Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia përsëri njofton për mesazhe mashtruese që pretendojnë se janë dërguar gjoba trafiku

7 January 2026 at 10:36


Policia e Kosovës ka njoftuar sërish qytetarët për fushatën mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës.

Sipas Policisë, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese që synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Autoritetet theksojnë se nuk kanë dërguar mesazhe të tilla dhe bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm.

“Të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; dhe të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese”, njofton policia.

Policia gjithashtu u rekomandon qytetarëve që nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës dhe të denoncojnë rastin në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet “e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve” dhe ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar. /Telegrafi/

Po na lexojnë mesazhet? Europa po hap derën e mbikëqyrjes digjitale me ChatControl

By: Iconstyle
28 November 2025 at 11:36

Prej më shumë se dy vitesh në Bashkimin Europian po zhvillohet një debat i madh, por shumë pak i kuptuar nga publiku i gjerë. Ai lidhet me një propozim ligjor që njihet si ChatControl, një rregullore që synon të luftojë abuzimin seksual ndaj fëmijëve online. Qëllimi është i drejtë, por mjeti që propozohet rrezikon të çojë Europën në një epokë të re kontrolli, ku privatësia e komunikimeve mund të zbehet deri në zhdukje.

Gjithçka nisi në vitin 2021, kur Komisioni Europian propozoi që platformat digjitale të kenë detyrim të skanojnë mesazhet e përdoruesve për të zbuluar përmbajtje të paligjshme. Ishte hera e parë që u kërkua publikisht ndërtimi i një mekanizmi që, në praktikë, hap derën për survejim të gjerë të komunikimeve private.

Debati shpërtheu menjëherë. Ekspertë të teknologjisë, organizata të të drejtave të njeriut dhe madje edhe figura brenda institucioneve europiane paralajmëruan se një mjet i tillë është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Sepse nëse mesazhet tona, të çdokujt, mund të skanohen nga një algoritëm, atëherë bie parimi bazë i komunikimit privat dhe i enkriptimit. Dhe kur bie ky parim, hapet një precedent që vështirë se ndalet.

Ditët e fundit, shtetet anëtare të BE kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit të rregullores. Pika më e diskutuar, skanimi i detyrueshëm i mesazheve private, është hequr. Por rreziku nuk është zhdukur. Kompanive u lejohet ende të kryejnë skanim masiv vullnetar dhe përjashtimi që u jep këtë të drejtë do të zgjatet përtej vitit 2026. Në praktikë, kjo do të thotë se teknologjia e mbikëqyrjes mbetet aty, funksionale dhe mund të zgjerohet me vendim politik në çdo moment.

Kritikët paralajmërojnë se kjo është faza më e rrezikshme: kur një mekanizëm vendoset në sistem, ai rrallë kthehet mbrapsht. Fillon si mjet për të luftuar një krim të rëndë, por më pas mund të përdoret për arsye të tjera, duke prekur gazetarë, aktivistë, opozita politike, apo thjesht qytetarë të zakonshëm që kërkojnë privatësi.

Ky debat na shqetëson edhe ne, sepse teknologjitë e komunikimit nuk njohin kufij. Rregullat e BE-së prekin edhe platformat globale që përdorim çdo ditë. Sepse një Europë me standarde të dobësuara të privatësisë përfundon duke krijuar modele kontrolli që mund të përhapen më tej. Dhe sepse liria digjitale është sot një pjesë thelbësore e lirisë individuale.

ChatControl është një pikë kthese për të ardhmen e komunikimit. Është pyetja nëse pranojmë që mesazhet tona, fotot, bisedat, mendimet më intime, të mund të kalojnë në filtrat e një sistemi skanimi, sado i sofistikuar apo qëllim-mirë të jetë.

Në emër të një qëllimi të drejtë nuk duhet të normalizohet një mjet që cenon lirinë themelore të njeriut: privatësinë.

Kjo është arsyeja pse debati po rritet, pse kritikat po shtohen dhe pse shumë qytetarë europianë thonë se BE po largohet nga parimi i të qenit “e popullit, nga populli, për popullin”.

Sepse kur kontrolli mbi komunikimet bëhet i mundur, gjithçka tjetër mund të ndryshojë pa zhurmë.

The post Po na lexojnë mesazhet? Europa po hap derën e mbikëqyrjes digjitale me ChatControl appeared first on iconstyle.al.

Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti/ Zbardhen mesazhet e tij me ekzekutorin: Shok, do kryhet nesër…

By: V K
24 November 2025 at 13:58

Këtë të hënë 24 nëntor 2025, është mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të tjera prova që provojnë lidhjen e tij me ekzekutorin, Granit Plava.

Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq, ka zbardhur komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte vrasja.

Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njëjtin restorant me Naim Murselin e familjen e tij.

“Dhe prova tjetër është, për thirrjet telefonike nga telefonat e të pandehurit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët kanë qenë të qasshme, pasi të gjithë e dimë që dy telefona të Naim Murselit dhe të te ndjerës Liridona Murseli. janë zhdukur në mënyrë misterioze atë natë kur ka ndodhur rasti. Në WhatsApp, janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe të të pandehurit Naim Murseli dhe sipas provave të gjetura, ata kanë qenë duke komunikuar nga 23.11.2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24.11.2023, 25.11.2023, 26.11.2023, 27.11.2023 dhe në datën e ndodhjes së vrasjes më 29.11.2023.

I pandehuri Naim Murseli ka dërguar një mesazh Granit Plavës me një mesazh: “shok, sigurisht kryhet nesër, a të ka thënë shtëpia për paradite”, pas kësaj ndërmjet të të pandehurve, ka vazhduar edhe thirrja me telefon dhe thirrja e fundit e cila është shkëmbyer, ndërmjet të të pandehurit Naim dhe Granit ka ndodhur ndërmjet rrjetit social WhatsApp 29.11.2023 në 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Dhe duke shikuar videon-incizimet të cilat janë marrë, kjo është koha kur të dy, Naimi nga njëra anë me familjen dhe Granit Plava nga ana tjetër, kanë qenë ne restorantin Etnokuqa në Graqanicë”, ka thënë ajo.

Më tej, prokurorja ka theksuar se pas kësaj, i pandehuri i dytë, Granit Plava, ka paguar llogarinë dhe ka dalë nga restoranti, ka hyrë në veturën e tij dhe e ka pritur Naimin me familjen e tij dhe ka filluar t’i përcjell.

“Nga inicizimi mund të shihet ardhja e Naimit me familjen e tij, si dhe ardhja e Vrajit Plavë pak më pas. Si dhe shkuarja e tyre nga ai restorant. Kamerat e këtij restoranti, inicizojnë si brendësinë dhe hapësirën e jashtme, ku shumë mirë shihet në cilën tavolinë ishin të ulur dhe gjithashtu ato mund të inicizojnë pamjen e hapësirave, e parkingun e restorantit dhe shume mirë shihet vetura e të pandehurve të Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe ajo kohë kur Granit Plava ishte dalë i pari nga ai restorant dhe ka pritur në veturën e tij që të dalë Naimi me familjen e vet, dhe pasi që ata janë nisur me veturë, ky i ka përcjell më pas”, ka thënë ajo.

Po ashtu, mësohet se prokurorja ka zbuluar se është gjetur edhe gëzoja e plumbit që u shkrep ndaj Liridonës, ndërsa shtoi se do të administrohet si provë nga gjykata.

“Gjatë vrasjes së Liridona Ademajt është shkrepur një plumb dhe që është gjetur gërzhoja e atij plumbi, i propozoj gjykatës, që të vazhdojmë me administrimin e këtyre provave”, ka shtuar prokurorja.

Prokurorja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka treguar edhe se sa kishte qenë vlera e borxheve që kishte Naim Murseli.

“369.968.77 euro [borxhi] dhe gjatë dëshmisë së vet të pandehurit, informata te cilat i ka dhënë hetuesve policor, në njësinë e paraburgimit, ka pasur borxhe edhe ndaj personave fizik në vlerë prej 106 mijë euro, që do te thotë që vlera e përgjithshme e borxhit të të pandehurve në mars të vitit 2024, kur është bërë analiza e gjendjes së tij financiarë ka qenë 475,968,77 euro”, ka thënë ajo.

Prokurorja gjatë administrimit të provave, foli edhe për përgjigjen që kanë marrë nga Shteti suedez lidhur me sigurimin jetësor të Liridonës.

“Dhe më tej, prova tjeter është përgjigja e organeve kompetente të Mbretërisë së Suedisë, i cili na vërteton që nga ana e organeve të Suedisë, është pranuar që Liridona Murseli ka pasur një sigurim jetësor me fillim të vlerësishmërisë 25 qershor 2022, në vlerën prej 3 milionë të kruneve suedeze (rreth 272 mijë euro ), në të cilat nuk është cekur vazhduesi i përfitimit të sigurimit në rast të humbjes së jetës dhe në këto raste sipas ligjit, nëse nuk ka vartës pas vdekjes së saj, sipas ligjit më Suedi, shfrytëzuesi do të ishte bashkëshorti”, ka thënë prokurorja.

The post Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti/ Zbardhen mesazhet e tij me ekzekutorin: Shok, do kryhet nesër… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen mesazhet/ Si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij

By: V K
11 November 2025 at 13:30
Inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili rezulton të jetë në Shqipëri përfaqësuesi i degës së kompanisë hollandeze “Hill International N.V”, është një nga dëshmitarët “kyç” të SPAK-ut në formësimin e akuzave penale të korrupsionit, shkeljes së pabarazisë në tendera ndaj zyrtarëve të ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Kirkinezis, ka bashkëpunuar në SPAK dhe ka treguar gjithçka mbi tenderin 2 milion euro të hapur nga ministria e Belinda Ballukut, ku sipas tij njeriu që ka bërë pazarin është vartësi i Belindës, Evis Berberi.

Sipas rrëfimit të inxhinierit Grek, Evis Berberi, është dhe njeriu që ka bërë shkesin për lidhjen e “martesës” mes kompanisë së tij “Hill International N.V” dhe kompanisë “Net-Group” të Valter Begaj.

Sipas tij, tenderi është paracaktuar gjatë diskutimeve në kafe.

Përmes takimeve mes inxhinierit grek dhe drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, ky i fundit është kujdesur në detaje për paracaktimin e garës së hapur nga Ministria e Infrastrukturës, dhe këtë gjë e ka bërë kundrejt një shpërblimi financiar prej më shumë se 170 milion euro.

Ndërsa nga ana tjetër, letrat studimore për vlerësimin e kostos së përgjithshme i ka bërë pikërisht Ioannis Kirkinezis.

Letrat i bënte Kirkinezi, pazarin dhe martesën me Valter Begaj, e ka bërë Berberi, i cili ka shërbyer dhe negociator direkt me ministren Belinda Balluku, e cila kishte ekskluzivitetin e tenderit, ku ka mesazhet mes tyre, duket që tenderi është paracaktuar me qëllim përfitimi.

Gazetari Elton Qyno, ka raportuar i pari për prezencën në dosje të rrëfimit të inxhinierit Grek, ndërsa sot gazetari zbardh dhjetëra mesazhe të shkëmbyera mes Ioannis Kirkinezis dhe Evis Berberit, për takimet para tenderit dhe problemet që lindën.

Në dosjen hetimore thuhet se sekretaria e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Viola Haxhiademi me urdhrin Nr.2764 në datën 1 qershor 2021 ka ngritur njësinë e prokurimit për hartimin dhe administrimin e dokumenteve Genti Raça, Anila Luzi dhe Arlinda Gordani, Valbana Pepa (personi përgjegjës), Genti Raça dhe Adrian Kroi, për procedurën me objekt “Mbikëqyrës punimesh në objektin “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).

Në bazë të një akti-ekspertimi të kryer në një aparat telefonik “BlackBery” ka rezultuar se 3 muaj para hapjes së tenderit Berberi dhe  inxhinieri Grek në datën 27 gusht 2021, në orën 12:22, zhvillojnë këtë bisedë si më poshtë vijon:

Ioannis Kirkinezis i dërgon sms shtetasit Evis Berberi, me përmbajtje: “Përshëndetje! A ke ndonjë lajm për ofertuesin për mbikëqyrjen/supervizimin e Llogarasë? E pashë që kriteret janë shumë të forta. A mund të diskutojmë?”.

Ndërkohë në orën 12:43, Evis Berberi: “..Ende jo, por së shpejti do të publikohet”.

Në orën 12:44, Ioannis Kirkinezis“A mund të flasim PARA publikimit (për kriteret)”.

Në lidhje me këto mesazhe në SPAK është pyetur inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili ka deklaruar se ka pasur dijeni se do të publikohej tenderi i tunelit të Llogarasë.

Ai deklaron se në këtë komunikim i ka kërkuar takim Evis Berberi për të diskutuar në lidhje me kriteret e tenderit të mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë. Kjo, pasi shoqëria “Hill International NV” kishte interes që të merrte pjesë në këtë tender.

Ioannis Kirkinezis ka deklaruar se kërkonte informacion nga Evis Berberi, në lidhje me kriteret e këtij tenderi, pasi gjatë qëndrimit në Ministri kishte kuptuar se Evis Berberi, ishte përgjegjës përsa i përket tenderit të ndërtimit dhe tenderit të mbikëqyrjes së tunelit të Llogarasë.

Ioannis Kirkinezis, kujton se pas këtij komunikimi ka takuar Evis Berberi dhe i ka shprehur interesimin e shoqërisë “Hill International NV” për të marrë pjesë në këtë procedurë.

Ai kujton se gjatë takimeve me këtë shtetas, përpara publikimit të procedurës, kanë diskutuar për kriteret e tenderit, si dhe i ka ofruar një panoramë të shoqërisë “Hill International NV”.

Inxhinieri Grek ka deklaruar se e ka vënë në dijeni shtetasin Evis Berberi se çfarë kriteresh plotësonte shoqëria “Hill International NV” dhe çfarë kriteresh nuk plotësonte.

Qëllimi ishte që kriteret që do të publikoheshin, të ishin ato që plotësonte shoqëria “Hill International NV”.

Në datën 5 shtator 2021, në orën 18:14, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi:…Përshëndetje Evis! Jam nga e hëna në të enjte në Tiranë. Nëse je i disponueshëm, mund të takohemi në një bisedë kafeje…”.

Në orën 18:15, Evis Berberi ia kthen: “…Të enjten…”.

Në orën 18:15, Ioannis Kirkinezis“…Shkëlqyer. Më mirë mëngjes ose drekë Pasdite jam në fluturim…”.

Në orën 18:16, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 18:16, Ioannis Kirkinezis“…Shihemi…”.

Në dosjen e SPAK thuhet se në lidhje me bisedat e mësipërme, rezulton se inxhinieri Grek Ioannis Kirkinezis ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në datën 6 shtator 2021 dhe ka dalë në datën 9 shtator 2021.

Teksa ka mbëritur në Tiranë, në datën 8 shtator 2021, në orën 11:31, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi: “…Përshëndetje Evis! Si e ke ditën nesër…?”.

Në orën 11:35, Evis Berberi: “…Tani kam disa takime…”.

Në orën 11:36, Ioannis Kirkinezis:“…Nesër nëse je në dispozicion nga ora 12:00 deri në 15:00 mund të takohemi…për të enjten.Po është në rregull…”.

Në orën 11:36-11:37, Evis Berberi ia kthen“…Të prisja dje, Shihemi nesër”.

Në orën 11:37, Ioannis Kirkinezis“…Mendova se më ke thënë, Më vjen keq (i referohet mesazhit të shtetasit Evis Berberi me tekst “Isha duke të pritur dje”)

Evis Berberi dhe inxhinieri Grek, janë takuar një ditë më pas në zyrën e tij në ARRSH, ku kanë përcaktuar modulitetet që do bëheshin dhe mblesërinë me kompaninë shqiptare “NET Group”.

Mbi të gjitha greku duhet të dërgonte dhe dokumentat e planit të supervizimit, të cilat do ishin falso tërësisht.

Pas takimit në muajit shtator, në datën 25 Tetor 2021, në orën 10:46, Ioannis Kirkinezis i dërgon sms Evis Berberi:“…Mirëmëngjesi! Kontrolloni emailin tuaj…”(i referohet mesazhit të shtetasit Evis Berberi të datës 29 korrik 2021, të orës 09:38, me tekst:”Evis.berberi@arrsh.gov.al”)”.

Nga këqyrja dhe marrja e të dhënave nga posta elektronike e Evis Berberi, rezulton se në datën 25 tetor 2021, në orën 10:45, është dërguar email nga adresa e postës elektronike

“Ioanniskirkinezis@hillintl.com” në drejtim të adresës së postës elektronike të shtetasit Evis Berberi, “Evis. Berberi@arrsh.gov.al”.

Në këtë email është bashkëlidhur dokumenti “Staffing Plan ik 2(EB).xlsx”, që është një tabelë e titulluar “Skeduli i stafit – Supervizioni i tunelit të Llogarasë”.

Kjo tabelë përbëhet nga dy grupe ekspertësh, si më poshtë:

Ekspertët kryesor/Key Experts” të përbër nga: Drejtuesi i projektit, Inxhinier strukturist, Inxhinier Terreni, Inxhinier Gjeolog, Inxhinier Hidroteknik, Inxhinier Materialesh, Inxhinier Elektrik, Inxhinier Mekanik, Inxhinier për sigurinë rrugore/Auditues i sigurisë rrugore, Inxhinier Gjeodet, Inxhinier Mjedisi.

“Ekspertët jo kryesor/ Non-Key Experts” të përbërë nga: Inxhinier Strukturist, Inxhinier Terreni, Inxhinier Gjeolog, Inxhinier Hidroteknik, Inxhinier Materialesh, Inxhinier Gjeodet.

Nga verifikimi i rubrikës “Info” të materialit të dërguar në email, konstatohet se ky dokument është krijuar nga përdoruesi “Massimiliano Monetti”, ndërsa për herë të fundit është modifikuar nga përdoruesi “Kirkinezis, Ioannis”, me modifikim të fundit në datën 25 Tetor 2021 në orën 10:43.

I pyetur në lidhje me email-in e mësipërm, Ioannis Kirkinezis deklaron se nga ana e tij është dërguar email në drejtim të shtetasit Evis Berberi.

Ky email përmban të dhëna në lidhje me stafin që duhej për të realizuar shërbimin e mbikëqyrjes së tunelit të Llogarasë.

Këtë email ia ka dërguar Evis Berberi me kërkesë të tij, për ta përdorur për kriteret e tenderit që do të publikoheshin.

Ndërkohë pasi njihet me këtë E-Mail në datën 25 Tetor 2021, në orën 14:38, Evis Berberi i dërgon sms Ioannis Kirkinezis: “…Përshëndetje do të vazhdoni me NET Group…”, si dhe i dërgon numrat celular të shtetasit Valter Begaj, +355694013591 dhe +355682020434.

Në orën 14:51, Ioannis Kirkinezis: “Ok faleminderit! Nuk Do t’a telefonoj”. Në orën 15:09, Evis Berberi: “Është në rregull”. Nga ana tjetër në orën 15:09, Ioannis Kirkinezis ia kthen Berberit: “…ok fola…ne do të shkëmbejmë disa e-maile me informacione dhe të martën do të takohemi personalisht për specifikat…”.

Në orën 15:39, Evis Berberi ia kthen: “Ok”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria holandeze “Hill Interantional” NV, me përfaqësues Ioannis Kirkinezis, në datën 28 dhjetor 2021 ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shoqërinë “Net Group” sh.p.k, me përfaqësues Valter Begaj, për të marrë pjesë së bashku në procedurën e prokurimit për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, ku në përfundim të procedurës së prokurimit janë shpallur fitues të saj.

I pyetur në lidhje me komunikimin e mësipërm, Ioannis Kirkinezis deklaron se gjatë bisedave të bëra, Evis Berberi i ka sugjeruar atij që të bashkëpunonte me shoqërinë e Valter Begaj, “Net Group”, përsa i përket tenderit të mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë.

Evis Berberi, i ka dhënë numrin celular të Valter Begaj. Ioannis Kirkinezis, deklaron se nuk e njihte më herët Valter Begaj dhe shoqërinë e tij “Net Group” sh.p.k. Por, pas sugjerimit që i bëri Evis Berberi, ai është interesuar për këtë shtetas dhe këtë shoqëri.

Pas sugjerimit të Evis Berberi ai ka vendosur të vazhdonte bashkëpunimin me shoqërinë “Net Group”. Në datën 26 Tetor 2021, në orën 16:21,  Ioannis Kirkinezis i dërgon sms

Shtetasit Evis Berberi: “Evis, Të mërkurën e ardhshme 3/11 Zëvendës Presidenti ynë i Parë dhe Drejtori Menaxhues për Evropën Z. Manolis Sigalas është në Tiranë. Do të ishte shumë mirë nëse keni ndopak kohë të lirë për të na takuar”.

Në orën 16:22, Evis Berberi:Po sigurisht”.

Në orën 16:22, Ioannis Kirkinezis: “Shkëlqyer Faleminderit Të hënën të dërgoj mesazh për ta vendosur. Meqë ra fjala: Të hënën jam në Tiranë për të takuar Valterin për të koordinuar bashkëpunimin tonë”.

The post Zbardhen mesazhet/ Si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij appeared first on Albeu.com.

Fitoi betejën me tumorin në gji, Çali për ATSH: Kontrolli i hershëm të shpëton jetën

12 October 2025 at 10:28

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Tetori rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen në zbulimin e hershëm dhe trajtimin në kohë të kësaj diagnoze.

Përpara tri vitesh, jeta e Uljanova Çalit ishte normale, mes ritmit të punës dhe përditshmërisë në dyqanin e saj, angazhimeve në familje, djalit dhe bashkëshortit.

Por, mjaftoi një vetëkontroll i gjirit për të zbuluar një masë të ngurtë dhe ndryshim të strukturës së gjoksit, që nuk e kishte hasur më parë. Instinkti i brendshëm ishte shtysa e parë që Uljanova të mos e neglizhonte një konsultë me mjekun onkolog.

Ajo thotë për ATSH-në, se konfirmimi i diagnozës erdhi pas këtyre shqetësimeve të vogla që kuptoi në një pjesë të gjoksit të saj.

“Kur dëgjova fjalën kancer, koha u ndal! Ishte një tronditje që nuk di ta shpjegoj. Sëmundjet e këqija nuk japin simptoma të rënda, por shenja. Pata një ndryshim në strukturën e gjirit, një forcim që nuk më kishte ndodhur më parë. Diagnoza u konfirmua, kisha një gjëndër tumorale në gjoks”, tha Çali.

52-vjeçara u shpreh se dhimbja më e madhe për të, ishte konfirmimi i diagnozës së kancerit të gjirit plot tri vite më parë, gjë të cilën e cilëson si një ndjesi shumë të rëndë.

“Kontaktet e para i vendosa me mjekun onkolog Nurian Ohri. Unë hoqa masën tumorale, por mjeku vlerësoi gjendjen time shëndetësore dhe stadin e sëmundjes që nuk kishte nevojë për kimioterapi shtesë apo rreze”, tha ajo.

“Ka pasur momente shumë të errëta, por e mbajta veten, për jetën time, për familjen time, këto ishin forca që më ringritën”, vijoi Çali.

Uljanova u shpreh se nuk e konsideron veten plotësisht të shëruar, pasi sipas protokolleve mjekësore për pacientët që janë prekur një herë nga kanceri i gjirit, çdo gjashtë muaj ajo duhet t’i nënshtrohet kontrolleve.

“E kuruar tërësisht nuk jam sepse si rregull, pasi bëhet operacioni si në rastin tim ku unë hoqa masën tumorale, çdo gjashtë muaj për pesë vjet rresht duhet të jem nën kontrollin e mjekëve”, tha Çali.

Duke marrë shkas edhe nga muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Uljanova ka një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolle të shpeshta për ta kapur në kohë diagnozën.

“Frika nuk e ndal diagnozën, por kontrolli i hershëm mund ta ndalë përhapjen! Kujdesi për veten është dashuri”, pohoi ajo.

Uljanova  u shpreh se jeta e saj ka ndryshuar katërcipërisht, pas diagnozës së kancerit të gjirit, gjë që i ka ndryshuar edhe vlerësimin për gjërat në jetë.

“Më ka dhënë të kuptojë që nuk duhet t’i japë rëndësi gjërave të vogla që nuk kanë vlerë, nuk duhet të humb kohë me njerëz që më lodhin, dua të takoj individë me energji pozitive, që më mbushin jetën sepse mua më ka kaluar jeta përpara syve”, tha Çali.

Në fund, Uljanova ka një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat, që jo vetëm gjatë tetorit, por në çdo periudhë të vitit, t’i drejtohen mjekut në dyshimin më të vogël që mund të shohin në lidhje me gjoksin e tyre.

“Diagnostikimi i hershëm, shpëton jetë”, përfundoi Çali.

/e.i/a.f/

The post Fitoi betejën me tumorin në gji, Çali për ATSH: Kontrolli i hershëm të shpëton jetën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Djali britanik merr kartolinë nga një i panjohur 4,000 milje larg, pasi mesazhi i tij në një shishe përfundoi në një plazh tropikal

28 September 2025 at 21:03


Një djalë britanik ka marrë një mesazh nga një i panjohur më shumë se 4,000 milje larg, pasi një shënim që e kishte lënë në një shishe dhe e kishte hedhur në det, kishte rënë në një plazh në Karaibe.

Harisson Mizen, tetë vjeç, mësoi për metodën unike të komunikimit në shkollë dhe vendosi një mesazh në një shishe të vjetër qelqi rumi, e cila i kujtonte piratët, transmeton Telegrafi.

Aty shkruhej: "Përshëndetje, emri im është Harrison, kam një vëlla të vogël të quajtur Max. Jemi nga Shields jugore në Angli. Shpresoj që kjo t'ju arrijë dhe shpresoj se po kaloni një ditë të mirë" dhe bashkëngjitur adresën e tij.

Tetëvjeçari, së bashku me vëllain e tij Max, katër vjeç, dhe babanë Paul, 41 vjeç, e hodhën atë në det pranë plazhit Sandhaven në Tyne and Wear, në fillim të vitit.

Harisson kishte luftuar për ta hedhur atë mjaftueshëm thellë në det, ndërsa valët vazhdonin ta sillnin përsëri, duke iu dashur ta provonte disa herë.

Familja e tij tha se "nuk mendonin se do të dilte ndonjë gjë prej tij" - përpara se të binte në një plazh tropikal mijëra milje larg.

Djali i shkollës u kënaq shumë kur pa se një kartolinë nga Shën Lucia kishte rënë në pragun e derës vetëm javën e kaluar.

Shënimi anonim thoshte: "E gjeta shënimin tënd ndërsa po peshkoja me babanë tim. Shishja u ngec në disa rrjeta si ato në foto. Po kalojmë një ditë të mirë, faleminderit, shpresojmë se po. A mund t'i dallosh bananet në kartolinën e tij? Bananet rriten në këtë vend".

Kartolina kishte një fotografi të Gros Islet, në majën veriore të Shën Lucias, me një vulë postare të datës 8 shtator.

Nëna e tij, Laura, 38 vjeç, një nëpunëse civile, tha: "Harrison është absolutisht i lumtur. Është e mrekullueshme që ata kanë ndarë kohë për t'u përgjigjur".

"Nuk mund ta besoj që shkoi kaq larg. Vërtet nuk mendoja se do të dilte ndonjë gjë prej saj, mendova se shishja do të ngecej diku ose do të thyhej. Edhe kur e hodhëm brenda, ajo vazhdonte të kthehej - na u desh ta bënim kaq shumë herë", shtoi ajo. /Telegrafi/

Pediatria e Specialiteteve, mesazhet e prindërve: Shërbim në kohë dhe me profesionalizëm

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Spitali i Pediatrisë së Specialiteteve i organizuar në pese kate ofron shërbime në Nefrologji dhe Dializë Pediatrike, Shёrbimi i Laboratorit tё Gjenetikёs Klinike, Shërbimi i Onkohematologjisë, Shërbimi i Specialiteteve 2 për neuropsikiatri, gastroenterologji, endokrinologji dhe okulistikë, Shërbimi i Specialiteteve 1 Pneumo-alergologji, Shërbimi i Kirurgjisë Infantile, Njësia e Konsultave Pediatrike si dhe Njësia e Rehabilitimit Fizik (fizioterapia).

Një grup prindërish, të fëmijëve të shtruar në këtë pavion të QSUNT-së, ata shprehet se ndihen shumë të kënaqur nga shërbimi dhe kushtet në të cilat marrin shërbimin për të vegjlit e tyre.

“Kemi 10 vite që ndiqemi me doktoreshë Ornelën. Godina e re plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret, duke filluar nga stafi mjekësor që më përgjigjen 24 orë sa herë fëmija ka problem, infermierët, kushtet higjieno sanitare janë fantastike. Gjendja e vajzës është përmirësuar, pasi mori ndihmën e parë në bazë të gjithë mjekimeve dhe analizave, vajza e ka marrë tashmë veten”, thotë një prej tyre.

Një tjetër prind, shprehet se është përballur me një staf të mirëpërgatitur, shërbim në kohë dhe me profesionalizëm.

“Nga janë gjendur pranë si mjekët, si infermierët, kushtet janë shumë më të mira nga çfarë mund ta imagjinonim kur u shtruam që ditën e parë. Jemi shumë të kënaqur, sidomos me mjekët dhe infermierët që u përkujdes shumë dhe djali e mori veten”, vijoi një tjetër prind.

Një tjetër prind thotë se e ndjek fëmijën me doktoreshë Ornela Xhankon, ndërsa thotë se është shumë i kënaqur me mjekët, infermierët dhe sanitarët e spitalit.

“Jam emigrante, vijë nga Italia dhe kam djalin që vuan nga insuficienca renale kronike. Kemi ardhur për një shërbim më të specializuar këtu dhe jemi shumë të kënaqur me gjithë doktorët, kushtet, mjekimet, higjienën, të gjitha”, tha ajo.

Spitali ka një kapacitet prej 140 shtretërish ku parashikohen rreth 35000 konsulta në vit, mbi 24500 ekzaminime të tjera specifike (eko, ct, grafi, timpanografi, spirometri, audiograme etj) dhe mbi 5000 ekzaminime laboratorike përmes konsultës ambulatore pediatrike.

/e.i/j.p/

The post Pediatria e Specialiteteve, mesazhet e prindërve: Shërbim në kohë dhe me profesionalizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

1 August 2025 at 22:57

Bashkimi Europian nënshkroi në fillim të vitit 2021 një marrëveshje për blerjen e deri në 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer, duke shkaktuar interes të madh për mënyrën e arritjes së saj. U zbulua se Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, kishte shkëmbyer mesazhe me shefin ekzekutiv të Pfizer gjatë negociatave, por BE-ja […]

The post Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje” appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Zbardhen 5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë: S’kam ku mytem, sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…

By: V K
27 May 2025 at 09:16

Zbardhen 5 mesazhet zanore që Alma Arrazi, i ka dërguar me telefon motrës së saj Gentjana. Z, duke i shprehur gjendjen e mjerueshme që kishte pësuar lidhja martesore saj dhe bashkëshortit, Erdgys Arrazi.

Këto mesazhe zanore janë cilësuar në dosjen e gjykatës si provat kryesore, për dënimin me 4 vite burgim të Arrazit për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” përmes presionit psikologjik dhe dhunës fizike.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se para se të merrte aktin ekstrem të vetëflijimit në ujërat e lumit Buna në Shkodër, Alma Arrazi, ishte larguar nga banesa dhe 3 fëmijët e saj, duke punuar si pastruese në një kuzhinë restoranti.

Ajo i tregonte të motrës se ndihej mirë dhe paguhej 1 mijë euro në muaj, por e merrte malli për fëmijët dhe se njëra nga vajzat e saj qante shpesh për të ëmën.

Edhe pse vajza qante pasi ndjente mall për nënën e saj ajo urdhërohej nga babai i saj, të pushonte menjëherë dhe mos ja dëgjonte më zërin për të ëmën.

Rasti i Alma Arrazit, tregon një grua të sfilitur nga fati i saj i dhimbshëm dhe një gjë e tillë konstatohet qartazi tek audio-mesazhet që Alma i dërgon motrës së saj, Gentjana.

Alma informon motrën për situatat e fëmijëve, marrëdhënien bashkëshortore të krisur për shkak të një lidhje paralele dhe bisedat që bënte në telefon me kunatën e saj, Valin, gruan e Edison Arrazit, që në atë kohë ndodhej në burg, si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” në Shkodër.

Sipas audio-mesazheve, Edisoni ka folur nga burgu me të vëllanë që të kthente Almën në shtëpi tek fëmijët e saj, por Eri siç e thërriste ajo burrin, gënjente dhe vëllanë e vet.

Alma i tregon të motrës së ka kapur burrin në tradhti bashkëshortore, ku i ka kërkuar atij një nder që atë vajzën me të cilën ishte lidhur mos e linte shtatzanë.

“…të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë, se nesër-masnesër fëmijët e mi, nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nder për njata fëmijë, jo për mu. Se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”

Të pesta audio-mesazhet kanë dalë nga këqyrje e një USB me foto, video, mesazhe zanore të nxjerra nga aparati celular, i markës “Samsung”, A14, në pronësi të motrës së viktimës, Gentjana Z….

Nga këqyrja rezultoi se në USB, janë pesë mesazhe zanore që janë komunikime të të ndjerës Alma Arrazi me motrën e saj Gentjana Z.

Në audion e parë, Alma i shprehet motrës si më poshtë vijon: “…po moj, po se njashtu ashtë, edhe se s’më dan, me pa dasht m’kishte kërku, ishte shpreh… po tu ba edhe p…. ……..Jo moj se s’jam tu ik…itu jam..”.

Ndërkohë në audion e dytë Alma i shprehet sërish motrës së saj me këtë audio mesazh:

“…s’kam ça baj motra..po duroj kështu. Jam shumë mirë ec…se edhe në punë me kenë, po na bijn brinjët nëpër kuzhina e masanej maron vera s’kam ku shkoj, s’kam ku mytem…..sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…jam shumë mirë motra i’tu… keq a mirë, 1000 euro i fus i’tu në xhep…”.

Në audion e tretë, Alma i shprehet të motrës për interesin që ka pasur për fëmijët dhe një situatë jo normale me njërën nga vajzat që qante pasi kërkonte nënën e saj, Almën, e cila ishte larguar duke punuar pastruese në një kuzhinë.

Njëra nga vajzat ka filluar të qajë, por sipas saj ka ndërhyrë në telefon burri i saj, Erdgys Arrazi, i cili i ka folur në mënyrë ultimative vajzës që të pushonte dhe mos qante më për nënën e saj.

Madje për situatën e fëmijëve dhe largimin e Almës nga shtëpia, e kunata e saj Vali kishte folur në telefon dhe me burrin e saj, Edison Arrazi, që në atë periudhë ndodhej në burg, i cili sipas mesazhit zanor të lëshuar nga Alma, i kishte thënë gruas së tij se:

“…Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se unë kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky (Eri) të shkojnë e të jetojë më kë të dojnë….”.

Ndër të tjera Alma, i dërgon këtë mesazh zanor të motrës si më poshtë:

“…hiq motra, ça kam me than.. tu e pyt për fëmijët jam, mirë thotë janë (kunata Vali)…ka qajt Ergesa sot për mu edhe kjo (Kunata) e ka marrë Erin në telefon edhe i ka thanë “…merru me Ergesen i fije sa a shumë e mërzitun vajza, a tu qa për Almën. Ky (Eri) i ka thanë ma jep telefonin këtu edhe i ka thanë vajzës, Ergesës, mos ta nixhoj zanin ma me qa për i kyt punë,me qa për të ma, e ka trem vajzën, s’ma ka lan as me qa. Ndërsa “Coli” (Edison Arrazi) kishte ba namin sot. E kishte marë Erin në telefon dhe i kishte ba nanin namin, namin tha (kunata Vali). Tu qa “Coli”, tu i than Erit ma merr Almën ma bjerë në shpi…mos i len fëmijët me vujt…se ban shumë mas fëmijëve ajo motra… Mir, mir i ka than Eri, se ta po e rregulloj nesër kytë punë. E ka majtë me rrena vllan e vet. I ka thanë Vali, është tu të majt me rrena se ky (Eri) i ka shkëput punët me Almën. Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky të shkojnë e të jetojë më kë të dojn…”.

Në audion e katërt Alma shprehet:

“…Se ky a tu majt shpresë se ta po pajtohet me mu, pa e shikon se e kam staku trunin, e kam staku keq, e nuk pajtohem ma me të, e ka hall tashi… Për ça, ke kërku me ta hek bllokun? Si menon ti? Me fol me mu, kur ndërkohë unë pardje ti kam hek letrat e lagta prej makinës, që ti ke shku me atë femër thashë. Ça don tash ma nga unë…?. Edhe më shkruajti: A e ke me taman a..?. Masanej më mori e më tha: A e ke me taman a…? Po… i thashë me taman e kam, nuk jam tu tall. Mirë a ke munsi me më ba bllok se ka hall motra se e shef se jam e vendosun, se kujton se po i ulem e po i flas, e po pajtohem……edhe nji gja të fundit desha me të thanë. Të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijve. I thashë se nesër-masnesër fëmijët e mi nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nnder për njata fëmijë, jo për mu, se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….”.

Ndërkohë në audio mesazhin e pestë dërguar motrës së saj Alma shprehet, se dhe kunata e saj Vali, mund të jetë bërë shkaktare për ndarjen e saj me burrin, Erdgysin. Ndër të tjera ajo i thotë motrës:

“…edhe i ka thanë Eri, (Valit Kunatës), bani Almës bllok, mas fol ma me të edhe Vali më bani bllok, m’tha: “…ça me ba, më ka thanë Eri…”. Kjo na ka dashtë ndarjen, kjo e poshtme, mezi ka prit mu nda unë, prej Erit….”.

Ndërkohë nga këqyrja e mëtejshme zbulon se në USB, ka dhe 2 video ku vërehet që i pandehuri Erdgys Arrazi, është duke ecur me makinë bashkë me të është edhe një vajzë, pamja e të cilës nuk duket, por duket vetëm dora e saj që prek fytyrën e Erdgysit.

Ishte pikërisht kjo lidhje e jashtëligjshme që Erdgys Arrazi, kishte krijuar paralelisht me një vajzë të re, e cila u bë shkak që 1 vit më parë gruaja e tij, Alma Arrazi, të mbytej së bashku me 3 fëmijët e saj në lumin Buna, duke krijuar një nga tragjeditë më të dhimbshme që përjetoi qyteti i Shkodrës.

The post Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Zbardhen 5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë: S’kam ku mytem, sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri… appeared first on Albeu.com.

Dalin SMS/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët

By: user 4
15 May 2025 at 22:40

Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. Më e ethshme kjo “luftë” është në radhët e Partisë Socialiste, aq sa është dashur ndërhyrja e Edi Ramës në një përpjekje për të shuar sherrin, fundi i të cilit nuk dihet ende sidoqoftë.

Lapsi.al ka parë një komunikim me mesazhe mes kandidatëve, si dhe ka dëgjuar më pas mesazhet zanore të dërguara nga vetë Edi Rama në grupin e aplikacionit “WhatsApp” ku janë të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Fillimisht është drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla, i cili tregon për disa kallëzime që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të përgatisë ndaj atyre numëruesve që po manipulojnë votat e kandidatëve.

“Numëruesit do të shkojnë në burg siç ndodhi edhe në 2021, por edhe ata kandidatë që i shtyjnë të bëjnë vepër penale janë po njëlloj fajtor. Mos bini në grackën e sabotimit sepse ofertat që ju vijnë nga PD për bashkëpunim kanë për qëllim hedhjen në erë të procesit zgjedhor”, shkruan Taulant Balla në mesazhin që ka siguruar Lapsi.al

Halit Valteri me famë të madhe si kameleon politik sa nga njëra parti në tjetrën, ku bëhet plaçkë e katandi, dhe që së fundi është strehuar te Rilindja, reagoi direkt pas Taulant Ballës. Valteri është i shqetësuar për unitetin e partisë dhe thotë se kanë punuar me gjak e me shpirt.

“Mundohu t’ja shpjegosh angalisht se shqip nuk marrin vesh. Po bëhen turpi botës duke luftuar njëri-tjetrin sikur jemi armiq dhe jo një familje e madhe që kemi punuar me gjak e me shpirt për një qëllim”, shkruan Halit Valteri si prift i moralit brenda organizatës së Rilindjes. Pas tij reagimi i radhës gjithë frustrim erdhi nga Julinda Dhame, një tjetër kandidate për deputete në Tiranë.

“Dhe unë e kam bërë e po bëj disa denoncime. Po jua deklaroj këtu që do e çoj deri në fund. Nuk le askënd të më prekë qoftë një votë dhe as t’u shtohet kandidatëve të tjerë. E kam me fakte!”, shkroi Dhame duke denoncuar manipulimin e votave në numërim në favor të kandidatëve të caktuar.

Pas këtyre komunikimeve ka ndërhyrë vetë Edi Rama përmes disa mesazheve zanore, të cilat Lapsi.al i dëgjoi. Ai ka kërcënuar kandidatët që askush të mos përzihet në numërim e votave. Rama iu është drejtuar nominalisht Valter Halitit dhe Julinda Dhames duke kërkuar që të mos bëjnë “as gërr as mërr..” teksa kërcënoi edhe me ndarje përfundimtare nga Partia Socialiste.

“Uroj që këtë të mos e nënvleftësojë askush që nuk do të ndahet njëherë e mirë me këtë familje politike”, tha Rama. Kryeministri ka kërkuar vazhdimisht që kandidatët të qëndrojnë larg procesit të numërimit duke dhënë garanci se asnjë manipulim nuk ka për të ndodhur.

Megjithatë shpirtrat e trazuar të kandidatëve duket se është vështirë të qetësohen. Ata nuk i kanë besë përbetimeve të Ramës për proces të rregullt në numërim dhe as arbitrit KQZ. Vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve socialistët e kanë në normalitetin e tyre aq sa vështirë të kursejnë dhe të vetët. ©LAPSI.al

The post Dalin SMS/ Rama hyn në sherrin për numërimim e votave, kërcënon kandidatët appeared first on Lapsi.al.

“Pfizergate”/ Mesazhet sekrete me drejtorin e Pfizer, Von der Leyen përballet me gjykatën e BE

12 May 2025 at 10:59

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të përballet me një sfidë të madhe këtë javë, kur gjykata e BE-së do të vendosë për mesazhet sekrete me tekst që ajo shkëmbeu me shefin e një kompanie farmaceutike që ra dakord për një marrëveshje vaksine prej shumë miliardë eurosh me Brukselin. Në atë që […]

The post “Pfizergate”/ Mesazhet sekrete me drejtorin e Pfizer, Von der Leyen përballet me gjykatën e BE appeared first on BoldNews.al.

Bota në zi për Papën! Reagojnë të prekur liderët botëror, mesazh dhe nga Putini

By: fra nc
21 April 2025 at 13:06

Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike Romake për më shumë se një dekadë, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të thellë shpirtërore dhe humanitare që ka prekur miliona njerëz në mbarë botën.

Vdekja e Papës është pritur me trishtim dhe nderime të mëdha nga liderë botërorë, të cilët kanë vlerësuar përkushtimin e tij ndaj paqes, drejtësisë sociale dhe të varfërve.

Në një postim zyrtar në platformën X, Shtëpia e Bardhë shkroi: “Pusho në paqe, Papa Françesku”, duke bashkëngjitur një fotografi nga takimi i Papës me ish-Presidentin Donald Trump dhe zonjën Melania, si dhe një tjetër nga takimi i fundit me Zëvendëspresidentin JD Vance.

Ky i fundit, i cili ndodhej në Romë dhe zhvilloi një takim privat me Atin e Shenjtë të dielën, u shpreh:

“Zemra ime është me miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë,” shkroi Vance në X.

Presidenti rus Vladimir Putin, përmes një deklarate nga Kremlini, e përshkroi Papën si një “mbrojtës të vlerave më të larta të humanizmit dhe drejtësisë”, duke shtuar se ai do të ruajë “kujtimet më të bukur për këtë njeri të shquar”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një mesazh ngushëllimi, vlerësoi rolin e Papës në përhapjen e shpresës dhe në përpjekjet për paqen në Ukrainë:

“Ai dinte të jepte shpresë, të lehtësonte vuajtjet përmes lutjes dhe të nxiste unitetin. Kujtimi i përjetshëm!”

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer shprehu hidhërimin e tij përmes një deklaratë për mediat:

“Përpjekjet e tij të palodhura për të promovuar një botë më të drejtë do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme… Ai ishte një Papë për të varfërit, të shtypurit dhe të harruarit,” thuhet në deklaratë.

Reagime të tjera erdhën nga e gjithë bota:

Pedro Sánchez, kryeministri i Spanjës, vlerësoi përkushtimin e Papës për paqen dhe të pambrojturit.

Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë, tha: “Mësimi dhe trashëgimia e tij nuk do të humbasin. E përshëndesim me zemra plot trishtim.”

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se Papa “frymëzoi miliona, përtej fesë”.

Narendra Modi, kryeministër i Indisë, e quajti humbjen “thellësisht prekëse”.

Donald Tusk, kryeministër i Polonisë, e kujtoi si një “njeri të ngrohtë dhe të ndjeshëm”.

Presidenti egjiptian Abdul Fattah al-Sisi tha se Papa Françesku ishte “zë i paqes, dashurisë dhe dhembshurisë”.

Papa Françesku shërbeu si kreu i Kishës Katolike për 12 vite, duke u bërë simbol i përulësisë, reformës dhe dialogut mes feve. Ai u kujtua për qëndrimet e tij të guximshme ndaj varfërisë, ndryshimeve klimatike, emigracionit dhe përpjekjet për të afruar Kishën me botën moderne.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bota në zi për Papën! Reagojnë të prekur liderët botëror, mesazh dhe nga Putini appeared first on Euronews Albania.

Kush po i bën presion SPAK? Ish-kreu i Krimeve të Rënda zbërthen mesazhet e Dumanit

14 April 2025 at 21:06

Ish-kreu i Krimeve të Rënda Eugen Beci komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën e kreut të SPAK Altin Dumani sot para KLP i cili foli për herë të parë për presion të politikës ndaj strukturës së posaçme.

Sipas Becit, prokurorët e SPAK një pjesë e të cilëve vijnë nga krimet e rënda e kanë përballuar me sukses presion e krimit të organizuar, por tashmë janë nën presionin e politikës, më tepër mazhorancës që ka krijuar perceptimin se ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet.

“Altin Dumani nuk ka folur për veten por për institucionin që ai menaxhon. Nëse fryma është që politika, konkretisht mazhoranca ka marrë nën kontroll çdo institucion, edhe për SPAK është e vështirë të funksionojë pa këto presione pasi nuk mund të funksionojë si një ishull i veçuar. Momenti tjetër edhe opozita shpesh bëhet joracionale në sulme ndaj SPAK, kjo është e dëmshme. Rama në ‘Sy më sy’ në disa seri e deligjitimoi SPAK, pastaj u tërhoq për arsye të tij. Të gjitha këto ndikojnë në punën  e SPAK pasi edhe ata janë njerëz që jetojnë në këtë ambient, ku shpesh ndikimi i mazhorancës është shumë i madh. Deri tani s’e kishin ngritur zërin. Shpresoj vërtetë që reforma të ketë prodhuar një superstrukturë, përveç pagës shumë të mirë dhe mbrojtjes, shpresoj të jenë imun edhe ndaj presioneve. Presioni ndaj krimit të organizuar është përballur me sukses, i ri është presion i nga politika, do shohim a do e përballojë”, tha Beci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kush po i bën presion SPAK? Ish-kreu i Krimeve të Rënda zbërthen mesazhet e Dumanit appeared first on Euronews Albania.

Nefi do shkojë në SPAK me 100% siguri/ Berisha nxjerr mesazhet e reja për Ballën: Nesër ndodh…

By: V K
3 March 2025 at 12:21

Ditën e sotme, jashtë dyerve të SPAK, Sali Berisha, ka nxjerrë biseda të reja nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”, duke pretenduar se ato i referohen ministrit Taulant Balla.

Më konkretisht, në biseda mes dy personave, ata bëjnë me dije se “Bujari”, ka takuar një ditë më parë “Taon”, i cili i ka dhënë garanci se kundërshtari i bandës “Nefi” do të shkojë në SPAK me 100% siguri.

Madje sipas Berishës, ata i bëjnë presion “Taos” se nëse nuk ia rregullojnë këtë gjë, ai nuk do i ketë më në krah.

Berisha deklaroi se nga kjo bisedë kuptohet se thirrjet në SPAK vendosen nga Taulant Balla dhe Edi Rama, teksa shtoi se nuk ka të dhëna se kush është personi që është paraqitur në SPAK.

Sali Berisha: Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra. Vazhdon historia e Taos, i cili siç e dini ju, pasi arrestoi me policinë dhe prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris, vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor. Por kësaj here, bashkëpunëtor numër 1 ka bandën dhe Skapin e partisë. Ju lutem dëgjojeni.

Me datën 17.11.2020, Target e njoftoi pinin AM5P80 se Bujari takoi Taon dje dhe ai konfirmoi se Nefi, kundërshtari i bandës do shkojë në SPAK 100 përqind siguri. Pra, thirrjet në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama, se Tao nuk i bën pa Edi Ramën këto dhe pastaj dërgohen në Skap për t’i ekzekutuar.

Me datën 23.11.2020, Target njofton pinin AM5P80 se të gjithë e kanë ‘bllokuar’ Taon në mënyrë që të kuptojë nëse nuk ua rregullon këtë, nuk i ka në krah. Pra, Taos banda i bën bllokadë të plotë, ose qëndroji fjalës, ose me ne do kesh punë.

Me datën 24, një ditë më vonë, Target informon të njëjtin pin se sot ata informuan Taon, ose t`i bëje këtë për ne, ose nuk do lejojmë në anën tuaj zgjedhje.

E kuptoni ku vendoset fati i zgjedhjeve dhe i votave? Vendoset në bodrumet, vendoset në shpellat e klaneve më mafioze të Edi Ramës. Dhe pastaj kësaj thirrje, këtij paralajmërimi, këtij ultimatumi, Tao tha: Nesër ndodh!

Pra, të gjitha urdhërohen nga banda, ultimatumit të bandës që ose vepro, ose nuk do ketë zgjedhje siç i do, pra nuk do vjedhim vota për ty, Tao u përgjigjet: Nesër ndodh. Këto janë krimi elektoral, dosjet e krimit të shëmtuar të Taulant Ballës, Edi Ramës, mbi të cilat fle Skapi i partisë dhe ky është një krim monstruoz kushtetues.

Nuk e kam të qartë se kush është Target në këto përgjime. Nuk mund ta them, nuk krijoj dot… që është eksponent i krimit, kjo nuk ka diskutim, por nëse është një anëtar i bandës me kollare apo me llërë të zhveshura dhe me automatik në dorë, nuk mund ta them.

Një gjë dua të them, që për mua si përgjegjës, si kryetar i partisë kryesore opozitare, krimi elektoral është krimi i parë, krimi më i shëmtuar, më i rëndësishëm, më antikushtetues. Ramën, Gjiknurin, Manjën dhe të tjerët i ka amnistuar Altin Dumani, kjo dihet që ata janë kriminelë elektoralë.

Por këto të dhëna të reja që paraqes unë për krimin elektoral, këto dëshmojnë amnistinë ndaj këtij krimi të shëmtuar nga Skapi i partisë, dëshmojnë hipokrizinë e pretendimit të tyre se do hetojmë krimin elektoral. Ndërkohë, duhet të jemi realistë, Tao në dokumente figuron më i lidhur me disa banda. Jo me një, me disa banda. Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë që mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit, është më kriminel se bandat, të cilave u shërben…

The post Nefi do shkojë në SPAK me 100% siguri/ Berisha nxjerr mesazhet e reja për Ballën: Nesër ndodh… appeared first on Albeu.com.

Bundra luan edhe me Taon/ Berisha lexon mesazhet e “SKY” në Kuvend: Nuk do t’i bëj nder Ballës…

By: V K
27 February 2025 at 12:11

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, lexoi në sallën e Kuvendit disa mesazhe, që sipas tij, në dosjen “Toyota Yaris” përmendet emri i Taulant Ballës.

Berisha tha se “bundra” luan me “Taon” në këto përgjime, duke akuzuar politikanët e qeverisë për korrupsion.

Fjala e Berishës:

Sic e shihni këta kanë marrë fund. Njeri thotë se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, tjetri flet në emër të PS, jeni katandisur aty ku e meritoni. Meqë ky tha nuk quhen Tao, por krenar do t`u lexoj disa reshtja prej tij.

Mesazhet:

Daupaj:Nuk do i bëj nder Ballës unë”.

Çela:Këto ditë po më pyet, do jetë prapë Balla, apo do jesh ti”?

Vladi:OK, se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do ta mbyllë”?

Çela: “Nga Tao, Tao. Dhe thotë se i ka në rregull letrat.

Se bundra luan edhe me Taon.

E kuptoni ju sa e rëndë është kjo? Se kush është ajo, ia dredh edhe Taos.

Jo, bundra kësaj radhe do ia marrë…

Të lutem, ky është fjalor me shkrim. E ka përdorur vetë ai”.

Çela:I dola borxhit Taos.

Ja pra kush u përfaqëson ju. Ja kush del krenar para jush. Po si jeni kështu mo, si ka mundësi? “Dakord, do ta pengoj unë, i dola borxhit”.

The post Bundra luan edhe me Taon/ Berisha lexon mesazhet e “SKY” në Kuvend: Nuk do t’i bëj nder Ballës… appeared first on Albeu.com.

Publikohen mesazhet/ Ajola Xoxa urdhëron financieren: Pa më pyetur mos merr lekë as për një kafe

By: V K
17 February 2025 at 13:36

Vijojnë te publikohen fakte dhe prova nga dosja hetimore e SPAK-ut, për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën. Në të gjitha rastet e zbardhura në vendimin e gjykatës, rezulton se Erion Veliaj me firmën e tij ka kaluar fondet e Bashkisë së Tiranës tek OJF-të e Ajola Xoxës.

Pra, zinxhiri është i tillë, që Veliaj ka firmosur për të çuar para te xhepat e familjarëve të tij.

Më tej, ka zbardhur komunikimet e punonjëseve dhe bashkëpunëtoreve të Ajola Xoxës, të cilat i quanin vampirë dhe të pangopur nga të gjitha paratë që përfitonin përmes OJF-ve.

Sot do të sjellim të tjera komunikime ku në krye këtë herë është vetë Ajola Xoxa, ku tregohet se pronarja përftuese faktike e kompanisë OJF “Harabel” është vetë ajo.

Nga komunikimet rezulton e qartë se financierja Adela Kondakçiu, i kërkon lejen Ajola Xoxës, për të kryer pagesat e drejtorit ekzekutiv Driant Zeneli.

Po kështu, nga komunikimet provohet plotësisht se personi që kontrollon efektivisht kompaninë “Nan” sh.p.k. është përsëri shtetasja Ajola Xoxa.

Shoqëria në fjalë, pasi është themeluar nga shtetasi Driant Zeneli, i është dhuruar prej këtij të fundit OJF-së “Harabel”, të kontrolluar nga Ajola Xoxa.

Nga aktet rezulton se financierja Adela Kondakçiu, merr një urdhër të prerë nga shtetasja Ajola Xoxa për të pyetur atë për çdo gjë dhe jo Driantin.

Shtetasja Ajola Xoxa shkon dhe më tej kur i thotë financieres së saj se ajo nuk duhet të marrë as lekët për një kafe pa e pyetur atë më parë.

Gjithashtu, shtetasja Ajola Xoxa urdhëron që pagesat në formë CASH të kompanisë “Harabel” dhe “Benussi” do të mbahen nga ajo dhe Adela Kondakçiu nuk duhet të pranojë shtetasin Driant Zeneli në asnjë rast.

 

Fiktiviteti i faturave për të cilat shtetasja Ajola Xoxa, kërkon të lëshohen për subjekte të caktuara, shkon edhe më tej, ndërsa i kërkon financieres së saj që kontratën për pronën ku ka selinë kompania “Harabel”, ta përpilojë duke vendosur gjysmën e çmimit.

Pasi shtetasja Adela Kondakçiu, i konfirmon se kontrata është bërë për çmimin 500 euro, shtetasja Ajola Xoxa i thotë “ok”.

Po kështu, provohet se edhe për vendimmarrje rutinë siç është pagesa e internetit për kompaninë “Harabel”, shtetasi Driant Zeneli nuk përfshihet në asnjë moment. Kjo pagesë i kërkohet shtetases Ajola Xoxa për një periudhe kohe 6-mujore.

Ajo çfarë paraqet interes në drejtim të lëvizjes së të hollave brenda rrethit të ngushtë familjar të titullarit të Bashkisë Tiranë, janë disa faturime që shtetasja Ajola Xoxa i bën kompanisë së shtetasit Arbër Veliaj, vëllait të kryetarit të bashkisë, Erionit.

Në një rast për kryerjen e “konsulencës ligjore”, kunata e shtetasit Arbër Veliaj, Ajola Xoxa, i faturon kompanisë “Gogel” që administrohet nga ky shtetas, një shumë prej 8.000 eurosh.

Nga ana e saj, financierja Adela Kondakçiu, duke pasur në konsideratë shumat e akumuluara nga kompania “Harabel” për shkak të sponsorizimeve, i kujton shtetases Ajola Xoxa se kjo OJF nuk duhet të dalë me fitim, për shkak se ligji nuk e lejon, kështu që shumat duhet të shpërndahen në persona të ndryshëm.

Ky komunikim provon sa është pasqyruar më lart, në drejtim të konfigurimit të skemës së xhirimit të të hollave nga dhe për OJF-të e krijuara dhe menaxhuara nga shtetasja Ajola Xoxa, tek dhe për entitete të tjera, ku përfshihen vetë ajo, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të sajat dhe familjarëve të saj apo dhe persona të tjerë fizikë, të lidhur ngushtë më të.

Kjo fakton se Ajola Xoxa, qëndron në krye të OJF-ve që kanë para nga Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera dhe janë shpërndarë te familjarët e familjes Xoxa-Veliaj./Oranews

The post Publikohen mesazhet/ Ajola Xoxa urdhëron financieren: Pa më pyetur mos merr lekë as për një kafe appeared first on Albeu.com.

E vërteta/ WhatsApp do nxjerrë 3 shenja nëse tjetri i bën “screenshot” mesazhit tuaj

By: user 6
4 February 2025 at 21:34

“WhatsApp do sjellë një ndryshim të ri për të treguar se personi të cilit i dërguat një mesazh i ka bërë “screenshot” ekranit”. Ky është lajmi që po përhapet në internet se ky do të jetë funksioni i ri që kompania “Meta” do të bëjë me përditësimin e ri të aplikacionit të mesazheve.

Lajmi është përhapur orët e fundit në rrjetet sociale dhe është konfirmuar edhe nga disa faqe të specializuara. Megjithatë, realiteti është krejt ndryshe. Ky është thjesht një mashtrim që qarkullon prej vitesh dhe që periodikisht bëhet sërish viral.

LEXO EDHE: Policia vë alarmin: Kujdes nëse ju vjen ky SMS në WhatsApp!

Hera e fundit që u diskutua në Twitter ishte në vitin 2021 kur u fol për shtimin e një shenje të tretë që do të bëhet blu kur fiksohet një pamje e ekranit. Kjo risi thuhej se do të bëhej për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, por megjithatë do të kishte alarmuar ata që, për të ruajtur bisedat dhe përmbajtjet në galeri, janë mësuar të “fiksojnë ekranin” pa dijeninë e bashkëbiseduesit. 

LEXO EDHE: “Të dërgova gabimisht një kod”/ Kujdes nga SMS që mund t’ju vjedhë WhatsApp 

Megjithatë, nuk ka asgjë zyrtare. Edhe informacioni që flet për një test të mundshëm në një version beta, të lëshuar vetëm për disa përdorues për të verifikuar veçoritë e reja të aplikacionit, nuk është konfirmuar. Aktualisht ka vetëm dy shenja kontrolli në WhatsApp. E para është gri dhe shfaqet kur dërgoni mesazhin. E dyta, me të njëjtën ngjyrë është kur mesazhi i dërgohet marrësit dhe vetëm kur ai e sheh mesazhin të dyja bëhen blu. ©LAPSI.al

The post E vërteta/ WhatsApp do nxjerrë 3 shenja nëse tjetri i bën “screenshot” mesazhit tuaj appeared first on Lapsi.al.

Nesër, Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste, Rama ndan mesazhin e dy të rinjve

31 January 2025 at 23:21

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Në Pallatin e Kongreseve po bëhen përgatitjet e fundit, pasi siç është paralajmëruar edhe më herët nga kryeministri, njëherazi kryesocialisti Edi Rama, nesër pritet të zhvillohet aty Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste.

Kryeministri Rama ka postuar një video në rrjetet sociale, kur përpos mesazheve të dy të rinjve protagonistë në të, janë zbuluar edhe imazhe nga skena ku do të ngjiten 30 të rinj folës, ndërsa aktiviteti do të përmbyllet me fjalimin e kryeministrit Rama.

“Jemi në Pallatin e Kongreseve ku nesër do të zhvillohet Kongresi Kombëtar. Një superevent ku kryefjalë është rinia. Ja ky është vendi ku rinia do të thotë mendimin e saj: qartë dhe pastër. Këtu do të kemi 30 folës të rinj dhe në fund do të përmbyllet me fjalimin e Kryeministrit,” thonë dy të rinjtë.

Kryetari i PS, Rama ka shpërndarë videon në Facebook duke mbështetur mesazhet e të rinjve socialistë, ndërsa shprehet “Epo mirë, nesër, nesër!”.

Sipas videos, pritet që nesër salla të pushtohet nga të rinjtë e Partisë Socialiste, të cilët do të vijnë nga të gjitha qarqet, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim.

“Pas diskutimeve që janë bërë në të gjithë Shqipërinë, është momenti që rinia e Partisë Socialiste të mbushë sallën e Pallatit të Kongreseve plot,” thonë dy protagonistët e videos, ndërsa e mbyllin mesazhin e tyre me një thirrje për pjesëmarrje nesër në Kuvendin Kombëtar të rinisë socialiste, aty ku sipas tyre, zëri i të rinjve bëhet forcë për të ardhmen.

“E ardhmja i përket së majtës, së majtës moderne, së majtës rinore,” përfundon videoja.

/a.f/r.e/

The post Nesër, Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste, Rama ndan mesazhin e dy të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mbrojtja e bektashizmit, amanet për çdo patriot shqiptar

25 January 2025 at 12:50

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, ku theksoi se “të gjithë duhet t’i premtojnë njëri-tjetrit, shpëtimin, mbrojtjen dhe promovimin e bektashizmit, kësaj trashëgimie të vyer kulturore shqiptare”.

“Askush, që flet shqip dhe që është shqiptar prej vërteti, se ka dhe ca që flasin shqip dhe që janë shqiptarë që Allahu na ruajtë neve prej tyre dhe Allahu u bëftë derman mendjes së tyre, por shyqyr, lavdi Allahut janë pak shumë.

Askush nuk ka pse t’i trembet idesë, të kësaj embleme, të këtij statusi të posaçëm të selisë së Kryegjyshatës Botërore, përkundrazi gjithkush duhet ta shohë si detyrim, për të mos e lënë të vdesë, por për t’ja garantuar vazhdimësinë e jetës, frymës së ngjizur në fletoren e Bektashinjve e shkruar nga Naim Frashëri dora vetë”, u shpreh kryeministri Rama.

Në fjalën e tij, Rama tha se: “kjo fletore është e shkruar si një amanet për çdo patriot shqiptar, dhe si një udhërrëfyes kuptimplotë për këdo që do të kuptojë pa u munduar fare. Në këtë rast këtë ua sugjeroj analistëve që përgjithësisht nuk duan të mundohen për të kuptuar, dhe ngaqë nuk kuptojnë pa u munduar flasin shumëçka që është për t’ju ridrejtuar Allahut me lutjen që të bëjnë derman edhe për mendjet e tyre”.

“Fletorja e Bektashinjve lexohet shpejt dhe t’i thotë të gjitha ato që ke nevojë, për të mos u ngatërruar dhe për të mos i vënë shkopinj nën rrota një karvani të cilit i ka ardhur koha të ndalet dhe të hapë këtë portë të shpëtimit dhe të prosperitet krah për krah me komunitetet e tjera për komunitetin bektashi”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama e mbylli fjalën e tij me një mesazh nga Haxhi Bektash Veliu.

“Rruga jonë është rruga e dashurisë, në këtë rrugë nuk ka ndarje, sepse Zoti është një dhe zemrat tona janë tempulli i tij”.

The post Rama: Mbrojtja e bektashizmit, amanet për çdo patriot shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

5 gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë me mesazhe, sipas ekspertëve

By: M C
8 January 2025 at 23:38

Shumë prej nesh preferojnë të përdorin SMS-të si formën tonë kryesore të komunikimit sepse është kaq i shpejtë dhe i lehtë. Por mund të mendoni më mirë dy herë përpara se të shtypni butonin e dërgimit. Pra, edhe nëse nuk po dërgoni asgjë shumë serioze, mos lejoni që fjalët tuaja të humbasin në përkthim. Psikologët dhe ekspertët e marrëdhënieve pohojnë se disa gjëra nuk duhen thënë kurrë me mesazhe. Lexoni më tej për të mësuar se çfarë mbetet më mirë të mos thuhet në këtë mënyrë.

Ndërsa ka shumë aspekte pozitive për të dërguar mesazhe, Sarah Sëenson, një terapiste e licencuar që punon me çifte në mbarë botën, thotë se shumica e keqkuptimeve “vijnë nga keqinterpretimi i teksteve”.

Shumë prej nesh preferojnë të përdorin SMS-të si formën tonë kryesore të komunikimit sepse është kaq i shpejtë dhe i lehtë. Por mund të mendoni më mirë dy herë përpara se të shtypni butonin e dërgimit. Pra, edhe nëse nuk po dërgoni asgjë shumë serioze, mos lejoni që fjalët tuaja të humbasin në përkthim. Psikologët dhe ekspertët e marrëdhënieve pohojnë se disa gjëra nuk duhen thënë kurrë me mesazhe. Lexoni më tej për të mësuar se çfarë mbetet më mirë të mos thuhet në këtë mënyrë.

Ndërsa ka shumë aspekte pozitive për të dërguar mesazhe, Sarah Sëenson, një terapiste e licencuar që punon me çifte në mbarë botën, thotë se shumica e keqkuptimeve “vijnë nga keqinterpretimi i teksteve”.

“Çfarë do të thuash me këtë?”

Nëse dëshironi ta përkëdhelni pak mikun tuaj ose t’i dërgoni një skicë për të qeshur me tekst, sigurohuni! Por për biseda të tilla të lehta si këto, ndoshta këtu duhet ta kufizoni.

“Të dërgosh mesazhe nuk është mënyrë për të pasur një bisedë të gjatë apo serioze me një person tjetër. Shumë mund të humbasin në përkthim,” paralajmëron Kali Ëolken, një këshilltare e licencuar për karrierë dhe shëndet mendor.

Nëse e gjeni veten duke shkruar “Çfarë do të thuash me këtë?” ju duhet të rivlerësoni dhe të kaloni në një bisedë ose ballë për ballë sa herë që është e mundur.

“Kur flasim ballë për ballë me një person, ne jemi në gjendje të kuptojmë të gjitha pjesët e komunikimit verbal dhe joverbal. Kjo zvogëlon mundësinë për të keqinterpretuar diçka dhe ne gjithashtu mund të kërkojmë shpejt sqarime nëse ndihemi konfuzë,” shpjegon Ëolken.

“Ndërsa ne mund të themi: “Çfarë do të thuash me këtë?” në një përgjigje tekstuale, vonesat dhe mungesa e fjalëve joverbale në një tekst mund të çojë në më shumë probleme për t’u kuptuar nga dërguesi.’

” Dua divorcin”
Shumica prej nesh ndoshta janë përballur me një tekst ndarjeje në një moment. Por nëse keni qenë ju personi që keni dërguar një mesazh të tillë, duhet të shmangni përsëritjen e tij në të ardhmen.

Haley Riddle, psikologe, thotë se ndarja me dikë për shkak të mesazheve nuk duhet të konsiderohet kurrë një opsion. “Vendosja për t’i dërguar mesazh partnerit tuaj për t’i dhënë fund marrëdhënies mund të jetë lënduese dhe mosrespektuese,” shpjegon ajo.

Sipas Riddle, shumë njerëz zgjedhin komunikimin dixhital për ndarjet si një përpjekje për të shmangur konfliktin ose për të treguar ndjenjat e tyre. Por ai thotë se dërgimi i mesazheve si ‘Po ndahem me ty’ shihet shpesh nga marrësi “si informal dhe jopersonal” dhe gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ tek dërguesi.

“Të dërgosh mesazhe nuk është njësoj si të flasësh personalisht”, thotë Riddle. “Kur dikush vendos t’i japë fund lidhjes me tekst, nuk e mbyll plotësisht lidhjen sepse lë shumë të hapura për keqinterpretim”.

“Të dua” (për herë të parë)

Kur bëhet fjalë për mesazhet që i dërgoni dikujt të rëndësishëm për ju, ato nuk duhet të jenë domosdoshmërisht negative. Sipas Chris Rabanera, një terapist i licencuar, kurrë nuk duhet t’i thoni partnerit tuaj “Të dua” për herë të parë me mesazh. “Kjo është mënyra e gabuar për të përdorur mesazhe”, këshillon ajo.

Në vend të kësaj, Rabanera thotë se “bisedat e rëndësishme” si kjo duhet të ndodhin vetëm personalisht. “Kur i thua diçka të tillë një personi, dëshiron të jesh i pranishëm”, shpjegon ai. “Dëshironi të shihni reagimin e tij. Ju dëshironi të jeni aty personalisht me të. Ju dëshironi përvojën e plotë.”

“Çfarëdo qoftë” ose “çfarëdo që të thuash”
Shumica prej nesh ndoshta kanë shkruar një tekst të shpejtë “çfarëdo qoftë” nga zhgënjimi më shumë herë sesa mund të kujtojmë.

Por ekspertja e marrëdhënieve, Aditya Kashyap Mishra thotë se kjo është shprehja e vetme që ajo i këshillon njerëzit të mos dërgojnë kurrë mesazhe. “Kjo është një mënyrë e sigurt për të përfunduar një bisedë. Është një mënyrë për të thënë se nuk jeni të interesuar për personin tjetër apo bisedën.”

Zakonisht dërgojmë një tekst “çfarëdo” ose “çfarëdo që të thuash” në kohë zemërimi, por zemërimi është një emocion dytësor që nuk duhet ta ndajmë me të tjerët përmes mesazhit, sepse në fakt nuk e trajton çështjen në fjalë të mërzitur. “Kur reaktiviteti emocional është i lartë, ne mund të dërgojmë mesazhe me fjalë që nuk i duam pa pasur kohë për t’i filtruar dhe përpunuar ato më parë.”

Çdo gjë që lidhet me emocione negative
Është më mirë të shmangni dërgimin e çdo teksti që “ka një ndjenjë negative”, sipas Michael Morris, një terapist dhe këshilltar familjar. “Çdo shprehje zhgënjimi, zemërimi, pakënaqësie apo frike diskutohet pothuajse gjithmonë më së miri përmes komunikimit të drejtpërdrejtë”, thotë ajo, si ballë për ballë ose përmes telefonit.

“Ka një ndjenjë urgjence që lidhet me emocionet negative [dhe] nevoja për t’i shprehur ato emocione mund të jetë intensive,” pranon Morris. “Shpesh harrojmë se është dikush në anën tjetër [të tekstit], i cili lëndohet, befasohet ose zemërohet nga fjalët tona. Një bisedë e ngushtë na bën më të sjellshëm, ndërkohë që ka edhe “kangjella mbrojtëse” që na pengojnë të themi gjëra të kota, që mund të lëndojnë dhe ofendojnë”.

Në përgjithësi, këshilla është të mos ndani ndjenja ose mendime të forta në një mesazh, për të shmangur keqkomunikim të mëtejshëm. “Nëse do të ndani diçka që mund të interpretohet si negative ose fyese, është më mirë ta bëni personalisht. Në këtë mënyrë, ju mund të vlerësoni reagimin e personit tjetër dhe të shpjegoni më qartë ndjenjat tuaja.”

The post 5 gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë me mesazhe, sipas ekspertëve appeared first on Albeu.com.

❌
❌