Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 January 2026Main stream

Këlliçi: Dhuna ndaj qytetarëve në protestë u urdhërua nga bunkeri i Surrelit

By: Elva
26 January 2026 at 19:23

Pasditen e sotme, Partia Demokratike ka organizuar një protestë para Kryeministrisë, ku morën pjesë disa dhjetëra qytetarë. Në protestë nuk ishte i pranishëm kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhet në Strasburg, ku pritet të zhvillojë disa takime politike. Ndërkohë deputeti, Belind Këlliçi, tha se dhuna ndaj protestuesve ishte urdhër i drejtpërdrejtë politik nga […]

The post Këlliçi: Dhuna ndaj qytetarëve në protestë u urdhërua nga bunkeri i Surrelit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Protesta para kryeministrisë/ DW: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut

By: Elva
25 January 2026 at 10:34

Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01) nga opozita shqiptare. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 11 efektivë u lënduan. Rreth 20 protestues […]

The post Protesta para kryeministrisë/ DW: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Protestuesit e opozitës hedhin molotov para Kryeministrisë, përplasje me policinë edhe para Kuvendit

24 January 2026 at 19:26

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Dhjetëra kokteje molotov u hodhën në drejtim të Kryeministrisë, duke shpërthyer në flakë, gjatë protestës kombëtare të thirrur nga opozita.

Tensionet nisën menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhej në podium gjatë kohës që hidheshin koktejet me molotovë, të cilat rrezikuan forcat e rendit që ishin mbledhur kordon, në ruajtje të institucionit.

Gjithashtu protestuesit hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë edhe një mori me fishekzjarrë.

Në përgjigje të lëndëve piroteknike të hedhura nga protestuesit, policia reagoi duke hedhur gaz lotësjellës si dhe ujë me presion përmes një autoboti, për të shpërndarë protestuesit.

Pas këtyre momenteve të tensionuara, protestuesit janë tërhequr nga Kryeministria duke u zhvendosur në drejtim të Kuvendit.

Pasi mbërritën para ambienteve të Kuvendit, pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, mes tyre edhe deputetë të PD-së si Luciano Boçi, Flamur Noka dhe Besart Xhaferri. Gjatë tensioneve, policia hodhi sërish gaz lotësjellës duke bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i bëri thirrje policisë që mos të prekë qytetarët.

“Mos merrni urdhra për të mbrojtur kartelet e drogës dhe korrupsionit, por bëhuni besnikë të qytetarëve dhe të ligjit dhe Kushtetutës. Çdo shërbim ndaj narkoshtetit është shërbim kundër shtetit. I bëj thirrje të bëjnë kujdes, mos të prekin asnjë qytetarë kjo është një protestë qytetare, është një revoltë qytetare. Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik”, tha Noka.

Protesta e thirrur nga opozita përfundoi pas rreth tre orêsh ku pati edhe të shoqëruar nga policia pas akteve të dhunës.

Kjo ishte protesta e dytë kombëtare e PD-së në të cilën opozita kërkon largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

/m.q/r.e/ /a.g/

The post Protestuesit e opozitës hedhin molotov para Kryeministrisë, përplasje me policinë edhe para Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e PD-së/ Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës!

By: Brisi
24 January 2026 at 12:06

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka reaguar pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se ora 17:00 është ‘ora e opozitës’, ndërsa ka ftuar qytetarët në një ‘vërshim të papërmbajtur drejt Tiranës’. Protesta pritet të nisë në orën 17:00 te kryeministria, kundër qeverisë […]

The post Protesta e PD-së/ Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës! appeared first on BoldNews.al.

Kurti takoi këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për progresin demokratik në Kosovë

23 January 2026 at 14:36


Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, të mbajtur në Davos, Zvicër, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit, u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale.

"Kryeministri u shpreh se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve", thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Nga Kuvendi në protestë/ Berisha mbërrin para Kryeministrisë për tubimin e rradhës

By: armand
19 January 2026 at 18:32

Kryedemokrati Sali Berisha nuk e ndalon axhendën opozitare por paraqitet fill pas sesionit të parë parlamentar në shesh. Ai ka mbërritur në ‘foltoren’ e rradhës para Kryeministrisë. Teksa shumë mbështetës të Partisë Demokratike kanë qendruar në pritje të fillimit të fjalimeve të ‘foltores’ opozitare, kreu i PD-së është pritur me brohorima. Fjalën i pari e […]

The post Nga Kuvendi në protestë/ Berisha mbërrin para Kryeministrisë për tubimin e rradhës appeared first on BoldNews.al.

“Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet”

17 January 2026 at 20:30

Aktivistë të partisë “Shqipëria Bëhet” mbajtën të shtunën protestën e tretë përpara kryeministrisë. Ata i bënë thirrje qytetarëve të bashkohen “kundër hajdutërisë”. Protesta nisi me dëgjimin dhe këndimin e himnit kombëtar.

“Edi Rama o hajdut, o hajdut”, ishin brohorimat kryesore të turmës drejtuar zyrës së kryeministrit.

“Ky është vlerësimi i qytetarëve për drejtuesin kontemporan, evropian, euro – atlantik të Shqipërisë, që pretendon të kthehet në lider global”, tha Lapaj.

Që nga dita e parë kur e nisi protestën, vetëm “me një karrige”, kryetari i kësaj partie, ka artikuluar një kërkesë të pandryshueshme, dorëheqjen e Kryeministrit. Gjatë protestës, Lapaj kritikoi tentativat e njëpasnjëshme të forcave policore për të intimiduar protestuesit që të ndalin rezistencën.

“Dhunoi, arrestoi, shoqëroi dhunshëm  13 qytetarë të lirë, ndër të cilët Ergys Lanaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Edi Haklaj” – theksoi Adriatik Lapaj.

Në podiumin ku shkruhej “Bashkohu në Protestë” u ngjitën dhe aktivistë të tjerë të cilët folën për probleme të shoqërisë në ikje, mjedisit, korrupsionit etj.

“Prindërit shqiptarë nuk jetuan për veten e tyre, por për ne. Sigurisht u prenë në besë nga ata që e kanë marrë peng këtë vend . Mirëpo ju a nuk mendoni se ka ardhur koha që të faktojmë në shesh se sakrificat e tyre nuk shkuan dëm” – tha gjatë fjalës së saj Najada Kambo.

Erjon Selmani ngriti zërin për shkrirjen e shërbimit pyjor shqiptar. Ai u shpreh se kjo solli papunësi te shumë specialistë që kanë shërbyer për vite me radhë për natyrën shqiptare.

“Përmbytjet nuk janë thjesht vepër e natyrës, por janë vendime të gabuara që ka marrë ky sistem” – pohoi Selmani.

Protesta u mbështet dhe nga grupime qytstarësh si komuniteti durrsak që po proteston kundër projektit TID Durrës.

“Një burracak që lufton kundër një plasmasi” – ju referua Lapaj përpjekjeve të kryeministrit për të heshtur zërat e mbështetësve të tij. Ai tha se as temperaturat e ulëta dhe as dhuna policore nuk do sjellin fundin e kësaj nisme të ndërmarrë që prej 8 Dhjetorit.

Citizens ka analizuar më parë se përpjekja për ta shuar me forcë protestën është joligjore.

Avokati Genti Sejrani tha se motivet e forcave të rendit për të hequr çadrën janë të pavlefshme.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” – ka komentuar avokati më herët.

The post “Kundër hajdutërisë”, protesta e tretë e “Shqipëria Bëhet” appeared first on Citizens.al.

Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

By: M C
15 January 2026 at 18:24

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

VKM:

V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Marjeta Përlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

The post Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit appeared first on Albeu.com.

Protesta e pandalshme tek Kryeministria, Lapaj: Ja arsyet e ”bezdisjes” së Ramës nga qëndresa jonë

By: redi
7 January 2026 at 21:30

Kreu i lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj akuzon institucionet për dhunë ndaj protestuesve dhe shkelje të ligjit, ndërsa theksoi se qëndresa qytetare po rritet. Sipas tij, edhe vetë Gjykata ka konstatuar se ndërhyrja është kryer brenda orarit të lejuar të protestës. ”Kanë thyer lejen e protestës. Nëse do të kishin kundërshtime për çadrat, ndërhyrja mund të bëhej pas përfundimit të orarit…

Source

Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë! Përfundojnë të Trauma 2 protestues dhe 2 efektivë

By: V K
5 January 2026 at 09:31

Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore pesë persona, mes të cilëve dy efektivë të Policisë së Shtetit.

Adriatik Lapaj, pas ekzaminimeve të kryera, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Ai mbetet ende i hospitalizuar, duke marrë trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve, dyshohet se Lapaj ka pësuar dëmtime në kokë nga një bombol gazi.

Sipas burimeve zyrtare, njëri prej efektivëve ka lënë ambientet e spitalit pas marrjes së ndihmës së nevojshme, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar nën kujdesin e mjekëve.

Burimet bëjnë me dije se edhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

The post Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë! Përfundojnë të Trauma 2 protestues dhe 2 efektivë appeared first on Albeu.com.

Lapaj vijon rezistencën te sheshi para Kryeministrisë: Çohuni për shoqërinë dhe demokracinë

By: M C
4 January 2026 at 21:32

Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ vijon rezistencën e tij në sheshin para kryeministrisë. Lapaj u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të mos heshtin.

Sipas tij, subvencionet e shqiptarëve janë vjedhur dhe askush nuk po mban përgjegjësi. Lapaj tha se, në protestë duhet të mbildhen më shumë seç ishin sot dhe për këtë ai u bën thirrje mbështetësve të tij për tu bashkuar tubimit.

“Mos u çoni vetëm për hallin tuaj. Mos u kujtoni të brohorisni vetëm për hallin tuaj. Çohuni për shoqërinë, për vendin, për demokracinë. Paratë tuaja nuk duhet t’i vjedhë Balluku. Na duhen tunele me hekur, jo vjedhje. Askush nuk mbajti përgjegjësi për përmbytjet, për dëmet në bujqësi. Subvencionet janë vjedhur, pse heshtni?

Rinia po ikën, vendi po zbrazet, popullsia po plaket. Luftoni për fëmijët tuaj që të mos largohen nga Shqipëria. Për të hequr dy çadra erdhën 300 policë. Çadrat nuk penguan ambulancën dhe nuk shkaktuan trafik. Pse shteti nuk vepron me të njëjtin intensitet ndaj bandave kriminale? Vriteni frikën, jetoni si njerëz të lirë. Duhet të jemi më shumë në protestë sesa ishim sot.”, tha Lapaj.

The post Lapaj vijon rezistencën te sheshi para Kryeministrisë: Çohuni për shoqërinë dhe demokracinë appeared first on Albeu.com.

Protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë, shtohen përforcimet në radhët e efektivëve

4 January 2026 at 13:44


Është përfshirë nga tensionet protesta e “Shqipëria Bëhet”, teksa efektivët e policisë së shtetit janë përleshur me protestuesit.

Ende nuk dihen arsyet e dhunës, por forca të shumta policia kanë shtyrë fizikisht protestuesit duke u përpjekur t’i largojnë.

Ndërkohë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj është shprehur se efektivë të veshur civilë u kanë bërë foto protestuesve që më pas t’i arrestojnë.

“Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ që po u bëjnë foto qytetarëve për t’i arrestuar. Turp të keni, hajdutë. “Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bëni foto qytetarëve? Pse i frikësoni njerëzit?” tha Lapaj, përcjell A2 CNN.

Ndërkaq protestuesit kanë ngritur çadra në bulevard, përballë godinës së qeverisë.

- YouTube www.youtube.com

Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë zyrës së Ramës: Në orën 12:00 ju pres në shesh

By: M C
31 December 2025 at 23:22

Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej ditësh po vijon të qëndrojë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama ka vendosur që të mos tërhiqet për asnjë moment nga qëndresa e tij.

Në rrjetet e tij sociale, Lapaj ka postuar një foto ku shihihet me mbështetësit e tij duke konsumuar darkën e fundvitit pikërisht poshtë zyrës së kreut të qeverisë.

“Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!”, shkruan më tej kreu i “Shqipëria Bëhet”.

Postimi i plotë:

Gëzuar njerëz të mirë!
Deri në 12 me të shtëpisë, pas 12-ës ju pres në shesh. Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!

The post Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë zyrës së Ramës: Në orën 12:00 ju pres në shesh appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

By: Elva
31 December 2025 at 22:06

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezën e festës së fundvitit përballë Kryeministrisë, ku prej disa kohësh qëndron në formë proteste. Ai ka zgjedhur ta kalojë ndërrimin e viteve në shesh, si reagim ndaj skandaleve që kanë përfshirë qeverinë, përfshirë hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe skandalin me tenderat […]

The post Adriatik Lapaj pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i qeverisë, kompensime mujore për pensionistët sipas niveleve, deri në 1,800 lekë shtesë në muaj

By: M C
30 December 2025 at 21:30

Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin e të ardhurave mujore për pensionistët, sipas niveleve të tyre të pensionit dhe kategorive të ndryshme.

Masa do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026 dhe do të përballohet nga buxheti i shtetit.

Sipas vendimit:

Pensionistët me të ardhura deri në 40,000 lekë në muaj do të marrin deri në 1,800 lekë shtesë.

Pensionistët me të ardhura deri në 22,000 lekë në muaj do të marrin deri në 800 lekë shtesë.

Pensionistët me të ardhura deri në 18,000 lekë në muaj do të marrin deri në 1,000 lekë shtesë.

Pensionistët me pension invaliditeti do të marrin deri në 600 lekë.

Pensionistët me pension familjar do të marrin deri në 700 lekë.

Kompensimi llogaritet në mënyrë që shuma totale e pensionit dhe shtesave të mos kalojë vlerat e parashikuara për secilën kategori. Shuma totale për këtë masë arrin rreth 9.8 miliardë lekë, përfshirë edhe shpenzimet administrative.

V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN E TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONISTËVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë urban, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë urban dhe pension të reduktuar të pleqërisë, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) Personat që përfitojnë pension pleqërie me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuar në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë, të caktuar në bazë të pikës 2, të nenit 31, dhe pension pleqërie të reduktuar, të caktuar në bazë nenit 31/1, të këtij ligji.
ç) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”;
d) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit, të caktuar në bazë të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

2. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm urban, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 34 e 95, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) Personat që përfitojnë pension pleqërie, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që nuk plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92 të këtij ligji;
ç) Personat që përfitojnë pension social të caktuar, në bazë të nenit 5/1, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

3. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie rural, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 31, 34, 93, 95 dhe të paragrafit të dytë të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

4. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

5. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar.

6. Masa individuale e kompensimeve të parashikuara në këtë vendim do të përfitohet deri në plotësimin e vlerës së të ardhurave të parashikuar në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.

Për të gjitha rastet që kompensimi i parashikuar sjell si pasojë tejkalimin e vlerës së të ardhurave sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, masa individuale e kompensimit do të llogaritet si diferencë e të ardhurave të parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, me shumën e të ardhurave mujore të përfituesve, sipas përcaktimeve në këtë vendim.

7. Në kuptim të këtij vendimi, të ardhurat mujore të përfituesve të pensioneve, sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, përfshijnë:

a) masën e pensionit;
b) shtesën mbi pensionin e posaçëm shtetëror, të parashikuar në nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) shtesën mbi pensionin e pleqërisë të caktuar sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
ç) trajtimet e veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a, 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
d) përfitimet sipas dekretit nr.758, datë 1.2.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, të miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994, të Kuvendit Popullor, dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe palombarëve të Forcave Detare, në pension”, ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, ligjit nr.129/2021, “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës””;
dh) kompensimet sipas vendimit nr.763, datë 27.11.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.401, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.17, datë 20.1.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, vendimit nr.415, datë 27.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”, vendimit nr.474, datë 30.6.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”.

8. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, të cilët kanë datë lindjeje të së drejtës për pension deri në datën 31.12.2025, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën 31.12.2025 të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.

9. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes së të drejtës për pension të jetë deri në datën 31.12.2026, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç” “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën e lindjes së të drejtës për pension të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi. Personave, që do u caktohet pension me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2027 e në vazhdim, nuk janë subjekte përfituese sipas këtij vendimi.

10. Kompensimet e përfituara sipas këtij vendimi nuk do të jenë objekt ndryshimi, në rastet e indeksimit të pensioneve me vendime të Këshillit të Ministrave.

11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të cilat ndahen:

a) 9 728 460 000 (nëntë miliardë e shtatëqind e njëzet e tetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e pagesave të kompensimit të të ardhurave mujore të pensionistëve;
b) 72 500 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e pesëqind mijë) lekë shpenzime administrative për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.

12. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i shtetit, i planifikuar në buxhetin për sigurimet shoqërore, për vitin 2026.

13. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

The post Vendimi i qeverisë, kompensime mujore për pensionistët sipas niveleve, deri në 1,800 lekë shtesë në muaj appeared first on Albeu.com.

“Nuk largohemi nga sheshi pa shporrur Ramën”/ Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë duke i thënë se e kam porosi nga Kapoja

By: M C
29 December 2025 at 19:27

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ramën dhe kabinetin e tij të zhytur në kurrupsion. Gjatë fjalës së tij në fjalën ‘Foltoren’ para kryeminsitrisë, Kryedemokrati u shpreh se Ergys Agasi ka rrahur me grushte në zyrë Ulsi Manjën, kur ky i fundit ishte ministër i Drejtësisë, sepse e kishte porosi nga kapoja, Edi Rama. Lideri i opozitës tha ndër të tjera se fton shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasin me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur që qëndroni në lartësinë e idealeve tuaja. Idealeve më fisnike të njeriut. Idealeve të lirisë.
Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Të dashur miq, një vajzë para meje, para jush, ftoi këtu që Edi Ramën të mos e quajmë më kryeministër.
Unë u ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja. Në të gjithë gjuhën, edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën në zyrat e tij, i thoshte se më ka urdhëruar Kapoja. Pra, nuk janë më zyrtarë, por këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë dhe e pashembullt jo vetëm në Shqipëri, por u garantoj dhe as në Europë dhe botë ndoshta,” tha Berisha.

The post “Nuk largohemi nga sheshi pa shporrur Ramën”/ Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë duke i thënë se e kam porosi nga Kapoja appeared first on Albeu.com.

Nis foltorja e PD-së, Berisha i bashkohet demokratëve përpara Kryeministrisë

By: M C
29 December 2025 at 18:56

Partia Demokratike ka nisur foltoren përpara Kryeministrisë, ku demokratë dhe mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur. Ndërkohë edhe Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbërritur me makinë në vendin ku po mbahet “Foltorja”.

Foltorja vjen një javë pas protestës kombëtare të mbajtur përpara Kryeministrisë.

The post Nis foltorja e PD-së, Berisha i bashkohet demokratëve përpara Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

“Çadra 2” te Kryeministria, Adriatik Lapaj thirrje për t’ju bashkuar protestës: Të dalim në shesh

By: M C
25 December 2025 at 20:05

Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës më 4 janar.

Ai theksoi se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet sepse tashmë i ka ardhur fundi.

“Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. Në orën 12:00 i madh e i vogël, nga cdo shtresë sociale, nga çdo cep i vendit, nga fermerët që janë përmbytur e nuk kanë marrë dëmshpërblimet, duhet të bashkohen masivisht për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e klikës në pushtet.

Vendi ka filluar të ngjallet nga vdekja klinike. Sa protesta kanë ndodhur në këto 3 javë nga grupime të ndryshme, nuk ka pasur në 3 vitet e fundit. Këta e kishin kapur dhe marrë peng debatin publik. Qytetarët që po reagojnë po imponojnë një agjendë të re.

Kishte muaj që dëshmohej se zv/kryeministrja ishte kapur në flagrancë duke vjedhur para e qytetarëve, por vetëm heshtje…Janë munduar edhe ta relativizojnë duke thënë këta të korruptuar janë, ‘por ja na ikën këta kush do vijë?”.

Do na vijnë njerëz të pakorruptuar, sepse nuk i kanë rrënjët që kanë këta dhe tjetra të gjithë e kanë kuptuar se edhe nëse vjedh vjen një ditë që nuk shpëtim…”, tha ai.

VIDEO

The post “Çadra 2” te Kryeministria, Adriatik Lapaj thirrje për t’ju bashkuar protestës: Të dalim në shesh appeared first on Albeu.com.

Opozita, në protestë para Kryeministrisë

22 December 2025 at 18:24

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike zhvillon sot protestë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Tashmë ka nisur grumbullimi i protestuesve që vijnë nga selia e PD-së drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të PD-së, iu bashkua protestës duke marshuar nga selia blu drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta vjen pas disa foltoreve të zhvilluara para Kryeministrisë nga Partia Demokratike, pasi sipas opozitës në Kuvend iu mor çdo hapësire kushtetuese.

Përballë godinës së qeverisë është ngritur podiumi ku do të të flasin eksponentët e Partisë Demokratike dhe pjesëmarrës të tjerë në protestë, ndërsa pritet të zgjasë për rreth 3 orë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta do të ndalet vetëm me rrëzimin e qeverisë.

“Ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë, pasi kemi faktuar çdo gjë, të betuar që do vazhdojmë luftën tonë deri në përmbysjen e regjimit”, tha Berisha.

Në lidhje me mbarëvajtjen e saj, policia ka ndërmarrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa qindra efektivë policie janë në terren.

Në varësi të tubimit, sipas policisë, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, foto: Andrin Hoxha, Florian Abazaj
1 nga 22

(Vijon…)

The post Opozita, në protestë para Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e PD/ Policia zbarkon në terren, rrethohet godina e Kryeministrisë (Foto)

By: armand
22 December 2025 at 16:46

Forca të shumta policie kanë zbarkuar pranë Kryeministrisë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike në orën 18:00. Siç shihet edhe nga pamjet, qindra efektivë të Policisë së Shtetit janë vendosur në të katërta anët e Kryeministrisë. Ky tubim vjen pas 5 protestave që PD organizoi poshtë zyrës së kryeministrit, ku demokratët kërkuan […]

The post Protesta e PD/ Policia zbarkon në terren, rrethohet godina e Kryeministrisë (Foto) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌