Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

5 February 2026 at 11:50

TIRANË, 5 shkurt/ATSh/ Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij, papa Leone XIV.

Pritja i paraprin audiencës që kryeministri Rama do të ketë me papa Leonen XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, kryeministri Edi Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.

Rama u ndal dje në bazilikën e Genazzano-s, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Ndërkohë vizita e kryeministrit në Vatikan do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zemërimi si energji politike dhe rreziku i verbërisë kolektive

5 February 2026 at 10:19


(Një lexim filozofik i realitetit politik në Kosovë përmes Senekës)

“Zemërimi, nëse nuk kontrollohet, shpesh bëhet më i dëmshëm se lëndimi që e shkaktoi” - Seneka

Në historinë e ideve politike, pak emocione kanë luajtur rol aq vendimtar sa zemërimi. Ai është shkëndija e revoltës, forca shtytëse e ndryshimit, por edhe katalizatori i shkatërrimit. Filozofi stoik Seneka e trajtoi zemërimin jo thjesht si ndjenjë individuale, por si fenomen moral dhe politik, i aftë të deformojë arsyen, të shtrembërojë gjykimin dhe të prodhojë pasoja më të rënda se vetë padrejtësia që e ka shkaktuar. Nëse ky mendim vendoset në kontekstin e Kosovës së pasluftës, ai merr një dimension të veçantë. Kosova është një shoqëri që nuk ka vuajtur nga mungesa e zemërimit, por nga keqmenaxhimi i tij politik. Zemërimi qytetar ndaj pushtetit 20-vjeçar të partive tradicionale ishte real, i akumuluar dhe i justifikueshëm. Por, pikërisht këtu lind dilema senekiane: a u shndërrua ky zemërim në një forcë ndërtuese, apo në një akt hakmarrjeje politike që prodhoi forma të reja dështimi?
Kjo mbase kërkon një analizë të thellë, dhe meqë morëm Seneken për bazë, nuk duhet kaluar pa e potencuar edhe ndikimin e jashtëm dhe faktorin e brendshëm që e portretizoi pakënaqësinë në mënyrën më të shëmtuar.

Zemërimi si reagim moral dhe kufijtë filozofikë të këtij reagimi

Stoicizmi nuk e mohon zemërimin si reagim të parë ndaj padrejtësisë. Por, ai e sheh atë si një impuls primitiv, që duhet të kalojë përmes filtrit të arsyes. Sipas Senekës, zemërimi bëhet i rrezikshëm në momentin kur mendon se ka të drejtë absolute. Në politikë, kjo shndërrohet në bindjen se “ne jemi morali, të tjerët janë krimi”. Në Kosovë, qytetarët u përballën për vite me radhë me korrupsion, nepotizëm, keqqeverisje, mungesë meritokracie dhe dështime strukturore. Zemërimi ndaj këtij realiteti ishte i pashmangshëm. Por, problemi nuk ishte vetë zemërimi - problemi ishte mungesa e një kulture kritike që ta orientojë atë.

Zemërimi u bë qëllim në vetvete, jo mjet për reformë. Kësisoj, një grup, fillimisht i vogël, për t’u zgjeruar më vonë dhe sot me një mbështetje mbi 50 përqind arriti ta materializoj ketë zemërim, madje edhe ta shtrembërojë deri në at shkallë sa që asnjë argument nuk mund ta bind masën se gjërat janë siç janë. Shih vitin 2025, pas sa e sa skandalesh dhe sërish masa nuk i besoi të vërtetës. Dorën në zemër edhe në Kosovë si çdo kund tjetër kjo revoltë rritet nga mbështetja nga jashtë vendit.

Nga zemërimi racional te zemërimi emocional

Në fazën e parë, zemërimi qytetar kishte karakter racional: kërkonte drejtësi, përgjegjësi dhe ndryshim. Por, gradualisht, ky zemërim kaloi në një fazë tjetër - emocionale dhe binare. Politika filloi të kuptohej jo si proces kompleks shtetndërtimi, por si betejë morale mes “të vjetërve të këqij” dhe “të rinjve të pastër”.

Kjo është pikërisht ajo që Seneka e përshkruan si humbje e vetëkontrollit të arsyes. Në këtë fazë, qytetari nuk pyet më:
- Kush di të qeverisë?
- Kush ka kapacitete institucionale?
- Kush e kupton shtetin si sistem, jo si simbol?

Ai pyet vetëm: kë të ndëshkojmë? Kundër kujt të jemi?

Në këtë klimë emocionale, Lëvizja Vetëvendosje u shfaq si projeksion i shpresës dhe hakmarrjes njëkohësisht. Ajo nuk u votua vetëm si alternativë politike, por si simbol moral i ndëshkimit të klasës së vjetër politike. Këtu ndodh gabimi themelor filozofik:
moraliteti u barazua me aftësinë për të qeverisur. Seneka do ta quante këtë një iluzion të rrezikshëm. Një njeri (apo parti) mund të ketë qëllime morale, por të mos ketë virtytin politik më të rëndësishëm: mençurinë praktike (phronesis).

Nga zemërimi tek idealizimi politik, dobësia e qeverisjes si pasojë e votës emocionale

Në Kosovë, zemërimi ndaj partive tradicionale u kanalizua drejt një mbështetjeje masive për Lëvizjen Vetëvendosje, e perceptuar si antitezë morale e sistemit ekzistues. Ky ishte momenti kritik ku paralajmërimi i Senekës merr formë konkrete: zemërimi e verbëroi analizën.

Në vend që të pyetej: A ka kjo parti kapacitete reale qeverisëse? A ka kuadro profesionale? A ka vizion institucional për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe diplomacinë? ... shoqëria u fokusua te një pyetje emocionale: Kë duhet të ndëshkojmë?
Kështu, zemërimi u shndërrua në idealizim. Kritika u pezullua. Dyshimi u etiketu­a si tradhti. Çdo vërejtje u relativizua me argumentin se “të tjerët kanë qenë më keq”. Por, filozofia politike na mëson se e keqja relative nuk e shndërron paaftësinë në virtyt. Sot, pas një periudhe qeverisjeje, është e vështirë të mohohet se Vetëvendosje ka treguar dobësi serioze në pothuajse të gjithë sektorët: ekonomi të paqëndrueshme, arsim pa reformë reale, shëndetësi të politizuar, diplomaci konfuze dhe menaxhim institucional të dobët. Këto nuk janë thjesht gabime teknike, ato janë simptoma të mungesës së përgatitjes shtetformuese. Ironia tragjike është se partitë tradicionale, të dëmtuara nga gabimet e tyre, kontribuuan vetë në këtë realitet, duke mbështetur ose toleruar këtë pushtet për arsye taktike, frike politike apo kalkulimesh afatshkurtra. Kështu, zemërimi qytetar dhe oportunizmi politik u bashkuan në një aleancë paradoksale që prodhoi një qeverisje edhe më të dobët.

Përgjegjësia qytetare sipas Senekës

Seneka nuk e shihte qytetarin si qenie emocionale të lirë nga përgjegjësia. Përkundrazi, stoikët besonin se liria e vërtetë qëndron në vetëkontrollin racional. Në politikë, kjo do të thotë se qytetari nuk është thjesht votues i zemëruar, por bashkë-përgjegjës për pasojat e zgjedhjeve të tij. Në Kosovë, mungoi ky vetëkontroll filozofik. Zemërimi u shndërrua në moral absolut: “ne jemi të mirët, ata janë të këqijtë”. Por, politika nuk funksionon mbi kategori morale të thjeshtuara, por ajo kërkon kompetencë, kompromis, dije dhe durim institucional.

Në një situate të tillë zemërimi prodhon regres. Në vend që të çonte drejt reformës, zemërimi prodhoi polarizim ekstrem. Shoqëria u nda në kampe morale, ku dialogu u zëvendësua nga linçimi verbal, ndërsa kritika u barazua me armiqësi. Kjo është pikërisht ajo që Seneka e quante degjenerim të arsyes nën presionin e pasionit. Rezultati është një demokraci formale, por e dobësuar, sepse institucione që funksionojnë më shumë mbi besnikëri politike sesa mbi profesionalizëm dhe një shoqëri që rrezikon të mbetet peng i cikleve emocionale, jo i strategjive shtetërore.

Mësimi filozofik për të ardhmen dhe dobësia strukturore e qeverisjes dhe pasojat e votës emocionale

Eseja e Senekës për zemërimin nuk është thirrje për apati politike. Ajo është thirrje për maturi. Zemërimi mund të jetë sinjal alarmi, por nuk duhet të jetë arkitekt i shtetit. Kosova ka nevojë për një fazë të re qytetarie politike: më pak reagim emocional, më shumë analizë, më pak idolatri partiake, më shumë kërkesë për llogaridhënie, më pak ndëshkim simbolik, më shumë ndërtim institucional. Pas marrjes së pushtetit, u bë e qartë se Vetëvendosje vuante nga mungesa e përgatitjes institucionale. Në pothuajse çdo sektor: ekonomi, arsim, shëndetësi, diplomaci, administratë. Qe në fillim u shfaqën simptoma të një qeverisjeje reaktive, jo strategjike. Ky dështim nuk është aksidental, por është pasojë direkte e një zgjedhjeje politike të bërë mbi bazë emocionale. Seneka do të thoshte se kur zemërimi udhëheq, vendimet merren shpejt, por gabimet paguhen gjatë.

Ironia tragjike është se partitë tradicionale, pavarësisht gabimeve të tyre, kontribuuan në këtë realitet, duke e mbështetur ose toleruar një pushtet që në thelb nuk ishte i gatshëm për qeverisje serioze. Kjo tregon një krizë më të thellë: mungesën e një elite politike që mendon për shtetin, jo për ciklin e radhës elektoral. Nga ana tjetër një nga pasojat më të rrezikshme të zemërimit të pakontrolluar është zhdukja e dialogut. Në Kosovë, kritika ndaj pushtetit të ri shpesh u delegjitimua si “armiqësi”, “tradhti” apo “mbetje e së vjetrës”. Kjo është ajo që Seneka e quante tirani e pasionit mbi mendjen. Kur zemërimi institucionalizohet, ai prodhon polarizim, jo reformë; besnikëri, jo profesionalizëm; propagandë, jo argument.

Përgjegjësia qytetare sipas Senekës, nga cikli i zemërimit tek cikli i pjekurisë politike

Stoikët nuk e shihnin qytetarin si viktimë pasive. Për ta, qytetari është bashkë-përgjegjës për rendin politik. Në këtë kuptim, edhe qytetari kosovar mban përgjegjësi për pasojat e zgjedhjeve të tij. Zemërimi i justifikuar nuk e përjashton detyrimin për mendim kritik. Demokracia nuk është akt emocional, por proces racional. Kur vota shndërrohet në akt ndëshkimi emocional, ajo pushon së qeni instrument ndërtimi.

Kosova sot ndodhet përballë një sfide ekzistenciale politike:
- të vazhdojë ciklin e zemërimit,
- ose të hyjë në fazën e pjekurisë qytetare.
Pjekuria politike nuk nënkupton rikthim nostalgjik te e kaluara, por refuzim të iluzioneve morale. Ajo kërkon qytetar që dallon mes kritikës dhe urrejtjes, mes reformës dhe hakmarrjes, mes shpresës dhe propagandës.

Dhe, krejt për fund, paralajmërimi i Senekës nuk është thirrje për heshtje, por për vetëkontroll. Zemërimi është alarm, jo arkitekt. Kur ai shndërrohet në ideologji, ai e shkatërron vetë qëllimin e vet. Kosova kishte arsye të zemërohej. Por, ajo gaboi kur e la zemërimin të zëvendësonte arsyen. Sot, vendi po përballet me pasojat e një vendimi kolektiv të marrë më shumë me ndjenjë sesa me mendim. E ardhmja politike e Kosovës varet nga një transformim filozofik: nga qytetari i zemëruar tek qytetari i përgjegjshëm. Vetëm atëherë, zemërimi do të shndërrohet nga forcë shkatërruese në energji reformuese dhe ashtu siç do ta kërkonte vetë Seneka.

Rënie gurësh në aksin Kukës-Bushtricë, vështirësohet lëvizja e automjeteve

By: Elva
5 February 2026 at 10:57

Për të disatën herë gjatë këtij viti, rrugët në qarkun e Kukësit janë bllokuar si pasojë e shembjeve të gurëve. Si pasojë e motit të paqëndrueshëm, në disa akse rrugore të qarkut janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh nga shpatet malore, veçanërisht në zonat me terren të thyer. Problematika më e theksuar është evidentuar në […]

The post Rënie gurësh në aksin Kukës-Bushtricë, vështirësohet lëvizja e automjeteve appeared first on BoldNews.al.

Hakerimi i SPAK/ Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

By: Elva
5 February 2026 at 10:49

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, është paraqitur në GJKKO, ku mbahet seanca paraprake për sulmin kibernetik ndaj SPAK. Agim Ismaili është nën hetim për sulmin kibernetik ndaj SPAK. Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars dhe u zbulua disa ditë më vonë. SPAK bëri me dije më 3 prill se ishte vënë në […]

The post Hakerimi i SPAK/ Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Kjo është familja shqiptare që u helmua nga monoksidi i karbonit, teksa darkonin në Itali

By: Elva
5 February 2026 at 10:30

Personat që shihni në foto janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar, 23 vjeç, dhe Xhesika, 15 vjeçe, të cilët humbën jetën në banesën e tyre në Itali, si pasojë e një rrjedhjeje gazi. Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 4 shkurt 2026, ndërsa […]

The post FOTO/ Kjo është familja shqiptare që u helmua nga monoksidi i karbonit, teksa darkonin në Itali appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

By: Elva
5 February 2026 at 10:16

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, ku dy automjete, një BMW dhe një Renault Clio, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Drejtuesi i mjetit Renault Clio,  ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe […]

The post Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit appeared first on BoldNews.al.

I mori disa herë para një personi duke e mashtruar, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan (EMRI)

By: Elva
5 February 2026 at 10:05

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 39-vjeçar për mashtrim. Sipas njoftimit të uniformave blu, Endrit Kokoshi ka marrë disa herë para një personi me premtimin se do t’i kryente disa punime në banesë, të cilat nuk janë realizuar. Konkretisht, bëhet me dije se 39-vjeçari i ka marrë shtetasit D. T., në total rreth 750 000 lekë, […]

The post I mori disa herë para një personi duke e mashtruar, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Investitorët po tërhiqen nga Bitcoin dhe ari

5 February 2026 at 10:59

Bitcoin po tregtohet rreth 71.000 dollarë këtë të enjte, një rritje e lehtë pas disa ditëve të ëvshtira për kriptomonedhën.

Bitcoin ra me 7% në 24 orët e fundit, me investitorët që largoheshin nga asetet e rrezikshme. Kjo rënie ndodhi njëkohësisht me presion të ri në metalet e çmuara, ku argjendi u ul deri në 17%, duke vazhduar një kthesë të dhimbshme pas rritjes rekord të muajit të kaluar.

Ari gjithashtu humbi vlerë, duke treguar se sa shpejt po shuheshin tregjet spekulative në të gjitha sektorët. Pas rënies historike të të premtes, ari ra 9%, duke u pozicionuar në 4,926.9 dollarë për onz, ndërsa argjendi humbi afërsisht 30%, duke arritur në 79.6 dollarë për onz. Kjo rënie e ashpër u lidh nga investitorët me nominimin e Kevin Warsh si kryetar i ardhshëm i Federal Reserve, ndërsa luhatjet e mëtejshme treguan se metalet e çmuara vazhdojnë të jenë pre e volatilitetit të lartë..

Në tregun e kriptomonedhave, rikthimi mbi 71.000 dollarë duket më shumë si mbulimi i pozicioneve të shkurtra sesa një valë e re blerësish. Volumet e tregtimit mbeten të larta, por kërkesa në tregun spot ka dobësuar, sipas analistëve.

Gjithashtu, bilancet e stablecoin-eve në bursat e kriptove po ulen, duke sugjeruar se kapitali i ri po qëndron më shumë jashtë tregut sesa po hyn me forcë në momentet e rënies.

Pasiguria makroekonomike vazhdon të ndikojë në besimin e investitorëve. Ata po rishikojnë pritshmëritë për normat e interesit në SHBA, për shkak të spekulimeve mbi udhëheqjen e Federal Reserve dhe rrezikun e një dollari më të fortë, që zakonisht ushtrojnë presion mbi asete si Bitcoin, që varen nga likuiditeti i lehtë.

Disa kompani mbeten të kujdesshme. Galaxy Digital ka paralajmëruar se, pa një katalizator të qartë, Bitcoin mund të rikthehet në nivele më të ulëta nëse shitjet rifillojnë.

Të tjerët besojnë se pjesa më e madhe e rënies tashmë ka kaluar, me vlerësime që sugjerojnë një minimum potencial në rangun e 60,000 deri 65,000 dollarëve./Coindesk

The post Investitorët po tërhiqen nga Bitcoin dhe ari appeared first on Gazeta Si.

Në dhjetor fluksi i parave në Shqipëri, rekord historik. Shtohet cash-i

5 February 2026 at 10:25

Nga Gazeta ‘SI’ – Në fund të vitit 2025, paraja jashtë sistemit bankar arriti një nivel rekord. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në muajin dhjetor, 483 miliardë lekë ndodheshin jashtë sistemit, me një rritje prej 16 miliardë lekësh krahasuar me nëntorin, ose 3.4% më shumë në terma mujorë.

Që nga fillimi i vitit, paraja cash në qarkullim është shtuar me rreth 60 miliardë lekë, ose afërsisht 15%, duke reflektuar një zgjerim të ndjeshëm të përdorimit të parasë jashtë bankave.

Me hyrjen e vitit 2026, qeveria miratoi një paketë masash kufizuese ndaj përdorimit të parasë cash, në kuadër të nismës që synon reduktimin gradual të saj. Prej 1 janarit, individët nuk lejohen të kryejnë blerje me vlerë mbi 500 mijë lekë në para në dorë, ndërsa bizneset ndalohen të kryejnë transaksione cash mbi 100 mijë lekë me subjekte të tjera.

Një tjetër element kyç i kuadrit të ri ligjor është detyrimi për pajisjen me terminale POS për të gjitha bizneset, veçanërisht ato të sektorëve të shërbimit, akomodimit, transportit dhe tregtisë, me qëllim lehtësimin e pagesave elektronike. Bizneset në këta sektorë kanë afat deri më 31 maj 2026, ndërsa për subjektet e tjera afati përfundon më 31 dhjetor 2026.

Paralelisht, edhe treguesit e tjerë monetarë sinjalizojnë një rritje të likuiditetit në ekonomi, si brenda ashtu edhe jashtë sistemit bankar. Agregati M3, i njohur si paraja e gjerë, u rrit në 1.97 trilionë lekë në dhjetor, nga 1.92 trilionë lekë që ishte një muaj më parë.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në dhjetor 2025, agregati M1 (paraja jashtë korporatave depozituese, së bashku me llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa përfshirë qeverinë) u shtua me rreth 37 miliardë lekë krahasuar me nëntorin, duke arritur në 967.7 miliardë lekë.

Ndërkohë, agregati M2, që përfshin paratë jashtë korporatave depozituese dhe depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobanka, u rrit me 36 miliardë lekë brenda një muaji, duke arritur vlerën e 1.194 trilionë lekëve.

Rritja e parasë në qarkullim në fund të vitit duket se lidhet me një kombinim faktorësh, përfshirë sezonalitetin e shpenzimeve të festave të fundvitit, si edhe një reagim paraprak të individëve dhe bizneseve ndaj masave kufizuese për përdorimin e parasë cash, të cilat qeveria kishte paralajmëruar që në muajt e mëparshëm. Po ashtu, përqendrimi i shpenzimeve kapitali të qeverisë në muajin e fundit të vitit, ndikon drejtëpërdrejtë në fluksin e parasë në vend.

The post Në dhjetor fluksi i parave në Shqipëri, rekord historik. Shtohet cash-i appeared first on Gazeta Si.

Kia ndalon prodhimin e Niro PHEV

5 February 2026 at 10:00


Një tjetër veturë nuk do të prodhohet më.

Me nëntë automjete që janë planifikuar “të zhduken” deri në vitin 2027, Kia po i shton edhe një listës.

Niro PHEV do të ndalojë së prodhuari.

Kompania e konfirmoi lajmin duke thënë: “Për shkak të kushteve në ndryshim të tregut, Niro PHEV 2026 nuk do të jetë më i disponueshëm në tregun amerikan.”

Kia shiti vetëm 31,182 modele Niro në total vitin e kaluar, me modelin PHEV që ka të ngjarë të përbëjë pjesën më të vogël të kësaj shifre.

Lajmi i mirë - për momentin - është se Niro me benzinë dhe Niro EV pritet të qëndrojnë në treg deri në vitin 2027. /Telegrafi/

Dy miq fitojnë lotarinë rrugës për një vizitë te mjeku

5 February 2026 at 10:00


Dy miq nga Illinois, të cilët po shkonin në një vizitë te mjeku, ndaluan të blinin një biletë lotarie dhe përfunduan duke fituar një çmim të madh prej 350,000 dollarësh.

Banorët e Ashton të quajtur April dhe Randy, thanë se po shkonin te mjeku kur ndaluan dhe blenë një biletë Quick Pick.

"Ne ishim në vendin e duhur në kohën e duhur", tha Randy.

"Njerëzit gjithmonë na thoshin nuk do të fitoni kurrë, por ne qeshnim dhe thonim se një ditë do të arrijmë”, shtoi ai.

"Të gjithë në punë filluan të na përshëndesnin dhe të na uronin", tha April.

Dyshja zbuluan se planet e tyre me çmimin përfshijnë investime në prona, kursime për pension dhe pushime. /Telegrafi/

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, rasti po hetohet

5 February 2026 at 09:37


Një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:35, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Raportohet se në banesën e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Spanja në alarm të kuq, shira të rrëmbyeshëm godasin vendin

5 February 2026 at 08:54


Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në të gjithë Spanjën jugore të mërkurën, ndërsa një stuhi që solli atë që parashikuesit e motit e përshkruan si shi “të jashtëzakonshëm” goditi gadishullin Iberik, duke mbyllur shkollat dhe duke anuluar shërbimet hekurudhore.

Agjencia meteorologjike spanjolle AEMET vendosi disa pjesë të rajonit jugor të Andaluzisë nën alarmin më të lartë të kuq për reshje të rrëmbyeshme, duke paralajmëruar se stuhia Leonardo mund të shkaktojë përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Qindra ushtarë u vendosën në vend për të ndihmuar shërbimet e shpëtimit, ndërsa të gjitha shkollat andaluziane u mbyllën përveç provincës më lindore të rajonit, Almeria.



Ndryshe, në tetor 2024 Spanja pësoi përmbytjet më vdekjeprurëse në dekada me më shumë se 230 të vdekur, kryesisht në rajonin lindor të Valencias.

Në Portugalinë fqinje, ku moti i keq vrau pesë persona javën e kaluar, një pjesë e bregdetit ishte nën alarm portokalli ndërsa uragani Leonardo erdhi nga Oqeani Atlantik.

Shërbimet e emergjencës iu përgjigjën pothuajse 200 incidenteve, duke përfshirë përmbytje lokale, rrëshqitje toke dhe rrëzime pemësh, të cilat nuk shkaktuan viktima ose dëme të mëdha.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive. /Telegrafi/

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

5 February 2026 at 08:33


Në asnjë shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian, popullsia punëtore nuk është aq e moshuar sa në Gjermani.

Në vitin 2024, nga rreth 40.9 milionë të punësuar, 9.8 milionë prej tyre ishin midis moshës 55 dhe 64 vjeç, njoftoi këtë të martë Zyra Federale e Statistikave.

Kjo korrespondon me një përqindje prej pothuajse të një së katërtës (24.0 përqind) - "vlera më e lartë ndër të gjitha vendet e BE-së", siç u tha.

Për krahasim: mesatarja e BE-së për këtë grupmoshë është 20.1 përqind.

Shtyhet gjithnjë e më shumë mosha e daljes në pension

Pjesa e dytë më e madhe në BE pas Gjermanisë regjistrohet nga Italia: atje, njerëzit e moshës 55 deri në 64 vjeç përbëjnë 23.0 përqind të të punësuarve.

Në Bullgari kjo përqindje është gjithashtu e lartë në 22.3 përqind.

Sipas këtyre të dhënave, Malta ka numrin proporcionalisht më të vogël të personave të punësuar më të moshuar në BE: vetëm afërsisht një në nëntë të punësuar (10.8 përqind) është midis moshës 55 dhe 64 vjeç.

Edhe në Luksemburg (12.8 përqind) dhe Poloni (15.2 përqind), kjo grupmoshë përbën një pjesë relativisht të vogël të të punësuarve.

Shkaqet e moshës më të lartë

"Arsyeja kryesore për përqindjen e lartë të personave të punësuar më të moshuar në Gjermani është plakja gjithnjë e më e theksuar e popullsisë", shpjegojnë statisticienët.

"Plus, njerëzit në këtë vend po dalin në pension gjithnjë e më vonë."

Mosha mesatare e daljes në pension për gratë dhe burrat në vitin 2024 ishte 64.7 vjeç.

Në vitin 2004, ishte 63.0 vjeç për gratë dhe 63.1 vjeç për burrat.

Një nga arsyet e rritjes është rritja graduale e moshës ligjore të daljes në pension në 67 vjeç deri në vitin 2029.

Gjithashtu, sipas të njëjtave deklarata, heqja e dy modeleve të pensioneve të hershme të pleqërisë, të cilat mund të përdoren pjesërisht që nga mosha 60 vjeç, luajti gjithashtu një rol.

Sistemi i pensioneve ndodhet nën presion.

Çelësi për zgjidhjen e problemit

Organizata për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin, OECD, pret barrë të konsiderueshme ndaj sistemit gjerman të pensioneve.

Popullsia në moshë pune do të tkurret gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas një studimi të publikuar në fund të vitit 2025.

"Zgjatja e jetës së punës do të jetë çelësi për financimin e pensioneve në të ardhmen", këshillon OECD.

Kështu, mosha ligjore e daljes në pension mund të lidhet me jetëgjatësinë.

Në të njëjtën kohë, modelet e daljes në pension të parakohshëm duhet të bëhen më pak tërheqëse.

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi ndryshime drastike në sistemin e sigurimeve të pensioneve në fillim të javës.

Në të ardhmen, pensionet do të orientohen gjithnjë e më shumë drejt pjesës private të sigurimeve bazuar në investime kapitali. /DW/

Google zbulon Pixel 10a përpara lansimit zyrtar

5 February 2026 at 08:16


Pas muajsh thashethemesh, Google më në fund ka zbuluar Pixel 10a .

Telefoni i ri inteligjent i kompanisë me çmim të përballueshëm u shfaq në një njoftim paraprak për lansimin zyrtar, i cili do të vijë pas dy javësh.

Google do të fillojë porositë paraprake për Pixel 10a të shumëpritur më 18 shkurt.

Kompania ndau një video paralajmëruese që tregon dizajnin paksa të ndryshuar të pajisjes dhe një nga ngjyrat e saj të reja.

Bazuar në videon e Google, Pixel 10a nuk do të devijojë shumë nga dizajni i Pixel 9a.

- YouTube www.youtube.com

Ndryshimi më i rëndësishëm është kamera e dyfishtë e sheshtë në pjesën e pasme, e cila duket plotësisht në të njëjtin nivel me pjesën e pasme të pajisjes.

Një tjetër detaj intrigues është ngjyra e re.

Google nuk ndau asnjë detaj tjetër rreth pajisjes së re.

Ende nuk dihet asgjë zyrtare rreth specifikimeve apo çmimit të saj. /Telegrafi/

Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

By: Elva
5 February 2026 at 09:45

Avionët privatë reaktivë për distanca të gjata, të cilët përdoren nga elitat globale të biznesit dhe politikës, nuk janë thjesht mjete udhëtimi. Ata shërbejnë si një metaforë e hendekut midis njerëzve të pasur dhe të pushtetshëm dhe pjesës tjetër të shoqërisë, e cila pret me durim në terminal për të marrë aeroplanin e linjës. Në […]

The post Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave appeared first on BoldNews.al.

Përplasje tragjike në ujërat greke, humbin jetën 15 emigrantë

By: Elva
5 February 2026 at 09:42

Të paktën 15 persona humbën jetën të martën në mbrëmje, pasi një anije e Rojës Bregdetare Greke u përplas me një motoskaf që po transportonte emigrantë në det, pranë ishullit të Kiosit. Sipas autoriteteve, 25 persona u nxorën nga uji, ndërsa 24 prej tyre, mes tyre edhe 11 fëmijë, u dërguan për trajtim mjekësor në […]

The post Përplasje tragjike në ujërat greke, humbin jetën 15 emigrantë appeared first on BoldNews.al.

Humbën jetën nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre në Itali, zbardhen EMRAT e familjes shqiptare

By: Elva
5 February 2026 at 09:29

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Lucca, Itali, ku katër anëtarë të një familje shqiptare humbën jetën si pasojë e një rrjedhjeje të gazit. Viktimat janë: Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 42 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar, 23 vjeç, dhe Xhesika, 15 vjeçe. Një […]

The post Humbën jetën nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre në Itali, zbardhen EMRAT e familjes shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Minnesota: Qeveria amerikane tërheq 700 forca operative

By: Elva
5 February 2026 at 09:03

Veprimet e autoriteteve amerikane të imigracionit ICE dhe agjencisë së mbrojtjes së kufirit CBP shkaktuan protesta masive në shtetin Minesota. Veçanërisht, vrasja fatale e dy qytetarëve amerikanë në Minneapolis shkaktoi tmerr. Tani, Komisioneri i Forcave Kufitare i Presidentit amerikan Donald Trump, Tom Homan, ka njoftuar tërheqjen e 700 nga rreth 3000 forcat operative në këtë shtet. Kjo […]

The post Minnesota: Qeveria amerikane tërheq 700 forca operative appeared first on BoldNews.al.

E quajti “pervers”, gruaja e Mirit i përgjigjet babait të Selinës

By: Elva
5 February 2026 at 08:47

Në një intervistë për “Big Brother Radio” me Elona Duron, bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratës së fortë të babait të Selin, i cili e ka quajtur Mirin “pervers” dhe “zhigolo”. Rabea u shpreh se deklarata e tij e ka tronditur dhe e ka nervozuar, duke theksuar se […]

The post E quajti “pervers”, gruaja e Mirit i përgjigjet babait të Selinës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌