Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SIDNEJ – 10 të vdekur në një plazh pas të shtënave në një festë hebraike, policia vret sulmuesit

14 December 2025 at 11:27

SIDNEJ, 14 dhjetor /ATSH-AFP-ANSA/ – Dhjetë persona u vranë të dielën në Sidnej, pas të shtënave në plazhin e famshëm ”Bondi”, tha policia.

Sipas transmetuesit kombëtar australian ABC, njëri nga dy personat e armatosur ishte midis të vdekurve dhe sulmi la gjithashtu 12 persona të plagosur.

”Dy sulmuesit u vranë gjithashtu nga policia”, sipas ”The Australian” në X.

Numri i saktë i njerëzve që hapën zjarr mbi turmën që festonte festën hebraike të Hanukkah në plazh nuk dihet ende.

Rrëfimet e dëshmitarëve okularë dhe informacioni mbeten të errëta.

Disa media raportojnë gjithashtu të paktën 60 të plagosur.

Jeremy Leibler, president i Federatës Sioniste të Australisë, tha se “komuniteti hebraik është i tronditur. Kishte 2 000 anëtarë të komunitetit hebraik që festonin Hanukkah dhe ndezën qirinjtë e parë së bashku në Bondi. Ne jemi në gatishmëri të lartë”.

Policia e Uellsit të Ri Jugor iu përgjigj raportimeve për një person që qëlloi me armë zjarri në Bondi Beach.

Në një postim në mediat sociale, policia e përshkroi incidentin si një “incident në vazhdim” dhe u bëri thirrje banorëve të shmangin zonën.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale, raporton ”Daily Star”, tregojnë një ndërhyrje masive të policisë në zonë, të popullarizuar nga vendasit dhe turistët.

Dëshmitarët raportuan një burrë që doli nga një automjet në Campbell Parade dhe hapi zjarr. Pamjet e mëtejshme nga vendi i ngjarjes tregojnë dy persona të veshur me të zeza që qëllojnë në plazh.

Plazhi Bondi, i vendosur në periferi lindore të qytetit, është një vend ikonik i dashur nga vendasit dhe turistët.

Është një nga plazhet më të famshme në botë, i njohur për atmosferën e tij të relaksuar dhe rërën e artë, shtuar këtu sërfin./ a.jor.

The post SIDNEJ – 10 të vdekur në një plazh pas të shtënave në një festë hebraike, policia vret sulmuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të shtëna me armë zjarri në një plazh në Australi, 10 të vdekur dhe 12 të plagosur

By: armand
14 December 2025 at 11:18

Policia në Australi ka konfirmuar se 10 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në Bondi Beach, përfshirë një nga autorët e të shtënave. Një tjetër autor ndodhet në duart e policisë dhe është i plagosur, raporton BBC. Të paktën 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy efektivë policie janë […]

The post Të shtëna me armë zjarri në një plazh në Australi, 10 të vdekur dhe 12 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Pamje skandaloze nga Velipoja, plazhi mbulohet nga plehrat (Video)

By: armand
26 November 2025 at 14:26

Pamje tronditëse të ndotjes masive të plazhit të Velipojës kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Florjan Binaj, i cili ishte një nga kandidatët që synonte Bashkinë e Tiranës ka ndarë pamje nga plazhi i Velipojës i mbushur plot e përplot me plehra. Plazhi që në sezon veror reklamohet për turistët, në nëntor të 2025 ka këtë […]

The post Pamje skandaloze nga Velipoja, plazhi mbulohet nga plehrat (Video) appeared first on BoldNews.al.

Plazh në mes të nëntorit në Vlorë

16 November 2025 at 17:35


Dielli dhe temperaturat e ngrohta vijojnë në Vlorë.

Ditët me diell dhe temperaturat e mrekullueshme kanë kthyer bregdetin e Vlorës në një terapi të vërtetë natyrore për adhuruesit e detit.

Qytetarë vlonjatë, por edhe vizitorë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, janë parë sot duke shijuar plazhin dhe ujin e pastër të detit.

Fanatikët e notit dhe të detit nuk mungojnë as këtë periudhë, madje shumë prej tyre sfidojnë temperaturat e ujit, duke e kthyer qëndrimin në det një zakon të përditshëm.

- YouTube youtu.be

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, shihen pushues të moshave të ndryshme që relaksohen nën rrezet e diellit.

Veçanërisht të shumta janë familjet me fëmijë, të cilat kanë shfrytëzuar motin e ngrohtë për të kaluar kohë në natyrë, duke shijuar blunë e detit dhe atmosferën e qetë që ofron qyteti bregdetar.

Temperaturat e larta për këtë periudhë kanë gjallëruar plazhin e Vlorës, duke e bërë alternativ të mirë për te kaluar fundjavën./Top Channel

Plazh në nëntor në bregdetin e Vlorës

1 November 2025 at 19:51


Turistët e huaj zgjedhin të pushojnë në Shqipë në periudhën e vjeshtës

Plazh në fillim të nëntorit në Vlorë.

Temperaturat jo normale për stinën kanë bërë që shumë vizitorë t’i drejtohen bregdetit të Jonit.

Nuk janë vetëm vendas, por edhe të huaj, të cilët kanë ardhur për disa ditë pushime në Vlorë.

Ata vlerësojnë plazhet e qytetit, por edhe kushtet e motit.

E kanë parë Shqipërinë kryesisht në rrjetet sociale dhe kanë ardhur në këtë periudhë duke shfrytëzuar kushtet klimatike.

Vlora mbetet një prej qyteteve më të preferuara në jug të vendit nga turistë nga vende të ndryshme të botës./Tv Klan

Pushuesit vijojnë të shijojnë plazhin në Vlorë, Rama poston fotot

By: redi
29 October 2025 at 15:19

Edhe pse jemi në ditët e fundit të tetorit, fluksi i turistëve po vijon në bregdetin e Vlorës, favorizuar edhe nga temperaturat e larta në vend. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga plazhet përgjatë Lungomares, të mbushura me qytetarë që shijojnë diellin, por edhe ujërat e kristalta të Adriatikut. ”Ndërsa po hyn nëntori në Vlorë”, shkruan Rama, krahas pamjeve.

Source

Plazhet në Shëngjin e Durrës plot me pushues, operatorët: Ka qenë një sezon në rritje

20 September 2025 at 16:29

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Ditët e ngrohta me diell kanë bërë që Shëngjini të vijojë të frekuentohet nga pushuesit edhe në vjeshtë. Janë të shumtë ata që zgjedhin të pushojnë në këtë periudhë pasi është më qetë. Operatorët turistikë thonë se numri i vizitorëve është më i lartë se viti që shkoi.

“Ka pasur një qëndrueshmëri të klientelës madje edhe në rritje krahasuar me vitet e tjera. Sezoni ka filluar pak më herët, që në muajin maj, po vazhdon edhe këto ditë të shtatorit me perspektivë për vazhduar edhe në ditët e para të tetorit. Pasi parashikohet që të jetë mot i mirë dhe premtues për të vazhduar turizmin bregdetar”, tha Vitor Maluta, operator turistik për Klan tv.

Më besnikët e këtij bregdeti janë shqiptarët e Kosovës

“Kanë qenë kryesisht turistë të Kosovës, të cilët janë m,e vendbanim në Kosovë, apo po banim në shtete të tjera si Zvicra, Gjermania, Italia apo edhe vendet nordike. Po ashtu kemi pasur edhe turistë të tjerë nga Polonia, Çekia edhe nga Anglia. Ka pasur një gjithpërfshirje të turizmit nga e gjithë Europa”, shtoi Vitor Maluta.

E njëjtë është situata edhe në bregdetin e Durrësit. Edhe në këtë fundjavë të tretë të shtatorit shumë qytetarë iu drejtuan bregdetit duke shfrytëzuar motin me diell. Operatorët turistikë në Durrës thonë se ka prenotime edhe për muajin tetor kur hotelet janë thuajse plotë.

/m.q/a.f/

The post Plazhet në Shëngjin e Durrës plot me pushues, operatorët: Ka qenë një sezon në rritje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrës, mbytet në det një 16-vjeçar

By: redi
10 September 2025 at 20:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i mitur ka humbur jetën tragjikisht. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, 16-vjeçari me inicialet E. V., banues në të njëjtën lagje, është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det. Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, i riu nuk ka mundur të shpëtojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të…

Source

Plazh deri në tetor/ Durrës, sezoni turistik zgjatet përtej verës, rezervime të shumta

By: xhir jeta
5 September 2025 at 13:54

Operatorët turistikë deklarojnë se qyteti bregdetar po hyn gjithnjë e më shumë në hartën e destinacioneve që ofrojnë turizëm gjatë gjithë vitit.

Nga një sezon i kufizuar në 3 deri në 4 muaj, tashmë hotelet në Durrës regjistrojnë prenotime deri në muajin tetor, ndërsa një numër i konsiderueshëm vizitorësh zgjedhin ta frekuentojnë qytetin edhe gjatë muajve të dimrit.

Xhepa thekson se prenotimet për shtatorin vijojnë normalisht dhe ka pritshmëri që ato të zgjasin edhe gjatë tetorit.

Megjithatë, sipas operatorëve turistikë, sfidat kryesore mbeten trafiku dhe sidomos mungesa e një shërbimi efikas të transportit publik./abcnews.al

Titull abuziv për shfaqjen e peshkut helmues në brigjet spanjolle

By: FAKTOJE
3 September 2025 at 11:53

Pretendim: Një krijesë vdekjeprurëse deti po vendos në rrezik pushuesit

Verdikti: Mungon konteksti

Barbara Halla

Në rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon një postim shqetësues që pretendon se një krijesë vdekjeprurëse po rrezikon pushuesit. Në fakt, lajmi që po shpërndahet nuk lidhet fare me Shqipërinë, por është marrë nga një ngjarje e ndodhur së fundmi në Spanjë.

Në brigjet e Costa Blanca, një rajon në juglindje të Spanjës, autoritetet kanë paralajmëruar pushuesit për praninë e një krijese të rrallë detare të quajtur “dragoi blu” ose Glaucus atlanticus. Siç mund të shihet faqet shqiptare kanë marrë foton e postuar nga policia e shtetit spanjoll dhe e kanë përkthyer nga spanjishtja pa përcaktuar se ku me të vërtetë ndodhet rreziku.

Artikujt origjinalë shpjegojnë se kjo krijesë me pamje të pazakontë dhe ngjyra të forta blu është shumë helmuese dhe mund të shkaktojë dhimbje ekstreme apo komplikime të rënda nëse preket. Megjithatë, deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast hospitalizimi apo humbje jete ashtu si pretendohet në titujt e postimeve.

Në disa plazhe spanjolle janë vendosur flamuj të kuq dhe janë marrë masa parandaluese, përfshirë mbylljen e përkohshme të disa zonave. Biologët detarë theksojnë se ky fenomen është i rrallë, pasi dragoi blu zakonisht jeton në ujëra tropikale dhe ka ardhur në Spanjë për shkak të rrymave oqeanike.

Megjithatë ky rrezik nuk ekziston në Shqipëri. Asnjë institucion zyrtar apo qytetarë nuk kanë raportuar praninë e kësaj krijese në ujërat shqiptare. Postimi që qarkullon është një keqpërdorim i informacionit për të gjeneruar klikime dhe për të tërhequr vëmendje përmes frikës. Në realitet, pushuesit në brigjet shqiptare nuk kanë asnjë arsye të alarmohen.

The post Titull abuziv për shfaqjen e peshkut helmues në brigjet spanjolle appeared first on Faktoje.al.

Moti i keq shkakton kaos në Lezhë, vijon prej më shumë se 6 orësh trafiku i rënduar

By: redi
30 August 2025 at 21:29

Moti i keq detyroi pushuesit që të iknin nga plazhet. Në Lezhë vijon prej orës 14:00 trafiku i rënduar i mjeteve që largohen nga plazhi. Largimi i pushuesve kosovarë nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës ka shkaktuar trafik të rënduar gjatë mbrëmjes së sotme, edhe në Rrugën e Kombit. Segmenti më problematik është paraqitur nga Balldreni, Miloti dhe deri në Rrëshen, ku janë krijuar radhë…

Source

Kryeministri Rama ndan fotot: Turistë e qytetarë bashkohen vullnetarisht për të pastruar plazhet

By: lindita
26 August 2025 at 14:17

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje ku disa qytetarë e turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve të Shqipërisë. “Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari…

Source

Fluks peshuesish në Velipojë, vlerësojnë hapësirat publike dhe çmimet e përballueshme

24 August 2025 at 14:13

Edhe pse jemi në javën e fundit të muajit gusht shumë qytetarë kanë zgjedhur të shijojnë bregdetin e Velipojës. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia e plazhit vlerësohen si dy nga arsyet kryesore pse turistët e zgjedhin Velipojën për të kaluar pushimet.

Qytetarët  thonë se në krahasim me disa vite më parë vërehet një përmirësim i shërbimeve të  ofruara .Ndërsa mikpritja e zonës e forcon më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët./abcnews.al

 

Rama ndan pamjet: Plazh në Vjosë

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Brigjet e lumit Vjosë, zemra e Parkut Kombëtar po mbushen me vizitorë nga e gjithë bota këto ditë vere.

Nga adhurues të natyrës, deri tek aventurierët me kanoe e turistë që kërkojnë qetësinë, Vjosa ofron një eksperiencë të rrallë dhe të paprekur nga civilizimi modern.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga turistë që po shijojnë natyrën buzë lumit të Vjosës.

“Plazh në Vjosë” shkruan Rama.

Me rrjedhën e saj të lirë përmes kanioneve, pyjeve të dendur dhe fushave të gjelbra, Vjosa është cilësuar si lumi i fundit i egër në Europë.

Kjo veçori e bën atë një magnet për turistët që kërkojnë autenticitet, biodiversitet dhe aktivitete të qëndrueshme në natyrë.

Autoritetet shpresojnë që përmes promovimit dhe ruajtjes së Vjosës si Park Kombëtar, Shqipëria të kthehet në një destinacion model për ekoturizmin në Ballkan dhe më gjerë.

/m.q/j.p

The post Rama ndan pamjet: Plazh në Vjosë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon fotot: Plazh në Vjosë

24 August 2025 at 11:52

Brigjet e lumit Vjosë, zemra e Parkut Kombëtar, preferohet nga turistë vendas dhe të huaj. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar pamje nga turistë, të cilët po shijojnë natyrën buzë lumit të Vjosës.

“Plazh në Vjosë”, shkruan Rama.

Me rrjedhën e saj të lirë përmes kanioneve, pyjeve të dendur dhe fushave të gjelbra, Vjosa është cilësuar si lumi i fundit i egër në Europë.

Kjo veçori e bën atë një magnet për turistët që kërkojnë autenticitet, biodiversitet dhe aktivitete të qëndrueshme në natyrë.

Autoritetet shpresojnë që përmes promovimit dhe ruajtjes së Vjosës si Park Kombëtar, Shqipëria të kthehet në një destinacion model për ekoturizmin në Ballkan dhe më gjerë.

Plazhi i Shëngjinit plot pisllëk, bashkia Lezhë “duart në xhepa”

By: Elva
22 August 2025 at 18:44

Shëngjini, një nga plazhet më të vizituara në Shqipëri, po shqetëson vizitorët dhe banorët për shkak të papastërtisë dhe mungesës së pastrimit. Në videot e publikuara nga JOQ, mbledhja e mbetjeve duket se është lënë pas dore, ndërsa turistët që frekuentojnë zonën hasin në mbetje dhe higjienë të dobët. Qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre […]

The post Plazhi i Shëngjinit plot pisllëk, bashkia Lezhë “duart në xhepa” appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan vlerësimin e pushuesve në Shëngjin: Kushte optimale, plazhet publike të zgjeruara

17 August 2025 at 11:45

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Agjencia Telegrafike Shqiptare (@ata.gov.al)

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Pushuesit vendas dhe të huaj, që kanë zgjedhur këtë vit bregdetin e Lezhës, gëzojnë jo vetëm plazhet e pastra dhe natyrën e bukur, por edhe hapësirat publike të shtuara dhe të menaxhuara sipas standardeve bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga plazhi i Shëngjinit, duke theksuar se ky sezon turistik ofron më shumë lehtësira dhe kushte optimale për pushuesit.

“Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe, por edhe të menaxhuara me standarde optimale, për të ofruar eksperienca të bukura për të gjithë”, thekson Rama.

Në videon e publikuar nga Rama, pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet që ofron Shëngjini, i cili gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një nga destinacionet më të pëlqyera nga vendas e të huaj.  “Janë zgjeruar shumë plazhet publike. Është bërë mjaft mirë. Nuk po shohim dallim cilësie të çadrave mes plazhit privat dhe atij publik, jemi të kënaqur që po ofrohen kushte kaq të mira”, theksoi një prej pushuesve.

Ndërkohë, të tjerë pushues vlerësojnë pastërtinë dhe sigurinë në plazh. “Mblidhen mbeturinat dhe mbahet pastër çdo pjesë e plazhit”, tha një zonjë, ndërsa një tjetër shtoi: “Ka roje plazhi dhe polici që monitorojnë gjatë gjithë kohës”.

Në Shëngjin është investuar edhe në infrastrukturë, me segmentin e ri rrugor Shëngjin–Velipojë që lehtëson lëvizjen e pushuesve. Po ashtu, është hapur qendra shëndetësore verore, e cila ofron shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke u ardhur në ndihmë vizitorëve gjatë gjithë sezonit turistik.

Bregdeti i Shëngjinit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj. Plazhet e tij janë të njohura për rërën e artë dhe ujin e ngrohtë, ku spikat “Rana e Hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror, si dhe kulinaria e pasur, e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

Me rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe trashëgimi kulturore, Lezha ofron një paketë të plotë për vizitorët. Shëngjini dhe Lezha vitet e fundit janë shndërruar në destinacione turistike shumë të kërkuara, ku pushuesit gjejnë plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën dhe shpirtin mikpritës të banorëve.

/a.f/

The post Rama ndan vlerësimin e pushuesve në Shëngjin: Kushte optimale, plazhet publike të zgjeruara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ujërat e zeza shpërthyen në mes të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, zgjohen institucionet vendore/ VIDEO

By: Ela
12 August 2025 at 08:59

Një rast i paprecedentë u regjistrua pasditen e djeshme në një plazh privat në Shkëmbin e Kavajës në Durrës. Pushuesit u skandalizuan dhe u larguan me të ‘katërtat’ kur në mes të rërës ka shpërthyer një masiv ujërash të zeza. Kjo ngjarje dëshmoi mungesën e infrastrukturës dhe investimeve për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të […]

The post Ujërat e zeza shpërthyen në mes të plazhit te Shkëmbi i Kavajës, zgjohen institucionet vendore/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Fundjava në Durrës, Rama ndan pamje

10 August 2025 at 15:34


TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Brigjet e detit Adriatik në Durrës janë mbushur plot në këtë fundjavë gushti.

Qyteti bregdetar vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit vendas dhe të huaj.

Pamje nga plazhet e mbushura u ndanë sot edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një videoje në rrjetet sociale, solli atmosferën e gjallë të fundjavës në Durrës.

Turistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Europës kanë zgjedhur Durrësin për të kaluar pushimet.

Autoritetet vendore dhe strukturat pritëse janë angazhuar për të garantuar siguri, pastërti dhe standard të lartë shërbimi, duke e bërë qytetin jo vetëm një destinacion pushimesh, por edhe një model të suksesshëm të turizmit bregdetar në Shqipëri.

/r.e/

The post Fundjava në Durrës, Rama ndan pamje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌