Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Serbia arreston dy shtetas shqiptarë në Merdarë, u kapen mbi 30 kilogramë kokainë

31 December 2025 at 14:55

Autoritetet serbe kanë arrestuar sot dy shtetas shqiptarë në pikën kufitare të Merdarës, nën dyshimin se po tentonin të transportonin mbi 30 kilogramë kokainë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP), e cila bëri të ditur se të arrestuarit janë persona me inicialet S.L., i lindur në vitin 2002, dhe B.U., i lindur në vitin 2000.

Sipas autoriteteve, të dy të dyshuarit kanë deklaruar se janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedurat ligjore përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia arreston dy shtetas shqiptarë në Merdarë, u kapen mbi 30 kilogramë kokainë appeared first on Sinjali.

Guardiola e sheh si sfiduese përballjen me Sunderlandin

31 December 2025 at 14:51

Sipas tij, “Qytetarët” i pret një sfidë e vështirë. City ka fituar nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat që nga humbja ndaj Bayer Leverkusenit në fund të nëntorit, duke regjistruar kështu serinë më të gjatë të fitoreve që nga fundi i sezonit 2023/24.

Guardiola shpreson ta vazhdojë këtë ecuri kundër Black Cats, të cilët janë pa humbje në nëntë ndeshjet e fundit në Stadium of Light.

“Janë të fortë. E mbaj mend sezonin e parë kur shkuam atje; tifozët ishin të jashtëzakonshëm. Ata e mposhtën Newcastle-in dhe Aston Villan, ndërsa Arsenali nuk arriti të fitonte”, tha Guardiola.

“Ne u përballëm me ta disa javë më parë. Ata po bëjnë një sezon të pabesueshëm. Pas promovimit, mund të vazhdosh me grupin ekzistues ose, siç kanë bërë ata, të sjellësh 14 lojtarë të rinj – dhe nuk është e lehtë të përshtaten. Régis (Le Bris) e ka bërë punën shumë mirë”, shtoi trajneri spanjoll.

Guardiola gjithashtu konfirmoi se afati dimëror i transferimeve është i mbyllur, duke hedhur poshtë çdo spekulim për Antoine Semenyo dhe Oscar Bobb.

“Dritarja e transferimeve është plotësisht e mbyllur”, theksoi strategu spanjoll.

Ndeshja e së shtunës shënon përfundimin e pjesës së parë të sezonit, pa përballje ndaj Chelseat, dhe Guardiola paralajmëron se Sunderlandi do të jetë një test serioz për Cityn.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guardiola e sheh si sfiduese përballjen me Sunderlandin appeared first on Sinjali.

Putin, pak para ndërrimit të moteve: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 December 2025 at 14:47

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që zgjat gati katër vjet.

Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.

Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.

Ai ua uroi Vitin e Ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”, shkruan REL.

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në Ukrainë, teksa humbjet në njerëz nga të dyja palët vlerësohet se janë të larta.

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Data 31 dhjetor shënon 26-vjetorin e ngritjes në pushtet të Putinit.

Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen.

Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje.

Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Putin, pak para ndërrimit të moteve: Rusia do të fitojë në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Tre ditë pasi i fitoi zgjedhjet, Kurti e konsideron 2025-ën “vit me lajme të mira”

31 December 2025 at 14:40

“Po e mbyllim një vit me shumë lajme shumë të mira për vendin dhe qytetarët, përkundër sfidave”, tha Kurti sot përmes një postimi në Facebook.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vlerësuar lart vitin që lamë pas.

Ndonëse ankesat e qytetarëve ishin të shumta dhe çmimet e artikujve bazë thuajse të paarritshme, sipas tij kishte plot lajme të mira për qytetarët dhe vendin.

Ai madje ka prezantuar edhe një top 10 me sukseset e arritura.

Postimi i Albin Kurtit në Facebook:

Po e mbyllim një vit me shumë lajme shumë të mira për vendin dhe qytetarët, përkundër sfidave.

Këto janë top 10 lajmet e mira të vitit 2025:

1️⃣ Rritja e shtesave për nënat lehona nga 170 euro në 325.9 euro dhe e pagesës së pushimit të lehonisë nga Qeveria prej 223 euro në 319.5 euro;

2️⃣ Rritja e pensionit bazik në 150 euro;

3️⃣ Forcimi i ushtrisë me dronë amerikanë Puma, dronë luftarakë turk Skydagger dhe sistemin antitank gjerman Panzerfaust 3;

4️⃣ 4 njohje të reja, pasaportë edhe më e fuqishme në indekset ndërkombëtare dhe heqja e masave të padrejta të BE-së;

5️⃣ Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një për këmbësorë dhe një për vetura;

6️⃣ Përurimi i Depos së re Qendrore të Barnave, pas më shumë se 20 vjetëve;

7️⃣ Anëtarësimi me të drejta të plota në EQAR, pas përjashtimit në vitin 2018;

8️⃣ Vazhdimi i programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, 202 milionë dollarë grant nga shteti amerikan investim në sektorin e energjisë;

9️⃣ Bursa e Mobilitetit për Studentë që udhëtojnë për të ndjekur studimet, për herë të parë një mbështetje e tillë për studentë;

1️⃣0️⃣ Kosova hiqet nga listat e FMN-së dhe Bankës Botërore të shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre ditë pasi i fitoi zgjedhjet, Kurti e konsideron 2025-ën “vit me lajme të mira” appeared first on Sinjali.

Minus 52 mijë vota: Si shpjegohet rënia e LDK-së?

31 December 2025 at 14:29

Rreth 52 mijë vota më pak, apo minus pesë vende në Kuvendin e Kosovës – ky është bilanci i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nëse krahasohen dy palë zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë vit.

Faktorët që ndikuan në këtë rënie të mbështetjes për LDK-në nga elektorati janë të shumtë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Por, sipas tyre, kryesorët janë “qasja jo e duhur e lidershipit të partisë”, mosveprimi i partisë “sipas pritjeve të elektoratit” dhe “margjinalizimi i strukturave të vjetra”, të cilat tërheqin votuesit tradicionalë të kësaj partie.

Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 28 dhjetor, për LDK-në votuan 119.201 qytetarë, apo 13.57 për qind e pjesëmarrësve në votime.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, LDK-ja mori mbështetjen e 171.357 kosovarëve, ose të 18.27 për qind të atyre që votuan atë ditë.

LDK-ja “ia mbylli dyert vetes”

Analisti Imer Mushkolaj thotë për Radion Evropa e Lirë se arsyeja kryesore pse LDK-ja ka pësuar “rënie të madhe” në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nisur 11 muaj më parë.

Ai rikujton qëndrimin që asokohe kishte bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, se partia e tij nuk do të hynte në koalicion as me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), e cila kishte fituar 42 për qind të votave në shkurt, dhe as me dy partitë tjera, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për një qeveri eventuale të kampit ish-opozitar asokohe.

LDK-ja refuzoi ofertën e LVV-së për partneritet në qeverisje.

“Është pikërisht qasja jo e duhur e lidershipit të partisë… Unë jam i bindur që kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë te logjika se si votojnë dhe si kanë votuar votuesit e LDK-së, për shkak se për mua është e pakuptimtë që një parti, e cila ekziston për të ardhur në pushtet – sikurse çdo parti tjetër – thjeshtë ia mbyll dyert vetes”, thekson Mushkolaj.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2021, LDK-ja kishte marrë vetëm 12.73 për qind të votave. Megjithatë, ajo shënoi përmirësim në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u rritur për 5 pikë përqindjeje.

Analisti Rrahman Paçarizi konsideron se kur votuesit i rikthehen një partie, ata presin edhe veprim të saj.

“Ndërkohë, veprimi i LDK-së nuk ka ndodhur fare, apo nuk ka ndodhur ashtu siç e kanë pritur ose perceptuar ata votues, të cilët kanë menduar dhe shpresuar që LDK-ja do të jetë pjesë e institucioneve”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se LDK-ja nuk ka arritur që ta ndërtojë rrëfimin e saj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilat u pasuan me zvarritje disamuajshe të konstituimit të Kuvendit. LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arriti ta krijonte e vetme qeverinë e re, gjë që dërgoi vendin në zgjedhjet e parakohshme të fundvitit.

Megjithatë, trendi i rënies së numrit të votuesve të LDK-së, sipas Paçarizit, kishte nisur rreth pesë vjet më parë.

Ardhja e Abdixhikut në krye të partisë në vitin 2021 nënkuptoi edhe një ekip të ri njerëzish më të besueshëm të tij në strukturat drejtuese të partisë.

Përpjekjet për ripërtëritjen e partisë, thotë Paçarizi, nuk prodhuan edhe rezultat të mirë tek ruajtja e elektoratit.

“Mendoj se LDK-ja i ka lënë pas dore strukturat më të vjetra të saj, të cilat tashmë pothuajse janë margjinalizuar dhe janë struktura të fjetura. Votuesit e këtyre strukturave nuk bëhen elektorat i askujt tjetër, por refuzojnë të dalin për ta votuar LDK-në”, thekson Paçarizi.

Në linjë të njëjtë shpreh mendimin edhe Mushkolaj, i cili po ashtu e sheh margjinalizimin e disa prej njerëzve nga strukturat më të vjetra të LDK-së, si shkaktar të rënies së numrit të votuesve të kësaj partie.

“Të mos harrojmë se profili i votuesve të LDK-së janë edhe njerëzit në moshë mesatare dhe të shtyrë, të cilët gjatë viteve të tëra e kanë asociuar LDK-në me këta njerëz. Atëherë, mos pritni që të njëjtit kanë për t’ia dhënë votën LDK-së. Më e pakta që ata mund të bëjnë është që të abstenojnë nga votimi dhe të mos votojnë LDK-në”.

Ku shkuan votuesit e LDK-së?

Rënia e numrit të votuesve të LDK-së më 2021, rikthimi i një numri të tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rënia e sërishme në zgjedhjet 28 dhjetorit, tregojnë se mjaft prej këtyre votuesve i takojnë “zonës së hirtë” të elektoratit, shkruan REL.

Paçarizi shpjegon se ky elektorat është i papërcaktuar për ndonjë parti politike. Sipas tij, LDK-ja arriti të përfitojë një përqindje të mirë të këtij elektorati prej vitit 2021 e deri në shkurt 2025, kur u mbajtën zgjedhjet.

Por, siç thotë ai, brenda 11 muajve të fundit, LDK-ja nuk arriti që këtë elektorat ta mobilizonte në drejtim të saj.

“Pati mungesë të përpjekjes për t’i ftuar, për t’i apeluar votuesit që të hidhen në ‘zonën e hirtë’ ndërmjet partive politike. Ata janë votues të emancipuar, të cilët shohin programet e partive politike. Kjo ka qenë fatale për LDK-në, e cila është rikthyer në rezultatin e saj të vitit 2021”, thekson Paçarizi.

Ndërkaq, Mushkolaj vlerëson se një numër i madh i votuesve të papërcaktuar më 9 shkurt votuan për LDK-në. Por, gjatë 11 muajve të fundit, ata ndryshuan mendje.

“Një numër i madh i këtyre njerëzve që kanë votuar për LDK-në më 9 shkurt, janë kthyer te Lëvizja Vetëvendosje. Unë mendoj që kjo ka ndodhur për shkak se te LDK-ja nuk e panë qëndrueshmërinë dhe seriozitetin e një partie për të ardhur në pushtet, qoftë me opozitën, qoftë me partinë fituese”, shprehet ai.

E ardhmja e mundshme e LDK-së

Në mbrëmjen e 28 dhjetorit, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja, lideri i LDK-së pranoi mbi vete përgjegjësinë për rezultatin e ulët të partisë së tij në këto zgjedhje.

Ai paralajmëroi se së shpejti LDK-ja do të mbajë Kuvendin e përgjithshëm, për të adresuar hapat e mëtejmë, dhe nuk përjashtoi mundësinë e dorëheqjes së tij.

Lidhur me këtë çështje, Radio Evropa e Lirë kontaktoi zyrtarë të LDK-së, por ata nuk ishin të gatshëm të komentonin zhvillimet e mundshme brenda partisë.

Vëzhguesit e zhvillimeve politike i shohin paralajmërimet e Abdixhikut si një hap para dorëheqjes së tij. Ata besojnë se brenda LDK-së ka persona me ambicie për ta marrë drejtimin e timonit të LDK-së, por mbetet ende pikëpyetje se kush mund të jetë lideri i ardhshëm.

Mushkolaj thekson se ndryshimi eventual i kryesisë së LDK-së duhet të nënkuptojë edhe ndryshim të qasjes së deritashme të udhëheqjes së partisë.

“Nëse do të ketë qasje të ngjashme me këtë të Abdixhikut, nuk mendoj se LDK-ja mund të këndellet, dhe të jetë parti e fortë dhe serioze në garë kundrejt [Albin] Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, theksoi Mushkolaj.

Homogjenizimi i elektoratit të LDK-së, sipas Paçarizit, kërkon një lider, i cili duhet të ketë qasje përbashkuese të strukturave të partisë.

Por, siç vlerëson ai, pavarësisht ambicieve të disa personave për ta marrë drejtimin e LDK-së, këndellja e kësaj partie do të jetë e vështirë.

“Kur dihet që zgjedhjet e radhës me gjasë do të jenë pas katër vjetësh, atëherë vështirë se do të ketë një lider që do ta marrë me vullnet partinë dhe do të arrijë ta mbajë për katër vjet të ndezur elektoratin e LDK-së, në mënyrë që të shënojë ndonjë rezultat”, shprehet Paçarizi.

Rezultatet preliminare e nxorën LDK-në partinë e tretë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ajo parashihet t’i ketë 15 vende në Kuvend, ndryshe nga zgjedhjet e 9 shkurtit, kur i fitoi 20 sosh.

Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka siguruar 56 vende në Kuvend, PDK-ja 21, AAK-ja 6, ndërsa 20 vende të tjera janë të garantuara për komunitetet joshumicë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Minus 52 mijë vota: Si shpjegohet rënia e LDK-së? appeared first on Sinjali.

Gazeta italiane: “Che”-ja fiton shumicën, kosovarët e ardhurojnë ende populizmin e tij

31 December 2025 at 14:19

Gazeta e madhe italiane, Corriere della Sera ka shkruar për fitoren e Albin Kurtit dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Duhet të jesh i ashpër pa e humbur kurrë butësinë, thoshte idhulli i tij Che Guevara. Ai ia doli në antitezën e përkryer: duke mbetur i butë me shumicën e Kosovës, e cila ende i adhuron premtimet e tij populiste; duke u treguar jashtëzakonisht i ashpër në politikat antiserbe, që e irritojnë aq shumë BE-në dhe disi bezdisin edhe SHBA-në. Albin Kurti, 50 vjeç, kryeministri në detyrë që e quanin “Che”-ja i Ballkanit që kur ishte djalosh dhe kundërshtonte nacionalizmin e Jugosllavisë së fundit të Slobodan Millosheviqit, do të provojë sërish t’i japë një qeveri vendit më të ri, më të varfër dhe ndoshta më të paqëndrueshëm të Europës. Partia e tij e majtë nacionaliste, Vetëvendosje (VV), sipas exit poll-eve fiton me 49,1%. Nuk duket se ka shumicën absolute për të qeverisur i vetëm, por siguron votat për ta tentuar një koalicion pothuajse të pamundur. Presidentja e re Vjosa Osmani, besnike e tij e flaktë dhe në përfundim mandati, është gati t’i japë mandatin e pashmangshëm.

“Che”-ja bëri gjithçka, gjatë dy javëve të një fushate elektorale të tërbuar, për ta çuar në shtëpi mandatin e tretë: premtoi 100 euro për çdo pensionist, 100 të tjera për familjet me fëmijë të vegjël, një muaj rrogë shtesë për nëpunësit publikë, një miliard investime, një prokurori të re antimafia… Në votimin e katërt brenda dhjetë muajsh, në një krizë politike që zgjat nga shkurti, në një garë fundviti që i çoi në urna vetëm një zgjedhës nga tre, Kurti në fund ia doli dhe nuk kishte sondazhist që ta parashikonte të kundërtën, duke i konsideruar shumë të dobët kundërshtarët e PDK-së, trashëgimtarë të “partizanëve” të UÇK-së së luftës së pavarësisë (19,9%), dhe të LDK-së, nipër të “babait të atdheut” Ibrahim Rugova (14%).

Kur u zgjodh për herë të parë, në vitin 2021, Kurti rrëmbeu shumicën absolute. Por ai program i tij i “krenarisë kosovare” nuk pranonte aleatë dhe sot, edhe pse në kufijtë e 50 për qindëshit, askush nuk vë bast për një zgjidhje të lehtë të krizës. Prej muajsh, të gjithë refuzojnë të qeverisin me Kurtin. I atribuojnë atij një papunësi prej 25%, me një kosovar nga pesë nën pragun e varfërisë dhe të rinjtë të detyruar të emigrojnë pa ndërprerje. Korrupsioni dhe kriminaliteti janë në nivele shumë të larta, drejtësia dhe shëndetësia mezi mbahen në këmbë, ndërkohë që po skadojnë kreditë e BE-së dhe Bankës Botërore.

Çështja më e mprehtë është megjithatë raporti me Serbinë. Donald Trump është mburrur se e ka “mbyllur” (edhe) këtë konflikt, por bisedimet e Kurtit me Beogradin janë të ndërprera që nga viti ’23 dhe mbi Kosovën — ku 900 ushtarët italianë mbeten kontingjenti më i madh i NATO-s — rëndojnë sanksionet europiane. Akuza e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kurtit është se ka rihapur përplasjen me serbët, me trupa të vendosura në kufij për herë të parë që nga viti ’99.

Nga “Che”-ja kërkohej moderim. Por shija për të provokuar është tepër e fortë. Shpërthimin e fundit e bëri miku i tij Prindon Sadriju, bashkëshorti i presidentes Osmani, duke folur për Trump Hotel-in e projektuar në Beograd. Disa orë para votimit, Prindoni e përsëriti. “I dashur Trump — tha —, po çfarë Serbie: pse nuk vjen ta ndërtosh hotelin tënd në Prishtinë?”. Më shumë se ashpërsia apo butësia, nevojitet pak më shumë shkathtësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gazeta italiane: “Che”-ja fiton shumicën, kosovarët e ardhurojnë ende populizmin e tij appeared first on Sinjali.

Lexuesit e Sinjalit zgjedhin “Profesionistët e vitit”

31 December 2025 at 14:07

Gjatë kësaj jave, Gazeta Sinjali ka organizuar një aktivitet vlerësues për “Profesionistin e Vitit”, ku janë përfshirë disa kategori profesionesh: Polici i Vitit, Doktori i Vitit, Zjarrfikësi i Vitit, Mësimdhënësja e Vitit dhe Sportisti i Vitit.

Ky aktivitet ka pasur për qëllim vlerësimin e profesionistëve që dallohen për përkushtimin dhe kontributin e tyre në shoqëri. Çdo fitues është përzgjedhur nga vetë lexuesit e Gazetës Sinjali, përmes komenteve në Facebook, ku brenda një periudhe prej 24 orësh, profesionistët që janë përmendur më së shumti në komente janë shpallur fitues në kategoritë përkatëse.

Gazeta Sinjali falënderon Trandevue Hair Clinic për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti, si dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë duke komentuar dhe votuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lexuesit e Sinjalit zgjedhin “Profesionistët e vitit” appeared first on Sinjali.

Kallas: Moska synon të pengojë përparimin drejt paqes

31 December 2025 at 13:54

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka refuzuar me vendosmëri pretendimet e fundit të Rusisë, që akuzonte Ukrainën për një sulm të supozuar me dron ndaj rezidencës së Presidentit Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit.

Ajo theksoi se Moska po përpiqet të pengojë përparimin drejt paqes nga Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë.

Në një deklaratë në platformën e mediave sociale X, Kallas argumentoi se pretendimet ruse janë të pabaza dhe kanë për qëllim shpërqendrimin nga sulmet e drejtuara ndaj infrastrukturës dhe civilëve ukrainas.

Ky qëndrim përforcon qëndrimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për të trajtuar narrativat ruse me skepticizëm.

“Pretendimi i Rusisë se Ukraina kohët e fundit ka shënjestruar objekte kyçe qeveritare në Rusi është një shpërqendrim i qëllimshëm. Moska synon të pengojë përparimin e vërtetë drejt paqes nga Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë. Askush nuk duhet të pranojë pretendime të pabaza nga agresori i cili ka shënjestruar pa dallim infrastrukturën dhe civilët e Ukrainës që nga fillimi i luftës”, shkruan Kallas.

Deklarata e saj vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, e cila publikoi imazhe të një droni të rrëzuar, duke pretenduar se objekti ishte përdorur në një sulm ndaj rezidencës zyrtare të Presidentit Putin.

Megjithatë, Moska nuk ofroi prova konkrete për origjinën e dronit apo detaje operacionale. Ngjarje të tilla janë të shpeshta në luftën e informacionit, ku dezinformimi përdoret si një mjet i zakonshëm në konfliktet hibride.

Ekspertët ndërkombëtarë nënvizojnë rëndësinë e bazimit të negociatave në informacione të verifikuara dhe të sakta, si një hap i domosdoshëm për arritjen e një paqeje të qëndrueshme, duke theksuar rolin e vendeve që mbajnë komunikim me të dyja palët, si Turqia, në promovimin e diplomacisë së bazuar në fakte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kallas: Moska synon të pengojë përparimin drejt paqes appeared first on Sinjali.

24-orëshi tragjik: Pesë persona humbin jetën në prag të fundvitit në Kosovë

31 December 2025 at 13:53

Kosova u trondit dje nga një seri ngjarjesh tragjike, ku pesë persona humbën jetën brenda 24-orëve të fundit.

Dita e martë filloi me një aksident të rëndë në Bresje të Fushë Kosovës, ku humbi jetën një këmbësor. Viktima ishte Ekrem Gashi, rreth 67-vjeçar, ndërsa shofer i automjetit ishte Rrahim Rama, rreth 33-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00.

Pak orë më vonë, një tragjedi tjetër ndodhi në Prizren, ku një zjarri i madh i mori jetën një fëmije rreth një vjeç, ndërsa tronditi thellë familjen. Flakët përfshinë shtëpinë ku nëna flinte me katër fëmijët e saj.

Ajo arriti të shpëtojë me tre prej tyre, të moshave 4, 6 dhe 10 vjeç, që janë në gjendje stabile pas mjekimit në spital. Ndërkohë, një fëmijë i vogël, nuk ia doli të shpëtonte nga zjarri, që ende nuk dihen shkaqet e tij.

Në një tjetër rast tragjik ndodhi në Pejë, ku dy të rinj, një mashkull dhe një femër të moshave janë gjetur të pajetë në një vilë në orën 15:00.

Siç raportoi Sinjali, bëhet fjalë për Endrit Laiqin dhe Makfirete Bytyqi.

Në një ngjarje tjetër, një burrë rreth 70 vjeçar është gjetur i pajetë në bjeshkët e fshatit Restelicë, ndërsa ishte duke ruajtur bagëtinë.

Viktima ishte Rahim Severi, i cili u gjet i shtrirë pranë një zjarri ku dyshohet se po ngrohej.

Vëllai i tij njoftoi autoritetet rreth orës 16:40. Njësitë policore, hetuesia dhe forenzika u nisën në vendngjarje, ndërsa Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 24-orëshi tragjik: Pesë persona humbin jetën në prag të fundvitit në Kosovë appeared first on Sinjali.

Begaj uron Vitin e Ri: Të kthejmë standardin evropian në realitet të prekshëm për çdo shqiptar

31 December 2025 at 13:09

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uroi sot që “viti 2026 të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare”.

Në mesazhin e urimit drejtuar shqiptarëve me rastin e Vitit të Ri, Begaj u shpreh se “nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve, momenti kur ndalemi për të parë çfarë lamë pas dhe për të projektuar shpresat tona për motmotin e ri”.

“Kjo është, mbi të gjitha, festa e familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë pikërisht ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri mbarë shoqërisë sonë. Kujdesi për brezin e ri nuk është thjesht një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen. Investimi te fëmijët dhe të rinjtë tanë është gur themeli i Shqipërisë evropiane që aspirojmë”, tha Begaj.

Sipas tij, shqiptarët kanë treguar se dija, përkushtimi dhe puna e ndershme janë forca jonë më e madhe.

“Kemi dëshmuar arritje. Pas çdo suksesi, ka punë e sakrifica familjare që dëshmojnë se e ardhmja nuk ndërtohet me fjalë të mëdha, por me angazhim të përditshëm. Puna juaj e ndershme, angazhimi dhe suksesi juaj forcojnë besimin dhe shpresën tek e ardhmja”, u shpreh Begaj.

Viti që po mbyllet, sipas Presidentit, ishte një vit përpjekjesh dhe sfidash, ku Shqipëria dëshmoi sërish vullnetin për të ecur përpara.

“Kemi ende punë për të ngushtuar pabarazitë dhe për të forcuar besimin tek institucionet. Forcuam rolin tonë ndërkombëtar dhe hodhëm hapa konkretë drejt Bashkimit Evropian. Kemi shënuar progres në forcimin e shtetit të së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, shtoi ai.

Të inkurajuar nga sukseset dhe të përulur nga mosarritjet, Begaj u shpreh se “viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare”.

“Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë, sepse ajo që na bashkon është më e fortë se çdo interes që na ndan”, shtoi Presidenti.

Në vigjilje të Vitit të Ri 2026, Presidenti uroi për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare.

“Përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të mira kam sot për  shqiptarët kudo ndodhen në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe Diasporën tonë! Ju jeni pjesë e pandarë e këtij kombi dhe energji vitale për të ardhmen tonë të përbashkët.

“Një urim të veçantë kam sonte për të gjithë mjekët, infermierët, pjesëtarët e Forcave të Armatosura, punonjësit e rendit, zjarrfikësit dhe gazetarët, si dhe të gjithë ata që sot janë në krye të detyrës dhe larg familjeve të tyre. Mendimi ynë shkon edhe për ata që këtë natë e kalojnë në spitale apo në kushte të vështira, larg ngrohtësisë së shtëpisë”, tha Presidenti.

Mbi të gjitha, Begaj uroi për Vitin e Ri 2026 më shumë besim te njëri-tjetri dhe më shumë mirëkuptim.

“Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, përgjegjësia jonë e përditshme dhe e nesërmja që ndërtojmë bashkërisht! Me përulësi për sfidat që kemi përpara, me besimin te vlerat e punës, solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare, dhe me vendosmëri për të  ndërtuar të ardhmen tonë evropiane, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e Ri 2026! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”, uroi Presidenti.

/m.m/j.p/

The post Begaj uron Vitin e Ri: Të kthejmë standardin evropian në realitet të prekshëm për çdo shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Makthi i vitit”/ Banorët e Gazës i japin lamtumirën 2025-ës mes dhimbjes dhe shpresës për paqe

By: Elva
31 December 2025 at 13:59

Teksa viti 2025 po mbyllet, banorët e Gazës po e përjetojnë ndërrimin e viteve larg festimeve dhe gëzimit. Për ta, çdo ditë mbetet një betejë për mbijetesë, mes shkatërrimit, varfërisë dhe pasigurisë. Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë France24, pjesa më e madhe e territorit është shndërruar në rrënoja pas muajsh të tërë bombardimesh. Furnizimi me energji […]

The post “Makthi i vitit”/ Banorët e Gazës i japin lamtumirën 2025-ës mes dhimbjes dhe shpresës për paqe appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Ku e la viti 2025 Kosovën sipas statistikave

By: Elva
31 December 2025 at 13:41

Edhe pse gjatë vitit 2025 politikanët promovuan statistika që e nxirrnin Kosovën si vend që kryesonte matjet globale për përmirësim të mirëqenies dhe si një nga vendet më të sigurta në Evropë, të dhëna të tjera nxjerrin në pah një realitet krejt tjetër. Për shembull, sipas statistikave të mbledhura nga platforma Coverge2EU, e cila ndjek […]

The post Analiza: Ku e la viti 2025 Kosovën sipas statistikave appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut në Vlorë (EMRI)

By: Elva
31 December 2025 at 13:27

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra një punonjës të Policisë së Shtetit në Vlorë, i dyshuar për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për efektivin Xhuljano Xhaferri, me detyrë specialist hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një […]

The post Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi i Antitrafikut në Vlorë (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë

By: Elva
31 December 2025 at 13:17

Personat me aftësi të kufizuara kanë dalë në protestë këtë të enjte në qytetin e Lezhës, pasi ende nuk kanë marrë shpërblimin e fundvitit të premtuar nga qeveria. Që në orët e para të mëngjesit, ata janë grumbulluar para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare, duke kërkuar ekzekutimin e pagesës që u takon. Protestuesit shprehen […]

The post Qeveria i gënjeu për bonusin e fundvitit, personat me aftësi të kufizuara protestojnë në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Postribës çojnë në SPAK Ballukun: Na është ndotur uji nga gurorja

By: Elva
31 December 2025 at 13:00

Një tjetër kallëzim është depozituar në SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Këtë herë, padia është ngritur nga banorët e njësisë administrative Postribë, në qarkun e Shkodrës, të cilët e akuzojnë për ndotjen e burimeve ujore nga aktiviteti i një guroreje në zonë. Sipas kallëzimit, banorët pretendojnë se prej vitesh uji i […]

The post Banorët e Postribës çojnë në SPAK Ballukun: Na është ndotur uji nga gurorja appeared first on BoldNews.al.

SMS mashtruese në emër të Postës së Kosovës, Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Përmbajnë linqe mashtruese

31 December 2025 at 12:49

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët, duke paralajmëruar për një fushatë mashtruese (phishing) që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS.

Sipas Policisë, qytetarët po pranojnë mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga Posta e Kosovës dhe që përmbajnë linqe mashtruese.

Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi i qytetarëve për të siguruar të dhëna personale dhe informacione të kartelave bankare, me synim keqpërdorimin financiar.

“Policia e Kosovës thekson se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla dhe se faqet e përfshira në këto SMS nuk janë domene zyrtare.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në këtë drejtim, Policia u bën thirrje qytetarëve:

të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;

të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese;

dhe, në rast se kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, të raportojnë menjëherë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës, si dhe ta paraqesin rastin në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SMS mashtruese në emër të Postës së Kosovës, Policia u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Përmbajnë linqe mashtruese appeared first on Sinjali.

Franca i frikësohet ‘epokës së Trumpizmit’, ndërsa transmetuesi publik në shënjestër nga e djathta

31 December 2025 at 12:43

Transmetuesi publik francez ndodhet në qendër të një përplasjeje politike, teksa një hetim parlamentar po shqyrton “neutralitetin, funksionimin dhe financimin” e televizionit dhe radios shtetërore, në një kohë kur mediat pritet të luajnë rol kyç përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.

Partia e djathtë UDR, aleate e Tubimit Kombëtar (RN) të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, e ka ngritur këtë hetim mes pretendimeve të së djathtës ekstreme se televizioni dhe radioja publike kanë paragjykim ndaj tyre.

Le Pen, partia e së cilës pritet të arrijë në raundin final të garës presidenciale, ka deklaruar se “ekziston një problem i qartë me neutralitetin e transmetimit publik” dhe ka thënë se do të dëshironte privatizimin e tij, raporton theguardian, transmeton Sinjali.

Hetimi parlamentar francez, i cili do të zgjasë deri në mars, zhvillohet në një klimë tensioni më të gjerë rreth transmetimit publik në Evropë – me Donald Trump që ka paditur BBC-në për deri në 10 miliardë dollarë lidhur me shkurtime të një fjalimi të 6 janarit, dhe sindikatat në transmetuesin publik italian që thonë se qeveria e djathtë e Giorgia Melonit ka shumë kontroll mbi të.

Sfondi i këtij hetimi është dominimi gjithnjë e më i madh në Francë i perandorisë mediatike private në pronësi të industrialistit katolik konservator Vincent Bolloré, për të cilën kritikët thonë se po u jep hapësirë zërave reaksionarë dhe po nxit rritjen e së djathtës ekstreme. CNews e Bolloré-së është kanali më i ndjekur informativ në televizion dhe është shumë kritik ndaj transmetuesit shtetëror.

Komisioni parlamentar u ngrit pasi dy gazetarë u filmuan fshehurazi duke pirë kafe me zyrtarë të Partisë Socialiste. Videoja u publikua në shtator nga një revistë e djathtë dhe u transmetua në kanalet e Bolloré-së, mes akuzave se gazetarët po bashkëpunonin me të majtën për të dëmtuar të djathtën.

Gazetarët – Patrick Cohen, i cili transmeton programe politike në radion dhe televizionin publik, dhe Thomas Legrand, ish-gazetar radiofonik dhe tani kolumnist politik i përditshmes “Libération” – thanë se takimet me politikanë janë pjesë e punës së tyre dhe se videoja ishte montuar në mënyrë mashtruese. Ata kanë paraqitur padi për shkelje të privatësisë.

I pyetur në kuadër të hetimit, Cohen tha se videoja ishte përmendur në 853 kronika lajmesh në CNews brenda një periudhe dyjavore dhe ishte “amplifikuar nga një operacion propagandistik pa kufij, që synonte denigrimin dhe shkatërrimin e shërbimit publik që unë përfaqësoj”.

Legrand i tha komisionit hetimor: “Franca ka hyrë në një epokë të trumpizmit”.

Seancat parlamentare kanë qenë të tensionuara. Deputetja socialiste Ayda Hadizadeh, anëtare e panelit hetimor, tha se procesi po shndërrohej në një “gjyq” nga politikanë që duan “ta vrasin transmetimin publik”. Deputetja e RN-së, Anne Sicard, tha se partia e saj trajtohej “si armiku” nga transmetuesi shtetëror.

Jérémie Patrier-Leitus, nga partia qendrore e djathtë Horizons, i cili kryeson procedurat, tha se hetimi nuk është “kundër” televizionit dhe radios shtetërore.

Transmetuesi publik France Télévisions, që përfshin katër kanale kombëtare televizive dhe 24 kanale rajonale, është një financues kyç i filmave, dramave dhe dokumentarëve dhe është institucioni më i madh mediatik në Francë. Radio France ka disa stacione kombëtare dhe lokale dhe dominon fushën e podkasteve.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë kritik ndaj transmetuesit publik në të kaluarën dhe e ka hequr tarifën e licencës televizive, ndërsa ende nuk është përcaktuar një model afatgjatë financimi. Në dhjetor, Macron nisi të distancohej nga CNews e Bolloré-së. Pallati Élysée publikoi një video në rrjetet sociale duke kritikuar kanalin për atë që e quajti “dezinformim” lidhur me mbështetjen e Macronit për certifikimin e mediave.

Alexis Lévrier, historian i medias në Universitetin e Reims-it, tha: “Në Evropë, transmetimi publik po sulmohet në një mënyrë që synon ta dobësojë atë si kundërpeshë … Veçantia në Francë është se tani kemi një perandori politike-mediale [në pronësi të Bolloré-së] me fuqi të paprecedentë … ky grup tani është në zemër të hapësirës mediatike dhe ka një agjendë. Në këtë agjendë, transmetuesi publik është objektiv.”

Bolloré, në një seancë dëgjimore në senat në vitin 2022, mohoi ndërhyrjet politike apo ideologjike.

Adèle Van Reeth, drejtoreshë e radios shtetërore France Inter, i tha hetimit parlamentar: “Ruajtja e transmetimit publik francez është shenjë e një demokracie në gjendje të shëndoshë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca i frikësohet ‘epokës së Trumpizmit’, ndërsa transmetuesi publik në shënjestër nga e djathta appeared first on Sinjali.

KQZ: Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, numërimi vazhdon më 1 janar në 11 komuna

31 December 2025 at 12:27

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon me intensitet të shtuar dhe se deri më tani janë procesuar mbi 74 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.

Në një konferencë për media, Elezi tha se aktivitetet e numërimit janë përmbyllur tashmë në 27 komuna.

“Njoftojmë se deri më sot, aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, përkatësisht në Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skënderaj dhe Kaçanik”, tha Elezi.

Ai sqaroi se procesi i numërimit do të vazhdojë pas një ndërprerjeje të përkohshme, duke bërë të ditur se rifillimi do të ndodhë më 1 janar 2026, nga ora 16:00, në 11 Qendra Komunale të Numërimit.

“Procesi i numërimit do të vazhdojë të martën, më 1 janar 2026, në orën 16:00, në QKN-të e komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, deri të mërkurën, më 31 dhjetor 2025, në orën 12:00, janë procesuar mbi 1,900 vendvotime nga gjithsej 2,557.

“Deri më tani, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime, apo më shumë se 74 për qind. Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat transmetohen në platformën e KQZ-së për rezultate”, u shpreh ai.

Elezi njoftoi se sot në mesditë procesi i numërimit do të ndërpritet përkohësisht, pas përfundimit të procedimit të kutive të hapura.

“Sot në mesditë, sapo të përfundojë procedimi i kutive që janë të hapura, do të ndërpresim procesin e numërimit të fletëvotimeve dhe do të rikthehemi sërish më 1 janar në orën 16:00”, tha zëdhënësi i KQZ-së.

Sa i përket votimit jashtë Kosovës, Elezi bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës.

“Nga votimi me postë, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve kanë ushtruar të drejtën e votës”, theksoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Aktivitetet e numërimit janë përmbyllur në 27 komuna, numërimi vazhdon më 1 janar në 11 komuna appeared first on Sinjali.

Ish-sulmuesi italian vlerëson Zhegrovën: Është vlerë e shtuar kur Juventusi duhet të ndizet

31 December 2025 at 12:22

Emri i Edon Zhegrovës po bëhet gjithnjë e më i përmendur në Itali, veçanërisht te Juventusi, ku po fiton gjithnjë më shumë rëndësi.

Së fundi, ai u vlerësua edhe nga Fabio Bazzani, ish-sulmues i njohur i futbollit italian, i cili komentoi performancën e Zhegrovës dhe rolin e tij në skuadër.

“Ai është lojtar që ofron energji. Në fakt, ai tani po merr më shumë minuta, kryesisht për shkak se cilësia që shfaq gjatë javës ka filluar ta vë atë në shërbim të skuadrës. Spalletti e ka parë duke bërë disa paraqitje vendimtare, me intensitet, dhe duke marrë vendime të duhura”, tha Bazzani për “DAZN”.

Megjithatë, ish-lojtari italian thekson se Zhegrova ende nuk është gati për të startuar te Juventusi.

“Mendoj se është herët ta shohim si startues për arsyen e thjeshtë që Spalletti vetëm dy javë më parë tha se atij i mungon ana defenzive. Zhegrova është vlerë e shtuar për momentet kur Juventusi duhet të ndizet, pasi ka cilësi mbi mesatare dhe talent mbi mesatar”, shtoi Bazzani.

Karriera e Zhegrovës përfshin skuadra si Venezia, Perugia, Sampdoria dhe Lazio, ndërsa për Italinë, Bazzani luajti tri ndeshje, duke i dhënë një perspektivë të gjerë mbi futbollin italian dhe pritshmëritë për talentet e rinj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-sulmuesi italian vlerëson Zhegrovën: Është vlerë e shtuar kur Juventusi duhet të ndizet appeared first on Sinjali.

Kurti thotë se punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit

31 December 2025 at 12:16

Punëtorët e administratës publike në Kosovë do të marrin pagën e 13-të në fillim të vitit 2026, ka konfirmuar Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite në Telekomin e Kosovës.

Ai ka sqaruar se vendimi për buxhetin e vitit të ardhshëm, që përfshin edhe këtë pagesë, do të dërgohet për miratim në mbledhjen e parë të Qeverisë së re.

“Për të gjithë punëtorët e administratës publike me ligjin e buxhetit për vitin 2026-të, të cilin e kaluam njëherë në mbledhjen e Qeverisë më 31 tetor sivjet, pra të cilin tash në legjislaturën e 10 kur të konstituohet Kuvendi do ta kalojmë në dy lexime,” tha Kurti.

Ai shtoi se paga e 13-të nuk do të ndahet në fund të vitit, por në fillim të vitit të ardhshëm:

“Kam thënë që me këtë ligj të buxhetit parashihet paga e 13-të; kush punon 12 muaj në administratën shtetërore i ka 13 paga, por paga e 13-të nuk merret në fund të vitit, në dhjetorin e vitit 2026, por në vitin që do të nisë nesër”.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se shpërndarja e saj do të bëhet menjëherë pas formimit të Qeverisë së re:

“Do të merret në fillim të vitit, varësisht kur konstituohet Kuvendi dhe sa shpejt e formojmë Qeverinë. Pra në mbledhjen e parë, përveç vendimit për ligjin për buxhetin 2026, gjithashtu do ta kemi edhe vendimin që pagën e 13-të e jep në fillim të vitit, do t’i kemi edhe tri të tjera”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për lidhjen me fushatën zgjedhore, Kurti theksoi: “Por, mos ta përsëris veten nga fushata pra zgjedhjeve sepse ato përfunduan të dielën”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti thotë se punëtorët e sektorit publik do ta marrin pagën e 13-të në fillim të vitit appeared first on Sinjali.

❌
❌