Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Lajme Shqiperi

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

By: e xh
2 February 2026 at 10:52

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka është dëbuar dy herë nga Greqia, duke kërkuar që asaj t’i ndërpritet menjëherë mandati si magjistrate. Berisha u shpreh po ashtu se Irena Gjoka hynte dhe dilte nga zyrat e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim në kuadër të hetimit për AKSHI-n.

Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit. E faktuar vizitat e saj. Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit“. Po ashtu kreu i PD tha se avokati i Irena Gjokës ka amnistuar krimin zgjedhor.

Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron. Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar”.

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

By: e xh
2 February 2026 at 09:09

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi 30-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.

Brenda në berberhane dyshohet se ka qenë edhe një pjesëtar i familjes Nikulaj. Po ashtu, brenda dyshohet se ka qenë edhe një efektiv policie, i cili ka kundërpërgjigjur ndaj autorëve. Ndërhyrja e tij ka parandaluar atentatin. Në dëshminë e tij paraprake, polici ka deklaruar se është gjendur rastësisht në berberhane dhe se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, duke mos arritur t’i shohë autorët.

Dyshohet se edhe një person i dytë ka mbetur i plagosur, por nuk është paraqitur në spital.

Çfarë ndodhi? 

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë, në zonën e njohur si kryqëzimi i Rrilës. I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka qenë objektivi i atentatit, por është goditur aksidentalisht nga plumbat teksa ndodhej brenda ambientit të punës së tij, ku bashkë me të ndodheshin edhe persona të tjerë brenda në berberhane.

Autorët kanë mbërritur me një automjet tip Audi A3 përballë berberhanes. Tre persona kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt berberhanes, ku dyshohet se ndodhej objektivi i atentatit, një person tjetër që ishte brenda në atë moment.

Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka pasur edhe kundërpërgjigje me armë zjarri, ndërsa personi që ishte shënjestër e atentatit është larguar.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ai ka marrë tre plagë, në shpatull, në bark dhe në këmbë.

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

By: e xh
2 February 2026 at 09:03

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t’i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy pushteteve të tjera.

Sipas Ramës, ata duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre.

“Tjetri thotë të na vini vlera fikse, si mund t’i lihet ekzekutivit dhe legjislativit, sa herë t’u teket për ta rritur. Pra duhet një sistem reference. Si mund t’i lihet parlamentit, qeverisë, kur ne kemi në dorë çekiçin dhe i bien si të duam ne, thotë ky gjykatësi. Dhe thotë, sistemi i referencës më i mirë është ai që pasqyron ndryshimet reale, dhe rritjen e çmimeve si ai në 2016. Në 2016 kur zgjidhëm një sistem reference, me qëllimin e mirë që gjykatësve t’u jepnin paga më të larta se të tjerët, për të mbështetur e shpallur me reformën e tyre dhe i ngritëm mbi të gjithë të tjerët, për t’u dhënë sinjal të fortë të vullnetit, për të pasur drejtësi të pavarur, por dhe gjykatës që të ndihen të respektuar, ky thotë, ta bëjmë tani përgjithmonë. Pra, Shqipëria të bëhet vendi ku përjetësisht të marrin paga mbi të tjerët. Kërkojnë 1800 euro rritje për gjyqtarin e Shkallës së Parë, 2000 euro rritje për gjyqtarin e Apelit dhe 3000 euro rritje për gjykatësit e SPAK, BKH. SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde dhe kjo i bën respekt natyrisht. Këtu jemi, jemi në një situatë ku gjykatësit duhet të imponohen mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi dy pushtetet e tjera, duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre.”, tha Rama.

Berisha paraqitet në SPAK: KLGJ duhej t’i ndërpriste mandatin gjyqtares Gjoka

2 February 2026 at 10:56

TIRANA, 2 shkurt /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, gjatë një prononcimi për mediet u ndal tek vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, për gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, çështjen e së cilës e kaloi për shqyrtim në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas Berishës, Irena Gjokës, e cila është edhe gjyqtarja paraprake e dosjes “Partizani”, duhet t’i ishte ndërprerë mandati.

“Me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelien Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij, Ilir Rusi, me 6 vota, refuzuan apo vendosën mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka.

“Këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, dokumente të cilat i ndërpresin automatikisht mandatin Irena Gjokës, këta janë më kriminelë se vetë Irena. Të votosh, të shkelmosh të gjithë këto dokumente, do të thotë të mos kesh as edhe minimumin e ndërgjegjes profesionale, ndërgjegjes ligjore, do të thotë të mos kesh dinjitet njerëzor”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “të poshtërosh veten duke mohuar vulat apostolike, duke mohuar formularët zyrtarë të këtij shteti, do të thotë je bashkautor në këto krime”.

“Nuk mund të imagjinohej të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë”, theksoi ai.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

/m.q/a.f/

The post Berisha paraqitet në SPAK: KLGJ duhej t’i ndërpriste mandatin gjyqtares Gjoka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bogujevci: Kosova do t’i organizojë me sukses Lojërat Mesdhetare dhe do të fitojë medalje

2 February 2026 at 10:55

PRISHTINË, 31 janar /ATSh/Mehmet Bogujevci, ish-boksier dhe kampion i Lojërave Mesdhetare, vlerëson se Kosova ka potencialin dhe kapacitetet njerëzore për të organizuar me sukses Lojërat Mesdhetare.

Bogujevci, i cili në vitin 1979 fitoi medaljen e artë në kategorinë welterweight (deri në 67 kilogramë) për përfaqësuesen e Jugosllavisë në Lojërat Mesdhetare të mbajtura në Split, ka ndarë vlerësimet e tij për sfidat organizative dhe pritshmëritë nga sportistët kosovarë.

Sipas Bogujevcit, organizimi i Lojërave Mesdhetare përbën një obligim të madh për çdo shtet pritës, pasi kërkon kushte të shumta infrastrukturore dhe logjistike. Ai ka theksuar se rritja e numrit të shteteve pjesëmarrëse e shton edhe më shumë kompleksitetin e organizimit, duke e bërë të domosdoshëm ndërtimin e fshatit olimpik, sigurimin e akomodimit dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për pritje dhe shoqërim të delegacioneve.

Bogujevci ka shprehur bindjen se KOK-u posedon ekipin e duhur profesional për të përballuar një ngjarje të përmasave të Lojërave Mesdhetare, ndërsa ka theksuar se mbështetja institucionale e shtetit do të jetë vendimtare për suksesin e këtij organizimi.

“Është shumë angazhim i madh. Kërkohen shumë kushte sepse këtu janë 25 a 26 shtete, sepse 24 kanë qenë atëherë kur kam luajtur. Tash 26 shtete, rritet numri i pjesëmarrësve. Është shumë problem, kushtet, fshati olimpik duhet, vendosja. Tani pritja, shoqërimi, duhet pasur njerëz që dinë me fol edhe gjuhën e tyre. Ka obligime, probleme të mëdha, por shpresoj që me ndihmën e shtetit mund t’i organizojmë. Komiteti Olimpik i Kosovës është një organizatë jashtëzakonisht e mirëorganizuar…edhe shpresoj dhe jo vetëm që shpresoj, por jam i bindur se do t’i organizojmë mirë se ka ekipin e njerëzve Komiteti Olimpik, të cilët janë të aftë për t’i organizuar”, thotë Bogujevci.

Duke folur për aspektin sportiv, Bogujevci ka deklaruar se Kosova nuk do të mbetet pa medalje në Lojërat Mesdhetare. Ai ka veçuar xhudon si disiplinë me nivel të lartë botëror, falë rezultateve të vazhdueshme ndërkombëtare, veçanërisht në konkurrencën e femrave. Po ashtu, ai ka përmendur edhe sporte të tjera individuale si boksi, mundja, atletika dhe noti, duke theksuar se përgatitjet për sportistët potencialë duhet të nisin menjëherë.

“Ne e kemi xhudon pa problem, e kemi Driton Kuka, nuk kemi problem, pa medalje nuk mbetemi sepse kemi nivel botëror, vajzat tona janë, xhudistet, është në kulmin e sportit botëror, kështu që, por kemi edhe të tjera sporte, boksi e, sporte të tjera, mundja, sportet individuale, atletike, noti, kemi kandidatë të cilët duhet të përgatiten. Koha është të fillohet me përgatitje që kandidatët potencial, ata që premtojnë, duhet të fillojnë tani. Sot, nesër është vonë. Sot duhet të fillojnë”, deklaron Bogujevci.

Duke folur për KosovaPress, Bogujevci ka ndarë përvojën e tij personale nga Lojërat Mesdhetare në Split, ku garoi në rrethana të veçanta, pasi në atë kohë ishte ushtar. Ai ka kujtuar se, pavarësisht angazhimeve ushtarake, arriti të stërvitej dhe të paraqitej në garë, ku suksesi i tij i siguroi medaljen dhe kualifikimin për Lojërat Olimpike.

Bogujevci ka theksuar se përgatitja e tij ishte kyçe për suksesin, duke përmendur një periudhë tre mujore përgatitjeje intensive në një qendër sportive në Beograd.

Ai ka rikujtuar edhe përballjet e forta në ring, përfshirë një gjysmëfinale problematike, e cila u mbyll me diskualifikimin e kundërshtarit, duke e çuar atë drejt medaljes.

Lojërat Mesdhetare janë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive shumëdisiplinore në rajon, që përtej garës sportive bartin mesazhe bashkëpunimi, zhvillimi dhe diplomacie sportive. Organizimi i tyre në Kosovë në vitin 2030 paraqet një moment historik për sportin dhe shtetin, duke e vendosur vendin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe duke hapur rrugë për investime afatgjata në infrastrukturë, përvojë organizative dhe promovim të imazhit të Kosovës përmes sportit.

/KosovaPress/

The post Bogujevci: Kosova do t’i organizojë me sukses Lojërat Mesdhetare dhe do të fitojë medalje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

2 February 2026 at 10:50

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Revista prestigjioze e arkitekturës ArchDaily ka nominuar Mozaikun e Tiranës për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije lajmin, ndërsa tha se ky monument është një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore.

Sipas Gonxhes, ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes.

Mozaiku i Tiranës daton që prej shek. III dhe është zbuluar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh.

Mozaiku i Tiranës është një hapësirë e re moderne që shërben si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm, ndërsa po kthehet në një destinacion të rëndësishëm kulturor për Tiranën.

Në kushte optimale konservimi dhe përmes programeve edukative me fëmijët e të rinjtë, kjo hapësirë vjen si një dritare e re e interpretimit bashkëkohor të trashëgimisë sonë arkeologjike.

Kjo godinë, përpos historikut të saj, shërben edhe si pikë informacioni vizuale për të gjithë mozaikët që mbart nëntoka e pasur arkeologjike shqiptare.

/e.i/a.f/r.e/

The post Gonxhja: Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Hapet  pjesërisht  pika kufitare e  Rafahut mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës

2 February 2026 at 10:34

TEL AVIV, 2 shkurt /ATSH -DPA/ – Izraeli ka rihapur pjesërisht pikën kufitare Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës për qarkullimin e pasagjerëve, raportuan sot televizioni egjiptian dhe burime të sigurisë izraelite.

”Pika kufitare është zyrtarisht funksionale për herë të parë pas rreth një viti”, njoftoi televizioni shtetëror egjiptian Al-Qahera News, ndërsa burime të sigurisë izraelite e konfirmuan gjithashtu hapjen.

Ky hap pritet t’u mundësojë palestinezëve të plagosur dhe të sëmurë të largohen nga territori bregdetar, i cili është shkatërruar nga më shumë se dy vite luftë pas sulmeve të 7 tetorit 2023.

Gjithashtu, palestinezët që u detyruan të largohen nga lufta pritet të kenë mundësi të kthehen në Gaza.

Një armëpushim mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas është në fuqi që nga tetori, si pjesë e një plani paqeje të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post TEL AVIV – Hapet  pjesërisht  pika kufitare e  Rafahut mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

2 February 2026 at 10:05

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Marigo Pozio është figura historike që përveç Ismail Qemalit, lidhet më së shumti me ditën e pavarësisë, duke u kujtuar si zonja që qëndisi flamurin kombëtar. Por Pozio ishte gjithashtu një intelektuale dhe patriote.

Marigo Pozio lindi më 2 shkurt 1878 në Hoçisht të Korçës. U arsimua në Mësonjëtoren e Parë dhe te shkolla e motrave Qiriazi. Njëkohësisht u bë mjeshtre e qëndisjes së simboleve kombëtare dhe në shpërndarjen e abetareve dhe librave të parë shqip te vajzat e tjera të Korçës dhe rrethinave.

Gjatë këtyre viteve u martua me tregtarin Jovan Pozio. Për arsye tregtie, familjarisht u vendos në Vlorë në vitin 1904. Këtu filloi veprimtarinë e saj patriotike, duke u angazhuar për përhapjen e arsimit shqip dhe forcimin e vetëdijes kombëtare. Në vitin 1908 u themelua klubi “Labëria”.

Pozio u bë anëtare aktive e tij. Ky klub ishte një shoqatë kulturore dhe një qendër politike dhe intelektuale, që luajti rol vendimtar në përgatitjen e terrenit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Marigo Pozio u shqua gjithashtu si nismëtare e lëvizjes për emancipimin e gruas. Në vitin 1914, themeloi shoqërinë e parë të grave në Vlorë dhe drejtoi gazetën “Shpresa Kombëtare”. Përmes kësaj gazete, ajo pasqyronte aktivitetet e shoqërisë, botonte artikuj edukativë dhe bënte thirrje për angazhimin e grave në jetën publike, duke mbrojtur të drejtat e tyre.

Gjatë viteve të vështira të luftës, Marigo Pozio udhëhoqi misione humanitare në ndihmë të luftëtarëve dhe refugjatëve, duke u bërë shembull i patriotizmit dhe humanizmit shqiptar.

U nda nga jeta në Tiranë, më 23 shkurt 1932.

/a.f/r.e/

The post Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Qeveria përballet me një tjetër mocion mosbesimi

2 February 2026 at 10:01

PARIS, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Qeveria e kryeministrit francez, Sébastien Lecornu përballet sot  me dy mocione mosbesimi, pasi ai e kaloi buxhetin në Asamblenë Kombëtare pa një votim përfundimtar.

Deputetët e Asamblesë Kombëtare pritet të nisin pasditen e sotmes një debat mbi tërheqjen ose jo të besimit ndaj kabineti të qendrës së majt

Nuk pritet rënia e qeverisë.

Lecornu ka siguruar mbështetjen e socialistëve përmes disa koncesioneve në buxhet.

Nëse qeveria i mbijeton mocioneve të mosbesimit në parlament, buxheti i vitit 2026 konsiderohet i miratuar.

Mocionet e mosbesimit janë kërkuar, nga njëra anë, nga nacionalistët e djathtë të Marine Le Pen, dhe nga ana tjetër nga e majta, të Gjelbrit dhe komunistët.

Përpjekja e tyre për të rrëzuar qeverinë vjen si reagim ndaj faktit që Lecornu e kaloi buxhetin e këtij viti duke përdorur një nen të posaçëm të kushtetutës, pa votim përfundimtar, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për kompromis.

Lecornu dhe qeveria e tij kanë mbijetuar tashmë katër mocione mosbesimi javët e fundit, të cilat lidhen me pjesë të buxhetit.

Fakti që Franca, e cila ka një nivel të lartë borxhi, po arrin më në fund të miratojë një buxhet pas një bllokimi politik, pritet të mirëpritet nga bizneset dhe nga partnerët e BE-së, si Gjermania.

Kjo u jep kompanive qartësi për investime dhe punësime, ndërsa edhe sektori publik mund të rifillojë investimet.

Perspektiva që Franca të përballet me problemet e saj të borxhit shihet gjithashtu si një sinjal pozitiv për Bashkimin Evropian./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FRANCË – Qeveria përballet me një tjetër mocion mosbesimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulejman Pitarka, mjeshtri i skenës dhe ekranit shqiptar

2 February 2026 at 10:01

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Më 2 shkurt 1924 lindi në Dibër aktori i mirënjohur i skenës dhe i ekranit, Sulejman Pitarka.

Përvojat e para skenike të Pitarkës ishin sporadike. Gjatë shërbimit ushtarak në vitet 1945-1947, u përfshi në lëvizjen amatore të Durrësit, qytet ku familja e tij ishte shpërngulur qëkurse Sulejmani ishte në moshën 3-vjeçare. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë. Bëhet pjesë e Teatrit Popullor në vitin 1951 dhe spikat menjëherë me rolin e tij në komedinë “Prefekti” dhe dramën “Halili dhe Hajrija”.

Ai ka luajtur me sukses 70 role në teatër dhe 20 të tjerë në kinematografi. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”.

Midis viteve ’50-’60, interpretoi në tri vepra të Shekspirit: “Otello”, “Gratë gazmore të Uindsorit” dhe “Hamleti”. Pitarka pati sukses dhe në rolet në veprat e dramaturgjisë shqiptare si: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Karavidhet”, “Zonja nga qyteti” etj. Roli i tij i fundit në teatër ishte në dramën “Pjata e drunjtë”, në vitin 2005, një shfaqje mjaft e njohur dhe e dashur për publikun.

Sulejman Pitarka mbahet mend në petkun e Zheleznovit në filmin “Ballë për ballë” (1979), të Xha Avdiut te “Gjeneral gramafoni” (1978), të Xha Lipes te “Pas gjurmëve” (1978) dhe të gjeneralit te “Gunat përmbi tela” (1977), ku u vlerësua nga kritika për portretizimin origjinal të personazheve.

Për meritat e tij artistike, Pitarkës i janë akorduar titujt e lartë “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh”.

U nda nga jeta më 24 mars 2007.

/a.f/r.e/

The post Sulejman Pitarka, mjeshtri i skenës dhe ekranit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – Billie Eilish, Olivia Dean dhe Bad Bunny protestojnë kundër ICE në fjalimet e tyre në Grammy

2 February 2026 at 09:30

LOS ANXHELES, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Yjet e popit Billie Eilish, Olivia Dean dhe Bad Bunny kanë dënuar oficerët e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) me fjalimet e tyre fituese në Çmimet Grammy 2026.

Këngëtarja britanike Dean mori çmimin për artistin më të mirë të ri në ceremoninë në Crypto.com Arena të Los Anxhelesit, ndërsa ”Wildflower” e Eilish fitoi këngën e vitit dhe ”Debi Tirar Mas Fotos” e Bad Bunny fitoi albumin e vitit.

Duke pranuar çmimin e saj, këngëtarja amerikane Eilish u shoqërua në skenë nga vëllai i saj Finneas, të dy me karfica “ICE out”, ndërsa tha se “ndihem shumë e nderuar sa herë që jam këtu dhe sado mirënjohëse që ndihem, sinqerisht nuk ndiej se kam nevojë të them asgjë”.

“Por, askush nuk është i paligjshëm në tokën e vjedhur… është thjesht shumë e vështirë të dish se çfarë të thuash dhe çfarë të bësh tani, dhe unë thjesht, ndihem vërtet shpresëplotë  dhe them se thjesht duhet të vazhdojmë të luftojmë, të flasim dhe të protestojmë, zërat tanë kanë vërtet rëndësi, njerëzit kanë rëndësi”, theksoi ajo.

Pasi mposhti yllin britanik Lola Young për artisten më të mirë të re, Dean e përdori fjalimin e saj për të bërë thirrje që emigrantët të respektohen.

E emocionuar pasi mori çmimin, këngëtarja e ”Man I Need” tha se ”kurrë nuk e imagjinova se do të isha këtu e lëre më të nominohesha, kështu që faleminderit shumë, dua të them vetëm se një artist nuk është asgjë pa ekipin e tij”.

“Jam këtu lart si mbesa e një emigranti, nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishte për emigracionin. Po, unë jam një produkt i trimërisë dhe mendoj se ata njerëz meritojnë të respektohen, pasi ne nuk jemi asgjë pa njëri-tjetrin”, shtoi ajo.

Përpara se të fitonte çmimin për albumin më të mirë urban, Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Martinez Ocasio, fitoi çmimin për albumin më të mirë muzikor dhe përdori fjalimin e tij për t’i bërë thirrje ICE-së të largohet nga qytetet amerikane dhe të kërkojë dashuri.

Ai tha se “para se t’i them faleminderit Zotit, do të them ICE jashtë”.

“Nuk jemi të egër, nuk jemi kafshë, nuk jemi alienë, jemi njerëz dhe jemi amerikanë. Do t’u thosha njerëzve, e di që është e vështirë të dish të mos urresh në këto ditë, dhe po mendoja, ndonjëherë… urrejtja bëhet më e fuqishme me më shumë urrejtje, e vetmja gjë që është më e fuqishme se urrejtja është dashuria. Prandaj ju lutem, duhet të jemi ndryshe, nëse luftojmë, duhet ta bëjmë me dashuri, nuk i urrejmë ata. I duam njerëzit tanë, i duam familjet tona, dhe kjo është mënyra për ta bërë këtë, me dashuri, mos harroni këtë ju lutem. Faleminderit, faleminderit Zot”, shtoi ai.

Bad Bunny mbajti pjesën më të madhe të fjalimit të tij në spanjisht përpara se të thoshte se donte t’ia kushtonte çmimin “të gjithë njerëzve që u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre, vendi i tyre, për të ndjekur ëndrrat e tyre”.

Oficerët e ICE janë dërguar në qytetet amerikane si pjesë e nismës masive të deportimit të presidentit Donald Trump, më së shumti në Minesota dhe Minneapolis, ku janë vendosur rreth 2 000 agjentë federalë.

Oficerët janë kritikuar ashpër për qasjen e tyre agresive.

Kohët e fundit, agjentët e ICE qëlluan për vdekje dy persona në rrugët e Minneapolis, Renee Good më 7 janar dhe Alex Pretti më 24 janar.

Këngëtarët Joni Mitchell dhe Kehlani, si dhe Justin Vernon i ”Bon Iver” ishin gjithashtu midis artistëve që mbanin karfica “ICE out” dhe “Be Good” në ceremoninë vjetore.

Superylli i muzikës pop, Lady Gaga, e cila ishte artistja e dytë më e nominuar me shtatë nominime, mori çmimin për albumin më të mirë vokal pop për albumin e saj ”Mayhem”, pasi kishte fituar tashmë çmimin për incizimin më të mirë pop dance dhe incizimin më të mirë të remiksuar për ”Abracadabra” dhe remiksin e tij ”Gesaffelstein”.

Performancat gjatë natës përfshinë Tyler, ”The Creator”, i cili përplasi një ”Ferrari F40” në skenë ndërsa këndonte ”Sugar On My Tongue”, Justin Bieber, i vlerësuar për rikthimin e tij në Grammy pas katër vitesh mungesë; dhe homazhe për Ozzy Osbourne, D’Angelo dhe Roberta Flack./  a.jor.

The post MUZIKË – Billie Eilish, Olivia Dean dhe Bad Bunny protestojnë kundër ICE në fjalimet e tyre në Grammy appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar “Vokri” që po përmbyt Spanjën me drogë (EMRAT)

By: Brisi
2 February 2026 at 10:54

Borja Mendez – ABC.es Tregtia e drogës është ciklike dhe herë pas here shfaqet një lojtar i ri që kërkon të dominojë lojën. Ky ka qenë rasti me Mafian Mocro, kartelin ballkanik dhe mafian turke. Një nga më të fuqishmet aktualisht është familja Vokri, e cila fiton miliona duke blerë kokainë dhe është e aftë të korruptojë oficerët e policisë, […]

The post Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar “Vokri” që po përmbyt Spanjën me drogë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Në SPAK pashë Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irena Gjokën! Ja me kë po bisedonin

By: Ela
2 February 2026 at 10:50

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tregoi se çfarë ka parë sipas tij në vizitën e shkurtër në SPAK. Ai tregon me nota ironie se pa Altin Troplinin apo Poja i Skapit, i […]

The post Berisha: Në SPAK pashë Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irena Gjokën! Ja me kë po bisedonin appeared first on BoldNews.al.

Borxhi Publik, një nga pengesat kryesore për integrimin evropian

By: Ela
2 February 2026 at 10:45

Borxhi publik vijon të mbetet një sfidë me pasoja për qytetarët, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Sipas Raportit të Komisionit Europian 2025, borxhi publik i vendit është rreth 53.5% e PBB-së, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, pas Malit të Zi (58.6%). […]

The post Borxhi Publik, një nga pengesat kryesore për integrimin evropian appeared first on BoldNews.al.

Berisha në SPAK/ Lexon mesazhin për Dumanin: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor!

By: Brisi
2 February 2026 at 10:39

Kryedemokrati Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij për dosjen Partizani. Jashtë SPAK, për mediat, Berisha lexoi dhe mesazhin që la brenda prokurorisë, për prokurorin Altin Dumani, teksa e ka akuzuar për mbrojtje të krimit zgjedhor. Sipas Berishës, […]

The post Berisha në SPAK/ Lexon mesazhin për Dumanin: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor! appeared first on BoldNews.al.

“Reshje shiu dhe erëra të forta”, meteorologu tregon si pritet të nisë java e parë e muajit shkurt

By: Ela
2 February 2026 at 10:36

Meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për javën e parë të muajit shkurt, duke theksuar se kjo javë do të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm. Sipas tij, gjatë kësaj jave problematik do të jenë parametrat e erës, kryesisht ditët e martë dhe e mërkurë. Gjithashtu, ai theksoi se edhe fundjava pritet të […]

The post “Reshje shiu dhe erëra të forta”, meteorologu tregon si pritet të nisë java e parë e muajit shkurt appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën! Kalaja: Do i dërgojmë shkresë ARRSH-së

By: Brisi
2 February 2026 at 10:19

Banorët e fshatit Luzë në Fushë-Krujë, kanë dalë sërish në protestë, mëngjesin e kësaj të hëne, për të shprehur revoltën e tyre për degradimin e rrugës kryesore të zonës. Për mediat ata thonë se kanë rënë pre e mashtrimit njëherë nga autoritetet, të cilët nuk e mbajtën premtimin për ta rregulluar rrugën në shtator. Banorët […]

The post Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën! Kalaja: Do i dërgojmë shkresë ARRSH-së appeared first on BoldNews.al.

“Gripi më i rrezikshëm i shekullit në Shqipëri”/ Ish-ministri: Duhet të merren masa

By: Ela
2 February 2026 at 10:10

Ish-ministri dhe politikani Edmond Panariti ka deklaruar se viroza që po qarkullon në vend ditët e fundit, është gripi më i rrezikshmi i këtij shekulli. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Panariti shprehet se ky grip është një mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2. Sipas tij, ky virus ultra agresiv, prek më fort të […]

The post “Gripi më i rrezikshëm i shekullit në Shqipëri”/ Ish-ministri: Duhet të merren masa appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës/ Punonjësit që nuk pranojnë shpërnguljen pushohen nga puna

By: Brisi
2 February 2026 at 10:07

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm, pas urdhrit të Lorena Goxhobellit, për transferimin e strukturës drejt Tiranës. Pavarësisht kundërshtimeve të forta dhe protestës nga punonjësit dhe qytetarët, vendimi ka hyrë në fuqi. Sipas raportimeve, një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier, ndërsa […]

The post Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës/ Punonjësit që nuk pranojnë shpërnguljen pushohen nga puna appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Jeffrey Epstein”/ “E gatshme për…”, zbardhet email-i i ri për vajzën shqiptare në New York

By: Ela
2 February 2026 at 09:57

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë mbi mënyrën se si funksiononte rrjeti i kontakteve dhe rekrutimit të vajzave të reja, mes të cilave përmendet edhe një vajzë shqiptare që jetonte në Nju Jork. Në një email të datës 29 mars 2017, i arkivuar […]

The post Dosja “Jeffrey Epstein”/ “E gatshme për…”, zbardhet email-i i ri për vajzën shqiptare në New York appeared first on BoldNews.al.

❌
❌