Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 January 2026Main stream
Before yesterdayMain stream

Begaj: Drejtësia funksionon kur respektohet, jo vetëm kur deklarohet

TIRANË, 26 janar/ATSH/ “Drejtësia nuk është thjesht një pushtet, është garancia që i jep kuptim shtetit në jetën e qytetarit”.

Me këtë mesazh e nisi Presidenti Bajram Begaj, fjalën drejtuar përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor.

Kreu i Shtetit përforcoi qëndrimin e tij në mbështetje të institucioneve te reja të dala nga reforma në drejtësi, e cila nisi 10 vite më parë.

“Dhjetë vjet më pas, rezultatet janë të dukshme. Shumica e qytetarëve besojnë se epoka e pandëshkueshmërisë ka filluar të marrë fund. Raportet ndërkombëtare, mediat dhe publiku, me të drejtë, i kushtojnë vëmendje aktivitetit dhe sukseseve të SPAK-ut dhe GJKKO-së, por në sistemin tonë të drejtësisë kemi edhe struktura të tjera, gjyqtarë e prokurorë, të cilët, po me kaq përkushtim, profesionalizëm, dinjitet dhe përgjegjësi kanë arritur të japin drejtësi”, deklaroi Begaj, i cili duke nënvizuar kulturën e re juridike dhe demokratike të përftuar si rrjedhojë e kësaj reforme, theksoi nevojën e respektimit të vendimeve gjyqësore nga të gjithë.

“Drejtësia funksionon kur respektohet, jo vetëm kur deklarohet”,  u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj bëri thirrje për një drejtësi të pavarur, funksionale dhe me integritet, që garanton barazinë para ligjit dhe e çon përpara procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Vetëm duke dhënë drejtësi, duke fituar besim te qytetarët, duke garantuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe forcuar institucionet do të kemi progres të qëndrueshëm edhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo është zgjidhja e vetme që kemi dhe sfida më e rëndësishme për institucionet që ndodhen sot në këtë sallë, si dhe të gjithë ata që flasin, veprojnë dhe vendosin në emër të Kushtetutës dhe ligjit”, tha Begaj.

Presidenti Begaj deklaroi, gjithashtu, se ky vit gjyqësor duhet të sjellë një drejtësi funksionale e të qëndrueshme.

“Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë rol thelbësor për të krijuar norma, praktika unifikuese dhe garantim të sigurisë juridike. Strukturat e qeverisjes së sistemit: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Shkolla e Magjistraturës mbeten thelbësore në funksionalitetin e sistemit të drejtësisë për vetëmenaxhim, transparencë dhe llogaridhënie”,  deklaroi Kreu i Shtetit, i cili  nënvizoi rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunim ndërinstitucional për adresimin e problematikave dhe suksesin e reformës në drejtësi.

Ndërsa u ndal të pavarësia e gjyqësorit, të cilin e vlerësoi si boshtin themelor të reformës në drejtësi, Presidenti theksoi se gjyqtarët duhet të japin vendime pa presione apo ndërhyrje, duke garantuar një drejtësi efektive, të paanshme dhe në përputhje me standardet evropiane.

Njëherazi, Begaj theksoi rëndësinë e llogaridhënies në ushtrimin e  kësaj pavarësisë.

“Sot, gjyqësori është juaji. Sistemi i drejtësisë ka fituar autonomi të plotë. Kjo pavarësi është arritje madhore, por pavarësia shkon domosdoshmërisht krah për krah me përgjegjësinë. Edhe funksionimi, integriteti dhe besueshmëria e sistemit të drejtësisë janë, në radhë të parë, përgjegjësia juaj.  Pavarësia e sistemit të drejtësisë është gur themeli i patjetërsueshëm i rendit tonë kushtetues dhe funksionimit të shtetit të së drejtës”, tha Begaj.

Krahas respektimit të pavarësisë, Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, përmendi sfidat më të cilat përballen institucionet e drejtësisë.

Duke u shprehur se i mirëkupton ato, Kreu i Shtetit solli në vëmendje rëndësinë e besimit publik të drejtësia.

Ai theksoi se eficienca e sistemit, rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shmangia e arbitraritetit, forcimi i standardeve dhe suksesi i mekanizmave të vetëkontrollit përbëjnë elemente thelbësore që garantojnë besueshmërinë e qytetarëve të drejtësia.

Duke renditur problematikat e zvarritjeve të çështjeve dhe perceptimin te qytetarët e një impakti negativ për jetën, të drejtat, pronën, Presidenti i Republikës inkurajoi gjyqtarët t’u japin fund këtyre praktikave. “Në institucionet e së drejtës nuk ka vend për tranzicion”,  u shpreh Begaj.

E drejta nuk negociohet, tha Begaj, duke shtuar se “dhënia e drejtësisë është sa përgjegjësi dhe profesionalizëm, aq edhe akt i lartë shtetarie”.

Në fund të fjalës së tij, Kreu i Shtetit garantoi mbështetje për institucionet e drejtësisë dhe avokati  ndaj qytetarëve që presin drejtësi funksionale, të ndershme e të barabartë për të gjithë.

“Si President i Republikës do të vijoj të mbështes fuqimisht forcimin e pavarësisë dhe funksionalitetit të sistemit të drejtësisë, të mbështes çdo nismë që shkon në drejtim të forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe ruajtjes së integritetit të tyre, por gjithmonë do të mbetem edhe një zë  ne mbrojtje të  qartë të interesit  të qytetarëve që presin drejtësi funksionale, të ndershme dhe të barabartë për të gjithë”, theksoi Begaj.

/k.s/j.p/

The post Begaj: Drejtësia funksionon kur respektohet, jo vetëm kur deklarohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari: Pavarësia e gjyqësorit nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfor Lamallari mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor ku gjatë fjalës së mbajtur vuri theksin te hendeku mes pritshmërive të qytetarëve pas Reformës në Drejtësi dhe funksionimit aktual të sistemit, veçanërisht në aspektin e llogaridhënies dhe disiplinës së magjistratëve.

Teksa uroi institucionet e drejtësisë për një vit të ri gjyqësor me vendimmarrje të drejta dhe të pavarura, Lamallari theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia janë “dy anë të së njëjtës medalje” dhe se besimi publik nuk mund të ndërtohet pa një balancë reale mes tyre.

Në fokus të kritikave të ministrit ishte Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për të cilin ai deklaroi se nuk po përmbush siç duhet misionin kushtetues për garantimin e standardeve të larta profesionale dhe disiplinore në sistem.

“Pavarësia e drejtësisë nuk mund dhe nuk duhet të keqpërdoret si alibi për mosveprim, për zvarritje apo për mungesë përgjegjshmërie”, u shpreh Lamallari, duke nënvizuar se ILD është krijuar pikërisht për të ushtruar kontroll dhe për të garantuar disiplinë, jo për të funksionuar si filtër bllokues ndaj ankesave të qytetarëve.

Ministri solli të dhëna konkrete që, sipas tij, tregojnë një situatë jo të mirë teksa tha se, gjatë viteve 2023–2025 janë regjistruar 1.374 ankesa pranë ILD-së, ndërsa vetëm 23 vendime për çelje hetimi disiplinor janë marrë për 25 magjistratë.

Kjo do të thotë se më pak se 2% e ankesave të qytetarëve kalojnë filtrin fillestar për hetim disiplinor.

Edhe kërkesat e përcjella nga vetë Ministria e Drejtësisë, sipas Lamallarit, kanë hasur në të njëjtën qasje: nga 12 kërkesa zyrtare për verifikim ose hetim disiplinor gjatë dy viteve të fundit, vetëm një rast ka çuar në fillimin e procedimit disiplinor, dhe kjo mbi bazën e një ankese të paraqitur nga një përfaqësi diplomatike e huaj në Shqipëri.

“Përtej vështirësive në plotësimin e vakancave, nuk ka asnjë arsye bindëse që të justifikojë një numër kaq të ulët procedimesh disiplinore dhe mungesën e inspektimeve proaktive”, theksoi ministri, duke e cilësuar rolin e ILD-së si të pazëvendësueshëm për besueshmërinë e sistemit të drejtësisë.

Lamallari paralajmëroi se mungesa e reflektimit dhe veprimit real nga institucionet e përgjegjshme për disiplinën rrezikon të kthejë pavarësinë e drejtësisë në një koncept formal, të shkëputur nga përgjegjësia ndaj qytetarëve.

Në përfundim, ministri siguroi se Ministria e Drejtësisë do të vijojë të referojë çdo rast shkeljeje të afateve dhe standardeve ligjore pranë ILD-së, duke theksuar se pas një dekade Reformë në Drejtësi, sistemi ndodhet tashmë në fazën e llogaridhënies dhe konsolidimit, ku retorika duhet t’i lërë vendin rezultateve konkrete.

“Pavarësia e drejtësisë merr forcë dhe legjitimohet vetëm nga besimi i publikut”, përfundoi Lamallari, duke e cilësuar vitin e ri gjyqësor si një test maturie dhe përgjegjshmërie për të gjithë sistemin.

Lidhur me stokun e dosjeve, Ministri i Drejtësisë veçoi veçanërisht si problematike situatën në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm.

“Nëse për Gjykatën e Lartë konstatojmë progres, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pjesën tjetër të sistemit. Në shumë segmente, veçanërisht në gjykatat e apelit, normat e përfundimit të çështjeve janë minimale dhe numri i çështjeve të prapambetura paraqitet alarmant. Në disa raste, më pak se një e dhjeta e çështjeve përfundojnë brenda vitit, çka nuk është vetëm problem kapaciteti, por çështje menaxhimi, prioritetesh dhe vullneti institucional. Nuk mund të flasim për besim publik kur qytetari humbet shpresën për të marrë një vendim brenda një afati të arsyeshëm”, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë u shpreh se “në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm, përqindja e përfundimit të çështjeve penale ra ndjeshëm gjatë 9 muajve të parë të vitit që lamë pas. Për çdo 100 dosje në shqyrtim, vetëm 12 prej tyre u përmbyllën, ndërsa stoku total po shenjon shifrën rreth 19.000! Në çështjet civile dhe administrative, norma e përfundimit në disa gjykata zbret në 5%, duke e kthyer apelimin në një pritje të pafund për qytetarin. Kjo nuk është thjesht statistikë. Është praktikisht mohim i drejtësisë përmes vonesës. Prirja rritëse e stokut shfaqet gjithashtu tek çështjet ende në hetim. Pavarësisht përmirësimeve të pjesshme në përfundimin e çështjeve, ngarkesa strukturore e sistemit të hetimit penal mbetet e lartë, me 23.623 çështje në vitin 2024. Qartësisht, edhe në këtë rast nevojiten masa të qëndrueshme për rritjen e efikasitetit dhe përshpejtimin e procedimeve”.

Ai foli gjithashtu edhe për nivelin e lartë të paraburgimit në vend.

“Paraburgimi duhet të jetë përjashtim dhe jo rregull. Kur ai zëvendëson gjykimin e shpejtë dhe të drejtë, kemi një problem serioz me standardet demokratike. Ky fenomen nuk përputhet me aspiratat e një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Është koha për të ndryshuar kulturën ndëshkuese dhe represive, ku masa e arrestit me burg shihet si zgjidhja më e shpejtë”, tha Lamallari.

Hapja e vitit të ri gjyqësor, foto: Florian Abazaj
1 nga 15

/k.s/j.p/

The post Lamallari: Pavarësia e gjyqësorit nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Begaj: Drejtësia, garancia që i jep kuptim shtetit

By: V K
26 January 2026 at 10:36

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësore.

Presidenti Begaj, tha se kjo shënon edhe hapjen e një kapitulli të ri, përgjegjësie të përbashkët, duke shtuar se drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit.

“Drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit. Ky vit gjyqësor përkon me 10 vjetorin e Reformës në drejtësi e ndërtuar me mbështetjen e partnerëve. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme ndaj një krize të thellë besimi dhe krijoi pritshmëri për drejtësi të larta. 10 vite më pas rezultatet janë të dukshme”, u shpreh Begaj.

The post Presidenti Begaj: Drejtësia, garancia që i jep kuptim shtetit appeared first on Albeu.com.

Rezultoi e dënuar në Greqi, zbardhet shkresa e Irena Gjokës për KLGJ-në: Nuk e dija!

By: Elva
23 January 2026 at 20:00

“Nuk e dija.” Ky është thelbi i mbrojtjes së gjyqtares Irena Gjoka, e cila po përballet me procedura disiplinore, pasi rezulton e dënuar në Greqi, Gjoka ka kundërshtuar procedurat e nisura ndaj saj në Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke u justifikuar se një vendim dënimi i dhënë nga një gjykatë e huaj nuk mund të […]

The post Rezultoi e dënuar në Greqi, zbardhet shkresa e Irena Gjokës për KLGJ-në: Nuk e dija! appeared first on BoldNews.al.

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

22 January 2026 at 07:32

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK […]

The post SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on Reporter.al.

Prokuroria mbyll verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka, vendimi në duart e KLGJ

20 January 2026 at 11:53

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ka përfunduar verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Irena Gjoka, por rezultatin e verifikimit e mbajti të fshehtë. Verifikimi nisi pas akuzave se Gjoka ishte dënuar në Greqi. Prokuroria bëri me dije se […]

The post Prokuroria mbyll verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka, vendimi në duart e KLGJ appeared first on Reporter.al.

Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton draftet e PS për reformën në drejtësi

13 January 2026 at 12:11

Në një reagim publik të martën, Shoqata deklaron se nismat të cilat janë dërguar për konsultim nga Kuvendi rrezikojnë që të mos e përmirësojnë kuadrin ligjor, por të zhbëjnë arritjet e deritanishme të reformës në drejtësi. Konkretisht, shoqata kundërshton një “dispozitë kalimtare” të draftit që parashikon emërimin në detyrë të kryetarëve të komanduar të gjykatave […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton draftet e PS për reformën në drejtësi appeared first on Reporter.al.

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

9 January 2026 at 14:08

Përfaqësuesi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Julian Zonja paraqiti të premten më 9 janar qëndrimet lidhur me vendimet e aktet e dorëzuara nga gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj, në funksion të mbrojtjes ndaj kërkimit për procedim e masë disiplinore për vonesa në arsyetimin e vendimeve. Zonja deklaroi se, edhe pas shqyrtimit të provaavetë dorëzuara […]

The post ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj appeared first on Reporter.al.

Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë

22 December 2025 at 18:24

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i drejtoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të hënën një rezolutë me shqetësime dhe propozime lidhur me ngarkesën e stoqeve të dosjeve të prapambetura në gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm, sidomos ato të kryeqytetit. Në rezolutë kritikohen dhe akte nënligjore të KLGJ-së që përcaktojnë afatet procedurale, të cilat […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë appeared first on Reporter.al.

PS rikthen propozimet për ndryshime në reformën në drejtësi

26 November 2025 at 14:02

Amendamentet e Komicit propozojnë ndryshime në dy ligje; “Për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Ndryshimet vijnë si rezultat i kërkesave të depozituara nga vetë organet e drejtësisë në Kuvend prej disa vitesh dhe prekin kryesisht ‘vetingun’ e përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe […]

The post PS rikthen propozimet për ndryshime në reformën në drejtësi appeared first on Reporter.al.

Shtyhet seanca paraprake për ish-Presidentin Ilir Meta

By: melisa
17 November 2025 at 09:57

Seanca paraprake e programuar për dosjen ku është i pandehur Ilir Meta ,kryetar i partisë së Lirisë u shty ditën e sotme në Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Shtyrja u vendos për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, i cili ndodhej i angazhuar në një proces gjyqësor në Lezhë. GJKKO ka caktuar si datë të re për seancën e ardhshme 27…

Source

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

12 November 2025 at 17:07

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u mbyll të mërkurën seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për procedimin disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj. Inspektorja e ILD-së, Lindita Ziguri u qëndroi parashtrimeve për shkelje nga ana e Sadikajt të rregullave e solemnitetit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin […]

The post Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD appeared first on Reporter.al.

KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata

11 November 2025 at 16:33

Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të Shqipërisë, u vra gjyqtari Astrit Kalaja, duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e alarmit për mungesën e sigurisë në gjykata. Të martën në Kuvend, çështja e sigurisë në […]

The post KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata appeared first on Reporter.al.

Sistemi i drejtësisë i Kosovës ende përballet me ndikimin e dorëheqjeve masive të serbëve

3 November 2025 at 12:44

Nikolla Kabashiq nuk e dha dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë. “Ne u desh ta bënim”, tha ai, duke kujtuar ditën tre vjet më parë kur ai dhe 20 gjyqtarët e tjerë serbë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Veriut dhanë dorëheqjen masivisht. “Atmosfera ishte shumë e tensionuar”, tha ai. Nuk ishin vetëm gjyqtarët […]

The post Sistemi i drejtësisë i Kosovës ende përballet me ndikimin e dorëheqjeve masive të serbëve appeared first on Reporter.al.

KZGJ: Gjergj Nika të regjistrohet si kandidat i pavarur për zgjedhjet e pjesshme në Vlorë

30 October 2025 at 16:09

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kolegji Zgjedhor Gjyqësor (KZGJ) vendosi sot që Gjergj Nika të regjistrohet si kandidat i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, për Bashkinë Vlorë.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtarët Rexhep Bekteshi (relator), Iliba Bezati, Artan Çupi, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza.

Në përfundim të mbledhjes, KZGJ vendosi shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) si dhe ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) duke vendosur regjistrimin e Gjegj Nikës si kandidat për kryetar bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Nika theksoi se kjo ishte “fitore e drejtësisë mbi presionet politike”.

“Ky vendim vjen pas presioneve të shumta dhe përpjekjeve të hapura nga partitë e mëdha për të penguar një zë të pavarur në garë. Por drejtësia foli qartë: askush nuk mund të ndalojë vullnetin e lirë të qytetarëve”, shkruan Nika.

Nika theksoi se futet në “këtë garë me vendosmërinë për ta kthyer politikën te njerëzit, jo te partitë”.

/m.q/r.e/a.f/

The post KZGJ: Gjergj Nika të regjistrohet si kandidat i pavarur për zgjedhjet e pjesshme në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj

By: redi
22 October 2025 at 17:36

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët i bashkohen sistemit gjyqësor. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në 11 gjykata në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës. Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh. Këshilli do të organizojë nesër…

Source

Gjyqtar në tre gjykata: Shkëlzen Liçaj paraqet prova për ngarkesën në punë

22 October 2025 at 14:00

Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e Lartë Gjyqësor një numër të konsiderueshëm vendimesh dhe aktesh, me të cilët mbështet kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Inspketorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për procedim disiplinor lidhur me vonesa në arsyetimin e vendimeve. Në seancën parardhëse më 1 tetor, […]

The post Gjyqtar në tre gjykata: Shkëlzen Liçaj paraqet prova për ngarkesën në punë appeared first on Reporter.al.

KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

22 October 2025 at 13:25

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Megjithëse emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, caktimi në funksion u realizua afro tre muaj më vonë, për arsye të moskryerjes në kohë […]

The post KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj appeared first on Reporter.al.

Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë

By: armand
22 October 2025 at 11:39

Në një seancë gjyqësore në Belgjikë, mbrojtja e Merita A., një shtetase shqiptare 50-vjeçare e akuzuar për transport të parave të ardhura nga trafiku i drogës, hodhi poshtë akuzat duke argumentuar mungesën e kompetencës territoriale të drejtësisë belge. Sipas prokurorisë, Merita A. ka marrë pjesë në transportin e zarfeve me para të gatshme, të cilat […]

The post Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌