Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Kosova dhe Shqipëria e mbyll vitin në të në ranglistën e FIFA-s në pozitat që ishin

22 December 2025 at 23:54


Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar ranglistën e fundit për vitin 2025, me pak ndryshime krahasuar me publikimin e muajit nëntor.

Kosova e përfundon vitin në pozitën e 80-të, që është renditja më e mirë në historinë e saj dhe e njëjtë me atë të muajit të kaluar. Ky pozicion vjen pas paraqitjeve të suksesshme në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ku Kosova e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Zvicrës, duke lënë prapa Slloveninë dhe Suedinë.

Ndërkohë, Shqipëria e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të në ranglistën botërore.

Sa i përket kundërshtarëve të Kosovës në plejof, Sllovakia renditet e 45-ta dhe është rivali në gjysmëfinale më 26 mars në Bratisllavë. Në rast kualifikimi në finale, Kosova mund të përballet me Turqinë (25-ta) ose Rumaninë (47-ta).

Në krye të ranglistës botërore, nga viti 2026 do të jetë Spanja, e ndjekur nga Argjentina, Franca, Anglia dhe Brazili.

Për suksesin historik të Kosovës ka folur edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili në një videomesazh theksoi arritjen e Kombëtares së Kosovës, duke veçuar pozitën e 80-të si renditjen më të mirë ndonjëherë në historinë e saj. /Telegrafi/

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Ernest Muçi shënon dhe asiston, por Trabzonspori mposhtet

22 December 2025 at 20:38


Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, ka konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon në elitën e futbollit turk.

Muçi ishte protagonist për Trabzonsporin, duke realizuar një gol dhe duke dhuruar një asistim, megjithatë kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 4-3 ndaj Gençlerbirligi, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma dhe që i takoi xhiros së 17-të të kampionatit.

Fillimisht, në minutën e 50-të, 24-vjeçari asistoi për golin e dytë të Trabzonsporit, të shënuar nga Felipe Augusto.

Më pas, në minutën e 67-të, Muçi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin e tretë për ekipin e tij. Ai e përfundoi ndeshjen si titullar dhe ishte ndër më të dalluarit në fushë.

pic.twitter.com/eEtmotbuRP
— ▶️ Follow:@CenterOfGoals (@KandaceKit76525) December 22, 2025


Në këtë edicion, Muçi ka regjistruar shtatë gola dhe dy asistime në 14 paraqitje në kampionat, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Trabzonsporit.

Pas kësaj xhiroje, Trabzonspori renditet në vendin e tretë me 35 pikë, katër më pak se Fenerbahçe që mban pozitën e dytë, ndërsa kryesimin e tabelës e ka Galatasaray me 42 pikë. Në anën tjetër, Gençlerbirligi ndodhet në vendin e 11-të me 18 pikë. /Telegrafi/

Bëri shqiponjën në Podgoricë: Edhe pse fitoi finale, pingpongisti kosovar eliminohet nga gara

21 December 2025 at 23:19


Një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi, pasi gjatë festës së fitores në finale bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Lajmi u bë i ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti Rejan Krasniqi.

Ngjarja ndodhi në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi. Sipas njoftimit të klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales.

Në videon e publikuar nga klubi, Rejani shihet duke festuar fitoren dhe duke bërë simbolin e shqiponjës drejt familjarëve dhe ekipit të tij.

“Rejani fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij. Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, thuhet në njoftimin e klubit.


Klubi i pingpongut “Gani Maloku” ka bërë të ditur se kjo ishte hera e katërt që merrte pjesë në turneun e hapur “Podgorica Open”. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Ballkani kampion vjeshtor, mbetet edhe një ndeshje – interesant për kreun dhe mbijetesën

21 December 2025 at 17:08


Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.

Prishtina mori një fitore të rëndësishme, të parën në epokën e Afrim Tovërlanit, duke mposhtur Drenicën me rikthim, me rezultat 2-1.
Ramiz Bytyqi dhe Mario Ilievski i shënuan golat për Prishtinën, ndërsa Ronaldo Chacon shënoi për Drenicën.

Ferizaj po ashtu mori një fitore shumë të rëndësishme, përballë Llapit të Tahir Batatinës, dhe atë në kohën shtesë, me rezultat 2-1.
Betim Haxhimusa ishte heroi i Ferizajt me dy gola, ndërsa për Llapin shënoi Muhamet Hyseni.


Sot Dukagjini dhe Ballkani zhvilluan një ndeshje të fortë, por që u mbyll pa gola.

Malisheva, në anën tjetër, e ndali Dritën në barazim 1-1, ku Jorgo Pëllumbi shënoi fillimisht për gjilanasit, por Xhemal Ibishi barazoi në fund.

Ndeshja me më shumë gola ishte ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës së Re, ku vendasit shënuan fitore me rezultat 3-2.
Edi Basa shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Senad Jarović. Mysafirët reaguan me dy gola, të Gomes dhe Astrit Berishës, por nuk ia dolën të marrin pikë.

Edhe një ndeshje zhvillohet, por Ballkani është kampion vjeshtor

Për ta mbyllur të gjithë stinorin vjeshtor, do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo mes Dritës dhe Prishtinës, e cila ishte shtyrë disa javë më parë.

Ballkani mbetet lider me 33 pikë dhe vetëm një fitore e Prishtinës (30 pikë) do të mund ta zinte në renditje, por jo ta kalonte, pasi edhe me golaverazh dhe në ndeshjet e ndërsjellta, falë goldallimit, suharekasit janë më mirë.

Prishtina me 30 pikë e ka të sigurt pozitën e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Dukagjini me 29 pikë. Malisheva ka 27 pikë në pozitën e katërt.

Pozitat pesë dhe gjashtë i ndajnë Drita dhe Gjilani, që kanë nga 26 pikë.

Skuadrat që janë në zonën e mbijetesës janë katër, me Llapin që është në pozitë më të mirë, atë të shtatën me 21 pikë. Drenica ka 20 pikë si e teta, ndërsa Ferizaj me 19 pikë është në vendin e nëntë. Fundin e renditjes e mbyll Prishtina e Re, që ka tubuar deri më tani 15 pikë.

Stinori pranveror kthehet në shkurt, fillimisht me ndeshjes e Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Arsenali do të shesë një nga yjet e tij kryesorë në janar?

21 December 2025 at 16:49


Lajme tronditëse kanë përfshirë qarqet e futbollit anglez, me Arsenalin që, sipas raportimeve, është i gatshëm të shesë një nga lojtarët e tij kryesorë, Gabriel Martinellin, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Nëse këto thashetheme rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një nga transferimet më të bujshme të afatit të dimrit.

Sipas mediave angleze, trajneri Mikel Arteta ka marrë vendim për të nxjerrë në shitje anësorin brazilian. Gazetari turk Sercan Hamzaoglu shkon edhe më tej, duke deklaruar se Martinelli tashmë i është ofruar gjigantit turk, Fenerbahce.

“Arsenali vendosi ta shesë Gabriel Martinellin dhe ai iu ofrua Fenerbahces. Është një lojtar i shtrenjtë,” ka pohuar Hamzaoğlu, duke shtuar: “Nuk e di nëse Fenerbahçe do ta pranojë një transferim të tillë, por ai iu ofrua atyre”.

Shkëlqim në Ligën e Kampionëve

Ky lajm vjen si një surprizë e madhe, veçanërisht duke pasur parasysh formën e Martinellit në Ligën e Kampionëve. Edhe pse ai ka qenë titullar vetëm në pesë ndeshje të Ligës Premier këtë sezon, braziliani ka shënuar gol në pesë paraqitje radhazi në garën elitare evropiane, duke u bërë lojtari i parë në historinë e Arsenalit që arrin një statistikë të tillë.

Nëse skenari i shitjes bëhet realitet, pritet që shumë klube të mëdha evropiane – padyshim më të fuqishme financiarisht se Fenerbahçe – të hyjnë në garë për shërbimet e tij.

Bayern Munich, që edhe më herët ka shfaqur interes për sulmuesin brazilian, përmendet tashmë si një nga klubet e interesuara.

Një kthesë e papritur në raportin me Artetën?

Situata duket edhe më e pazakontë duke qenë se Arteta e ka vlerësuar vazhdimisht Martinellin në deklaratat e tij publike, duke e cilësuar si një lojtar shumë të rëndësishëm për skemën e Arsenalit.

Për këtë arsye, lindin pikëpyetje se çfarë mund të ketë ndodhur në marrëdhënien mes trajnerit dhe lojtarit për të çuar drejt një vendimi kaq drastik.

Martinelli ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2027, ndërsa largimi i tij do të përbënte një goditje të madhe për tifozët, sidomos në një sezon ku “Topçinjtë” synojnë titullin në Angli dhe sukses në Evropë, objektiva që kërkojnë maksimumin e cilësisë në skuadër.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e kartonit të brazilianit aktualisht vlerësohet në 45 milionë euro. /Telegrafi/

Drita në histori – ecuria, të ardhurat milionëshe dhe kundërshtarët e mundshëm në play-off

18 December 2025 at 23:50


Drita ka përfunduar fazën e grupeve të Ligës së Konferencës me 8 pikë, pas 2 fitoreve, 2 barazimeve dhe 2 humbjeve, duke e mbyllur në vendin e 20-të dhe duke siguruar play-offin.

Fitoret erdhën ndaj Shelburne dhe Shkëndijës, barazimet me KuPS dhe Omaninë, ndërsa humbjet ndaj AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano.

Me këtë performancë, ekipi nga Gjilani ka siguruar kalimin në fazën e play-off-it, duke u renditur në pozitën e 20-të në renditjen e përgjithshme të ekipeve që nuk u kualifikuan direkt për 1/8 e finales. Kjo shënon një arritje historike për futbollin kosovar.

Klubi gjilanas zhvilloi të enjten ndeshjen e fundit të fazës së ligës, duke u mposhtur me rezultat 3-0 nga Rayo Vallecano.

Me përfundimin e të gjitha ndeshjeve, tashmë është e ditur se kundërshtarët e mundshëm të Dritës në play-off do të jenë Celje nga Sllovenia ose AZ Alkmaar nga Holanda.

Ndeshjet e play-off-it të Ligës së Konferencës do të luhen më datat 19 dhe 26 shkurt, ndërsa shorti do të hidhet më 31 janar.

Përfitimet financiare

Nga pjesëmarrja në garë, Drita ka përfituar shpërblime të ndryshme: për dy fitoret e saj në grup, klubi ka marrë 800.000 euro, ndërsa për dy barazimet ka siguruar 266.000 euro. Përveç këtyre, ka marrë edhe 80.120 euro shpërblime nga barazimet e tjera.

Pjesëmarrja në play-off i sjell Dritës 700.000 euro të tjera, ndërsa për pjesëmarrjen në grup klubi përfiton 3.170.000 euro dhe për bonusin kryesor të fazës së grupeve shtohen edhe 476.000 euro.

Totali i këtyre përfitimeve është 5.492.120 €, pa përfshirë market pool dhe shpërblimet e tjera shtesë, që e çojnë shumën e përgjithshme mbi 6 milionë euro.

Kjo është një arritje e madhe për Dritën, që jo vetëm siguron progres në Evropë, por edhe një bazë të fortë financiare për të ardhmen e klubit.

telegrafi.com

Trajneri flet për preferencën e kundërshtarit

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ka deklaruar se do të preferonte që ekipi të përballej me Celjen të Sllovenisë, duke tentuar të evitonte AZ Alkmaar.

"AZ Alkmaar e njohim, preferoj Celjen si kundërshtar në play-off", tha ai, duke kujtuar se këto dy skuadra u ndeshën në fazën e ligës, me holandezët që fituan në Prishtinë me 3-0.

Zekirija Ramadani prononcohet pas ndeshjes, ja cilin kundërshtar preferon ai në ‘play-off’ telegrafi.com

Shorti për fazën play-off do të hidhet më 31 janar, dhe ndeshjet do të luhen më 19 dhe 26 shkurt. /Telegrafi/

Barcelona ka një spiun në dhomën e zhveshjes - Flick e zbuloi me një metodë dinake se kush ishte

18 December 2025 at 22:33


Ka tension të madh në Barcelonë, por jo për shkak të asaj që ndodh në fushë, por për shkak të problemeve që po zhvillohen pas dyerve të mbyllura në dhomën e zhveshjes.

Për javë të tëra, informacionet konfidenciale nga takimet taktike të Barcelonës përfunduan në mënyrë misterioze në mediat spanjolle, duke shqetësuar seriozisht qetësinë e ekipit.

Sipas gazetarit Rafael Hernández në Twitter, trajneri Hansi Flick ka zbuluar tashmë se kush fshihet pas rrjedhjes së informacionit.

Metoda e zgjuar e Flick

Flick ndërmori një veprim të zgjuar për të identifikuar “spiunin” në dhomën e zhveshjes. Ai qëllimisht i dha informacion të rremë një lojtari që dyshonte se po rridhte detaje të brendshme. Kurthi ishte i thjeshtë: Flick përhapte lajmin se Wojciech Szczęsny do të luante në vend të Marc-André ter Stegen për ndeshjen e Kupës së Mbretit të martën.

Plani funksionoi. Ter Stegen mbajti portën në atë ndeshje, duke konfirmuar se informacioni i rremë kishte rrjedhur nga një rreth shumë i ngushtë brenda ekipit. Me këtë, sipas mediave, spiuni u zbulua.

Reagimi i klubit

Edhe pse Barcelona nuk ka komentuar zyrtarisht për këtë çështje, brenda klubit thuhet se është e qartë kush tradhtoi besimin e Flick.

Pritet që trajneri të ndërmarrë hapa konkretë në periudhën në vijim, duke marrë parasysh se rrjedhjet e vazhdueshme të informacionit kanë shqetësuar seriozisht stafin dhe kanë zemëruar trajnerët.

Një precedent i ngjashëm

Metoda e Flick kujton një rast të famshëm nga Liga Premier në vitin 2019. Coleen Rooney, gruaja e legjendarit Wayne Rooney, përhapi informacion të rremë përmes profilit të saj privat në Instagram për të zbuluar se kush po i kalonte detaje tabloideve.

Informacioni përfundimisht u gjurmua te Rebekah Vardy, gruaja e Jamie Vardyt, dhe çështja përfundoi në gjykatë, me një kompensim prej rreth 1.6 milion euro.

Në Barcelonë, një epilog i tillë nuk pritet, por është e qartë se Flick nuk do të tolerojë më tradhtinë e besimit brenda dhomës së zhveshjes. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo i 2013 apo Kylian Mbappe i 2025 – kush kishte sezonin më të mirë?

18 December 2025 at 19:31


Krahasimi i statistikave mes dy yjeve të Real Madridit ka rikthyer në vëmendje një debat të madh: a po i afrohet Kylian Mbappr sezonit historik të Cristiano Ronaldos nga viti 2013?

Cristiano Ronaldo mban ende rekordin për më së shumti gola të shënuar nga një lojtar i Real Madridit brenda një viti kalendarik – plot 59 gola në vitin 2013.

Kylian Mbappe, nga ana tjetër, është shumë pranë këtij rekordi në vitin 2025, me 58 gola të realizuar dhe një ndeshje ende për t’u luajtur.

Statistikat krahasuese

Cristiano Ronaldo (2013):
– 50 ndeshje
– 59 gola
– 14 asistime
– 7 het-trik

Kylian Mbappé (2025):
– 58 ndeshje
– 58 gola
– 5 asistime
– 5 het-trik

Nga këto shifra, Ronaldo ka një mesatare më të mirë golash për ndeshje, pasi arriti 59 gola në vetëm 50 paraqitje. Po ashtu, ai kontribuoi ndjeshëm më shumë në lojën kolektive me 14 asistime, krahasuar me 5 të Mbappe.

Liga e Kampionëve – faza eliminatore

Edhe në ndeshjet vendimtare të Ligës së Kampionëve, Ronaldo del në avantazh. Në vitin 2013, ai shënoi 6 gola nga raundi i 16-tave deri në gjysmëfinale, duke realizuar në çdo ndeshje, përveç njërës.

Mbappe, në edicionin 2025, ka shënuar 4 gola në fazat eliminatore, të gjithë kundër Manchester Cityt, ndërsa nuk ka realizuar asnjë gol në raundin e 16-tave dhe çerekfinale.

El Clasico – pika e fortë e Mbappe

E vetmja fushë ku Mbappé ka epërsi të qartë është El Clasico. Sulmuesi francez ka shënuar 6 gola në 4 përballje ndaj Barcelonës, ndërsa Ronaldo në katër El Clasico të vitit 2013 kishte regjistruar 2 gola dhe 1 asistim.

Përfundim

Statistikat tregojnë se Cristiano Ronaldo i vitit 2013 mbetet më i kompletuar dhe më vendimtar, sidomos në ndeshjet e mëdha evropiane dhe në kontributin kolektiv. Megjithatë, Kylian Mbappé është shumë pranë historisë dhe me një ndeshje ende për t’u luajtur, ai ka mundësinë ta barazojë ose ta thyejë rekordin legjendar.

Debati mbetet i hapur – kush ishte më i mirë? Ronaldo i 2013-s apo Mbappé i 2025-s?

/Telegrafi/

"Kam ende ankthe, nuk e dini çfarë më bën" - nutricionistja e njohur padit Real Madridin pasi kaloi nëpër ferr

18 December 2025 at 18:40


Itziar Gonzales De Arriba, një nutricioniste sportive e respektuar me kualifikime mbresëlënëse, iu bashkua Real Madridit rreth një vit më parë.

Klubi e punësoi atë në kulmin e krizës së dëmtimeve muskulore, ndërsa referencat e saj përfshinin emra si Dani Carvajal dhe Rodrygo – lojtarë që, sipas saj, nën drejtimin e saj kishin lënë pas problemet fizike.

Ajo që në fillim dukej si një bashkëpunim perfekt, u shndërrua shpejt në një makth. Pas muajsh heshtjeje dhe një përplasjeje të hapur ligjore me klubin, Itziar vendosi të tregojë versionin e saj të ngjarjeve, të cilin e përshkruan si “ferr në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan MARCA.

Ftesa e presidentit dhe pritja armiqësore

Gonzalez pretendon se mbërriti në klub me ftesë personale të presidentit Florentino Pérez.

“Për aq sa di unë, presidenti i kërkoi shërbimit mjekësor që të vija në sezonin 2021/22. Për shkak të përvojave të këqija me ekipe të tjera, refuzova fillimisht, por ata këmbëngulën”, kujton ajo.

Në atë sezon, ajo punoi vetëm me Carvajal dhe Rodrygo, por në tetor 2024 klubi e kontaktoi sërish.

“Pranova sepse më thanë se ishte kërkesë personale e presidentit dhe se ai do të sigurohej që mjekët të më respektonin dhe të më linin të punoja”, shpjegon Itziar.

Megjithatë, pritja ishte gjithçka tjetër veçse miqësore, sidomos nga stafi mjekësor i klubit.

“Që nga minuta e parë, shërbimi mjekësor krijoi një mjedis armiqësor. Ditën e parë më thanë se isha aty për tekat e presidentit dhe se do ta manipulonin atë për të më shkarkuar. Nuk më prezantuan, nuk më përshëndetën dhe nuk flisnin me mua”, pretendon ajo.

Situata u përkeqësua shpejt, madje duke e akuzuar për vjedhje.

“Brenda javës së parë, më akuzuan për vjedhje të suplementeve dietike. Arrita të provoja se nuk isha fajtore, por frika më pushtoi dhe që nga ajo ditë fillova të komunikoja gjithçka vetëm me shkrim”, deklaroi ajo De Arriba.

Sabotim në çdo hap

Sipas saj, Florentino Pérez kishte një vizion të qartë për rolin e saj, madje edhe kishte biseduar.

“Presidenti erdhi personalisht dhe më shpjegoi çfarë donte që unë të bëja: të zbatoja metodën time, të isha përgjegjëse për ushqyerjen, menutë e udhëtimeve dhe suplementet për të gjithë ekipin”, thotë González.

Por zbatimi i këtij plani, sipas saj, u sabotua vazhdimisht nga stafi mjekësor i klubit.

“Më krijonin probleme të vazhdueshme: vendosnin në bufe ushqime që nuk i rekomandoja, kamerierja u thoshte lojtarëve të mos më dëgjonin, shefi i kuzhinës përgatiste çfarë të donte – madje edhe ëmbëlsira para ndeshjes”, tregon ajo.

Ajo shton se mjekët u thoshin lojtarëve të mos ndiqnin udhëzimet e saj dhe të mos i jepnin informacion për gjendjen fizike.

“Talleshin me mua, qeshnin në grupet e WhatsApp-it dhe u thoshin lojtarëve t’i bënin gjërat ndryshe nga ajo që thosha unë”, tregon ajo.


Suksesi që nuk u përballua

Pavarësisht pengesave, disa lojtarë që ndoqën programin e saj filluan të ndienin përmirësime të dukshme.

“Njëri ndaloi së ndieri dhimbje, një tjetër nuk kishte më ngërçe, një i tretë thoshte se nuk lodhej kurrë. Disa thanë se mund të vazhdonin të luanin edhe pas minutës së 90-të”, tregon ajo.

Sipas Itziarit, ky reagim pozitiv ishte pika e kthesës.

“Fakti që lojtarët po e lidhnin gjendjen e tyre me dietën time krijoi një urrejtje të padurueshme ndaj meje nga shërbimi mjekësor. Trembëdhjetë ditë pas nënshkrimit të kontratës kërkova ta ndërprisja, por më thanë të prisja sepse lojtarët dhe presidenti më donin”, nënvizon ajo.

Tensionet arritën kulmin pas ndeshjes kundër Atalantës në dhjetor 2024, kur metodat e saj u përdorën më gjerësisht.

“Komentet në dhomën e zhveshjes ishin shumë pozitive dhe stafi mjekësor nuk e përballoi dot këtë”, thotë ajo.


Ndalimi i hyrjes dhe largimi

Pas ndeshjes kundër Gironës në shkurt 2025, situata shpërtheu.

“Pashë presidentin Pérez të vinte tek unë shumë i zemëruar për gënjeshtrat që i kishin thënë për mua. Për mua, aty mbaroi gjithçka”.

Sipas saj, më pas iu ndalua kontakti me lojtarët, hyrja në ndeshje dhe në fund edhe hyrja në qendrën stërvitore Valdebebas.

“Më thanë se ishte për sigurinë time dhe se do të hapej një hetim i brendshëm. Më detyruan të punoja nga shtëpia, edhe pse shërbimi mjekësor nuk zbatonte asgjë nga udhëzimet e mia”, tregon e mërzitur.

Më në fund, drejtori i burimeve njerëzore e njoftoi për përfundimin e bashkëpunimit.

“Më falënderuan për punën, pranuan se kishin dështuar me mjekët dhe më paguan pjesën e mbetur të kontratës. E vetmja gjë që kërkova ishte që presidenti dhe lojtarët të dinin të vërtetën dhe të mohoheshin gënjeshtrat për mua. Më thanë se kjo nuk ishte e mundur”, tregon ajo.

Padi për të vërtetën

Pavarësisht paralajmërimeve, Itziar González vendosi të ngrejë padi ndaj klubit më të madh në botë.

“Edhe pse më këshilluan të mos e bëja, duke më thënë se nuk kisha asnjë shans dhe se kjo do të ma shkatërronte jetën, vendosa të shkoj në gjykatë. Nuk më intereson fitorja apo humbja, dua vetëm që e vërteta të dalë në dritë”

“Të gjithë më thanë se Real Madridi ka fuqi të madhe dhe se do të më shkatërronin reputacionin. Ende kam ankthe çdo natë. Dua ta mbyll këtë kapitull dhe ndiej se nuk mund ta bëj pa treguar historinë time”, e mbyll rrëfimin e saj De Arriba. /Telegrafi/

Mauro Icardi po largohet nga Galatasaray, fillojnë bisedimet me tri klube italiane

17 December 2025 at 23:53


Mauro Icardi pritet të largohet nga Galatasaray, ndërsa përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë mundësinë e një rikthimi në Serie A, sipas mediave nga Italia.

Sulmuesi argjentinas, ish-kapiten i Interit, është propozuar te Milan, Como dhe Roma. Sipas Sportmediaset, përmes CalcioMercato, janë bërë kontaktet e para, por jo negociata konkrete, me synim afatin e janarin.

Icardi iu bashkua Galatasaray në sezonin 2022-23 fillimisht si huazim nga Paris Saint-Germain dhe ka kontratë deri në qershor 2026. Megjithatë, ky sezon pritet të jetë i fundit i tij në Stamboll, dhe largimi në janar nuk përjashtohet.

Roli i Icardit te Galatasaray është zvogëluar për shkak të konkurrencës në skuadër. Prania e Victor Osimhen dhe Leroy Sané, si dhe synimi i klubit për të sjellë një sulmues tjetër në janar – me Ademola Lookman ende në listë – kanë ulur mundësitë e Icardit.

Argjentinasi ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon, por ka mbledhur vetëm 800 minuta dhe ka startuar në gjashtë takime, duke shënuar gjithsesi 8 gola në Superligën turke.

Sipas mediave italiane, Icardi po konsideron edhe një transferim në Spanjë. Sipas Mitre Live, ai është monitoruar nga Elche dhe Real Oviedo, dhe një transferim në La Liga do të favorizohej për arsye personale, pasi të dy klubet ofrojnë mundësinë për të jetuar pranë Madridit.

Në përgjithësi, e ardhja e sulmuesit 30-vjeçar duket e orientuar drejt një rikthimi në Itali ose një aventurë të re në Spanjë. /Telegrafi/

Drita me tri mungesa, por Ramadani dhe Krasniqi besojnë në paraqitje pozitive ndaj Rayo Vallecanos

17 December 2025 at 23:26


Para ndeshjes së xhiros së gjashtë të Ligës së Konferencës kundër Rayo Vallecanos, FC Drita ka mbajtur konferencë për media në Madrid.

Në konferencë folën kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe mbrojtësi Besnik Krasniqi, të cilët theksuan se skuadra gjilanase ka ardhur për të dhënë maksimumin, pavarësisht forcës së kundërshtarit.

Trajneri Ramadani vlerësoi lart ekipin spanjoll, por theksoi motivimin e jashtëzakonshëm të Dritës.

“Kam parë ndeshjet e Rayo Vallecanos kundër Real Madridit dhe Barcelonës. Është një ekip shumë i motivuar dhe luftarak, por nuk mund ta kenë motivin si ne. Përballë kemi një skuadër me traditë që luan në La Liga dhe kjo na bën super të motivuar”, u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se përvoja e ndeshjeve të shpeshta e ka forcuar skuadrën si në aspektin psikik, ashtu edhe fizik.

“Është hera e parë për mua si trajner dhe për klubin që marrim pjesë në fazën e ligës. Ky rezultat nuk është i rastësishëm. Kemi ardhur për të bërë maksimumin. Nuk mund të them se kemi ardhur për ta fituar patjetër Rayo Vallecanon, por për 90 minuta do të jemi të fokusuar në lojën tonë dhe edhe një barazim do të ishte rezultat i kënaqshëm”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Besnik Krasniqi theksoi se Rayo Vallecano konsiderohet favorit, por gjithçka vendoset në fushë.

“Është një ekip favorit, por ka shumë skuadra të forta. Do të shohim deri në fund, sepse ndeshja luhet nesër dhe nuk dua t’u jap shumë avantazh”, ka thënë Krasniqi.

Ai bëri të ditur edhe mungesat në skuadër, duke konfirmuar se për shkak të dëmtimeve mungojnë Rron Broja, Vesel Limaj dhe Faton Maloku, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është e gatshme për ndeshjen.

Ndeshja Rayo Vallecano – FC Drita zhvillohet të enjten nga ora 21:00, në stadiumin Estadio de Vallecas në Madrid. Konferencën e plotë për media mund ta gjeni në profilin zyrtar të klubit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Real Madridi ‘dridhet’ pak, por kalon tutje në Kupën e Mbretit falë paraqitjes së Kylian Mbappe

17 December 2025 at 22:58


Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Talaveras si mysafir, me rezultat 3-2, duke siguruar kalimin tutje në Kupën e Mbretit.

“Mbretërit” kishin disa raste në fillimin e ndeshjes dhe në mesin e pjesës së parë, por portieri Jaime Gonzalez bëri disa pritje të bukura.

Ndeshja u zhbllokua me një penallti që ishte e diskutueshme, por në mungesë të VAR-it, vendimi nuk u ndryshua dhe Kylian Mbappé shënoi nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e 41-të.

Vetëm pesë minuta më pas, Mbappé depërtoi bukur, gjuajti dhe pas një devijimi të mbrojtësit Fernando, topi përfundoi në rrjetë për 2-0.

⏸️ DC: @CFTalavera 0-2 @RealMadrid
⚽ 41' @KMbappe (p.)
⚽ 45'+1' Manu Farrando (p.p.)
👉 @Emirates pic.twitter.com/TMdxamgO7T
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 17, 2025


Pjesa e dytë doli të jetë interesante, me Nahuel Arroyo që shënoi për 2-1 në minutën e 80-të.

Por, kur Real Madridi ishte në vështirësi, në skenë doli sërish Mbappé, i cili shënoi për 3-1, duke lënë të kuptohet se ndeshja ishte mbyllur në favor të madrilenëve.

Në kohën shtesë, Gonzalo Ignacio Di Renzo shënoi për 3-2, duke i dhënë drithërima Real Madridit.

Talavera pati edhe një rast tjetër, por një pritje e bukur e Lunin bëri që Real Madridi ta ruante rezultatin dhe të kalonte tutje. /Telegrafi/

Letra misterioze e mbështjell me peshqir e Safonov - si portieri i PSG-së “lexoi” Flamengon dhe priti katër penallti

17 December 2025 at 22:29


Para fillimit të penalltive në finalen e Intercontinental Cup mes PSG-së dhe Flamengos, portieri i skuadrës parisiene, Matvey Safonov, u pa duke biseduar me stafin teknik dhe më pas mori një shënim të fshehur, të mbështjellë në një peshqir.

Në letër kishte udhëzime konkrete mbi drejtimet se ku lojtarët e Flamengos pritej të gjuanin penalltitë.

Safonov e mbajti shënimin me vete gjatë gjithë serisë së penalltive, pa e lëshuar asnjë moment deri në fund. Dhe plani funksionoi në mënyrë perfekte.

Before the penalty shootout, PSG goalkeeper Matvey Safonov was seen talking with the coaching staff and was handed a note on a towel with what appeared to contain instructions on where Flamengo players were likely to shoot. He held onto it throughout the shootout until the end 🧤… pic.twitter.com/DEUFFDxqd7
— ESPN FC (@ESPNFC) December 17, 2025


Portieri rus u shndërrua në heroin absolut të PSG-së, duke pritur plot katër nga pesë penalltitë e lojtarëve të Flamengos dhe duke i siguruar skuadrës franceze fitoren pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe vazhdimet.

Performanca e Safonovit jo vetëm që shpëtoi PSG-në pas gabimeve të Ousmane Dembele dhe Bradly Barcolas nga pika e bardhë, por edhe tregoi rëndësinë e analizës, përgatitjes dhe detajeve të vogla që vendosin trofe.

- YouTube www.youtube.com

Në fund, letra “sekrete” dhe qetësia e portierit bënë diferencën. /Telegrafi/

Fabrizio Romano, jep një përditësim tronditës rreth të ardhmes së Mo Salah

17 December 2025 at 22:09


Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka dhënë detaje të reja dhe tronditëse rreth së ardhmes së Mohamed Salahut te Liverpooli, duke zbuluar tensionet e brendshme mes lojtarit dhe trajnerit Arne Slot.

Salah, 33 vjeç, luajti së fundmi në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Brighton, duke dhënë një asistim për golin e dytë, por kjo mund të ketë qenë paraqitja e tij e fundit me fanellën e Reds.

Romano shpjegon se marrëdhënia mes Salahut dhe trajnerit Arne Slot është prishur, gjë që ka shtyrë agjentin e lojtarit të eksplorojë mundësinë e një transferimi në janar.

“Nuk mund të them se Salah luajti ndeshjen e tij të fundit kundër Brighton, por largimi mbetet një mundësi reale”.

“Edhe pse kanë qarkulluar zëra për interesa nga Shtetet e Bashkuara, destinacioni më i mundshëm në rast largimi është Arabia Saudite. Pas Kupës së Kombeve të Afrikës, gjithçka mund të përshpejtohet në janar”, deklaroi ai.

Sipas Romanos, drejtuesit e Liverpoolit janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat zyrtare për Salahin, duke e bërë largimin një opsion real.

Ai shtoi se, megjithëse Salah ka dhënë një kontribut të madh gjatë tetë viteve të fundit te Liverpooli, situata e tensionuar me trajnerin Slot ka ndryshuar situatën e tij te klubi. /Telegrafi/

Një ditë më parë u shpall 'Lojtari më i mirë në botë" - sot Dembele e gjuajti penalltinë në mënyrë skandaloze

17 December 2025 at 21:34


PSG nuk arriti ta mposht Flamengon në Interkontinental Cup, me ndeshjen që përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesës, duke e çuar sfidën në penallti.

Ousmane Dembele u pozicionua për penalltinë e katërt për PSG, por e goditi topin mbi tra, duke bërë një gabim spektakolar.

Gabimi i Dembele mund të kishte kushtuar shtrenjtë, por fatmirësisht për francezin, lojtarët e Flamengos nuk arritën të shënonin penalltitë e tyre pasardhëse, duke i mundësuar PSG-së të siguronte fitoren.

Shot for the stars, hit the moon. 🥹

Ousmane Dembele, THE BEST PLAYER IN THE WORLD 👏 pic.twitter.com/2aKX4WKmZz
— Hater Central (@TheHateCentral) December 17, 2025


Dembele vinte në këtë ndeshje, pasi u shpall "Lojtari më i mirë" nga FIFA, një ditë më parë.

Francezi e kishte fituar edhe 'Topin e Artë' disa muaj më parë. /Telegrafi/

GO+ Peja e mposht bindshëm Sigal Prishtinën

17 December 2025 at 20:51


GO+ Peja shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 98:67 (29:20, 15:12, 32:14, 22:21), në javën e 12-të të ProCredit Superligës.

Verdhezinjtë ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Vendasit ishin shumë më të mirë sidomos në periodën e tretë, ku u bë shkëputja e madhe, derisa triumfuan në fund 98:67.

GO+ Peja në pushim shkoi me 11 pikë epërsi, 44:32, ndërsa dallimi shumë i madh në rezultat u bë në çerekun e tretë që u mbyll 32:14.


Te vendasit më i miri ishte Skyler Flatten me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Kelby Kramer me 16 pikë e tetë kërcime dhe Arian Azemi me 19 pikë.

GO+ Peja ka tetë fitore e katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina gjashtë fitore e gjashtë humbje. /Telegrafi/

Pse u përfshi Jude Bellingham në "Formacionin e vitit" nga FIFA, pavarësisht pikëve të barabarta me Moises Caicedo

17 December 2025 at 20:13


Përfshirja e Jude Bellingham në "Formacionin e vitit të FIFA" të vitit 2025 ka shkaktuar debate mes tifozëve dhe ekspertëve të futbollit.

Shumë e kanë vlerësuar si të diskutueshme vendimin për të përfshirë mesfushorin e Real Madridit, pasi ai nuk arriti të fitojë ndonjë trofe të rëndësishëm gjatë vitit 2025.

Moises Caicedo pati një vit të shkëlqyer me Chelsean dhe përfundoi me 14 pikë në renditjen e FIFA-s, e njëjta shifër që pati edhe Bellingham.

Madje, Caicedo mori më shumë pikë nga panelistët e FIFA-s (8 pikë) krahasuar me Bellinghamin (6 pikë), por megjithatë mesfushori nga Ekuadori u përjashtua nga lista e "The Best XI".

Sipas rregullave të FIFA-s për çmimet Best Awards, “në rast të barazimit, fitues shpallet lojtari që ka më shumë pikë nga ekspertët e futbollit të emëruar nga FIFA”.

Megjithatë, duket se këtë herë FIFA vendosi të japë prioritet votave të tifozëve, ku Jude Bellingham mposhti dukshëm Caicedon, duke siguruar vendin e tij në formacionin më të mirë të vitit.

Ky rast ka ngjallur debate mbi mënyrën se si FIFA vendos për përfshirjen e lojtarëve në The Best XI dhe rolin që kanë votat e tifozëve në krahasim me pikët e ekspertëve. /Telegrafi/

Modric e zgjodhi atë si lojtarin më të mirë në botë - ai rekomandon Real Madridit

17 December 2025 at 19:41


Gjetja e një zëvendësimi të denjë për legjendat Luka Modric dhe Toni Kroos ka qenë një nga prioritetet më të mëdha të presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, gjatë muajve të fundit.

Edhe pse klubi e pranon se kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë dhe shtrenjtë, është e qartë se skuadra ka nevojë për një lojtar që të lidhë linjat dhe të orkestrojë lojën. Sipas spanjollëve të Defensa Central, kandidati ideal sipas Modric është ylli i PSG-së, Vitinha (25 vjeç).

Ky rekomandim u bë i njohur pas publikimit të votave të kapitenëve të klubeve evropiane për çmimin më të mirë të FIFA-s, ku Luka Modrić zgjodhi Vitinha përpara Ousmane Dembélé dhe Lamine Yamal.

Ky veprim shihet si një mesazh i qartë: Modrić vlerësoi rëndësinë e mesfushorit në vend që të përqendrohej te golat dhe asistet e sulmuesve, duke treguar objektivitet dhe profesionalizëm, pa përfshirë ish-shokët e tij te Real Madrid.

Maestro me topin

Vitinha përshkruhet si një mjeshtër i teknikës dhe vizionit të lojës, duke të kujtuar Modricin. Ndërsa Liverpool ka Mac Allister, Manchester City ka Rodri dhe Bayern Munich ka Kimmichin, PSG ka Vitinhan. Real Madrid beson se një lojtar i këtij profili është pikërisht ai që nevojitet pas largimeve të Kroos dhe kapitenit kroat.

Spekulohet se klauzola e lirimit e Vitinha është midis 90 dhe 100 milion euro, që do të thotë se PSG-ja mund të pranojë një ofertë vetëm në këtë nivel nëse lojtari dëshiron të largohet. Portugezi fiton aktualisht rreth 11 milion euro në sezon, ndërsa presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, thuhet se është i gatshëm t’ia dyfishojë pagën për ta mbajtur në Paris deri në vitin 2029, kur skadon kontrata aktuale.

Marrëdhënie problematike dhe alternativa

Transferimi i mundshëm komplikohet nga marrëdhëniet e tensionuara midis Real Madridit dhe PSG-së, të cilat kanë arritur nivelin më të ulët që nga saga e Kylian Mbappe. Florentino Pérez thekson se klubi francez nuk ka vepruar me profesionalizëm dhe tensionet janë rritur edhe për shkak të borxheve të dyshuara ndaj Mbappé.

Për shkak të këtyre sfidave, Real Madrid po shqyrton edhe opsione të tjera. Në krye të listës së dëshirave është anglezi i ri Adam Wharton nga Crystal Palace, një talent që po tërheq shumë vëmendje në Ligën Premier. Holandezi Kees Smit dhe Alexis Mac Allister i Liverpoolit përmenden gjithashtu si alternativa të mundshme në mesfushë.

Ky lajm tregon se Real Madrid është në kërkim të një lideri të ri në mesfushë, me fokus te lojtarët me vizion dhe aftësi të larta teknike, por sfidat financiare dhe marrëdhëniet e ndërlikuara me PSG-në mund të bëjnë këtë transferim një proces kompleks. /Telegrafi/

Lindon Emërllahu zbarkon në Ukrainë - gati transferimi te Polissya Zhytomyr

17 December 2025 at 19:10


Lindon Emërllahu, mesfushori i CFR Cluj, do të transferohet te Polissya Zhytomyr, ekip në ligën e parë ukrainase, për një shumë prej 1.5 milion eurosh, njofton mediumi rumun GSP.ro.

Emërllahu është nisur tashmë drejt Ukrainës, ku pritet të nënshkruajë kontratën me klubin e ri, duke mos mundur të paraqitet në ndeshjen e fundit të vitit 2025 kundër Botoşanit.

Polissya Zhytomyr momentalisht renditet e treta në Ukrainë pas 16 raundeve, me 30 pikë, pesë pikë pas liderit surprizë LNZ Cherkasy, i cili ndan vendin e parë me Shakhtar Donetsk.

Mesfushori kosovar ishte gjithashtu në listën e FCSB-së, por pronari Gigi Becali nuk ishte i gatshëm të paguante shumën që do ta kënaqte Neluțu Vargan.

Gjatë aventurës së tij te CFR Cluj, Emërllahu ka grumbulluar 40 ndeshje, shënuar 6 gola dhe dhënë 3 asiste.

Për Kombëtaren e Kosovës, ai ka 12 paraqitje, një gol dhe dy asiste. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg aktualisht është 1.3 milion euro. /Telegrafi/

Lionel Messi shfaq orën luksoze prej mbi 1 milion eurosh – ekzistojnë vetëm 12 të tilla në botë

17 December 2025 at 18:43


Lionel Messi ka përmbyllur turneun e tij të parë në Indi, gjatë të cilit vizitoi katër qytete të mëdha dhe u kthye me përvoja të veçanta. Ndalesa e fundit e yllit argjentinas ishte Vantara, qendra e shpëtimit dhe ruajtjes së jetës së egër, e krijuar nga Anant Ambani.

Në fotografitë e publikuara nga kjo vizitë, Messi u pa duke mbajtur në dorë një orë jashtëzakonisht të rrallë dhe luksoze – Richard Mille RM 003-V2 GMT Tourbillon “Asia Edition”, e cila vlerësohet në mbi 1.1 milion dollarë.

Siç është zbuluar më pas, kjo orë ishte dhuratë nga Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur në Indi. Bëhet fjalë për një model ekskluziv, i prodhuar në seri tepër të kufizuar, me vetëm 12 copë në mbarë botën.

Ora dallohet për dizajnin unik, ku disku prej safiri i jep numrave të zinj një efekt ndriçues mbi sfondin e bardhë të fushës. Mekanizmi i saj garanton saktësi të jashtëzakonshme, duke minimizuar ndikimin e gravitetit në funksionimin e orës.

Ekskluziviteti i kësaj ore theksohet edhe nga lista e pronarëve të saj elitarë. Mes tyre janë Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, piloti i Formula 1 Mick Schumacher, si dhe ish-presidenti i FIA-s, Jean Todt. Tashmë, edhe Lionel Messi është bërë pjesë e këtij rrethi tepër të kufizuar.


Me këtë dhuratë unike, legjenda e futbollit jo vetëm që ka përjetuar një vizitë të veçantë në Indi, por ka shtuar edhe një tjetër simbol luksi dhe ekskluziviteti në koleksionin e tij personal. /Telegrafi/

❌
❌