Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin

By: V K
15 January 2026 at 14:47

Prokuroria e Posaçme kudër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i cili po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se seanca gjyqësore është shtyrë, pasi avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Prokuroria e Posaçme, paraqiti provat në lidhje me Altin Hajrit, ku thuhet se ai ka qenë në dijeni të rrëmbimit të Jan Prengës, sepse nga kqyrja e pamjeve filmike, ai ndodhje në kompeksin “Golden” në momentin që ka ardhur trupi i tij dhe madje ka mbyllur edhe qepenin e garazhit.

SPAK ka dorëzuar po ashtu edhe komunikimet në SkyEcc mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit.

DËSHMIA E DRITAN REXHEPIT NË GJKKO

Gramoz Rexhepi, që njihet edhe me emrin Dritan, është vënë nën akuzë për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, dekadën e fundit: Rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës.

49-vjeçari pukjan u rrëmbye mesditën e 17 janarit të 5 vjetëve më parë, nga 4 persona në mes të Kamzës, u dërguar në një prej resorteve më të njohura në vend dhe më pas trupi i tij u zhduk. Në fakt, ishin ca pamje që u nxorën në media ku u mësua se i rrëmbyeri kishte mbërritur i pajetë në resortin e Altin Hajrit në Shijak, por policia, prokuroria dhe asnjë instancë që merret me hetimin e akteve të tilla nuk gjurmuan dot asnjë të dhënë që u mor vesh shpejt nga denoncimi i familjes Prenga.

Dritan Rexhepi është akuzuar si organizatori i atij akti brutal, ndërsa rrëmbimin dyshohet se e kanë kryer 4 persona nga Shkodra.

Pikërisht për shkak të kësaj akuzë, vlonjati Rexhepi, ishte në gjykatë më 23 Prill ku mohoi përfshirjen në rrëmbimin e Prengës, njohjet me personazhet e krimit, si edhe përfshirjen në atë histori të vjedhjes së drogës në Angli, apo të njihte Altin Hajrin të zotin e resortit nga ku u zhduk trupi i Prengës.

Gjithashtu, ai kërkoi ballafaqim më të vëllanë e të zhdukurit, kërkoi të sillen komunikimet e SKY ECC në Gjykatë, kërkoi të mos i bëhej moral në sallën e gjyqit, e po ashtu të mos e përfshinin në atë akt, pasi ai në atë kohë gjendej në burg në Guayaquil-i në Ekuador, i dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Por, që në krye të herës, u tha se një person me emrin Gramoz nga Vlora, kishte organizuar të gjithë ngjarjen, por Gramozi në GJKKO mohoi dje të ishte ai Gramozi nga Vlora për të cilin flet dosja.

Rexhepi deklaroi se lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë komunikim në aplikacionin SkyECC, i përdorur gjerësisht nga rrjetet kriminale, ndërsa i pyetur nga prokurorët e SPAK nëse ka njohje me Altin Hajrin, ‘mbreti i kokainës’ tha se nuk i thotë asgjë ky emër.

RRËFIMI

“Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ekuador. Kam qenë i dënuar 13 vjet për trafik droge. Ju do më pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, aso kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Doçajn (Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen as e kam lexuar.

Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjellë avokatja dokumentet nga burgu i Firences, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës”, dëshmoi Rexhepi.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burg të përjetshëm për Altin Hajrin

By: Ela
15 January 2026 at 14:33

SPAK ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Hajri po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati. Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz. Disa persona e dhunuan dhe e futën me […]

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burg të përjetshëm për Altin Hajrin appeared first on BoldNews.al.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

By: xhir jeta
15 January 2026 at 14:30

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Altin Hajrin i cili po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati.

Avokati i Hajrit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.

Si u mor peng Jan Prenga

Mëngjesin e 17 janarit të vitit 2020, Jan Prenga, ka pirë kafe me gruan e tij dhe më pas është ndarë prej saj që të merrej me disa punë që kishte lënë pa përfunduar. Është nisur drejt rrugës “London”, në Kamzë. Katër persona të maskuar, i prenë rrugën dhe pasi e goditën disa herë, e futën me forcë në një makinë “Range Rover”, të bardhë, që e kishin vjedhur për ketë qëllim. Si provë e pengmarrjes mbetën vetëm disa njolla gjaku në asfalt. Dëshmitarët lajmëruan Policinë e më pas u njoftua edhe bashkëshortja e Jan Prengës.

Zanafilla e ngjarjeve që çuan në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ndonëse ende nuk është gjetur trupi i tij, filloi në shtator të vitit 2019, në portin ekuadorian të Guajakil, kur një anije mallrash që transportonte banane u nis për në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç frutave, në një prej kontejnerëve ishin futur edhe 260 kg kokainë, me vlerë 15-20 milionë paund. Anija u ankorua në Portsmouth, Hampshire në fund të dhjetorit të po atij viti.

Sipas dosjes së Prokurorisë Astrit Prenga, Gëzim Shullani, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian u punësuan nga ndërmjetës me origjinë britanike dhe iraniane për të marrë drogën nga porti, për llogari të dy bandave kriminale me bazë në Shqipëri. Ata e realizuan me sukses tërheqjen e kokainës nga kontejneri në port në fillim të muajit janar të vitit 2020. Por më pas e ndërruan planin, që më vonë rezultoi me pasoja fatale.

Korrierët dhe ndërmjetësit dyshohet se kishin një konflikt për një pagesë të mëparshme. Megjithatë duket se në rastin e fundit thjeshtë u joshën në momentin që hapën kontejnerin. Por pavarësisht motiveve, përfundimi ishte ky: Astrit Prenga, bashkë me Gëzim Shullani, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian, vendosën të mbanin kokainën dhe ta ndanin me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë ka dyshime se në atë moment ata nuk ishin në dijeni të faktit se ngarkesa që kishin vjedhur ishte e lidhur me Dritan Rexhepin.

Një javë pasi kishin marrë kokainën, ata janë telefonuar nga Gentian Doçi, i cili i kërkonte kthimin e kokainës. Pas tri ditësh i telefonoi përsëri duke i paralajmëruar që të mos bënin gabim pasi droga ishte e tij dhe duhej kthyer. E pas Gentian Doçit, ishte radha që Dritan Rexhepi të bënte lëvizjen e tij, duke telefonuar Ndrek Prengën që ndodhej në burg në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë e ka dëshmuar në Prokurori vëllai i Jan Prengës, Antoni.

Ndonëse ndodhej i izoluar në burg, Ndrek Prenga ishte i pari që merrte informacionet në lidhje me vëllain e tij që ishte marrë peng. Ai kontaktohej drejtpërdrejt nga Dritan Rexhepi, që sipas Prokurorisë ishte një nga porositësit e pengmarrjes. Në një prej këtyre telefonatave, nga burgu në Ekuador, Dritan Rexhepi i kishte dhënë fjalën Ndrekës se i vëllai do të lirohej nëse Astriti do të kthente kokainën. E me gjithë premtimin e dhënë nga kontinenti i largët, duket se pengmarrja kishte marrë fund në mënyrë tragjike./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet gjyqi në GJKKO për Altin Hajrin

By: Brisi
23 December 2025 at 12:37

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, për të pandehurin Altin Hajri, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjyqësore. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 15 janar 2026. Jan Prenga u rrëmbye […]

The post Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet gjyqi në GJKKO për Altin Hajrin appeared first on BoldNews.al.

Shau gardianët dhe Safet Bajrin/ Dhunohet në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari

By: Brisi
20 December 2025 at 15:45

Është rrahur keq në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari, i dënuari me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian Lamçes, ngjarje kjo e ndodhur në 30 korrik 2020 në Elbasan. Sanxhaktari, është dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili ka ndëruar jetë disa vite më parë. Lajmi për dhunimin […]

The post Shau gardianët dhe Safet Bajrin/ Dhunohet në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari appeared first on BoldNews.al.

Levani: Gjirokastra drejt turizmit të ajrit, 150 parashutistë në vit nga Italia

14 December 2025 at 11:50

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Turizmi i sporteve të ajrit është një degë që po konsolidohet vitet e fundit edhe në vendin tonë, duke sjellë gjithnjë e më shumë turistë të huaj.

Themeluesja e “Skydive Albania”, Egestina Levani, e ftuar në podkastin “Flasim”, foli mbi sfidat që paraqet ky sport, për të cilin sipas saj, interesi vjen çdo ditë në rritje.

Bijë e një piloti ushtarak, Levani tregon se si pasionin e saj për hedhje me parashutë nga lartësitë e shndërroi në një iniciativë biznesi duke krijuar shoqatën e saj e cila organizon dy aktivitete të mëdha vjetore.

Për hedhjet me parashutë, sipas saj, shfrytëzohet aerodromin i Gjirokastrës që është transformuar në një pistë parashutizmi për hedhje nga avioni nga mbi 3 mijë metra lartësi.

Levani tregoi përpjekjet e përbashkëta me autoritetet përgjegjëse për certifikimin e këtij aerodromi.

“Aktivitetin e nisa në Itali ku veproj prej 9 vitesh dhe prej rreth 3 vitesh organizoj aktivitete parashutizmi edhe në Shqipëri. Për sa i përket turizmit të ajrit organizoj dy aktivitete gjatë vitit. Jemi një shoqatë e vogël, e porsalindur, ndaj në bashkëpunim me një shoqatë italiane parashutistësh organizojmë aktivitetet në Gjirokastër”, tha ajo.

Levani theksoi se rreth 150 parashutistë nga Italia vijnë çdo vit në Shqipëri për t’u hedhur në aerodromin e Gjirokastrës.

Ndërkohë sipas saj, ka një numër gjithnjë e më të lartë pjesëmarrësish edhe nga Shqipëria të interesuar për hedhjen me parashutë.

Aerodromi i Gjirokastrës nisi funksionin e tij rreth 100 vjet më parë, në vitin 1924, ndërsa në vitet ’30–’40 u shndërrua në një aeroport të vogël me funksion të dyfishtë, si ushtarak ashtu edhe civil.

Sot, ky aerodrom është kthyer në një pikë të rëndësishme për turizmin sportiv dhe ajror në jug të vendit, me ambicie për ta kthyer në një qendër elitare të aventurës.

1 nga 3

/a.f/

The post Levani: Gjirokastra drejt turizmit të ajrit, 150 parashutistë në vit nga Italia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK mbyllet hetimet për Safet Bajrin dhe bashkëpunëtorët

By: M C
25 November 2025 at 21:03

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e vrasjes së Fatbardh Licit dhe e ka dërguar në GJKKO. Të pandehurit për të cilët SPAK kërkon nisjen e gjykimit janë Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago. Fatbardh Lici, i vrarë rreth 7 vite më parë, dyshohet se është viktimë e përplasjes së vazhdueshme mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.

Safet Bajri ka qenë më herët i ndaluar nga autoritetet e drejtësisë, gjatë operacionit “Oaz” të zhvilluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, por më pas është liruar. Ai ka qenë i dënuar edhe në Belgjikë, ndërsa gjatë javëve të fundit banesa e tij në Dobraç është kontrolluar disa herë me urdhër të SPAK, në kuadër të disa procedimeve penale.

Përplasja e fiseve Bajri-Liçi?

Përplasjeve mes fiseve Bajri dhe Lici dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla. Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla.

Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira u ekzekutuan çifti Boran Bërçana dhe Silva Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe një fëmijë 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave. Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe dyshohej si i përfshirë në atentatin ndaj Lul Kullës në janarin e 2018-ës. Vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër.

Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri pas vrasjes së ish-policit Bërcana.

Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici. Më pas vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej me kalin e tij në zonën e Livadheve, më 1 shtator të vitit të 2018. Arjan Ferracaku, pak minuta para se të vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin dhe ky i fundit e kishte thirrur që të dalë me kalë.

Më 14 nëntor vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.

Më 20 mars ndodh një tjetër vrasje, teksa ekzekutohet me 20 plumba Ferdinand Polia, por që është një vrasje që është zbardhur nga Policia dhe nuk ekziston asnjë lidhje me përplasjet e grupeve Bajri-Lici, por me disa ngjarje të ndodhura në Itali, ku viktima ka qenë pjesë e një grupi kriminal atje, 9 vite më parë. Më pas saga e vrasjeve vijoi me vrasjen e Endri Mustafës dhe autor dyshohet se është sërish Ibrahim Lici.

Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili sipas policisë është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër. Po ashtu ai dyshohet si autor i Endri Mustafës.

Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Ndërkohë viktima Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale.

Më 18 qershor, u vra në servisin e tij teksa po riparonte brava makinash shtetasi Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje. Ende ajo ngjarje është pa autor, ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke gjetur vdekjen në vend.

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tire thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat dhe grupet kriminale të strukturuara”.

Të tre në lidhje me njëri-tjetrin akuzohen se kanë dhe kryerjen e vrasjes së Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka zgjedhur prova për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të ushtrisë së shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre.

The post Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK mbyllet hetimet për Safet Bajrin dhe bashkëpunëtorët appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Fatbardh Licit, mbyllen hetimet për 4 të pandehurit

By: Elva
25 November 2025 at 19:52

SPAK ka mbyllur hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit dhe ka dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).Të pandehurit për të cilët kërkohet nisja e gjykimit janë Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago. Fatbardh Lici u vra rreth shtatë vite më parë dhe dyshohet se ishte […]

The post Vrasja e Fatbardh Licit, mbyllen hetimet për 4 të pandehurit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Fatbardh Licit/ Lirohet nga qelia ish e dashura e Safet Bajrit

By: Ela
20 November 2025 at 14:18

Ish e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago, është liruar nga qelia. Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest në burg” në “arrest ne shtëpi”. Eria Ago që prej muajsh mbahej në paraburgim në IVEP Pojskë, dyshohej se ndihmoi Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit. Eria Ago u arrestua […]

The post Vrasja e Fatbardh Licit/ Lirohet nga qelia ish e dashura e Safet Bajrit appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria mbetet pas në mbrojtjen e mjedisit, BE kërkon veprime konkrete

5 November 2025 at 16:53

Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë përmirësim të legjislacionit mjedisor dhe forcim të institucioneve që zbatojnë ligjin.

Në raportin e progresit për vitin 2025, BE vëren mungesë përparimi në kapitullin 27 për mjedisin, duke theksuar dobësi serioze në planifikim, investime dhe transparencë publike.

Raporti thekson se kapaciteti institucional për planifikim, investim dhe koordinim strategjik në çështjet mjedisore mbetet i dobët.

Vlerësimet e ndikimit në mjedis konsiderohen me cilësi të ulët dhe se rekomandimet e institucioneve rrallë zbatohen ose monitorohen. Pjesëmarrja publike në vendimmarrje cilësohet minimale, ndërsa ligji mjedisor zbatohet vetëm pjesërisht.

Lexo: Peizazhet e Mbrojtura u dorëzohen investitorëve

Ndryshimet në ligjin për “Zonat e Mbrojtura” shihen me shqetësim për situatën mjedisore. Sipas raportit ato çuan në shkatërrimin e zonave të habitateve natyrore dhe dobësim të kapaciteteve inspektuese për krimet mjedisore.

Si shembull, Komisioni përmend ndërtimin e një resorti në Peizazhin e Mbrojtur Bunë-Velipojë, pavarësisht protestave lokale dhe listimit të zonës për t’u bërë pjesë e rrjetit Natura 2000.

Raporti kritikon zgjatjen e ligjit për Investimet Strategjike deri në vitin 2027, duke e lidhur atë me rritjen e presionit mbi zonat e mbrojtura. Në të theksohet gjithashtu ndërtimi i Aeroportit të Vlorës në zonën Pishë Poro-Nartë, pavarësisht kërkesave të përsëritura të Konventës së Bernës për pezullimin e punimeve.

“Pavarësisht kërkesës së Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës në dhjetor 2023 dhe dhjetor 2024 për të pezulluar punimet deri sa të kryhet një procedurë e re dhe e mjaftueshme VNM-je,” theksohet në raport.

Lexo: Kur natyra përballet me betonin: Çmimi i lartë i Aeroportit të Vlorës

Sipas Komisionit, fondet e kufizuara, shkarkimet e shpeshta të stafit dhe mungesa e ekspertizës kanë dobësuar administratën qendrore.

Hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe çështja e mbetjeve të rrezikshme të kthyera nga Tajlanda mbeten sipas Komisionit shembuj të krizës së besueshmërisë në menaxhimin mjedisor.

“Një hetim mbi 102 kontenierë me mbetje të dyshuara toksike të kthyer nga Tajlanda në tetor 2024 është ende në vazhdim”, thuhet në raport.

Pikat e tjera shqetësuese për mjedisin

Paketa e maleve cilësohet si ligj që rrezikon pyjet dhe kullotat, duke hapur rrugë për ndërtime në shkallë të gjerë. Prerjet dhe gjuetia e paligjshme, sipas raportit, janë shtuar edhe brenda zonave të mbrojtura.

Shqipëria nuk ka ndaluar ende plastikën njëpërdorimshe, ndërsa projektet për ndarjen e mbetjeve mbeten të kufizuara me vetëm një projekt pilot në Berat.

Lexo: Një vit heshtje për kontrabandën me mbetje të rrezikshme

Raporti thotë se duhet veprim urgjent kundër hedhjes së mbetjeve.

Edhe menaxhimi i ujërave paraqet probleme. Sipas raportit, nga shtatë planet e baseneve lumore, vetëm pesë janë zbatuar (Drini-Buna, Semani, Ishmi, Erzeni dhe Mati), ndërsa dy (Shkumbini dhe Vjosa) janë ende në pritje.

Sipas Komisionit, Shqipëria nuk ka pasur përparime sa i përket cilësisë së ajrit.

Lexo: “Paketa e Maleve”, një tjetër ligj klientelist

Sistemi i monitorimit të cilësisë rekomandohet të zgjerohet dhe përmirësohet, pasi aktualisht ka vetëm shtatë stacione automatike në të gjithë vendin dhe shumica janë jashtë funksionit.

Nga ana tjetër, raporti vëren se Shqipëria nuk ka përgatitur ende harta strategjike për zhurmat dhe nuk ka të dhëna të aksesueshme për publikun.

Në fushën e kimikateve, raporti thekson mungesën e një kuadri rregullator të përshtatur për regjistrimin, vlerësimin dhe kufizimin e tyre.

Lexo: Menaxhimi i mbetjeve dështoi. Le të rinisim nga e para!

Ngjashëm, përshtatja me normat e BE-së sa i përket klimës, mbetet e kufizuar pa ndonjë zhvillim të veçantë.

Raporti shënon se ligji për klimën duhet përditësuar për të përputhur objektivin e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050, ndërsa vendimi për ndërtimin e një termocentrali të ri në mars 2025 rrezikon përmbushjen e këtyre qëllimeve.

Sipas Komisionit, Shqipëria duhet të zhvillojë një strategji të zhvillimit me karbon të ulët dhe të integrojë ndryshimet klimatike në politikat sektoriale. Për momentin, vetëm tetë bashki kanë përgatitur planet lokale të adaptimit.

Lexoni gjithashtu:

The post Shqipëria mbetet pas në mbrojtjen e mjedisit, BE kërkon veprime konkrete appeared first on Citizens.al.

Jurgis Çyrbja dënohet me 2 vjet për blerje votash dhe përkrahje të krimit

3 November 2025 at 16:08

Gjykata e Posaçme vendosi të hënën më 3 nëntor që të deklarojë fajtor ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja dhe ta dënojë atë me 3 vjet burg për veprat penale të korrupsionit në zgjedhje, përkrahjes së krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Çyrbja do të vuajë 2 vjet burg. […]

The post Jurgis Çyrbja dënohet me 2 vjet për blerje votash dhe përkrahje të krimit appeared first on Reporter.al.

Lidhje me krimin dhe blerje votash, dënohet me 3 vite burg Jurgis Çyrbja

By: beni
3 November 2025 at 13:58

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë sot vendimin për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrben, duke e dënuar me 3 vite burgim, ndërsa pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij reduktohet në 2 vite burg. Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale të rënda, të dokumentuara […]

The post Lidhje me krimin dhe blerje votash, dënohet me 3 vite burg Jurgis Çyrbja appeared first on BoldNews.al.

Dekonspirim i operacionit të policisë, SPAK jep pretencën për Jurgis Çyrbjan, Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën

By: beni
3 November 2025 at 11:37

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, kunatit të tij Ahmet Masha, i njohur si “Meçe”, si dhe për një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Durrës, Altin Hajri. SPAK ka kërkuar: -3 vite burg për Jurgis Çyrbjan, me një dënim përfundimtar prej […]

The post Dekonspirim i operacionit të policisë, SPAK jep pretencën për Jurgis Çyrbjan, Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën appeared first on BoldNews.al.

GJKKO lë në burg ish-të dashurën e Safet Bajrit, dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit

By: armand
14 October 2025 at 11:45

Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit do qëndrojë në qeli, pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë. Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje […]

The post GJKKO lë në burg ish-të dashurën e Safet Bajrit, dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit appeared first on BoldNews.al.

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

3 October 2025 at 22:18

Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për hetimet e atentatit që tronditi Shkodrën mëngjesin e 8 shtatorit, ku u vranë Armando Palit dhe Liridon Kraja (Lushi), teksa mbeti i plagosur shënjestra e atentatit Erogen Brajoviç, si dhe kamarierja Meri Kaceri. Dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për shkak se dyshohet se […]

The post Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje appeared first on BoldNews.al.

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja përfiton uljen e 1/3-ës së dënimit

3 October 2025 at 10:54

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 3 tetor pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të pandehurve të tjerë, të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Nga aplikimi i gjykimit […]

The post Ish-deputeti Jurgis Çyrbja përfiton uljen e 1/3-ës së dënimit appeared first on Reporter.al.

Parandaloni mykun në ditët e ftohta me këtë metodë gjermane

24 September 2025 at 21:02


Vjeshta është shpesh koha kur njerëzit fillojnë të thajnë rrobat brenda në shtëpi dhe të ndezin ngrohjen, gjë që mund të shkaktojë formimin e mykut nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Tharja e rrobave të lagura brenda lëshon lagështi në ajër, dhe meqë myku lulëzon në ambiente të lagështa, kjo lagështi shtesë mund të shkaktojë përhapjen e sporeve të mykut në të gjithë shtëpinë.

Fatmirësisht, ekspertët e Radcliffe and Rust kanë ndarë një metodë të thjeshtë që përdoret shpesh në Gjermani dhe që mund të parandalojë lagështinë dhe mykun gjatë stinëve të ftohta.

Ata thanë:

“Nëse ndonjëherë keni pasur të bëni me një dhomë të lagësht, me avull në dritare ose me myk të zi që ngjitet nëpër mure, atëherë e dini sa e rëndësishme është të mbani nën kontroll lagështinë në ambiente të brendshme. Një nga mënyrat më efektive dhe më të thjeshta për ta bërë këtë është duke praktikuar një teknikë gjermane ventilimi të quajtur ‘Stoßlüften’”.

Stoßlüften përkthehet në shqip si "ajrosje e befasishme" dhe është një teknikë e thjeshtë që ka për qëllim të nxjerrë ajrin e ndenjur jashtë shtëpisë dhe të fusë një sasi të madhe ajri të freskët brenda.

Kjo nënkupton hapjen e plotë të dritareve për vetëm tre deri në pesë minuta, çka lejon që ajri i freskët të qarkullojë dhe të rifreskojë shpejt të gjithë shtëpinë.

Lagështia nga rrobat e lagura, gatimi ose dushi mund të grumbullohet çdo ditë dhe, nëse nuk ajroset siç duhet, do të çojë në formimin e mykut apo edhe probleme më të mëdha me lagështinë.

Myku mund të dëmtojë seriozisht si shtëpinë tuaj, ashtu edhe shëndetin tuaj gjatë stinëve të ftohta, dhe kjo metodë është një mënyrë e thjeshtë por shumë efektive për ta parandaluar atë të bëhet problem.

Si ta parandaloni mykun këtë vjeshtë

Për të filluar, kushtojini vëmendje motit, pasi kjo teknikë është më e mirë të bëhet në ditë të ftohta dhe të thata, pasi jashtë ka shumë pak lagështi. Mos e provoni në ditë me shi, pasi kjo vetëm do të fusë më shumë lagështi brenda në shtëpi.

Kur të jeni gati, fikeni ngrohjen dhe hapni të gjitha dritaret plotësisht për tre deri në pesë minuta. Kjo është koha e mjaftueshme për të nxjerrë ajrin e lagësht, por jo aq sa të humbni nxehtësinë në shtëpi.

Edhe pse ajri që hyn brenda do të jetë më i ftohtë, strukturat e shtëpisë do të mbeten të ngrohta, kështu që çdo nxehtësi e humbur do të rikthehet shpejt sapo të mbyllen dritaret.

Sigurohuni të hapni dritare në të dyja anët e shtëpisë, nëse është e mundur, pasi kjo do të krijojë më shumë qarkullim ajri dhe do ta përshpejtojë ajrosjen.

Zakonisht është më mirë ta bëni këtë një herë në mëngjes, pasi gjatë gjumit çlirojmë shumë lagështi, por mund ta bëni sërish në mbrëmje nëse ndjeni që një dhomë është veçanërisht e rënduar apo pa ajër.

Stoßlüften është një zakon i vogël që është më mirë të bëhet sapo të zgjoheni dhe, nëse e bëni pjesë të rutinës suaj të përditshme, është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të mbajtur mykun larg shtëpisë suaj.

I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit, GJKKO lë në burg Denis Bajrin

By: Elva
24 September 2025 at 11:40

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin, i cili u ekstradua në korrik nga Emiratet e Bashkuara Arabe për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Bajri akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit (Boriçi), e ndodhur më 9 gusht 2020 në Vau Dejës. Sipas hetimeve, […]

The post I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit, GJKKO lë në burg Denis Bajrin appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit

By: Elva
22 September 2025 at 15:23

Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Eria Agos, ish-partneres së Safet Bajrit, për ndryshim të masës së sigurisë. Ajo qëndron në paraburgim që nga muaji shkurt, dhe kërkesa e saj për zëvendësimin e masës së sigurisë u pushua pasi avokatët e saj nuk paraqitën asnjë shkak të ligjshëm. Pak javë më […]

The post Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg ish-partneren e Safet Bajrit appeared first on BoldNews.al.

Ndihmoi në v*asjen e Fatbardh Liçit, Eria Ago kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

By: Elva
22 September 2025 at 11:55

Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit, ka kërkuar sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zëvendësimin e masës së sigurisë që aktualisht është në fuqi ndaj saj. Eria Ago, e njohur si modele dhe fituese e një konkursi bukurie, dyshohet se e ka larguar Astmer Bilalin nga Shkodra pas vrasjes […]

The post Ndihmoi në v*asjen e Fatbardh Liçit, Eria Ago kërkon zëvendësim të masës së sigurisë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌