Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nesër Protesta, deputetja Ina Zhupa: Indiferenca ka çmim të lartë

By: redi
23 January 2026 at 19:09

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme, 24 janar, në orën 17:00, përpara Kryeministrisë. Përmes një mesazhi publik, Zhupa ka cituar filozofin Platon, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar në çështjet jetike të vendit. “Çmimi i indiferencës së një populli ndaj çështjeve jetike paguhet me mundësinë që u…

Source

Zhupa: PD do votojë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes

20 January 2026 at 20:34

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi sot se opozita do të votojë pro pjesëmarrjes së Shqipërisë në nismën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Bordin e Paqes për Gazën.

Në një intervistë televizive për A2CNN, Zhupa deklaroi se opozita do ta votojë pa asnjë diskutim nismën e Donald Trump për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

“PD-ja ka qenë, është dhe do të jetë një parti proamerikane dhe proeuropiane dhe i shikon si partner strategjik SHBA-të”, tha Zhupa.

“Fakti që Presidenti amerikan po ndërton një bord me të gjitha shtetet, ku Shqipëria nuk mund të bënte përjashtim, pasi aty gjen Rusinë, Bjellorusinë etj, pra nuk është privilegj për Ramën, por thjesht je një shtet që do të jesh pjesë e një bordi me mbi 100 shtete”, theksoi Zhupa.

“Sa i përket PD-së, jo vetëm jemi parti proamerikane, por kemi mbajtur edhe qëndrim publik në mbështetje të Presidentit Donald Trump”, tha deputetja demokrate.

“Mbështesim çdo iniciativë të paqes dhe Trumpit dhe nuk do jemi kurrë kundër vendimeve të marra nga administrata amerikane”, tha Zhupa.

“Kjo nuk është as çështje për diskutim në PD. Është në statutin tonë dhe në idealin tonë. Tentativa e Edi Ramës për ta shitur ftesën si një miqësi personale, si sukses apo lider i përzgjedhur, ishte propagandë sepse nuk ka lidhje me ndonjë arritje të mazhorancës. Është diçka protokollare dhe PD-ja nuk i ngatërron qëndrimet e saj ndaj mazhorancës me raportin që ka me SHBA-në”, theksoi Zhupa.

/gj.m/j.p/

The post Zhupa: PD do votojë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona!

By: Brisi
19 January 2026 at 12:06

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar këtë të hënë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duhet të mblidhet sipas rregullores. Në mbledhjen e Kryetarëve, Zhupa u shpreh se opozita ka kërkuar disa herë mbledhjen por kjo e fundit është zvarritur nga pala socialiste. […]

The post Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona! appeared first on BoldNews.al.

Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Ina Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona

By: V K
19 January 2026 at 12:46

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar këtë të hënë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duhet të mblidhet sipas rregullores.

Në mbledhjen e Kryetarëve, Zhupa u shpreh se opozita ka kërkuar disa herë mbledhjen por kjo e fundit është zvarritur nga pala socialiste.

Sipas Zhupës, socialistët po përdoren nga Rama si “kartona” duke shkelur rregulloren për mbledhjen e Këshillit.

“Duhet të kesh guxim të tepruar dhe pafytyrësi të thuash që sesioni i kaluar ishte sukses dhe dhënie hapësire për deputetët e opozitës. Treguesi kohor që citon Balla, ku opozita ka folur 48 orë dhe mazhoranca 40 orë, tregon që paskeni folur shumë. Sepse Edi Rama ju trajtoi si kartona dhe ushtarë pa personalitet, teksa ju tha: ju mos diskutoni, por vetëm miratoni projektligje. Edhe në këtë porosi, ku askush nga ju s’e kundërshtoi, ju ftoj që këtë sesion të flisni 4 orë gjithsej, sepse atë rol ua kanë dhënë: si kartona”.

The post Zvarritja e Imunitetit të Ballukut/ Ina Zhupa: Rama po i trajton socialistët si kartona appeared first on Albeu.com.

Zhupa: Akademia e Shkencave do thirret në dëgjesë mbi fjalorin e ri të gjuhës shqipe

16 January 2026 at 12:20

TIRANË, 16 JANAR /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, deklaroi sot se fjalori i ri i gjuhës shqipe përgatitur nga Akademia e Shkencave paraqet shqetësime serioze për mungesë profesionalizmi.

Sipas saj “atje gjenden lehtësisht gafa, diskriminim, mospërputhje me përkufizimet e termave sipas ligjeve etj”.

“Gjuha është themeli i kulturës kombëtare. Fjalori i një gjuhe nuk është thjesht një listë fjalësh, por akt kulturor, shkencor dhe kombëtar. Pikërisht për këtë arsye, fjalori i gjuhës shqipe duhet të jetë i saktë, i përgjegjshëm dhe në përputhje me zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë”, nënvizoi Zhupa.

Zhupa theksoi se fjalori i ri i hedhur në konsultim publik ka gafa dhe qëndrime të cilat nuk mund të anashkalohen dhe janë tejet problematike.

Zhupa bëri të ditur se do të kërkojë një seancë dëgjimore me Akademinë e Shkencave që të japë shpjegime profesionale në lidhje me mënyrën e hartimit.

“Është interesi publik, për aq kohë sa bëhet fjalë për fjalor zyrtar, të bërë me fonde publike dhe element thelbësor i identitetit kombëtar. Kjo seancë dëgjimore nuk do trajtohet aspak si politike, por si çështje kulturore dhe kombëtare. Gjuha shqipe meriton seriozitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë institucionale dhe një diskutim serioz”, nënvizon ajo.

Gjithashtu Zhupa solli edhe disa shembuj që sipas saj, janë qartësisht shfaqje e një pune jo cilësore dhe problematike në shumë nivele duke përmendur futjen e fjalës “abandonim” në fjalorin shqip-shqip apo fjalës “onlajn”

“Përkufizimi thellësisht diskriminues i fjalëve “djalë” dhe “vajzë”. Në fjalorin e ri, “djalë” përshkruhet me nota pozitive: trim, i urtë, shtyllë e shtëpisë, shpresë. Ndërsa “vajzë” shoqërohet me një sërë përkufizimesh negative, fyese dhe moralisht paragjykuese”, theksoi ndër të tjera Zhupa.

Sipas saj “fjalori nuk mund të jetë as ideologjik, as paragjykues, as i pakujdesshëm ndaj historisë gjuhësore dhe identitare. Ai formëson mendimin, edukon brezat dhe përcakton se çfarë konsiderohet “shqip e saktë””.

/m.q/j.p/

The post Zhupa: Akademia e Shkencave do thirret në dëgjesë mbi fjalorin e ri të gjuhës shqipe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar

By: Uesli
12 January 2026 at 17:15

Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar   Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim zyrtar për degët e saj në të gjithë vendin, ku përcaktohet qartë se procesi për zgjedhjen e kryetarëve të degëve duhet të përfundojë brenda datës 31 janar. Në fokus të këtij udhëzimi është edhe […]

The post Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar appeared first on Saranda Web.

“Shqiptarët në varfëri nga vjedhjet e qeverisë”/ Zhupa: Parlamenti miraton vetëm ligjet për oligarkët

By: Brisi
15 December 2025 at 18:57

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka deklaruar në protestën që po mbahet te Kryeministria se Parlamenti është kriminal dhe vepron sipas saj vetëm për oligarkët. Ajo thotë se parlamenti nuk ka miratuar asnjë ligj në interes të qytetarëve, siç do të ishte ai për minimumin jetik që do të garantonte që askush të mos merrte më […]

The post “Shqiptarët në varfëri nga vjedhjet e qeverisë”/ Zhupa: Parlamenti miraton vetëm ligjet për oligarkët appeared first on BoldNews.al.

Zhupa propozon pagë të 13-të për mësuesit e arsimit parauniversitar

10 December 2025 at 10:58

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar një amendament në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, me qëllim përfshirjen e pagës së 13-të si shpërblim vjetor i detyrueshëm për të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar publik.

Sipas Zhupës, ky amendament synon të rrisë motivimin profesional të mësuesve dhe të forcojë vlerësimin institucional për rolin e tyre në formimin e brezit të ri, duke e afruar Shqipërinë me standardet e vendeve europiane.

Ajo thekson se shumë shtete të BE-së aplikojnë skema të bonuseve vjetore ose pagë të 13-të për punonjësit e arsimit, si një instrument për të garantuar cilësi dhe stabilitet në këtë sektor.

Aktualisht, skema e pagave për mësuesit, pavarësisht shtesave për kualifikim dhe vjetërsi, nuk parashikon një shpërblim vjetor të standardizuar.

Sipas amendamentit, paga e 13-të do të llogaritet mbi pagën bazë vjetore të çdo mësuesi.

Zhupa argumenton se mësuesit përballen me rritjen e kostove të jetesës, ngarkesë të lartë pune jashtë orarit dhe mungesë motivimi financiar, krahasuar me kategori të tjera të sektorit publik.

Ajo shton se një shpërblim i tillë do të ndihmonte në uljen e largimeve nga profesioni dhe në zbutjen e deficitit të mësuesve në disa profile.

“Ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së vlerësimit profesional të mësuesve dhe forcimit të cilësisë së sistemit tonë arsimor”, thekson deputetja.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Zhupa propozon pagë të 13-të për mësuesit e arsimit parauniversitar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ina Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

By: V K
9 December 2025 at 15:39

Ditën e sotme, kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë Rama se kujtohet për diasporën, vetëm atëherë kur vjen koha e zgjedhjeve.

Gjatëm mbledhjes së komisionit ku po diskutohej projektiligji me ndryshime për diasporën, Zhupa, dha se të vetmet takime me diasporën, janë ata kur qeveria përdori shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rresht të parë, për të kërkuar vota.

“Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën.

Te vetmet takime me diasporën, janë ata kur ju përdorët shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rrjesht parë, ku shkonit si qeveri e flisnit si parti për të kërkuar vota për Partinë Socialiste. Dhe ky ligj ka politizuar gjithe institucionet e diasporës, ka kaluar nga përcaktuese në sugjeruese Këshillin Koordinues të Diasporën, ka forcuar rolin e ambasadorëve që sot i keni ish deputet, ish kryetar bashkie, ose analista që ju gjeni vend pune”, tha Zhupa.

The post Ina Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

By: Brisi
9 December 2025 at 14:31

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka akuzuar ditën e sotme qeverinë Rama se kujtohet për diasporën vetëm atëherë kur vjen koha e zgjedhjeve. Gjatëm mbledhjes së komisionit ku po diskutohej projektiligji me ndryshime për diasporën, Zhupa, dha se të vetmet takime me diasporën, janë ata kur qeveria përdori shtetin, ambasadat, […]

The post Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Qeveria ka humbur besimin e aleatëve, bashkëpunon vetëm me figura të korruptuara

By: armand
4 December 2025 at 12:55

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka marrë fjalën e saj në Kuvend për ndërprerjen e marrëveshjes së qeverisë shqiptarë me fondacionin gjerman “Hanns-Seidel”. Zhupa tha se është një ngas rastet që tregon se ndërkombëtarët nuk duan të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare. Sipas deputetes, me qeverinë shqiptare bashkëpunojnë vetëm ndërkombëtarët si Federica Mogherini që paguhen me […]

The post Zhupa: Qeveria ka humbur besimin e aleatëve, bashkëpunon vetëm me figura të korruptuara appeared first on BoldNews.al.

Nxënës të klasës së tretë në “Punishten e Demokracisë” në Kuvend

3 December 2025 at 14:07

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ “Punishtja e Demokracisë”, ura që lidh Kuvendin me fëmijët, mirëpriti sot nxënësit e klasës së tretë të shkollës “Osman Myderizi”.

Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësinë të shpreheshin me pyetje të sinqerta dhe të mësonin mbi rolin e tyre në shoqëri dhe rëndësinë e qytetarisë aktive.

Në këtë aktivitet u përfshinë edhe deputetët Erion Malaj nga Partia Socialiste dhe Ina Zhupa nga Partia Demokratike, pjesë e grupit “Miqtë e Fëmijëve”.

Ata zhvilluan një bisedë të ngrohtë me nxënësit, duke shpjeguar në mënyrë të thjeshtë rolin e deputetëve dhe disa aspekte të procesit të vendimmarrjes në Kuvend.

Vizita ishte një mundësi e mirë për fëmijët që të njihen me vlerat demokratike, të kuptojnë rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe të frymëzohen për të qenë qytetarë aktivë të së ardhmes.

/gj.m/j.p/

The post Nxënës të klasës së tretë në “Punishten e Demokracisë” në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“AKU e paaftë për të kontrolluar abuzuesit”/ Zhupa: Po dëmtohen fermerët vendas

By: Brisi
30 November 2025 at 18:42

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin ditën e sotme se fermerët dhe prodhuesit shqiptarë janë lënë në harresë nga qeveria. Gjatë vizitës në një biznes të grumbullimit dhe shitjes së mandarinave, Zhupa ka deklaruar se paaftësia e AKU-së për të kontrolluar tregun dhe për të gjurmuar abuzuesit ka goditur drejtpërdrejt fermerët dhe bizneset që […]

The post “AKU e paaftë për të kontrolluar abuzuesit”/ Zhupa: Po dëmtohen fermerët vendas appeared first on BoldNews.al.

Zhupa proteston së bashku me fermerët në Konispol: Janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria

By: Ela
28 November 2025 at 10:41

Deputetja demokrate Ina Zhupa iu bashkua sot protestës së fermerëve në Konispol, të cilët prej ditësh kërkojnë mbështetje nga qeveria pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga përmbytjet në prodhimin e mandarinave dhe presioneve për ulje çmimi nga grumbulluesit pas fushatës së dizinformimit për produktin e tyre cilësor. Fermerët shprehen se: “Shesim mandarinat nën kosto. […]

The post Zhupa proteston së bashku me fermerët në Konispol: Janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria appeared first on BoldNews.al.

“Buxheti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve/ Zhupa: Tirana s’ka muze, teatër dhe cirkun e bëjnë deputetët

By: armand
19 November 2025 at 17:50

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend tha se buxheti nuk shkon për nevojat kulturore të qytetarëve dhe turistëve, por shkon për godina pa lidhje me realitetin shqiptar si në rastin e Butrintit. Zhupa deklaroi se në Tiranë nuk ka institucione kulturore, nuk ka Teatër, Muze dhe Galeria e Arteve […]

The post “Buxheti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve/ Zhupa: Tirana s’ka muze, teatër dhe cirkun e bëjnë deputetët appeared first on BoldNews.al.

Ina Zhupa: Në Sarandë mësimi zhvillohet me dy turne dhe pa kushte, shkolla e re u dhurua për resort

By: V K
16 November 2025 at 11:11

Ditën e sotme, një denoncim është publikuar në lidhje me situatën e mësimdhënies në qytetin e Sarandës nga deputetja demokrate, Ina Zhupa.

Ajo ka deklaruar se dy shkolla 9 vjeçare në këtë qytet, e zhvillojnë mësimin me turne dhe në kushte aspak të papërshtatshme dhe kjo për shkak të një marrëveshje sipas saj të kryetarit të Bashkisë Oltion Çaçi me oligarkë.

Ajo ngre akuza se godina e “Eco Kampus” për të cilën janë harxhuar 348 milionë lekë nga taksat e qytetarëve dhe që supozohej të ishte shkollë, qëndron e mbyllur prej 8 vitesh dhe se bashkia e qytetit ja ka kaluar godinën investitorëve privatë, duke e shndërruar nga shkollë publike në një projekt hotelier.

Deklarata:

Jemi në vitin 2025 dhe ende qytete si Saranda vuajnë nga mësimi me 2 turne.

2 shkolla 9 vjeçare të Sarandës, ofrojnë mësim për nxënësit e Sarandës nga ora 1 e drekës deri në oren 6 pasdite për turnin e dytë, duke e bërë të pamundur jetën normale të prindërve që duhet të shoqërojnë nxënësit në këto orare të papërshtatshme por dhe duke ofruar një mësim jo cilësor.

Këto shkolla, në fakt janë shkolla të amortizuara, janë shkolla që nuk ofrojnë laboratore, janë shkolla që nuk kanë cilësi në mësimdhënie dhe në mjete didaktike.

Pavarësisht se u harxhuan 348 milion lekë nga taksat e qytetarëve shqiptar për të ndërtuar një shkollë të re me emrin “Eco Kampus” në Sarandë, kjo nuk u vu për 8 vite në funksion.

Dhe më një vendimarrje të pushtetit lokal, të Bashkisë Sarandë, ata vendosen që këtë godinë të ndërtuar me taksat e qytetarëve për t’u shndërruar në një shkollë ta shëndrronin dhe ta jepnin në një tokë për oligarkët dhe klientët e pushtetit, për ta kthyer në hotele e në resorte turistike.

Kjo është e papranushme, është kundra interesit publik dhe i lë nxënësit dhe prindërit e Sarandës në një gjëndje të mjerueshme.

Unë i bëj thirrje sot nga Saranda, të tërhiqen nga kjo vendimarrje kundra interesit publik.

Nga kjo vendimarrje e cila nuk i bënë nder qytetit të Sarandës dhe t`i japin mundësinë nxënësve të Sarandës që të bëjnë mësim në shkollen e re, duke e hapur atë shkolle. Duke vënë mjetet e duhura asaj shkolle dhe secili nga prindërit të jetë më i qetë kur i çon fëmijët për të studiuar me 1 turn në qytetin e Sarandës.

Ndaj është detyra e gjithëve për të ngritur zërin për këtë realitet, që është realitet i veçantë në gjithë Europën por që e vuan edhe qyteti i Sarandës.

The post Ina Zhupa: Në Sarandë mësimi zhvillohet me dy turne dhe pa kushte, shkolla e re u dhurua për resort appeared first on Albeu.com.

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi dhuroi shkollën e qytetit tek oligarkët për resort

By: Brisi
16 November 2025 at 10:39

Një denoncim është publikuar ditën e sotme në lidhje me situatën e mësimdhënies në qytetin e Sarandës. Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka deklaruar se dy shkolla 9 vjeçare në këtë qytet e zhvillojnë mësimin me turne dhe në kushte aspak të papërshtatshme dhe kjo për shkak të një marrëveshje sipas saj të kryetarit të Bashkisë […]

The post Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi dhuroi shkollën e qytetit tek oligarkët për resort appeared first on BoldNews.al.

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

By: Ela
13 November 2025 at 10:50

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro për emërime klienteliste. Zhupa deklaron në Facebook se ministrja Kumbaro ka emëruar Artа Dollanin si drejtoreshë e Arsimit Parauniversitar, ish-drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe më parë e Institutit të Monumenteve të Kulturës e përfshirë në hetime për “shpërdorim detyre”, lidhur […]

The post Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive appeared first on BoldNews.al.

PD në protestë? Deputetja Zhupa zbulon detajet

By: redi
7 November 2025 at 19:20

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka zbuluar formën e protestave që do të zhvillojë selia blu. Zhupa është shprehur se protestat do të jenë në formën tradicionale të dhënies së mikrofonit te qytetarët. Ajo tha se kjo formë protestash do të bëhet për shkak të mungesës së opozitës për të folur dhe për të shprehur qëndrimet e tyre në Parlament. “Në formën më tradicionale, të dhënies së mikrofonit dhe…

Source

“Kuvendi po trajtohet si njëpartiak”, Zhupa: Mazhoranca po shkel Kushtetutën me forcën e kartonit

By: beni
3 November 2025 at 12:19

Deputetja Ina Zhupa, ka ngritur ditën e sotme akuza ndaj mazhorancës se kjo e fundit po e trajton kuvendin si njëpartiak. Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Kulturës, Turizimit dhe Diasporës, Zhupa u shpreh se mazhoranca rrëzon me votë të drejtat kushtetuese të opozitës që nga komisionet hetimore, të interpelancat me kryeministrit, seancat dëgjimore […]

The post “Kuvendi po trajtohet si njëpartiak”, Zhupa: Mazhoranca po shkel Kushtetutën me forcën e kartonit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌