Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Arsim e zanate për 57 nxënës me nevoja të veçanta në Qendrën “Nëna Terezë” në Mitrovicë

17 January 2026 at 17:57


57 nxënës me nevoja të veçanta përfitojnë arsim, rehabilitim dhe aftësim profesional në Qendrën Burimore “Nëna Terezë” në Mitrovicë. Në këtë qendër një prej institucioneve kryesore edukativo-arsimore dhe rehabilituese për fëmijët me nevoja të veçanta, funksionojnë programet dhe ekipet mobile profesionale.

Drejtori i Qendrës Burimore “Nëna Terez”, Skender Avdiu në një prononcim për KosovaPress thekson se kjo qendër është institucion edukativ-arsimor, që çdo ditë sipas tij, zhvillohen aktivitete mësimore dhe rehabilituese për nxënës me nevoja të veçanta.

Skender Avdiu, tregon se këta nxënës përfshihen në programe nga intervenimi i hershëm deri te aftësimi profesional, ku punojnë në profilet e zdrukthëtarisë dhe rrobaqepësisë.

“Në qendër vijojnë mësimin gjithsej 57 nxënës, duke përfshirë të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, duke filluar prej intervenimit të hershëm, nivelit 1 (klasat 1-5), nivelit 2 (klasat 6-9) dhe nivelit 3 që është arsimi dhe aftësimi profesional në dy drejtime apo profile profesionale, profili i zdrukthëtarisë dhe profili i rrobaqepësisë”, tha drejtori i kësaj qendre.

Avdiu tha se krahas punës që bëhet brenda institucionit, në Qendrën Burimore “Nëna Terezë” funksionon edhe ekipi mobil profesional.

“Përveç mbështetjes profesionale që zhvillohet në qendër, në qendër është funksional edhe ekipi mobil profesional, i cili jo vetëm që ofron shërbime në qendër por ofron edhe shërbime profesionale për mësuesit, nxënësit dhe prindërit që i ndjekin shkollat e rregullta në 9-të komunat e Republikës së Kosovës, duke filluar nga Peja, Istogu, Klina, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Mitrovica”-tha ai.

Drejtori Avdiu tha po ashtu se procesi mësimor në Qendrën Burimore “Nëna Terezë” zhvillohet sipas kornizës kurrikulare të Kosovës. Ai shtoi se mësimi realizohet në tre nivele dhe përmes planit individual të arsimit.

“Procesi mësimor zhvillohet sipas kornizës kurrikulare të Kosovës dhe kurrikulave bërthamë të tri niveleve dhe realizohet përmes planit individual të arsimit dhe programit të mësimdhënies në fushat e aktiviteteve”, përfundoi Avdiu.

Ndërsa, Labinot Dervishaj, psikolog në Qendrën Burimore “Nëna Terezë”, ka thënë për KosovaPress se aktiviteti i tij kryesor është vlerësimi dhe interpretimi i nevojave të nxënësve.

Psikologu i kë saj Qendre Burimore “Nëna Terezë”, tha se në këtë qendër përfshihen zakonisht nxënësit që nuk mund të integrohen në shkollat gjithëpërfshirëse për shkak të specifikave të tyre të veçanta.

“Në qendrën burimore përfshihen zakonisht nxënësit që nuk mund të përfshihen në shkollat gjithë përfshirë se për shkak të specifikave të tyre te theksuara. Por paraprakisht, para se të regjistrohen në Qendrën Burimore ata duhet të vlerësohen nga ekipi vlerësues komunal, pra ekipi pedagogjik që është atje; ai e vlerëson në se ai nxënës është për Qendrën Burimore. Në momentin që bëhet ky vlerësim atëherë ne e pranojmë, dhe fillimisht është një periudhë tre mujore observuese apo vëzhguese të cilën e bëjmë me secilin nxënës që regjistrohet së pari. Pastaj përcaktohen aftësitë apo objektivat të cilat duhet të punohen me atë nxënës më tutje, edhe vlerësohet nëse është për lëndë te individualizuara apo për mësimin sipas fushave dhe aktiviteteve”- tha ai.

Labinot Dervishaj tha se puna me këtë kategori fëmijësh është gjithmonë e veçantë.

“Vlerësoj dhe konstatoj se është kënaqësi dhe disfatksion me punua me këtë kategori të fëmijëve sepse qoftë edhe një rezultat minimal nëse e arrijmë ata fëmijë, është shpresëdhënës dhe konsiderohet i madh, qoftë vetëm për punën tonë apo rezultatin që ia prezantojmë prindërve”, potencoi Dervishaj.

Ai tha se në kuadër të Qendrës Burimore “Nëna Terezë” janë themeluara edhe ekipet mobile profesionale.

Psikologu, ndër të tjera, tregon se ritmi i mësimit tek shkollat e mesme në këtë qendër është më i shpejtë dhe më dinamik.

Ndërsa te shkollat e mesme (10-11-12) është puna më dinamike sepse janë në një nivel pak më të avancuar në potencialin e tyre të arritjeve, falë punës së bërë në qendër, dhe ata vazhdimisht janë të angazhuar edhe në aspektin profesional, qoftë me mjetet e zdrukthëtarisë apo të rrobaqepësisë, themi më shumë tek këto sepse janë më të avancuara mjetet, por edhe me punë kreative dhe punë dore” – tha Dervishaj.

Labinot Dervishaj përfundoi duke thënë se nxënësit e Qendrës Burimore janë kategoria më e sinqertë e fëmijëve.

Me punën e përkushtuar të stafit dhe mbështetjen e ekipeve profesionale, Qendra Burimore “Nëna Terezë” vazhdon t’u ofrojë fëmijëve me nevoja të veçanta mundësi për zhvillim, mësim dhe përparim, duke i ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

ICE në burgjet amerikane mban 73 mijë njerëz, numri më i lartë në histori

17 January 2026 at 11:59


Numri i personave të mbajtur në paraburgim nga Shërbimi Amerikan i Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka arritur një rekord të ri.

Në fakt, ICE ka tejkaluar për herë të parë shifrën prej 70 mijë të burgosurve, në historinë 23-vjeçare të këtij agjencie për deportime, tregojnë të dhënat e brendshme të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS).

Deri të enjten, ICE mbante në paraburgim rreth 73 mijë persona në të gjithë Shtetet e Bashkuara që përballeshin me deportim, një shifër më e lartë se çdoherë tjetër dhe një rritje prej 84 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur numri i paraburgosurve ishte nën 40 mijë, tregojnë të dhënat e brendshme statistike që CBS News ka siguruar.

Administrata Trump synonte të mbante mbi 100 mijë të paraburgosur në çdo kohë si pjesë e fushatës për deportime masive.

Rreth 67 mijë prej të paraburgosurve janë të rritur të vetëm, ndërsa 6000 janë familje me fëmijë të mitur.

ICE mban persona për shkelje imigracioni dhe krime, duke përfshirë edhe ata me dënime penale.

Rreth 47 për qind e të paraburgosurve kanë akuza ose dënime penale; të tjerët janë vetëm shkelës civilë të ligjit të imigracionit.

Grupi pa histori penale ka shënuar rritjen më të shpejtë në muajt e fundit.

Rritja u mundësua nga financimi i jashtëzakonshëm prej 45 miliardë dollarësh dhe zgjerimi i kapaciteteve, përfshirë përdorimin e bazave ushtarake si Fort Bliss. /Telegrafi/

38 mijë dollarë të padeklaruara në kufi, procedohet 67-vjeçari korçar

By: Brisi
17 January 2026 at 09:48

Një 67-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi është kapur në kufi me 38 mijë dollarë të padeklaruara. Sipas policisë, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin Gj. F. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara. […]

The post 38 mijë dollarë të padeklaruara në kufi, procedohet 67-vjeçari korçar appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 16 January 2026Main stream

Një fëmijë goditet nga automjeti në Mitrovicë, dërgohet në QKUK për trajtim të mëtejshëm

16 January 2026 at 22:08


Një fëmijë i lindur në vitin 2013, i gjinisë mashkullore, është dërguar për ndihmë mjekësore mbrëmjen e sotme në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, si pasojë e goditjes nga një automjet.

Sipas njoftimit të spitalit, fëmija është paraqitur rreth orës 19:55, ku menjëherë ka marrë trajtim dhe ekzaminim emergjent nga ekipi mjekësor, përfshirë edhe masat reanimatore.

Në bashkëpunim me Shërbimin e Radiologjisë, është realizuar Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë kryer analizat laboratorike të nevojshme. Po ashtu, rasti është konsultuar edhe me mjekun kujdestar ortoped.

Mjekët kanë bërë të ditur se fëmija është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve, është referuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale.

Sipas spitalit, lëndimet janë kryesisht në zonën e fytyrës dhe sinuseve, por gjendja e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut jetësor./Telegrafi/


Mujë Igrishta emërohet Drejtor i Inspekcionit në Mitrovicë

16 January 2026 at 15:55


Me vendim të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, Mujë Igrishta është emëruar në pozitën e Drejtorit të Inspekcionit Komunal.

Në një postim në Facebook, Igrishta ka theksuar përkushtimin e tij ndaj detyrës.

“Angazhohem që këtë detyrë ta ushtroj me përgjegjësi të plotë para Zotit, me integritet dhe profesionalizëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe në shërbim të interesit publik të qytetarëve, duke garantuar paanshmëri dhe transparencë në çdo veprim”, thuhet në postimin e tij.

Ai gjithashtu shprehu falënderimin për Kryetarin e Komunës për besimin e dhënë: “Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për Kryetarin e Komunës, Faton Peci, për besimin e dhënë. Me përkushtim ndaj detyrës dhe bashkëpunim institucional, besoj se do të arrijmë rezultate konkrete në dobi të qytetarëve".

Igrishta përfundoi mesazhin me një premtim simbolik për qytetarët: “Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë”. /Telegrafi/


Before yesterdayMain stream

Kënga “e keqe” që ndau grupin The Police

15 January 2026 at 12:32


Nga: Ben Beaumont-Thomas / The Guardian (titulli: ‘A nasty little song, really rather evil’: how Every Breath You Take tore Sting and the Police apart)
Përkthimi: Telegrafi.com

Seancat e kësaj jave në Gjykatën e Lartë mes Stingut dhe ish-anëtarëve të grupit The Police, Stewart Copeland dhe Andy Summers, janë kapitulli më i fundit në jetën e një kënge energjia negative e së cilës duket se është përhapur edhe në jetën reale.

Every Breath You Take është objekt i një padie të ngritur nga Copelandi dhe Summersi kundër Stingut, duke pretenduar se ai ua ka borxh honorarët që lidhen me kontributet e tyre në këtë këngë jashtëzakonisht të njohur - veçanërisht nga të ardhurat prej platformave të transmetimit, të vlerësuara në rreth dy milionë dollarë [1.72 milionë euro] në total. Ekipi ligjor i Stingut ka kundërshtuar, duke thënë se marrëveshjet e mëparshme mes tij dhe anëtarëve të grupit për honorarët e tyre nga kënga nuk përfshijnë të ardhurat nga transmetimi në internet - dhe në dokumentet para-gjyqësore u tha se dyshja është paguar “më shumë seç duhet”. Në ditën e parë të seancës, u zbulua se që nga ngritja e padisë, Stingu ua ka paguar atyre 870 mijë dollarë [747 mijë euro] për të rregulluar atë që avokati i tij i quajti “disa pagesa”. Por, ende ka shumë të ardhura të mundshme të ardhshme që janë në diskutim.

Mosmarrëveshja nuk ka të bëjë me ndonjë hit të vjetër të pluhurosur, me anëtarët e grupit që kërkojnë thjesht të rishpërndajnë fitime të vjetra - çdo interpretim i marrëveshjeve mes anëtarëve të grupit do të ketë ndikim të madh dhe të vazhdueshëm financiar. Ndërkohë që seancat nisin, Every Breath You Take ndodhet në top 10-shen e këngëve më të transmetuara përditë në mbarë botën në Spotify, duke mbledhur rreth 3.5 milionë dëgjime në atë platformë secilën ditë: më shumë se disa nga këngët më të njohura të kohëve të fundit, si Birds of a Feather nga Billie Eilish dhe Die With a Smile nga Lady Gaga dhe Bruno Mars. Në Spotify, dëgjimet u rritën me 89 përqind në vitin 2024 dhe vazhduan kështu me një tjetër rritje prej 36 përqind vitin e kaluar, me popullaritet të veçantë në ShBA, Meksikë, Brazil, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar që janë tregjet më të mëdha të këngës.

Kjo e bën Every Breath You Take një motor tepër të fuqishëm për honorarët (d.m.th. të drejtave të autorit), që aktualisht po shkojnë kryesisht te Stingu (ai është i vetmi i regjistruar si autor, megjithëse Copelandi dhe Summersi marrin 15 përqindëshin përmes një marrëveshjeje që daton në vitin 1977). Every Breath You Take ka përfituar nga përfshirja në kolonën zanore të Stranger Things, duke u shfaqur në sezonin dy dhe katër, dhe si shumë këngë të tjera - teksa adhuruesit e rishikojnë gjithë sagën fantastiko-shkencore - ka marrë një shtysë në transmetim, por gjithashtu ka qenë shumë e pranishme edhe edhe jashtë serialit, si në TikTok.

Ajo ishte në vendin e parë në toplistat në Mbretërinë e Bashkuar dhe në ShBA kur u publikua fillimisht në vitin 1983. Dhe, kënga e vitit 1997, I’ll Be Missing You, një homazh pas vdekjes për Notorious B.I.G.-ut - nga Puff Daddy dhe Faith Evans që ndërthuri shumëçka nga ajo këngë - ishte një tjetër hit global. Por, suksesi i përjetshëm i Every Breath You Take fsheh format e ndryshme të konfliktit në zemër të saj.

Stingu ka thënë se synoi të shkruante një këngë “romantike, disi joshëse” dhe ka pranuar se ajo “nuk është aspak origjinale; ka një sekuencë standarde akordesh që ndoshta është vjedhur nga Stand By Me” e Ben E Kingut. (Ai gjithashtu ia ka atribuuar frymëzimin këngës Slip Slidin’ Away të Paul Simonit - detaje interesante për një seancë gjyqësore të përqendruar tek autorësia). Është aq klasike saqë studiuesit në Universitetin Arhus në Danimarkë e cilësuan si këngën më tërheqëse në lidhje me përputhjen me ritmet e jetës së përditshme: “Një këngë shumë e këndshme, ndoshta edhe pak e zakonshme”, ka thënë në vitin 2021, studiuesi kryesor i studimit.

Por, Every Breath You Take e merr fuqinë e saj nga marifeti djallëzor që shkakton te dëgjuesit. Stingu e cilësoi si baladë të lehtë me një strukturë qetësuese, të thjeshtë dhe klasike, mbushur me premtime për dashuri dhe mbështetje të përjetshme. Është pothuajse e mundur ta kuptosh fjalë për fjalë, dhe Faith Evans nuk kishte nevojë të ndryshonte diçka për ta kthyer në një këngë të pastër përkushtimi për burrin e saj të vdekur. Ajo interpretohet, pa ironi, në dasma. Por, Stingu i shtoi asaj atë që ai e quajti “detyrim, deri në pikën e obsesionit, ku kjo bëhet disi ligësi” - duke e cilësuar si deklaratë të sinqertë dashurie në fjalët e një përndjekësi që nuk mund të heq dorë.

Ka diçka pranë djallëzores në manipulimin e saj dhe Stingu - i cili e quajti atë “një këngë të ndyrë, vërtet djallëzore” - madje ndjeu nevojën për të zhbërë mallkimin me këngën e vitit 1985 që nisi solo-karrierën e tij, If You Love Someone Set Them Free. “Duhej të shkruaja antidotin”, tha ai, “pasi i helmova njerëzit me këtë gjë të tmerrshme.”

Every Breath You Take ishte gjithashtu makth për t’u realizuar, si gjithë albumi jashtëzakonisht i famshëm Synchronicity në të cilin ajo u përfshi. “Ata ishin lodhur nga njëri-tjetri”, ka thënë producenti i albumit, Hugh Padgham. “Stingu dhe Stewarti e urrenin njëri-tjetrin, dhe megjithëse Andy nuk tregonte aq pezëm, mund të bëhej i vrenjtur - dhe kishte si përplasje verbale ashtu edhe fizike në studio”. Ishte Every Breath You Take ajo që pothuajse i çoi drejt pikës së thyerjes, me Copelandin që ndihej i kufizuar nga modeli i ritmit të tupanëve të këngës. Padgham kujtoi: “Stewart thoshte: ‘Dua të vendos pjesën time të tupanëve në të’ dhe Sting thoshte: ‘Nuk dua të vendosësh pjesën tënde të tupanëve në të! Dua të vendosësh atë që dua unë!’... dhe vazhdonte kështu. Ishte vërtet e vështirë ... Mbaj mend mjaft qartë që punuam pandërprerë për 10 ditë ... dhe nuk kishim asgjë në shirit që të ishte e dëgjueshme”.

Nëse Copelandi ndihej i kufizuar nga vizioni i Stingut për këngën, Summersi ka pohuar se ai pati ndikim më të thellë në të: “Ishte e pavlerë derisa nuk interpretova unë në të”, tha ai më 2016. Duke iu përgjigjur një versioni demo të interpretuar nga Stingu mbi akorde organoje, Summers krijoi figurën e kitarës si një mënyrë “për t’i bërë të lumtur ata bastardët e tjerë. Ajo këngë ishte për t’u hedhur. Stingu dhe Stewarti nuk mund të pajtoheshin se si do të shkonin basi dhe tupanat. Ishim në mes të Synchronicity dhe Sting thoshte: ‘Hajde, pra, futu atje dhe bëje tënden’. Dhe, e bëra me të parën. Të gjithë u çuan dhe duartrokitën”.

Përleshjet fizike vazhduan në turneun e albumit, me Copelandin që ia theu një brinjë Stingut. Më pas Copelandi e përshkroi këtë si “lojë fizike”, por ndasitë u treguan tepër të thella. Stingu donte të eksploronte muzikën me të tjerët dhe The Police u shpërbënë në kulmin e suksesit të tyre, duke fituar reputacionin si një nga grupet më të përçara në historinë e rokut.

Një tjetër shaka e brendshme e grupit qëndron te Every Breath You Take. Siç tha Copelandi në vitin 2018: “Një nga shakatë tona të preferuara është se, kur Puff Daddy përdori Every Breath You TakeI’ll Be Missing You, ai përdori figurën e kitarës së Andyt, jo melodinë apo tekstin. Unë dhe Andy themi: ‘Hajde Sting, paguaje Andyn për honorarët e tij’. Dhe, Stingu thotë: ‘Në rregull Andy, ja ku janë ...’! Pa e afruar dorën te portofoli”.

Por, ajo shaka ka marrë tashmë formë shumë reale, dhe siç Every Breath You Take është e famshme si dikur, edhe marrëdhëniet në The Police mund të jenë po aq të këqija si në kohën kur u incizua. /Telegrafi/

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë

By: armand
14 January 2026 at 15:13

Policia ka nisur hetimin për një 30-vjeçar grek. Ai u ndalua nga policia kufitare, pasi po tentonte të kalonte kufirin ilegalisht. Ndërkohë gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi kanabis. “Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, […]

The post Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë appeared first on BoldNews.al.

“Rice është në të njëjtin nivel me Henry dhe Vieira” - legjenda e Arsenalit i jep vulë sezonit të mesfushorit

13 January 2026 at 23:52


Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, ka lëvduar mesfushorin Declan Rice, duke theksuar se ai është në “të njëjtën ligë” me ikonat e klubit, Thierry Henry dhe Patrick Vieira.

Me Topçinjtë që aktualisht kryesojnë Ligën Premier me gjashtë pikë epërsi dhe synim për të fituar titullin e parë në mbi dy dekada, Pires beson se Rice është një element kyç për suksesin e skuadrës, raporton Goal.com.

Krahasimi me legjendat e epokës Highbury-t

Pires, pjesë e skuadrës historike të Arsenalit “Të Pamposhtur” në sezonin 2003/04, beson se Rice do të qëndronte në këmbë përballë ish-yjeve të Highburyt.

Ndërsa skuadra e Mikel Artetas synon të përfundojë një sezon historik dhe t’i japë fund pritjes 22-vjeçare për titull, miratimi i legjendës franceze nënvizon ndikimin transformues të Rice që nga mbërritja e tij në Londrën veriore.

“Ju nevojiten Patrick Vieira, Thierry Henry, Tony Adams… dhe Declan Rice është në të njëjtin rreth, po”, tha Pires për Sky Sports.

Talisman në mesfushë

Që nga transferimi prej 115 milionë eurosh nga West Ham verën e vitit 2023, Rice është bërë një lojtar i domosdoshëm për skuadrën e Artetas.

Ai u shpall lojtari i sezonit të Arsenalit për sezonin 2024/25 dhe vazhdon të jetë figurë kyçe këtë sezon. Sipas Pires, ndikimi i tij në mesfushë është i qartë: ashtu si Vieira u ofroi forcë dhe lidership “Të Pamposhturve”, Rice ofron bazën për suksesin e gjeneratës aktuale të Arsenalit.

Lëvdata edhe nga Roy Keane

Rice nuk është vetëm i vlerësuar nga legjenda e Arsenalit. Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, gjithashtu ka lavdëruar performancën e mesfushorit anglez. Para barazimit 0-0 të Arsenalit me Liverpoolin, Keane theksoi se Rice ka ngritur lojën e tij në nivel botëror.

“Ai duket si një djalë i përulur, por ka edhe vetëbesim – pak ego ju duhet për të luajtur për një klub të madh. Shikoni karrierën e tij: ka bërë një punë të shkëlqyer te West Ham dhe tani te Arsenali është i rrethuar nga lojtarë më të mirë”, tha Keane për Sky Sports. /Telegrafi/

Handikos Mitrovicë njofton për shpërndarjen e mjeteve ortopedike

12 January 2026 at 15:40


Handikos njofton të gjithë anëtarët që kanë aplikuar për karroca dhe mjete të tjera ortopedike në QKUK, se së shpejti do të kontaktohen nga zyra e Handikos Prishtina për marrjen e mjeteve të përfituara.

“Në pritje të shpërndarjes së mjeteve ortopedike, bëjmë thirrje që të gjithë përfituesit të qëndrojnë të gatshëm për komunikim dhe të kontrollojnë rregullisht kontaktet e tyre”, thuhet në njoftimin e Handikos Mitrovicë.

Përfituesit do të kontaktohen direkt nga zyra e Handikos Prishtina, ku do të marrin udhëzime të detajuara mbi marrjen e mjeteve të tyre. /Telegrafi/


Dëbora dëmton shtëpinë në Vilë të Bushtricës, 8 anëtarë të familjes në qiell të hapur

By: Brisi
11 January 2026 at 12:26

Reshjet intensive të shiut dhe dëborës që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh kanë shkaktuar problematika në Vilë të Bushtricës. Sipas raportimeve një banesë dykatëshe, që i përket familjes së Naim Dragjoshit ka pësuar dëmtime dhe është bërë e pabanueshme. Banesa prej guri ka pësuar plasaritje të konsiderueshme, ndërkohë që 8 anëtarë të kësaj familje […]

The post Dëbora dëmton shtëpinë në Vilë të Bushtricës, 8 anëtarë të familjes në qiell të hapur appeared first on BoldNews.al.

4 ditë në izolim/ Autoritetet lënë në mëshirë të fatit fshatin Bashaj, banorët ‘çajnë’ vetë rrugën

By: Brisi
11 January 2026 at 12:14

Rëshqitja masive e dherave në bashkinë e Selenicës ka bërë që banorët e fshatit Bashaj të izolohen prej katër ditësh. Sipas raportimeve, rreth 250 banorë të fshatit vijojnë të jenë të izoluar prej katër ditësh ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë për lirimin e rrugës kryesore. Mësohet se për shkak të mosangazhimit nga ana […]

The post 4 ditë në izolim/ Autoritetet lënë në mëshirë të fatit fshatin Bashaj, banorët ‘çajnë’ vetë rrugën appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqet rruga në Matogjinë të Selenicës, autoritetet masa për rikthimin e lëvizjes

TIRANË, 10 janar/ATSH/-Në zonën e Matogjinit të Bashkisë së Selenicës është shkëputur një pjesë mali duke shfaqur problematika në aksesin rrugor drejt lagjes Bashaj.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se aksesi është i bllokuar për lëvizje me automjete dhe se banorët janë jashtë rrezikut.

Në njoftim sqarohet se autoritetet vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Repartin e Xhenios, po merr masat e nevojshme për mbështetje dhe ndërhyrje në terren, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e lëvizshmërisë.

The post Rrëshqet rruga në Matogjinë të Selenicës, autoritetet masa për rikthimin e lëvizjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shembet masivi me gurë dhe inerte në Selenicë, bllokohet rruga! Dhjetëra familje kërkojnë ndihmë

By: M C
9 January 2026 at 21:16

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit ka sjellë jo vetëm probleme me përmbytjet, por edhe me bllokimin e rrugëve për shkak të borës apo të rrëshqitjeve të dherave.

Raportohet se një pjesë inertesh dhe gurësh është shkëputur në fshatin Matogjin-Bashaj të Bashkisë së Selenicës, duke bllokuar rrugën.

Mësohet se nga bllokimi i rrugës, dhjetëra familje janë mbetura të izoluara dhjetëra familje të fshatit Bashaj, të cilat kanë bërë apel për ndihmë.

Ndërsa po ashtu bëhet me masivi i dheut është shkëputur në dy vende brenda 2 orësh mesditën e sotme.

The post Shembet masivi me gurë dhe inerte në Selenicë, bllokohet rruga! Dhjetëra familje kërkojnë ndihmë appeared first on Albeu.com.

​Microsoft heq aplikacionin falas të Office për Windows

9 January 2026 at 21:31


Microsoft ka njoftuar se do të heqë aplikacionin falas të Office për Windows, që do të thotë se përdoruesit nuk do ta kenë më këtë version si program të shkarkueshëm në kompjuterët me Windows 10 dhe Windows 11.

Bëhet fjalë për aplikacionin Sway, i destinuar për krijimin e prezantimeve interaktive, raporteve dhe historive digjitale, që deri tani ishte i disponueshëm si version desktop falas.

Ky ndryshim pritet të ndodhë gjatë muajit qershor 2026, kur Microsoft do të ndalojë versionin e shkarkueshëm dhe do të lërë në dispozicion vetëm versionin online përmes shfletuesit të internetit.

Kjo shërben për të simplifikuar zhvillimin e aplikacionit dhe për t’u fokusuar më shumë te zgjidhjet cloud (në re).

Kompania thekson se përdoruesit nuk do të humbasin përmbajtjen e tyre – të gjitha projektet dhe dokumentet do të jenë të arritshme përmes shfletuesit, pas logimit me llogarinë e Microsoft-it.

Versioni në ueb do të vazhdojë të përditësohet me funksione të reja dhe përmirësime të sigurisë.

Ky ndryshim nuk ndikon te aplikacionet kryesore të Office-it si Word, Excel dhe PowerPoint, të cilat mbeten të disponueshme në formë klasike në desktop për përdoruesit. /Telegrafi/

Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitrovicë– sekuestrohet kokainë, armë dhe para

9 January 2026 at 20:22


Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dy persona, me iniciale Q.H., dhe R.H.,

Siç bëhet e ditur në njoftim, të dy personat u arrestuan për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine, armë dhe para.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

8 January 2026 at 12:53

PRISHTINË, 8 janar /ATSH/ Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Ibishi ka bërë të ditur për KososvaPress se, si pasojë e përmbytjeve situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.

Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.

“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, tha Ibishi.

Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti telashe dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme.

/Kosovapress/

The post Evakuohen 15 familje në Mitrovicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Evakuohen 10 familje nga lagja 2 Korriku në Mitrovicë

8 January 2026 at 11:44


Gjendje e rënduar si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut po vazhdon edhe sot në qytetin e Mitrovicës.

Në lagjen 2 Korriku janë evakuuar 10 familje. Pas pak pritet të evakuohen edhe disa familje në fshatin Lisicë, si dhe një familje në fshatin Kçiq, e cila ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.

Ndërkohë, reduktimet e ujit janë rikthyer, ndërsa spitali i qytetit po furnizohet me ujë nga Shërbimi i Zjarrfikësve.

Për RTK-në, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se shtabi emergjent është 24 orë në krye të detyrës dhe po identifikon nevojat e qytetarëve në të gjitha zonat.

Peci tha se të gjitha familjet që po evakuohen do të strehohen, ndërsa shprehu pritjen që gjatë ditës të ketë normalizim të situatës, duke iu referuar daljes nga shtrati të lumenjve Sitnica, Ibri dhe Lushta.

Kryeshefi i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti, i ka thënë RTK-së se para një ore është rikthyer furnizimi me ujë, megjithatë ky ujë nuk rekomandohet për pije, por vetëm për nevoja sanitare.

“Në orën 9:00 ka rifilluar trajtimi i ujit me kapacitete të reduktuara, për shkak të turbullirës ende të lartë, me shpresë që të kthehemi në normalitet pas uljes së saj”, ka thënë Kurti për RTK-në. /Telegrafi/

Pas vërshimeve, reshjet e borës  mbulojnë disa qytete të Kosovës

7 January 2026 at 23:15


Pas reshjeve të shiut që shkaktuan vërshime në disa zona të Kosovës, situata meteorologjike ka ndryshuar, ndërsa në shumë pjesë të vendit ka nisur të bie borë.

Faqja “Meteo Ballkan” ka publikuar një video nga bora që po bie në Podujevë, ku shihet se qyteti është zbardhur brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Podujeva zbardhet shumë shpejt”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar.

Ndërkohë, pamje të reshjeve të borës janë publikuar edhe nga Mitrovica, ku bora ka mbuluar rrugët dhe objektet, duke krijuar kushte tipike dimërore pas vërshimeve të ditëve të fundit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në qarkullim, pasi temperaturat e ulëta dhe rrugët e lagura mund të shkaktojnë ngrica dhe vështirësi në trafik./Telegrafi.


Dëmtohen dy banesa nga moti i keq në Selenicë, rrëshqet rruga! Lumi Vjosa del nga shtrati

By: Ela
7 January 2026 at 08:29

Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka rrëshqitur rruga si dhe janë dëmtuar dy banesa. Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime. Policia ndodhet në terren dhe po monitoron qarkullimin e automjeteve, pasi kjo rrugë […]

The post Dëmtohen dy banesa nga moti i keq në Selenicë, rrëshqet rruga! Lumi Vjosa del nga shtrati appeared first on BoldNews.al.

Reshjet e shiut dëmtojnë rrugën dhe dy banesa në Selenicë, lumi Vjosa del nga shtrati

By: V K
7 January 2026 at 08:13

Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka rrëshqitur rruga si dhe janë dëmtuar dy banesa.

Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime.

Policia ndodhet në terren dhe po monitoron qarkullimin e automjeteve, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të njësisë administrative Sevaster.

Ndërkohë, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati, duke përmbytur pazarin e gjësë së gjallë. Niveli i ujit ka arritur në rreth 7 metra.

Banorët e zonave të rrezikuara janë njoftuar dhe si masë parandaluese janë evakuuar 12 banesa.

Sipas autoriteteve, prurjet në lumin Vjosë, vijojnë të mbeten të larta dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

The post Reshjet e shiut dëmtojnë rrugën dhe dy banesa në Selenicë, lumi Vjosa del nga shtrati appeared first on Albeu.com.

❌
❌