Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndërron jetë gazetarja Rezarta Reçi

1 February 2026 at 17:29


Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë këtë të diel, pas një beteje disa-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Rezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit dhe përkushtimit të miqve, të afërmve dhe mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit”, shkruhet në mesazhin e familjes.

Sipas njoftimit, pritja për homazhe do të zhvillohet pranë Agjencisë Funerale “Univers”, në rrugën “Bardhyl”, duke nisur nga mbrëmja e sotme, në orën 20:30, deri në momentin e përcjelljes për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore do të mbahet ditën e nesërme, më 2 shkurt 2026, në orën 15:00, në Tiranë.

Rezarta Reçi ka qenë një emër i njohur në gazetari, e vlerësuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj ndër vite, ndërsa ndarja e saj nga jeta ka sjellë reagime të shumta ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë.

Luftonte prej vitesh me kancerin e gjirit, ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi

By: gaze tare
1 February 2026 at 17:19

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë diten e sotme në moshën 64-vjeçare.

Reçi përballej prej vitesh me kancerin e gjirit, një betejë që e ka ndarë vazhdimisht me publikun dhe thoshte se “do të luftonte gjatë.” Ajo e nisi rrugëtimin e saj në radio prej më shumë se 30 vitesh, ndërsa më vonë ka prezantuar emisione të ndryshme dhe ka qenë edhe autore. Vitet e fundit, Rezarta Reçi i ishte përkushtuar edhe shkrimit të librave, ku kishte shkruar “Kolonë Zanore” dhe “Zhbërja”.

Në një postim në rrjetet sociale, familjarët e saj shkruajnë:

“Rrezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit dhe përkushtimit të miqve, të afërmve dhe mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit.

Pritja do të bëhet pranë Agjencisë Funerale “Univers”, rruga “Bardhyl”, nga sonte ora 20:30 deri në përcjelljen për në banesën e fundit, nesër, më datë 2 Shkurt 2026, ora 15:00, Tiranë.

Me respekt, familja Reçi”.

Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Reçi njihej gjithashtu për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke qenë një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit.

The post Luftonte prej vitesh me kancerin e gjirit, ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi

1 February 2026 at 17:33

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të gjirit, gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka ndërruar jetë sot, në moshën 64-vjeçare.

Reçi e nisi rrugëtimin në media përpara 30 viteve, duke u angazhuar si autore dhe prezantuese në disa formate televizive.

Gazetarja Reçi spikati me emisionin “Arratia e Peshkut të Kuq” në News24, ku intervistoi personalitete të ndryshme dhe solli për publikun histori me qasje sociale dhe njerëzore.

Reçi ka botuar edhe dy libra, me titujt “Kolonë Zanore” dhe “Zhbërja”.

Gazetarja Reçi, e ka përcjellë publikisht në daljet mediatike, betejën e saj të gjatë me kancerin e gjirit, duke shërbyer si shembull kuraje për shumë gra dhe vajza të tjera.

/e.i/j.p/

The post Ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë gazetarja e njohur, Rezarta Reçi

By: armand
1 February 2026 at 17:07

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njohur Rezarta Reçi. Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve të shumta, ndër të cilat spikati “Arratia e Peshkut të Kuq”, ku intervistoi qindra personalitete dhe solli për publikun histori me thellësi sociale dhe njerëzore. Përveç punës si […]

The post Ndërron jetë gazetarja e njohur, Rezarta Reçi appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur, Rezarta Reci

1 February 2026 at 17:00

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur, Rezarta Reci. Rezarta Reci ka qenë ideatorja dhe moderatorja e emisionit “Arratia e peshkut të kuq” për vite të tëra.

Prej kohësh Reçi ishte në luftë me një sëmundje të rëndë.

Rezarta Reçi ishte e njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin në fushën e medias, ku ndër vite kontribuoi me seriozitet dhe integritet.

 

Kandidatët për kreun e Gardës së Republikës prezantojnë platformën dhe vizionin (EMRAT)

By: V K
29 January 2026 at 11:19

Këtë të enjte, në Ministrinë e Brendshme, zhvillohet intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, në vijim të thirrjes zyrtare për aplikim, pas dorëheqjes së Ermal Onuzit.

Intervistimi i 8 kandidatëve në garë do të bëhet sipas rendit alfabetik, Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma.

Intervistimi po bëhet përpara një komisioni vlerësimi, i përbërë nga zv/ministri i Brendshëm, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë seancës dëgjimore, kandidatët do të prezantojnë platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Gardës së Republikës.

Anëtarët e Komisionit do t’u drejtojnë pyetje kandidatëve, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm.

Në përfundim të procesit, Komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë dhe renditjen e kandidatëve më të vlerësuar, bazuar në dokumentacionin e paraqitur, informacionin e administruar dhe performancën gjatë intervistës.

Renditja, së bashku me vlerësimet me shkrim për secilin kandidat, do t’i përcillet ministrit të Brendshëm, i cili do t’ia dërgojë propozimin Kryeministrit, për emërimin përfundimtar.

The post Kandidatët për kreun e Gardës së Republikës prezantojnë platformën dhe vizionin (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Avni Ponari në shërbim të Ramës, i sjell makinën e blinduar

By: Ela
24 January 2026 at 19:54

Avni Ponari, jo vetëm që bën sigurimin e makinave, por importon edhe vetë mjete me anë të një kompanie që e krijoi më 2017. Këtë vit, oligarku i sektorit të sigurimeve ka marrë një kontratë të rëndësishme nga komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci! Duhet sjellë një makinë e blinduar për sigurimin e kryeministrit […]

The post Avni Ponari në shërbim të Ramës, i sjell makinën e blinduar appeared first on BoldNews.al.

Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët

By: Ela
24 January 2026 at 15:57

Nga Zef Preçi Shkak për këtë koment është një bashkëbisedim i gjatë që pata këto ditë me intelektualen e mirënjohur dhe aktivisten civile, Irena Beqiraj. Fjala është për të gjetur një lloj përgjigjeje se pse administrata jonë shtetërore është rrënuar kaq shumë, për të ardhur në nivelin e sotëm të dominuar nga mediokriteti, mosrespektimi i […]

The post Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Reçit/ Polici gjen dhe fut në xhep predhën që i mori jetën biznesmenit (VIDEO)

By: Elva
22 January 2026 at 16:43

Nga Elton Qyno  Dy pamje filmike të administruara në dosjen hetimore Nr.7559 që lidhet me vrasjen e biznesmenit të ndërtimit në Tiranë në 13 nëntor 2024, tregojnë siluetën e një punonjësi policie që kryen veprime të dyshimta në vendngjarje, ku u ekzekutua Eduart Reçi. Oficeri me fizik të shëndoshë dhe me një kapuç në kokë, […]

The post Vrasja e Reçit/ Polici gjen dhe fut në xhep predhën që i mori jetën biznesmenit (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

“Paqja fiskale”: Amnistia shqiptare për bizneset konsiderohet e pabarabartë dhe e paqartë

14 January 2026 at 11:39

Ndoci, një pronar restoranti 60-vjeçar në veri të Shqipërisë, krenohet që bën gjithçka sipas ligjit, paguan faturat në kohë dhe mban punonjësit e tatimeve të kënaqur. Prandaj, kur Partia Socialiste në pushtet njoftoi vitin e kaluar se do të falë borxhet tatimore të bizneseve më të vjetra se një dekadë, Ndoci e pa këtë si […]

The post “Paqja fiskale”: Amnistia shqiptare për bizneset konsiderohet e pabarabartë dhe e paqartë appeared first on Reporter.al.

Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli

14 December 2025 at 07:54

Durrësi po ritregon historinë e vet përmes fotove të hershme, të ekspozuara në hapësirat publike të qytetit. Nismës së Autoritetit Portual i janë bashkuar tashmë 102 foto të tjera nën emrin “Tradita durrsake”, të cilat janë vendosur në fasadën e ish-hotel Vollgës. Griseld Hoxha, anëtar i klubit të fotografëve të Durrësit, i tha BIRN se […]

The post Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli appeared first on Reporter.al.

Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje të shtëpive

6 December 2025 at 08:08

Pas gjashtë vitesh pritje, një grup njerëzish u mblodh të enjten para portës së shkollës “Lasgush Poradeci” në Kombinat. Me duart që shtrëngojnë letrat e aplikimeve, nervozë dhe të mbërthyer nga ankthi, ata mbajnë sytë nga zyrtari që lexon emrat një e nga një. Zëri i tij kumbon mes zhurmës dhe trupave që shtyhen për […]

The post Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje të shtëpive appeared first on Reporter.al.

Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën e financave të partive politike

25 November 2025 at 07:34

Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike. Më 11 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit të raporteve financiare të partive politike për vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vlerë 50 mijë lekë për secilën. Komisioneri Ilirjan Celibashi në vendimin e marrë sqaroi se i ka […]

The post Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën e financave të partive politike appeared first on Reporter.al.

“Sherr me të gjithë komshinjtë”/ Vrasja e biznesmenit Eduard Reçi, çfarë deklaroi e shoqja në polici

By: Brisi
24 November 2025 at 15:51

Prokuroria e Tiranës brenda afatit 1 vjeçar ka mbyllur hetimet ndaj dy vëllezërve Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, duke i cilësuar ata si të dyshuarit kryesorë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në 13 nëntor 2024, ku mbeti i vrarë biznesmeni me origjinë nga Dibra, Eduart Reçi. Të dy vëllezërit Dukaj, që nga momenti kur janë […]

The post “Sherr me të gjithë komshinjtë”/ Vrasja e biznesmenit Eduard Reçi, çfarë deklaroi e shoqja në polici appeared first on BoldNews.al.

Ekzekutuan biznesmenin Eduard Reçi, Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit! Detaje si u planifikua vrasja

By: armand
24 November 2025 at 10:15

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi, ngjarje e ndodhur 13 nëntor 2024. Nga hetimet rezultoi se dy vëllezërit kanë kryer vrasjen me paramendim të biznesmenit. Viktima ndër vite kishte ndërtuar dy […]

The post Ekzekutuan biznesmenin Eduard Reçi, Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit! Detaje si u planifikua vrasja appeared first on BoldNews.al.

Vranë biznesmenin Eduart Reçi, Prokuroria dërgon në gjyq vëllezërit Dukaj

24 November 2025 at 10:35

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Dukaj. Dy vëllezërit akuzohen se për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit, Eduart Reçi.

Nga hetimet rezultoi se viktima Eduart Reçi ndër vite ka ndërtuar në Tiranë, dy pallate dhe një vilë dhe të gjitha njësitë e banimit, garazde, njësitë tregtare, vila etj., i ka dhënë me qira, tek persona të ndryshëm.

Ndër personat që viktima ka patur mosmarrëveshje për çështje pronësie janë vellezërit Dukaj, pronarë të një lokali i cili kufizohej me lokalin në pronësi të viktimës, pasi një pjesë e lokalit të të pandehurve ishte ndërtuar në tokën e viktimës.

Njoftimi i plotë

Vranë biznesmenin Eduart Reçi për interes pasuror, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dy vëllezërit që planifikuan e kryen vrasjen për 3 vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.D. dhe Sh.D. për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 78, pg.2 e 25, 278 dhe 279, pg.1 e 25 i Kodit Panal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.7559 të vitit 2024, rezultoi përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se personi nën hetim Sh.D., në bashkëpunim me vëllanë e tij F.D., kanë kryer vrasjen me paramendim ndaj viktimës E. R.

Nga hetimi rezultoi se viktima E.R. ndër vite ka ndërtuar në Tiranë, dy pallate dhe një vilë dhe të gjitha njësitë e banimit, garazde, njësitë tregtare, vila etj., i ka dhënë me qira, tek persona të ndryshëm. Ndër personat që viktima ka patur mosmarrëveshje për çështje pronësie janë vellezërit Sh.D. e F. D., pronarë të një lokali i cili kufizohej me lokalin në pronësi të viktimës, pasi një pjesë e lokalit të të pandehurve ishte ndërtuar në tokën e viktimës.

Nga çmuarja në tërësi e provave dhe indicieve të rëndësishme të administruara, të cilat janë të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën, krijohet bindja tej çdo dyshimi të arsyeshëm se personi nën hetim Sh. D. në bashkëpunim me vëllanë e tij F. D., është autori në rolin e ekzekutorit të tentativës së vrasjes së shtetasit E. R. në datën 08.11.2024 dhe më pas të vrasjes së tij në datën 13.11.2024, me paramendim si dhe të kryerjes së veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta në bashkëpunim.

Personi nën hetim Sh. D. e ka kryer vrasjen e shtetasit E.R. me paramendim për interes pasuror, pra e ka marë vendimin për kryerjen e vrasjes me qetësi së bashku me vëllanë e tij, duke përgatitur së bashku planin kriminal për realizimin e saj. Ai ka parashikuar të gjitha rrethanat për realizimin e vrasjes që lidhen me: përgatitjen për të patur saktësi në realizimin e vrasjes duke bërë qitje në poligon, sigurimin e armës dhe dylbive për realizimin e vrasjes natën dhe në distancë, zgjedhjen e vendit të kryerjes së krimit me qëllim që të realizonte vrasjen dhe të mos ekspozohej, nxjerrjen në pritë të viktimës nëpërmjet hedhjes së fishkezjarrëve në oborrin e lokalit të tij, kryerjen e krimit me fshehtësi dhe marrjen e masave për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Për realizimin e vrasjes, krahas veprimeve për sigurimin e armës, personi nën hetim së bashku me vëllain e tij, kanë studiuar me imtësi dhe kanë përcaktuar kohën dhe vendin ku do të realizonin vrasjen, me qëllimin njëkohësisht që të mos diktoheshin dhe t’i shpëtonin përgjegjësisë penale. Ata, sipas një plani të detajuar, kanë vendosur që vrasjen e shtetasit E. R. ta realizonin natën me qëllim që të mos ekspozoheshin dhe identifikoheshin nga kamerat apo personat. Duke qenë në dijeni se viktima në mbrëmje dilte që pastronte oborrin, të pandehurit kanë vendosur që vrasjen ta kryejnë në distancë, nga një pozicion ku kishte pamje të oborrit para lokalit të viktimës dhe që ekzekutori të mos ishte i monitoruar nga kamerat dhe larg syve të njerezve.

Personi nën hetim Sh. D. së bashku me vëllanë e tij nuk kanë patur marrëdhënie të mira me viktimën E. R. sepse personat nën hetim prej shumë vitesh kishin ndërtuar lokalin pa leje dhe kishin pushtuar një pjesë të sipërfaqes së tokës në pronësi të viktimës. Megjithëse ky problem ishte diskutuar midis viktimës dhe personave nën hetim, nisur nga pozicioni i Sh. D., si oficer policie, viktima kishte hezituar ta zgjidhte çështjen në rrugë gjyqësore, dhe u kishte kërkuar ta lironin në mënyrë vullnetare. Meqenëse viktima u kishte propozuar të ndërtonin një pallat, personat nën hetim e kanë kuptuar se në rast ndërtimi të pallatit, viktima do të kërkonte sipërfaqen e tij takuese dhe ata do të cenoheshin në sipërfaqen e tokës që e kishin zaptuar padrejtësisht, si për pjesën takuese të viktimës ashtu edhe për pjesën tjetër që kishin ndërtuar lokalin pa leje në tokë që nuk ishte në pronësi të tyre. Në këto rrethana, për interes pasuror, ata kanë vendosur të realizojnë vrasjen e shtetasit E.R.

Vranë biznesmenin Eduard Reçi, Prokuroria dërgohen në gjyq dy vëllezërit: Ja si u planifikua ekzekutimi

By: lindita
24 November 2025 at 10:17

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.D. dhe Sh.D. për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 78, pg.2 e 25, 278 dhe 279, pg.1 e 25 i Kodit Panal.

Source

Ekzekutuan biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dy vëllezërit, si u planifikua vrasja (ZBARDHEN DETAJE)

By: V K
24 November 2025 at 10:26

Prokuroria e Tiranës, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka, të cilët akuzohet për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur 13 nëntor 2024.

Dy vëllezërit akuzohen për ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.

Nga hetimet rezultoi se personi nën hetim Shkëlqim Duka, në bashkëpunim me vëllanë e tij Florjan Duka, kanë kryer vrasjen me paramendim të biznesmenit Eduart Reçi.

“Nga hetimi rezultoi se viktima Reçi ndër vite ka ndërtuar në Tiranë, dy pallate dhe një vilë dhe të gjitha njësitë e banimit, garazhde, njësitë tregtare, vila etj., i ka dhënë me qira, tek persona të ndryshëm. Ndër personat që viktima ka patur mosmarrëveshje për çështje pronësie janë vëllezërit Duka pronarë të një lokali i cili kufizohej me lokalin në pronësi të viktimës, pasi një pjesë e lokalit të të pandehurve ishte ndërtuar në tokën e viktimës”, sqaron Prokuroria.

Organi i akuzës thotë se dy vëllezërit nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me biznesmenin, sepse prej shumë vitesh kishin ndërtuar lokalin pa leje dhe kishin pushtuar një pjesë të sipërfaqes së tokës në pronësi të viktimës.

“Megjithëse ky problem ishte diskutuar midis viktimës dhe personave nën hetim, nisur nga pozicioni i Sh. D., si oficer policie, viktima kishte hezituar ta zgjidhte çështjen në rrugë gjyqësore, dhe u kishte kërkuar ta lironin në mënyrë vullnetare. Meqenëse viktima u kishte propozuar të ndërtonin një pallat, personat nën hetim e kanë kuptuar se në rast ndërtimi të pallatit, viktima do të kërkonte sipërfaqen e tij takuese dhe ata do të cenoheshin në sipërfaqen e tokës që e kishin zaptuar padrejtësisht, si për pjesën takuese të viktimës ashtu edhe për pjesën tjetër që kishin ndërtuar lokalin pa leje në tokë që nuk ishte në pronësi të tyre. Në këto rrethana, për interes pasuror, ata kanë vendosur të realizojnë vrasjen e shtetasit E.R”.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.D. dhe Sh.D. për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 78, pg.2 e 25, 278 dhe 279, pg.1 e 25 i Kodit Panal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.7559 të vitit 2024, rezultoi përtej çdo dyshimi të arësyeshëm, se personi nën hetim Sh.D., në bashkëpunim me vëllanë e tij F.D., kanë kryer vrasjen me paramendim ndaj viktimës E. R.

Nga hetimi rezultoi se viktima E.R. ndër vite ka ndërtuar në Tiranë, dy pallate dhe një vilë dhe të gjitha njësitë e banimit, garazhde, njësitë tregtare, vila etj., i ka dhënë me qira, tek persona të ndryshëm. Ndër personat që viktima ka patur mosmarrëveshje për çështje pronësie janë vellëzërit Sh.D. e F. D., pronarë të një lokali i cili kufizohej me lokalin në pronësi të viktimës, pasi një pjesë e lokalit të të pandehurve ishte ndërtuar në tokën e viktimës.

Nga çmuarja në tërësi e provave dhe indicieve të rëndësishme të administruara, të cilat janë të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën, krijohet bindja tej çdo dyshimi të arësyeshëm se personi nën hetim Sh. D. në bashkëpunim me vëllanë e tij F. D., është autori në rolin e ekzekutorit të tentativës së vrasjes së shtetasit E. R. në datën 08.11.2024 dhe më pas të vrasjes së tij në datën 13.11.2024, me paramendim si dhe të kryerjes së veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta në bashkëpunim.

Personi nën hetim Sh. D. e ka kryer vrasjen e shtetasit E.R. me paramendim për interes pasuror, pra e ka marë vendimin për kryerjen e vrasjes me qetësi së bashku me vëllanë e tij, duke përgatitur së bashku planin kriminal për realizimin e saj. Ai ka parashikuar të gjitha rrethanat për realizimin e vrasjes që lidhen me: përgatitjen për të patur saktësi në realizimin e vrasjes duke bërë qitje në poligon, sigurimin e armës dhe dylbive për realizimin e vrasjes natën dhe në distancë, zgjedhjen e vendit të kryerjes së krimit me qëllim që të realizonte vrasjen dhe të mos ekspozohej, nxjerjen në pritë të viktimës nëpërmjet hedhjes së fishkezjarëve në oborrin e lokalit të tij, kryerjen e krimit me fshehtësi dhe marrjen e masave për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Për realizimin e vrasjes, krahas veprimeve për sigurimin e armës, personi nën hetim së bashku me vëllain e tij, kanë studiuar me imtësi dhe kanë përcaktuar kohën dhe vendin ku do të realizonin vrasjen, me qëllimin njëkohësisht që të mos diktoheshin dhe t’i shpëtonin përgjegjësisë penale. Ata, sipas një plani të detajuar, kanë vendosur që vrasjen e shtetasit E. R. ta realizonin natën me qëllim që të mos ekspozoheshin dhe identifikoheshin nga kamerat apo personat. Duke qenë në dijeni se viktima në mbrëmje dilte që pastronte oborrin, të pandehurit kanë vendosur që vrasjen ta kryejnë në distancë, nga një pozicion ku kishte pamje të oborrit para lokalit të viktimës dhe që ekzekutori të mos ishte i monitoruar nga kamerat dhe larg syve të njerezve.

Personi nën hetim Sh. D. së bashku me vëllanë e tij nuk kanë patur marëdhënie të mira me viktimën E. R. sepse personat nën hetim prej shumë vitesh kishin ndërtuar lokalin pa leje dhe kishin pushtuar një pjesë të sipërfaqes së tokës në pronësi të viktimës. Megjithëse ky problem ishte diskutuar midis viktimës dhe personave nën hetim, nisur nga pozicioni i Sh. D., si oficer policie, viktima kishte hezituar ta zgjidhte çështjen në rrugë gjyqësore, dhe u kishte kërkuar ta lironin në mënyrë vullnetare. Meqenëse viktima u kishte propozuar të ndërtonin një pallat, personat nën hetim e kanë kuptuar se në rast ndërtimi të pallatit, viktima do të kërkonte sipërfaqen e tij takuese dhe ata do të cenoheshin në sipërfaqen e tokës që e kishin zaptuar padrejtësisht, si për pjesën takuese të viktimës ashtu edhe për pjesën tjetër që kishin ndërtuar lokalin pa leje në tokë që nuk ishte në pronësi të tyre. Në këto rrethana, për interes pasuror, ata kanë vendosur të realizojnë vrasjen e shtetasit E.R.

The post Ekzekutuan biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dy vëllezërit, si u planifikua vrasja (ZBARDHEN DETAJE) appeared first on Albeu.com.

IMT shemb lokalin e Shkëlqim Dukës, vendi ku u krye eksperimenti për vrasjen e Eduard Reçi

By: Ela
25 October 2025 at 10:26

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policia Bashkiake e Tiranës kanë shembur mëngjesin e sotëm lokalin në pronësi të Shkëlqim Dukës, njërit prej dy personave të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2024 në kryeqytet. Fadromat e IMT-së mbërritën në vendngjarje që në orët e para […]

The post IMT shemb lokalin e Shkëlqim Dukës, vendi ku u krye eksperimenti për vrasjen e Eduard Reçi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌