.

Në përgjigje Burgjet thonë se nuk e kanë infrastrukturën e nevojshme.

Në seancën gjyqësore, avokati Ermal Yzeiraj kërkoi sërish kohë që të parashtrojë pretendimet e tij mbi aktet e Prokurorisë së Posaçme.

“Kemi ngecur në një fazë procedurale që kemi insistuar te organi i akzuës, që të specifikojë ku është akuza e saktësuar dhe korigjuar. Gjykata duhet të ndajë nesë akuza është ajo që thotë prokuroria, athëerë kërkoj kontroll incidental.”tha ai.

Gjykata vendosi ti lerë kohë mbrojtësve dhe të pandehurit Ilir Beqaj dhe shtyn seancën në datë 3 shkurt ora 12.00./abcnews.al

Taksat e makinave paguhen online/ DPSHTRR: Pagesat mund të kryhen nga çdo kartë bankare

By: xhir jeta
15 January 2026 at 15:22

Rreth 770 mijë drejues mjetesh në Shqipëri tashmë mund të paguajnë taksat e makinave online. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania. Pagesa mund të realizohet  me anë të çdo karte bankare në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike.

Ofrimi I këtij shërbimi online përktheht në kursim kohe dhe parash për drejtuesit e mjeteve. Mënyra e pagesës për qytetarët është shumë  e thjeshtë dhe nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. Qytetarët identifikohen si qytetar ose biznes në portalin e-Albania dhe më pas zgjidhet  shërbimi “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara apo  mjeteve të luksit”; –  Klikoni butonin “Përdor” për të parë automjetet që dispononi dhe zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni taksat përkatëse .

Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri.

Falë këtij shërbimi, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të matshme, të përkthyera në rreth 283 milionë lekë kursime ,ditë pune të fituara, duke shmangur kohën e pritjes si dhe karburant të kursyer me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe mjedisor./abcnews.al

Sesioni i ri parlamentar/ Rama mbledh të premten grupin e deputetëve të PS

By: xhir jeta
15 January 2026 at 15:10

Tre ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, Edi Rama, do të mbledhë grupin socialist për herë të parë për këtë vit.

Të premten në orën 10:00 ministra dhe deputete do të jenë bashkë në Pallatin e Brigadave për të raportuar mbi punën e bërë dhe prioritetet e sesionit të ri politik.

Takimi do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, i cili do të pasohet nga kryeparlamentari Peleshi dhe kreu I grupit Balla.  Ndërsa 11 kryetaret dhe nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare do të kenë në dispozicion 10 minuta për të prezantuar projektligjet prioritare të cilat duhet të kalojnë këtë sesion.

Aktualisht në Kuvend ka nisur puna për dy komisionet e posacme, ai për zgjedhoren dhe territorialen, për të cilat PD ka paralajmëruar bojkot. Ndërsa PS thotë se jo vetëm nuk do të ndërpresë punën por mund të rishikojë përbërjen e tyre në rast se opozita nuk kthehet në tryezë. Ndaj mbetet për tu parë se cilat do jetë porosite e Ramës dhe qëndrimi që do mbajë mazhoranca në raport me opozitën.

Në pritje për tu miratuar janë disa projektligje. Sesioni I ri do të nis me korrigjimin e dy projektligjeve të drejtësisë që synojnë ashpërsimin e kritereve të pasurisë dhe integritetit të anëtareve të KLGJ dhe KLP që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë.

Gjithashtu pritet të nisë diskutimet Kodi i Ri Penal, I cili po konsultohet me partnerë vendas dhe të huaj. Shefi I qeverisë e ka ngritur alarmin dhe për numërin e lartë të paraburgimeve. Prioritet mbeten dhe ligjet që lidhen me integrimin dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar ndaj pritet një angazhimi I shtuar mes kuvendit dhe qeverisë.

Të premten, do të behet dhe një bilanc I deputeteve mbi pjesëmarrjen në komisione dhe seanca plenare për të pare se cili është më aktivi dhe cili më problematiku.  Ky takim vjen një javë pas atij me kabinetin qeveritar ku u përcaktuan boshtet kryesore të qeverisjes për 2026; siguria, ekonomia, përkrahja sociale dhe politika e jashtme./abcnews.al

Kumbaro me Rektorët: 11.2 milardë lekë grant për Insitucionet e Arsimit të Lartë. Kërkimi shkencor t’i prijë sfidave të kohës

By: xhir jeta
15 January 2026 at 14:51

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mori pjesë në Konferencën e Rektorëve, në mbledhjen e saj të parë për vitin 2026, e cila u përshëndet edhe nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro njoftoi se janë miratuar grantet për IAL-të publike përmes vendimit të bordit të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, por duke kërkuar edhe një raport më transparent për sa i përket mënyrës se si menaxhohen këto fonde.

“Është një mbështetje prej rreth 11,2 miliardë lekë, ose 115 milionë euro, si grant për mësimdhënien, që ndahet në Fond Institucional dhe Fond për Mbështetjen Studentore duke mbështetur me paga rreth 5,800 personel akademik dhe administrative në 14 universitetet publike dhe mbi 12,000 studentë ekselentë apo me nevoja sociale, përmes skemës së bursave. Por po shfrytëzoj këtë komunikim, për të nisur edhe një marrëdhënie të re në formën si komunikojmë dhe shkëmbejmë informacion, pasi Ministria e Arsimit, duhet të dijë saktësisht se sa fonde trashëgoni, në mënyrë që të kemi një shpërndarje më të drejtë. Nga ana tjetër, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, qeveria vë në dispozicion 7 milionë euro për kërkim shkencor dhe për infrastrukturë shkencore”, tha ministrja Kumbaro.

Më tej, gjatë fjalës së saj, u ndal tek problematikat lidhur me kërkimin shkencor.
“Në të dhënat që kam marrë në tre vitet e fundit, mes projekteve të miratuara dhe projekteve të realizuara përmes mbështetjes së AKKSHI ku ju ftoheni të aplikoni, kemi një hendek shumë të madh. Norma e realizimit të projekteve është shumë e ulët. Kjo na shtyn që nga ana jonë të gjejmë mënyra të tjera më efikase, në përputhje edhe me praktikat më të mira që kemi hulumtuar në Bashkimin Europian, të shpërndarjes së buxhetit; gjithashtu duke përfshirë edhe mekanizma si angazhimi shumëvjeçar i fondeve për projekte dhe pajisje duke mos mbetur peng i vitit fiskal – pasi universitetet funksionojnë me vit akademik; mundësi transferimi të fondeve nga një vit në tjetrin dhe auditim të bazuar në risk dhe justifikim shkencor. Pasi shpesh herë na rezulton që edhe vetë nga IAL-të, për shkak të vonesave burokratike, bllokohen proceset duke kryer investime kërkimore të fragmentarizuara. Dhe nga ana tjetër, do të duhet të kemi një ristrukturim të Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, për t’u përgjigjur trendeve të reja. Shqipëria po përgatitet në mënyrë të qëndrueshme për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke u fokusuar fort te ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe përfshirja e tyre në projekte dhe rrjete akademike europiane. Kapitulli 25 dhe 26 që drejtohen nga Ministria e Arsimit kanë një avancim shumë të kënaqshëm dhe mendojmë se do jenë kapitujt e parë që do të mbyllen! Në këtë kontekst, kërkimi shkencor duhet të ecë me hapin e kohës, të jetë konkurrues, i orientuar drejt inovacionit dhe i lidhur ngushtë me nevojat e tregut dhe sfidat bashkëkohore prandaj këtu e shohim njëri-tjetrin në të njëjtën barkë! Vetëm kështu, institucionet e arsimit të lartë mund të kontribuojnë realisht në zhvillimin ekonomik, social dhe teknologjik të vendit”, vijoi ministrja.

Gjithashtu, gjatë fjalës, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro kërkoi nga universitetet që të jenë një zë aktiv në ligjin e ri për arsimin e lartë, në mënyrë që të reflektojë një realitet të përmirësuar për të gjithë aktorët.

“Kam pritur dhe ende pres opinionet tuaja, duke nisur një proces jo nga lart – poshtë, pra jo nga aparati administrativ i Ministrisë dhe më pas t’ju vijë si produkt i gatshëm, por përkundrazi, të jeni ju që jepni inputin e parë në ndryshimet që ju mendoni se duhen bërë për të përmirësuar jetën dhe përvojën e të gjithë aktorëve”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Në Konferencen e Rektorëve ishin pjesëmarrës 40 rektorë të universiteteve publike dhe jopublike, kryesuar nga Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha.

Rama takim me rektorë të Universiteteve: Rishikim ligjit për Arsimin e Lartë, sfidë ndërkombëtarizimi

By: xhir jeta
15 January 2026 at 14:49

Rama: Nuk jemi takuar këtë vit, ndaj ju uroj një vit sa më të mbarë. Dua të prek disa pika që në këndvështrimin tim janë me rëndësi. Duke vlerësuar sinqerisht bashkëpunimin që kemi ndërtuar dhe vijimësinë e komunikimit në një rruga sa institucionale aq edhe të hapur informale, gjë që n aka dhënë mundësinë të jemi në kontakt me njëri tjetrin dhe të kuptojmë më shumë është koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë. Ka kaluar një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar ndryshimet që ka sjell koha. Fatmirësisht kemi një praktikë të mirë, ligji aktual është shkruar në bashkëpunim me ju me kontributin tuaj ndaj ky do të jetë rasti përsëri. Shpresoj dhe besoj ë edhe për shkak të eksperiencën edhe për shkak se këtë herë bëhet fjalë për korrektime do të jetë e mundur ta bëjmë këtë në një kohë të arsyeshme dhe nuk do presim sesionin tjetër të parlamentit për bazën e ndryshimeve. Me rëndësi është të organizohemi me një grup pune për të shkruar ndryshimet.

E dyta, është edhe thelbi i ndërhyrjes time këtu. Nuk duhet të humbasim për asnjë moment nga vëmendja se sfida jonë e përbashkët është nga një anë ndërkombëtarizimi I Universitetit, dhe nga ana tjetër racionalizimi i burimeve dhe potencialeve. Ka ndodhur një ndryshim I rëndësishëm në qasjen e universitetit ndaj financimit që do të thotë deri dje gjithcka ishte e lidhur me buxhetin e shtetit, sot Universiteti i Tiranës ka rritur kapacatetin financues jashtë buxhetit të shtetit duke qenë në gjendje të ndërtojnë skuadra dhe të ndërtojnë projekte europiane dhe duke përfituar nga fondet europiane. Ka rritur të ardhurat e pedagogëve më aktive, ka krijuar një situatë të re. do të doja që në takimine ardhshëm ne të mblidheshim për të diskutuar hapur këtë proces dhe me lejen tuaj do doja të ftonim të gjithë rektorët edhe të universiteteve private

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

By: xhir jeta
15 January 2026 at 14:30

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati.

Avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Si u mor peng Jan Prenga

Mëngjesin e 17 janarit të vitit 2020, Jan Prenga, ka pirë kafe me gruan e tij dhe më pas është ndarë prej saj që të merrej me disa punë që kishte lënë pa përfunduar. Është nisur drejt rrugës “London”, në Kamzë. Katër persona të maskuar, i prenë rrugën dhe pasi e goditën disa herë, e futën me forcë në një makinë “Range Rover”, të bardhë, që e kishin vjedhur për ketë qëllim. Si provë e pengmarrjes mbetën vetëm disa njolla gjaku në asfalt. Dëshmitarët lajmëruan Policinë e më pas u njoftua edhe bashkëshortja e Jan Prengës.

Zanafilla e ngjarjeve që çuan në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ndonëse ende nuk është gjetur trupi i tij, filloi në shtator të vitit 2019, në portin ekuadorian të Guajakil, kur një anije mallrash që transportonte banane u nis për në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç frutave, në një prej kontejnerëve ishin futur edhe 260 kg kokainë, me vlerë 15-20 milionë paund. Anija u ankorua në Portsmouth, Hampshire në fund të dhjetorit të po atij viti.

Sipas dosjes së Prokurorisë Astrit Prenga, Gëzim Shullani, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian u punësuan nga ndërmjetës me origjinë britanike dhe iraniane për të marrë drogën nga porti, për llogari të dy bandave kriminale me bazë në Shqipëri. Ata e realizuan me sukses tërheqjen e kokainës nga kontejneri në port në fillim të muajit janar të vitit 2020. Por më pas e ndërruan planin, që më vonë rezultoi me pasoja fatale.

Korrierët dhe ndërmjetësit dyshohet se kishin një konflikt për një pagesë të mëparshme. Megjithatë duket se në rastin e fundit thjeshtë u joshën në momentin që hapën kontejnerin. Por pavarësisht motiveve, përfundimi ishte ky: Astrit Prenga, bashkë me Gëzim Shullani, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian, vendosën të mbanin kokainën dhe ta ndanin me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë ka dyshime se në atë moment ata nuk ishin në dijeni të faktit se ngarkesa që kishin vjedhur ishte e lidhur me Dritan Rexhepin.

Një javë pasi kishin marrë kokainën, ata janë telefonuar nga Gentian Doçi, i cili i kërkonte kthimin e kokainës. Pas tri ditësh i telefonoi përsëri duke i paralajmëruar që të mos bënin gabim pasi droga ishte e tij dhe duhej kthyer. E pas Gentian Doçit, ishte radha që Dritan Rexhepi të bënte lëvizjen e tij, duke telefonuar Ndrek Prengën që ndodhej në burg në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë e ka dëshmuar në Prokurori vëllai i Jan Prengës, Antoni.

Ndonëse ndodhej i izoluar në burg, Ndrek Prenga ishte i pari që merrte informacionet në lidhje me vëllain e tij që ishte marrë peng. Ai kontaktohej drejtpërdrejt nga Dritan Rexhepi, që sipas Prokurorisë ishte një nga porositësit e pengmarrjes. Në një prej këtyre telefonatave, nga burgu në Ekuador, Dritan Rexhepi i kishte dhënë fjalën Ndrekës se i vëllai do të lirohej nëse Astriti do të kthente kokainën. E me gjithë premtimin e dhënë nga kontinenti i largët, duket se pengmarrja kishte marrë fund në mënyrë tragjike./abcnews.al

Kupa “franceze” e Afrikës/ Plot 107 lojtarë të lindur në vendin europian luajnë në turne

By: xhir jeta
15 January 2026 at 12:51

Këto janë pasojat e epokave koloniale, dhe kështu ka qenë për mijëra vjet.

Turneu i madh kontinential po luhet në Afrikë, veçse është Franca vendi që përfaqësohet me më shumë lojtarë.

Sipas statistikave, në Kupën e Kombeve të Afrikës ka plot 107 futbollistë të lindur pikërisht në tokën franceze. Ata janë të shpërndarë nëpër kombëtare të shteteve që dikur kanë qenë pjesë e Perandorisë së mbretërve Luigjë, të Napoleonit dhe deri në kohën e Republikave.

Flitet për shtete si Bregu I Fildishtë, Kameruni, Nigeri, Burkina Faso, Mali, Senegali që është finalist i Kupës, Çadi, Guinea etj.

Kaq e thellë është epërsia e Francës në këtë drejtim, saqë shtetet afrikane e ndjekin me shumë distancë.

Në të vërtetë, në Bregun e Fildishtë kanë lindur vetëm 29 lojtarë, në Afrikë të Jugut 28, në Egjipt 25 dhe në Nigeri 24. Gjithsesi, pavarësisht dominimit të vendlindjes franceze, të gjuhës frënge dhe të kulturësë Parisit, Lionit apo Marsejës, sërish favoritë për të fituar trofeun janë dy yje të Marokut që kanë lindur në Spanjë, si Brahim Diaz apo Ashraf Hakimi./abcnews.al

Marok-Senegal, finalja e Afrikës/ Përcaktohen dy skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion

By: xhir jeta
15 January 2026 at 12:48

Ishin në prag të greminës, por mbijetuan. Futbollistët e kombëtares së Marokut mbajtën gjallë ëndrrën për të fituar Kupën e Kombeve të Afrikës, dhe për të bërë të lumtur tifozët e tyre, veçse kualifikimi në finale ishte një vepër dramatike.

Afërsisht 65 000 tifozë ishin ngjeshur në stadiumin kombëtar në Rabat, dhe ekipi vendas bëri gjithçka shumë mirë, edhe pse pati përballë një fuqi të kontinentit afrikan si Nigerinë. Epërsia e atyre që mbiquhen “luanët e Atlasit” ishte e plotë, madje e papritur deri në një shkallë të tillë.

Edhe pse nigerianët mbajtën topin paksa më shumë, Maroku lëshoi plot 16 gjuajtje drejt portës kundërshtare, nga të cilat 5 në kuadrat. Rivalët e mëdhenj ia dolën vetëm për dy gjuajtje, dhe vetëm një mes shtyllave. Gjithsesi, gola nuk pati dhe u deshën penalltitë pasi u luajtën edhe 30 minuta të shtesave.

Maroku gaboi vetëm një 11-metërsh, ndaj dy të rivalëve dhe shpreson të fitojë titullin e dytë në Kupën e Afrikës pasi ka pritur plot 50 vjet. Finalisti tjetër është Senegali. Edhe futbollistët e këtij ekipi quhen “luanët”, pikërisht “luanët e Terangës”, dhe ia dolën plotësisht me meritë ndaj Egjiptit.

Në një tjetër finale të parakohshme, senegalezët patën epërsi ndaj “Faraonëve” me yje të tillë si Mendi, Kulibali, Diuf, Diarra, Geje, Ndiaje, Xhekson apo Mane. Mohamed Salah, një nga liderët e Liverpulit dhe të Premier Ligës, do të mbetet pa trofe, ndërsa skuadra e tij u mposht nga një gol i vonshëm shënuar pikërisht nga ish-shoku I I tij tek të kuqtë, Sadio Mane.Minuta e 78-të ishte përcaktuese, ndërsa finalja do të luhet të dielën, dhe Maroku cilësohet favorit për titullin./abcnews.al

Arsenal nuk “fal” asgjë/ “Topçinjtë” mundën 2-3 Chelsea dhe shkojnë në finalen e Kupës

By: xhir jeta
15 January 2026 at 12:46

Arsenal nuk ka ndërmend të ndalet, ndërsa tifozët e tij ëndërrojnë në një sezon fantastik, ku skuadra e tyre është në garë për të gjithë trofetë e mundshëm. Pasi kryesojnë Premier League dhe u kualifikuan në fundjavë në Kupën e Federatës, “Topçinjtë” siguruan biletën për në finalen e Kupës së Ligës.

Të besuarit e Mikel Arteta triumfuan 3-2 në derbin londinez në fushën e Chelsea, ndërsa do të dikutojnë trofeun kundër Manchester City. Arsenal dominoi në “Stamford Bridge”, ndërsa mbylli pjesën e parë në epërsi falë golit të shpejtë të Ben Uajt që në minutën e shtatë.

Pas pushimit, sfida u bë më e luftuar dhe me spektakolare me raste të shumta në të dyja portat. Gjithsesi, më të mirën morën sërish “Topçinjtë” që dyfishuan shifrat me Gyokeres në minutën e 49-të.

Garnacho ktheu në lojë Chelsea, duke ngushtuar diferencën në të 57-ën. Por shpresat e Bluve të Londrës morën një tjetër goditje të rëndë, kur Zubimendi shënoi edhe golin e tretë për miqtë.

Vetëm në fund, Garnacho gjeti golin e dytë personal, por që kishte vlerë vetëm për statistika. Festa ishte e gjitha për Arsenal që konfirmon sezonin e shkëlqyer si dominues në futbollin anglez./abcnews.al

Sistemi spitalor/ Rama: Proces riformatimi, më shumë kujdes dinjitoz për çdo pacient kudo në vend

By: xhir jeta
15 January 2026 at 12:45

Për kryeministrin Edi Rama, Spitali Rajonal Memorial në Fier, Memorial është një shembull i mirë i autonomisë menaxheriale dhe financiare. Rama paralajmëroi nisjen e një procesi riformatimi që sipas tij synon më shumë efikasitet, menaxhim modern dhe kujdes dinjitoz për çdo pacient, kudo në vend.

“Fier – Spitali Rajonal Memorial është një shembull i mirë i autonomisë menaxheriale dhe financiare, ku organizimi më i mirë dhe përgjegjësia më e madhe po përkthehen në shërbime më cilësore për qytetarët.

Gjatë vizitës në këtë institucion, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, ndau vizionin për të ardhmen e sistemit spitalor rajonal.

Në vitin 2026 pritet të nisë një proces i thellë riformatimi, që synon më shumë efikasitet, menaxhim modern dhe kujdes dinjitoz për çdo pacient, kudo në vend”-shkruan Rama./abcnews.al

Inter, kampion i dimrit/ Zikaltërit mundin 1-0 një Lecce pa shqiptarë, kryesojnë në Itali

By: xhir jeta
15 January 2026 at 12:37

Nuk mund të quhet ende një arratisje. Jo vetëm sepse Milani nëse fiton sonte afrohet në vetëm tri pikë, por edhe sepse distancat në Serinë A nuk janë aspak të mëdha.

Sidoqoftë, Interi arriti një tjetër fitore duke bindur, ndonëse e pati përsëri shumë të vështirë.

Një Leçe me mungesa, në të cilën nuk luajtën Ylber Ramadani I pezulluar dhe Medon Berisha i dëmtuar, pra pa shqiptarë në fushë, rezistoi deri 12’ para fundit, edhe pse në “San Siro” u luajt praktikisht me një portë.

Epërsi e madhe, monolog zikaltër deri në mërzi, dhe Pio Espozito shënoi golin që vlejti fitoren. Me këtë rrjetë, Interi i trajnerit Kristian Kivu, është kampion I dimrit në Itali.

Boni, Barela dhe Luis Enrike provuan të shënonin më shumë, por puljezët ishin një fortesë. Napoli ndërkaq gaboi.Me trajnerin Antonio Konte në tribunë të pezulluar, të besuarit e tij nuk ia dolën të thyenin Parmën edhe pse u luajt në stadiumin “Maradona”.

Një sfidë tipike janari, me dimër jashtë fushe dhe brenda saj, me një gol të anuluar ndaj skocezit Mektominej për pozicion jashtë loje, dhe sulme pafund të napolitanëve.

Inter kryeson Serinë A pas 19 javësh me 46 pikë ndaj 40 të Milanit që luante sonte ndaj Komos, ndërsa Napoli ka mbetur pak më prapa me 39 pikë.

Historia e tatuazheve në Shqipëri, Lelaj: I pari rezulton në vitin 1928, studimi i Edith Durham

By: xhir jeta
15 January 2026 at 11:37

Në studion e Pas Mesnatë, studiuesit Olsi Lelaj, duke folur mbi në studimin e tij “Mishi dhe kocka mbi trupin, pushtetin dhe identitetin”, thotë se tatuazhi përfaqëson një nga format më të hershme të ndërhyrjes kulturore mbi trupin. Referencat më të hershme për tatuazhet në Shqipëri i gjejmë që në vitin 1928, në studimin e antropologes britanike Edith Durham. Ajo evidenton se tatuazhet e para rezultojnë të jenë bërë mbi trupin e grave, çka i jep kësaj praktike një dimension të fortë gjinor dhe social.

“Bulzat e para për librin kanë nisur me kureshtinë time në shtëpi, ku familjarë të mi kishin tatuazh të bërë gjatë periudhës kur kanë qenë ushtar, apo nxënës në shkollën Skënderbe dhe kjo ka qenë ngacmimi im i parë për studimin e tatuazhit që kthehet në një projekt kërkimor i imi vetjak. Ka qenë një lloj kureshtie specifike sepse lidhej me një lloj paradoksi dhe një lloj pikëpyetje kërkimore se si ka mundësi që në diktaturë, në kushte dhe institucione që janë aty për të korrigjuar trupin, lejohej të bëhej tatuazhi dhe kjo ka qenë një nga pikëpyetjet e mia. Mbi këtë premisë nis gjithë rrugëtimi për premisën e parë të kërkimit mbi linjën e tatuazhit në kulturën shqiptare, moderne por që do më shpjerë drejt tradicionales” – thotë ai, ndërsa shton se studimi nis me Edith Durham.

“Kjo ka qenë një tjetër ngacmim se si ka mundësi që në etnografinë shqiptare, tatuazhi do zerë një rol relativisht modest ose aspak. Dhe kjo ishte pjesë e kërkimit e cila më jep mundësinë të eksploroj punën e Durhamit, ajo fillimisht e nis me katolikët në Bosnje, ku modelet e tatuazhe janë shumë herë më komplekse”, tregon ai.

Fillesat lidhen me gratë katolike boshnjake, te cilat përdornin tatuazhin si shenjë identiteti dhe mbrojtjeje shpirtërore. Më pas, kjo dukuri u përhap në zonën e Shkodrës dhe, siç vëren etnografi Rrok Zojzi, gjurmë të saj janë gjetur edhe në jug të Shqipërisë. Simbolika fillestare ishte kryesisht pagane, mbi të cilën më vonë u mbivendosën fetë monoteiste, duke krijuar një ndërthurje unike mes besimit, traditës dhe trupit.

“Durham këtë bën, thotë në dukje ato na shfaqen sikur tregojnë religjionet monoteiste të krishtërimit, por në malësorët e Shqipërisë, përgjigjja që i jepet është kulti i Diellit dhe i Hënës, si kulte themelore.

Megjithatë, për një periudhë të gjatë, tatuazhi në Shqipëri u konsiderua devijancë shoqërore. Sipas Lelajt, kryesisht të burgosurit dhe ushtarët bënin tatuazhe, duke përdorur simbole si armë, zemra apo figura femrash gjysmë nudo. Këto imazhe shpesh ishin shprehje rebelimi, nostalgjie apo force, por edhe mënyra për të rikthyer kontrollin mbi trupin në kushte të kufizuara lirie.
Me kalimin e kohës, tatuazhi kaloi nga një praktikë e stigmatizuar në një formë arti të pranuar gjerësisht. Nga një akt individual dhe pothuajse i fshehtë, ai u bë masiv dhe publik mbi trup, duke reflektuar ndryshimet shoqërore dhe kulturore.

Në këtë kontekst, Lelaj ngre edhe një kritikë mbi përdorimin e gjuhës dhe simboleve: “Gjuha po përdoret si flamur i nacionalizmit, jo patriotizmit”, duke sugjeruar se edhe tatuazhi sot mund të shërbejë si mjet identitar i deformuar, nëse shkëputet nga kuptimi i tij kulturor./abcnews.al

Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

By: xhir jeta
15 January 2026 at 11:13

Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit.

Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Njëkohësisht, nis edhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale.

Sipas tij, të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve.

Këto masa do të prekin kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë dhe që deri më tani kanë drejtuar automjete me targa të qyteteve në Serbi mbi bazën e autorizimit, ose nuk kanë pasur dokumente të Kosovës.

Zbatimi pa përjashtime i këtyre dy ligjeve ishte paraparë të fillonte më 1 nëntor të vitit të kaluar, por Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e shtyu këtë afat deri në mesnatën e 15 janarit, 2026, për të mundësuar zhvillimin e një fushate informuese.

Këto masa të autoriteteve kosovare, megjithatë, po hasin në kritika nga komuniteti serb – sektori civil dhe përfaqësuesit politikë.

Si do të ndikojë Ligji për komunikacionin te komuniteti serb?
Nga Policia e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se drejtimi i automjeteve me targa të huaja mbi bazën e autorizimit është në kundërshtim me Ligjin për komunikacionin.

Megjithatë, deri më tani, kjo praktikë është toleruar për t’u dhënë qytetarëve kohë t’i ndërrojnë targat.

Veton Elshani theksoi se, nga 15 janari në mesnatë, policia do ta zbatojë ligjin në terren. Ai shtoi se drejtimi i automjeteve mbi bazën e autorizimit do të lejohet vetëm në raste emergjente, por me paralajmërim.

“Për shembull, nëse dikush shkon në spital, nuk do ta ndalojmë dhe nuk do ta konfiskojmë menjëherë automjetin. Por, nëse i njëjti person ndalohet përsëri në ditët në vazhdim, mund t’i shqiptohet gjobë deri në 200 euro”, shpjegoi ai.

Kosova ndaloi në fund të vitit 2022 qarkullimin e automjeteve me targa me akronimet e qyteteve të Serbisë.

Kjo masë shkaktoi daljen e disa serbëve nga institucionet e Kosovës dhe rriti tensionet në terren.

Disa nga pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, i regjistruan më pas automjetet e tyre me targa të Serbisë dhe i përdornin ato mbi bazën e autorizimit.

Në këtë autorizim përfshihen të dhënat e kartës së identitetit të drejtuesit të automjetit, e cila lëshohet nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë, por që Prishtina zyrtare nuk e njeh.

Si do të ndikojë Ligji për të huajt te komuniteti serb?
Ligji për të huajt mund t’i prekë pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente kosovare, por jetojnë, punojnë ose studiojnë në Kosovë.

Megjithatë, Elshani tha se ligji nuk do të zbatohet strikt për ata që jetojnë në Kosovë dhe që për ndonjë arsye nuk kanë dokumente kosovare.

“Ne nuk do t’i dëbojmë këta persona, nuk do t’i ndajmë nënat nga fëmijët apo baballarët nga fëmijët”, tha ai, duke shtuar se ligji do të zbatohet vetëm për ata që vijnë në Kosovë për turizëm, punë ose studime.

“Zbatimi do të bëhet gradualisht, nuk do të dëbohet askush menjëherë. Për shembull, nëse në orën 02:00 të mëngjesit policia takon dikë në rrugë dhe ai nuk ka dokumente kosovare, ai do të njoftohet që duhet të paraqitet në stacionin policor”, shpjegoi Elshani.

Në manualin “Udhëzuesi për hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e të huajve në Republikën e Kosovës”, i publikuar vitin e kaluar, shpjegohet procedura për marrjen e lejes për “qëndrim të përkohshëm, afatshkurtër ose të përhershëm”.

Vendimin për lëshimin e lejeve do ta marrë Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në Mitrovicë të Veriut funksionon një universitet që punon brenda sistemit të Serbisë, ku studiojnë ose punojnë shtetas të Serbisë. Po ashtu, punonjës nga Serbia ka edhe në institucionet shëndetësore në mjediset me shumicë serbe dhe në disa institucione kulturore.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës nuk i njohin këto organe serbe dhe kanë mbyllur shumicën e tyre, përveç institucioneve arsimore dhe shëndetësore.

Reagimet e sektorit civil dhe të politikanëve
Të dhëna të sakta zyrtare se sa serbë jetojnë në Kosovë dhe posedojnë dokumente kosovare, nuk ka, pasi pjesëtarët e këtij komuniteti, kryesisht në katër komunat e veriut, e bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2024.

Megjithatë, një raport i organizatës joqeveritare Aktiv nga viti 2024, me titullin “Analiza e trendëve dhe qëndrimeve të komunitetit serb”, nxori në pah se mbi 93% e 503 të anketuarve kanë dokumente kosovare.

Grupi i organizatave serbe joqeveritare ka theksuar më herët se ekzistojnë mijëra serbë të Kosovës që nuk mund të marrin dokumente kosovare, pasi “regjistrimi civil i serbëve të Kosovës, si dhe i pjesëtarëve të tjerë të komuniteteve joshumicë, është penguar për një kohë të gjatë”.

Autoritetet kosovare, në periudhën nga nëntori 2024 deri në prill 2025, u mundësuan serbëve në Kosovë ta marrin shtetësinë “më vonë”, duke pasur parasysh se disa nuk mund t’i merrnin dokumentet kosovare për shkak se posedonin vetëm dëshmi të lindjes, të lëshuara nga institucionet serbe, të cilat Prishtina nuk i njeh.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – njoftoi më 14 janar se ka zhvilluar dhjetëra takime me përfaqësues ndërkombëtarë, lidhur me zbatimin e Ligjit për komunikacionin dhe Ligjit për të huajt, duke theksuar se ka hasur në mirëkuptim, por se nuk ka marrë përgjigje ndaj kërkesave të saj.

“Edhe gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe sot, kemi qenë në kontakt intensiv me përfaqësues ndërkombëtarë dhe kemi përcjellë shqetësimet e qytetarëve tanë, veçanërisht sa u përket pasojave të mundshme nga zbatimi eventual i këtyre vendimeve të dëmshme”, thuhet në reagim.

Lista Serbe u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që ta shtyjnë sërish zbatimin e këtyre “rregullave”, me qëllim që të gjendet një model i përshtatshëm.

Edhe politikanë të tjerë serbë reaguan ashpër ndaj këtyre masave.

Nenad Rashië, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili fitoi një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit, deklaroi më 13 janar për transmetuesin publik kosovar se masat duhet të shtyhen përsëri, pasi “nuk jemi mjaftueshëm të përgatitur”.

Lëvizja Kombëtare Serbe e Millija Bishevacit, Iniciativa Qytetare “Rrënjët” e Ivan Vuçkoviçit dhe Iniciativa Qytetare “Veriu për të gjithë” e Marko Jakshiçit, iu drejtuan më 15 janar me një letër të hapur Qeverisë në detyrë të Kosovës, Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, duke kërkuar reagim të menjëhershëm lidhur me zbatimin e Ligjit për komunikacionin dhe Ligjit për të huajt, me arsyetimin se këto masa do t’i prekin mijëra familje.

Këta përfaqësues politikë të serbëve në nivel lokal kërkuan, mes tjerash, shtyrjen e zbatimit të ligjeve të kontestuara, nisjen e dialogut me përfaqësuesit e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joshumicë, si dhe gjetjen e modaliteteve të përshtatshme dhe të zbatueshme që, siç thanë, do t’u sigurojnë qytetarëve një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit kërkoi që zgjidhja të gjendet përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Nga ana tjetër, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i cilësoi këto masa si “hapa të rinj përshkallëzues”.

Kjo zyrë paralajmëroi se, nëse Bashkimi Evropian dhe grupi i Quint-it nuk reagojnë, “Beogradi do të detyrohet të shqyrtojë një përgjigje politike dhe ligjore – adekuate ndaj këtyre shkeljeve drastike të të drejtave themelore të popullit serb përmes masave të reja të njëanshme dhe të dhunshme”./rel

“Ishte e tmerrshme”, banorët përshkruajnë skenat e tmerrit pas aksidentit hekurudhor në Tajlandë

By: xhir jeta
15 January 2026 at 10:51

Banorët e Ban Thanon Khot në Tajlandë janë mësuar me gjëmimin e trenave – hekurudha është një mjet kyç transporti që lidh këtë qytet të largët me qendrat e mëdha urbane.
Por të mërkurën, ky ritëm i zakonshëm u shndërrua në tragjedi.

“Zhurma ishte jashtëzakonisht e fortë. Një krismë e madhe, shkatërruese,” tha vullnetarja e një shkolle, Pitchaya Promenade. “Pashë një vinç blu që po rrëshqiste. Dukej sikur u bllokua për një çast dhe më pas u përmbys papritur.”

Vinçi i ndërtimit ishte shembur mbi një tren në lëvizje, duke vrarë të paktën 32 persona dhe duke plagosur 66 të tjerë. Shumica e viktimave ishin nxënës dhe punëtorë që udhëtonin për në shkollë apo në punë. Ministria e Shëndetësisë e Tajlandës njoftoi se tre persona rezultonin ende të zhdukur pas aksidentit.

Kur BBC mbërriti në vendngjarje në mbrëmje, ekipet e shpëtimit ende po nxirrnin trupa nga treni i shkatërruar. Disa pjesë të tij ishin shtypur plotësisht.

“Nëse do ta përshkruaja vizualisht dëmin, dukej si një lugë që futet në një copë torte,” tha Pitchaya, 32 vjeç, e trajnuar në ndihmë të parë, e cila arriti të ndihmonte disa nga të plagosurit.
“Kishte një grua të moshuar që varej përmbys nga një vagon… Një grua tjetër, me krahun e djathtë që dukej i thyer, po e mbante fort.”

Një nga vagonët mori flakë pas përplasjes, duke e vështirësuar edhe më shumë operacionin e shpëtimit. Ekipet e emergjencës përdorën vinça dhe mjete hidraulike prerëse për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar në rrënoja.

“Njerëzit po bërtisnin ‘Ndihmë! Ndihmë!’ dhe tymi po fillonte të ngrihej,” tha pronarja e një restoranti, Penporn Pumjantuek, e cila punon rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes. “Vaji nga treni po derdhej kudo.” Ajo tregon se ishte “e ndarë mes frikës dhe guximit”.

“Ende kam frikë kur e mendoj,” i tha ajo BBC Thai. “E mbaj mend atë moment, kur vrapova për t’i ndihmuar, ndërkohë që ende nuk kishte ardhur askush tjetër. Ata po qanin. Ishte e tmerrshme.”
Mes të plagosurve kishte një foshnjë njëvjeçare dhe një 85-vjeçar, ndërsa shtatë persona ndodhen në gjendje kritike, thanë autoritetet të mërkurën.

Suphann Imchantrik, një banor vendas, ishte mes atyre që ndihmuan foshnjën njëvjeçare. “Fëmija ende merrte frymë, por mezi,” tha 52-vjeçari.
“Pashë edhe të vdekurit… shtrirë aty. Kishte të plagosur. Gjithçka ishte aty, para syve tanë. Ishte një pamje zemërthyese.”

Vinçi i përfshirë në aksident po përdorej për ndërtimin e një hekurudhe ajrore, pjesë e një projekti prej 5.4 miliardë dollarësh amerikanë (4 miliardë paund), i mbështetur nga Kina, që synon të lidhë Bangkokun me Kinën jugperëndimore përmes Laosit./abcnews.al

Vora me stadium, Rama: Mund të presë edhe ndeshje kualifikuese të UEFA-s për klube

By: xhir jeta
15 January 2026 at 10:34

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale pamje nga stadiumi i përfunduar e Vorës.

“Stadiumi i Vorës, një infrastrukturë e re që i shtohet futbollit shqiptar 🇦🇱 Ekipi i Vorës do të luajë për herë të parë ndeshjet në shtëpi në Superiore, një moment historik për klubin dhe qytetin.
Kjo arenë moderne jo vetëm që përmbush standardet e kampionatit kombëtar, por krijon edhe mundësinë që në të ardhmen të presë ndeshje kualifikuese të UEFA-s për klube.” shkruan Rama.

❌
❌