Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës

29 December 2025 at 09:43


Një lajmërim për një mjet të dyshuar bombë ka shkaktuar mobilizim të njësive të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45.

Policia ka njoftuar se të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer kontroll të plotë, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

Me konsultim të prokurorit, rasti është regjistruar dhe vazhdon të hetohet si lajmërim i rremë. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Kërcënim me bombë, televizioni publik francez ndërpret transmetimin

By: Rovena
30 November 2025 at 15:01

Selia qendrore e France Televisions në Paris u evakuua plotësisht pas një kërcënimi me bombë.

Informacioni u konfirmua në një deklaratë të publikuar nga kanali në faqen e internetit të France Info. Sipas këtij mesazhi zyrtar, “Selia qendrore e France Televisions është evakuuar”.

Shërbimet shtetërore e njoftuan kompaninë për një kërcënim me bombë, shkruan Entrevue.fr.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin. Ndërkohë, transmetimi dhe faqja e internetit e franceinfo kanë përjetuar ndërprerje.

Ndryshe, ky është incidenti i dytë i tillë në një kanal kombëtar lajmesh në më pak se dy javë.

Më parë, BFM TV përjetoi një ndërprerje të ngjashme, afërsisht në të njëjtën kohë, kur transmetimi i tij u pezullua për gati dy orë për shkak të një kërcënimi me bombë.

Alarmi për bombë në një ndërtesë në Prishtinë, policia: Nuk u gjet asgjë

16 November 2025 at 08:18


Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka shkaktuar panik mbrëmë në lagjen Pejton të Prishtinës, duke detyruar evakuimin e banorëve dhe ndërmarrjen e masave të sigurisë nga policia.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 23:00 është pranuar njoftim për një automjet të dyshimtë në këtë zonë.

Njësitë policore, përfshirë specialistët për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer kontrollin e nevojshëm.

Pas inspektimit të detajuar, është konfirmuar se nuk kishte mjet shpërthyes.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes”, tha Pllana.

Gjatë operacionit, policia ka bllokuar rrugët hyrëse dhe dalëse të zonës për të garantuar sigurinë e banorëve, derisa ekipet specialiste vepronin.

Rasti po hetohet, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbeten të qetë. /Telegrafi

Alarm për bombë në një ndërtesë në Prishtinë, banorët evakuohen

16 November 2025 at 00:01


Një alarm për bombë është raportuar mbrëmjen e sotme në një ndërtesë banimi në lagjen Pejton të Prishtinës.

Banorët e objektit janë evakuuar, ndërsa rrugët përreth janë bllokuar.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje shtesë, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk është marrë përgjigje.

Kërcënim për bombë në një televizion francez, ndërpritet transmetimi live

By: Ela
15 November 2025 at 20:53

Kanali informativ francez BFMTV u detyrua të ndërpresë transmetimin live pasi një kërcënim për bombë çoi në evakuimin e menjëhershëm të ndërtesës në Paris. Sipas mediave franceze, email-i kërcënues u dërgua rreth orës 14:27 përmes platformës zyrtare moncommissariat.fr, ku pretendohej se në godinë ishte vendosur një bombë. BFMTV konfirmoi ngjarjen edhe në rrjetin X, duke […]

The post Kërcënim për bombë në një televizion francez, ndërpritet transmetimi live appeared first on BoldNews.al.

Alarm për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, por nuk u gjet asgjë e dyshimtë

12 November 2025 at 17:36


Një alarm për bombë është raportuar sot në një shkollë në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë bërë kontrollin e plotë të objektit shkollor.

Sipas njoftimit zyrtar, prokurori kujdestar është informuar menjëherë për rastin, ndërsa pas verifikimeve është konstatuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në objekt.

“Prokurori i shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për çështjen në fjalë”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.

Hetimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.

Gjendet shok-bombë në depon e një shtëpie në Ferizaj

12 November 2025 at 09:51



Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer është gjetur në depon e një shtëpie në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në depon e tij është vërejtur një objekt i dyshimtë.

Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e specializuara për deminim të Policisë së Kosovës, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit, që më pas është konstatuar të jetë një shok-bombë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore. /Telegrafi/

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

20 October 2025 at 18:22

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 38-vjeçari shqiptar Altin Simoni, i cili u arrestua në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi ishte arratisur nga Italia për t’i shpëtuar drejtësisë. Ai konsiderohet si porositësi i vrasjes së shqiptarit Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto”, i vrarë më 20 shtator 2020 në […]

The post Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit appeared first on BoldNews.al.

I vendosën bombë para shtëpisë, gazetari Sigfrido Ranucci: Kam një listë të gjatë kërcënuesish

By: armand
17 October 2025 at 17:06

Gazetari italian Sigfrido Ranucci, ka reagur pas ngjarjes së mbrëmshme, ku iu vendos një bombë nën makinën e parkuar para banesës së tij. Sipas ANSA, shpërthimi i fuqishëm ka përfshirë automjetin e tij dhe atë të vajzës, të cilat ishin të parkuara para banesës së tyre në Pomezia. Sipas hetimeve paraprake, mjeti nuk është aktivizuar […]

The post I vendosën bombë para shtëpisë, gazetari Sigfrido Ranucci: Kam një listë të gjatë kërcënuesish appeared first on BoldNews.al.

ITALI – Makinat e një gazetari të “Report” shkatërrohen nga një shpërthim i fuqishëm

17 October 2025 at 09:51

ROMË, 17 tetor /ATSH- AFP/ – Një bombë shpërtheu dhe shkatërroi makinën e Sigfrido Ranucci-t një gazetari të njohur italian, të enjten në mbrëmje, pa shkaktuar viktima, shkruan emisoni Report ne platformen X.

“Forca e shpërthimit ishte e tillë sa mund të kishte vrarë dikë nëse dikush do të kalonte në atë moment”, deklaroi Report, duke shtuar se është hapur një hetim.

Makina e vajzës së tij dhe fasada e shtëpisë së saj u dëmtuan gjithashtu nga shpërthimi që ndodhi rreth njëzet kilometra në jug të Romës, sipas të njëjtit burim.

Kryeministrja Giorgia Meloni, shprehu solidaritetin e saj të plotë me gazetarin.

“Liria dhe pavarësia e informacionit janë vlera të demokracisë sonë që nuk mund të mohohen dhe që ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë”, shtoi ajo në një deklaratë.

Zyra e prokurorit kompetent ka filluar hetimin dhe ka njoftuar Prefektin. Fuqia e shpërthimit ishte e tillë që mund të kishte vrarë këdo që kalonte në atë moment.

”Ranucci ka qene subjekt i kërcënimeve dhe frikësimeve në të kaluarën, të gjitha të cilat ishin raportuar dhe të cilat kanë qenë prej kohësh nën hetim nga gjykatat”, shtuan mediat italiane.  /os/

 

The post ITALI – Makinat e një gazetari të “Report” shkatërrohen nga një shpërthim i fuqishëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bombë në dy makinat e gazetarit të Rai-t dhe të bijës: Ata mund të kishin vrarë dhe vajzën time

By: gaze tare
17 October 2025 at 09:31

Dy shpërthime me bombë shkatërruan makinat e gazetarit të transmetuesit publik italian Rai, Sigfrido Ranucci, dhe vajzës së tij. Ngjarja ndodhi vonë të enjten në mbrëmje.

Pajisje shpërthyese të improvizuara me shumë mundësi u përdorën për të shkatërruar plotësisht dy makinat, të cilat ishin parkuar jashtë shtëpisë së gazetarit në zonën bregdetare të Campo Ascolano, pak jashtë Romës. Ndërtesa e gazetarit u dëmtua gjithashtu nga jashtë, por për fat të mirë nuk pati viktima ose të lënduar. Sigfrido Ranucci foli me Corriere della Sera pak pas orës 2:00 të mëngjesit në telefon:

“Vajza ime, e cila sapo ishte larguar, mund të kishte humbur jetën. Do të ngre padi”, tha Ranucci, i cili prej vitesh prezanton emisionin Report në kanalin televiziv Rai Tre.

Seriali është trajtuar vazhdimisht raste korrupsioni, krimi të organizuar dhe kontraktimi i paligjshëm, dhe Sigfrido Ranucci ka marrë kërcënime të shumta kundër jetës së tij. Vitin e kaluar, ai dhe të afërmit e tij kishin gjetur dy plumba në hyrje të shtëpisë së tyre.

Antimafia po heton Prokurorët antimafia të Romës po hetojnë ngjarjet në Pomezia. Aktualisht, prokurori i DDA-së, Carlo Villani, i koordinuar nga zëvendësprokurorja Ilaria Calò. po ngre akuza për dëmtim me rrethanë rënduese të metodave mafioze, në pritje të raporteve fillestare nga policia që ndërhyri.

The post Bombë në dy makinat e gazetarit të Rai-t dhe të bijës: Ata mund të kishin vrarë dhe vajzën time appeared first on iconstyle.al.

Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin

By: Ela
15 October 2025 at 08:59

Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme. Në një nga stolat e Bulevardit të qytetit është pikasur një objekt, që sipas dyshimeve të para është bombë ofensive. Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve. Forcat xheniere nga Tirana janë thirrur për të ç’aktivizuar bombën në Kukës. “Rreth orës 06:35, […]

The post Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin appeared first on BoldNews.al.

Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin

By: V K
15 October 2025 at 09:08

Këtë të mërkurë rreth orës 06:35, banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar. Sipas informacioneve paraparake, në një nga stolat e Bulevardit të qytetit, është pikasur një objekt, ku sipas dyshimeve të para është bombë ofensive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët.

Sipas informacionit paraprak të dhënë nga Policia e Kukësit, aktualisht është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për të identifikuar burimin apo autorët e mundshëm që mund ta kenë lënë granatën në atë zonë.

The post Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin appeared first on Albeu.com.

EMRI/ I vendoset eksploziv makinës së administratorit të Fushë-Krujës

By: M C
29 September 2025 at 22:37

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në parkingun e një restoranti në Fushë-Krujë. Mësohet se makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci është hedhur në erë.

Siç raportohet eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës tip “Range Rover” me targë KR 8778A.

Gjithashtu shpërthimi është dëgjuar në gjithë zonën përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Përveç Range Rover-it, një fuoristradë tjetër e parkuar pranë ka pësuar dëmtime materiale. Ndërkohë forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbadhjen e plotë të ngjarjes.

The post EMRI/ I vendoset eksploziv makinës së administratorit të Fushë-Krujës appeared first on Albeu.com.

Alarm për bombë në selinë e Demokratëve në Uashington

By: gaze tare
11 September 2025 at 21:32

Një alarm është ngritur midis autoriteteve amerikane, të cilat aktualisht po hetojnë një kërcënim me bombë në selinë e Partisë Demokratike. Sipas Sky News, forcat policore kryen kontrolle të hollësishme në ndërtesë, por nuk gjetën asnjë eksploziv.

Një zëdhënës i Partisë Demokratike i tha më vonë të njëjtës agjenci lajmesh se kërcënimi u konsiderua i pabesueshëm nga Policia e Kapitolit.

“Për të treguar kujdes maksimal, Policia e Kapitolit po kryen një kontroll të brendshëm të ndërtesës”, tha Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC), Ken Martin.

“Dhuna politike në asnjë formë nuk ka vend në vendin tonë. Jemi mirënjohës ndaj Policisë së Kapitolit të SHBA-së dhe sigurisë së ndërtesës së DNC-së për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional”, shtoi ai.

Më parë, një njoftim ishte lëshuar për stafin, duke i paralajmëruar ata të shmangnin selinë, e cila ndodhet në Uashington.

“Ju lutemi informoni stafin tuaj. Policia e Kapitolit po i përgjigjet një incidenti në selinë e DNC-së”, thuhej në njoftim.

Raportet për incidentin në selinë e DNC-së vijnë në një kohë kur po bëhen mbulime të vazhdueshme të ngjarjes së të shtënave me armë zjarri ndaj Charlie Kirk. Më herët, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë përmendi ngjarjen kur komentoi vendimin për të ndryshuar vendndodhjen e ceremonisë së 11 shtatorit në Pentagon, sipas Associated Press.

The post Alarm për bombë në selinë e Demokratëve në Uashington appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim me bombë pranë një tubimi politik në Pakistan, dhjetëra të vdekur

4 September 2025 at 11:28

Pesëmbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë pranë një tubimi politik në Pakistan.

Qindra anëtarë të Partisë Kombëtare të Balochistanit ishin mbledhur për një tubim në një stadium në Quetta, kur një bombë shpërtheu në zonën e parkimit.

Autoritetet thanë se numri i të plagosurve mund të rritet në vijim. Ndërsa Grupi militant i Shtetit Islamik deklaroi se kreu sulmin. Balochistani, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin është rajoni më i madh dhe më i varfër i vendit.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif dënoi sulmin ndaj tubimit të BNP-së, të cilin ai e quajti “dëshmi e fortë të komplotit nga terroristët për të përhapur kaos në Balochistan”.

/abcnews.al/

Alarm për bombë në zyrat e shpërndarjes së energjisë elektrike në Selanik, evakuohet stafi

By: Ela
28 August 2025 at 17:00

Një alarm për bombë është ngritur paraditen e sotme, 28 gusht 2025, në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Selanik, Greqi. Ka qenë një e-mail, nga një emër i panjohur, që erdhi si paralajmërim në adresën elektronike të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që ngriti zyrat në këmbë, raporton media greke […]

The post Alarm për bombë në zyrat e shpërndarjes së energjisë elektrike në Selanik, evakuohet stafi appeared first on BoldNews.al.

JAPONI – Nagasaki përkujton 80-vjetorin e bombës bërthamore

TOKIO, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Qyteti japonez i Nagasakit përkujtoi sot viktimat e bombardimit atomik, 80 vjet më parë, ndërsa shqetësimet globale mbi kërcënimin e konfliktit bërthamor vazhdojnë të rriten.

Në një ceremoni që shënoi përvjetorin e bombardimit atomik amerikan të Nagasakit, kryebashkiaku Shiro Suzuki paralajmëroi për rrezikun në rritje të luftës bërthamore.

“Kjo krizë ekzistenciale e njerëzimit është bërë e pashmangshme për secilin prej nesh që jeton në Tokë”, tha Suzuki në një deklaratë paqeje të dhënë në ceremoninë vjetore përkujtimore.

Kryebashkiaku i bëri thirrje botës ”të mësojë nga historia dhe të sigurojë që Nagasaki të mbetet qyteti i fundit që pësoi një sulm bërthamor”.

Një moment heshtjeje u mbajt në ceremoni në orën 11:02 (02:02 GMT) për të shënuar kohën më 9 gusht 1945, kur bomba atomike “Fat Man” e hedhur nga SHBA-të shpërtheu mbi Nagasaki.

Vetëm në Nagasaki, rreth 70 000 njerëz u vranë nga ndikimi i drejtpërdrejtë, ndërsa 75 000 të tjerë u plagosën.

Tre ditë më parë, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të kishin shkatërruar Hiroshimën me një tjetër bombë atomike, duke shënuar përdorimin e parë të armëve bërthamore kundër qenieve njerëzore.

Japonia u dorëzua më 15 gusht 1945./  a.jor.

The post JAPONI – Nagasaki përkujton 80-vjetorin e bombës bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

27 July 2025 at 19:13

Një incident i frikshëm ka ndodhur në një fluturim të kompanisë easyJet nga Luton drejt Glasgow-t, mëngjesin e së dielës, kur një pasagjer 41-vjeçar u ngrit në këmbë dhe nisi të bërtasë se kishte një bombë në bord. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa avioni ishte plot me pasagjerë. Pamjet e publikuara në rrjet […]

The post “Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

By: D Marku
23 July 2025 at 11:13

Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, por gjithçka u anulua në moment të fundit.

Shkak? Një paralajmërim për mjet shpërthyes që rezultoi alarm i rremë.

Klubi reagoi në rrjete sociale, duke bërë të ditur se kishte bashkëpunuar me autoritetet dhe pas kontrolleve të plota, nuk u gjet asgjë, as brenda, as jashtë ambientit.

The post Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt! appeared first on Albeu.com.

❌
❌