Pamje nga momenti i arratisjes së Altin Ndocit janë publikuar teksa vrapon me shpejtësi. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, Ndoci largohet në këmbë mes makinave të parkuara në ambientet e spitalit Infektiv të Durrësit.
Kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin për disa çaste momentin e arratisjes. Ai largohet nga fushëpamja e kamerave me shpejtësi pa lënë gjurmë.
I paraburgosuri, Altin Ndocit u arratis këtë të martë nga ambientet nga spitali Infektiv i Durrësit. Ndoci i shoqëruar me dy efektivë të policisë së burgut u paraqitën në spital për të kryer kontrolle dhe ekzaminime ndaj të paraburgosurit.
Ndoci gjatë kryerjes së analizave ka përfituar nga momenti dhe ka goditur efektivët që prisnin jashtë derës së laboratorit. Mësohet se gjithashtu është qëlluar me arme gjate momentit të arratisjes së tij.
Ende nuk është identifikuar nëse të shtënat kanë qenë prej policisë se burgut apo personave te cilët po prisnin te arratisurin. Pas arratisjes, Ndoci ka shkuar pranë një parkimi ku e priste një makinë Audi e bardhë A7 me targa AA700RS, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet ndërsa po zhvillohen kontrolle dhe postoblloqe në akset kryesore që lidhin Durrësin dhe Tiranën si edhe me qytetet e tjera.
Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai akuzohet nga SPAK për vrasje, grup kriminal etj. Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibejt, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.
Ai u arrestua në vitin 2020 i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës.
TIRANË, 13 janar /ATSh/ Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla dha një mesazh mirënjohjeje për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit ndër vite, duke nderuar veçanërisht dëshmorët që kanë dhënë jetën në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.
“113-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është një ditë e shënuar kujtese dhe mirënjohjeje për të gjithë punonjësit e trupës policore shqiptare ndër vite. Shqipëria nderon dhe përulet para sakrificave sublime të dëshmorëve të Policisë së Shtetit.
“Jetët dhe gjaku i dëshmorëve të Policisë janë një reflektim dhe detyrim për drejtuesit dhe punonjësit aktualë të kësaj trupe për ta kryer këtë detyrë me përkushtim dhe ndershmëri!”, shkruan Balla në mesazhin e tij.
Në këtë rrugëtim 113-vjeçar, 231 punonjës policie kanë rënë dëshmorë, duke dhënë jetën në krye të detyrës për mbrojtjen e ligjit dhe rendit.
Policia e Shtetit Shqiptar u krijua më 13 janar 1913, me vendim të Qeverisë së Përkohshme të drejtuar nga Ismail Qemali, dhe prej mëse një shekulli ka qenë një nga institucionet themelore të rendit dhe sigurisë në vend.
TIRANË, 13 janar /ATSh/ Policia e Shtetit shënon sot 113-vjetorin e themelimit. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediet nga selia blu, theksoi se qeveria e ka kthyer uniformën blu në mburojë të bandave.
Sipas tij, ky 113-vjetor e ka gjetur Policinë e Shtetit në ditët më të zeza të historisë së saj.
Në fjalën e tij, Balliu tha se shumë efektivë policie të cilët kanë janë betuar që të zbatojnë ligjin në shërbim të qytetarit, janë përndjekur e kërcënuar nga kryeministri Edi Rama.
“Synimi ka qenë i qartë. Të përzënë çdo polic dinjitoz, që ngre zërin kundër padrejtësive dhe shkeljes së ligjit”, tha ai.
Gjithashtu Balliu theksoi se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilirjan Proda është emëruar nga krimi i organizuar.
“Sot ka shefa policie dhe drejtorë që dalin në përgjime si prodhues dhe trafikantë droge, që manipulojnë provat në favor të kriminelëve, që u japin informacion vrasësve me pagesë, që u nxjerrin në pritë kriminelëve policët e ndershëm, duke çuar informacion te shokët e tyre banditë”, tha ai.
Balliu iu bëri thirrje të gjithë policëve që “të refuzojnë urdhrat e paligjshëm të drejtuesve narkotrafikantë, dhe t’i bashkohen përpjekjeve kombëtare, të opozitës dhe çdo qytetari të ndershëm, për të hequr qafe këtë bandë vjedhësish, që po mban peng të ardhmen e shqiptarëve që kanë vendosur të jetojnë në atdhe”.
Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ku ishte shtruar në repartin infektiv, raportohet se është pezulluar nga detyra i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.
Ndoci, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi akuzohet ndër të tjera edhe për vrasje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, "pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali".
A2 CNN mëson se Ndoci ka gënjyer policin qe po e ruante, duke i thënë se donte të shkonte në tualet dhe ka arritur t’ia mbathë. Kur e ka parë që po largohej, efektivi ka qëlluar në ajër po pa arritur ta ndalojë.
Ndoci konsiderohet pjesë e klanit Çopja nga Elbasani dhe është pjesë e dosjes së SPAK me 33 të pandehur për këtë organizatë kriminale. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave edhe “vrasje”.
Altin Ndoci është arratisur këtë mesditë nga reparti infektiv i Durrësit, ku ishte i shoqëruar nga policia e burgut për të kryer kontrolle mjekësore.
Drejtoria e Burgjeve në një deklaratë pas ngjarjes tha se efektivët kanë tentuar ta ndalojnë, por nuk kanë mundur dot, ndërsa vijojnë kërkimet.
39-vjeçari ndodhej në paraburgimin e Durrësit, ndërsa emri i tij është i njohur në botën e krimit dhe hetohet nga SPAK me disa akuza.
Ndoci njihet si person i ‘rekrutuar’ nga Talo Çela, dhe në dosjen e SPAK akuzohet për përkrahja e autorit të krimit, konkretisht këtij të fundit, gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në lidhje me vrasjen e Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.
Po ashtu ai akuzohet për “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Njoftimi i SPAK në lidhje me dosjen hetimore ku përfshihet edhe Ndoci:
SPAK dërgon për gjykim procedimin penal ndaj vëllezerve Çopja dhe 31 të pandehurve të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 75/9, në ngarkim të 33 të pandehurve:
Franc Gergely alias Franc Çopja Hajdar Bako alias Hajdar Çopja: Mikael Qosja (Kamami) alias (Stefo), (Stefa) Talo Çela, Altin Ndoci, Arzen Mama, Eljo (Ervis) Bitri, Maksim Koçi, Dashnor Dumani, Ado Xhika, Arzen Hysa Çopja Xhimi Hoxha, Guri Biba, Leonardo Ramani, Ervis Daka, Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega) Altin Kamami, Martin Musaj, Agustin Çinari, Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika, Klajdi Merkaj, Armis Stafa Renato Musaku, Rexhino Doçi, Matilda Hoxholli, Pajtime Fetah, Denada Toda, Klodian Sinameta, Leon Ramani
Veprimtaria e organizatës “Çopja”
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja (përmes dërgimit të letërporosive për paketën e kodeve PIN SKYECC), është evidentuar dhe dokumentuar ekzistenca e një organizate kriminale, e njohur si “Çopja”. Ajo drejtohej nga vëllezërit Franc Gargely alias Franc Çopja Bako alias Hajdar Çopja dhe është përfshirë në:
Vrasje me pagesë dhe tentativa për eleminimin e kundërshtarëve. Pagesat për ekzekutimet siguroheshin nga të ardhurat e trafikut të kokainës. Korrupsion të funksionarëve të sistemit të drejtësisë dhe punonjësve të policisë. Rekrutimin e punonjësve të policisë të Drejtorive Vendore, Durrës dhe Elbasan me qëllimin marrjen e informacionit dhe mbështetje operative. Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve në sektorin imobiliar dhe bizneseve të tjera në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Veprimtaria kriminale e vëllezërve “Çopja”, shtetasve Hajdar Bako (Çopja), dhe Franc Gergely (Çopja), daton rreth viteve 2006 – 2007. Ata fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërdarë sasi të vogla të lëndës narkotike të llojit kokainë. Ndërsa me kalimin e viteve, vëllezërit Çopja u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, duke e zgjeruar aktivitetin edhe në vende të tjera të Europës, kryesisht në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Hetimet treguan se pas vitit 2018, vëllezërit Çopja janë shndërruar në një organizatë kriminale të mirëfilltë, e cila në bashkëpunim edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar transnacional, zgjeroi veprimtarinë e saj kriminale në trafikimin e drogave të forta, kryesisht të kokainës. Në vitin 2018 filloi vrasjen e kundërshtarëve (përmes ekzekutimeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Europë dhe më gjerë.
Përbërja dhe lidhjet e organizatës kriminale
Hajdar Bako (Çopja) dhe Franc Gargely (Çopja) – Drejtuesit e Organizatës
Mikael Qosja alias Kamami, (Stefa), (Stefo), i njohur ndryshe edhe si Kel Kamami – Organizator i vrasjesve.
Talo Çela, Eljo (Ervis) Bitri dhe Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega) – Krahu i armatosur i organizatës. Ai kishte grupin e tij të ekzekutorëve me pagesë. Fillimisht janë rekrutuar të hetuarit; Altin Ndoci, Besmir Haxhia (i ndjerë, vrarë nga grupi Alibej në datën 27.4.2020), Dashnor Dumani dhe Dorian Shkoza (i ndjerë, vrarë nga grupi Alibej në datën 3.3.2020).
Guri Biba, Emiljano Ramazani (i ndjerë), Ervis Daka, Dorian Shkoza (i ndjerë), Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa, Ado Xhika, Renato Musaku, Leonardo Ramani, Martin Musaj, Ervis Hysa Çopja (viçja), Ervis Daka (Dragoviçi), Xhimi Hoxha, Agustin Çinari, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar – Anëtarë të organizatës, të cilët kanë siguruar mjete logjistike si automjete, armë, municion, lëndë plasëse eksplozive ose kanë luajtur rolin e vëzhguesve dhe informatorëve.
Organizata kriminale “Çopja”, përmes lidhjeve të saj arriti të korruptojë gjyqtarë për të krijuar aksese, me qëllim mbylljen e çështjeve në ngarkim të tyre ose rëndimin e pozitës së kundërshtarëve.
Lidhjet në organet e Drejtësisë:
Pajtime Fetah, e cila në vitin 2020 ka qenë me detyrë Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan; Denada Tode, me detyrë sekretare gjyqësore, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet. Lidhjet në organet e zbatimit të ligjit (Policinë e Shtetit):
Agustin Çinari, me detyrë punonjës policie, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Martin Musaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan; Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet. Lidhjet në biznes dhe pastruesit e produkteve të veprës penale:
Nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës rezulton se organizata kriminale “Çopja”, një pjesë të të ardhurave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës e ka investuar në Shqipëri, kryesisht në sektorin imobiliar (përmes blerjes së pasurive të paluajtshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit, ku përmes personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme, “cash”. Gjithashtu ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mosekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/koperturë, me qëllim pastrimin e parave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal;
Shtetasi Franc Gergely (Çopja), në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme “cash”, përmes përdorimit të zyrave të këmbimit valutor exchange, brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar. Kjo bëhej me qëllimin për të kryer pagesën për ngarkesat e lëndës narkotike të llojit kokainë (në vendet e origjinës, Ekuador, Brazil, Kolumbi, Paraguaj dhe Bolivi), të vrasjeve apo investimeve për llogari të tyre, në Shqipëri dhe jashtë saj.
Në interes të hetimeve, është bërë e mundur evidentimi i zyrës së këmbimit valutor me emër tregtar “B.LIKA CIMI & KENI” EXCHANGE, me aktivitet zyrë këmbimi valutor.
Faktet penale
“Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay”, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj; “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 1.7.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan; “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin; “Vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.9.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë; “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.1.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan; “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 29.11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat. “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore korrik – nëntor 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore korrik – tetor 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore tetor – nëntor 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Qani Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arjan Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Rigers Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Everest (Ibrahim) Caka, ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ardian Çollaku (Subashi), ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020. “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ” nga ish-gjyqtarja Pajtime Fetah, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe ‘’Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, nga Mikael Kamami dhe Arzen Mama. “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pjesëmarrës në Organizatë” nga punonjësi i Policisë së Shtetit Agustin Çinari; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Arben Spahiu, “ dhe“Shpërdorimi i detyrës” nga punonjësi i policisë shtetasi Martin Musaj; “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” nga shtetasja Denada Toda, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të organizatës kriminale; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të organizatës kriminale; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Klajdi Merkaj në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Rexhino Doçi në kuadër të në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Armis Stafa në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasi Talo Çela dhe nëna e vajzës së tij shtetasja Matilda Hoxholli) si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë. Përkrahja e autorit të krimit (shtetasit Talo Çela), kryer nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Mikael Qosja, Altin Ndoci, Ado Xhika, Maksim Koçi, Arben Lamçja, Renato Musaku, Arzen Hysa Çopja dhe Xhimi Hoxha gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan. • Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kryer nga shtetasi Klodian Sinameta. • Moskallëzim krimi, kryer nga shtetasit Leon Ramani. “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier; “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë. Sekuestrimet
Sekuestrimet numërojnë më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila apartamente, pasuri shërbimi dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare në monedha të ndryshme në disa banka të nivelit të dytë. Në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë disa vendime për sekuestro preventive, përfshirë atë të datës 29.7.2024, ndaj disa pasurive të paluajtshme, si edhe atë të datës 10.9.2024 për llogaritë bankare të shtetasit Bashkim Lika dhe shtetasit Maklen Mici.
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit, i cili ditën e sotme u arratis nga Spitali i Durrësit.
Policia bën me dije se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit në spital, nuk është kërkuar mbështetje me forca të rendit.
“Policia e Shtetit merr masa kur njoftohet nga burgjet, por për këtë rast nuk jemi njoftuar dhe nuk na është kërkuar ndihmë”, thuhet në reagimin e policisë për mediat.
Altin Ndoci ndodhej prej dy ditësh i shtruar në repartin e Infektivit të Spitalit të Durrësit, ku po merrte ndihmë mjekësore për disa probleme shëndetësore të shfaqura ditët e fundit, duket se ka shfrytëzuar rastin dhe është arratisur efektivë që e shoqëronin.
Me syze dielli mbi “hundë” dhe pistoletë në dorë, MOMENTI kur polici i Burgjeve ndjek me vrap të arratisurin (FOTO)
Ai ka kërkuar që të shkojë në tualet dhe më pas është larguar nga kati i tretë përmes shkallëve.
Një nga efektivët e policisë ka qëlluar në ajër, por Altin Ndoci dyshohet se ka hipur në një makinë “Audi A7” në parkim dhe më pas është arratisur.
TIRANË, 13 janar/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u shpreh sot se ky institucion qëndron në këmbë përballë sfidave të shumta ndër vite.
Në aktivitetin e organizuar në Hotel International, me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, kreu i BKH-së, Joni Keta, e të tjerë përfaqësues të lartë, Proda tha se 13 janari është një ditë historike dhe jetike për vendin tonë sepse pa rend nuk ka liri dhe pa siguri nuk ka të ardhme.
“Kjo e vërtetë e thjeshtë ka udhëhequr misionin e Policisë së Shtetit që nga dita kur plaku i mençur, kryeministri i saj kohe Ismail Qemali vendosi krijimin e Policisë së Shtetit, e cila përgjatë rrugëtimit të saj ka qenë gur themeli i rendit, i ligjit, stabilitetit shoqëror por edhe simbol i bashkimit kombëtar”, tha Proda.
Proda tha se Policia shqiptare ka ecur krah për krah me historinë e vendit, ka përballuar sfida të mëdha, dhe momente vendimtare por duke ruajtur me fanatizëm misionin e mbrojtjes së jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.
“Misioni i saj është simbol sakrifice, guximi dhe përkushtimi ku çdo uniformë flet për një detyrë, çdo emblemë për një frymë dhe çdo veprim për një premtim të patundur ndaj shoqërisë. Gjatë 113 viteve, 231 punonjës të policisë ranë dëshmorë pasi dhanë gjithçka duke vendosur jetën e tyre mbi çdo rrezik për të mbrojtur qytetarët dhe ligjit. Në këtë rrugëtim 113-vjeçar kanë kontribuuar gjenerata të tëra dhe sot gjejmë rastin të shprehim mirënjohjen për veteranët e policisë, ata janë thesari i përvojës dhe burim frymëzimi i profesionalizmit për brezat e rinj”, tha Proda.
Sipas Prodës, viti 2025 tregoi fuqinë dhe vendosmërinë e Policisë në operacione të suksesshme kundër grupeve kriminale, luftë të pandërprerë ndaj kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, zbardhje të ngjarjeve kriminale, ulje të kriminalitetit, përballim të suksesshëm të sezonit turistik dhe të aktiviteteve me famë ndërkombëtare, si dhe zhvillim të Akademisë së Sigurisë si një qendër moderne dhe konkurruese për të rinjtë.
“Të gjitha këto janë dëshmi se Policia e Shtetit nuk stepet, nuk thyhet dhe nuk ndalon kurrë. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditë më mirë, për qytetarin dhe ligjin. Përpos kësaj, organizata jonë nuk është perfekte, ashtu si dhe ne nuk jemi të tillë. Të gjithë ne jemi në sfidë të përditshme, sfidë me veten, sfidë me standardet, sfidë me pritshmëritë, për të mësuar nga gabimet dhe për t’u përmirësuar”, vijoi ai.
Proda nënvizoi se çdo operacion, çdo mision dhe çdo angazhim është provë se ligji nuk është thjesht një normë, por një realitet i prekshëm për qytetarët.
“Rezultatet e vitit të kaluar tregojnë se bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë janë baza e suksesit tonë. Policia e Shtetit është tashmë një partner i besueshëm dhe i barabartë, e angazhuar në skuadra hetimore dhe operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe krimeve globale, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe më gjerë”, tha Proda.
Drejtuesi i Policisë së Shtetit shtoi se profesionalizmi dhe besueshmëria e Policisë së Shtetit, përgjatë vitit 2025, u vlerësuan me çmime dhe tituj nga partnerët ndërkombëtarë.
“Ne jemi ajo që bëjmë dhe jo ajo që flitet për ne, nëpërmjet sulmeve dhe përbaltjes së padrejtë ndaj kontributit të mijëra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që sakrifikojnë çdo ditë për të mirën e përgjithshme”, përfundoi Proda.
Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, u zhvillua sot një ceremoni përkujtimore në memorialin e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosën kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.
Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe ndërimet më të larta, për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit.
Proda u shpreh gjatë ceremonisë se “sakrifica sublime dhe emri i secilit prej ish-kolegëve të rënë gjatë përballjes me krimin, janë motive të forta pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për t’i ruajtur të denja simbolin kombëtar, jetën dhe pronën e çdo qytetari.”
Policia e Shtetit shënon 113-vjetorin e themelimit, si një nga institucionet kyçe për rendin dhe sigurinë publike në vend.
“Gjatë këtyre 113 vite 231 punonjës dhanë gjithçka për të mirën e shtetit. Sot e përmot ata janë krenaria e vendit tonë. Për këtë rrugëtim 113 vjeçar kanë kontribuar gjenerata të tëra. Viti që lamë pas tregoi vendosmërinë dhe guximin tonë. Uljen e kriminalitetin dhe menaxhimin e sezonit turistik. Të gjitha këto janë dëshmi që Policia e Shtetit nuk stepet dhe nuk ndalon kurrë. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditë më mirë për qytetarin dhe ligjin. Kjo tregon që Policia e Shtetit nuk dorëzohet kurrë.
Ne nuk jemi perfektë, por jemi përditë në sfidë me situatat dhe veten. Mos harroni kolegë sakrificën e përditshme, ju jeni atje kur asnjë tjetër nuk është, në diel shi e dëborë. Ju jeni telefonata e parë e çdo problemi. Jeni modestë në misionin tuaj, por gjithmonë prezentë. Rezultatet e vitit të kaluar tregojnë se koordinimi me partnerët ndërkombëtar janë baza e suksesit tonë. Ne jemi ajo që bëjmë jo ajo që flitet për ne përmes sulmeve e përbaltjes së padrejtë ndaj kontributit të mijëra djemve e grave që sakrifikojnë përditë”, tha Ilir Proda.
Fjala e plotë:
Sot nuk festojmë thjesht një përvjetor, por nderojmë një histori, një mision, një institucion që prej 113 vitesh qëndron në këmbë përballë sfidave.
13 janari është një datë historike dhe jetike për vendin tonë, sepse pa rend nuk ka liri dhe pa siguri nuk ka të ardhme.
Kjo e vërtetë e thjeshtë ka udhëhequr për 113 vite misionin e Policisë së Shtetit shqiptar, që nga dita kur plaku i mençur Ismail Qemali, Kryeministri i kohës, vendosi për krijimin e Policisë, e cila përgjatë gjithë rrugëtimit të saj ka qenë dhe mbetet gur themeli i rendit, ligjit dhe stabilitetit shoqëror, por edhe simbol i bashkimit kombëtar. Mjafton të përmendim faktin se drejtuesi i parë i Policisë shqiptare ka qenë Halim Bej Gostivari, nga Gjakova.
Organizata jonë ka ecur krah për krah me historinë e vendit, ka përballuar sfida të mëdha, tranzicione të vështira dhe momente vendimtare, duke ruajtur gjithmonë misionin e saj, mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.
Rrugëtimi i saj është një histori sakrifice, guximi dhe përkushtimi, ku çdo uniformë flet për një detyrë, çdo emblemë për një frymë dhe çdo veprim për një premtim të patundur ndaj shoqërisë.
Gjatë këtyre 113 viteve, 231 punonjës policie, 231 Dëshmorë, më të mirët prej nesh, dhanë gjithçka, duke vendosur jetën e tyre mbi çdo rrezik, për të mbrojtur qytetarët dhe ligjin.
Akti i tyre sublim krijoi bazamentin mbi të cilin ndërtohet besimi, forca morale dhe identiteti ynë institucional.
Sot e përjetë, ata janë motivi i misionit tonë, krenaria e Policisë dhe e gjithë shoqërisë. Emri i tyre është i skalitur në historinë e kombit.
Në këtë rrugëtim 113-vjeçar kanë kontribuar gjenerata të tëra dhe sot shprehim mirënjohjen tonë për veteranët e Policisë, për kontributin dhe trashëgiminë që kanë lënë ndër breza.
Ata janë thesari i përvojës, burim frymëzimi dhe shembull i profesionalizmit për brezat e rinj të Policisë, të cilët na kujtojnë se Policia është një mision i shenjtë, në themel të të cilit qëndron përkushtimi i palëkundur dhe guximi deri në vetëmohim, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve dhe për të garantuar sundimin e ligjit.
Viti që lamë pas tregoi fuqinë dhe vendosmërinë tonë, operacione të suksesshme kundër grupeve kriminale, luftë të pandërprerë ndaj kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, zbardhje të ngjarjeve kriminale, ulje të kriminalitetit, përballim të suksesshëm të sezonit turistik dhe të aktiviteteve me famë ndërkombëtare, si dhe zhvillim të Akademisë së Sigurisë si një qendër moderne dhe konkurruese për të rinjtë.
Të gjitha këto janë dëshmi se Policia e Shtetit nuk stepet, nuk thyhet dhe nuk ndalon kurrë. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditë më mirë, për qytetarin dhe ligjin.
Përpos kësaj, organizata jonë nuk është perfekte, ashtu si dhe ne nuk jemi të tillë. Të gjithë ne jemi në sfidë të përditshme, sfidë me veten, sfidë me standardet, sfidë me pritshmëritë, për të mësuar nga gabimet dhe për t’u përmirësuar.
Mos harroni, të dashur kolegë, sakrificën tuaj të përditshme, ju jeni aty kur asnjë tjetër nuk është, në diell, në shi, në dëborë. Ju jeni telefonata e parë për çdo problem. Jeni modestë në misionin tuaj, por gjithmonë prezentë.
Çdo operacion, çdo mision dhe çdo angazhim është provë se ligji nuk është thjesht një normë, por një realitet i prekshëm për qytetarët.
Rezultatet e vitit të kaluar tregojnë se bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë janë baza e suksesit tonë.
Policia e Shtetit është tashmë një partner i besueshëm dhe i barabartë, e angazhuar në skuadra hetimore dhe operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe krimeve globale, në funksion të rritjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe më gjerë.
Profesionalizmi dhe besueshmëria e Policisë së Shtetit, përgjatë vitit 2025, u vlerësuan me çmime dhe tituj nga partnerët ndërkombëtarë.
Ne jemi ajo që bëjmë dhe jo ajo që flitet për ne, nëpërmjet sulmeve dhe përbaltjes së padrejtë ndaj kontributit të mijëra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që sakrifikojnë çdo ditë për të mirën e përgjithshme.
Të nderuar kolegë,
Kjo ditë nuk është vetëm festë. Është kujtesë e përgjegjësisë që mbajmë mbi supe dhe reflektim për misionin tonë.
Sjellja etike, humanizmi, angazhimi dhe sakrifica juaj është baza e besimit të qytetarëve për një shoqëri më të sigurt. Vetëm me profesionalizëm, integritet dhe bashkëpunim do ta bëjmë Policinë e Shtetit çdo ditë më të besueshme dhe më të fortë.
Të nderuar qytetarë, Policia e Shtetit është e juaja. Besoni në sakrificën dhe punën tonë!
Gëzuar 113-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit shqiptar!
Nderim për çdo punonjës policie që shërben me përkushtim dhe dinjitet!
Mirënjohje familjeve të dëshmorëve dhe qytetarëve, për mbështetjen dhe besimin!
Lavdi Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, lavdi Dëshmorëve të Atdheut!
TIRANË, 13 janar/ATSH/- Policia e Shtetit shënon sot 113-vjetorin e themelimit, një ditë për të kujtuar dhe vlerësuar sakrificën dhe përkushtimin e brezave të tërë të punonjësve të policisë në shërbim të ligjit, rendit dhe sigurisë për qytetarët shqiptarë.
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e efektivëve të Policisë së Shtetit në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë.
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu nënvizon se në këtë 113-vjetor, me mijëra burra e gra në uniformë, mijëra aksione, mijëra sakrifica me një mision të vetëm, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Më 13 janar të vitit 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e forcave të rendit duke ngarkuar për organizmin e xhandarmërisë Alem Tragjasin, Hysni Toskën, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin. Halim Gostivari do të ishte drejtori i parë i Policisë së Shteti. Ndërsa më 3 qershor 1913 u vu në zbatim rregullorja e Qeverisë së Vlorës “mbi formimin e Milicisë shqiptare”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale me rastin e 113-vjetorit të Policisë së Shtetit. Përmes një mesazhi urimi, Rama vlerësoi rolin dhe përkushtimin e këtij institucioni në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
“Edhe me 113 vjet Policia e Shtetit, në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri në postimin e tij.
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës, ku një automjet ka përplasur disa mjete të parkuara anës rrugës.
Sipas informacioneve, rreth orës 19:30, në rrugën “Josif Budo”, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që po drejtonte.
Si pasojë, ai ka goditur katër automjete të parkuara.
Nga aksidenti, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta dhe është transportuar në spital për kontroll mjekësor, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka dalë grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Policia e Shtetit ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një apartament në Sarandë.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë veprimeve, u sekuestruan 260 bimë narkotike dhe 26.6 kilogramë kanabis, si dhe pajisje të ndryshme për kultivimin e tyre.
Tutje në njoftim thuhet se në lidhje me këtë ngjarje, është arrestuar shtetasi E.P., 30 vjeç, i cili u kap duke kujdesur për bimët në apartament.
“Një tjetër person, shtetasi M.Q., 26 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë aktivitet. Gjithashtu, katër punonjës të OSHEE-së në Sarandë po hetohen për shpërdorim detyre. Ata janë shtetasit H.A., 54 vjeç, H.C., 34 vjeç, E.P., 47 vjeç dhe F.H., 32 vjeç”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit thuhet se policia bën me dije se apartamenti ishte përshtatur për rritjen, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, ndërsa pajisjet elektrike që përdoren për kultivim furnizoheshin në mënyrë të paligjshme.
“Përveç bimëve dhe kanabisit, janë sekuestruar 70 llamba me reflektorë, pajisje elektrike, një automjet, tre telefona celularë dhe materiale të tjera që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm. Nga pamjet shihen efektivët e policisë të cilët fillimisht trokasin dhe më pas hyjnë në banesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike”, thuhet në postim. /Telegrafi/
Ndryshime në strukturën e policisë, sipas burimeve me firmën e kryepolicit, Ilir Proda drejzuesi policisë në durrës Vilson Bala emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Drejtues Islor Islami caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Drejtues Afrim Tafa caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime të drejtuesve në strukturat vendore të policisë.
Sipas burime për Euronews, Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
TIRANË, 11 janar/ATSH/ Tri fëmijë të mitur në Durrës janë marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social, pas denoncimit nga gjyshja se ish-nusja e djalit i kishte lënë vetëm.
Policia Durrës njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Sipas Policisë, procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti i publikuar dhe në rrjete sociale.
Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
MSHMS: Grupi Teknik Ndërsektorial do të vendosë mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve
Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.
Sipas një njoftimi nga MSHMS, tre fëmijët u dërguan në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.
Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.
Kompania arabe Presight AI Ltd themeloi në Shqipëri degën, që do të zbatojë projektin kontrovers Smart City. Presight Al Ltd Albania Branch u regjistrua në Qendrën kombëtare të Biznesit tre javë më parë me objektivin e vetëm për të realizuar kontratën e majme, e cila ngarkon qytetarët shqiptarë me një barrë 140 milionë dollarë. “Fushëveprimi […]
Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, pritet të transferohet në qytetin e Korçës. Sipas BW, është bërë propozimi zyrtar për transferimin e Balës, ndërsa pritet firmosja e urdhrit përkatës nga autoritetet kompetente. Vilson Bala aktualisht mban postin e drejtuesit të Policisë së Durrësit, ndërsa më herët, ai ka mbajtur edhe detyrën e shefit të […]
Policia e Shtetit ka sqaruar rrethanat e aksidentit të ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në Klos.
Sipas policisë, një automjet tip Audi me targa angleze, me drejtues 24-vjeçarin A.L., banues në fshatin Fullqet, Klos, dhe pasagjer 30-vjeçarin J.K., ka dalë nga rruga rreth orës 01:30 dhe ka përfunduar në një përrua.
Policia bën të ditur se 24-vjeçari ka dalë nga makina dhe nga uji duke shpëtuar, ndërsa për pasagjerin nuk ka asnjë informacion.
Drejtuesi i automjetit ka rezultuar në gjendje të dehur.
Lexoni të plotë njoftimin e Policisë, pa ndërhyrje:
Ra me automjetin që drejtonte në përroin e fshatit Dars, nuk njoftoi Policinë dhe u largua nga vendngjarja, dyshohet se nuk i dha ndihmë pasagjerit në brendësi të automjetit, Policia identifikon, kap dhe arreston 24-vjeçarin.
Shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.
Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.
Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/
TIRANË, 9 janar/ATSH/ Strukturat e Policisë së Shtetit janë gatishmëri të shtuar në terren për shkak të motit të keq.
Policia njofton se vijojnë patrullimet, monitorimi i zonave urbane dhe rurale për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në rast nevoje, si dhe për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Rreth 5500 punonjës të Policisë së Shtetit kanë qenë të angazhuar në territor duke mbështetur të gjitha strukturat për shkak të motit të keq. Ndërsa, janë 700 mjete të Policisë së Shtetit të cilat janë vendosur në dispozicion për të mbështetur dhe ndihmuar qytetarët në të gjithë vendin.
Për shkak të motit të keq dhe fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të moderojnë shpejtësinë dhe të telefonojnë në 112 në rast nevoje.