Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 January 2026Main stream

Përfshihet nga zjarri një depo në Prishtinë, rasti po hetohet

8 January 2026 at 13:53


Sot rreth orës 12:00 është përfshirë nga zjarri një depo në një objekt në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi si dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

Gashi tha se ekipet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes pasi ishin duke u djegur kabllo dhe siguresa të rrymës në depon e objektit.

Siç tha Gashi ekipet e kanë shuar zjarrin.

“Sot, në ora 12:24, është pranuar informatë për zjarr në depo të ish objektit UNION. Ekipet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, ishin duke u djegur kabllo dhe siguresa të rrymës në depon e objektit. Ekipet e kane shuar zjarrin për një kohë të shpejtë. Është ventiluar hapësira pasi që ishte krijuar tym”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, Pllana tha se aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo të një objekti në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Pllana. /Telegrafi/

Arrestimet në BKS, Prokuroria në Prizren në ora 14:00 jep detaje

8 January 2026 at 12:27


Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 8 janar 2026, Kryeprokurori Petrit Kryeziu, së bashku me përfaqësues të Policisë së Kosovës, do të mbajë një konferencë për media lidhur me aksionin e ndërmarrë ndaj keqpërdorimeve të dyshuara në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Konferenca do të zhvillohet në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati i tretë, Salla e Takimeve, duke filluar nga ora 14:00.

“Qëllimi i konferencës është informimi i publikut për aksionin e ndërmarrë dhe masat që janë duke u marrë në këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë, rasti po hetohet

8 January 2026 at 10:37


Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:05, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Vdes një grua në QKUK, rasti po hetohet

8 January 2026 at 10:06


Një grua është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas problemeve shëndetësore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 07.01.2026 rreth orës 08:30, në Suharekë.

Tutje bëhet e ditur se viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Suharekë 07.01.2026-08:30. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi problemeve shëndetësore. Viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Ngacmoi seksualisht një grua në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

8 January 2026 at 09:59


Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 më 10.06.2025.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 07.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Borë dhe ngrica, IHK dhe Policia me apel për kujdes gjatë vozitjes

8 January 2026 at 07:19


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të ketë ndryshim të theksuar të kushteve meteorologjike, duke paralajmëruar rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore në pjesë të ndryshme të vendit.

IHK ka njoftuar se era do të ndryshojë drejtimin, duke kaluar nga juglindja në veri dhe veriperëndim, çka do të favorizojë depërtimin e masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.

Instituti tutje ka paralajmëruar se temperaturat minimale do të zbresin nën zero gradë Celsius, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit, duke krijuar kushte për formimin e ngricave në rrugë, trotuare, ura dhe zona me lagështi të lartë.

“Ngricat, të kombinuara me shtresat e borës dhe erërat e ftohta, pritet të ndikojnë negativisht në sigurinë e qarkullimit rrugor. Vështirësi më të theksuara në komunikacion pritet të ketë në rrugët malore, akset dytësore dhe zonat me reliev të thyer, ku mund të ndodhin rrëshqitje dhe ngrirje e shpejtë e sipërfaqeve rrugore.

Për këtë arsye, IHMK rekomandon që autoritetet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të jenë në gatishmëri të shtuar, ndërsa qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik të përdorin pajisje dimërore, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës”, thuhet në njoftim.

Instituti thekson më tej se këto kushte meteorologjike mund të kenë ndikim edhe në sektorë të tjerë, përfshirë bujqësinë, furnizimin me energji elektrike dhe aktivitetet e përditshme të qytetarëve, duke këshilluar ndjekjen e vazhdueshme të paralajmërimeve zyrtare dhe marrjen e masave parandaluese për sigurinë personale dhe mbrojtjen e pronës.

Ndërkaq, edhe Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, si pasojë e ndryshimit të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut e borës në disa pjesë të vendit.

Në njoftimin e saj, Policia thekson se kushtet aktuale krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun për aksidente, veçanërisht për shkak të rrugëve të lagura, të mbuluara me borë dhe mundësisë së paraqitjes së ngricave.

Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti drejtuesve të automjeteve, që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në segmentet rrugore me shi, borë apo akull.

Po ashtu, Policia e Kosovës këshillon shoferët që të pajisen me goma dhe pajisje dimërore, duke theksuar se respektimi i këtyre masave është i domosdoshëm për sigurinë në trafik.

“Siguria juaj është prioritet. Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në ruajtjen e jetës”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të shiut, borës dhe ngricave

7 January 2026 at 23:26


Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, si pasojë e ndryshimit të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut e borës në disa pjesë të vendit.

Në njoftimin e saj, Policia thekson se kushtet aktuale krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun për aksidente, veçanërisht për shkak të rrugëve të lagura, të mbuluara me borë dhe mundësisë së paraqitjes së ngricave.

Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti drejtuesve të automjeteve, që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në segmentet rrugore me shi, borë apo akull.

Po ashtu, Policia e Kosovës këshillon shoferët që të pajisen me goma dhe pajisje dimërore, duke theksuar se respektimi i këtyre masave është i domosdoshëm për sigurinë në trafik.

“Siguria juaj është prioritet. Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në ruajtjen e jetës”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Before yesterdayMain stream

Prizren: Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në lagjen Arbana

7 January 2026 at 20:33


Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana të Prizrenit.

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se viktima është F.Th., mashkull, rreth 36 vjeç, nga Mamusha.

Rasti është raportuar më 7 janar rreth orës 12:40, kur autoritetet morën njoftim për një person që dyshohej se nuk kishte shenja jete.

Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Voziti 209 km/h në zonën 50, mërgimtari gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për 12 muaj

7 January 2026 at 20:19


Policia e Ferizajt ka marrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, pas publikimit të kundërvajtjeve të tyre në rrjetet sociale.

Shoferi L.B., 21 vjeç, duke drejtuar një BMW X6 me targa të huaja, në fshatin Greme ka arritur shpejtësi 209 km/h në një zonë me kufizim 50 km/h.

Ai është ndëshkuar me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentës për 12 muaj. Shoferi e ka pranuar shkeljen e shkaktuar.

Ndërsa shoferi tjetër, E.K., 27 vjeç, duke drejtuar një Seat Ibiza me targa vendore në fshatin Zllatar, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Ai është ndëshkuar me gjobë prej 150 euro dhe 1 pikë negative dhe gjithashtu ka pranuar kundërvajtjen.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo kundërvajtje në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, duke garantuar konfidencialitet të plotë për identitetin e raportuesve.

​Brahimaj: Gjendja pas vërshimeve në Gjakovë, evakuohen dhjetëra banorë

7 January 2026 at 17:07


Situata në qytetin e Gjakovës paraqitet e qetë dhe stabile pas vërshimeve të ditëve të fundit. Sipas autoriteteve në terren, gjendja është e menaxhueshme dhe të gjitha ekipet emergjente janë duke intervenuar për të normalizuar situatën.

Xhevdet Brahimaj, komandant i zjarrfikësve në Gjakovë theksoi për KosovaPress se aktualisht, fokusi i ndërhyrjeve është te largimi i ujit nga bodrumet e shtëpive të prekura.

Sipas tij, nuk ka më zona që konsiderohen të rrezikshme dhe se ndërhyrjet po kryhen bazuar në kërkesat e drejtpërdrejta të qytetarëve.

Brahimaj tha se si pasojë e vërshimeve, një ditë më parë janë evakuuar rreth 45 persona. Me kërkesën e tyre, ata janë sistemuar në banesat sociale të ofruara nga Komuna e Gjakovës.

Ai tja se në krahasim me natën e kaluar, gjendja është normalizuar dhe nuk ka më rrezik për vërshime të reja.

Sipas tij, ekipet do të vazhdojnë punën në terren derisa të përfundojnë të gjitha intervenimet e nevojshme në pronat e banorëve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Gjakovë. Kjo vizitë erdhi pas vërshimeve që kanë prekur këtë komunë.

Osmani u takua me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për të diskutuar situatën aktuale, ndërsa më pas pritet të vizitojë edhe Shtabin Emergjent.

Policia me njoftim të rëndësishëm për pjesëmarrësit në trafik

7 January 2026 at 16:20


Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.

Në njoftim thuhet se Policia po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren.

“Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, thuhet në njoftim.

Dje, dhe sot vendi është duke u përballur me reshja të mëdha të shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore.

Blerta Deliu dhe Shenoll Muharremi pranojnë SMS-in mashtrues ku kërkohet pagesa e gjobës në trafik

7 January 2026 at 12:38


Qytetarë të shumtë në Kosovë po ndeshen me mesazhe mashtruese që pretendojnë se janë nga Autoritetet e Trafikut dhe kërkojnë pagesë për “gjoba trafiku”.

Ndër rastet e fundit, ish-deputetja Blerta Deliu dhe analisti Shenoll Muharremi kanë raportuar se kanë marrë mesazhe të tilla, duke treguar se fenomeni po prek qytetarë nga të gjitha shtresat.

“Sot në mëngjes u përballa me një mesazh të rremë për një ‘gjobë’. Këto mashtrime po prekin gjithnjë e më shumë qytetarë. I bëj thirrje të gjithëve të raportojnë rastet, ndërsa Policia e Kosovës duhet ta trajtojë këtë çështje me prioritet”, ka shkruar Deliu-Kodra.


Muharremi ka kërkuar angazhim më të madh të policisë kibernetike.

“Më erdhi një SMS për të paguar ‘gjobë’. Nuk dija a jam në Kosovë apo në Estoni me polici kaq digjitale. Këta kriminelë nuk di a janë më shumë hajna apo komedianë. Na duhet një polici kibernetike e fortë dhe institucione proaktive të sundimit të ligjit që dinë të adaptohen me kohë ndaj krimeve digjitale”, u shpreh Muharremi.

Në kontekstin e rritjes së këtyre mashtrimeve, Policia e Kosovës ka publikuar sërish një njoftim për qytetarët, duke paralajmëruar për kujdes maksimal. /Telegrafi/

Pa patentë e me veturë pa regjistrim, 17-vjeçari nga Ferizaj shkakton aksident pasi nuk iu ndal policisë

7 January 2026 at 11:45


Njësitë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndërmarrë masa ndaj një personi për disa kundërvajtje në trafik, pas një ngjarjeje më 5 janar.

Sipas Policisë, E.A. (17 vjeç), duke drejtuar një automjet VW Golf me targa vendore, nuk është ndalur në shenjën “STOP” të dhënë nga policia në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Më pas, në rrugën magjistrale në fshatin Bibaj ai ka shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale, duke u përplasur me një automjet tjetër.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, policia konstatoi se i riu nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa automjeti ishte i paregjistruar, me afat regjistrimi të skaduar që nga 13 tetor 2024.

Për kundërvajtjet e konstatuara, janë shqiptuar këto masa: 150 euro gjobë për mosndalje në shenjën “STOP” të policisë, 250 euro gjobë për shkaktim të aksidenti, 200 euro gjobë për drejtim të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit si dhe është inicuar rast për gjykatë për drejtim të automjetit pa patentë, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, për të rritur sigurinë në komunikacion. /Telegrafi/

Policia përsëri njofton për mesazhe mashtruese që pretendojnë se janë dërguar gjoba trafiku

7 January 2026 at 10:36


Policia e Kosovës ka njoftuar sërish qytetarët për fushatën mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës.

Sipas Policisë, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese që synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Autoritetet theksojnë se nuk kanë dërguar mesazhe të tilla dhe bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm.

“Të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; dhe të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese”, njofton policia.

Policia gjithashtu u rekomandon qytetarëve që nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës dhe të denoncojnë rastin në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet “e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve” dhe ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar. /Telegrafi/

Mori veturën e babait dhe u largua nga shtëpia, 14-vjeçari nga Shqipëria kapet nga policia në Mitrovicë

6 January 2026 at 22:26


Një 14-vjeçar nga Hasi është shpallur në kërkim nga policia shqiptare pas largimit nga banesa me makinën e të atit.

Korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica raporton se ai është lokalizuar dhe kapur në Mitrovicë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur 14-vjeçari ka marrë pa leje automjetin dhe është larguar nga banesa.

Familja menjëherë ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë në Has, duke shtyrë autoritetet të nisin kërkimet për gjetjen e tij.

I riu ka arritur të kalojë në territorin e Kosovës, ku për herë të fundit u pa në dalje të qytetit të Pejës.

Aty, ai është ndalur për të furnizuar makinën me karburant.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, i mituri ka marrë rreth 79 litra karburant dhe ka kërkuar të paguajë me kartelë, por punëtori i pompës ka dalë për të marrë POS-in dhe i mituri është larguar me shpejtësi drejt një drejtimi të panjohur.

“Njësitet relevante janë duke u marrë me hetimet e nevojshme,” deklaroi zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim

6 January 2026 at 18:15


Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që shihet në fotografi kërkohet për përfshirje në veprën penale “Ngacmim”.

Policia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë çfarëdo informate që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, të bashkëpunojnë me autoritetet.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Gjendet i vdekur një burrë në oborrin e shtëpisë në Fushë Kosovë

6 January 2026 at 10:12


Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e rastit ende nuk janë të qarta, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Kapen mbi 59 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq, i dyshuari intervistohet

6 January 2026 at 10:06


Policia e Kosovës ka sekuestruar një shumë prej rreth 59,055 eurosh në automjetin e një mashkulli kosovar, i cili dyshohet për shpërlarje parash.

Paratë janë sekuestruar me vendim të prokurorit deri sa të provohet origjina e tyre. Rasti ka ndodhur të hënën në Leposaviq rreth orës 20:00.

Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit janë marrë edhe certifikata e biznesit nga ARBK dhe ATK, si dhe raporti ditor fiskal, të cilat do të shërbejnë si prova në hetime.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe është liruar, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë sipas procedurave të rregullta. /Telegrafi/

Policia konfiskon drogë dhe armë në Prishtinë, dy të arrestuar

6 January 2026 at 09:57


Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, tek një i dyshuar mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike.

Kontrolli në tri lokacione të ndryshme ka rezultuar me konfiskimin e 516.86 gram marihuanë, 1,095 euro para në dorë, një armë automatike AK-47, një pistoletë, dy telefona dhe dy peshore digjitale.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Kosova në Turqi

6 January 2026 at 09:16


Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhebashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më datë 05.01.2026 ka bërë ekstradimin nga Kosova në Turqi të një shtetasi turk.

Në njoftimin nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Turqisë nën dyshimin e përfshirjes në veprapenale.

“Shfrytëzimi seksual i fëmijës’’ dhe ‘’Privimi i lirisë së fëmijës’’, të sanksionuar sipas kodit penaltë shtetit turk.Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre turke, shkruan në komunikatë transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojëbashkëpunimin me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimittë aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera tëjashtëligjshme./Telegrafi/.

❌
❌