Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Festival i Letërsisë Evropiane, autori italian Dario Voltolini masterclass mbi shkrimin krijues

5 December 2025 at 20:45

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Në kuadër të Festivalit të Letërsisë Evropiane në Tiranë, nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës, autori italian Dario Voltolini zhvilloi një masterclass mbi shkrimin krijues, duke u fokusuar te tregimet e shkurtra.

Gjatë sesionit, Voltolini foli për ndryshimin e historisë nëpërmjet këndvështrimit, zërit rrëfimtar, ritmit dhe fundeve të ndryshme, duke sjellë shembuj nga autorë si Buzzati, Salinger e Pareschi.

Ai lexoi pjesë nga veprat e tij dhe të të tjerëve, duke treguar rëndësinë e secilës fjalë të shkruar në ndërtimin e një tregimi të mirë.

Pjesëmarrësit ndoqën me interes, bënë pyetje dhe patën mundësinë të dëgjojnë nga afër perspektivën e një autori bashkëkohor që sheh tregimin e shkurtër si një fushë të hapur eksperimentimi.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Festival i Letërsisë Evropiane, autori italian Dario Voltolini masterclass mbi shkrimin krijues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkaktoi aksidentin ku vdiq i mituri në Fier, Prokuroria dërgon në gjyq profesorin italian

By: armand
14 November 2025 at 09:51

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim profesorin italian Michele D’Angelo, i akuzuar për shkaktimin e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Fier–Levan, ku humbi jetën një i mitur dhe u plagosën tre persona të tjerë. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 8 gusht 2025, rreth orës 20:00, kur automjeti […]

The post Shkaktoi aksidentin ku vdiq i mituri në Fier, Prokuroria dërgon në gjyq profesorin italian appeared first on BoldNews.al.

Sala takon Schillaci-n: Bashkëpunim për Rrjetin e ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutin Kombëtar të Tumoreve

13 November 2025 at 13:40

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Shëndetësisë, Orazio Schillaci, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë takimit, i cili i parapriu mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive (G2G) Shqipëri-Itali sot në Romë, u theksua rëndësia e zgjerimit të partneritetit në disa fusha të rëndësishme ku prioritet do të jetë bashkëpunimi për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institut të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve, të cilët do të përfaqësojnë elementë qendrore të reformës së sistemit tonë shëndetësor.

Po ashtu, do të vijojë bashkëpunimi dypalësh për përmirësimin e shërbimeve për shëndetin e nënës dhe fëmijës, përmes mbështetjes së projekteve të përbashkëta në neonatologji, e deri tek forcimi i kapaciteteve spitalore dhe profesionale në vend.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën farmaceutike, mes Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) dhe agjencisë homologe italiane AIFA, në fushën e politikave të regjistrimit, kontrollit dhe certifikimit të barnave, si dhe në përcaktimin e metodologjive të çmimeve.

Në kuadër të procesit të integrimit evropian, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po punon për hartimin e ligjit për qelizat, gjakun, indet dhe transplantin, ku Italia pritet të ofrojë mbështetje dhe shkëmbim përvojash, veçanërisht në fushën e transplantit.

Palët ranë dakord gjithashtu për të zgjeruar bashkëpunimin në trajtimin e sëmundjeve onkologjike, përfshirë forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e protokolleve të trajtimit në këtë fushë, si dhe për asistencë në trajtimin e rasteve që kërkojnë kujdes më të specializuar.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm është zhvillimi i kapaciteteve në mjekësinë bërthamore dhe sigurimi i radiofarmaceutikëve (FDG – Fluorodesossiglucosio 18F), pas instalimit të aparaturës PET-CT në QSUT.

Në fokus të veçantë ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit universitar dhe formimit të vazhdueshëm profesional në mjekësi, si dhe konsolidimi i sistemeve të shëndetit digjital, telemjekësisë dhe monitorimit të performancës së institucioneve shëndetësore.

Ministrat Sala dhe Schillaci vlerësuan gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e menaxhimit spitalor, përmes bashkëpunimit me spitalin e njohur “San Raffaele” në Milano.

Takimi i parapriu mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive (G2G) të Shqipërisë dhe Italisë.

Nga takimi i ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala me homologun Italian
1 nga 5

/e.i/r.e/

The post Sala takon Schillaci-n: Bashkëpunim për Rrjetin e ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutin Kombëtar të Tumoreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare dirigjenti italian Peppe Vessicchio

By: Rovena
8 November 2025 at 22:14

Një humbje e madhe për botën e muzikës italiane, dirigjenti i njohur Peppe Vessicchio ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Një artist i dashur, kompozitor, dirigjent dhe figurë televizive e njohur, ai u shua këtë pasdite në spitalin San Camillo të Romës, ku ishte shtruar për pneumoni intersticiale.

“Rai” shkruan se familja e tij ka kërkuar respektim të privatësisë dhe ceremonitë mortore do të zhvillohen në formë tërësisht private.

I lindur në Napoli më 17 mars 1956, Vessicchio ishte një nga dirigjentët më të dashur dhe të njohur në skenën muzikore italiane, i vlerësuar për ndjeshmërinë e tij artistike dhe aftësinë për të ndërthurur traditën me risinë. Ai u bë një simbol i Festivalit të Sanremos, ku fitoi katër herë si dirigjent: në vitin 2000 me Avion Travel (“Sentimento”), në vitin 2003 me Alexia (“Per dire di no”), në vitin 2010 me Valerio Scanu (“Per tutte le volte che”) dhe në vitin 2011 me Roberto Vecchioni (“Chiamami ancora amore”).

Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës italiane dhe ndërkombëtare, si Gino Paoli, Roberto Vecchioni, Zucchero dhe Ornella Vanoni. Ai ka dirigjuar edhe në Kremlin në një homazh për John Lennon, ka udhëhequr projektin “Rockin’1000”, grupin më të madh rock në botë dhe për vite me radhë ka qenë drejtues muzikor dhe mësues në shfaqjen e talenteve “Amici” të Maria De Filippi.

Në mars të vitit 2026, pritej të niste një turne teatror me këngëtarin Ron, me titull “Ecco che incontro l’anima”, si bashkëpunimi i tyre i parë live.

“Kemi humbur Beppe Vessicchion, dirigjentin e famshëm dhe fytyrën e njohur të televizionit italian. Një artist me kulturë të thellë muzikore që dha shumë dhe që do të na mungojë. ‘Dirigjon orkestrën maestro Beppe Vessicchio’ nuk ishte thjesht një frazë, ishte shtëpi, ishte Itali. Udhëtim të mbarë”, shkroi kryeministrja Giorgia Meloni në rrjetet sociale.

I humbur prej 25 tetorit pas rrëzimit të avionit të tij, gjendet në Grenlandë trupi i pilotit italian

By: armand
8 November 2025 at 20:34

Është gjetur në Grenlandë trupi i Ralph Salvinit, një shtetasi italian 45-vjeçar që humbi jetën në një aksident ajror të ndodhur më 25 tetor pranë Nuuk-ut, kryeqytetit të vendit. Rrënojat e avionit privat që i përkiste vetë atij dhe që ishte nisur nga Kanadaja, u zbuluan vetëm orët e fundit, së bashku me trupin e […]

The post I humbur prej 25 tetorit pas rrëzimit të avionit të tij, gjendet në Grenlandë trupi i pilotit italian appeared first on BoldNews.al.

Guvernatori i BQK-së takon Gjeneralin italian, flasin për forcimin e luftës kundër falsifikimit të parasë

21 October 2025 at 16:25


Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorin Fusha dhe bashkëpunëtorë, ka pritur në takim Gjeneralin e Komandës së Karabinierëve kundër Falsifikimit Monetar, Gianluca Vitagliano, i shoqëruar nga Pier Luigi Ferri.

Takimi u zhvillua në kuadër të programit Pericles dhe synonte forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë në fushën e luftës kundër falsifikimit të parasë.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili e njoftoi delegacionin italian për mandatin dhe përgjegjësitë e BQK-së, me theks në aktivitetet që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe luftën kundër falsifikimit monetar. Ai foli edhe për projektet në zhvillim, përfshirë krijimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit të Parasë, që po mbështetet nga Banka Qendrore e Kroacisë dhe Zyra e BE-së në Prishtinë përmes programit TAIEX.

Në këtë takim u diskutua edhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të një projekti të financuar nga Komisioni Evropian, që synon forcimin e kapaciteteve profesionale për identifikimin dhe parandalimin e falsifikimeve monetare. Po ashtu, u përmend rëndësia e adresimit të këtyre sfidave edhe në fushën e kripto-aseteve dhe instrumenteve digjitale, të cilat po zhvillohen me shpejtësi në nivel global.

Guvernatori Ismaili theksoi se korniza e re ligjore do të mundësojë krijimin e një qendre të specializuar brenda BQK-së për luftimin e falsifikimit të valutës, duke përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse.

Në këtë kontekst, drejtuesit e BQK-së kujtuan edhe marrëveshjen e nënshkruar në gusht 2025 me Bankën Qendrore Evropiane (BQE), e cila forcon përkushtimin institucional për ruajtjen e integritetit të kartëmonedhave euro dhe stabilitetit financiar në Kosovë.

Në fund të takimit, Guvernatori Ismaili falënderoi delegacionin italian për mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke theksuar se koordinimi me partnerët evropianë është thelbësor për mbrojtjen e valutës dhe forcimin e sigurisë monetare në vend.

Maratona e Tiranës/ Garuesi italian pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në QSUT

By: V K
19 October 2025 at 14:41

Një 52-vjeçar nga Italia, i cili është garues në Maratonën e Tiranës, ka pësuar infarkt.

52-vjeçari është transportuar me autoambulncë drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

Raportohet se garuesi italian ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

The post Maratona e Tiranës/ Garuesi italian pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në QSUT appeared first on Albeu.com.

Vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj “kyç gojën”, gyjaka e le në burg, akuzohet dhe për drogë

18 October 2025 at 11:16

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Kamber Sulçaj, i cili u vetëdorëzua tre ditë më parë, pasi akuzohet si autor i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, mbrëmjen e 26 shtatorit. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Entela Selmanaj, teksa Sulçaj akuzohet për […]

The post Vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj “kyç gojën”, gyjaka e le në burg, akuzohet dhe për drogë appeared first on BoldNews.al.

Autori u vetëdorëzua/ ‘La Repubblica’: Dyshohet se vrasja e Edoardo Sarchit është e porositur

By: armand
17 October 2025 at 11:21

Gazeta italiane La Repubblica i ka kushtuar një artikull vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, pas dorëzimit të autorit. La Repubblica thekson se vrasja e biznesmenit dyshohet se është e porositur. Gjithashtu në artikull shkruhet se natën e ngjarjes plumbat kanë kapur vetëm Sarchin, baba i dy fëmijëve dhe asnjë nga personat e […]

The post Autori u vetëdorëzua/ ‘La Repubblica’: Dyshohet se vrasja e Edoardo Sarchit është e porositur appeared first on BoldNews.al.

Dy shpërthime të fuqishme në veturën e gazetarit të njohur italian - bëri reportazh edhe për Shqipërinë

17 October 2025 at 08:28


Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrethinat e Romës, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Sipas raportimeve paraprake të policisë, dy sasi lënde eksplozive ishin vendosur në makinën e gazetarit Sigfrido Ranucci, prezantues i emisionit Report dhe të vajzës së tij, teksa mjetet ishin të parkuara para shtëpisë së tyre në Campo Ascolano.

Ishte vetë gazetari ai që konfirmoi lajmin duke shkruar se dy shpërthimet shkaktuan panik në të gjithë lagjen.

Karabinierët, oficerët e DIGOS dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe konfirmuan se nëse në momentin e shpërthimit do të kishte njerëz në makina, pasojat do të ishin tepër të rënda.

Zyra e prokurorit ka filluar hetimet dhe po mbledh prova për të identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë.

Sigfrido Ranucci, është prezantuesi dhe prej disa kohësh autori i emisionit “Report” në televizionin italian RAI3 është i njohur së fundmi edhe në Shqipëri nga një reportazh për vendin tonë.

Në reportazhin për Shqipërinë ai ka trajtuar marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për pritjen e refugjatëve. /A2 Televizion/

Vdiq një i mitur/ Profesori italian, D’Angelo: Pas aksidentit në Fier, shkova në dasëm, nuk i dija pasojat (Dosja)

By: Elva
12 October 2025 at 10:01

Nga Boldnews.al Mbrëmjen e 8 Gushtit, rreth orës 8 të mbrëmjes, 44-vjeçari italian Michele D’Angelo, profesor i bioteknologjisë në Universitetin e Aquila-s, po udhëtonte nga Vlora në drejtim të Fierit. Në bordin e mjetit Lancia me targa italiane gjendej edhe bashkëjetuesja e tij, Vanessa Castelli, gjithashtu pedagoge në të njëjtin universitet. Vanesa ishte ftuar si […]

The post Vdiq një i mitur/ Profesori italian, D’Angelo: Pas aksidentit në Fier, shkova në dasëm, nuk i dija pasojat (Dosja) appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet dosja hetimore për vrasjen e biznesmenit italian/ Dëshmia e Gazmend Braçit: Eduardo Sarchi u qëllua nga 120 metra distancë

By: M C
1 October 2025 at 19:56

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës (27 shtator) në Salari të Tepelenës, ku humbi jetën biznesmeni italian Eduardo Sarchi, 44 vjeç. Ai u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, nga Kamber Sulçe, tashmë i shpallur në kërkim nga policia.

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi.

Në dëshminë e tij, Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.

Në atë moment, sipas Braçit, autori filloi të qëllonte nga larg.

“Ai qëllonte në ajër në mënyrë të përsëritur, ndërsa na shante nga distanca. Në një moment nisi të qëllonte në drejtimin tonë dhe ne u shpërndamë. Eduardo shkoi të mbyllte derën e makinës së babit tim, që autori të mos e shihte. Fillimisht mbylli derën e shoferit, pastaj u përkul për të mbyllur derën e pasagjerit, kur u qëllua dhe u godit fatalisht. Ne u shtrimë barkas dhe qëndruam ashtu derisa mbërriti policia”, ka deklaruar ai.

Një tjetër dëshmitar që shoqëronte Braçin u tha hetuesve se sulmi zgjati mbi 20 minuta, me ndërprerje të herëpashershme, duke shtuar frikën dhe panikun mes të pranishmëve.

Të dhënat nga kamerat e sigurisë në zonë dhe dëshmitë e marra në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e autorit, i cili është 48 vjeç dhe ndodhet aktualisht në arrati.

Policia dyshon se Kamber Sulçe është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, pasi pas krimit ka braktisur mjetin tip Ford, ngjyrë të bardhë, në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë të Vlorës. Hetimet për kapjen e tij vazhdojnë.

The post Zbardhet dosja hetimore për vrasjen e biznesmenit italian/ Dëshmia e Gazmend Braçit: Eduardo Sarchi u qëllua nga 120 metra distancë appeared first on Albeu.com.

“Shkoi në ndihmë të djalit të ortakut”, Klodiana Lala jep detaje për vrasjen e biznesmenit italian në Salari

By: M C
29 September 2025 at 22:16

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për vrasjen e shtetasit italian, Edoardo Sarchi, dy ditë më parë në Salari të Tepelenës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se 44-vjeçari që mbeti viktimë, nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, pasi kishte shkuar aty për të ndihmuar djalin e ortakut të tij shqiptar që kishte mbetur në rrugë pasi iu prish makina.

“Biznesmeni italian nuk ka patur asnjë lidhje me ndonjë konflikt të mëparshëm, apo natën e ngjarjes, me autorin e dyshuar.

Biznesmeni italian është gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Konflikti ka qenë mes Gazment Braçit dhe autorit të dyshuar janë konfliktuar për dritat e gjata. Autori i dyshuar Kamber Sulçaj, e ka ndjekur nga pas Gazment Braçin, që është djali i Eqerem Braçit, ortakut të shtetasit italian, të cilit i është prishur makina dhe ka mbetur në rrugë.

Për këtë arsye ka kërkuar ndihmën e babait dhe me të ka ardhur edhe shtetasi italian për të ndihmuar djalin e Eqeremit dhe pikërisht këtu është gjentur nën breshërinë e armëve dhe ka humbur jetën. Pra nuk ka asnjë lidhje me konfliktin mes palëve dhe këtë mund ta konfirmoj zyrtarisht të policisë dhe prokurorisë së Gjirokastrës”- tha Lala.

The post “Shkoi në ndihmë të djalit të ortakut”, Klodiana Lala jep detaje për vrasjen e biznesmenit italian në Salari appeared first on Albeu.com.

“Nuk e dini se kush jam unë?!”, eksperti i kriminalistikës zbulon detaje të reja nga vrasja “misterioze” e biznesmenit italian në Tepelenë

By: M C
29 September 2025 at 20:32

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka “hedhur dritë” mbi krimin misterioz të ndodhur 3 ditë më parë në Tepelenë, ku humbi jetën biznesmeni italian Edoardo Sarchi.

I ftuar në “Euronews Albania”, Karamuço ka ngritur të gjithë dinamikën e krimit të rëndë, i cili sipas tij, ka ndodhur pas një sherri banal mes viktimës dhe autorit.

Sipas Karamuços, dritat e gjata të makinës janë bërë “mollë sherri” mes grupit që shoqëronte biznesmenin italian dhe autorin e dyshuar të krimit Kamber Sulçaj (48-vjeç), tashmë i shpallur në kërkim nga policia.

“Filloi me shumë pista por policia me punë profesionale pista u reduktua dhe tani kemi një pistë solide për të gjetur autorin. Edhe pala greke është njoftuar që të përforcojë kufijtë që mund të arratiset autori. Iu tregoj dinamikën e krimit. Makina që përdoret për gjueti nga ana e viktimës, kanë pasur prozhektor për të shquar më mirë ku janë lepujt dhe në atë kohë ata janë përballur me autorin dhe ky ka ndezur dritat e gjata.

Madje edhe kur janë shkëmbyer me makinat me shpejtësi të ulët, janë sharë dy palët, “pse ke ndez dritat e gjata mua, e dini kush jam unë” dhe dyshohet që autori ka qenë nën efektin e alkoolit. Më pas autori ka bërë një kthim mbrapsht i ka parakaluar dy makina dhe i ka zënë rrugën, ka dalë nga makina. Ka pasur një pushkë me vjaska me dylbi, jo snajper por pushkë që përdoret për gjueti dhe më pas i ka sharë dhe ofenduar.

Madje ka përmend emrin e tij, duke i thënë “Nuk e dini kush jam unë, unë jam filani”. Më pas debati ka degjeneruar në përplasje fizike dhe më pas autori ka mbushur armën dhe ka filluar të qëllojë në mënyrë të shkujdesur dhe pa objektiv ku një plumb rikoshet ka kap shtetasin italian në aortën e këmbës, i cili rezultoi fatal. 10-15 minuta ka pas të shtëna me armë zjarri nga autori i cili ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar dhe gjithë pala tjetër janë shtrirë për tu mbrojtur dhe janë zvarritur nëpër kanale dhe shkurre për t’i shpëtuar plumbave, më pas autori është larguar”, tha fillimisht Karamuço.

Më tej, profesori bën me dije se miqtë e biznesmenit italian i kanë dhënë ndihmën e parë Edoardo Sarchit i cili u plagos në këmbë pas një plumbi rikoshet.

Madje Karamuço zbulon se miqtë e viktimës kanë telefonuar një ish-ministër të brendshëm që t’i vinte në ndihmë për t’i sjellë një helikopter por gjithçka ishte e pamundur pasi biznesmeni italian ndërroi jetë.

Karamuço gjithashtu përjashtoi mundësinë që krimi të jetë inskenuar nga miqtë që e shoqëronin italianin.

“Viktima nuk është lënë vetëm është dhënë ndihma e parë dhe është vendosur lecka në këmbë dhe një rrip mesi për të reduktuar hemoragjinë. Madje është telefonuar një familjar i një ish ministri të brendshëm me idenë që ti ndihmonte për ardhjen e një helikopteri por më pas e panë që ai humbi jetën. Autori nuk është një çoban por është pronar i disa staneve aty dhe është me banim në qytetin e Vlorës. Kamber Sulçaj me armë mbronte bizneset e tij dhe stanet në këtë zonë. Dyshohet se më parë ai është marrë me kultivimin dhe shitjen e narkotikëve, e gjithë ngjaja është një incident i madh momental. Përjashtoj të gjitha mundësitë që shokët e tij të kenë inskenuar krimin. E gjitha ka ndodhur pas sherrit banal”, tha Karamuço.

The post “Nuk e dini se kush jam unë?!”, eksperti i kriminalistikës zbulon detaje të reja nga vrasja “misterioze” e biznesmenit italian në Tepelenë appeared first on Albeu.com.

Sulçaj që vr*u biznesmenin italian, aksioner i një guroreje. Familjarët me precedentë

By: redi
29 September 2025 at 18:49

Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. 48-vjeçari i cili është i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë, rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”. Në këtë gurore është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil…

Source

Zbardhet vr@sja e biznesmenit italian, identifikohet autori i dyshuar

By: lindita
29 September 2025 at 14:49

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, i cili u ekzekutua me plumb në kokë ditën e shtunë në Salari të Tepelenës. Njoftimi i Policisë: Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.

Source

Detaje/ Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, konflikti për dritat e makinës dyshohet se çoi në krim

28 September 2025 at 13:20

TEPELENË- Një debat për dritat e makinave, dyshohet se ka sjellë një konflikt që I kushtoi jetën biznesmenit Eduardo Sarchi në zonën e Salarisë në Tepelenë. Kjo ka dalë nga dëshmitë e personave që kanë qenë bashkë me biznesmenin 44-vjeçar dhe kanë parë ngjarjen.

ABC News, mëson se autori I dyshuar për të cilin po punohet për ta kapur, është bezdisur nga dritat e makinave që kanë pasur viktima Eduardo Sarchi, dhe miqtë e tij Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi.

Në këtë situatë sipas dinamikës së ngjarjes, ka pasur fillimisht një debat mes tyre dhe sherri ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit. Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, I cili ka qëlluar në drejtim të biznesmenit Eduardo Sarchi, ku një plumb e ka kapur në këmbë duke i çarë arterien kryesore dhe duke I shkaktuar vdekjen.

Ka dyshime se autori, mund të jetë panikosur, për shkak se edhe biznesmeni Eduardo Sarchi dhe miqtë e tij kanë qenë të armatosur.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur 2 dëmtime në makina ndërsa një plumb ka kapur biznesmenin.

Sipas policisë, dyshohet se edhe një nga miqtë e biznesmenit Sarchi mund të jetë kundërpërgjigjur me armë zjarri autorit që më pas është larguar në drejtim të tepelenas.

Policia po punon për kapjen e të paktën 3 personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa një prej tyre është edhe autori që dyshohet se ka kryer vrasjen./abcnews.al

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohen të shoqëruarit

28 September 2025 at 11:34

TEPELENË- Të gjithë personat e shoqëruar nga policia për ngjarjen e Nivicës ku biznesmeni italian u gjet pa jetë, janë lënë të lirë. Konkretisht ata janë Eqrem,Daniel dhe Gazment Braçi,(babai me dy djemtë e tij)si dhe Armir Hitoveizi, bari i zonës, të  cilët ishin bashkë me viktimën ku u shënua ngjarja.

Burimet konfirmojnë se policia nuk ka patur fakte të cilat i lidhnin këta persona me humbjen e jetës se 44-vjeçarit Eduardo Sarchi, ortak me Eqerem Braçin në një fabrikë tullash në Tiranë.

Mësohet se gjatë deponimeve ata janë shprehur se një person i ka prerë rrugën automjeteve me të cilët qarkullonin dhe pasi ka shtënë njëherë në ajër, ai ka hapur zjarr drejt mjetit të parë, aty ku ndodhej dhe viktima.

Mes panikut biznesmeni italian ka dalë jashtë mjetit ku është prekur nga një plumb rikoshet në këmbë çka mund t’i këtë shkaktuar dhe humbjen e jetës si pasojë e hemorragjisë.

Pavarësisht se 4 personat janë lënë të lirë pas dhënies se dëshmive, ata mund të rithirren sërish, kjo në varësi të dinamikës së ecurisë se hetimeve, ndërsa policia po kreh të gjithë zonën nga vendi ngjarjes e deri ne fshatrat më të thellë malor, pasi autori dyshuar që është ende mister për policinë, mund të jetë larguar drejt Vlorës thonë burime konfidenciale, ndërsa ende policia dhe prokuroria nuk kanë mbajtur qëndrim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij

By: M C
27 September 2025 at 23:29

Mbetet ende mister vdekja e Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”.

Policia thotë se ka lënë të lirë Eqerem Braçin, ortakun e tij i cili u shoqërua bashkë me dy djemtë që prej mëngjesit të së shtunës.

Rezulton se Braçi dhe djemtë të kenë qenë personat që e shoqëruan biznesmenin për gjah. Dëshmia e tyre ka bindur policët. Biznesmeni dhe djemtë siç mëson Top Channel kanë thënë se iu është rrezikuar jeta njësoj si italianit, pasi një automjet në lëvizje ka hapur zjarr në drejtim të tyre.

Edoardo Sarchi sipas dëshmisë është qëlluar me kallashnikov. Biznesmeni dhe djemtë e tij janë larguar për tju fshehur breshërisë së plumbave natën e krimit.

Mediat italiane shkruajnë se fabrikën e tullave në Shqipëri e themeloi xhaxhai i Sarchi-t, Augusto Nidoli, ndërsa vetë viktima në Itali njihet për lidhjet me politikën që ka pasur babai i tij, Vittorio Sarchi që ka shërbyer si këshilltar bashkiak.

The post Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij appeared first on Albeu.com.

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

By: M C
27 September 2025 at 21:49

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat e deritanishme bëjnë me dije se në trupin e viktimës, në pjesën e këmbës është konstatuar një plagë plumbi, në arterien kryesore, çka mendohet se i ka sjellë edhe vdekjen për shkak të hemoragjisë. Gjithashtu bëhet me dije se 44-vjeçari është goditur me një mjet të fortë në kokë.

Edoardo Sarchi ndodhej për gjueti së bashku me ortakun e tij në kompaninë e prodhimit të tullave Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe, si dhe me një person të katërt.

Bëhet me dije se Daniel, Gazmend dhe Eqerem Braçe janë marrë 4 herë në pyetje, fillimisht nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, Prokuroria, Specialistët e Krimeve të Rënda e në fund përsëri nga OPGJ pasi këta persona kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëri-tjetrin.

Lajmi është pasqyruar gjerësisht në mediat italiane që bëjnë me dije se ngjarja po ndiqet edhe nga Ambasada Italiane në Tiranë.

The post Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian appeared first on Albeu.com.

❌
❌