Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Humb jetën një grua në Vlorë, u rrëzua në bulevard teksa po ecte

By: Rovena
4 December 2025 at 12:00

Një grua rreth moshës 50 vjeç duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” është rrëzuar përtokë Pas rrëzimit gruaja ka humbur jetën.

Vdekja i ka ardhur pasi ka plasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës. Trupi i pajete është dërguar në murgun e spitalit rajonal të qytetit. Policia njofton se shkak është bërë era e fortë.

Tronditese, 27-vjeçari humb jetën pas shtytjes nga ballkoni

By: melisa
14 November 2025 at 14:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën Monteverde të Romës, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga kati i tretë i një strukture turistike. Sipas hetimeve paraprake, viktima Leonardo Fiorini dyshohet se është shtyrë gjatë një konflikti me shokun e dhomës, David Stojanovic, 25 vjeç, me origjinë italo-shqiptare. Të rinjtë, të dy nga Isola del Liri, kishin disa ditë që qëndronin…

Source

E rëndë në Mirditë/ Bie në lumin Fan, mbytet 49-vjeçari

By: armand
21 October 2025 at 10:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Sipas informacioneve të policisë, viktima, shtetasi M. K. nga fshati Ndërfushas, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, teksa po kthehej për në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës […]

The post E rëndë në Mirditë/ Bie në lumin Fan, mbytet 49-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajsk

By: M C
18 October 2025 at 18:50

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare Janusz Bugajaski.

Lajmi u bë i ditur nga ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, i cili shprehu hidhërim të thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të ngushtë.

“Jam i tronditur dhe thellësisht i trishtuar kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Ai ishte një analist i shkëlqyer i çështjeve euroaziatike, autor i shumë veprave që ndikuan ndjeshëm në kuptimin tonë të rajonit dhe një mbrojtës i vendosur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit “, shkroi Biberaj.

Biberaj kujton të gjitha vitet e bashkëpunimi me Bugajskin në projekte të ndryshme, veçanërisht ato që lidhen me Ballkanin.
“Gjatë viteve, kemi punuar së bashku në shumë projekte, veçanërisht në çështjet e Ballkanit. Fillova ta admiroja jo vetëm për intelektin e tij, por edhe për integritetin, humorin dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vlerave që ai i vlerësonte shumë. Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta njihnim dhe të punonim me të. Do të më mungojë jashtëzakonisht shumë. U prehsh në paqe, Janusz”, ka shkruar Biberaj.

The post Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajsk appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

18 October 2025 at 08:53

Ka ndërruar jetë pas më shumë se një muaji në luftë me vdekjen 22-vjeçari Fadil Bodoj, nga Dukati i Vlorës, i cili u përfshi në një aksident automobilistik pak pas mesnatës së 6 shtatorit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës dhe nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja […]

The post EMRI/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Ndërron jetë minatori në Klos, punëtorët e tjerë e gjetën pa ndjenja! Dyshimet

By: armand
5 October 2025 at 11:41

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e djeshme në fshatin Cerujë, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në një subjekt minerar. Viktima është shtetasi H. D., 61 vjeç, banues në Klos, i cili më datë 3 tetor 2025, rreth orës 11:30, ndodhej në galerinë nr. […]

The post E rëndë/ Ndërron jetë minatori në Klos, punëtorët e tjerë e gjetën pa ndjenja! Dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Malësinë e Kelmendit, 40-vjeçari humb jetën pasi bie në humnerë

By: armand
18 September 2025 at 16:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën malore të Kelmendit në Shkodër, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Viktima, identifikuar si M. Ç., banues në fshatin Fushë-Grudë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një humnerë teksa po ecte në një terren të thepisur malor. Ngjarja ka ndodhur rreth […]

The post Tragjedi në Malësinë e Kelmendit, 40-vjeçari humb jetën pasi bie në humnerë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës dhe humb jetën

4 September 2025 at 14:39

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht. Viktima është shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani”. “Me […]

The post E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës dhe humb jetën appeared first on BoldNews.al.

Frederik Ndoci jep lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta nëna e tij: U fik flaka e shpirtit të Mamës!

By: gaze tare
20 August 2025 at 10:59

Këngëtari dhe aktori i njohur Frederik Ndoci ka ndarë sot një nga dhimbjet më të mëdha të jetës së tij: ndarjen nga jeta të nënës. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ai ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e nënës, duke publikuar një poezi prekëse që përshkruan ndjenjat e tij të brendshme në këto momente të vështira.

Postimi i Ndocit, i shkruar me një ndjeshmëri të rrallë artistike, ka prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe miqve të tij, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e pazëvendësueshme.

Reagimi prekës i Frederik Ndocit:

U fik flaka e shpirtit te Mames.
Poetet heshtin.
Vargu qorrohet.
Muza ka kthye shpinen.
vallzon me jeten cikli i saj…
Mortja fshin kosen.
Zogu s’cicron.
Nji flutur ka qysh ne mengjez
qe e ka zan gjumi mbi nje lule.
Kembanat e Hildeshaim
i ndigjoj gjer ketu ne Tirane!
Mos+besimi
me kot mbledh supet!
Baba buzqesh krah hap.
Por e para i ka dal
Nana e saj Lula
me vajzen e pare
Violeten perdore…
Daja Prela Martini Gjoni Frani Leci
te heshtun si kostandin
Ne Rrmaj
Qe presin buzqeshjen e Doruntines!
Do presin giate shpirtin…
700 vjet endet shpirti skajeve te qiellit e botes…
Po gezohet Parajsa..
E ketu ferri
mbretnon ne zemrat tona.
Rita trafiqeve te botes.
Juli infermjerja psikologia vajza e pleqnis…
Na tha perpara se
asht lodh shum..
Don me shku!
Un ulu e bjer
nji nat te tane
ne krevat…
Tuj kerkue gjumin e paqte…
Se ku ish struke…
Zile Telefoni
E Juli me syt e fikun
si gravurave te Ave Marias
Arrin te shqiperoj
“Vlla! -u fik qiri MAM”
…nuk kjame
as njeni
E as tjetri…
Per disa sekonda
sikur te ishim ne gare..
Kush po duket ma i permbajtun.
Kjau natyra
sepse nje rrebesh
shi shkodre filloi…
Mori me vehte
edhe lotet tan..
Me krye ulur
borxhli i varfer
E Jetim tashma
Sot a thue shpetuem
prej borxhit
qe i morem Asaj?
Eh e kote
Se asnji femij
sa do u mundue
I mbet perjetsisht borxhli prinderve!
E nuk mujt me ia la kurr ndonjiher Nanes
mundin sakrificat e Saj.

The post Frederik Ndoci jep lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta nëna e tij: U fik flaka e shpirtit të Mamës! appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Itali: 4-vjeçari humb jetën pas goditjes në tru nga i nxehti

By: gaze tare
11 August 2025 at 18:49

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një djalë 4-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes së rëndë nga nxehtësia.

Fëmija, me origjinë nga Rumania, ishte duke kaluar pushimet verore në Olmedo, Sardenja, së bashku me familjen e tij.

Mëngjesin e kësaj të hëne, ai u transportua në Spitalin Gemelli në Romë në gjendje kritike, pasi ishte gjetur i pavetëdijshëm brenda makinës familjare të parkuar në diell.

Sipas informacioneve paraprake, djali kishte dalë nga shtëpia në një moment pakujdesie të prindërve dhe ishte futur në automjetin e nxehtë, ku për shkak të temperaturave ekstreme pësuan dëmtime të rënda cerebrale.

Fillimisht, ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Santissima Annunziata në Sassari, ku iu diagnostikuan dëmtime serioze në tru për shkak të goditjes nga nxehtësia.

Përkeqësimi i gjendjes bëri të nevojshëm transferimin e tij në Romë, por pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve në reanimacionin pediatrik të Gemellit, djali nuk mundi të mbijetonte.

Burime mjekësore konfirmojnë se vdekja shkaktoi dëmtime të pakthyeshme cerebrale nga ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtësisë brenda automjetit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për këtë rast, i cili tashmë ndodhet në Prokurorinë Publike të Romës për ndjekje ligjore.REFORMA

The post E rëndë në Itali: 4-vjeçari humb jetën pas goditjes në tru nga i nxehti appeared first on iconstyle.al.

Bie nga dritarja e tualetit të banesës, humb jetën tragjikisht një grua në Durrës

6 August 2025 at 22:10

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, ku një grua rreth 65 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia. Sipas informacioneve paraprake, gruaj ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës së saj, por ende nuk janë të qarta rrethanat […]

The post Bie nga dritarja e tualetit të banesës, humb jetën tragjikisht një grua në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit/ Babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

6 August 2025 at 19:22

Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Fari Veliu, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor […]

The post Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit/ Babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat! appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

By: Ardit
27 July 2025 at 12:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në plazhin e Qerretit, në Kavajë, ku një grua 69-vjeçare ka humbur jetën sapo ka hyrë në det. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, kur shtetasja L. Sh., banuese në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në […]

The post E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit appeared first on BoldNews.al.

Loja kthehet në tragjedi/ 17-vjeçari hap gropën buzë detit, por bie brenda dhe mbulohet nga rëra, gjendet pa jetë

11 July 2025 at 09:07

Sipas Corriere della Sera, i mituri ishte atje me vëllezërit e motrat e tij më të vegjël, me të cilët u argëtua duke hapur një gropë rreth një metër e gjysmë të thellë. Në një moment, vëllezërit e motrat e tij u larguan dhe ai mbeti vetëm. Babai i tyre thuhet se po pushonte në hijen e një çadre pa e kuptuar menjëherë se çfarë kishte ndodhur.

Një tragjedi ka ndodhur në plazhin Montalto di Castro në rajonin e Lacios në Itali, pasi një 17-vjeçar nga Roma humbi jetën, i bllokuar në një gropë që kishte hapur në rërë.

Menjëherë pas kësaj, kur babai vuri re se djali i tij i madh ishte zhdukur, menjëherë nisën kërkimet në plazh. Falë udhëzimeve të vëllezërve të tij më të vegjël, ata nxituan të gërmonin në vendin ku ishte bllokuar 17-vjeçari, por ishte tepër vonë. Policia, zjarrfikësit dhe një helikopter me mjekë mbërritën në vendngjarje.

Nuk dihet nëse kishte një roje plazhi në detyrë në plazhin e lirë në kohën e incidentit. Autoritetet po akoma po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

The post Loja kthehet në tragjedi/ 17-vjeçari hap gropën buzë detit, por bie brenda dhe mbulohet nga rëra, gjendet pa jetë appeared first on Sot News | Lajme.

Dalin PAMJET E RENDA/ Si vdiq Agon Zejnullahu në duart e 5 policëve të Kosovës

By: user 6
8 July 2025 at 22:59

Pamje të publikuara së fundmi nga Tv Dukagjini në Kosovë, zbulojnë momentet që i paraprinë vdekjes së 30-vjeçarit Agon Zejnullahu më 7 korrik në Lipjan.

Videoja nis rreth 15 minuta përpara arrestimit fatal, dhe dokumenton në mënyrë të qartë sjelljen e zyrtarëve policorë në raport me të ndjerin. Vëllai i Agonit, Albani, ka thënë për Dukagjinin se fillimisht familja nuk është njoftuar me asnjë raport zyrtar dhe se rasti është tentuar të prezantohet në një mënyrë që nuk përputhet me realitetin.

“Vetëm pasi pamjet u publikuan nga njerëz të vullnetit të mirë dhe mediat, u bë e qartë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ajo nuk është forcë e tepruar, është dhunë çnjerëzore ndaj një qytetari që duhej trajtuar ndryshe…,” ka deklaruar ai.


Për pasojë, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar 5 zyrtarë policorë të përfshirë në këtë rast, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së Zejnullahut.

The post Dalin PAMJET E RENDA/ Si vdiq Agon Zejnullahu në duart e 5 policëve të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

‘Mali vrasës’ merr një tjetër jetë, vdes në mënyrë tragjike alpinistja që sfidoi majat më të rrezikshme të botë

4 July 2025 at 12:52

Një tjetër tragjedi ka goditur botën e alpinizmit: Klára Kolouchová, alpinistja e njohur çeke, ka humbur jetën në malin famëkeq Nanga Parbat në Pakistan, i njohur ndryshe si “mali vrasës”. Ajo ishte 46 vjeç dhe po përpiqej të ngjitej në këtë majë si pjesë e misionit për të përfunduar të 14 majat tetëmijëshe të planetit.

Kolouchová ishte pjesë e një grupi ndërkombëtar që përfshinte bashkëshortin e saj, alpinisten finlandeze Paula Brigitta Strengell, spanjollin Jorge Egocheaga Rodríguez dhe gjashtë sherpa nepalezë. Grupi u nis nga Kampi 3 drejt majës së Nanga Parbat (8,125 metra), por Kolouchová nisi të ndihej keq sapo mbërriti në Kampin 4.

Ajo vendosi të zbresë drejt Kampit Bazë së bashku me një sherpa, por fatkeqësisht humbi jetën gjatë rrugës, mes Kampeve 1 dhe 2, rreth orës 4:00 të mëngjesit. Fillimisht u dyshua për një shpërthim bombole oksigjeni, por më pas u konfirmua se vdekja ishte pasojë e një rrëzimi të rëndë.

Zëvendës Komisioneri Shtesë i Distriktit Diamer në Pakistan njoftoi se “sapo të konfirmohet zyrtarisht vdekja, do të nisin operacionet për nxjerrjen e trupit me helikopter”.

Nanga Parbat mbetet një ndër majat më vdekjeprurëse në botë. Deri më sot, sipas të dhënave nga “8000ers”, 86 persona kanë humbur jetën në përpjekje për ta ngjitur. Ndërsa austriaku Hermann Buhl ishte i pari që e arriti më 3 korrik 1953, 31 alpinistë kishin humbur jetën para tij.

Klára Kolouchová ishte një emër i njohur në alpinizëm. Ajo u bë gruaja e parë çeke që ngjiti majat e Everestit (2007), K2 (2019) dhe Kangchenjunga (2019), ndërsa kishte arritur edhe në Cho Oyu (2006) dhe Annapurna (2024).

Karrar Haidri, nënkryetari i Klubit Alpin të Pakistanit, shprehu dhimbjen për këtë humbje të madhe: “Jemi të shkatërruar nga humbja e Klára Kolouchová, një alpiniste e jashtëzakonshme që pushtoi disa nga majat më të larta në botë. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe komunitetin ndërkombëtar të alpinizmit në këtë kohë shumë të trishtueshme.”

Kolouchová do të kujtohet jo vetëm për arritjet e saj sportive, por edhe për guximin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në një nga sportet më të rrezikshme në botë.

The post ‘Mali vrasës’ merr një tjetër jetë, vdes në mënyrë tragjike alpinistja që sfidoi majat më të rrezikshme të botë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident tragjik në punë, punëtori bie nga kati i tretë dhe humb jetën (Emri)

30 June 2025 at 17:57

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit. Rreth orës 15:30, në lagjen “Kushtrimi”, një punonjës ndërtimi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.

Viktima është identifikuar si R. H., 66 vjeç, banues në Berat, i cili punonte për një firmë ndërtimi në zonë. Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

 

The post Aksident tragjik në punë, punëtori bie nga kati i tretë dhe humb jetën (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se…

27 June 2025 at 11:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnje tre javëshe ka ndërruar jetë. Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kostercë të Skenderajt. Policia njoftoi se vdekja e foshnjës është konstatuar nga një ekip mjekësor në banesën ku familja jetonte. Për ngjarjen janë duke u marrë dëshmitë e prindërve, teksa trupi i foshnjës është dërguar në morg ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë, që do të zbulojë dhe shkaku ne vdekjes.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete”, tha policia.

The post E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

Grabitja përfundon në tragjedi/ Pronari qëllon me armë zjarri tre shqiptarë, zbardhen detajet

25 June 2025 at 17:33

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Itali ku një grabitje ka përfunduar tragjike. Mësohet se tre shqiptarë janë futur për të kryer një vjedhje në Foria di Centola ndërsa pronari i banesës ka hapur zjarr ndaj tyre. Një nga “skifterët” ka humbur jetën nga plagët dhe trupi i pajetë i 25-vjeçarit shqiptar u gjet vonë këtë mëngjes në Limazzo, San Severino di Centola në Itali.

I riu ishte zhdukur për më shumë se 48 orë, pasi ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri gjatë grabitjes. Kërkime intensive me dronë dhe qen nuhatës ishin angazhuar në terren midis San Severinos dhe Forias.

Gjithashtu, në vendngjarje ishin dhjetëra bashkatdhetarë të të riut dhe gruas së tij, të dy shqiptarë, të cilët kishin ruajtur zonën për orë të tëra me ankth në rritje. Mbetet e paqartë se kush qëlloi i pari. Nën hetim së bashku me pronarin është një nga hajdutët i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin Cardarelli në Napoli me një plagë plumbi. Një person i tretë është ende i pagjetur.

Trupi i 25-vjeçarit do t’i nënshtrohet një autopsi për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes dhe trajektoren e mundshme të plumbit. Tensioni po rritet mes familjes dhe miqve të viktimës, të cilët janë mbledhur pranë vendit ku u gjet djali. Mes lotëve dhe akuzave, është ngritur thirrja për “drejtësi për djalin”, ndërsa policia po përpiqet të ruajë qetësinë dhe rendin publik.

The post Grabitja përfundon në tragjedi/ Pronari qëllon me armë zjarri tre shqiptarë, zbardhen detajet appeared first on Sot News | Lajme.

Trishtuese/ “E humbëm Arditën”, kryetarja e grave të PD humb betejën me sëmundjen, deputeti demokrat jep lajmin e rëndë

18 June 2025 at 13:25

Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati. Përmes një postimi në rrjetet sociale demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në këtë rreth ka mbyllur sytë përgjithmonë, dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura.

Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita Kapo ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare. Për të gjithë që e njihnin, Ardita ishte një grua e jashtëzakonshme, një mike e mirë, e cila asnjëherë nuk u ndal para sfidave që i dolën para, as atëhere kur motra dhe nëna e saj humbën jetën po nga e njëjta sëmundje.

“Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.

Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.

Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike.

The post Trishtuese/ “E humbëm Arditën”, kryetarja e grave të PD humb betejën me sëmundjen, deputeti demokrat jep lajmin e rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌