Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Paketa e Maleve”, harta e re e zhvillimit turistik dhe industrial në Klos dhe Vau i Dejës

By: redi
19 December 2025 at 20:28

Qeveria ka nisur zbatimin konkret të ligjit të ri “Për paketën e maleve”, duke miratuar hartën e zonave që do të gëzojnë statusin e veçantë të prioritetit për zhvillim ekonomik. Me dy vendime të firmosura nga Kryeministri Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka shpallur “Zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” sipërfaqe të konsiderueshme në dy bashki: Klos dhe Vau i Dejës. Ky status u hap…

Source

Qentë endacakë sulmojnë qytetarët në Klos, 5 persona përfundojnë në spital

By: V K
18 December 2025 at 14:37

Një situatë shqetësuese është regjistruar në Bashkinë Klos, ku pesë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore, pasi janë sulmuar dhe kafshuar nga qentë endacakë.

Banorët e zonës thonë se rasti nuk është i izoluar, por pjesë e një problemi të vazhdueshëm, që prej kohësh po cenon sigurinë publike.

Sipas tyre, prania e qenve endacakë në rrugë dhe pranë institucioneve publike është shtuar ndjeshëm.

Rreziku konsiderohet më i lartë për fëmijët që frekuentojnë shkollat dhe për të moshuarit, të cilët janë më të pambrojtur ndaj sulmeve.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

The post Qentë endacakë sulmojnë qytetarët në Klos, 5 persona përfundojnë në spital appeared first on Albeu.com.

Qentë endacakë sulmojnë qytetarët në Klos, 5 persona përfundojnë në spital

By: Elva
18 December 2025 at 13:57

Një situatë shqetësuese është shënuar në Bashkinë Klos, ku pesë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore pasi janë sulmuar dhe kafshuar nga qen endacakë. Banorët e zonës thonë se rasti nuk është i izoluar, por pjesë e një problemi të vazhdueshëm, që prej kohësh po cenon sigurinë publike. Sipas tyre, prania e qenve endacakë në […]

The post Qentë endacakë sulmojnë qytetarët në Klos, 5 persona përfundojnë në spital appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me dy vajza

By: Elva
20 October 2025 at 15:47

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacionale Burrel–Klos. Një automjet që udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës. Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura. Raportohet se ato janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për ndihmë […]

The post Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me dy vajza appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident i frikshëm në aksin Burrel–Klos, makina ku udhëtonin 2 vajza përmbyset në anë të rrugës

By: V K
20 October 2025 at 15:53

Këtë të hënë, një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet që udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

The post VIDEO/ Aksident i frikshëm në aksin Burrel–Klos, makina ku udhëtonin 2 vajza përmbyset në anë të rrugës appeared first on Albeu.com.

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e banorëve për masë sigurimi ndaj HEC “Doma”

16 October 2025 at 20:40

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë refuzoi të enjten kërkesën e banorëve të fshatit Kurdari në Klos për vendosjen e masës së sigurimit të padisë, që do të pezullonte përkohësisht punimet e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës, deri në përfundim të gjykimit për ligjshmërinë e projektit. Vendimi u dha pas një seance […]

The post Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e banorëve për masë sigurimi ndaj HEC “Doma” appeared first on Reporter.al.

Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

7 October 2025 at 15:56

Një tjetër përplasje është shënuar të hënën mes banorëve të fshatit Kurdari, në njësinë administrative Suç të Klosit, dhe përfaqësuesve të kompanisë që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës. Përplasja nisi pasi punonjësit e kompanisë tentuan të futeshin në zonën ku parashikohet ndërtimi i HEC-it, ndërsa banorët i ndaluan. Në vendngjarje ndërhynë […]

The post Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos appeared first on Reporter.al.

Aksidenti në Rrugën e Arbrit, familja prej 5 anëtarësh dërgohet te Trauma (EMRAT)

5 October 2025 at 19:36

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i regjistruar pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Arbrit, pranë zonës së Klosit, ku mësohet se një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një automjet tip “Audi”. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të një familje, të cilët ndodheshin në […]

The post Aksidenti në Rrugën e Arbrit, familja prej 5 anëtarësh dërgohet te Trauma (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarë të një familjeje

5 October 2025 at 18:48

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Arbrit, pranë një fshati në afërsi të Klosit. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por nga informacionet paraprake mësohet se kanë mbetur të plagosur pesë anëtarë të së njëjtës familje. Ata janë dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas […]

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen 5 anëtarë të një familjeje appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Klos/ Ndërron jetë minatori, punëtorët e tjerë e gjetën pa ndjenja

By: V K
5 October 2025 at 12:03

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Cerujë në Klos, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në një subjekt minerar.

Viktima është shtetasi H. D., 61-vjeç, banues në Klos, i cili më datë 3 tetor 2025, rreth orës 11:30, ndodhej në galerinë nr. 5 të subjektit minerar ku punonte, kur është gjetur pa ndjenja nga kolegët. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime trupore që mund të lidhen me ndonjë aksident në vendin e punës, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes është arrest kardiak.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

The post E rëndë në Klos/ Ndërron jetë minatori, punëtorët e tjerë e gjetën pa ndjenja appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Ndërron jetë minatori në Klos, punëtorët e tjerë e gjetën pa ndjenja! Dyshimet

By: armand
5 October 2025 at 11:41

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e djeshme në fshatin Cerujë, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në një subjekt minerar. Viktima është shtetasi H. D., 61 vjeç, banues në Klos, i cili më datë 3 tetor 2025, rreth orës 11:30, ndodhej në galerinë nr. […]

The post E rëndë/ Ndërron jetë minatori në Klos, punëtorët e tjerë e gjetën pa ndjenja! Dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Kundër ndërtimit të HEC-it “Doma”/ BE: Shqetësimet e banorëve të Klosit, pjesë e dialogut me qeverinë

30 September 2025 at 15:37

Në përgjigje të një letre nga banorët, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se do të ngrejë gjatë negociatave shqetësimet e banorëve në një fshat të Klosit për ndërtimin e një HEC-i pa konsultimin e tyre. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u ka premtuar banorëve të fshatit Kurdari në Klos se do të […]

The post Kundër ndërtimit të HEC-it “Doma”/ BE: Shqetësimet e banorëve të Klosit, pjesë e dialogut me qeverinë appeared first on BoldNews.al.

Letra e BE: Shqetësimet e banorëve të Kurdarisë, pjesë e dialogut me qeverinë

30 September 2025 at 15:21

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u ka premtuar banorëve të fshatit Kurdari në Klos se do të ngrejë në diskutimet me qeverinë shqiptare shqetësimin e tyre për lejen për ndërtimin e një hidrocentrali në lumin e fshatit, sipas një korrespondence që disponohet nga BIRN. Në përgjigje të një letre nga banorët e zonës, Delegacioni […]

The post Letra e BE: Shqetësimet e banorëve të Kurdarisë, pjesë e dialogut me qeverinë appeared first on Reporter.al.

Nga protestat në gjykatë: Banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma

26 September 2025 at 19:15

Çështja për ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës ka kaluar tashmë në betejë gjyqësore, ku banorët e fshatit Kurdari në njësinë administrative Suç, kanë paditur Bashkinë Klos, Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, AZHT dhe shoqërinë “Global Interprise Group” sh.p.k. Banorët, të përfaqësuar nga avokatët Adriatik Lapaj dhe Dorina Prethi, kërkojnë pavlefshmërinë absolute […]

The post Nga protestat në gjykatë: Banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma appeared first on Reporter.al.

Banorët e Kurdarisë nisin gjyqin kundër hidrocentralit “Doma”

26 September 2025 at 16:14

Banorët e Kurdarisë së bashkisë Klos patën sot seancën e parë gjyqësore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, për ndalimin e hidrocentralit “Doma”, që kërcënon burimet e tyre të ujit.

Prej muajit gusht ata kanë ngritur padi kundër Këshillit bashkiak Klos, Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit (AZHT) që varet nga qeveria dhe shoqërisë “Global Interprise Group”, e cila është përpjekur prej vitesh të ndërtojë hidrocentralin.

Sipas avokates së banorëve, Dorina Prethi, seanca e sotme u shty pasi mungonte pala tjetër.

“AZHT ka marrë fletë-thirrjen, por ajo nuk është kthyer dhe gjykata nuk ka informacion nëse ata kanë marrë dijeni. Kur njëra palë nuk është prezent gjykata detyrohet ta shtyjë procesin, sepse nesër mund të ketë pretendime për procedura të gabuara”, u shpreh Prethi për Citizens.al.

Sipas saj në padi është kërkuar pavleshmëria e vendimeve 84 dhe 104 të Këshillit bashkiak Klos që dha fondin pyjor për nisjen e punimeve për shtrirjen e tubacioneve për hidrocentralin.

“Sipas ligjit të qeverisjes vendore, Këshilli bashkiak është i detyruar të thërrasë në konsultim banorët në rastet kur jep në përdorim apo në pronësi pronën publike të tyre, por në këtë rast nuk është bërë asnjë procedurë e tillë,” tha avokatja duke shtuar se mungesa e konsultimit është konfirmuar me shkresë zyrtare nga Bashkia Klos.

Hidrocentrali Doma parashikohet të ndërtohet në lumin e Lusës, që kalon mes tre prej fshatrave: Kurdari, Skënderaj dhe Kurqelaj. Për ndërtimin e tij pritet të hapet 4.4 kilometra trase rruge dhe rrjedha e lumit të futet në tuba.

Beteja e komunitetit të Matit kundër HEC-eve

Pesë fshatrat e njësisë administrative Suç: Suç, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj dhe e Kujtim, kanë qenë shënjestër të veprave energjetike prej vitit 2006. Në atë kohë projekti për ndërtimin e një HEC-i në lumin e Lusës nuk u konkretizua.

Në vitin 2017-2018 dy shoqëri të ndryshme si “Indrolusa” dhe “Global Interprise Group” aplikuan për të ndërtuar hidrocentrale në këtë zonë.

Në vitin 2017, qeveria i dha leje firmës “Idrolusa” për ndërtimin e HEC-eve “Lusa 1 dhe Lusa 2”.

Banorët, u përpoqën t’i bindnin institucionet se ishin kundër këtyre projekteve, prandaj në 2020 iu drejtuan zyrës së Kryeministrisë. Në përgjigjen zyrtare, thuhej se qeveria ishte në dijeni të problemit të ngritur nga banorët dhe se ajo “mbështet para së gjithash interesat e tyre”.

Por, pas përfundimit të afateve ligjore dhe mosrealizimit të këtyre veprave në fshat, kompania “Idrolusa” u kthye në fshatin Skënderaj në vitin 2022 për një konsultim të ri. Ata refuzuan ta zhvillojnë takimin duke treguar kundërshti.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit u shpreh atë kohë për Citizens.al se komuniteti nuk kishte shqetësime për ndërtimin e këtij hidrocentrali.

Në takim është prezantuar projekti, janë dëgjuar sugjerimet e pjesëmarrësve, të cilat do të merren parasysh nga ana e investitorëve, gjatë kohës së shfrytëzimit”, tha AKM-ja për Citizens.al.

Paralelisht, në vitin 2018, shoqëria “Global Interprise Group” donte të ndërtonte në të njëjtin lum hidrocentralin “Doma”. Ndaj zhvilloi një dëgjesë publike, ku morën pjesë 19 banorë.

Në dokumentet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, thuhet se ata shprehën dakordësinë për zhvillimin e hidrocentralit. Mirëpo, 12 prej tyre, janë shprehur me shkrim se firma e pjesëmarrjes së tyre u është manipuluar si deklaratë dakordësie.

Deklarojmë se kemi marrë pjesë si dëgjues për projektin ‘Doma’, por nuk kemi shprehur dakordësi pasi bie ndesh me interesat jetikë”, thanë ata në deklaratë.

Më pas, një tjetër tentativë për të zhvilluar një dëgjesë me komunitetin për zhvillimin e projekteve hidrike u përsërit në vitin 2020, por u refuzua masivisht nga banorët dhe u mblodhën 631 firma kundër.

Pesë vite më pas, kompania ia ka dalë të marrë lejen përmes një procesi konsultimi publik të pazbardhur ende, për të cilët banorët shprehen se nuk janë pyetur. Banorët janë organizuar sërish në protesta, duke mos lejuar asnjë mjet të rëndë pune të shkojë në terren. Ndërsa së fundi kanë nisur edhe procesin gjyqësor.

Avokatja Dorina Prethi shprehet me besim se procesi do të mbyllet shpejt.

E parashikoj dy-tre seanca jo më shumë”, tha ajo ndërsa seanca e dytë, do të mbahet më 16 tetor.

Lexoni gjithashtu:

The post Banorët e Kurdarisë nisin gjyqin kundër hidrocentralit “Doma” appeared first on Citizens.al.

Skandal në fshatin Kurdari të Matit/ 2.5 mln euro për ujësjellësin, banorët ende pa ujë të pijshëm

By: armand
25 September 2025 at 20:51

Deputetja e partisë Demokratike Denisa Vata ka denoncuar një skandal lidhur me ujësjellësin e fshatit Kurdari në Bashkinë Klos, ku sipas saj, qytetarët janë duke konsumuar ujë vaditjeje në vend të ujit të pijshëm, pas një investimi prej 2.5 milionë euro. Projekti, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkëfinancuar nga bashkia, është kthyer […]

The post Skandal në fshatin Kurdari të Matit/ 2.5 mln euro për ujësjellësin, banorët ende pa ujë të pijshëm appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Klos! Tubancionet në natyrë, banorët të shqetësuar: Ja si mbushet Ujëmbledhësi (VIDEO)

By: Ela
25 September 2025 at 11:21

Një skandal ka ndodhur në Klos të Matit, lidhur me mënyrën se si mbushet Ujëmbledhësi i ujit. Raportohet se uji që përdoret për të mbushur strukturën, merret dhe dërgohet në mënyrë të dyshimtë, duke shkelur procedurat standarde. Uji ndodhet nëpër tubacione që ndodhen në natyrë, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e procesit. Kjo situatë ka […]

The post Skandal në Klos! Tubancionet në natyrë, banorët të shqetësuar: Ja si mbushet Ujëmbledhësi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Klos të Matit/ Tubancionet në natyrë, banorët të shqetësuar: Ja si mbushet Ujëmbledhësi (VIDEO)

By: V K
25 September 2025 at 11:53

Një skandal ka ndodhur në Klos të Matit, lidhur me mënyrën se si mbushet Ujëmbledhësi i ujit.

Raportohet se uji që përdoret për të mbushur strukturën, merret dhe dërgohet në mënyrë të dyshimtë, duke shkelur procedurat standarde.

Uji ndodhet nëpër tubacione që ndodhen në natyrë, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e procesit. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes banorëve.

 

The post Skandal në Klos të Matit/ Tubancionet në natyrë, banorët të shqetësuar: Ja si mbushet Ujëmbledhësi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dhunoi një person para Bashkisë së Vaut të Dejës, arrestohet 28-vjeçari

By: Elva
16 September 2025 at 11:38

Policia ka arrestuar Geralt Hoxhën, 28 vjeç, banues në Klos, Mat, i dyshuar si autor i një sherri të ndodhur më 19 gusht 2025 në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës. Hoxha, i cili ishte shpallur në kërkim, akuzohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte dhe […]

The post Dhunoi një person para Bashkisë së Vaut të Dejës, arrestohet 28-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

❌
❌