Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

11:50 “Qeveria, model i grabitjes, po mbyt qytetarët me taksa”, Salianji: Nafta në Shqipëri rreth 80% më shtrenjtë se në Kosovë!

By: Klara
13 January 2026 at 11:50

Ervin Salianji ka deklaruar se qeveria shqiptare është duke “mbytur” qytetarët me taksa, ndërsa u ndal në çmimin e naftës.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se modeli i kësaj mazhorance është modeli i grabitjes së qytetarëve, ndërse ka shtuar se çmimi i shtrenjtë i naftës ka një ndikim të drejtë për drejtë në koston e jetesës dhe varfërinë e qytetarëve.

Capture

Postimi i plotë:

Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!
Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.
Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.
Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!
Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.
Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!
Protesto!

 

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

By: A R
13 January 2026 at 10:57

Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor në Shqipëri, ka nisur operimin si një qendër për zhvillimin e teknologjisë dhe shkencës në vend, duke ofruar mundësi për startup-et dhe bizneset inovative.

Sipas drejtoreshës së Durana Tech Park, Florenca Haxhi, në fazën fillestare, Durana Tech Park operon 100% virtualisht, ndërkohë që pas përfundimit të ndërtimit të infrastrukturës fizike, do të kalojë në një model hibrid.

Ky model i operimit kombinon elementet virtuale me ato fizike dhe është krijuar për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e rezidentëve të parkut për hapësira fizike të specializuara.

Haxhi shprehet se kjo metodë është frymëzuar nga praktikat më të mira të parqeve teknologjike ndërkombëtare dhe siguron që investimi i qeverisë për parkun të jetë në përputhje me kërkesat e zhvillimit global të teknologjisë dhe inovacionit.

“Në fillim parku operon 100% virtualisht dhe më pas, me ndërtimin e parkut fizik do të operojë në mënyrë hibride. Kjo mënyrë operimi është bazuar në shumë modele të tjera që ekzistojnë në botë dhe siguron që investimi i kryer nga qeveria për parkun të jetë në koherencë të plotë me kërkesat dhe nevojat që kanë rezidentët e parkut për hapësirat fizike në park”, deklaroi Haxhi.

Durana Tech Park ka si qëllim të bëhet një pikë kyçe për mbështetje dhe zhvillim të sektorëve të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri, duke krijuar mundësi për rritjen e aftësive teknologjike dhe zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm për bizneset e reja dhe startup-et.

Ky park operon në bazë të ligjit “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, të vitit 2022 dhe akteve nënligjore të cilat janë miratuar gjatë viteve 2024-2025.

Avokati Besnik Berisha: LDK në ditë vendimtare, kriza nuk është e emrave por e besimit

13 January 2026 at 11:24

Avokati Besnik Berisha ka reaguar për situatën e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se partia po hyn në një fazë vendimtare, me pasoja që, sipas tij, shkojnë përtej interesit elektoral dhe prekin drejtpërdrejt ekuilibrin politik të vendit.

Në një status të publikuar, Berisha vlerëson se në rrethanat aktuale heshtja dhe improvizimi nuk janë opsione, duke rikujtuar se LDK ka qenë dhe duhet të mbetet më shumë se një subjekt politik – një ndërgjegje shtetformuese, hapësirë e mendimit të lirë dhe garanci e demokracisë së brendshme.

Sipas tij, kriza aktuale në LDK nuk është krizë emrash apo përplasje ambiciesh personale, por krizë besimi dhe mungesë e një procesi që e lidh partinë me bazën dhe qytetarin. Berisha thekson se asnjë subjekt politik nuk mund të udhëheqë vendin pa e rregulluar më parë raportin me veten.

Ai vë në pah se demokracia e brendshme nuk është vetëm procedurë formale, por frymë, e cila nuk ruhet duke mbyllur garën, duke ngrirë strukturat apo duke u frikësuar nga ndryshimi, por forcohet përmes hapjes, përfshirjes dhe rikonfirmimit të legjitimitetit nga poshtë lart.

Berisha paralajmëron se çdo përpjekje për ta reduktuar LDK-në në një mekanizëm konfirmimi e largon atë nga trashëgimia e saj dhe nga roli që i takon në shoqëri, duke nënvizuar se mendimi ndryshe dhe alternativat janë pjesë thelbësore e identitetit të kësaj partie.

Në fund, ai thekson se hapja e zgjedhjeve të përgjithshme dhe rinovimi i strukturave nuk janë qëllim në vetvete, por mjete për rikthimin e besimit, shmangien e polarizimit dhe ndërtimin e unitetit mbi vullnet të lirë.

“Sipas Berishës, Kosova ka nevojë për një LDK që udhëheq me qetësi, mençuri dhe vizion afatgjatë, që nuk përjashton por bashkon, nuk sundon por shërben – vetëm një LDK e tillë mund të jetë sërish alternativë e besueshme për qytetarët dhe faktor stabiliteti për shtetin”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati Besnik Berisha: LDK në ditë vendimtare, kriza nuk është e emrave por e besimit appeared first on Sinjali.

Shoqata e Gjyqtarëve për statusin e magjistratëve: Po tentohet të uzurpohet pushteti i KLGJ

By: armand
13 January 2026 at 11:27

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke ngritur shqetësimin se po tentohet të uzurpohet Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në një reagim zyrtar, Shoqata thekson se çdo ndryshim normativ duhet të jetë i kujdesshëm, të mos bjerë ndesh me parimet themelore […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve për statusin e magjistratëve: Po tentohet të uzurpohet pushteti i KLGJ appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Shqipëria po ndërton një “ekonomi hoteli”! E rrezikshme për zhvillimin afatgjatë të vendit

By: Ela
13 January 2026 at 11:16

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për drejtimin që po merr ekonomia shqiptare, duke e cilësuar modelin aktual si të pabalancuar dhe të rrezikshëm për zhvillimin afatgjatë të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku i referohet të dhënave të fundit të Banka e Shqipërisë dhe INSTAT, sipas të cilave ekonomia vijon të […]

The post Tabaku: Shqipëria po ndërton një “ekonomi hoteli”! E rrezikshme për zhvillimin afatgjatë të vendit appeared first on BoldNews.al.

Seanca e gjyqit dështon për herë të gjashtë, Kalaja-Veliajt: Po i bën bisht drejtësisë

By: armand
13 January 2026 at 11:11

Aulon Kalaja ka reaguar për padinë që kreu u bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë ndaj tij. Seanca e kësaj të martë ka dështuar sërish, ndërsa Kalaja nënvizon se Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit në këtë seancë, por sipas tij ka dhënë edhe urdhër që edhe avokati i tij mbrojtës të mos […]

The post Seanca e gjyqit dështon për herë të gjashtë, Kalaja-Veliajt: Po i bën bisht drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

“Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë”/ Salianji: Qeveria, model i grabitjes

By: armand
13 January 2026 at 10:47

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri. Me anë të një postimi në Facebook, ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë. “Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit […]

The post “Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë”/ Salianji: Qeveria, model i grabitjes appeared first on BoldNews.al.

Bardhi kundër Berishës/ Kallëzoi në SPAK Këlliçin, Vokshin e Spahon për Kuvendin e Rithemelimit

By: Rovena
13 January 2026 at 11:30

Padia e bërë nga Gazment Bardhi, në kohën e përplasjeve me kreun e PD, Sali Berisha, duket po sjell pasojat e para për demokratët. Thirrja në SPAK e deputetit Belind Këlliçi vjen pas padisë së tij, në kulmin e betejës për vulën dhe drejtimin e partisë.

Prokuroria e Posaçme nis hetimet për fondet e kuvendit te rithemelimit, qe parapriu kthimin e Sali Berishës në PD, nga kallëzimi që bëri në atë kohë Gazmend Bardhi.

Të hënën paradite prokurori Arben Kraja mori në pyetje për 90 minuta Belind Këlliçin, i cili ishte një prej organizatoreve të Kuvendit në Air Albania, së bashku me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin ku ai është pyetur për origjinën e parave dhe faturat e eventit të 11 dhjetorit 2021, ndonëse sot janë në krah, si Bardhi ashtu edhe Këlliçi.

Për Kuvendin e dhjetorit 2021, Gazment Bardhi, asokohe sekretar i përgjithshëm i PD-së, depozitoi në SPAK një kallëzim penal ndaj deputetit Belind Këlliçi, deputetes Albana Vokshi, ish-deputetit Edmond Spaho, deputetit Ivi Kaso, si dhe Ervin Minarollit, aktualisht Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në PD. Në dokumentin e kallëzimit, objekti lidhej me veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Akuzat për ministrat/ Rama-Fevziut: Kalendari i influencerit të pengoi të merresh me faktin

13 January 2026 at 10:36

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj deklaratave të gazetarit Blendi Fevziu, i cili pretendoi se disa ministra ndodhen jashtë vendit për udhëtime private gjatë fundjavave, ndërsa në televizione transmetohen pamje inspektimesh sikur ata janë në punë.

Në një reagim publik, Rama e cilësoi këtë deklaratë sërish si gënjeshtër dhe shpifje, duke theksuar se Fevziu nuk solli asnjë provë për pretendimin e tij dhe i bëri thirrje t’u kërkojë ndjesë publike shikuesve.

Sipas Ramës, kjo u hodh poshtë edhe nga vetë Fevziu, i cili reagoi pa paraqitur fakte konkrete.

Rama tha se në kohën kur u bënë këto deklarata, një sërë ministrash kanë qenë sipas tij të angazhuar ditë e natë në terren, gjatë situatës së rënduar nga kushtet atmosferike të javëve të fundit.

Mandej ai akuzoi Fevziun për keqinformim të publikut dhe për abuzim me besimin e shikuesve të emisionit “Opinion”.

Reagimi i plotë:

Mesa kuptoj dëbora e kudondodhur dhe kalendari i ngjeshur i influencerit, e penguan Blendi Fevziun të merrej seriozisht me faktin që i gënjeu hapur shikuesit e tij besnikë, kur nga ekrani i Opinionit u tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!”

Që kjo ishte një gënjeshtër e llojit shpifje, këtë nuk e mohoi dot as vetë Fevziu, duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë sajesë të hedhur nga dritarja e Opinionit në shtëpitë e shqiptarëve, bash kur një sërë ministrash ishin ditë e natë rrugëve gjatë vorbullës atmosferike të javëve të fundit.

Unë e dija që Fevziu gënjeu, siç e di kur gënjejnë – shumë më shumë dhe shumë më shpesh se sa ai – llazoret demokratikase të sallonit të tij ose daha më keq, konkurentet e tyre tek salloni i qimeve të opozitës apo le pastaj barisalifallinjtë e udhëheqjes demokratikase.

Por duke qenë se tek salloni i Fevzos shkoj edhe vetë, kur vjen ora e ndonjë debati me përfaqësuesin më të gëlltitshëm të çetës opozitare, e kam detyrim t’i bëj apel Fevziut që t’i kërkojë falje shikuesve të përbashkët dhe të mos fshihet pas analizave të motit, me hilenë që çudia tre ditë zgjat!

Shumica dërrmuese e atyre shikuesve nuk janë votuesit e mi, madje janë tifozë kundërshtarë, por ama ata janë edhe shikuesit e mi, të cilët Fevziu i keqtrajtoi brutalisht me atë shpifje plateale, ndërkohë që në ekranin e Opinionit ata janë në besën e tij. Dhe nëse Fevziu nuk i mbron dot nga shpifësit që fton aty në çdo debat politik, minimalisht nuk duhet t’i abuzojë edhe vetë apo jo?

Do thoni ju po se mos është e para herë dhe të drejtë keni, por ama ka një moment kur duhet ndaluar e kërkuar një falje, qoftë edhe njëherë të vetme, se ky avazi i bubullimave të shpifjeve e i gërrgërrimave të akuzave nga mëngjesi në mesnatë u bë pocaqi fare, e mbase Fevziu si një lider mediatik në mexhelisin e 700 tenxhereve e gjen tek vetja këtë forcë duke dhënë një shembull pozitiv…

The post Akuzat për ministrat/ Rama-Fevziut: Kalendari i influencerit të pengoi të merresh me faktin appeared first on Gazeta Si.

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

By: A R
13 January 2026 at 09:49

Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për shkak të financimit të Kuvendit të Rithemelimit.

Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në atë kohë demokratët ishin në konflikt për vulën dhe logon e PD, pasi kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.

Dyshohet se për të njëjtën çështje është pyetur dje edhe demokrati Belind Këlliçi.

Indrit Hoxha - Shqiptarja.com. Në mënyrë të shpejtë dhe të verifikuar me disa burime ju do të gjeni lajme nga politika e vendit dhe e rajonit, informacione ekonomike.Mbulon me lajme të gjithë

Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

By: A R
13 January 2026 at 09:28

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë foto nga eventi, ku shihet në takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i qeverisë e cilësoi presidentin e Emirateve si një mik të madh të Shqipërisë, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm.

“Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

By: A R
13 January 2026 at 09:20

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, mohoi kategorikisht largimin nga Partia Demokratike, edhe pse Sali Berisha ka deklaruar se ai është “vetëpërjashtuar”. Salianji tha se do të qëndrojë në këtë parti dhe do të vijojë me lëvizjen e tij, e cila deri tani është përqafuar nga një numër i konsiderushëm i demokratëve.

Biseda: 

Ylli Rakipi: Nervozizmi i PD është shumë i madh, derisa ti të dalësh nga radhët, pastaj ata edhe mund të të thërrasin për bisedime. Nëse ti nuk del nga radhët, Salianji, sa të jesh aty do të jenë me dhimbje koke për shkak të gjendjes që kanë. Tani, ti mund t’ua heqësh dhimbjen e kokës vetëm duke ikur dhe unë jam i sigurtë se do të lavdërojnë. Ti çfarë do të bësh, o zotëri, se Berisha ta ka hequr vizën. Po ta hoqi Berisha vizën, Flamurit të heq 5 viza, ka aty të tjerë që të heqin 13 viza, bile edhe drejtori i Komunikimit, Alfred Lela, që është aty për të komunikuar me të gjithë njerëzit, të heq vizën. Tani çfarë do të bësh ti zotëri?

Ervin Salianji: Unë nuk iki nga PD, do të jem në PD dhe mua nuk më bëjnë dot presion.

Ylli Rakipi: Po ti je vetëpërjashtuar..

Ervin Salianji: As trysni, as joshje. Unë mendoj se PD duhet të arrijë në nivelin që kërkon shoqëria shqiptare që kërkon një opozitë me format tjetër, qoftë në komunikim, qoftë në përfaqësim dhe mënyrën se si duhet të ndërtojë kartën morale në çdo gjë përballë qeverisë. Unë kam ardhur për shkak të kontributit në politikë. Kam fituar gara, jam përplasur, më kanë vjedhur ca gara të tjera në 2014. Unë s’kam pyetur për Edi Ramën, jo për dikë që merr leje nga Edi Rama…

VIDEO/ 113-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

By: A R
13 January 2026 at 09:13

Kjo e martë shënon 113-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Me këtë rast, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Policisë, duke theksuar se ajo ka qenë dhe mbetet në shërbim të vendit dhe të qytetarëve.

“MIRËMËNGJES dhe me 113 vjet Policia e Shtetit, në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Policia e Shtetit u krijua 113 vite më parë dhe konsiderohet një nga institucionet kyçe për rendin dhe sigurinë publike në vend.

“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

By: A R
13 January 2026 at 08:57

Paraqitja e Belind Këlliçi ditën e djeshme në SPAK u shoqërua me një përpjekje për ta relativizuar dhe zvogëluar peshën e kallëzimit penal, kështu që me qëllimin e ‘ndreqjes’ së biografisë Gazment Bardhi nxori këshilltarin e tij ligjor, Marash Logu, i cili u përpoq ta etiketonte si “mashtrim” raportimin e gazetës TemA se Këlliçi është kallëzuar për financim të paligjshëm të Kuvendit të Rithemelimit.

Sipas tij, padia paska të bëjë vetëm me falsifikimin e vulave dhe me asgjë tjetër, duke qenë në të njëjtën linjë me deklaratën e Këlliçit kur doli nga SPAK ‘për gjëra periferike’.

Mirëpo, po të shohësh bazën ligjore të kallëzimit penal të Bardhit ndaj Këlliçit dhe të tjerëve, del qartë se padia është më e gjerë dhe më e thellë

Çfarë përmban realisht baza ligjore e kallëzimit?

Në kallëzimin penal janë referuar një sërë dispozitash që, të marra së bashku, e shndërrojnë çështjen nga një debat formal për “vula”, në një hetim të plotë penal me pasoja serioze.

Së pari, referenca te neni 190 i Kodit Penal ndëshkon falsifikimin dhe përdorimin e vulave, stampave ose formularëve të subjekteve juridike, përfshirë partitë politike. Dënimi shkon nga 6 muaj deri në 5 vjet burg dhe vlen jo vetëm për falsifikuesin, por edhe për këdo që i përdor këto akte me vetëdije.

Por këtu çështja nuk mbyllet.

Referimi i nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale e vendos dosjen drejtpërdrejt në kompetencën e SPAK, çka nënkupton se kemi të bëjmë ose me funksionarë të lartë politikë, ose me elementë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo nuk është thjesht për konsum politik, por ka pasojë të qartë juridike.

Më tej, nenet 280 dhe 283 të Kodit të Procedurës Penale detyrojnë prokurorinë: të regjistrojë procedimin penal sapo ka indicie për vepër penale dhe të kryejë menjëherë veprimet e para hetimore: sekuestrime dokumentesh, akte financiare, materiale digjitale dhe çdo provë që rrezikon të zhduket.

Kjo do të thotë se hetimi nuk kufizohet te vula, por shtrihet te pasojat juridike dhe financiare që ka prodhuar përdorimi i saj.

Në këtë kuadër, përfshirja e ligjit nr. 95/2016, konkretisht nenet 8, 9, 10 dhe vijues, që rregullojnë funksionimin e SPAK dhe BKH, e bën të qartë se kemi të bëjmë me: hetim të specializuar, ndjekje të transaksioneve financiare dhe verifikim të çdo akti që lidhet me organizimin dhe financimin e një strukture politike paralele.

Pse padia nuk është “vetëm për vula”

Në praktikën penale, vula e falsifikuar nuk është qëllim në vetvete. Ajo është mjeti. Pyetja që heton SPAK është:
Për çfarë u përdor ajo? Çfarë aktesh prodhoi? Çfarë pasojash financiare dhe juridike solli?

Nëse vula e falsifikuar ka shërbyer për: krijimin e një strukture politike, autorizime,vendime, apo mbledhje fondesh, atëherë hetimi hapet automatikisht drejt financimit të paligjshëm, fshehjes së burimeve dhe, potencialisht, pastrimit të parave. Kjo është arsyeja pse kallëzimi është ndërtuar mbi një bazë ligjore shumë më të gjerë se sa përpiqen ta paraqesin “gaztorët” e politikës, që ndryshe thonë në mëngjes, ndryshe veprojnë në drekë dhe ndryshe sillen në darkë..

Sa vite burg rrezikon realisht Këlliçi

Nëse merret në konsideratë e gjithë baza ligjore e kallëzimit të Gazment Bardhit ndaj Belind Këlliçit, kemi: Neni 190 i Kodit Penal (6 muaj deri në 5 vjet burg për falsifikim dhe përdorim vule), ndërsa nëse nga hetimi provohen elementë financiarë penalë (fshehje, maskim, përdorim fondesh), atëherë dënimet shkojnë nga disa vite burg deri në mbi 10 vjet, sipas veprës konkrete që individualizohet gjatë hetimit.

Pra, padia ndaj Këlliçit nuk është një çështje thjesht ‘politike’ e thënë ashtu në ajër si ato për ‘babin e Zenit’, por është një akuzë penale, e ndërtuar mbi një bazë të qartë ligjore, e cila sigurisht ka pasoja nëse do të merret në konsideratë nga gjykata./nl/TemA

Rama: Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

TIRANË, 13 janar/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe ku po merr pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu DhabiSustainability Week 2026” (ADSË).

Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga sisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i Ekzekutivit është i pranishëm në këtë event me ftesë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilin e cilëson “një mik të madh të Shqipërisë”.

Ky forum ndërkombëtar bën bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

The post Rama: Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

113-vjetori i Policisë së Shtetit, mijëra aksione e sakrifica në shërbim të vendit dhe qytetarëve

TIRANË, 13 janar/ATSH/- Policia e Shtetit shënon sot 113-vjetorin e themelimit, një ditë për të kujtuar dhe vlerësuar sakrificën dhe përkushtimin e brezave të tërë të punonjësve të policisë në shërbim të ligjit, rendit dhe sigurisë për qytetarët shqiptarë.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e efektivëve të Policisë së Shtetit në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu nënvizon se në këtë 113-vjetor, me mijëra burra e gra në uniformë, mijëra aksione, mijëra sakrifica me një mision të vetëm, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Më 13 janar të vitit 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e forcave të rendit duke ngarkuar për organizmin e xhandarmërisë Alem Tragjasin, Hysni Toskën, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin. Halim Gostivari do të ishte drejtori i parë i Policisë së Shteti. Ndërsa më 3 qershor 1913 u vu në zbatim rregullorja e Qeverisë së Vlorës “mbi formimin e Milicisë shqiptare”.

The post 113-vjetori i Policisë së Shtetit, mijëra aksione e sakrifica në shërbim të vendit dhe qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Indrit Hoxha thirret në SPAK

By: armand
13 January 2026 at 09:35

Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për shkak të financimit të Kuvendit të Rithemelimit. Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në atë kohë demokratët ishin në konflikt për vulën dhe logon e PD, pasi kjo e fundit […]

The post Indrit Hoxha thirret në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Rama: Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

By: Fax Web
13 January 2026 at 08:58

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe ku po merr pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu DhabiSustainability Week 2026” (ADSË).

Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga sisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i Ekzekutivit është i pranishëm në këtë event me ftesë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilin e cilëson “një mik të madh të Shqipërisë”.

Ky forum ndërkombëtar bën bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

Rama nga Abu Dhabi: Nis Samiti i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm

By: Rovena
13 January 2026 at 08:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili po zhvillohet në Abu Dhabi.

Sipas Kryeministrit Rama, samiti organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, të cilin ai e cilësoi si një mik të madh të Shqipërisë.

Ky aktivitet ndërkombëtar mbledh liderë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, me fokus diskutimet dhe angazhimet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen globale.

“Krimet e Berishës janë të dukshme”, Beqiri: Veprat e tij i dinë edhe shërbimet e huaja partnere

12 January 2026 at 23:55

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, ngriti akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe disa politikanëve të tjerë, duke folur për korrupsion dhe pasuri të paligjshme.

“Berisha ku i gjeti lekët e LaCivita? Tha 6 milionë dollarë, por në fakt janë mbi 20 milionë dollarë. Po aktivitetet që bën, ku i gjen paratë? Po shpenzimet për fushatën elektorale ku i gjen? Problemi është që korrupsioni është galopant.

Janë të gjithë ato lekët e privatizimeve që janë bërë në mënyrë kriminale. Janë lekët e naftës, kromit dhe mineraleve të tjera të Shqipërisë, që u privatizuan për interesat e këtyre personave. Këlliçi duhet të thotë fillimisht aferat e tij korruptive. Këlliçi ka disa afera korruptive,” deklaroi Beqiri.

Ai theksoi se provat e korrupsionit të Berishës janë konkrete dhe të dukshme.  Sipas tij, krimet e Sali Berishës i dinë edhe shërbimet partnere.

“I di një popull i tërë, i dinë prokurorët, gjykatat, ndërkombëtarët, por edhe shërbimet partnere të huaja. Krimet e tij janë të dukshme. Është 1997, Gërdeci, 21 janari, Partizani, Albpetrol dhe shumë të tjera. Ky dënohet minimumi me 23 herë burgime të përjetshme. Lere pastaj se sa miliardë pasuri i ka borxh këtij populli.”, tha ai./abcnews.al

❌
❌