Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka miratuar krijimin e Kadastrës Fiskale, një regjistër ku do të jenë të gjitha të dhënat e pasurive të patundshme në kuadër të administrimit të taksës së ndërtesës.
Me këtë vendim, synohet të krijojë një regjistër unik dhe të centralizuar, ku do të përqendrohen të gjitha të dhënat që lidhen me pasuritë e paluajtshme dhe detyrimet përkatëse tatimore.
Duke nisur nga data 10 shkurt 2026, të gjitha bashkitë e vendit do të kenë detyrimin ligjor që administrimin e taksës mbi ndërtesën, në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Kadastra Fiskale do të përmbajë informacion të detajuar për ndërtesat dhe njësitë e tyre, përfshirë vendndodhjen, sipërfaqen, kategorinë, statusin e ndërtimit dhe të privatizimit, si dhe për pronarët, përdoruesit apo zhvilluesit e tyre – të dhëna që i ofrojnë bashkitë. Në regjistër do të pasqyrohen gjithashtu zonat e vlerës dhe çmimet referuese, baza e taksës, shkallët e zbatueshme për banim, aktivitet ekonomik apo ndërtesa të papërfunduara, si edhe detyrimet tatimore, afatet e pagesës, pagesat e kryera, gjobat, kamatëvonesat dhe rastet e përjashtimit ose lehtësimit nga taksa.
Një element i rëndësishëm i sistemit të ri është ndërveprimi elektronik me një sërë bazash të tjera shtetërore të të dhënave, përfshirë regjistrin e pasurive të paluajtshme, gjendjen civile, regjistrin tregtar, tatimet, sistemin e lejeve të ndërtimit, si dhe të dhëna nga institucione të tjera publike.
Vendimi parashikon gjithashtu që çdo veprim i kryer në sistem të regjistrohet përmes gjurmës së auditit, me qëllim garantimin e përdorimit të të dhënave vetëm për qëllime ligjore dhe funksionale.
Nga Gazeta ‘SI’ –Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim do të jepen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së shkuar.
Kështu ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka listuar të gjitha bashkitë dhe fondin që përfitojnë. Kruja dhe Gramshi do të marrin pjesë më të made të dëmshpërblimit, për shkak të dëmeve masive që përjetuan. Vetëm në Gramsh, siç është raportuar më herët, janë shkrumbuar 68 banesa.
Po ashtu pati edhe qindra bagëti të ngordhura dhe mijëra hektarë ullinj e pemë frutore të djegur.
Në total, në të bashkitë e përfshira nga zjarrvëniet janë afro 200 shtëpi të dëmtuara dhe mbi 3 600 krerë bagëtish të djegura.
Për shkak të rasteve të përsëritura, zjarrvënia është përfshirë në Kodin Penal, ku autorët rrezikojnë burg nga 5 deri në 15 vite. Me ndryshimet e reja ligjore, edhe zjarrvënia nga pakujdesia do të përfshihet në Kodin Penal.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, seanca e së enjtes në rastin ku Bedri Shabani bashkë me Muharrem Qerimin akuzohen për spiunazh, pritet të vazhdojë e mbyllur.
Në këtë rast, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi akuzohen për spiunazh. Qerimi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, Rrahman Beqiri konfirmuan se seanca pritet të vazhdojë me dëgjimin e ekspertëve, dhe se derisa të përfundojë dëgjimi i tyre, do të jetë e mbyllur për publikun.
Të mërkurën, me propozim të mbrojtësit të të akuzuarit Bedri Shabani, avokatit Besnik Berisha, seanca është mbyllur për publikun për arsye se do të deklaroheshin ekspertët lidhur me gjetjet e ekspertizës psikiatrike për të akuzuarin Shabani.
“Me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit të Bedri Shabanit, mbrojtjes së informatave, se ligjërisht klasifikohen si informacion i privilegjuar dhe nuk mund të ndahet me askënd pa pëlqimin e tij, propozojmë që kjo pjesë e shqyrtimit gjyqësor të mbahet e mbyllur për publikun”, tha Berisha, e që ky propozim më pas iu aprovua nga trupi gjykues.
Ndryshe, seanca e planifikuar për 20 nëntor 2025, ishte anuluar pasi ishte urdhëruar ekzaminim psikiatrik për të akuzuarin Bedri Shabani.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale është konfirmuar nga Themelorja dhe Apeli.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër- atë të Reçakut.
Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.
Aktakuza ngarkon Shabanin e Qerimin për spiunazh. Kurse, Qerimi akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në pikën e parë Bedri Shabani akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë eprorët e saj, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së në fshatin Mollopolc të Shtimes dhe masakrën e Reçakut.
Aktakuza thotë se Shabani të dhënat dhe informacionet në fjalë, ua kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiç, përgjegjës për Regjionin e Pançevës, si dhe kolonel Bogoljub Janiçeviç, ish-komandant i Policisë së Serbisë për Regjionin e Ferizajt, gjatës kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e Reçakut përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë.
Andaj, thuhet se me këto veprime i akuzuari ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-n në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK -së të Mollopolcit të Shtimes me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, kinse janë bërë trafikime organesh, si dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës së Reçakut, duke kërkuar nga zyrtari i BIA-s dhe Bogoljub Janiçeviç që të ndërmarrin veprime operacionale të cilat do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës.
Prandaj për këto veprime, Bedri Shabani ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës, Muharrem Qerimi akuzohet se nga viti 2012 e në vazhdimësi deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën dhe pjestarët e UÇK-së, emrat dhe eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin, e të cilat informacione ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiç përgjegjës për Regjionin e Pançevës përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike që ka zhvilluar në territorin e Republikës së Serbisë.
Me këto veprime, i akuzuari Qerimi thuhet se ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Prandaj për këto veprime, Qerimi ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Ndërkaq, në pikën e tretë të aktakuzës thuhet se më 5 qershor 2024 të pandehurit Qerimi gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për urdhër kontroll, i është gjetur në posedim pa autorizim një revole e tipit “Ekol Tuna”, një karikator, gjashtë fishekë, njëzet fishekë të tjerë me mbishkrimin 11/53, si dhe katër karikator të tjerë me shenjën e gjysmëhënës dhe një rrumbullak të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.
Me këto veprime, Qerimi ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorzuar të armëve” nga nenin 366, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/
Një stuhi e fuqishme dimërore, e ndjekur nga një valë intensive e ajrit arktik ka marrë dhjetëra jetë në të gjithë SHBA-në.
Numri i të vdekurve në nivel kombëtar arriti në të paktën 62 deri mbrëmë ndërsa zyrtarët theksuan se disa vdekje mbeten nën hetim.
Meteorologët paralajmëruan se një sistem tjetër dimëror mund të ndikojë në pjesë të vendit në ditët e ardhshme, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të mëtejshme dhe rreziqe për sigurinë publike.
Alarmet për mot të ftohtë janë lëshuar për pjesën më të madhe të SHBA-së qendrore dhe lindore, me një vorbull polare që pritet të vendosë rekorde në disa pjesë të rajoneve jugore dhe verilindore gjatë kësaj jave.
Ky front i akullt do të vështirësojë pastrimin e borës dhe akullit në dhjetëra shtete, pasi çdo shkrirje do të ngrijë sërish në temperatura njëshifrore.
Disa rajone mund të mos regjistrojnë temperatura mbi zero deri në fillim të muajit shkurt, veçanërisht në zonën qendrore të SHBA-së perëndimore ku pritet që temperaturat të jenë jashtëzakonisht të acarta. /AA/
Gjatë një podcasti “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, trajneri i fitnesit Arbër Peci ka folur për rëndësinë e proteinave Whey dhe aminoacideve në procesin e rikuperimit dhe ndërtimit të muskujve, duke sqaruar dallimet mes tyre dhe rastet kur suplementimi është i nevojshëm.
Sipas Pecit, proteina Whey, pasi konsumohet, zbërthehet në aminoacide, të cilat janë elementët bazë që ndihmojnë në rregullimin dhe rikuperimin e indeve muskulare.
Këto inde dëmtohen natyrshëm gjatë ushtrimeve fizike, veçanërisht në stërvitjet e forcës. Pikërisht aminoacidet janë ato që kontribuojnë në riparimin dhe ndërtimin e muskujve pas ngarkesës fizike.
“Proteina Whey zbërthehet në aminoacide, pastaj aminoacidet janë ato që e bëjnë rregullimin, rikuperimin e indeve muskulare, të cilët i dëmtojmë gjatë stërvitjeve në fitnes. Kështu që BCA-ja ose këto aminoacidet esenciale janë produkti final, i cili thjesht nuk ka nevojë me u zbërthye po direkt depërton në gjak edhe në muskuj. Aminoacidet në rast se dikush ushqehet shëndetshëm dhe mjaftueshëm, nuk ka nevojë për asnjërën prej tyre, siç e thashë edhe ma herët, por në rast se ushtron në mëngjes pa u ushqyer atëherë e kanë nevojshme me përdorë gjatë stërvitjeve edhe pas stërvitjeve aminoacide, pasi ju duhet energji, ju duhet ushqim, që në realitet po e quaj edhe këtë ushqim gjatë stërvitjeve”.
Për më shumë shikoni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”:
Një aeroplan me 15 persona në bord, përfshirë një ligjvënës kolumbian, u rrëzua në një rajon malor pranë kufirit me Venezuelën, duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bord, sipas autoriteteve në Bogota.
Aeroplani, i operuar nga Satena, linja ajrore shtetërore, u ngrit nga qyteti kufitar kolumbian i Cucutas dhe ishte në rrugë për në Ocana.
Presidenca e Kolumbisë tha në një deklaratë se kontakti me aeroplanin u humb menjëherë pas ngritjes.
Sipas kompanisë ajrore, në aeroplan ndodheshin dy anëtarë të ekuipazhit dhe 13 pasagjerë, përfshirë ligjvënësin kolumbian, Diogenes Quintero, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve për Catatumbon.
Një ekip shpëtimi u dërgua në vendin e rrëzimit për të "vlerësuar gjendjen e pasagjerëve".
Megjithatë, Ministria e Transportit e Kolumbisë lëshoi më vonë një deklaratë duke thënë se "pasi aeroplani u gjet në vendngjarje, autoritetet me keqardhje konfirmuan se nuk kishte të mbijetuar".
Zyrtarët nuk mundën të përcaktonin shkakun e rrëzimit, por thanë se do të kishte një hetim. /Telegrafi/
Janë publikuar pamje të reja tëAlex Prettit në një grindje me agjentët federalë në Minneapolis, 11 ditë para se të qëllohej për vdekje.
Videoja tregon Prettin , 37 vjeç, në cep të East 36th dhe Park Avenue më 13 janar, ku agjentët federalë po bllokonin një rrugë.
Kjo ndodhi vetëm katër ditë pasi një agjent i ICE qëlloi dhe vrau 37-vjeçaren Renee Good në automjetin e saj në Portland Avenue South aty pranë, dhe 11 ditë para se Pretti të qëllohej për vdekje nga agjentët e zbatimit të ligjit për imigracionin të shtunën e kaluar.
Familja e Prettit ka konfirmuar se është ai në pamjet e reja.
Çfarë tregon videoja?
Ndërsa agjentët fillojnë të largohen nga turma, Pretti duket se pështyn drejt automjetit dhe e shkelmon derën e pasme të tij.
Një agjent doli më pas nga automjeti, e kapi dhe e shtyu përtokë, shkruan skynews.
Gjatë përleshjes, agjentët qëllojnë gaz lotsjellës drejt turmës. Ata vazhdojnë ta mbajnë burrin nën kontroll përpara se të lirohet.
Një armë mund të shihet pas shpinës së tij ndërsa ai u bërtet zyrtarëve, të cilët po tërhiqen.
Një përfaqësues i familjes konfirmoi se burri në video është Pretti.
Steve Schleicher, avokati i familjes Pretti, tha në një deklaratë: "Një javë para se Alex të qëllohej me armë në rrugë - pavarësisht se nuk paraqiste kërcënim për askënd - ai u sulmua dhunshëm nga një grup agjentësh të ICE-së.”
"Asgjë që ndodhi një javë më parë nuk mund ta justifikonte vrasjen e Alexit nga duart e ICE më 24 janar", tha Schleicher.
Një zëdhënës i Sigurisë Kombëtare shtoi se ekipi i hetimeve po e shqyrton videon. /Telegrafi/
Një person (shtetas i Serbisë) dyshohet se është arrestuar pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 në aeroportin Adem Jashari.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Gjatë patrullimit nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga R. Serbisë në Republikën e Kosovës.
Sipas raportit 24 orwsh tw Policisw sw Kosovws bwhet e ditur se rasti ka ndodhur tw mwrkurwn rreth orws 08:00 nw fshatin Jashanicw tw Leposaviqit.
Tutje bwhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fsh. Jashanicë, Leposaviq/ 28.01.2026-08:00. Gjatë patrullimit nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga R. Serbisë në Republikën e Kosovës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pas rreth tre javës probleme, sistemi self-care më në fund është bërë funksional për bizneset, bënë të ditur burime nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI për “Monitor”.
Bizneset raportuan që sistemi filloi të punonte që gjatë pasdites së djeshme, me hope.
Edhe gjatë ditës së sotme ai është funksional, por sipas ekonomistëve është tepër i ngadaltë, por të paktën punon.
Për javë me radhë, aktiviteti i subjekteve u bllokua, për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania.
Dy ditë më parë Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.
Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve. Sipas shoqatës, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj që raporton softueri dhe asaj që ka “gllabëruar” serveri tatimor është kthyer në një mision të pamundur. Pa këtë pasqyrë të qartë, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet në një ushtrim hamendësimi, duke cënuar parimin bazë të vërtetësisë.
Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdites së të mërkurës ka shkaktuar probleme në lundrimin detar. Si pasojë e detit të trazuar, është ndaluar lundrimi i mjeteve të peshkimit, pasi përbën rrezik për lëvizjen dhe sigurinë e tyre. Autoritetet bëjnë me dije se pezullimi i lundrimit do të vijojë deri […]
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar kolapsin e shërbimeve digjitale të qeverisë shqiptare, duke theksuar se situata është veçanërisht dramatike për biznesin dhe profesionistët e lirë. Tabaku shprehet në një video në rrjete sociale se i gjithë sistemi i teknologjisë së informacionit të qeverisë është i bllokuar, duke e bërë praktikisht të pamundur marrjen e […]
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, njoftoi mbrëmjen e së mërkurës ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Lazër Çardaku, dhe e konfirmoi atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana […]
Më 26 janar, kryeministri Edi Rama u prit me duartrokitje në Knesset, parlamenti i Izraelit, ku zhvilloi një takim 2-ditor në fillim të javës. “Ende nuk jam plotësisht i sigurt që ndodhem vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia, dyshemeja prej ku mysafirët më të nderuar të këtij Shteti i janë drejtuar […]
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit të dielën, duke sjellë një ndjesi shprese tek të gjithë. Kjo Hënë ngroh zemrat dhe ndihmon njerëzit të lidhen me anën e tyre më të sofistikuar. Kjo javë është koha për të gjetur “kurorën dhe fronin” tuaj, duke zbuluar se çfarë sjell lumturi, çfarë […]
NFT-ja e tweet-it të parë në historinë e Twitter, e publikuar nga themeluesi i platformës Jack Dorsey, ka pësuar një rënie drastike në vlerë.
E shitur në vitin 2021 për 2.9 milionë dollarë gjatë kulmit të euforisë së kriptomonedhave, sot ajo vlerësohet në më pak se 10 dollarë.
Sipas të dhënave të tregut, kjo NFT aktualisht nuk po shitet realisht.
— (@)
Çmimi i saj është vetëm një vlerësim teorik i bazuar në ofertat më të mira ekzistuese, ndërsa prej vitesh nuk është regjistruar asnjë transaksion konkret.
Rënia e saj pasqyron kolapsin më të gjerë të tregut të NFT-ve, i cili ka humbur mbi 99 për qind të vlerës që nga kulmi i vitit 2021.
Ajo që dikur u konsiderua si “përjetësi digjitale”, sot shihet si një shembull i qartë i flluskës spekulative në botën e teknologjisë dhe kriptovalutave. /Telegrafi/
Një grup punëkërkuesish ka ngritur një padi kolektive kundër përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) në proceset e punësimit, duke e cilësuar këtë praktikë si të padrejtë dhe të fshehtë.
Sipas padisë, CV-të e kandidatëve vlerësohen në një shkallë nga 1 deri në 5 pa dijeninë e tyre, dhe kjo notë përcakton nëse një person arrin të kontaktohet nga një punëtor i resurseve njerëzore apo filtrohet automatikisht.
Kandidatët nuk kanë mundësi të shohin vlerësimin e tyre, nuk dinë pse janë refuzuar dhe nuk mund të apelojnë vendimin.
— (@)
Padia, e ngritur në Kaliforni, pretendon se kjo praktikë shkel Ligjin për Raportimin e Drejtë të Kredive (FCRA) dhe ligjet për mbrojtjen e konsumatorit.
Subjekti i padisë është kompania Eightfold AI, e cila ofron shërbime për shqyrtimin automatik të kandidatëve dhe përdoret nga disa kompani të mëdha amerikane.
“Po, një AI mund t’ju ketë marrë punën - thjesht jo në mënyrën që e kishit menduar”, thonë paditësit, duke ngritur shqetësime serioze mbi transparencën dhe drejtësinë e teknologjisë në punësim.
Rasti pritet të tërheqë vëmendje të madhe, duke hapur debat mbi rolin e inteligjencës artificiale në vendimmarrjen që prek jetën e përditshme të njerëzve. /Telegrafi/
DASHI Yjet flasin për fillime të reja. Marsi ju bën impulsivë, të vendosur dhe ndonjëherë të paduruar. Për sa i përket punës, jeni të etur për ndryshim, për të provuar vlerën tuaj. Edhe mundësitë janë të shumta. Në dashuri, ata që janë në një lidhje duhet të sqarojnë keqkuptimet e vjetra. DEMI Sipas horoskopit të […]
Duket se grupi kriminal, ka depërtuar deri tek menaxhimi i fondeve nga vendet e Bashkimit Europian, duke pozuar edhe me presientit francez Emanuel Macron. Por a do të mund të krijoheshin të gjitha këto pa mbështetjen e njeriut që mund të lëvizi të gjitha fijet? I mbetet SPAK-ut ta provojë… Por ne do të kalojmë […]
Kalimi ilegal i emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore është një biznes i vërtetë. Fitimet e personave që merren me kalimin ilegal të këtyre personave arrijnë deri në miliona euro vjetore. Ata kanë një rrjet të mirëorganizuar ku përfshihen që nga momenti i nisjes e deri në momentin kur mbërrijnë në […]