Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha: Do krijojmë komisionet tona për reformë territoriale dhe zgjedhore

23 January 2026 at 15:50

TIRANË, 23 /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se PD e ka ndërprerë bashkëpunimit me “narkomazhorancën”.

Gjatë një konference për mediet, teksa u pyet në lidhje me vijimin e punës për Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Administrativo-Territoriale, Berisha tha se do të “krijojmë komisionet e reformës territoriale me forcat opozitare dhe reformën zgjedhore me forcat opozitare”.

“Me media me të gjitha dhe ne krijojmë, paraqesim para shqiptarëve reformën tonë territoriale”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se “do të bëjnë një reformë të vërtetë”.

“Janë deputetët tanë që do e bëjnë. Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë ata që do të kryesojnë komisionet nga ana e PD, sepse do jetë bashkë me opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “me Edi Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, ka vetëm betejë”.

/m.q/a.f/

The post Berisha: Do krijojmë komisionet tona për reformë territoriale dhe zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Procesi ka ngrirë nga PD, drafti i parë teknik është gati

By: redi
16 January 2026 at 17:01

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri thotë se pavarësisht bojkotit të Partisë Demokratike, komisioni po vijon punën dhe ka përgatitur draftin e parë teknik të reformës. Gjiknuri theksoi se komisioni ka të gjitha kapacitetet për të ecur i vetëm, por mbështetja e opozitës mbetet e domosdoshme, sidomos për shkak të detyrimeve që lidhen me procesin e integrimit në…

Source

Gjiknuri: Reforma zgjedhore kërkon dakordësi, por mund të ecet më tej edhe pa opozitën

16 January 2026 at 16:53

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se Komisioni i Reformës Zgjedhore u formua në tetor të vitit të kaluar pas një procesi dialogu me opozitën, ku u dakordësuan parimet bazë që kanë udhëhequr punën e tij.

Gjiknuri theksoi se, ky komision është një strukturë “sui generis”, pasi funksionon mbi bazën e bashkëdakordësisë dhe bashkëdrejtimit, dhe jo të vullnetit të njëanshëm të njërës palë.

Sipas tij, kjo traditë është ndjekur që prej vitit 2001, me periudha ku janë realizuar reforma të suksesshme, por edhe raste kur mungesa e konsensusit ka çuar në dështim të reformës zgjedhore.

Ai përmendi reformat e viteve 2008, 2012 dhe 2020 si reforma të thella dhe të suksesshme të Kodit Zgjedhor, ndërsa ndryshimet e vitit 2024, sipas tij, nuk mund të konsiderohen një reformë e plotë.

“Sot jemi përballë faktit që Komisioni ka zhvilluar dy mbledhje, ka përcaktuar prioritetet e punës, një agjendë dhe një program që përputhet me rekomandimet e ODIHR-it dhe me prioritetet që rrjedhin nga procesi i integrimit europian, përfshirë ‘interim benchmarks’”, u shpreh Gjiknuri.

Si prioritet kryesor, Komisioni ka vendosur trajtimin e ligjit për financimin e partive politike.

Gjiknuri bëri të ditur se ka nisur një proces pozitiv me dakordësi edhe me palën tjetër dhe me përfshirjen e faktorëve ndërkombëtarë, por aktualisht procesi është ngrirë për shkak të situatës politike pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe zhvillimeve të tjera politike.

“Sot kemi një draft teknik për financimin e partive politike, por procesi ka mbetur i pezulluar”, tha ai, duke shtuar se mbetet për t’u parë sesi do të ecet më tej dhe nëse do të merret një vendimmarrje politike për të vazhduar edhe pa mbështetjen e opozitës.

Gjiknuri nënvizoi se, Komisioni ka të gjitha kapacitetet dhe ekspertët kanë nisur punën, ndërsa drafti për partitë politike është gati dhe pritet të përcaktojë edhe trendin e miratimit të paketës së parë të reformës zgjedhore.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, ai tha se ka më shumë kohë në dispozicion dhe synimi është që puna të përfundojë deri në qershor-korrik.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Gjiknuri: Reforma zgjedhore kërkon dakordësi, por mund të ecet më tej edhe pa opozitën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

1 January 2026 at 10:09

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces. Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin […]

The post Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala appeared first on Reporter.al.

Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025

30 December 2025 at 09:15

Në fund të sesionit parlamentar, me orientimin politik të kryeministrit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi të mblidhte Këshillin e Mandateve për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit zv.kryeministes Belinda Balluku, pavarësisht se kjo bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën parlamentare. Ky ishte akti i […]

The post Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025 appeared first on Reporter.al.

Meta mesazh nga burgu: Opozita duhet të bashkohet për Reformën Zgjedhore dhe Administrative

By: armand
5 December 2025 at 18:12

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një reagim në Facebook ku thekson se prioriteti i padiskutueshëm i opozitës duhet të jetë një qëndrim i përbashkët për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, vetëm një reformë që e lidh drejtpërdrejt qytetarin me deputetin mund të rikthejë parlamentarizmin real dhe llogaridhënien në vend. ‘Partia e Lirisë […]

The post Meta mesazh nga burgu: Opozita duhet të bashkohet për Reformën Zgjedhore dhe Administrative appeared first on BoldNews.al.

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Murrizi: Opozita dhe mazhoranca bashkë për të mbajtur pushtetin

By: Elva
18 November 2025 at 18:30

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka komentuar mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Në një postim në facebook, Murrizi shkruan se mbrëmë deputetët e PD-së ishin në “protestë” për t’i “rrëzuar” nga pushteti, ndërsa sot, sipas tij, janë ulur bashkë si dy “zemra” për të bërë “reformën” që t’i mbajë në pushtet sa më gjatë […]

The post Komisioni për Reformën Zgjedhore, Murrizi: Opozita dhe mazhoranca bashkë për të mbajtur pushtetin appeared first on BoldNews.al.

Reforma e re Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita nisin punën me mosbesim

By: armand
18 November 2025 at 17:24

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma e re Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita nisin punën me mosbesim appeared first on BoldNews.al.

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

18 November 2025 at 16:06

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

11 November 2025 at 11:12

Dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës dhe Partia Demokratike në opozitë e Sali Berishës, janë rivale të ashpra që nuk humbasin asnjë rast për të denigruar motivet dhe ndershmërinë e njëra-tjetrës. Prandaj, ishte një surprizë javën e kaluar kur ato hodhën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit […]

The post Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë appeared first on Reporter.al.

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

By: Elva
6 November 2025 at 22:16

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe vetëm 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Vendimi u mbështet nga të dyja palët, me opozitën që bashkoi votat me mazhorancën socialiste për krijimin e komisionit. Në seancën e sotme u miratua dhe projekt ligji i shumëdebatuar për barazinë gjinore, i cili solli […]

The post Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër appeared first on BoldNews.al.

PD dërgon në Kuvend përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Emrat

By: Ela
5 November 2025 at 13:59

Partia Demokratike ka dërguar në Kuvend emrat me përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale. Në shkresën depozituar në Kuvend, shkruhet se bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore është caktuar Oerd Bylykbashi. Ndërsa Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë, u zgjodh Luciano Boçi. Emrat për Zgjedhoren: Oerd […]

The post PD dërgon në Kuvend përbërjen për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Emrat appeared first on BoldNews.al.

Balla: Propozimet për riorganizimin e Kuvendit do adresohen nga komisioni i Reformës Zgjedhore

3 November 2025 at 12:52

TIRANË, 3 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ftoi sot opozitën që të paraqesë emrat e anëtarëve të komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, në mënyrë që komisionet të nisin menjëherë punën për adresimin e të gjitha çështjeve që janë objekt shqyrtimi.

Në një deklaratë për medie nga kryesia e Kuvendit, Balla u pyet mbi qëndrimin e PS-së për propozimin e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike për krijimin e dhomës së Senatit.

Balla kujtoi se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së në muajin shtator, kryeministri Edi Rama ka propozuar edhe ndryshimin e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 që janë aktualisht në 101 deputetë.

Qëllimi, sipas tij, “nuk është çështje numrash por ka të bëjë me rolin e deputetit dhe jetën parlamentare”.

“Këtu përfshihet një punë intensive prej disa muajsh që është në një fazë përfundimtare dhe ka të bëjë me një ligj për organizimin e Kuvendit të Shqipërisë. Jemi i vetmi institucion që për nga natyra jemi në majën e piramidës, rregullojmë me ligj të gjitha institucionet e tjera dhe nuk kemi rregulluar veten. Këtu përfshihet edhe ligji për statusin e deputetit”, tha Balla.

Të gjitha këto propozime, sipas tij, do të adresohen nga komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ndaj Balla kërkoi nga kryetarët e tre grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend të paraqesin emrat e anëtarëve në mënyrë që komisioni të fillojë nga puna pa humbur kohë.

“Të gjitha këto propozime, ne do t’i depozitojnë në komision. Edhe kryetari i PD-së është i lutur t’i depozitojë propozimet e tij në komisionin përkatës”, tha Balla.

Lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Balla tha se PS nuk e ka sot një emër për ta mbështetur.

“Jemi ende në fazën që mund të shprehin interesin të gjithë ata që mund të mendojnë për që mund të japin kontributin e tyre për të qenë Avokat i Popullit. Propozimi im është institucionalizimi i një komunikimi opozitë-mazhorancë në funksion të dhënies fund të kësaj situate të papranueshme ku një institucioni kushtetues si Avokati i Popullit i ka mbaruar mandati dhe Kuvendi nuk e ka zgjedhur ende”, shtoi Balla. /j.p/

The post Balla: Propozimet për riorganizimin e Kuvendit do adresohen nga komisioni i Reformës Zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

31 October 2025 at 09:08

Në nisje të mandatit të katërt në shtator, kryeministri Edi Rama shprehu ambicien për një reformë kushtetuese që do çonte drejt “një parlamenti të vogël”. Sipas Ramës, Kuvendi i Shqipërisë duhej të reduktohej nga 140 deputetë në të paktën 101 të tillë. Dy muaj më pas, ideja po mbështetet në distancë edhe nga lideri i […]

The post Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës appeared first on Reporter.al.

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

By: armand
29 October 2025 at 14:12

Ps ka vendosur ditën e sotme, emrat të cilat do të jenë pjesë e dy komisioneve të posaçme, atë “Zgjedhore” dhe “Territoriale”. Në Komisionin Zgjedhor, anëtarët socialistë janë Arbjan Mazniku, Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu. Anëtarët zëvendësues të Komisionit Zgjedhor janë Aulona Bylykbashi, Ermal Pacaj, Ermal Elezi, Erion Malaj […]

The post Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Pro krijimit të senatit, kundër zvogëlimit të numrit të bashkive

28 October 2025 at 14:10

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha sot gjatë një konference për mediet, se Partia Demokratike është kundër zvogëlimit të numrit të bashkive, duke propozuar që ato të jenë edhe më të shumta.

Berisha theksoi gjithashtu se janë pranuar nga mazhoranca dy kushtet e opozitës për: pjesëmarrjen e OSBE/ODIHR në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe përfshirjen e ekspertëve të Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Evropës në Komisionin për Reformën Territoriale, për të siguruar ekspertizën më të mirë në ndërtimin e pushtetit vendor.

“Për bashkitë jo, nuk jemi për zvogëlimin e tyre. Unë them të jenë më shumë, por ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në Komisionin për Reformën Zgjedhore i pranishëm të jetë ODIHR dhe të na ndihmojë.

“Në Komisionin për Reformën Territoriale të jenë ekspertët e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Europës, pranë Këshillit të Europës. Kanë ekspertizën më të shkëlqyer më të mirë në ndërtimin e pushtetit vendor”, u shpreh Berisha.

Gjatë konferencës për mediet Berisha u pyet edhe në lidhje me uljen e numrit të deputetëve.

Berisha propozoi krijimin e një Senati, si dhomë e dytë e Parlamentit, me funksion “frenues dhe jo bllokues”, duke theksuar se, nëse kjo realizohet, duhet të reduktohet numri i deputetëve për të mos rënduar buxhetin publik.

“Tani, ka dhe një mendim tjetër që është i kahershëm, nëse hyn në anale. Po, është 25-30 vite më parë, që vendi të bëhet me dy Dhoma. Të ketë dhomën e lartë, Senatin dhe Dhomën e parlamentit.

“Unë jam dakord me këtë variant, sepse sado pak, pak, por nëse e ndërton Senatin jo si një institucion bllokues, se me bllokim shteti nuk ndërtohet, por si një institucion frenues në njëfarë mënyre, atëherë i bën një të mirë vendit. Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë, ka të tjera që nuk e kanë.

Shqipëria nëse vendos të ketë senat, atëherë pa diskutim që duhet të pakësojë numrin e deputetëve”, tha Berisha.

Kujtojmë se, Kuvendi votoi dje ngritjen e dy komisioneve të posaçme, një për Reformën Zgjedhore dhe një për Reformën Administrativo-Territoriale.

/m.q/r.e/a.f/

The post Berisha: Pro krijimit të senatit, kundër zvogëlimit të numrit të bashkive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat

27 October 2025 at 11:33

Dy partitë e mëdha votuan të hënën me konsensus ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare; për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Komisionet do të funksiojnë mbi bazë bipartizane PS-PD me bashkëkryetarë që do të kenë të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje. Vendimet u votuan me 113 dhe 115 vota pro, ndërsa 3 deputetë […]

The post PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat appeared first on Reporter.al.

Kuvendi miraton ngritjen e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

By: V K
27 October 2025 at 10:50

Këtë të hënë, Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisioneve të Posaçme parlamentare, sa i përket Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Miratimi u bë pas dakordësise mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Sa i përket përbërjes së komisioneve, do të ketë secila nga 16 anëtare.

Në komisionin e “Zgjedhores” 7 anëtarë do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.

Ndërsa në komisionin e Territoriales PS do të ketë 8 deputetë, PD 6, ndërsa 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.

The post Kuvendi miraton ngritjen e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale appeared first on Albeu.com.

Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti

23 October 2025 at 18:31

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimi të raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një postimi në “X”, sCelibashi thekson se partitë politike duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti. “Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e […]

The post Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti appeared first on BoldNews.al.

❌
❌