Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Kosovë/ Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

By: xhir jeta
30 December 2025 at 15:55

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 40 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti 137.299 vota
Glauk Konjufca 106.954 vota
Albulena Haxhiu 55.845 vota
Hekuran Murati 55.292 vota
Donika Gërvalla 49.228 vota

Partia Demokratike e Kosovës
Bedri Hamza 61.924 vota
Arian Tahiri 29.430 vota
Përparim Gruda 27.363 vota
Uran Ismaili 21.504 vota
Sala Jashari 19.502 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës
Lumir Abdixhiku 30.235 vota
Hykmete Bajrami 19.160 vota
Ukë Rugova 16.781 vota
Avdullah Hoti 14.781 vota
Doarsa Kica Xhelili 14.772 vota

Lista Serbe
Sllavko Simiç 16.616 vota
Igor Simiq 16.164 vota
Liljana Stefanoviç 15.718 vota
Nemanja Bishevac 13.143 vota
Zllatan Ellek 12.889 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Ramush Haradinaj 15.247 vota
Daut Haradinaj 9.315 vota
Besnik Tahiri 9.161 vota
Bekë Berisha 6.874 vota
Agim Çeku 6.183 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./rel

Rrezikohet peshkaqeni i Mesdheut/ Peshkimi i paligjshëm, alarm për peshkaqenin e bardhë të madh

By: xhir jeta
30 December 2025 at 15:51

Peshkaqenët e Bardhë të mëdhenj në Detin Mesdhe janë në rrezik zhdukjeje dhe peshkimi i paligjshëm po kontribuon drejt kësaj rruge. Sipas një studimi nga shkencëtarët amerikane, në partneritet me organizatën britanike të bamirësisë “Blue Marine Foundation”, peshkaqenët e bardhë të mëdhenj janë ndër speciet më të kërcënuara dhe shumë po shiten në tregjet e peshkut të Afrikës së Veriut.

Peshkaqenët e bardhë të mëdhenj janë një nga më shumë se 20 speciet e peshkaqenëve mesdhetarë të mbrojtura sipas ligjit ndërkombëtar, që do të thotë se është e paligjshme t’i peshkosh ose t’i shesësh. Megjithatë, duke monitoruar portet e peshkimit në bregdetin mesdhetar të Afrikës së Veriut, studiuesit zbuluan se të paktën 40 peshkaqenë të bardhë të mëdhenj janë vrarë atje vetëm në vitin 2025.

Shumë popullata peshkaqenësh, veçanërisht peshkaqenët e bardhë, kanë rënë ndjeshëm në Mesdhe në dekadat e fundit. Ndikimi i peshkimit industrial është intensifikuar dhe është e besueshme sipas shkencëtareve, që ata të zhduken në të ardhmen e afërt. Popullata e peshkaqenëve të bardhë të Mesdheut tani klasifikohet si në Rrezik Kritik nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Bashkimi Europian dhe 23 vende rreth Mesdheut kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila thotë se këto specie nuk mund të mbahen në anije, të lëvizen nga anija në breg, të transferohen, të ruhen, të shiten ose të ofrohen për shitje.

Marrëveshja ndërkombëtare thotë se peshkaqenët e bardhë të mëdhenj duhet të lirohen të padëmtuar dhe të gjallë kur është e mundur, edhe pse këto rregulla nuk merren me kapjet aksidentale dhe zbatimi ndryshon nga një vend në tjetrin.

Foshnja humb jetën nga zjarri/ Prizren, flakët përpinë banesën, tre të tjere në spital

By: xhir jeta
30 December 2025 at 15:36

Në prag të mbylljes së vitit, në Kosovë është shenuar një tjetër ngjarje e rëndë.

Nje foshnje 12 muajshe ka ndërruar jetë pas një zjarri që përfshiu një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit, ndërsa tre të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se fëmija ka vdekur si pasojë e helmimit nga thithja e monoksidit te karbonit.

“Sot, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.” -sqarojnë autoritetet.

Bytyqi shtoi se zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht nga forcat zjarrëfikëse, ndërsa shkaqet do të hetohen nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Histori rozë (dhe blu)/ Arrestohet Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, dogji shtëpinë e ish-bashkëjetuesit

By: xhir jeta
30 December 2025 at 15:31

Policia e Komisariatit nr.4, ka vënë në pranga, Drejtoreshën për Politikat e Migracionit, Azilit dhe Antitrafikimit, në Ministrinë e Brendshme, Alma Bime.

Sipas policisë, Bime është vënë në pranga për shkak se ka djegur disa orendi shtëpiake, në banesën e ish bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, po ashtu me detyrën e drejtorit të një organizate. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fundjave, ndërsa në një tjetër episode, Bime, sipas policisë ka kërcënuar me mesazhe edhe një shtetas të huaj, i cili këto mesazhe i ka dorëzuar në polici.

Por kjo histori nuk nis këtu. Në muajin shtator, Alma Bime, pas një sherri me ish bashkëjetuesin, bëri denoncim në polici për dhunë.

Më 21 shtator, arrestoi, Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), një organizatë, me status këshillimor, pasi u dyshua se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Por pas daljes në gjykatë, Mareglen Tomori dhe Alma Bime, sipas të dhënave nga policia u pajisën të dy më urdhër mbrojtje./abcnews.al

Rama punët, Berisha fjalët/ Kryeministri analizon punën e 2025, kreu i PD bën analizën e Ramës

By: xhir jeta
30 December 2025 at 15:25

Sali Berisha mbajti konferencën e fundit këtë vit, për një përballje kokë më kokë në kohë reale dhe dixhitale me Edi Ramën.

Rama doli për të bërë bilancin e qeverisë, Berisha doli për ti bërë bilancin Ramës.

“Mbyllim këtu sot komunikimin me mediat, dhe nëpërmjet tyre me qytetarët, dhe është traditë të bëjmë një bilanc të shkurtër të këtij viti kulmor të narkoregjimit të Edi Ramës. Viti 2025 ishte një vit, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite, më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre.Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës.”

Por për të dy ky vit nuk solli ndonjë ndryshim, Rama mbeti kryeministër, Berisha lider opozite, atëherë çfarë të reje pati në 2025?

“Pra zhvillimet e muajve të fundit, 11 maji dhe zhvillimet në vazhdim, provuan para çdo shqiptari se se Edi Rama ka zero legjitimitet në postin e tij. Dorëheqja ishte një opsion, ai nuk pranon, kështu që do e heqin shqiptarët”

Vit i ri, do të thotë premtim i ri. Një bilanc për opozitën mungoi. Berisha u premton demokratëve se vitin tjetër do rrëzoje Edi Ramën, por sështë e thënë që ti sjellë në qeveri.

“Rrëzimin e këtij regjimi, qeverinë teknike, zgjedhje të reja”

Sali Berisha e mbështet luften e tij te qytetari dixhitial. Aty i vinë thashethemet që më pas i shpërndan edhe në mediat që e duan fort se u jep çdo ditë spektakël falas. por këtë fundvit, me Edi Ramën humbi edhe betejën dixhitale. Shfaqja e tij në internet u ndoq 50 herë më pak se ajo e Edi Ramës. 50, sa shifra e mandateve që i vulosën humbjen në 11 maj. 50 është shifra e Sali Berishës që i shënoi këtë vit zgjedhor. Një ogur jo i mirë edhe për 2026.

Nata e ndërrimit të viteve/ OSHEE me plan masash: Furnizim të pandërprerë me energji

By: xhir jeta
30 December 2025 at 15:19

Kreu i OSHEE, Enea Karakaci, prezantoi sot planin e masave të masave të marra nga OSHEE Group për të garantuar furnizimin të pandërprerë me energji elektrike përgjatë festave të fundvitit.

Ndër të tjera, kreu i OSSH, Bledian Dalipi theksoi investimet e kryera në sektorin e energjisë

OSSH, funksionon në terren përmes 4 njësive kryesore. Ka edhe 11 rajone për tensionin e mesëm dhe të ulët. Kemi arritur dje pikun e ngarkesës sa i përket 2025. 29.2 mln kilovat orë konsum, piku kapet në 31 dhjetor, rritja e kërkesës dhe konsumi energjisë në rrjet, është trend prej mëse dy vitesht. Konstatojmë rritje të energjisë jo më pak se 7 %, është ngarkesë e madhe për rrjetin duhet të kemi kapacitete më shumë. Përmes investimeve të OSSH, kemi bërë të mundur që në gjithë Shqipërinë të kemi rrjet më të qëndrueshëm e të sigurtë. Konsumatorët vënë re se në shumë zona nuk ka më ndërprerje. Kemi ndërhyrë në 12 nënstacione. Investime janë kryer gjithashtu edhe në linjat e tensionit të mesëm. Përvec investimeve kemi edhe një punë të madhe që bëjmë me ekipet e terrenit. Vetëm për 2025, vetëm në rrjetin e tensionit të lartë kemi bërë ndërhyrje të thella në nënstacione. Kemi shkuar deri në konsumatorin e fundit. Do të garantojmë furnizim të pandërprerë jo vetëm për festat, jemi në sezonin e dimrit, gjë që na vend në alert më të lartë. Ka një ekip që ndjek cdo orë ngarkesat në të gjithë rrjetin e shpërndarjes. Krahas ekipeve që janë në qendrat dispecer kemi personel të shtuar. Nata e vitit të ri dhe gjithë periudha e festave do të mbyllet si duhet.” u shpreh ai.

“Drejtësia dhe ekzekutivi pushtete të pavarura”, Rama: Mesazhet nuk janë prova! Po bëhen gjyqet e gjuetisë së shtrigave!

By: xhir jeta
30 December 2025 at 12:17

Rama: Korrupsioni është vepër më vete. Shpërdorimi detyrës është një vepër që iu kthye edhe vetë BE së fundi, futen njerëzit kollaj fare, sidomos kur jeton në një përiudhë kur të gjitha llojet hidhen për burg, shpërdorimi detyrës është më kollaj. BE iu kthye me kërkesë të Gjermanisë. Ka dalë një directivë e re për ta riparë këtë nocion. Kushtetuta thotë janë tre pushtete të pavarur nga njëri tjetrit.

Cila është pavarësia ime? Është pavarësia për të marrë vendime, këtu nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe jo ashtu. Kjo është katastrofë dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme, këtu unë nuk jam i pavarur. Që nga fillimi i këtij kapitulli të drejtësisë speciale janë 37 raste, janë rreth 80% që I përkasin mandatit të parë e të dytë të kësaj qeverie. Ndërkohë vetëm një pjesë e vogël e tyre lidhen me periudhën e mëpastajme. kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli të një kryetari bashkie, është një dënim skandaloz.

Kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, ka hapur rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë, ka bërë burg për prerje pemësh. Jo se të presësh pemë nuk është krim, por pa i hyrë me detaje rasti është turp. Ka edhe raste të tjera, që nuk kanë lidhje me korrupsionin. Ka edhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera, është vepër tjetër, që nuk ka lidhje me korrupsionin. A është e mundur që ky vendi më i korruptuar në botë, që sipas tenxhereve ka arritur kulmin, ca do të thotë mesazhet, që kur mesazhet janë prova dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat. Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave.

Patjetër janë pjesë e një procesi. Por parafytyroni vetëm kaq, cfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm. Për cfarë i duhet pafajësia kur i është shkatërruar jeta dhe familja. Kush ia kthen pas jetën? Ndaj drejtësia demokratike ka vendosur kufi, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat për këtë por ata që i ushqejnë me këtë helm. /abcnews.al

 

“Shqipëria është vendi më skandaloz për ..”, Rama: Kemi 4 492 qytetarë në burgje, vetëm 1985 janë të dënuar!

By: xhir jeta
30 December 2025 at 12:05

Rama: Ju them që, Shqipëria është vendi më skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit të Europës, e thonë shifrat jo unë, që kanë alarmuar kom për parandalimin e torturës dhe këtu e kam fjalën për mënyrë si funksionon drejtësia jonë. Jemi në fund të listës për paraburgimin, pra burgosjen e njerëzve pa gjyq. Dhe numri i njerëzve që gjenden sot në burg, pa qenë ende të dënuar, është më i madh se i atyre që janë në burg të dënuar. E dini ju sa janë këta? Nuk e dini sepse tenxheret, fjalën burg, vjedhje, hajdut e kanë si kripën piperin edhe salcën në cdo lloj gjelle. Ne kemi 4 492 qytetarë në burgjet shqiptarë, vetëm 1985 janë të dënuar.

Jemi vendi më skandaloz për nivelin e dënimeve, jemi vetëm me Rusinë pas, por Rusia u përjashtua në Këshilli Europës. Pra, në Shqipëri falë edhe jush nuk ka të pafajshëm, por ka të dënuar që në momentin që dyshohen. E dini c është kjo për këtë vend që e ka kaluar një herë këtë traumë. Kjo shifër tregon se në Shqipëri, probaliteti të gjendesh në burg si i dyshuar është më i lartë së të shkosh në burg si fajtor.

KiE ka bërë një dokument të tërë për paraburgimin për cdo njeri që beson te dinjiteti i tjetrit ai dokument është alarm. Në fund të ditës sensi i drejtësisë është që më mirë 100 fajtorë jashtë se 1 i pafajshëm brenda, ky është sensi i drejtësisë demokratike. Ca i ngelet atyre njerëzve që kalojnë në këtë kalvar të llahtarshëm. Flasim për ata që tenxheret nuk merren fare. Dhe ose nxirren se i kalojnë afatet e paraburgimit ose dalin të pafajshëm. Si ndodh kjo në një vend që kërkon të hyjë në BE, individi të mos ketë të drejtën e një gjyqi. KiE thotë se vendosen masa sigurie ekstreme pa arsyetim të mirëfilltë. Cdo masë duhet argumentuar specifikisht.

Opozita nis protestat në janar? Rama: I kemi ndarë punët. Unë në zyrë dhe PS në qeveri, ata poshtë penxheres time!

By: xhir jeta
30 December 2025 at 11:53

Në përgjigje të interesit të medias lidhur me protestat e paralajmëruara të opozitës që pritet të nisn në janar, Rama u shpreh i prerë, ndërsa tha se është zgjedhja e tyre.

“Protestat? I kemi ndarë punët prej vitesh.

Unë në zyrë dhe PS në qeveri dhe të tjerët poshtë penxheres time në rrugë.

Kjo është zgjedhja e tyre s’kam unë asnjë lidhje, kjo është pjesë e lirive.” tha Rama. /abcnews.al

 

Yesterday — 29 December 2025Main stream

Në janar nis rivlerësimi i pasurive/ Përllogaritet se do përfitojnë mbi 500 mijë familje

By: xhir jeta
29 December 2025 at 14:50

Rivlerësimi me çmimet e përafërta me tregun është një mekanizëm, që ndihmon në uljen e informalitetit në transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke e bërë të vështirë deklarimin fiktiv të vlerave më të ulëta gjatë shitblerjeve, një problem i vazhdueshëm në praktike.

Projektligji ka për qëllim t’u ofrojë qytetarëve edhe një herë mundësinë për tëkryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në një afat të kufizuar, nga data 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026.

Zgjedhja e këtij afati është bërë duke pasur parasysh balancën midis kohës së mjaftueshme, për informimin dhe përgatitjen e qytetarëve, dhe nevojës për të ruajtur karakterin e përkohshëm të masës, në mënyrë që të mos deformohet funksioni normal i tregut.

Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin, i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa pasur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Në vend janë realizuar deri më tani 3  nisma rivlerësimesh të cilat kanë pasur nivele më të ulëta tatimore./abcnews.al

 

‘Brenda disa javësh do jetë e qartë nëse lufta do të përfundojë’, Trump: Rusia do ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës

By: xhir jeta
28 December 2025 at 23:34

Ka përfunduar në Mar a Lago takimi mes Presidentit të SHBA, Doland Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

I pyetur nëse sheh të mundur një takim trepalësh mes Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, Donald Trump tha se kjo mund të ndodhë “në momentin e duhur”. Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin “dëshiron që kjo të ndodhë”.

“Ai ma tha shumë qartë, e besoj,” u shpreh Trump, duke shtuar se kishte zhvilluar një bisedë telefonike prej rreth dy orë e gjysmë me liderin rus më herët.

I pyetur se sa kohë mund të duhet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump u përgjigj se ajo mund të përfundojë “brenda pak javësh”, por pranoi se kjo mund edhe të mos ndodhë. “Brenda disa javësh do ta dimë, në një mënyrë ose në një tjetër,” tha ai.

Trump deklaroi gjithashtu se ka biseduar me Putinin për centralin bërthamor të Zaporizhjias, i cili ndodhet nën kontroll rus që nga fillimi i luftës. “Presidenti Putin po punon realisht me Ukrainën për ta rihapur atë,” tha Trump. “Në këtë drejtim ka qenë shumë korrekt. Ai dëshiron ta shohë të hapur.”

I pyetur nëse Rusia do të ketë përgjegjësi për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, Trump u përgjigj: “Ata do të ndihmojnë. Rusia dëshiron ta shohë Ukrainën të ketë sukses.”

Sipas tij, Putin ka shprehur gatishmëri të madhe për suksesin e Ukrainës, përfshirë furnizimin me energji elektrike dhe burime të tjera “me çmime shumë të ulëta”.

Trump theksoi se Putin nuk ka rënë dakord për një armëpushim, pasi nuk dëshiron të ndalojë luftimet dhe më pas t’i rifillojë. “E kuptoj këtë qëndrim,” përfundoi presidenti amerikan.

Before yesterdayMain stream

Mariah Carey vendos rekord historik në Billboard me hitin e Krishtlindjeve

By: xhir jeta
26 December 2025 at 15:47

Mariah Carey ka hyrë sërish në histori të muzikës botërore. Kënga e saj ikonike “All I Want for Christmas Is You” ka çuar artisten amerikane në një rekord të paprecedentë: 100 javë në vendin e parë të Billboard Hot 100, duke e bërë Carey artisten e parë që arrin këtë shifër që nga themelimi i renditjes 67 vite më parë.

Sipas Billboard, deri më 22 dhjetor 2025, hiti i Krishtlindjeve mban javën e 21-të në total në krye të Hot 100, duke zgjeruar më tej rekordin si kënga me qëndrimin më të gjatë në vendin e parë nga një artiste femër. Pas Carey-t renditen Rihanna me 60 javë, The Beatles me 59 dhe Drake me 56 javë në krye të klasifikimit.

“All I Want for Christmas Is You”, e publikuar fillimisht në vitin 1994, është rikthyer në vendin e parë për sezonin e shtatë radhazi të festave, duke u shndërruar në simbol global të Krishtlindjeve. Vetëm kjo këngë përbën 21 nga 100 javët e Carey-t në vendin e parë, nga 19 këngë që ajo ka pasur në krye të Billboard Hot 100 gjatë karrierës së saj, shkruan KultPlus.

Gjatë javës së fundit të matjes, kënga regjistroi 43.6 milionë dëgjime në SHBA, 28 milionë dëgjues në radio dhe mijëra shkarkime digjitale. Paralelisht, Shoqata Amerikane e Industrisë së Regjistrimeve (RIAA) e certifikoi këngën me 18x Platinum, duke e bërë singlin më të certifikuar ndonjëherë nga një artiste femër në SHBA.

Me këtë arritje, Mariah Carey forcon edhe më tej statusin e saj si një nga figurat më të mëdha të historisë së muzikës pop dhe si “Mbretëresha e Krishtlindjeve”, një titull që duket se vazhdon të justifikohet çdo vit.

Superkupa e Shqipërisë/ Egnatia – Dinamo City, sfida që mbyll vitin 2025 luhet të dielën në “Air Albania”

By: xhir jeta
26 December 2025 at 15:24

E diela e fundit e vitit, 28 dhjetori, vjen me një takim special për futbollin shqiptar, ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Përballja Egnatia – Dinamo City nuk është thjesht një sfidë futbolli, por një spektakël 90-minutësh që meriton të përjetohet nga afër, në shkallët e stadiumit më modern dhe më të bukur në vend, “Air Albania”.

Një sfidë që shkon përtej një trofeu. Në fushë do të zbresin dy nga skuadrat më të mira të sezonit aktual dhe të atij që lamë pas, të vendosura për të mbyllur vitin me një sukses madhor dhe për të fituar trofeun e fundit të vitit futbollistik.

Për tifozët e futbollit është thjesht një ndeshje, për tifozët e Egnatias dhe Dinamo City është emocioni i radhës, ndërsa për vetë skuadrat është një dhuratë e vërtetë fundviti. Dhe kush nuk do të donte ta përmbyllte vitin me një trofe në duar?

Ndeshja Egnatia – Dinamo City do të luhet të dielën në ora 19:00 në “Air Albania”.

Personazhet e vitit/ Shoqata “Mallakastra” vlerëson njerëzit e shquar të krahinës

By: xhir jeta
26 December 2025 at 15:15

Ministri i Mjedisit Sovjan Jaupaj, ish-ushtaraku, Avni Skënderaj dhe skulptori Shkëlqim Meçaj janë ndëruar me titullin “Personazhi i vitit 2025” nga Shoqata Kulturore Patriotike e Mallakastrës.

Ndërsa  ish-zëvëndës Prefektja e Qarkut të Fierit, Mbarime Isufaj u nderua me titullin “Krenaria e Mallakastrës”.

Çmimet u ndanë të mërkurën në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku u mbajt ceremonia e Shoqatës Kulturore Patriotike të Mallakastrës, me pjesëmarrjen e shumë figurave të shquar të fushave të ndryshme si të politikës, kultures, etj.

Ceremonia u mbyll me një drekë tradicionale dhe shfaqje muzikore nga Grupi Polifonik i Mallakastrës./abcnews.al

 

SEPA, miliona euro kursime/ Bizneset dhe qytetarët, kosto më të lira për transferta parash në vendet e BE

By: xhir jeta
26 December 2025 at 15:11

Ekonomia shqiptare do të përfitojë 71.3 milion euro nga anëtarësimi në sistemin Europian të pagesave. Ata që përfitojnë direkt janë qytetarët  dhe bizneset që realizojnë pagesa apo kryejnë trasaksione  në vende të ndryshme të Europës.

Këto të dhëna janë  nxjerë pas një studimi të realizuar nga ekspertë të German Economic Team, GET (ent konsulence i financuar nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë).

Ndërkohë që nga të dhënat paraprake rezulton se   vetëm në një muaj ka pasur fluks të transfertave në Sepa të cilat përllogariten  në rreth 600 milion euro.

Në raport theksohet se reduktimi i kostove të transfertave ndërkombëtare do të arrijë në 62 milionë euro për pagesat e lidhura me tregtinë e jashtme dhe më shumë se 9 milionë euro për remitanca.

Integrimi në SEPA përkthehet ndër të tjera edhe në një element të rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonomi.

Pas anëtarësimit në Sepa transaksionet deri në 20 mijë euro që nisen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, do të kenë  komisione deri  në 2 euro, ndërsa për trasaksionet për vlera deri në 100 mijë euro janë sa 0.01% e vlerës, ndërsa për transaksionet mbi 100 mijë euro, komisionet janë maksimumi 25 euro.

Ndërsa për të gjithë shqiptarët që janë në emigrim dhe do të sjellin para për familjarët e tyre në rrugë zyrtare, komisioni maksimal do të jetë 3 euro.

Anëtarësimi në SEPA është një arritje në rrugën drejt BE pasi konfirmon integrimin ekonomik. Kjo do u sjell qytetarëve përfitime konkrete por edhe bizneseve.

Dimri shton virozat/ Shefi i Urgjencës në Vlorë: Deri në 50 vizita në ditë

By: xhir jeta
26 December 2025 at 15:08

Dhjetori shënon rritje të vizitave për shkak të virozave stinore në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës. Sipas të dhënave të fundit, çdo ditë regjistrohen deri në 50 pacientë, përfshirë edhe persona me sëmundje kronike, të cilët janë më të rrezikuar ndaj komplikacioneve.

Shefi i urgjencës, Veron Beja, apelon që qytetarët të mos drejtohen menjëherë në spital, por fillimisht të kontaktojnë mjekun e familjes.

Situata aktualisht mbetet e menaxhueshme, ndërsa dhjetori shënon edhe periudhën kur nis situata nga virozat stinore. Bluzat e bardha këshillojnë qytetarët të kujdesen për higjienën, të shmangin vendet e mbipopulluara dhe të kryejnë vaksinat antigrip./abcnews.al

Media ukrainase: Takimi Trump-Zelensky do të zhvillohet të dielën në Mar-a-Lago

By: xhir jeta
26 December 2025 at 14:31

Takimi i radhës midis Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, i njoftuar në mediat sociale nga presidenti ukrainas, mund të zhvillohet të dielën, më 28 dhjetor, në Mar-a-Lago, Florida.

“Kiev Post” raporton mbi ditën e takimit duke cituar një burim diplomatik.

“Kemi rënë dakord për një takim të nivelit më të lartë me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt.

Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, shkroi Presidenti Ukrainas Zelensky, pas përditësimeve të fundit nga kryenegociatori ukrainas Rustem Umerov, i cili e informoi atë mbi kontaktet e tij të fundit me palën amerikane.

“Nuk po humbasim asnjë ditë”, theksoi presidenti ukrainas në postimin e tij./abcnews.al

Sulm në xhaminë siriane: 6 të vdekur, 21 të plagosur

By: xhir jeta
26 December 2025 at 14:25

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 21 janw plagosur në një sulm që shënjestroi një xhami në qytetin e Homsit, qyteti i tretë më i madh në vend, gjatë lutjeve të së premtes.

Imazhet e publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA tregojnë gjurmë gjaku në qilimat e xhamisë, vrima në mure, dritare të thyera dhe dëme nga zjarri.

SANA, duke cituar një burim sigurie, raporton se hetimet paraprake tregojnë se brenda xhamisë janë vendosur pajisje shpërthyese.

Autoritetet po kërkojnë ata që janë përgjegjës për sulmin. Ministria e Brendshme Siriane tha në një deklaratë se një kordon sigurie është vendosur rreth xhamisë.

Kaliforni, 3 viktima nga stuhia/ Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet bllokojnë rrugët kryesore

By: xhir jeta
26 December 2025 at 13:50

Tre persona kanë humbur jetën në Kaliforni si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që përshfshin Shtetin Amerikan përgjatë Krishtlindjeve. Stuhitë të cilat pritet të  vijojnë edhe përgjatë fundjavës sollën bllokim të rrugëve kryesore në Los Angeles duke veshtiresuar evakuimin e qindra familjeve.

Sherbimet e emergjencave civile kryen dhjetera shpetime duke perfshire personat e bllokuar ne automjete per shkak te rritjes se nivelit te ujit. Përmbytjet shkaktuan dëme edhe në linjat e energjisë elektrike me mbi 100 mijë familje dhe biznese që mbetën pa rrymë.

Guvernatori i Kalifornise Gavin Newsom kishte shpallur gjendjen e emergjencës qe prej mengjesit te se merkures per shkak te paralajmerimeve per stuhi te forta shiu. Viktimat qe humben jeten si pasoje  e motit te keq ishin nje burre 64 vjecar ne San Diego, njje burr 74 vjecar ne qytetin Redding dhe nje Grua 70 vjecare e cila nderroi jete si shkak i rrëshqitjeve të dheut në banesën e saj.

Zona më e prekur nga rrëshiqtjet e dheut ishte Atladena, shumë pranë Los Angeles. Kryebashkiakja e këtij qyteti Karen Bass ka paralajmeruar qytetaret qe te tregojne kujdes maksimal ne udhetimet  e tyre.

Stuhite e shiut dhe përmbytjet në Kaliforni vijnë pasi ky shtet Amerikan u përball me zjarre shkatërruese përgjatë verës që preken edhe Zonat Urbane duke shkaktuar dhjetëra miliona dollarë dëme në shtëpi dhe biznese./abcnews.al

❌
❌