Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

RUSI – Putin: Pezullojmë sulmet nëse Ukraina zhvillon zgjedhje

19 December 2025 at 18:50

MOSKË, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se qeveria ukrainase duhet të jetë legjitime, por kjo është e pamundur pa zgjedhje dhe se Rusia është e gatshme të konsiderojë pezullimin e sulmeve brenda territorit të Ukrainës gjatë ditës së zgjedhjeve.

Putin kërkoi gjithashtu që ukrainasit që jetojnë në Rusi të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e mundshme në vendin fqinj, kundër të cilit ende po zhvillohet një ofensive e përgjithshme.

”Rusia është e gatshme të konsiderojë një armëpushim të pjesshëm”, tha Putin.

Megjithatë, ai theksoi se ”duhet të sigurohen të drejtat e votës për ukrainasit që kanë ardhur në Rusi”, duke vlerësuar se numri i tyre është midis 5 dhe 10 milionë persona.

Putin ka kërkuar zgjedhje të reja në Ukrainë që nga viti i kaluar.

Sipas tij, presidenti Volodymyr Zelensky nuk është më legjitim pas përfundimit të mandatit të tij pesëvjeçar në maj 2024.

Vetë Putin siguroi mandat të pestë nëpërmjet një ndryshimi kushtetues në Rusi.

Kërkesa për zgjedhje të reja në Ukrainë është përkrahur edhe së fundmi nga presidenti amerikan Donald Trump.

Edhe pse ligji ushtarak është në fuqi në Ukrainë për më shumë se tre vite e gjysmë për shkak të pushtimit të plotë të urdhëruar nga Putin në shkurt 2022, i cili ndalon zgjedhjet, Zelensky së fundmi tregoi gatishmërinë për të lejuar një votim.

Ai tha se do të kërkojë nga parlamenti ndryshimet e nevojshme ligjore, por e lidhi këtë premtim me kërkesën për një armëpushim./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post RUSI – Putin: Pezullojmë sulmet nëse Ukraina zhvillon zgjedhje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky takim urgjent me komandantët e ushtrisë/ Pesë pikat kyçe që u diskutuan

By: Rovena
27 November 2025 at 15:15

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një takim urgjent i njohur si Stavka, komandën e lartë të forcave të armatosura.

Duke ndarë një deklaratë pas takimit, Zelensky përmendi “disa fusha kyçe” se për çka ka diskutuar me komandantët e forcave të armatosura, raporton skynews.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe shkatërrimi i raketave dhe dronëve rusë, veçanërisht financimi dhe furnizimi i këtij pajisjeje.

Nevoja për të rritur sa më shumë prodhimin vendas të armëve.  Rëndësia e mbrojtjeve me rreze të shkurtër dhe të mesme, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e infrastrukturës energjetike;

Kërkesat e brigadave” për të siguruar një “ndarje të drejtë të personelit midis brigadave”. Kjo përfshinte një rishikim të mënyrës se si furnizoheshin brigadat.

Dhe situata në zhvillim në zona kyçe përgjatë vijës së frontit, konkretisht: Kupiansk, Pokrovsk dhe Hulyaipole. Ndryshe, Zelensky ka pranuar në parim planin e paqes me Rusinë të hartuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kontrabanduan 4 shqiptarë drejt Anglisë me jaht, dy ukrainasit pritet të dënohen

By: armand
24 November 2025 at 08:07

Dy burra ukrainas janë kapur duke kontrabanduar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar pasi jahti i tyre u ndalua në brigjet e Ishullit Wight. Vladyslav Cherniavskyi, 37 vjeç, dhe Oleksandr Yavtushenko, 43 vjeç, u arrestuan pas një operacioni të madh ndërkufitar ku anija u sekuestrua në Kanalin Anglez dhe u dërgua në Marinën e Gosport pranë […]

The post Kontrabanduan 4 shqiptarë drejt Anglisë me jaht, dy ukrainasit pritet të dënohen appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Gjermania ul përfitimet shtetërore për refugjatët ukrainas

19 November 2025 at 23:03

BERLIN, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Gjermania planifikon të ulë përfitimet shtetërore për refugjatët ukrainas që mbërrijnë rishtazi, sipas një projektligji të miratuar sot nga kabineti qeveritar.

Sipas propozimit, ukrainasit që do të mbërrijnë pas datës 1 prill 2026 nuk do të përfitojnë më pagesën kryesore të papunësisë dhe ndihmës sociale të vendit, të njohur si ”burgergeld”.

Në vend të kësaj, ata që kanë nevojë do të mbulohen nga skema e përfitimeve të nivelit më të ulët të parashikuara për kërkuesit e azilit.

Projektligji, i propozuar nga ministrja e Punës, Barbel Bas, ende duhet të marrë miratimin e parlamentit përpara se të hyjë në fuqi.

Kritikët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të pengojë përpjekjet për integrimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të ukrainasve në tregun e punës.

Anëtarë të Partisë Social-demokrate, pjesë e koalicionit qeverisës të kancelarit Friedrich Merz, kanë shprehur gjithashtu kundërshtime.

Nëse ligji miratohet, përfitimet për ukrainasit që mbërrijnë pas prillit do të jenë më të ulëta nga ata që kanë hyrë më herët.

”Kjo i vendos ata në të njëjtin nivel me njerëzit që vijnë tek ne si refugjatë nga vende të tjera dhe për arsye të ndryshme”, tha Ministria e Punës në një deklaratë.

Në tetor, në Gjermani jetonin 1,26 milionë refugjatë ukrainas, krahasuar me 1,18 milionë një vit më parë.

Rreth 6,3 miliardë euro në pagesa ”bürgergeld” u shpërndanë për refugjatët ukrainas në vitin 2024./   /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Gjermania ul përfitimet shtetërore për refugjatët ukrainas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Kievi i shqetësuar për të dyshuarin e arrestuar për sabotim të “Nord Stream” në Itali

9 November 2025 at 13:39

KIEV/ROMË, 9 nëntor /ATSH-DPA/- Komisioneri ukrainas i të drejtave të njeriut, Dmytro Lubinets ka shprehur shqetësim në lidhje me një shtetas ukrainas i cili është arrestuar në Itali dhe akuzohet për shpërthimin e tubacioneve të gazsjellësit “Nord Stream” nga Rusia në Gjermani në Detin Baltik.

“Bashkëshortja e 49-vjeçarit raportoi se bashkëshorti i saj po vazhdonte grevën e urisë dhe tani ishte në një gjendje kritike shëndetësore”, tha Lubinets në Telegram.

Ai gjithashtu publikoi një foto nga takimi i tij me bashkëshorten e të dyshuarit dhe deklaroi se u kishte kërkuar zyrtarisht autoriteteve italiane të mbështesnin të drejtat themelore të shtetasit ukrainas.

I dyshuari i cili do të ekstradohet në Gjermani për një gjykim penal, po proteston kundër kushteve të paraburgimit me grevën e tij të urisë, sipas avokatit të tij. Ai thuhet se ka refuzuar ushqimin që nga 31 tetori.

Ai ka qenë në paraburgim në Itali që nga gushti.

Lubinets tha se për këtë arsye i ishte drejtuar edhe Ministrisë italiane të Drejtësisë dhe zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Pina Picierno.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbrojtur të drejtat e ukrainasit, sepse arrestimi i tij në një strukturë të sigurisë së lartë në kushte të papërshtatshme është e papranueshme dhe shkel Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, tha Lubinets.

Ukrainasi konsiderohet si “truri” i dyshuar pas sulmeve në tubacionet e gazsjellësit nga Rusia në Gjermani në Detin Baltik tre vjet më parë.

Zyra e Prokurorit Federal Gjerman e akuzon atë për shkaktimin e përbashkët të një sulmi shpërthyes në tubacione dhe sabotim në shkelje të kushtetutës gjermane, prandaj ai do të gjykohet në Gjermani.

Kohët e fundit, një gjykatë në qytetin italian të Bolonjës miratoi transferimin e ukrainasit te autoritetet gjermane. //a.i/

 

The post UKRAINË – Kievi i shqetësuar për të dyshuarin e arrestuar për sabotim të “Nord Stream” në Itali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flamuri ukrainas u hoq nga ndërtesa e parlamentit çek - kryetari i ri krenohet se ishte me urdhër të tij

6 November 2025 at 23:49


Tomio Okamura, kreu i ri i dhomës së ulët të parlamentit çek, Dhomës së Deputetëve, ka urdhëruar heqjen e flamurit ukrainas nga ndërtesa e parlamentit, ku ai kishte valëvitur si shenjë solidariteti që nga viti 2022, duke e quajtur këtë veprim "një simbol të caktuar".

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një video, udhëheqësi i partisë populiste të krahut të djathtë SPD shihet duke mbajtur një shkallë për një burrë që heq flamurin ukrainas nga fasada e ndërtesës së parlamentit çek.

"Ky është një simbol i caktuar. Flamuri ukrainas është hequr nga ndërtesa e Dhomës së Deputetëve çeke me urdhër nga unë, dhe kjo zgjati vetëm disa sekonda", tha kryetari në një koment për portalin iDNES.

Právě jsem nechal sundat ukrajinskou vlajku z budovy Poslanecké sněmovny pic.twitter.com/1dcxVrbAQs

— Tomio Okamura (@tomio_cz) November 6, 2025

SPD zhvilloi fushatën e saj zgjedhore nën sloganin e heqjes së flamujve ukrainas nga ndërtesat e autoriteteve dhe institucioneve shtetërore.

Gjatë fushatës zgjedhore, kreu i SPD-së, Tomio Okamura, bëri edhe një sërë deklaratash të tjera anti-ukrainase, duke përfshirë thirrje për të kufizuar të drejtat e refugjatëve ukrainas në Republikën Çeke dhe për të ndaluar mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Të mërkurën, Okamura u zgjodh kryetar i Dhomës së Deputetëve të Çekisë sipas një marrëveshjeje koalicioni me parti të tjera. /Telegrafi/

Zelensky kërkon armë me rreze të gjatë veprimi nga vendet evropiane

By: Rovena
25 October 2025 at 21:18

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga udhëheqësit evropianë furnizimin me armë me rreze të gjatë veprimi, duke përfshirë raketa Tomahawk, për të sulmuar objektiva ushtarake dhe rafineri nafte në territorin rus. Kërkesa e tij u diskutua në takimin e “Vullnetarëve”, organizuar në Londër nga kryeministri britanik Keir Starmer, ku morën pjesë liderë të shumtë evropianë.

Zelensky ka theksuar se disa shtete evropiane, si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, disponojnë armë me rreze të gjatë veprimi. Ai ka kërkuar gjithashtu që Britania të dërgojë raketat Tomahawk, të cilat mund të godasin deri në 2 mijë kilometra larg. Megjithatë, për t’i dërguar ato, është e nevojshme miratimi nga Shtëpia e Bardhë, pasi këto raketa janë të prodhimit amerikan.

Takimi i Londrës ka nxjerrë në pah mbështetje të fortë për Ukrainën nga vendet evropiane. Kryeministri britanik Starmer ka theksuar rëndësinë e furnizimit të Ukrainës me armë të tilla, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi dërgimin e avionëve luftarakë Mirage dhe raketave Aster për mbrojtjen ajrore. Po ashtu, vendet e tjera të koalicionit kanë siguruar se nuk do të tërhiqen nga mbështetja për rezistencën ukrainase.

Një tjetër çështje e rëndësishme që u diskutua ishte vendimi i Këshillit Evropian për të shtyrë përfundimin e financimit të ushtrisë ukrainase nga rezervat e ngrira ruse, që janë rreth 140 miliardë euro, të depozituara në Belgjikë. Zelensky dhe Starmer bënë thirrje për përshpejtimin e këtij procesi.

Në fund të takimit, Zelensky theksoi se koha është një faktor vendimtar, pasi lufta është gjithnjë e më e vështirë për Ukrainën, sidomos me sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Ai paralajmëroi se Putin po përdor dimrin si mjet për të shantazhuar popullin ukrainas dhe kërkoi veprime më të shpejta nga partnerët evropianë dhe amerikanë.

MOSKË – Rusia dënon 15 ushtarë ukrainas të akuzuar për terrorizëm

17 October 2025 at 18:27

MOSKË, 17 tetor /ATSH/- Një gjykatë në Rusinë jugore dënoi sot 15 ushtarë ukrainas të kapur të akuzuar për terrorizëm, pas një gjyqi që Kievi e dënoi si një mashtrim dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare, sipas AP.

Gjykata ushtarake në Rostov-on-Don dënoi 15 ushtarë nga batalioni “Aidar” – të cilin Rusia e ka cilësuar si grup terrorist – me burgim nga 15 deri në 21 vjet.

Ky ishte gjyqi i dytë i të burgosurve të luftës ukrainas që nga marsi, kur 23 anëtarë të brigadës elitare “Azov” u dënuan për akuza të ngjashme. Edhe ky gjyq u dënua nga Ukraina si shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Kur gjyqi i anëtarëve të “Aidar” nisi në vitin 2023, i dërguari i të drejtave të njeriut i Ukrainës, Dmytro Lubinets, e dënoi atë si “të turpshëm” dhe akuzoi Rusinë se po i bënte kriminelë ata që kishin mbrojtur tokën e tyre amtare.

Zëdhënësi i “Aidar”, Ivan Zadontsev, dënoi procedurat si “një gjyq politik për të ndëshkuar ushtarakët ukrainas” dhe u zotua se do të vazhdonte të lobonte për lirimin e të burgosurve të luftës.

“Memorial”, një grup i shquar rus për të drejtat e njeriut, i ka cilësuar të pandehurit si të burgosur politikë.

Ai ka argumentuar se gjyqi kishte shkelur konventat ndërkombëtare që mbronin të burgosurit e luftës, duke vënë në dukje se të pandehurit po përballeshin me gjyq vetëm sepse kishin shërbyer në batalionin “Aidar”, dhe jo për ndonjë krim specifik lufte. //a.i/

The post MOSKË – Rusia dënon 15 ushtarë ukrainas të akuzuar për terrorizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

POLONI – Tusk kundër ekstradimit të ukrainasit për shpërthimet në “Nord Stream”

8 October 2025 at 15:48

VARSHAVË, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se është kundër ekstradimit të një shtetasi ukrainas të kërkuar në Gjermani në lidhje me shpërthimet e vitit 2022 që goditën tubacionet e gazit Nord Stream.

I dyshuari, një 46-vjeçar i identifikuar nga autoritetet gjermane me urdhër-arrest evropian si Volodymyr Z, u arrestua javën e kaluar pranë Varshavës.

Një gjykatë polake ka urdhëruar ndalimin e tij për 40 ditë, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë dosjet e çështjes që ka dërguar Gjermania. Më pas, gjykata do të vendosë nëse do të pranojë ekstradimin.

Duke folur dje gjatë një vizite në Lituani, kryeministri Tusk tha se do të respektojë vendimin e gjykatës, por e bëri të qartë qëndrimin e tij; “Sigurisht që nuk është në interesin e Polonisë, dhe as në interesin e ndershmërisë e drejtësisë, që ky qytetar të ndiqet penalisht apo të ekstradohet në një vend tjetër”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Problemi me’ Nord Stream 2’ nuk është që u hodh në erë. Problemi është që u ndërtua”, u shpreh Tusk ne X.

Që në fillim, Polonia i ishte kundërvënë ndërtimit të tubacioneve nënujore që sillnin gaz natyror nga Rusia direkt në Gjermani, duke argumentuar se ato do ta bënin Evropën më të varur nga energjia ruse.

Tubacioni Nord Stream 1 furnizonte Gjermaninë me gaz rus, ndërsa Nord Stream 2 nuk kishte hyrë ende në funksion për shkak të luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës në shkurt 2022. Të dyja linjat janë aktualisht jashtë funksionit. /Ad.Ab./

The post POLONI – Tusk kundër ekstradimit të ukrainasit për shpërthimet në “Nord Stream” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi pret ambasadorin Shkurov: Mbështetja për Ukrainën garanton sigurinë e të gjithëve

7 October 2025 at 15:35

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Gjatë takimit, Peleshi theksoi se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një aleate e qëndrueshme e Ukrainës, në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave demokratike që ndajmë.

Për kryetarin e Kuvendit, “mbështetja për Ukrainën është mbështetje për paqen, stabilitetin dhe rendin ndërkombëtar që garanton sigurinë e të gjithëve”.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Shkurov gjeti rastin t’i komunikojë edhe personalisht Peleshit, vlerësimin e Presidentit Volodymyr Zelensky të vitit 2023, me Urdhrin e Princ Jarosllavit të Urtë.

Vlerësimi mban motivacionin “Për kontributin në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj heroike për liri”, gjatë kohës kur Peleshi ushtronte detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Nga ana e tij, Peleshi u shpreh thellësisht mirënjohës për këtë vlerësim.

1 nga 3

/m.m/j.p/

The post Peleshi pret ambasadorin Shkurov: Mbështetja për Ukrainën garanton sigurinë e të gjithëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

By: armand
14 September 2025 at 12:43

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt në fshatin turistik të Voskopojës, në qarkun e Korçës. Ngjarja ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në zonë së bashku me bashkëshorten. Menjëherë pas shqetësimeve shëndetësore, ambasadori është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime […]

The post Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë appeared first on BoldNews.al.

Po prisnin në radhë për pensione, rusët kryejnë sulm ajror në rajonin e Donetskut – vriten 24 persona

9 September 2025 at 17:02


Njëzet e katër persona janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror rus në një fshat në Ukrainën lindore, thonë zyrtarët lokalë.

Viktimat ishin "civilë të zakonshëm" që merrnin pensionet e tyre në Yarova, rajoni i Donetskut, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

Kreu rajonal Vadym Filashkin tha se shërbimet e emergjencës po punonin në vendngjarje, duke i nxitur banorët të "evakuohen në rajone më të sigurta".

Yarova është në veri të Slovyansk, një nga qytetet e mëdha në rajon, dhe vetëm pak kilometra nga vija e frontit ndërsa forcat ruse përparojnë ngadalë në lindje.

Nëse konfirmohet, numri i të vdekurve do të jetë ndër sulmet më të rënda ndaj civilëve ukrainas në javët e fundit, 42 muaj pas pushtimit të plotë të Rusisë.

Njëzet e tre persona u vranë në sulmet ajrore gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në fund të gushtit.

Në fundjavë, Rusia nisi sulmin e saj më të madh ajror të luftës në Kiev deri më tani, duke goditur ndërtesën kryesore qeveritare në kryeqytet, në atë që Zelensky e quajti një sulm "të pamëshirshëm" që synonte zgjatjen e luftës.

Duke postuar në internet pamje të rënda të sulmit ndaj Yarovës, Zelensky tha se "nuk ka fjalë" për të përshkruar sulmet e fundit ruse.

Kreu i administratës lokale në qytetin e afërt të Lymanit, Oleksandr Zhuravlyov, i tha transmetuesit publik të Ukrainës, Suspilne, se sulmi ndodhi rreth orës 10:40 të martën, ndërsa po shpërndaheshin pensionet.

Ai tha se shumica e viktimave ishin të moshuar. E ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, më vonë tha se Rusia "hodhi një bombë" në fshat.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan një automjet të shërbimit postar ukrainas të dëmtuar rëndë, të tipit që përdoret për të shpërndarë pensionet.

Kreu i shërbimit Ukrposhta tha se automjeti ishte parkuar nën pemë si masë sigurie dhe një zyrtar postar lokal ishte plagosur në sulm.

"Ndoshta dikush i dha koordinatat", spekuloi ai.

Yarova ndodhet në një linjë hekurudhore kyçe midis qyteteve të Lymanit dhe Iziumit. Është gjithashtu vetëm rreth 6 km larg fshatit tjetër Novoselivka, ku forcat ruse po afrohen në periferi. /Telegrafi/


BERLIN – Maleiev: Bota demokratike po qëndron së bashku, asnjë metër territor Rusisë

19 August 2025 at 10:45

BERLIN, 19 gusht /ATSH-DPA/ – Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksii Makeiev, ka mirëpritur shfaqjen e unitetit në samitin e Ukrainës në Uashington, ndërsa theksoi se lëshimet territoriale ndaj Rusisë nuk janë një opsion për Kievin.

“Imazhet nga Uashingtoni dje ishin vërtet shumë të mira. Ato tregojnë se bota demokratike po qëndron së bashku”, tha Makeiev për revistën ”Morgenmagazin”.

I pyetur për mundësinë e dhënies së territorit ukrainas Rusisë si pjesë e një zgjidhjeje paqeje, Makeiev e hodhi poshtë idenë si të paimagjinueshme.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me territorin. Nuk është një lojë kompjuterike ku thjesht mund të dorëzosh një copë territori dhe të vazhdosh të luash me një klikim të mausit. Miliona e miliona ukrainas jetojnë atje”, shtoi ai.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe disa udhëheqës kryesorë evropianë, në Shtëpinë e Bardhë.

Trump dhe Zelensky shprehën shpresën se bisedimet e përzemërta do të hapin rrugën për një takim trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin.

Trump tha gjithashtu se SHBA-të do të ndihmonin aleatët evropianë të siguronin sigurinë për Ukrainën në rast se nënshkruhet një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë atje./  /os/

 

The post BERLIN – Maleiev: Bota demokratike po qëndron së bashku, asnjë metër territor Rusisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtari ukrainas ngre alarmin: Trump foli si Putin, ja çfarë rreziqesh e presin Ukrainën

By: M C
16 August 2025 at 18:11

Zyrtari ukrainas, Oleksandr Merezhko, është i mendimit se Presidenti i SHBA, Donald Trump, po mban anën e Rusisë për sa kohë thotë që armëpushimi me Ukrainën të zëvendësohet me një marrëveshje paqeje.

“Fatkeqësisht, Trump ka marrë qëndrim si Putini, dhe kjo ishte kërkesa e tij”, tha Merezhko, kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme në parlamentin ukrainas.

Merzheko thekson se një marrëveshje paqeje nënkupton disa gjëra të rrezikshme për Ukrainën ndërsa thekson se në vizionin e Presidentit të Rusisë, Ukraina nuk do të hyjë në NATO.

“Në vizionin e Putinit, kjo do të thotë se Ukraina nuk do të hyjë në NATO, do të pranohen kërkesat absurde për denazifikim dhe demilitarizim, si dhe statusi i gjuhës ruse dhe Kishës Ortodokse Ruse”, shtoi Merezhko.

The post Zyrtari ukrainas ngre alarmin: Trump foli si Putin, ja çfarë rreziqesh e presin Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

By: Ardit
3 August 2025 at 11:24

Një deputet ukrainas dhe zyrtarë tjerë janë arrestuar pasi agjencitë shtetërore kundër korrupsionit kanë zbuluar atë që e kanë quajtur skemë të gjerë ryshfeti gjatë blerjes së dronëve dhe sistemeve tjera elektronike për luftë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë përmes një postimi në X se një deputet ukrainas, krerë distriktesh dhe administratash civile dhe […]

The post Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve appeared first on BoldNews.al.

Lirohen të arrestuarit e “Delvina Gas”, një sekser izraelit dyshohet si orkestruesi

29 July 2025 at 23:24

Paraditen e së martës policia e shtetit zhvilloi një aksion dhe u hodhi prangat drejtorit dhe inxhinierit të kompanisë Delvina Gas, ndërsa shpalli në kërkim dhe pronarin e këtij koncesioni, Sokol Meqemenë. Në mbrëmje prokuroria e Gjirokstrës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të drejtorit dhe inxhinierit të arrestuar, pasi prokurorët vlerësuan se impianti i gazit […]

The post Lirohen të arrestuarit e “Delvina Gas”, një sekser izraelit dyshohet si orkestruesi appeared first on BoldNews.al.

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

By: Rovena
15 July 2025 at 15:44

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë të martën se ka paraqitur një letër të dorëheqjes, si pjesë e riorganizimit të madh qeveritar që pritet këtë javë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nominuar të hënën zëvendëskryeministren e parë dhe ministren aktuale të Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, për ta marrë përsipër detyrën si pasardhëse e Shmyhalit.

Emërimi i saj duhet të miratohet fillimisht nga parlamenti, i cili do të votojë për këtë çështje gjatë javës.

Sipas burimeve ukrainase, Shmyhal pritet të marrë një post të ri në kabinetin qeveritar, atë të ministrit të Mbrojtjes, pozitë kjo që tani për tani mbahet nga Rustem Umerov.

Shmyhal ka qenë në krye të Ukrainës që prej marsit të 2020-tës, duke shënuar njërin prej mandateve më të gjata në historinë bashkëkohore të vendit. Dorëheqja e tij përmbyll një kapitull të rëndësishëm në menaxhimin e krizës dhe mbrojtjen e atdheut kundër agresionit rus.

I gjeneruar imazhi i plakjes së përshpejtuar të ushtarit ukrainas

8 July 2025 at 10:29

Pretendimi: Ky imazh tregon një ushtar ukrainas para dhe pas 400 ditësh luftë

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon një imazh që pretendohet se tregon një ushtar ukrainas përpara dhe pasi u kthye në shtëpi pas 400 ditësh në luftë.

Megjithatë, personat në imazh nuk janë realë. Ky imazh është gjeneruar me anë të programeve të inteligjencës artificiale (AI).

Kjo dallohet më qartë në ndryshimin në gjatësi të ‘ushtarit’. Duket se para se të shkonte në luftë, ai ishte më i shkurtër, në krahasim me ‘gruan’ që ka pranë. Në imazhin e dytë vërejmë se ndryshimi mes gjatësisë së dy personazheve është më i madh, siç tregohet më poshtë.

Burri në imazhin majtas është më i shkurtër se burri në imazhin djathtas

Imazhi i mësipërm është një nga disa të tillë, të gjeneruar me AI, që qarkullojnë në rrjet me pretendimin se tregojnë ushtarë ukrainas të kthyer nga lufta. Këto foto shoqërohen me histori të trishtueshme, por pa emra, pa sfonde, pa koherencë përtej fotove çuditërisht të lëmuara dhe rrëfimeve që të copëtojnë zemrën.

Imazhe të ngjashme të gjeneruar me AI

Vlen këtu të bëjmë një krahasim me fotot reala para-dhe-pas të ushtarëve, nga ku mund të jenë frymëzuar dhe krijuesit e këtyre imazheve të gjeneruara.

Mykhailo Dianov, një muzikant që shërbeu në regjimentin Azov, ishte një nga 215 të burgosurit e luftës të liruar në një shkëmbim të papritur të burgosurish midis Ukrainës dhe Rusisë në shtator 2022. Fotot e Dianov të shpërndara nga ushtria ukrainase e tregojnë atë të dobësuar, të mavijosur dhe me shenja pas kohës së tij në një burg rus.

Oleksandr Strafun, i cili po luftonte në Mariupol, kontaktoi familjen për herë të fundit më 1 mars 2022. Më 14 qershor 2025, Strafun u kthye në shtëpi gjatë një shkëmbimi të të burgosurve të luftës. Imazhi i mëposhtëm krahason një foto të tij 1 muaj para robërisë, me një foto pas lirimit të tij nga burgu.

Këto imazhe janë shembuj i çfarë është quajtur ‘AI slop’ që përkthehet në “llum AI.” 

Llum AI quhen imazhe, video apo shkrime me cilësi të ulët të krijuara duke përdorur teknologjinë gjeneruese të inteligjencës artificiale dhe të karakterizuara nga një mungesë e theksuar e përpjekjes, logjikës ose kuptimit.

Llumi AI në Facebook zakonisht ka për qëllim mbledhjen e sa më shumë komenteve, e kështu zakonisht konsiston në imazhe, dhe histori shoqëruese, që ngjallin emocione të forta tek njerëzit. Llumi AI që nxit mëshirë, simpati dhe urime në tekstin shoqërues merr shumë angazhim. 

Për të parandaluar që përmbajtje të tilla të keqinterpretohen, është e rëndësishme që çdo video, foto ose material tjetër i gjeneruar ose i manipuluar me inteligjencë artificiale të shënohet si i tillë. Kjo do të ndihmojë në informimin e audiencës dhe në mbrojtjen e tyre nga dezinformimi. Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.

The post I gjeneruar imazhi i plakjes së përshpejtuar të ushtarit ukrainas appeared first on Faktoje.al.

Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus

By: Ardit
7 July 2025 at 08:10

Sulmet e Ukrainës me dronë shkaktuan kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë në fundjavë. Aeroportet më të mëdha që i shërbejnë Moskës dhe Shën Petersburgut, ishin mes atyre që u detyruan t’i kufizojnë aktivitetet gjatë ditës së diel. Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 – sipas kohës lokale […]

The post Breshëria e dronëve ukrainas çrregullon trafikun ajror rus appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet plani për të vrarë Presidentin ukrainas, Zelenskyn

23 June 2025 at 17:15

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte shënjestra e një komploti vrasjeje të organizuar nga një pensionist ushtarak polak, i cili ishte rekrutuar nga Rusia Sovjetike dekada më parë. Lajmin e bëri të ditur kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme të Ukrainës, SBU, Gjeneral-lejtnant Vasyl Malyuk.

Në një takim të mbyllur me median ukrainase, Malyuk dha detaje mbi planin për vrasjen e Zelenskyt, duke sqaruar se shtetasi polak ishte aktivizuar nga Rusia për të realizuar një atentat ndaj Presidentit ukrainas në aeroportin Rzeszów-Jasionka të Polonisë.

Komploti parashikonte përdorimin e një droni FPV ose një pushke snajperi për të ekzekutuar vrasjen.

Malyuk theksoi se ky individ kishte mbajtur bindjet e tij anti-ukrainase për vite me radhë, duke shfrytëzuar mundësinë e rekrutimit nga Rusia për të realizuar një akt të tillë. Sipas tij, tentativa për vrasje u pengua nga një operacion i përbashkët i SBU-së dhe shërbimit të sigurisë së brendshme të Polonisë (ABW), i cili e ndaloi komplotin në kohë.

Zelensky ka qenë shënjestër e shumë komploteve të dështuara për vrasje që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në vitin 2023, Zelensky tha se kishte pasur mjaft herë atentate ndaj jetës së tij.

Në maj të vitit 2024, Ukraina tha se kishte ndaluar dy kolonelë ukrainas nga departamenti i saj i sigurisë shtetërore, të cilët kishin rrjedhur informacione në Rusi dhe po komplotonin për të vrarë Zelenskyn dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbulohet plani për të vrarë Presidentin ukrainas, Zelenskyn appeared first on Euronews Albania.

❌
❌