❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Stabilizohen nivelet e liqeneve të Batllavës dhe Badocit pas reshjeve të shiut

14 December 2025 at 23:39


Pas reshjeve tĂ« fundit tĂ« shiut, nivelet e dy liqeneve atij tĂ« BatllavĂ«s dhe Badocit, janĂ« stabilizuar dhe aktualisht gjendja po paraqitet e mirĂ«. KĂ«shtu kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur zyrtarĂ« nga Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit ‘Prishtina’.

MegjithĂ«se gjendja Ă«shtĂ« stabile, UjĂ«sjellĂ«si ‘Prishtina’ u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« pĂ«rdorin ujin me kujdes, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos ketĂ« mungesa tĂ« furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m.

Sipas KompanisĂ« Rajonale tĂ« UjĂ«sjellĂ«sit ‘Prishtina’, niveli nĂ« kĂ«tĂ« liqen gjatĂ« kĂ«saj javĂ«s ka arritur nĂ« -4 metra nĂ«n nivelin maksimal tĂ« mbushjes, ndĂ«rsa nĂ« Liqenin e Badocit niveli Ă«shtĂ« -6.45 metra.

Zyrtarët e kompanisë theksuan se gjendja aktualisht në të dy liqenet është stabile. Por pavarësisht këtyre niveleve, kërkohet që qytetarët ta kursejnë ujin.

Sipas tyre, një nga hapat më të rëndësishëm për ruajtjen e ujit është që të mos shpenzohet pa nevojë sikurse keqpërdorimi i tij për larje veturash, trotuaresh apo punime të panevojshme. Por theksohet përdorimi ujit vetëm për nevojat bazike, si për pije, higjienë dhe përgatitje.

Edhe njohës të mjedisit theksojnë rëndësinë e ruajtjes së ujit, edhe atëherë kur nivelet e liqeneve paraqiten stabile, pasi sipas tyre, tashmë edhe reshjet janë më të pakta.

“Burimet e ujit nĂ« KosovĂ« nuk mjaftojnĂ« pĂ«r t’i shĂ«rbyer ekonomisĂ« qĂ« po zhvillohet dhe tĂ« gjitha kĂ«rkesave tĂ« tjera, qoftĂ« tĂ« industrisĂ« apo tĂ« shĂ«rbimeve publike, pasi reshjet kanĂ« devijuar dhe nuk janĂ« mĂ« nĂ« renditjen e mĂ«hershme, qĂ« do tĂ« thotĂ« se ka edhe reshje mĂ« tĂ« pakta”, tha Ilir Morina, njohĂ«s i mjedisit.

Një nga faktorët sipas tij, janë ndryshimet klimatike që po ndodhin tashmë në gjithë botën. Prandaj ai thekson nevojën e ndërmarrjes së masave të duhura nga institucionet e Kosovës./RTK

UBT shënon arritje historike: Renditet përsëri ndër institucionet më të mira në botë dhe i pari në rajon, sipas GreenMetric

12 December 2025 at 22:34


UBT është renditur ndër institucionet më të mira në botë nga UI GreenMetric World University Ranking, një ndër vlerësimet globale më prestigjioze për qëndrueshmërinë universitare dhe kampuset e gjelbra. UBT është institucioni i parë në rajon që pozicionohet me sukses në këtë renditje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbi 1,800 institucione pjesëmarrëse nga e gjithë bota, UBT është renditur në 50% e institucioneve më të mira, duke konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kampuseve të gjelbra, të qëndrueshme dhe inovative.

Në veçanti, në kategorinë e kampuseve inovative, në mesin e mbi 500 institucione të përfshira globalisht, UBT u rendit në vendin e 169, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe inovacionit në mjedis.

UI GreenMetric përdor një metodologji që vlerëson 39 indikatorë në gjashtë fusha kyçe: mjedisin dhe infrastrukturën, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve, ujin, transportin, si dhe edukimin dhe kërkimin.

Rezultatet e këtij viti e pozicionojnë UBT-në si një nga institucionet më të përparuara në rajon për qëndrueshmërinë e kampusit dhe politikat inovative të menaxhimit. Kjo arritje e vendos UBT-në në një pozitë të veçantë në hartën akademike ndërkombëtare dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo dëshmon se institucionet në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në skenën globale, duke tejkaluar standardet ndërkombëtare në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të përgjegjshëm. UBT ka qenë pjesë e kësaj renditjeje prestigjioze edhe në vitet 2023 dhe 2024, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Jaupaj: Shqipëria drejt epokës së ekonomisë qarkulluese, ndotësi paguan

4 December 2025 at 19:41

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ NĂ« Kuvend u prezantua sot nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, projektligji “PĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e zgjeruara tĂ« subjekteve prodhuese tĂ« produkteve qĂ« gjenerojnĂ« mbetje”.

Jaupaj tha se ky projektligj vjen nĂ« njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r procesin e integrimit evropian pas hapjes sĂ« negociatave tĂ« grup-kapitullit 4, pjesĂ« e tĂ« cilit Ă«shtĂ« edhe Kapitulli 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”.

“Miratimi dhe zbatimi i kĂ«tij ligji do tĂ« thotĂ« se ShqipĂ«ria nuk po pĂ«rmbush vetĂ«m formalisht kĂ«rkesat e BE-sĂ«, por po ndĂ«rton njĂ« model tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m qĂ« sjell pĂ«rfitime konkrete pĂ«r shĂ«ndetin publik, mjedisin dhe ekonominĂ«â€, tha ai.

Ministri i Mjedisit, u shpreh se Qeveria shqiptare ka marrë përsipër angazhime të qarta lidhur me ekonominë qarkulluese dhe plani kombëtar për menaxhimin e mbetjeve e identifikon përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit si një shtyllë kryesore për arritjen e objektivave kombëtare.

“Pa zbatimin e kĂ«tij sistemi, objektivat pĂ«r ripĂ«rdorim dhe riciklim tĂ« mbetjeve mbeten thjesht nĂ« letĂ«r. ShqipĂ«ria ka nĂ«nshkruar MarrĂ«veshjen e Parisit dhe ka marrĂ« angazhime nĂ« forume ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r zvogĂ«limin e emetimeve tĂ« gazeve serrĂ«. Menaxhimi i integruar i mbetjeve kontribuon drejtpĂ«rdrejtĂ« duke ulur emetimet e gazeve nga landfillet duke promovuar riciklimin”, tha Jaupaj.

Sipas Jaupajt, ligji është në përputhje me Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

“PĂ«rgjegjĂ«sia e zgjeruar e prodhuesit Ă«shtĂ« njĂ« qasje mjedisore e cila parashikon se prodhuesi dhe importuesi duhet tĂ« mbajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si financuare dhe organizative pĂ«r menaxhimin e mbetjeve qĂ« gjenerohen nga produktet e tyre nga mbledhja, riciklimi dhe trajtimi fundor i tyre. Subjektet prodhuese qĂ« vendosin produkte nĂ« tregun shqiptar do tĂ« jenĂ« financiarisht pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r trajtimin e mbetjeve qĂ« krijohen nga kĂ«to produkte”, pohoi ai.

Jaupaj theksoi se projektligji do të zbatohet për të paktën pesë rryma të mbetjeve, si ambalazhet, bateritë, automjetet në fund të jetës, mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe vajrat e përdorur.

Ministri Jaupaj pohoi se ky projektligj fuqizon parimin “ndotĂ«si paguan”, si njĂ« element kyç nĂ« menaxhimin e mbetjeve dhe pĂ«rfaqĂ«son njĂ« reformĂ«, e cila transferon barrĂ«n e transferimit tĂ« mbetjeve nga tatimpaguesi te prodhuesit dhe ndotĂ«sit.

Sipas Jaupajt, projektligji plotëson një kërkesë të BE-së, ndërsa krijon mekanizma financiarë për ekonominë qarkulluese, si edhe rrit përgjegjësinë e biznesit ndaj mjedisit dhe shoqërisë.

“PĂ«r dekada tĂ« tĂ«ra, ekonomia ka ndjekur modelin linear prodho-konsumo-hidh. Ky model tejkalon kapacitetin tonĂ« pĂ«r t’i menaxhuar mbetjet, ndĂ«rsa mjedisi po dĂ«mtohet. Ky ligj pĂ«rfaqĂ«son hyrjen e ShqipĂ«risĂ« nĂ« epokĂ«n e ekonomisĂ« qarkulluese ku burimet ruhen, produktet ripĂ«rdoren dhe mbetjet transferohen nĂ« mundĂ«si”, tha ai.

“Me miratimin e kĂ«tij ligji, ne po vendosim themelet e njĂ« transformimi tĂ« domosdoshĂ«m. Ky ligj Ă«shtĂ« njĂ« provĂ« konkrete se ShqipĂ«ria po ecĂ«n me vendosmĂ«ri drejt standardeve evropiane, nga bindja se ky Ă«shtĂ« modeli i zhvillimit qĂ« meriton vendi ynĂ«, njĂ« ekonomi moderne qĂ« e pozicionon ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« vend qĂ« mbron interesin publik, orienton bizneset drejt pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« dhe inovacionit dhe qĂ« zgjedh tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« ekonomi tĂ« gjelbĂ«r pĂ«r brezat e sotĂ«m dhe tĂ« ardhshĂ«m”, pĂ«rfundoi Jaupaj.

/e.i/a.f/r.e/

The post Jaupaj: Shqipëria drejt epokës së ekonomisë qarkulluese, ndotësi paguan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekreti i verës po shuhet nga klima - çfarë po bën Franca?

29 November 2025 at 23:50


Franca thotĂ« se Ă«shtĂ« “e vendosur” tĂ« shpĂ«tojĂ« industrinĂ« e verĂ«s nga njĂ« krizĂ«, por a mund tĂ« kthehet ky plan kundĂ«r saj?

Franca është drejtuar për ndihmë tek Bashkimi Evropian, pas ndarjes së fondeve shtesë për të shpëtuar industrinë e verës, e cila po përkeqësohet, raporton euronews.

Fillimisht kĂ«tĂ« javĂ«, Ministria franceze e BujqĂ«sisĂ« konfirmoi se ka alokuar 130 milionĂ« euro pĂ«r tĂ« financuar njĂ« plan tĂ« ri, tĂ« pĂ«rhershĂ«m pĂ«r prerjen e hardhieve tĂ« rrushit, me qĂ«llim “rialokimin e ofertĂ«s” dhe “rikthimin e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ«â€ sĂ« fermave qĂ« po pĂ«rballen me vĂ«shtirĂ«si nĂ« rajonet mĂ« tĂ« cenueshme.

Ky proces përfshin prishjen dhe nxjerrjen e rrushit me rrënjë nga toka, zakonisht duke përdorur pajisje të specializuara - si pllugët e thellë dhe mund të kushtojë rreth 1000 euro për hektar, transmeton Telegrafi.

Ministrja Annie Genevard gjithashtu i ka kërkuar Komisionerit Evropian për Bujqësi dhe Ushqim, Christophe Hansen, të financojë distilimin e stokut të tepërt që nuk mund të shitet. Ky është procesi ku furnizimi i tepërt shndërrohet në alkool për qëllime industriale, në vend se për konsum.

ÇfarĂ« fshihet pas krizĂ«s sĂ« vreshtave nĂ« FrancĂ«?

Genevard thotĂ« se vendi, i cili Ă«shtĂ« njĂ« nga prodhuesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« verĂ«s nĂ« botĂ« dhe ka 11 pĂ«r qind tĂ« vreshtave globale, ka pĂ«rballuar “vazhdimisht” njĂ« krizĂ« pĂ«r disa vite. NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« 24 nĂ«ntorit, ajo fajĂ«soi njĂ« treshe problemesh, pĂ«rfshirĂ« edhe “tensionet e mĂ«dha gjeopolitike”.

Kjo vjen pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur një tarifë prej 200 për qind mbi pijet alkoolike evropiane më herët këtë vit, një masë që u tërhoq shpejt. Megjithatë, disa muaj më vonë u njoftua një tarifë prej 15 për qind për eksportet drejt SHBA-së, një treg kyç për industrinë franceze të verës.

Rënia e vazhdueshme e konsumit të verës, veçanërisht e verave të kuqe, ka kontribuar gjithashtu në krizën e vreshtave në Francë.

Vitin e kaluar, konsumimi global i verës ra në nivelin më të ulët në më shumë se 60 vjet, ndërsa disa anketime treguan se gjenerata Z (ata që kanë lindur midis 1997 dhe 2021) po e shmang krejtësisht alkoolin.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Genevard argumentoi se vuajtjet e sektorit janĂ« pĂ«rkeqĂ«suar nga ndryshimet klimatike, tĂ« cilat “kanĂ« ndikuar pĂ«rsĂ«ritĂ«sisht nĂ« tĂ« korrat” pĂ«r disa vite.

“Kjo pĂ«rpjekje e re financiare e konsiderueshme, pĂ«rkundĂ«r njĂ« konteksti buxhetor veçanĂ«risht tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe nĂ« pritje tĂ« miratimit tĂ« ligjit tĂ« financave, tregon vendosmĂ«rinĂ« e qeverisĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar industrinĂ« tonĂ« tĂ« verĂ«s nĂ« afat tĂ« gjatĂ« dhe pĂ«r ta lejuar atĂ« tĂ« rimĂ«kĂ«mbet”, thotĂ« ministrja.

“Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r plan emergjence pĂ«r tĂ« korrigjuar njĂ« pabarazi strukturore, Ă«shtĂ« njĂ« investim nĂ« sektorin tonĂ« tĂ« verĂ«s dhe tek fermerĂ«t nĂ« kĂ«to zona prodhimi”, shtoi ajo.

Ekspertët frikësohen se tarifat, së bashku me kursin e këmbimit të valutave, mund të reduktojnë të ardhurat vjetore nga shitjet e verës dhe pijeve alkoolike franceze me rreth 1 miliard euro.

Çka Ă«shtĂ« prerja e rrushit me rrĂ«njĂ«?

Ideja e heqjes së vreshtave nuk është e re. Mendohet se ka origjinën në shekullin e I-rë, kur Perandori Roman, Domitian, urdhëroi prerjen e 50 për qind të rrushit në Gal (një rajon i lashtë i Evropës Perëndimore që përkon përafërsisht me Francën e sotme) nga frika se ato përbënin konkurrencë për verërat romake. Që atëherë, subvencione për prerjen e vreshtave janë futur disa herë dhe tani kjo konsiderohet një masë më ekonomike krahasuar me distilimin ose ruajtjen e tepricës.

â€œĂ‡Ă«shtjet e sotme janĂ« prodhimi i tepĂ«rt i verĂ«s dhe njĂ« rĂ«nie e madhe e konsumit, veçanĂ«risht e verave tĂ« kuqe, kryesisht nĂ« sektorin fillestar”, thotĂ« Pierre Metz, partner nĂ« vreshtin Domaine Alain Chabanon nĂ« Terrasse du Larzac, nĂ« jug tĂ« FrancĂ«s, pĂ«r Euronews Green.

“KonsumatorĂ«t e rinj zakonisht pinĂ« mĂ« pak verĂ«, gjĂ« qĂ« shtyn shitĂ«sit tĂ« ulin çmimet, gjĂ« qĂ« mĂ« pas ul çmimet edhe nĂ« nivelin e prodhuesve”, shtoi ai.

Metz shpjegon se prodhuesit tani do tĂ« marrin vetĂ«m rreth 0.80 euro pĂ«r njĂ« litĂ«r verĂ« “gjenerike” Bordeaux.

“Zgjidhja qĂ« propozojnĂ« grupet e lobit tĂ« prodhuesve Ă«shtĂ« ulja e prodhimit. NjĂ« vresht jo produktiv gjithsesi kushton para pĂ«r t’u mirĂ«mbajtur dhe pĂ«r tĂ« shmangur pĂ«rhapjen e sĂ«mundjeve, pasi nĂ« fakt ka gjoba pĂ«r t’u paguar nĂ«se nuk e mirĂ«mban vreshtin tĂ«nd”, deklaroi ai.

Ka dy mënyra të ndryshme për të hequr rrushin: përkohësisht ose përgjithmonë. Mënyra e përkohshme ka përfitimin që lejon pronarët e vreshtave të riprodhojnë varietete të rezistueshme ndaj nxehtësisë, duke u përshtatur me rritjen e temperaturave, por kjo ende redukton prodhimin për disa vite.

Rreziku i zjarreve të egra

Prerja e përhershme e vreshtave ka rreziqet e veta, përfshirë shqetësimin e jetës së egër dhe pengimin e parandalimit të zjarreve.

Evropa përballet me më shumë zjarre se kurrë, pasi thatësirat dhe temperaturat në rritje të nxitura nga ndryshimet klimatike e bëjnë shumë rajone të kontinentit më të ndjeshme. Sipas Komisionit Evropian, zonat e rrezikuara nga zjarret vetëm në Francë pritet të rritet me 17 për qind deri në vitin 2040.

MegjithatĂ«, vreshtat e mirĂ«mbajtura mund tĂ« jenĂ« pjesĂ« e zgjidhjes, pasi kĂ«rkimet tregojnĂ« se parcelat e rrushit mund tĂ« veprojnĂ« si “pengesa ndaj zjarrit” duke krijuar hapĂ«sira nĂ« karburant dhe duke ngadalĂ«suar pĂ«rhapjen e flakĂ«ve.

“Studimet nĂ« zonat e rrezikuara nga zjarret tregojnĂ« se, shpesh, zjarret e egra ndalen nĂ« skaj tĂ« vreshtave tĂ« mirĂ«mbajtura — pĂ«r sa kohĂ« qĂ« hapĂ«sira midis rreshtave nuk mbulohet nga bimĂ«si e ndezshme”, shton Departamenti i BE-sĂ« pĂ«r BujqĂ«si dhe Zhvillim.


Metz shpjegon se rreziku i zjarreve mund të zvogëlohet duke mbjellë gjemba, duke kullotur bimësinë e egër dhe duke kryer mirëmbajtje të përgjithshme. Megjithatë, kjo do të kishte kosto të larta, të cilat vreshtat që zgjedhin të prerë rrushin mund të mos i përballojnë.

Vrreshtat e prerë gjithashtu mund të zëvendësohen nga kultivimi i perimeve dhe drithërave, por shumica zgjedhin ta lënë tokën të zbrazët, pasi kjo gjithashtu kërkon shpenzime paraprake.

Si po ndikon ndryshimi i klimës në industrinë e verës?

“Ndryshimi i klimĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« temĂ« ditore pĂ«r pronarĂ«t e vreshtave”, thotĂ« Metz, duke treguar pĂ«r “shumĂ«fishimin” e periudhave tĂ« nxehta qĂ« po nxiten nga ngrohja globale.

Këtë verë, shumë pjesë të Francës u vendosën në alarm të lartë për nxehtësi, pasi temperaturat arritën deri në 43 gradë Celsius në disa zona të Charente dhe Aude. Temperaturat e larta u identifikuan si një nga shkaqet kryesore të një zjarri të madh që shkrumboi 160 kilometra/katrorë në Aude.

“Kjo seri e valĂ«ve tĂ« nxehtĂ«sisĂ« krijon gjithashtu njĂ« problem me ujin, pasi bie mĂ« pak shi dhe rezervat e ujit nĂ«ntokĂ«sor janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta çdo vit. Disa nga zonat e mĂ«dha tĂ« prodhimit mund tĂ« mbijetojnĂ« vetĂ«m me ujitje, e cila bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« e shtrenjtĂ« pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« ujit”, shtoi ai.

Në muajin qershor, Agjencia Evropiane e Thatësirës klasifikoi një të tretën e Europës si të prekura nga thatësira, ndërsa 10 për qind e Europës ishte në një gjendje krize. Në Francë, më shumë se 30 mijë banorë të komunave patën ndërprerje në furnizimin me ujë.

Ndryshe nga prodhuesit masivĂ«, Metz zgjedh tĂ« mos ujisĂ« vreshtat dhe tĂ« mos pĂ«rdorĂ« pleh, gjĂ« qĂ«, sipas tij, e detyron bimĂ«n tĂ« “aktivizojĂ« instinktin e mbijetesĂ«s” dhe “tĂ« shtyjĂ« rrĂ«njĂ«t thellĂ« nĂ« tokĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar ujĂ«â€.


Ai argumenton se vreshëtarët e mirë nuk kanë nevojë për mbrojtje dhe duhet të jenë të aftë të përshtaten me mjedisin që ndryshon.

“Ndihma e vĂ«rtetĂ« do tĂ« ishte tĂ« inkurajohej njĂ« rritje e cilĂ«sisĂ« duke ulur rendimentin pĂ«r hektar,” shton Hetz, duke argumentuar se prerja e vreshtave do tĂ« jetĂ« si “njĂ« pikĂ« uji mbi njĂ« gur tĂ« nxehtĂ« pĂ«r shumicĂ«n e prodhuesve”. /Telegrafi/

Evakuohen pjesëmarrësit në COP30, për shkak të një zjarri që shpërtheu brenda vendit të ngjarjes në Belém të Brazilit

20 November 2025 at 21:27


Pjesëmarrësit në bisedimet e OKB-së për klimën, COP30, janë evakuuar për shkak të një zjarri që shpërtheu brenda vendit të ngjarjes në Belém të Brazilit.

Sipas BBC-së, gazetarët e këtij mediumi panë flakë dhe tym në zonën e pavijonit përpara se të nxirreshin me nxitim jashtë.

Ndërkohë qeveria braziliane thotë se zjarri tani është nën kontroll dhe se askush nuk është lënduar.

BREAKING: The venue where the COP30 climate summit is being held in Brazil has been evacuated after a fire broke out.

Sky's @BarbaraGSerra reports âŹ‡ïž

Latest 🔗 https://t.co/tttVg2R9wn

đŸ“ș Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/G2XXQAueCR
— Sky News (@SkyNews) November 20, 2025

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi flakën por një dëshmitar okular i tha BBC-së se beson që një zjarr elektrik ishte shkaku.

Një grua u mor me karrocë me rrota, por nuk është e qartë nëse kjo ishte e lidhur me zjarrin.

Ndryshe, mijëra njerëz po marrin pjesë në bisedimet e OKB-së për klimën, përfshirë anëtarë të delegacioneve nga e gjithë bota.

We’ve just been evacuated from the COP30 Climate negotiations at Belem. We are currently in a safe zone and all accounted for.

Hoping everyone is safe.#COP30 pic.twitter.com/GC0hGc3ele
— Kumi Naidoo (@kuminaidoo) November 20, 2025

Aty, gati 200 vende po përpiqen të bien dakord se si të bëjnë përparim në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Një anëtar i delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar tha se po ktheheshin në banesën e tyre dhe se zjarri kishte ndërprerë negociatat. /Telegrafi/

UNHCR: Ndryshimet klimatike detyruan miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre

11 November 2025 at 08:22

Pasojat e ndryshimeve klimatike kanë detyruar tashmë miliona njerëz në mbarë botën të braktisin shtëpitë e tyre, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në prag të Konferencës së 30-të vjetore të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që nisi dje në Brazil.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit, fatkeqĂ«sitĂ« e lidhura me motin kanĂ« shkaktuar rreth 250 milionĂ« zhvendosje tĂ« brendshme qĂ« do tĂ« thotĂ« mbi 67 mijĂ« zhvendosje çdo ditĂ«â€, thuhet nĂ« raportin e UNHCR-sĂ« tĂ« publikuar sot.

Organizata flet pĂ«r njĂ« “rreth vicioz” midis konflikteve dhe krizave klimatike. Tre tĂ« katĂ«rtat e njerĂ«zve tĂ« zhvendosur pĂ«r shkak tĂ« konflikteve jetojnĂ« nĂ« vende veçanĂ«risht tĂ« cenueshme nga pasojat e ndryshimeve klimatike.

NĂ« raport pĂ«rmenden, ndĂ«r tĂ« tjera, pĂ«rmbytjet nĂ« Sudanin e Jugut dhe Brazil, valĂ«t rekord tĂ« tĂ« nxehtit nĂ« Kenia dhe Pakistan, si dhe mungesa e ujit nĂ« Çad dhe Etiopi.

“Ndryshimet klimatike po pĂ«rkeqĂ«sojnĂ« dhe shumĂ«fishojnĂ« sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballen njerĂ«zit tashmĂ« tĂ« zhvendosur dhe komunitetet pritĂ«se, veçanĂ«risht nĂ« zonat e brishta dhe tĂ« prekura nga konfliktet”, thekson raporti.

Sipas UNHCR-së, vetëm një e katërta e fondeve të destinuara për përshtatjen ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike arrijnë në vendet e rrezikuara nga konfliktet,  vende që shpesh strehojnë edhe numër të madh refugjatësh.

Samiti vjetor i klimĂ«s sĂ« OKB-sĂ«, i njohur si “COP30”, shĂ«rben shpesh si platformĂ« pĂ«r vendet e varfra qĂ« tĂ« kĂ«rkojnĂ« mĂ« shumĂ« fonde nga vendet e pasura pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me kushtet klimatike gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« ashpra.

“NĂ«se duam stabilitet, duhet tĂ« investojmĂ« aty ku njerĂ«zit janĂ« mĂ« tĂ« rrezikuar”, deklaroi shefi i UNHCR-sĂ«, Filippo Grandi.

Përse bëhet fjalë në samitin e klimës në Brazil?

10 November 2025 at 13:20


Për të frenuar ndryshimet klimatike, njerëzimi duhet të veprojë me më shumë vendosmëri. Aktualisht tendenca lëviz në drejtimin e kundërt. A do të ketë bashkëpunim në konferencën për klimën që fillon sot në Belém?

Dhjetë vjet pas Marrëveshjes historike të Parisit për Klimën, bashkësia ndërkombëtare takohet në Belém të Brazilit për të bërë një vlerësim të situatës në Konferencën Botërore të Klimës, COP30.

Në Francë, në vitin 2015, kombet u zotuan ta mbanin ngrohjen globale shumë poshtë dy gradëve Celsius deri në fund të shekullit, dhe idealisht në 1.5 gradë.

Për ta arritur këtë, ato paraqitën plane veprimi për klimën çdo pesë vjet, të cilat ndryshonin vazhdimisht.

Premtimet e bëra që para konferencës së Belémit do të ulnin emetimet e gazrave serrë me rreth një të dhjetën deri në vitin 2035, njoftoi Sekretariati i OKB-së për Klimën në fund të tetorit.

Konkluzioni i OKB: Kemi marrë drejtimin e duhur, por nevojitet shumë më tepër shpejtësi. Përndryshe kërcënon rritje dramatike e ngrohjes globale. Pa masa të mëtejshme mbrojtëse, objektivi prej 1.5 gradësh ka të ngjarë të tejkalohet së shpejti, njoftoi së fundmi Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP), me seli në Nairobi.

Sfida dhe një rreze shprese

Vendimet e Parisit vërtet e kanë ngadalësuar rritjen e emetimeve, por jo në masën e nevojshme.

Sipas Kombeve të Bashkuara, pa bashkëpunim ndërkombëtar mbi politikën klimatike, bota do të shkonte drejt njëngrohjeje globale prej pesë gradësh Celsius. Aktualisht, pritet një ngrohje prej rreth tre gradësh Celsius.

Objektivat klimatikë të vendeve në veçanti ende nuk janë ambicioze sa duhet për të luftuar në mënyrë adekuate ngrohjen globale. Ato duhet të eliminojnë më shpejt e hap pas hapi përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe të zgjerojnë energjitë e rinovueshme.

Sipas OKB-së ka edhe një rreze shprese: të dhënat e fundit tregojnë se energjia diellore, e erës dhe hidroenergjia kanë tejkaluar qymyrin si burimi më i madh i energjisë në botë.

Në Belém, vendet e të ashtuquajturit Jugut Global presin angazhime konkrete nga vendet e industrializuara për të siguruar ndjeshëm më shumë fonde për masat përkatëse duke filluar nga viti i ardhshëm.

Por progresi pengohet nga ndryshimi gjeopolitik në botë që nga koha e Marrëveshjes së Parisit.

Pandemia e Coronavirusit dhe lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës e kanë lënë në plan të dytë çështjen e mbrojtjes së klimës.

Bashkëpunimi midis dy ndotësve më të mëdhenj të klimës, SHBA-së dhe Kinës, të cilët e bënë të mundur Marrëveshjen e Parisit në fillim, tani është vështirë të imagjinohet.

Në vend të kësaj, SHBA-të, nën Presidentin Donald Trump tërhiqen sërish nga kjo marrëveshje.

Takimi në Belém synon të sigurojë që vendet e tjera të vazhdojnë kursin.

BE hezituese

Bashkimi Evropian që dëshiron ta portretizojë veten si një pionier i politikave klimatike, nuk po udhëheq më si dikur.

BE duhet ta kishte paraqitur premtimin e tij të përditësuar në OKB që në shkurt.

Kontributi evropian për mbrojtjen ndërkombëtare të klimës deri në vitin 2035 rrjedh nga objektivi i brendshëm i BE-së për vitin 2040. Franca dhe Polonia, ndër të tjera, bllokuan një marrëveshje për këtë.

Në samitin e BE-së në fund të tetorit, iu la ministrave përgjegjës të shteteve anëtare të arrinin një vendim përfundimtar në fazën e fundit para Belémit. Gjatë një sesioni të vonë në Bruksel, ata e dobësuan propozimin fillestar të kompromisit dhe ranë dakord për një kontribut për Belémin vetëm në minutën e fundit. Kjo hedh dyshime mbi vendosmërinë e Evropës.

Në një kohë që SHBA tërhiqet merr shumë rëndësi roli i BE-së në Belém, por i Kinës, ndotësja më e madh e klimës në botë.

Ndryshe nga BE-ja hezituese, Pekini paraqiti një objektiv klimatik në fund të shtatorit, duke demonstruar kështu pretendimin e tij për lidership, edhe pse ekspertët janë kritikë ndaj përmbajtjes së premtimit kinez.

BE-ja dhe qeveria gjermane i kanĂ« propozuar partneres sĂ« tyre tĂ« vĂ«shtirĂ«, KinĂ«s, qĂ« tĂ« bashkĂ«punojnĂ« dhe "tĂ« ecin pĂ«rpara me ambiciozitet” pĂ«r tĂ« arritur njĂ« rezultat tĂ« suksesshĂ«m nĂ« BelĂ©m.

Dhjetë vjet më parë u demonstrua në Paris, se çfarë është e mundur në mbrojtjen e klimës kur bashkësia globale bashkohet. /DW/

Viti 2025 vlerësohet të jetë një ndër më të nxehtit në histori

8 November 2025 at 07:55


Organizata Meteorologjike Botërore (WMO) ka njoftuar se viti 2025 pritet të jetë viti i dytë ose i treti më i nxehtë në historikun e regjistrimeve.

Ky paralajmërim thekson vazhdimin e tendencave jashtëzakonisht të larta të ngrohjes globale, duke shënuar një tjetër vit me temperatura rekord.

Sipas raportit tĂ« WMO-sĂ«, periudha 2015–2025 pĂ«rfshin secilin prej 11 viteve mĂ« tĂ« nxehta qĂ« nga fillimi i regjistrimeve mbi 176 vjet mĂ« parĂ«.

Temperatura mesatare globale pranë sipërfaqes për periudhën janar - gusht 2025 ishte 1.42 gradë Celsius ± 0.12 gradë celsius mbi nivelin para-industrial, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e WMO-së shpjegojnë se kjo ngrohje rekord shkaktohet kryesisht nga përqendrimet rekord të gazeve serrë dhe nga akumulimi i ngrohjes në oqeane.

- YouTube youtube.com

Akulli në dete dhe akullnajat po shkrihen me shpejtësi alarmante, ndërsa ngjarjet ekstreme të motit po shkaktojnë tronditje të thella shoqërore dhe ekonomike

Për të përballuar këto sfida, WMO thekson rëndësinë e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për rreziqe natyrore.

Që nga viti 2015, zgjerimi i sistemit global për paralajmërim për shumë rreziqe (MHEWS) është mbi dyfishuar, por rreth 40 për qind e vendeve ende nuk kanë një sistem të tillë.

Raporti i fundit i WMO-së synon të informojë konferencën COP30 dhe të mbështesë vendet në përpjekjet e tyre për të përforcuar rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas organizatës, shërbimet klimatike janë vendimtare për të ruajtur jetë dhe për të mbrojtur ekonomitë nga efektet e rritjes së temperaturave globale.

WMO paralajmëron se pa masa efektive për të ulur emetimet e gazeve serrë dhe për të përforcuar rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike, tendenca e ngrohjes ekstreme globale mund të vazhdojë, duke bërë vitet e ardhshme edhe më të nxehta. /Telegrafi/

Bill Gates befasoi me deklaratat mbi ndryshimet klimatike

30 October 2025 at 07:20


NĂ« njĂ« largim tĂ« papritur dhe tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nga komuniteti i aktivistĂ«ve tĂ« klimĂ«s qĂ« paralajmĂ«rojnĂ« pĂ«r “fundin e botĂ«s”, Bill Gates, njĂ« nga mbĂ«shtetĂ«sit kryesorĂ« tĂ« reduktimit tĂ« emetimeve tĂ« karbonit, publikoi njĂ« ese nĂ« tĂ« cilin pretendon se fondet duhet tĂ« ridrejtohen nga lufta kundĂ«r ndryshimeve klimatike.

Në vend të kësaj, sipas Gates, filantropët globalë duhet të rrisin investimet në përpjekje të tjera të fokusuar në parandalimin e sëmundjeve dhe urisë.

Ndryshimet klimatike nuk do të shkatërrojnë njerëzimin, shkroi ai, dhe përpjekjet e deritanishme për të arritur zero-emetime kanë sjellë përparim të prekshëm. Por, Gates mendon se shumë nga investimet e deritanishme në luftën kundër ndryshimeve klimatike kanë qenë të gabuar dhe se është harxhuar shumë para në projekte të shtrenjta dhe të diskutueshme.

“PĂ«rmirĂ«simi i jetĂ«s Ă«shtĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m se emetimet e karbonit dhe ndryshimi i temperaturĂ«s”, tha ai.

Megjithëse theksoi se investimet në luftën kundër ndryshimeve klimatike duhet të vazhdojnë, ai paralajmëroi se prerjet në financimin e USAID nga presidenti amerikan, Donald Trump krijojnë probleme të reja dhe kërcënojnë me dëm të qëndrueshëm global në luftën kundër urisë dhe sëmundjeve të parandalueshme.

“Ndryshimet klimatike, sĂ«mundjet dhe varfĂ«ria janĂ« tĂ« gjitha probleme tĂ« mĂ«dha. Duhet t’i trajtojmĂ« ato proporcionalisht me vuajtjet qĂ« shkaktojnĂ«â€, shkroi Gates. Sipas mendimit tĂ« tij, prerjet e financimit nga administrata Trump kĂ«rkojnĂ« ridrejtim urgjent tĂ« investimeve dhe burimeve pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kĂ«to fusha tĂ« neglizhuara, transmeton Telegrafi.

“Edhe pse ndryshimet klimatike do tĂ« kenĂ« pasoja serioze, veçanĂ«risht pĂ«r njerĂ«zit nĂ« vendet mĂ« tĂ« varfra, ato nuk do tĂ« çojnĂ« nĂ« zhdukjen e njerĂ«zimit. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r t’u rikthyer nĂ« fokus tek njĂ« tregues qĂ« duhet tĂ« jetĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m se emetimet dhe ndryshimi i temperaturĂ«s: pĂ«rmirĂ«simi i jetĂ«s”, shtoi ai.

“QĂ«llimi ynĂ« kryesor duhet tĂ« jetĂ« parandalimi i vuajtjeve, veçanĂ«risht atyre tĂ« njerĂ«zve qĂ« jetojnĂ« nĂ« kushtet mĂ« tĂ« rĂ«nda nĂ« vendet mĂ« tĂ« varfra tĂ« botĂ«s”, Ă«shtĂ« i bindur miliarderi amerikan. Eseja e Gates, qĂ« shumĂ« e panĂ« si befasuese, u publikua para COP30, samitit global tĂ« dedikuar luftĂ«s kundĂ«r ndryshimeve klimatike qĂ« do tĂ« mbahet muajin e ardhshĂ«m.

Administrata Trump ka shfuqizuar USAID, organizatën ndërkombëtare të ndihmës që çdo vit ofronte rreth 8 miliardë dollarë ndihmë në ushqim dhe ilaçe për vendet ku banorët nuk kanë qaje në këto nevoja bazë.

Gates hodhi poshtë pretendimet se qëndrimi i tij i ri përfaqëson një ndryshim mendimi në krahasim me vitet e mëparshme. Në ese ai theksoi se bota duhet të vazhdojë të mbështesë përpjekjet drejt arritjes së zero-emetimeve të karbonit.

Megjithatë, në një intervistë të njëjtën ditë për Andrew Ross Sorkin në CNBC, Gates pranoi se tërheqja e investimeve nga lufta kundër ndryshimeve klimatike është një hap i nevojshëm. Ky ndryshim përfaqëson një largim të qartë nga fokusimet dhe aktivitetet e tij të mëparshme filantropike, të cilat përfshinin investime në kompani të energjisë së pastër dhe iniciativa lobuese.

PĂ«r shembull, nĂ« njĂ« ese tĂ« publikuar nĂ« 2023 nĂ« faqen e Breakthrough Energy, e cila mĂ« pas u hoq, Gates shkroi se shumica e njerĂ«zve nĂ« botĂ« po luftojnĂ« me pasojat e ndryshimeve klimatike, njĂ« ndjesi qĂ« mund tĂ« jetĂ« “shkatĂ«rruese” dhe kĂ«rkon njĂ« pĂ«rgjigje “pa precedent” nĂ« shkallĂ« dhe shpejtĂ«si. /Telegrafi/

Njerëzimi ka dështuar në arritjen e objektivit të klimës prej 1.5 gradë Celsius, thotë kreu i OKB-së

28 October 2025 at 09:41


Njerëzimi nuk ka arritur ta kufizojë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius dhe duhet ta ndryshojë kursin menjëherë, ka paralajmëruar sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

NĂ« njĂ« intervistĂ« para samitit tĂ« klimĂ«s Cop30 muajin e ardhshĂ«m, AntĂłnio Guterres pranoi se tani Ă«shtĂ« “e pashmangshme” qĂ« njerĂ«zimi ta tejkalojĂ« objektivin nĂ« marrĂ«veshjen e klimĂ«s sĂ« Parisit, me “pasoja shkatĂ«rruese” pĂ«r botĂ«n.

Ai u bĂ«ri thirrje udhĂ«heqĂ«sve qĂ« do tĂ« mblidhen nĂ« qytetin brazilian tĂ« pyllit tropikal BelĂ©m tĂ« kuptojnĂ« se sa mĂ« gjatĂ« tĂ« vonojnĂ« uljen e emetimeve, aq mĂ« i madh Ă«shtĂ« rreziku i kalimit tĂ« “pikave katastrofike” nĂ« AmazonĂ«, Arktik dhe oqeane.

“Le ta pranojmĂ« dĂ«shtimin tonĂ«â€, i tha ai Guardian dhe organizatĂ«s sĂ« lajmeve SumaĂșma me bazĂ« nĂ« Amazon, pĂ«rcjell Telegrafi.

“E vĂ«rteta Ă«shtĂ« se nuk kemi arritur tĂ« shmangim njĂ« tejkalim mbi 1.5°C nĂ« vitet e ardhshme. Dhe ky kalim mbi 1.5°C ka pasoja shkatĂ«rruese. Disa nga kĂ«to pasoja shkatĂ«rruese janĂ« pika kthese, qoftĂ« nĂ« AmazonĂ«, qoftĂ« nĂ« GrenlandĂ«, apo nĂ« AntarktidĂ«n perĂ«ndimore apo nĂ« shkĂ«mbinjtĂ« koralorĂ«â€.

Sipas tij, â€œĂ«shtĂ« absolutisht e domosdoshme tĂ« ndryshohet kursi nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« sigurohemi qĂ« tejkalimi tĂ« jetĂ« sa mĂ« i shkurtĂ«r dhe me intensitet sa mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« jetĂ« e mundur pĂ«r tĂ« shmangur pikat kthese si Amazona. Ne nuk duam ta shohim AmazonĂ«n si njĂ« savanĂ«. Por ky Ă«shtĂ« njĂ« rrezik real nĂ«se nuk ndryshojmĂ« kursin dhe nĂ«se nuk bĂ«jmĂ« njĂ« ulje dramatike tĂ« emetimeve sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur”.

Siç kujtojnë mediat, dhjetë vitet e fundit të planetit kanë qenë më të nxehtat në historinë e regjistruar.

Dhe pavarësisht alarmit shkencor në rritje për shpejtësinë e rritjes së temperaturës globale të shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile - naftës, qymyrit dhe gazit - sekretari i përgjithshëm tha se angazhimet e qeverisë nuk janë përmbushur.

Më pak se një e treta e kombeve të botës (62 nga 197) kanë dërguar planet e tyre të veprimit për klimën, të njohura si kontribute të përcaktuara në nivel kombëtar (NDC) sipas marrëveshjes së Parisit. SHBA-të nën Donald Trump e kanë braktisur procesin. Evropa ka premtuar, por deri më tani nuk ka arritur ta përmbushë. Kina, emetuesi më i madh në botë, është akuzuar për mosangazhim.

Guterres tha se mungesa e ambicies së NDC do të thotë që qëllimi i Parisit prej 1.5C do të shkelet, të paktën përkohësisht. /Telegrafi/

Imazhet para dhe pas që tregojnë se si akullnajat po zhduken para syve tanë

5 October 2025 at 23:51


Kur Matthias Huss vizitoi për herë të parë akullnajën RhÎne në Zvicër 35 vjet më parë, akulli ishte vetëm një shëtitje e shkurtër nga vendi ku prindërit e tij do të parkonin makinën.

"Kur shkela për herë të parë mbi akull... kishte një ndjesi të veçantë përjetësie", thotë Matthias.

Sot, akulli është gjysmë ore larg nga i njëjti vend parkimi dhe pamja është shumë e ndryshme.

"Sa herë që kthehem, kujtoj se si ishte dikur", kujton Matthias, tani drejtor i Monitorimit të Akullnajave në Zvicër (GLAMOS), "si dukej akullnaja kur isha fëmijë".

Por ka histori të ngjashme për shumë akullnaja në të gjithë planetin, sepse këta lumenj të ngrirë akulli po tërhiqen - me shpejtësi, thuhet në një shkrim të BBC, përcjell Telegrafi.

Në vitin 2024, akullnajat jashtë shtresave gjigante të akullit të Grenlandës dhe Antarktidës humbën 450 miliardë ton akull, sipas një raporti të kohëve të fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike.

Kjo është ekuivalente me një bllok akulli 7 km (4.3 milje) të lartë, 7 km të gjerë dhe 7 km të thellë - ujë i mjaftueshëm për të mbushur 180 milionë pishina olimpike.

"Akullnajat po shkrihen kudo në botë", thotë Prof. Ben Marzeion i Institutit të Gjeografisë në Universitetin e Bremenit. "Ato ndodhen në një klimë që është shumë armiqësore ndaj tyre tani për shkak të ngrohjes globale".

Akullnajat e Zvicrës janë goditur veçanërisht keq, duke humbur një të katërtën e akullit të tyre në 10 vitet e fundit, zbuluan matjet nga GLAMOS këtë javë.

"ËshtĂ« vĂ«rtet e vĂ«shtirĂ« tĂ« kuptohet shkalla e kĂ«saj shkrirjeje", shpjegon Dr. Huss.

Dhe fotot - nga hapësira dhe toka - tregojnë historinë e tyre.

Imazhet satelitore tregojnë se si ka ndryshuar Akullnaja e RhÎne që nga viti 1990, kur Dr. Huss e vizitoi për herë të parë. Në pjesën e përparme të akullnajës është një liqen ku dikur kishte akull.

Deri vonë, glaciologët në Alpe e konsideronin humbjen e 2% të akullit në një vit të vetëm si "ekstreme".

Pastaj viti 2022 e hodhi poshtë këtë ide, me gati 6% të akullit të mbetur të Zvicrës të humbur në një vit të vetëm.

Kjo është pasuar nga humbje të konsiderueshme në 2023, 2024 dhe tani edhe në 2025.

Regine Hock, profesoreshë në Universitetin e Oslos, ka vizituar Alpet që nga vitet 1970.

Ndryshimet gjatë jetës së saj janë "vërtet mahnitëse", thotë ajo, por "ajo që shohim tani janë ndryshime vërtet masive brenda pak vitesh".

Akullnaja Clariden, në Zvicrën verilindore, ishte afërsisht në ekuilibër deri në fund të shekullit të 20-të - duke fituar afërsisht aq akull përmes reshjeve të borës sa humbi nga shkrirja.

Por këtë shekull, është shkrirë me shpejtësi.

Për shumë akullnaja më të vogla, si Akullnaja Pizol në Alpet Zvicerane verilindore, kjo ka qenë shumë.

"Kjo është një nga akullnajat që kam vëzhguar dhe tani është zhdukur plotësisht", thotë Dr. Huss. "Më trishton shumë".

Dhe fotografitë na lejojnë të shohim edhe më tej në kohë.

Akullnaja Gries, në Zvicrën jugore pranë kufirit italian, është tërhequr me rreth 2.2 km (1.4 milje) gjatë shekullit të kaluar. Aty ku dikur ndodhej fundi i akullnajës, tani është një liqen i madh akullnajor.

NĂ« ZvicrĂ«n juglindore, Akullnaja Pers dikur “ushqente” akullnajĂ«n mĂ« tĂ« madhe Morteratsch, e cila rrjedh poshtĂ« drejt luginĂ«s. Tani tĂ« dyja nuk takohen mĂ«.

Dhe akullnaja më e madhe në Alpe, Aletsch i Madh, është tërhequr me rreth 2.3 km (1.4 milje) gjatë 75 viteve të fundit. Atje ku kishte akull, tani ka pemë.

Akullnajat janë rritur dhe janë tkurrur natyrshëm për miliona vjet, sigurisht.

Në valët e ftohta të shekujve 17, 18 dhe 19 - pjesë e Epokës së Vogël të Akullnajave - akullnajat përparonin rregullisht.

Gjatë kësaj kohe, shumë prej tyre konsideroheshin të mallkuara nga djalli në folklorin alpin dhe përparimet e tyre lidheshin me forca shpirtërore pasi kërcënonin fshatra dhe toka bujqësore.

Madje ka edhe rrëfime për fshatarë që u bënin thirrje priftërinjve të flisnin me shpirtrat e akullnajave dhe t'i bënin ata të ngjiteshin në mal.

Akullnajat filluan tërheqjen e tyre të gjerë nëpër Alpe rreth vitit 1850, megjithëse koha ndryshonte nga një vend në tjetrin.

Kjo përkoi me industrializimin në rritje, kur djegia e lëndëve djegëse fosile, veçanërisht qymyrit, filloi të ngrohte atmosferën tonë, por është e vështirë të dallohen shkaqet natyrore dhe njerëzore kaq larg në kohë.

Aty ku nuk ka dyshim të vërtetë është se humbjet veçanërisht të shpejta të 40 viteve të fundit nuk janë të natyrshme.

Pa njerëzit që ngrohin planetin - duke djegur lëndë djegëse fosile dhe duke lëshuar sasi të mëdha dioksidi karboni (CO2) - akullnajat do të pritej të ishin afërsisht të qëndrueshme.

"Mund ta shpjegojmë vetëm nëse marrim parasysh emetimet e CO2", konfirmon Prof. Marzeion.

Ajo që është edhe më shqetësuese është se këtyre trupave të mëdhenj akulli që rrjedhin mund t'u duhen dekada për t'u përshtatur plotësisht me klimën që po ngrohet me shpejtësi. Kjo do të thotë që, edhe nëse temperaturat globale stabilizohen nesër, akullnajat do të vazhdojnë të tërhiqen.

"Një pjesë e madhe e shkrirjes së ardhshme të akullnajave është tashmë e bllokuar", shpjegon Prof. Marzeion. "Ato po vonojnë ndryshimin e klimës".

Por jo gjithçka është humbur.

Gjysma e akullit të mbetur në akullnajat malore të botës mund të ruhet nëse ngrohja globale kufizohet në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet "para-industriale" të fundit të viteve 1800, sipas një studimi të botuar këtë vit në revistën Science.

Trajektorja jonë aktuale po na çon drejt ngrohjes prej rreth 2.7 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale deri në fund të këtij shekulli - gjë që do të shihte humbjen e tre të katërtave të akullit përfundimisht.

Ky ujë shtesë që shkon në lumenj dhe përfundimisht në oqeane do të thotë nivele më të larta të detit për popullatat bregdetare në të gjithë botën.

Por humbja e akullit do të ndihet veçanërisht ashpër nga komunitetet malore që varen nga akullnajat për ujë të freskët.

Akullnajat janë pak si rezervuarë gjigantë. Ato mbledhin ujë në formën e reshjeve të borës - të cilat shndërrohen në akull - gjatë periudhave të ftohta dhe të lagështa, dhe e lëshojnë atë si ujë të shkrirë gjatë periudhave të ngrohta.

Ky ujë i shkrirë ndihmon në stabilizimin e rrjedhave të lumenjve gjatë verave të nxehta dhe të thata - derisa akullnaja të zhduket.

Humbja e atij burimi ujor ka efekte anësore për të gjithë ata që mbështeten në akullnaja - për ujitje, pirje, energji hidroelektrike dhe madje edhe trafik detar.

Siç theksohet në pjesën e fundit të shkrimit, përcjell Telegrafi, Zvicra nuk është imune ndaj këtyre sfidave, por implikimet janë shumë më të thella për malet e larta të Azisë, të referuara nga disa si Poli i Tretë për shkak të vëllimit të akullit.

Rreth 800 milionë njerëz mbështeten të paktën pjesërisht në shkrirjen e akullnajave atje, veçanërisht për bujqësinë.

Kjo përfshin pellgun e sipërm të lumit Indus, i cili u shërben pjesëve të Kinës, Indisë, Pakistanit dhe Afganistanit.

Në rajonet me verë më të thata, shkrirja e akullit dhe borës mund të jetë burimi i vetëm i rëndësishëm i ujit për muaj të tërë.

"Këtu shohim cenueshmërinë më të madhe", thotë Prof. Hock.

Pra, si ndihen shkencëtarët kur përballen me perspektivat e ardhshme të akullnajave në një botë që po ngrohet?

"ËshtĂ« e trishtueshme", thotĂ« Prof. Hock. "Por nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, Ă«shtĂ« edhe fuqizuese. NĂ«se dekarbonizoni dhe zvogĂ«loni gjurmĂ«n [e karbonit], mund t'i ruani akullnajat”.

"ËështĂ« nĂ« duart tona”, thekson ai. /Telegrafi/

“Ec Ma Ndryshe”: Drini i BardhĂ« nĂ«n kĂ«rcĂ«nim, kĂ«rkohet veprim urgjent pĂ«r shpĂ«timin e tij

26 September 2025 at 14:33


Organizata “Ec Ma Ndryshe” ka ngritur shqetĂ«simin pĂ«r gjendjen alarmante tĂ« Drinit tĂ« BardhĂ«, njĂ« nga pasuritĂ« ujore mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« KosovĂ«s, duke paralajmĂ«ruar se ndotja, shfrytĂ«zimi i pakontrolluar dhe ndryshimet klimatike po e vĂ«nĂ« nĂ« rrezik tĂ« ardhmen e tij.

Në një reagim publik, organizata thekson se Drini i Bardhë furnizon me ujë të pijshëm pjesën më të madhe të vendit, siguron vaditje për bujqësinë, është burim energjie dhe habitat i larmishëm për florën e faunën. Përveç vlerave natyrore, lumi ka rëndësi të veçantë kulturore e historike për komunitetet përgjatë rrjedhës së tij, përcjell Telegrafi.



MegjithatĂ«, sipas “Ec Ma Ndryshe”, ky burim jetik pĂ«rballet me njĂ« sĂ«rĂ« sfidash serioze. Mungesa e impianteve tĂ« trajtimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« zeza ka bĂ«rĂ« qĂ« shumica e vendbanimeve t’i shkarkojnĂ« mbetjet drejtpĂ«rdrejt nĂ« lum, ndĂ«rsa industrisĂ« i mungojnĂ« filtrat dhe mekanizmat kontrollues. Po ashtu, shfrytĂ«zimi i pakontrolluar i ujit nga bujqĂ«sia, industria dhe ujĂ«sjellĂ«sit rrezikon balancĂ«n ekologjike dhe shkakton konflikte mes komuniteteve.

Në listën e sfidave renditen edhe prerjet ilegale të pyjeve, nxjerrja e zhavorrit nga shtrati i lumit dhe ndërtimet pa leje, të cilat po e ndryshojnë strukturën natyrore të pellgut dhe po rrisin rrezikun e përmbytjeve. Ndryshimet klimatike, përmes rritjes së temperaturave dhe ndryshimit të ciklit të reshjeve, e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

BanorĂ«t pĂ«rgjatĂ« Drinit tĂ« BardhĂ« janĂ« tĂ« parĂ«t qĂ« ndiejnĂ« pasojat – nga ndotja e ujit tĂ« pijshĂ«m, mungesa e ujit pĂ«r vaditje, dĂ«met nga pĂ«rmbytjet, e deri te ndikimet nĂ« shĂ«ndetin publik, bujqĂ«si dhe turizĂ«m.

“Ec Ma Ndryshe” thekson se Plani i Menaxhimit tĂ« Pellgut Lumor tĂ« Drinit tĂ« BardhĂ« parashikon njĂ« sĂ«rĂ« masash qĂ« duhen zbatuar urgjentisht. NdĂ«r to pĂ«rfshihet ndĂ«rtimi i impianteve moderne tĂ« trajtimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« zeza, forcimi i monitorimit tĂ« licencave pĂ«r shfrytĂ«zimin e ujit, pyllĂ«zimi i zonave tĂ« degraduara, ndalimi i prerjeve ilegale dhe vendosja e sistemeve tĂ« hershme paralajmĂ«ruese pĂ«r pĂ«rmbytjet.

Organizata nënvizon se, për shkak se Drini i Bardhë kalon përmes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, menaxhimi i tij kërkon bashkëpunim rajonal dhe një qasje të integruar afatgjatë.

“Drini i BardhĂ« Ă«shtĂ« pasuri kombĂ«tare dhe rajonale, dhe mbrojtja e tij Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«ri pĂ«r tĂ« siguruar ujĂ« tĂ« pastĂ«r, zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m ekonomik dhe njĂ« tĂ« ardhme tĂ« shĂ«ndetshme pĂ«r gjeneratat qĂ« vijnĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e “Ec Ma Ndryshe”. /Telegrafi/

Anomalitë klimatike në rritje - temperaturat deri në 40 gradë Celsius në Spanjë dhe Portugali

19 September 2025 at 15:19


Spanjën dhe Portugalinë dje i përfshiu një valë e re e të nxehtit me temperatura që arritën deri në 40 gradë Celsius, gjë që është e pazakontë për fundin e verës, njoftoi Severe Weather Europe, duke iu referuar matjeve të Meteociel.

Sipas një studimi të publikuar në fillim të shtatorit nga theguardian, ndryshimet klimatike e kanë bërë këtë lloj ekstremeje deri në 40 herë më të mundshme sesa në të kaluarën.

Shkencëtarët theksojnë se bëhet fjalë për një tregues të qartë të anomalive gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta të motit të shkaktuara nga ngrohja globale.

37 to 40 °C in parts of Spain and Portugal yesterday, Sept 18th. Image via @meteociel pic.twitter.com/qafh7yx7do
— severe-weather.EU (@severeweatherEU) September 19, 2025

Vali i të nxehtit vjen pas një vere kur në Spanjë dhe Portugali janë regjistruar zjarre më intensive sesa në vitet e kaluara.

Sipas të njëjtit studim, intensiteti i tyre është rritur rreth 30 për qind, dhe ekspertët paralajmërojnë se ngrohja globale po kontribuon gjithnjë e më shumë në përhapjen e zjarreve, duke rrëzuar argumentet se ato janë vetëm pasojë e braktisjes së zonave rurale.

Ndërkohë, një studim i Universitetit të Mannheim-it, i transmetuar nga Luxembourg Times, vlerëson se Bashkimi Evropian deri në fund të vitit 2025 do të pësojë humbje ekonomike deri në 43 miliardë euro për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit. /Telegrafi/

Manual për gazetarinë mjedisore dhe verifikimin e fakteve

By: FAKTOJE
15 September 2025 at 17:42

Ky manual është ndërtuar për të ndihmuar studentët e gazetarisë që dëshirojnë të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të raportuar mbi çështjet mjedisore me saktësi, etikë dhe ndikim publik. Në një kohë ku krizat klimatike, humbja e biodiversitetit, ndotja dhe keqinformimi janë përditshmëri, roli i gazetarit bëhet më i rëndësishëm se kurrë.

Manuali-per-Gazetarine-Mjedisore_V3_ON-eb-1-1-1

The post Manual për gazetarinë mjedisore dhe verifikimin e fakteve appeared first on Faktoje.al.

Ndryshimet klimatike do ulin deri në 20% rendimentin e ullirit e rrushit, pasoja dhe në blegtori

2 September 2025 at 11:29

Ndryshimet klimatikë do të japin efekte të shumta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë duke nisur nga infrastruktura tek energjia apo turizmi. Por disa sektorë të tjerë mund të goditen edhe më shumë me pasoja që do të prekin sektorë ku një pjesë e mirë e popullatës është e angazhuar. Raporti i Agjencisë Kombëtare të [
]

The post Ndryshimet klimatike do ulin deri në 20% rendimentin e ullirit e rrushit, pasoja dhe në blegtori appeared first on BoldNews.al.

Valët e nxehtësisë mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

28 August 2025 at 23:50

Një studim i ri sugjeron se ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të nxehtësisë mund të përshpejtojë plakjen biologjike, duke prekur më rëndë punonjësit në ambient të hapur, banorët ruralë dhe komunitetet me kondicionim të kufizuar të ajrit.

Ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të nxehtësisë duket se përshpejton plakjen tek njerëzit, me efekte të dëmshme të krahasueshme me duhanpirjen, konsumimin e alkoolit ose mungesën e ushtrimeve fizike, sipas një studimi të ri.

Evidencat e mëparshme lidhën valët e nxehtësisë me rritje të përkohshme të vdekjeve, për shembull, rreth 600 vdekje të parakohshme gjatë një vale të vetme të nxehtësisë në Angli këtë vit.

Por, gjetjet e reja, të publikuara në Nature Climate Change, zbulojnë pasojat afatgjata.

Hulumtimi analizoi të dhëna shëndetësore për 15 vjet nga afro 24,922 të rritur në Tajvan, me një moshë mesatare biologjike prej 46 vjetësh.

Studimi përfundoi se vetëm katër ditë shtesë ekspozimi ndaj valëve të nxehtësisë brenda dy viteve ishin të lidhura me një rritje të moshës biologjike prej afërsisht nëntë ditësh.

Hulumtuesit pĂ«rdorĂ«n tregues tĂ« zakonshĂ«m mjekĂ«sorĂ« – presionin e gjakut, treguesit e inflamacionit, kolesterolin dhe matjet e funksionimit tĂ« mushkĂ«rive, mĂ«lçisĂ« dhe veshkave – pĂ«r tĂ« llogaritur “moshĂ«n biologjike” tĂ« secilit pjesĂ«marrĂ«s dhe mĂ« pas modeluan se si kjo moshĂ« ndryshonte me ekspozimin ndaj valĂ«ve tĂ« nxehtĂ«sisĂ«.

Studimi zbuloi se punëtorët manualë, banorët ruralë dhe njerëzit në komunitetet me kondicionim të kufizuar të ajrit ishin veçanërisht më të prekshëm nga plakja e lidhur me valët e nxehtësisë.

Thjesht, ata që jetojnë në zona me më shumë ditë të nxehta kishin tendencë të shfaqnin plakje biologjike më të madhe se njerëzit në rajonet më të freskëta.

Studimi këshilloi njerëzit të marrin masa për të përballuar nxehtësinë, si përdorimi i kondicionerit kur është i disponueshëm dhe kalimi i më shumë kohës në vende me hije.

“NĂ«se ekspozimi ndaj valĂ«ve tĂ« nxehtĂ«sisĂ« grumbullohet pĂ«r disa dekada, ndikimi nĂ« shĂ«ndet do tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« i madh se sa kemi raportuar”, tha Dr. Cui Guo nga Universiteti i Hong Kongut, i cili drejtoi studimin.

“ValĂ«t e nxehtĂ«sisĂ« po bĂ«hen gjithashtu mĂ« tĂ« shpeshta dhe zgjatin mĂ« gjatĂ«, kĂ«shtu qĂ« ndikimet nĂ« shĂ«ndet mund tĂ« jenĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha [nĂ« tĂ« ardhmen]”, shtoi ai.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« njĂ« valĂ« nxehtĂ«sie dhe si ndikon nĂ« trupin tonĂ«?

Një valë nxehtësie është një periudhë e zgjatur me temperatura të pazakonta të larta, e cila përcaktohet në lidhje me pragjet klimatike lokale dhe jo nga një temperaturë universale e vetme.

PĂ«r shembull, nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, Met Office shpall njĂ« valĂ« nxehtĂ«sie kur temperaturat maksimale ditore tejkalojnĂ« pragjet rajonale pĂ«r tre apo mĂ« shumĂ« ditĂ« rresht – zakonisht 25 gradĂ« Celsius nĂ« zonat mĂ« tĂ« freskĂ«ta si Uellsi dhe Skocia, dhe 28 gradĂ« Celsius nĂ« zonat mĂ« tĂ« ngrohta duke pĂ«rfshirĂ« LondrĂ«n dhe pjesĂ« tĂ« East Midlands.

Në periudha afatshkurta, nxehtësia ekstreme shkakton stres të menjëhershëm në sistemet e ftohjes së trupit. Djersitja dhe rritja e qarkullimit të gjakut në lëkurë ndihmojnë në rregullimin e temperaturës, por këto përgjigje vendosin stres shtesë mbi zemrën dhe veshkat.

Dhe nëse lëngjet dhe pushimi nuk janë të mjaftueshëm, kjo mund të çojë në dehidrim, lodhje nga nxehtësia dhe në raste të rënda, goditje në nxehtësi që mund të jetë fatale.

Afatgjatë, ekspozimi i përsëritur ose i zgjatur ndaj temperaturave të larta mund të përkeqësojë sëmundje kronike, përfshirë ato kardiovaskulare, respiratore dhe të veshkave.

ShkencĂ«tarĂ«t besojnĂ« se dĂ«mtimet kumulative qelizore – pĂ«rfshirĂ« dĂ«mtimin e ADN-sĂ«, stresin oksidativ dhe inflamacionin kronik – mund tĂ« shpjegojnĂ« pse ekspozimi i shpeshtĂ« ndaj nxehtĂ«sisĂ« duket se pĂ«rshpejton plakjen biologjike.

Pse tani ka rëndësi?

Gjetjet e reja vijnë në një kohë kur po përballemi me një krizë globale klimatike që po bën që valët e të nxehtit të jenë më të gjata, më të nxehta dhe më të shpeshta.

Në veçanti, temperaturat e larta po prekin Evropën, kontinentin që ngrohet më shpejt në Tokë. Franca ka përjetuar tashmë dy valë të nxehti rekord këtë verë, me temperatura që kanë arritur mbi 43 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.

Një vlerësim i fundit nga World Weather Attribution, një rrjet ndërkombëtar studiuesish, ka llogaritur mesatarisht rreth 41 ditë shtesë me të nxehtë të rrezikshme globalisht në vitin 2024.

Numri i vdekjeve tĂ« shkaktuara nga nxehtĂ«sia Ă«shtĂ« tashmĂ« i lartĂ«. Gati 63 mijĂ« vdekje tĂ« lidhura me nxehtĂ«sinĂ« ndodhĂ«n nĂ« EvropĂ« gjatĂ« verĂ«s sĂ« vitit 2022, sipas studiuesve. Ekspozimi i gjatĂ« dhe i pĂ«rsĂ«ritur – paralajmĂ«ron studimi i ri – mund tĂ« shtojĂ« njĂ« barrĂ« mĂ« tĂ« heshtur dhe kumulative.

Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se më shumë se 2.4 miliardë njerëz janë të ekspozuar ndaj stresit nga nxehtësia në vendin e punës, me nxehtësinë që kontribuon në mbi 22 milionë dëmtime pune dhe afërsisht 19 mijë vdekje të lidhura me punën çdo vit.

Komisioni Pan-Evropian pĂ«r KlimĂ«n dhe ShĂ«ndetin – njĂ« grup i thirrur nga Drejtori Rajonal i OBSH-sĂ«, Dr. Hans Kluge – paralajmĂ«ron se moti ekstrem tani Ă«shtĂ« “njĂ« emergjencĂ« shĂ«ndetĂ«sore publike qĂ« po zhvillohet nĂ« kohĂ« reale”.

Studimi i ri thekson nevojën për politika që zvogëlojnë pabarazitë mjedisore dhe forcojnë rezistencën ndaj valëve të nxehtit, veçanërisht për popullatat më të cenueshme. Gjithashtu kërkon mbrojtje të synuar dhe planifikim efikas të shëndetësisë. /Telegrafi/

The post Valët e nxehtësisë mund të përshpejtojnë plakjen biologjike appeared first on Telegrafi.

Si po ndikon ndryshimi i klimës në rritjen e turbulencave ajrore

24 August 2025 at 23:55

Ndërsa ndryshimet klimatike përshpejtohen, turbulencat ajrore po bëhen më të shpeshta dhe të rënda, duke paraqitur rreziqe në rritje për pasagjerët dhe ekuipazhet e linjave ajrore, dhe duke transformuar të ardhmen e fluturimit.

PĂ«r shumĂ« ata qĂ« udhĂ«tojnĂ« me aeroplan, turbulencat ajrore mund tĂ« jenĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« shqetĂ«suese – dhe nĂ« njĂ« botĂ« qĂ« po ngrohet nĂ«n efektet e ndryshimeve klimatike, ato vetĂ«m sa do tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohen, sipas njĂ« numri gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh provash shkencore.

Përveçse i bën njerëzit të shqetësuar, turbulenca është gjithashtu shkaku kryesor i aksidenteve me mot gjatë fluturimit, sipas të dhënave zyrtare.

Megjithatë, shifrat mbeten relativisht të vogla: pati 207 lëndime të raportuara në fluturimet komerciale amerikane midis viteve 2009 dhe 2024.

Por incidentet, gjithsesi, e kanë vënë çështjen në qendër të vëmendjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Këto përfshijnë një fluturim të Air Europa vitin e kaluar, në të cilin u lënduan 40 pasagjerë, dhe një fluturim të Singapore Airlines ku një pasagjer i moshuar vdiq dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

“Zakonisht lĂ«ndimet (janĂ«) tek pasagjerĂ«t pa rrip ose tek ekuipazhi i kabinĂ«s dhe jo tek dĂ«mtimet strukturore”, ka thĂ«nĂ« John Abraham, njĂ« profesor i inxhinierisĂ« mekanike nĂ« Universitetin e St. Thomas.

“AeroplanĂ«t modernĂ« i rezistojnĂ« turbulencave, kĂ«shtu qĂ« rreziku kryesor Ă«shtĂ« lĂ«ndimi i pasagjerĂ«ve, jo humbja e aeroplanit”.

MegjithatĂ«, aeroplanĂ«t duhet tĂ« inspektohen pas takimeve “tĂ« rĂ«nda” me turbulenca – rreth 1.5 herĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha se forca normale e gravitetit tĂ« TokĂ«s – tĂ« cilat ndodhin rreth 5,000 herĂ« nĂ« vit mbi SHBA-nĂ«, thekson Robert Sharman, njĂ« shkencĂ«tar i lartĂ« emeritus nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare pĂ«r KĂ«rkime Atmosferike.

Turbulenca gjithashtu rrit konsumin e karburantit kur pilotët duhet të largohen nga lartësitë optimale, të ndryshojnë rrugët ose të ndryshojnë shpejtësinë, shtoi Abraham.

Si po e përkeqëson situatën ndryshimi i klimës

Mohamed Foudad, një shkencëtar atmosferik në Universitetin e Reading në Mbretërinë e Bashkuar, shpjegoi se ekzistojnë tri lloje kryesore të turbulencave: konvektive, valë malore dhe turbulenca e ajrit të pastër (CAT).

Turbulenca konvektive lidhet me rrymat e ajrit në ngritje ose ulje nga retë ose stuhitë që mund të zbulohen vizualisht ose nga radari në bord, ndërsa turbulenca e valëve malore ndodh mbi vargmalet.

NĂ« tĂ« kundĂ«rt, CAT Ă«shtĂ« e padukshme – dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye mĂ« e rrezikshmja.

Siç thekoshet më tej, ajo në përgjithësi lind nga rrjedhat e ajrit: erërat perëndimore që lëvizin shpejt në atmosferën e sipërme në të njëjtën lartësi si aeroplanët komercialë, rreth 10-12 kilometra lart.

Analiza të mëtejshme ia atribuuan rritjen e turbulencave në rajone të caktuara rritjes së emetimeve të gazrave serrë.

ÇfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ« mĂ« pas?

Një punim i vitit 2023 i udhëhequr nga Isabel Smith në Universitetin e Reading zbuloi se për çdo gradë Celsius të ngrohjes pranë sipërfaqes, dimrat do të shihnin një rritje prej rreth nëntë përqind në CAT të moderuar në Atlantikun e Veriut, dhe verat një rritje prej 14 përqind.

Dimri historikisht ka qenë sezoni më i ashpër për turbulencat, por ngrohja tani po e amplifikon CAT në verë dhe vjeshtë, duke e mbyllur hendekun.

Shqetësimi i rrjedhave të ajrit nuk është shqetësimi i vetëm: ndryshimi i klimës po nxit gjithashtu stuhi më të forta.

“Ndryshimi i klimĂ«s mund tĂ« rrisĂ« gjithashtu frekuencĂ«n dhe ashpĂ«rsinĂ« e stuhive me stuhi nĂ« skenarĂ« tĂ« ardhshĂ«m, dhe takimet me turbulenca pranĂ« stuhive me stuhi janĂ« njĂ« komponent i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i aksidenteve me turbulenca”, thotĂ« Sharman.

Sa i pĂ«rket “strategjive tĂ« zbutjes”, Foudad po punon nĂ« dy studime: optimizimin e rrugĂ«ve tĂ« fluturimit pĂ«r tĂ« shmangur pikat e nxehta tĂ« turbulencave dhe pĂ«rmirĂ«simin e saktĂ«sisĂ« sĂ« parashikimit.

Në këtë drejtim, disa linja ajrore po lëvizin drejt strategjive që përfshijnë pasagjerët që veshin rripat e sigurimit më shpesh, siç është ndërprerja e shërbimit në kabinë më herët.

Teknologjitë premtuese po testohen gjithashtu, thotë Sharman, duke përfshirë LIDAR në bord, i cili rrezaton lazer në atmosferë për të zbuluar ndryshime delikate në dendësinë e ajrit dhe shpejtësinë e erës.

Në fund të fundit, ulja e emetimeve të gazrave serrë do të jetë thelbësore, shtoi Foudad. /Telegrafi/

The post Si po ndikon ndryshimi i klimës në rritjen e turbulencave ajrore appeared first on Telegrafi.

NjĂ« premtim global po shuhet nĂ« heshtje – nxehtĂ«sia po djeg marrĂ«veshjet

12 August 2025 at 23:53

Në 25 muajt e fundit, vetëm katër prej tyre nuk e kanë tejkaluar mesataren e temperaturës prej 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. A do të thotë kjo ka dështuar se Marrëveshja e Klimës në Paris?

Duke parë valët e të nxehtit që kanë përfshirë pjesë të mëdha të Evropës gjatë javëve të para të verës, gjetjet e buletinit të klimës për muajin korrik, të publikuara nga shërbimi i klimës së Bashkimit Evropian, Copernicus, nuk janë befasi.

Muaji i kaluar ishte korriku i katërt më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, me temperatura mesatare që arritën në 21.12 gradë Celsius, ose 1.30 gradë Celsius mbi mesataren e korrikut për periudhën 1991-2020.

“PatĂ«m disa kontraste rajonale, siç ndodh shpesh nĂ« EvropĂ«â€, tha Julien Nicolas, shkencĂ«tar i lartĂ« nĂ« Copernicus, pĂ«r Euronews.

Muaji filloi jashtëzakonisht i nxehtë në shumicën e pjesëve të Evropës, veçanërisht në perëndim, transmeton Telegrafi.

“NdĂ«rsa muaji pĂ«rparoi, temperaturat ranĂ« dhe kushtet u bĂ«nĂ« mĂ« tĂ« lagĂ«shta nĂ« pjesĂ«n perĂ«ndimore dhe qendrore tĂ« EvropĂ«s”, shtoi ai

Anomalitë që ranë në sy gjatë korrikut ishin temperaturat shumë mbi mesataren në Skandinavi, ku temperaturat arritën në 30 gradë Celsius për disa javë.

“Kjo Ă«shtĂ« mjaft domethĂ«nĂ«se dhe nuk Ă«shtĂ« moti qĂ« do tĂ« prisnim tĂ« zgjaste nĂ« kĂ«to gjerĂ«si gjeografike”, pohoi Nicolas.

Ndërkohë, në Turqi temperatura arriti në 50 gradë Celsius.

Tendencë afatgjatë e ngrohjes

Një nga gjetjet kryesore të raportit thekson se, në shkallë globale, korriku 2025 ishte 1.25 gradë Celsius mbi mesataren e vlerësuar të periudhës 1850-1900, e cila përdoret për të përcaktuar nivelin para-industrial. Në 21 nga 25 muajt e fundit, temperatura mesatare globale ka qenë 1.5 gradë Celsius ose më shumë mbi këtë nivel.

Kjo ngre pyetjen: A do të thotë kjo se Marrëveshja historike e Parisit, e ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe që synon të kufizojë rritjen afatgjatë të temperaturës mesatare në maksimum 1.5 gradë Celsius mbi nivelin para-industrial, ka dështuar?

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« çështje qĂ« po diskutohet pĂ«r momentin. Mendoj se duhet mbajtur mend se MarrĂ«veshja e Parisit i referohet njĂ« mesatareje afatgjatĂ« prej 1.5 gradĂ« Celsius qĂ« nuk duhet tĂ« tejkalohet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« shmangen pasojat mĂ« katastrofike dhe tĂ« pakthyeshme tĂ« ndryshimeve klimatike. Ajo qĂ« kemi parĂ« gjatĂ« viteve tĂ« fundit janĂ« tejkalime tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« kĂ«tij kufiri”, deklaroi Nicolas.

Ai shpjegoi se, nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, mesatarja afatgjate konsiderohet e tejkaluar vetĂ«m kur niveli Ă«shtĂ« kapĂ«rcyer nĂ« njĂ« mesatare 20-vjeçare – njĂ« kohĂ«zgjatje qĂ« konsiderohet e pĂ«rshtatshme pĂ«r tĂ« karakterizuar klimĂ«n dhe pĂ«r tĂ« zbutur luhatjet natyrore tĂ« temperaturĂ«s globale.

“VetĂ«m kur tĂ« kemi njĂ« mesatare 20-vjeçare tĂ« temperaturave globale mbi 1.5 gradĂ« Celsius, atĂ«herĂ« mund tĂ« themi se kemi tejkaluar kufirin e MarrĂ«veshjes sĂ« Parisit”, shtoi ai.

Parashikimet më të fundit nga modelet klimatike tregojnë se ky kufi mund të arrihet që në vitin 2030.

“Kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m disa vite larg. Por ende nuk kemi arritur atje”, pohoi shkencĂ«tari.

ShkencĂ«tarĂ«t e Copernicus theksuan se seria e rekordeve tĂ« temperaturĂ«s globale Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« – pĂ«r momentin. Do tĂ« ketĂ« periudha “ftohjeje”, si nĂ« korrik 2025, kur temperatura mesatare globale ishte “vetĂ«m” 1.25 gradĂ« Celsius mbi mesataren e vlerĂ«suar tĂ« periudhĂ«s 1850-1900. Kjo ndodh pĂ«r shkak tĂ« luhatjeve natyrore nĂ« klimĂ«.

“Por, kjo ndodh mbi njĂ« tendencĂ« afatgjatĂ« ngrohjeje, e cila lidhet drejtpĂ«rdrejt me grumbullimin e gazrave serrĂ« nĂ« atmosferĂ«â€, tha Nicolas.

Me fjalë të tjera, ndryshimet klimatike nuk kanë ndalur.

Efekte katastrofike

Në këtë drejtim, shkencëtarët e klimës vazhdimisht i referohen efekteve të një bote që po ngrohet, të cilat po shfaqen në të gjitha cepat e Evropës. Në muajin korrik, përmbytje të menjëhershme dhe fatale goditën pjesë të Rumanisë, ndërsa një valë ekstreme të nxehti shkaktoi humbje jete në plazhet e Italisë.

“NjĂ« gjĂ« qĂ« duhet mbajtur mend Ă«shtĂ« se kĂ«to ngjarje ekstreme klimatike nuk kanĂ« nisur para dy vitesh; i kemi parĂ« duke ndodhur prej shumĂ« vitesh. Ne kemi parĂ« pasojat e ndryshimeve klimatike. Kjo pĂ«rfshin edhe shkrirjen e akullnajave dhe rritjen e nivelit tĂ« detit. Por, fakti qĂ« temperaturat mesatare globale kanĂ« arritur nivele rekord i bĂ«n mĂ« tĂ« mundshme kĂ«to ngjarje klimatike ekstreme”, tha Nicolas.

Ai theksoi se kjo tendencë afatgjatë e ngrohjes dhe pasojat e saj katastrofike nuk do të ndalen përderisa gazrat serrë vazhdojnë të grumbullohen në atmosferë.

Për këtë arsye, shkencëtarët e klimës vazhdojnë të bëjnë thirrje për masa që do ta kundërshtojnë këtë trend.

“Ne e shohim urgjencĂ«n e vazhdimit tĂ« veprimeve klimatike pĂ«r tĂ« ulur emetimet e gazrave serrĂ« nĂ« shkallĂ« globale. Dhe kjo Ă«shtĂ« qartĂ«sisht diçka qĂ« nuk duhet tĂ« ndalet”, tha Nicolas.

Kjo mbetet e vërtetë edhe nëse tejkalohet kufiri prej 1.5 gradë Celsius i vendosur nga Marrëveshja e Parisit.

“Ne duhet tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« mundemi pĂ«r tĂ« ulur emetimet e gazrave serrĂ«, sepse siç themi shpesh, çdo fraksion shkalle ka rĂ«ndĂ«si”, pĂ«rfundoi shkencĂ«tari.

ËshtĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kontekst qĂ« organizata tĂ« ndryshme tĂ« shoqĂ«risĂ« civile dhe bota akademike kanĂ« shprehur shqetĂ«sim dhe kundĂ«rshtim ndaj propozimit tĂ« Komisionit Evropian pĂ«r tĂ« lejuar pĂ«rdorimin e kompensimeve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« karbonit si mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur objektivat klimatike tĂ« BE-sĂ« pĂ«r vitin 2040.

Ky propozim ka ngritur shqetĂ«sime se veprimet pĂ«r reduktimin e emetimeve po “outsourcohen” (delegohen jashtĂ«), gjĂ« qĂ« sipas kritikĂ«ve e zbut nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive ambicien klimatike. /Telegrafi/

The post NjĂ« premtim global po shuhet nĂ« heshtje – nxehtĂ«sia po djeg marrĂ«veshjet appeared first on Telegrafi.

Vera e përmbytjeve në të gjithë SHBA-në, shkencëtarët kanë një shpjegim pse po ndodhë kjo

20 July 2025 at 23:57

Së pari dhe më kryesorja, ndodhi përmbytja shkatërruese në Teksas që mbyti më shumë se 130 njerëz natën e 4 korrikut, shkruan CNN.

Por ngjarjet e përmbytjeve të menjëhershme janë përqendruar edhe diku tjetër, transmeton Telegrafi.

Tre persona humbĂ«n jetĂ«n nĂ« njĂ« pĂ«rmbytje tĂ« menjĂ«hershme qĂ« lidhej me shirat e rrĂ«mbyeshĂ«m qĂ« ranĂ« mbi njĂ« ‘plagë’ djegieje nga zjarret nĂ« Ruidoso, New Mexico, mĂ« 8 korrik.

Disa rrugĂ« kryesore nĂ« Çikago u vunĂ« papritmas nĂ«n ujĂ« kur njĂ« ngjarje reshjesh 1,000-vjeçare goditi nĂ« fillim tĂ« korrikut.

Në pjesë të Karolinës së Veriut, mbetjet e stuhisë tropikale Chantal çuan në shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje vdekjeprurëse në të njëjtën fundjavë me tragjedinë e Teksasit.

Në New York, uji vërshoi në tunelet e metrosë kur qyteti pa reshjet e dyta më të dendura në një orë më 14 korrik, me përmbytje të menjëhershme të përhapura që zgjatën deri më 15.

Dhe javën e kaluar, ishte radha e Kansas City për të përmbytur më 17 korrik.

Disa nga këto përmbytje rezultuan nga reshjet që kanë një frekuencë kthimi prej rreth 1,000 vjetësh, që do të thotë se kanë vetëm një shans 0.1% të ndodhin në çdo vit të caktuar.

Por ndryshimi i klimës po i ngarkon zaret në favor të reshjeve ekstreme.

“Kur flasim pĂ«r shembull pĂ«r ngjarje ‘1000-vjeçare’, po flasim pĂ«r gjasat e kĂ«tyre ngjarjeve nĂ« mungesĂ« tĂ« ngrohjes sĂ« shkaktuar nga njeriu (domethĂ«nĂ« sa shpesh do t’i prisnim ato vetĂ«m nga ndryshueshmĂ«ria natyrore)”, tha shkencĂ«tari i klimĂ«s Michael Mann i Universitetit tĂ« PensilvanisĂ«.

“KĂ«to ngjarje janĂ« sigurisht shumĂ« mĂ« tĂ« shpeshta *pĂ«r shkak* tĂ« ngrohjes sĂ« shkaktuar nga njeriu”, tha ai nĂ« njĂ« email.

Por hulumtimi i tij ka identifikuar faktorĂ« tĂ« tjerĂ«, siç janĂ« modelet e vazhdueshme tĂ« motit nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« njohura si “rezonancĂ« atmosferike”, qĂ« mund ta bĂ«jnĂ« motin ekstrem, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rmbytjet, edhe mĂ« tĂ« mundshĂ«m.

Ashtu si valët e zërit ose valët e oqeanit mund të rezonojnë dhe të përforcojnë njëra-tjetrën, rezonanca atmosferike mund të ndodhë me modelet e valëzuara të rrjedhave të ajrit në atmosferën e sipërme, duke rezultuar në sisteme moti që qëndrojnë në vend për javë të tëra.

Një studim i kohëve të fundit mbi të cilin punoi Mann, zbuloi se modele të tilla moti janë trefishuar në incidencë që nga mesi i shekullit të 20-të gjatë muajve të verës.

Problemi Ă«shtĂ« se kĂ«to modele “nuk janĂ« domosdoshmĂ«risht tĂ« kapura mirĂ« nĂ« modelet e klimĂ«s”, tha ai.

Kjo rrit pasigurinë në lidhje me parashikimet e ardhshme për tendencat ekstreme të motit.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në reshjet e dendura të shiut është më i dukshëm kur bëhet fjalë për ngjarje ekstreme afatshkurtra, si ajo që ka ndodhur vazhdimisht këtë verë, sipas Swain.

“Nuk janĂ« reshjet mesatare ato qĂ« preken mĂ« shumĂ« nga ndryshimet klimatike,” tha Swain.

“ËshtĂ« vĂ«rtet matematikisht e saktĂ« qĂ« sa mĂ« ekstreme tĂ« jetĂ« ngjarja e shiut, aq mĂ« e qartĂ« Ă«shtĂ« lidhja me ndryshimet klimatike”, shtoi ai.

Fizika se si ngrohja globale ndikon në ngjarjet e reshjeve të dendura të shiut është e njohur mirë, sipas shkencëtares së klimës Kate Marvel.

“Ky Ă«shtĂ« pothuajse njĂ« shembull shkollor i ndikimeve tĂ« ndryshimeve klimatike”, i tha ajo CNN.

“Shkenca qĂ« qĂ«ndron pas kĂ«saj Ă«shtĂ« aq bazike sa mund ta shihni nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme. Uji i ngrohtĂ« nxit mĂ« shumĂ« avullim – banjoja bĂ«het shumĂ« mĂ« e avullueshme pas njĂ« banje tĂ« nxehtĂ« sesa pas njĂ« banje tĂ« ftohtĂ«â€, tha ajo.

“Ajri i ngrohtĂ« pĂ«rmban mĂ« shumĂ« avuj uji – njĂ« birrĂ« e ftohtĂ« laget nga jashtĂ« nĂ« njĂ« ditĂ« tĂ« nxehtĂ«, sepse kur ajri bie nĂ« kontakt me sipĂ«rfaqen mĂ« tĂ« ftohtĂ«, duhet tĂ« kondensojĂ« avujt e tij tĂ« ujit”, tha Marvel.

“Toka e ngrohtĂ« e bĂ«n mĂ« tĂ« lehtĂ« qĂ« ajri i lagĂ«sht tĂ« ngrihet lart – kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ndodhin stuhi nĂ« pasditet e nxehta tĂ« verĂ«s. NĂ«se i bashkoni tĂ« gjitha kĂ«to, do tĂ« keni kushtet perfekte pĂ«r shira tĂ« rrĂ«mbyeshĂ«m”, tha Marvel, autore e librit tĂ« ri pĂ«r klimĂ«n “Natyra NjerĂ«zore”.

“NĂ«se njĂ« shi i rrĂ«mbyeshĂ«m shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« pĂ«rmbytje katastrofike varet nga shumĂ« gjĂ«ra: sa poroz Ă«shtĂ« toka, topografia e zonĂ«s, njerĂ«zit dhe gjĂ«rat nĂ« rrezik. Por nuk ka absolutisht asnjĂ« dyshim se ndryshimi i klimĂ«s, i shkaktuar nga emetimet njerĂ«zore tĂ« gazrave serrĂ«, po i bĂ«n reshjet ekstreme tĂ« shiut edhe mĂ« ekstreme”, shtoi ai. /Telegrafi/

The post Vera e përmbytjeve në të gjithë SHBA-në, shkencëtarët kanë një shpjegim pse po ndodhë kjo appeared first on Telegrafi.

Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi

11 June 2025 at 16:20

Autore: Ola Mitre | Citizens.al | Tiranë

NĂ« dhjetor 2010, Shkodra u pĂ«rfshi nga pĂ«rmbytje masive. ShtĂ«pi, rrugĂ«, ura – gjithçka nĂ«n ujĂ«. Historia u pĂ«rsĂ«rit disa herĂ« nĂ« vitet qĂ« pasuan. NgjashĂ«m ndodhi dhe nĂ« fundvitin 2024 nĂ« VlorĂ«. Mot ekstrem, pasoja shkatĂ«rruese.

Ndryshimet klimatike nuk janë më paralajmërim i së ardhmes për Shqipërinë, por realitet i prekshëm. Përmbytjet, thatësirat ekstreme, stuhitë apo luhatjet e mëdha të temperaturave, janë kthyer në dukuri të shpeshta.

Megjithatë Shqipëria vazhdon të përballet me to pa një sistem qendror funksional paralajmërimi meteorologjik dhe hidrologjik. Një boshllëk kritik ky që po rrezikon menaxhimin e ujërave, bujqësinë dhe vetë sigurinë publike.

“NĂ« errĂ«sirĂ«â€ pĂ«rballĂ« motit ekstrem

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore. 95% e bashkive janë prekur nga përmbytje, zjarre, tërmete apo rrëshqitje dheu në dy dekadat e fundit. Megjithatë, sistemi kombëtar i vëzhgimit meteorologjik dhe hidrologjik është në rënie.

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), institucioni që monitoron dhe vlerëson rreziqet natyrore me qëllim uljen e riskut, pranon për Citizens.al se numri i vendmatjeve meteorologjike ka rënë nga 116 në vitin 2014 në 95 në vitin 2025.

Pajisjet moderne shpesh janĂ« tĂ« mirĂ«financuara – nga Banka BotĂ«rore, GIZ, apo Universiteti Politeknik i TiranĂ«s – por tĂ« mirĂ«mbajtura keq. Stacionet manuale mbeten dominuese, por ofrojnĂ« tĂ« dhĂ«na njĂ« herĂ« nĂ« ditĂ« – njĂ« ritĂ«m qĂ« lĂ« vend pĂ«r tragjedi.

Ekspertët si Kristi Bashmili dhe Prof. Dr. Petrit Zorba ngrenë shqetësimin për mungesën e të dhënave të besueshme në kohë reale dhe për moskoordinimin e institucioneve. Shqipëria, thonë ata, ka nevojë urgjente për sistem qendror të dhënash dhe një rrjet të modernizuar paralajmërimi.

Bashmili, thotĂ« se shkalla e lartĂ« e cenimit nga faktorĂ«t e mjedisit “vjen veçanĂ«risht nga mungesa e kapaciteteve pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar ndryshimet klimatike dhe pasojat nĂ« sektorĂ« tĂ« ndryshĂ«m”.

Për përballimin pa dëme të situatave emergjente, Bashmili thekson se nevojiten parashikime në kohë, të dhëna të besueshme shumëvjeçare, sistematike si dhe paralajmërimi i hershëm dhe efektiv.

“Nuk kemi sistem tĂ« integruar paralajmĂ«rimi pĂ«r pĂ«rmbytjet apo rrĂ«shqitjet e dherave,” thotĂ« Prof. Dr. Zorba, nga IGJEO, sipas tĂ« cilit tĂ« dhĂ«nat qĂ« disponohen janĂ« fragmentare, shpesh tĂ« vjetĂ«rsuara dhe qĂ« nuk pĂ«rcillen nĂ« kohĂ« reale pranĂ« institutit.

Profesori analizon se ajo që i mungon sistemit aktual është standardi në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, pasi mund të qëllojë që pajisjet të jenë edhe moderne, por të mungojnë këto elementë.

Ai merr si shembull 24 stacione të ngritura nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, të cilat ai thotë se pavarësisht se janë të rregullta, kanë mangësi në mirëmbajtje dhe standard përdorimi.

“Standard nuk do tĂ« thotĂ« tĂ« kesh celularin e fundit, qĂ« kushton 1.5 milionĂ« lekĂ«, duhet qĂ« dhe tĂ« dish ta pĂ«rdorĂ«sh siç duhet, aq mĂ« tepĂ«r pajisjet meteorologjike,” vijon Prof. Zorba.

“NĂ«se njĂ« stacion ti e vĂ« mbi njĂ« pllakĂ« betoni, betoni tĂ« nxjerr temperatura tĂ« larta, nĂ«se e vĂ« nĂ« njĂ« zonĂ« ku bari shkon 25cm, nuk do tĂ« tĂ« dallojĂ« elementĂ«t dhe do tĂ« tĂ« raportojĂ« pĂ«r borĂ« nĂ« korrik, pra kĂ«to elementĂ« teknikĂ« duhen konsideruar, pasi pajisja e mirĂ«, po nuk pati mirĂ«mbajtjen dhe metodologjinĂ« e duhur tĂ« pĂ«rdorimit nuk do tĂ« nxjerrĂ« tĂ« dhĂ«nat e duhura,” thekson Zorba.

Situata paraqitet e ngjashme edhe për stacionet e monitorimit në sektorin bujqësor dhe aeroportual. Në tërësi sistemi konsiderohet i dobët në raport me infrastrukturën, dendësisë së rrjetit, digjitalizimin e të dhënave dhe kapaciteteve njerëzore.

“Rrjeti i stacioneve meteorologjike pĂ«rfaqĂ«sohet nga shumĂ« stacione manuale, tĂ« cilat nuk ofrojnĂ« informacione nĂ« kohĂ« reale dhe kanĂ« nevojĂ« pĂ«r staf tĂ« shtuar,” shpjegon Bashmili.

Sipas Kontrollit tĂ« LartĂ« tĂ« Shtetit, “Plani KombĂ«tar pĂ«r PĂ«rshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike” mbetet pa njĂ« metodologji zyrtare monitorimi dhe vlerĂ«simi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk e ka miratuar njĂ« metodologji tĂ« tillĂ«.

“Me qĂ«llim realizimin e objektivave tĂ« kĂ«tij veprimi prioritar duhet tĂ« hartohet dhe aprovohet njĂ« program monitorimi i integruar si dhe tĂ« vlerĂ«sohet rregullisht njĂ« paketĂ« treguesish,” thotĂ« KLSH nĂ« njĂ« auditim tĂ« kryer planit.

Përmbytjet në Shkodër gjatë vitit 2022/Franc Zhurda.

Pasojat dhe nevoja për ndërhyrje

Në vitin 2023, dëmet nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi, industrinë ushqimore dhe sektorë të tjerë të ekonomisë kapërcyen për herë të parë shifrën prej 100 milionë eurosh. Një pjesë e kësaj shifre mund të ishte shmangur nëse vendi do të kishte një sistem efikas paralajmërimi.

Eksperti i mjedisit Kristi Bashmili tregon se ndryshimi i vazhdueshëm i klimës me valë të shtuara të nxehti dhe të ftohti ka ndikuar negativisht në rendimentin bujqësor, cilësinë e jetës dhe përparimit të detit drejt tokës, faktor që po ndikon ndjeshëm në turizëm dhe ekosistemet lagunore dhe bregdetare.

“Kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me emergjenca tĂ« nxitura nga kushtet e motit, tĂ« cilat duhet tĂ« parashikohen nĂ« kohĂ« dhe hapĂ«sirĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« mĂ« pas tĂ« merren masa pĂ«r parandalimin e dĂ«meve tĂ« mundshme,” thotĂ« Bashmili, sipas tĂ« cilit sistemi shqiptar i paralajmĂ«rimit kĂ«rkon fuqizim tĂ« rrjetit dhe shĂ«rbimeve hidrometeorologjike.

Por, përballë nevojës për investime fondet mbeten të kufizuara.

Raporti i fundit i Bankës Botërore tregon qartë: kostoja e investimit në përshtatje me ndryshimet klimatike është e lartë, por mosveprimi kushton edhe më shumë. Shqipëria ka nevojë për mbi 6 miliardë dollarë për të përballuar ndryshimet klimatike, por mungesa e koordinimit e bën edhe këtë objektiv të largët.

“PĂ«rshtatja me ndryshimet redukton nĂ« masĂ« tĂ« madhe humbjet njerĂ«zore dhe ekonomike nga fatkeqĂ«sitĂ« dhe ngjarjet klimatike”, thekson BB nĂ« Raportin e KlimĂ«s dhe Zhvillimit tĂ« Vendit, tĂ« publikuar nĂ« tetor tĂ« vitit tĂ« kaluar.

IGJEO thotĂ« se vendit i duhen jo vetĂ«m mĂ« shumĂ« stacione matĂ«se – sĂ« paku njĂ« pĂ«r çdo 100km2 – por edhe njĂ« shumĂ«llojshmĂ«ri pajisjesh tĂ« tjera automatike, tĂ« cilat do tĂ« mund tĂ« gjeneronin tĂ« dhĂ«na periodike me njĂ« frekuencĂ« dhe saktĂ«si mĂ« tĂ« lartĂ«.

Sipas Prof. Dr. Petrit Zorba, krahas kësaj nevoje për pajisje dhe stacione, duhet dhe një sistem qendror për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në mënyrë të standardizuar.

“Nuk po them ndonjĂ« shpikje tĂ« madhe, por atĂ« qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« vendet e tjera, nĂ« gjithĂ« botĂ«n tĂ« dhĂ«nat grumbullohen nĂ« njĂ« qendĂ«r dhe ajo mĂ« pas i pĂ«rpunon me pĂ«rgjegjĂ«si sa i takon standardeve dhe i nxjerr si produkt,” pĂ«rfundon Zorba.

Nëse Shqipëria nuk ndërton një sistem të integruar, çdo stuhi, thatësirë apo situatë e pazakontë natyrore rrezikon të kthehet në një krizë kombëtare.

The post Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi appeared first on Citizens.al.

❌
❌