Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në 35-vjetorin e themelimit, u shpreh se kjo parti u ndërtua mbi vlerat e djathta, duke shtuar se politika është mision dhe shërbim, jo privilegj
Gjithashtu, ai bëri thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit dhe për rikthimin e demokracisë dhe vlerave euroatlantike.
Partia Republikane, festoi 35-vjetorin e themelimit me një pritje ku morën pjesë drejtues, anëtarë e simpatizantë, si dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe përfaqësues të opozitës.
Republikanët u ndërtuan mbi vlerat e djathta-familjen, pronën, lirinë, shtetin e së drejtës, patriotizmin dhe besimin në Zot – duke nënvizuar se politika është mision dhe shërbim, jo privilegj.
Ai bëri thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit dhe për rikthimin e demokracisë dhe vlerave euroatlantike.
Ish-kryeministri Sali Berisha, vlerësoi figurën e Sabri Godos dhe rolin e aleancës me PR-në në integrimin euroatlantik, duke theksuar nevojën për reagim qytetar dhe një qeveri teknike për zgjedhje të lira.
Është zhvilluar disa ore seance, për tragjedinë e Gërdecit ne Gjykatën e Posaçme. Seanca e ardhme u la më datë 22 janar.
Ne ketë seance Mediu dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar që “faxi për Shkëlzenin” të mos merret si provë ose te kryhet ekspertimi i kaligrafisë.
“Është në proces si ministër mbrojte por prokuroria ka marre një vendim kunder Nato. Është hedhur ne opinionin publik për emra te ndryshme dhe pro të mos sjell letra te paverifkuara. Ose të hidhet poshtë ose të ekspertohet. Bumçi e ka quajtura mashtrim të bërë nga ish sekretarja. Të thërras çdo ministër që ka qenë para dhe pas meje, a ka qenë njeri nga sto që është marrë me distanca sigurie, sepse s’ka asnjë akt ligjor që të përfshin ministrin e Brendshëm. Ne kemi bërë edhe një kërkesë për ekspertët që kanë bërë ekspertizën e shpërthimit. Nuk është gjetur sekretarja e Bumcit, ne e kërkuam sërish ish-sekretaren e Aldo Bumcit. Nëse është jashtë të gjendet, e kanë në TIMS; nëse është në Shqipëri ta gjejnë”, tha Mediu.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve./abcnews.al
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, zhvillohet seanca për dosjen “Gërdeci”, ku një ndër të akuzuarit është edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Në seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka depozituar në GJKKO provat për gjyqin në ngarkim të ish-ministrit.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.
Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023.
Sallat e gjykatave të Strukturës së Posaçme do të presin gjatë vitit 2026 një numër rekord të pandehurish mes zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm ish-funksionarë, por edhe ata që janë ende në detyrë. Në anën tjetër, edhe lista e të akuzuarve për krim të organizuar në Shqipëri është zgjeruar falë të dhënave të […]
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti të martën, më 23 dhjetor, prova në funksion të gjykimit të çështjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që lidhet me shkaqet që çuan në shpërthimin në Gërdec në vitin 2008. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, konstatoi se në maj të vitit 2008 janë […]
Anëtarësimi në NATO është më shumë se një dëshirë politike për Kosovën - është nevojë urgjente. Ky është pozicioni që mbajnë jo vetëm autoritetet e vendit, por edhe disa aleatë të rëndësishëm, në kohën kur paralajmërimet për rrezikun në rritje nga Rusia nuk ndalen.
NATO-ja premton se angazhimi i saj për stabilitetin e rajonit do të mbetet i palëkundur, por a mjafton kjo për një vend që ndodhet në vijën e parë të sfidave strategjike?
Qeveria në detyrë e Kosovës konfirmon se anëtarësimi në aleancën ushtarake të Perëndimit mbetet synim i Republikës, por thekson se rruga drejt këtij objektivi “varet edhe nga rrethanat dhe zhvillimet gjeopolitike”.
Zyrtarët nuk i dhanë një përgjigje të drejtpërdrejtë Radios Evropa e Lirë nëse ka plane për një aplikim formal për anëtarësim, por vunë në pah angazhimin e vazhdueshëm të vendit në këtë drejtim.
“Gjatë viteve të fundit i kemi rritur ndjeshëm investimet e dedikuara për mbrojtje. Në vitin 2024, Republika e Kosovës, përkatësisht Kuvendi i Kosovës, e ka avancuar statusin e tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar. Ndërkaq, tri herë, më 2021, 2023 dhe 2025, kemi qenë vend pjesëmarrës dhe mikpritës i ushtrimeve ushtarake Defender Europe”, tha zëdhënësi Përparim Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë anëtare të NATO-s. Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia janë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa Kosova mbetet jashtë edhe këtij kuadri bashkëpunimi, për arsye politike.
Në NATO-n 32-anëtarëshe janë katër vende - Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja - që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa për shumicën e aleatëve, normalizimi i marrëdhënieve të saj me Serbinë mbetet kusht kyç për çdo hap përpara drejt anëtarësimit.
Serbia, nga perspektiva e Kosovës, përbën rrezikun kryesor të sigurisë, ndërsa Rusia shihet si aktori që e ushqen dhe e shfrytëzon këtë tension për të zgjeruar ndikimin e saj destabilizues në Ballkan.
Ndaj, zgjerimi i NATO-s me Kosovën do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit rajonal, sipas presidentes Vjosa Osmani.
“Për ne, të jemi në NATO nënkupton të jemi të sigurt. Mendoj se Rusia ka interes afatgjatë për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor, e përmes tij gjithë kontinentin evropian. Dhe nuk do të heqë dorë nga ky synim”, tha Osmani në një intervistë për Politico-n.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ngriti alarmin më 11 dhjetor, duke paralajmëruar se aleatët e Aleancës janë shënjestra e radhës e Rusisë.
“Rusia e ka rikthyer luftën në Evropë, dhe Evropa duhet të jetë e përgatitur”, sipas tij.
Qysh prej nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës, para gati katër vjetësh, Kosova ka kërkuar disa herë anëtarësim të përshpejtuar në NATO.
Radio Evropa e Lirë pyeti në këtë aleancë nëse ka plane për të thelluar angazhimin me Kosovën, përtej misionit paqeruajtës KFOR, apo nëse po shqyrtohen mekanizma që do t’i ofronin Kosovës garanci më të fuqishme sigurie.
Në përgjigjen e marrë nga një zëdhënës thuhet vetëm se “Ballkani Perëndimor, në përgjithësi, mbetet lart në agjendën e NATO-s. Është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Angazhimi ynë për stabilitetin e tij është i palëkundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ketë vakum të sigurisë”.
Ndërsa pranoi se shtetet autoritare, si Rusia, përpiqen të ndërhyjnë dhe të minojnë demokracitë, zëdhënësi i NATO-s nënvizoi gjithashtu situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë, duke e cilësuar dialogun me Serbinë si thelbësor për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
NATO-ja u zgjerua për herë të fundit vitin e kaluar me Suedinë. Pushtimi rus i Ukrainës e nxiti atë dhe Finlandën një vit më herët t’u jepnin fund dekadave të neutralitetit ushtarak dhe të kërkonin siguri kolektive.
Këtë javë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se vendi është i gatshëm të heqë dorë nga aspiratat për anëtarësim në NATO, në këmbim të garancive të sigurisë. Pavarësisht kësaj, anëtarësimi i Ukrainës në aleancë - anëtaret e së cilës janë të detyruara ta mbrojnë njëra-tjetrën - ka qenë gjithmonë thuajse i pamundur, për shkak të kundërshtimit të Rusisë.
Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thotë se Kosova ndoshta mund të përfitojë nga kjo situatë, sepse NATO-ja nuk dëshiron të krijojë përshtypjen se Rusia ka të drejtë vetoje mbi vendimmarrjen e saj.
“NATO-ja është krenuar gjithmonë me autonominë e vendimeve të saj. Dhe, nëse për momentin i duhet të heqë dorë nga anëtarësimi i Ukrainës, ajo mund të dëshirojë ta kompensojë këtë duke u zgjeruar drejt dy vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor - Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës - për të treguar se dyert e Aleancës mbeten të hapura”, thotë Shea për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Neni 10 i Traktatit të NATO-s përcakton kushtet e zgjerimit, duke theksuar se anëtarësimi u ofrohet të gjitha shteteve evropiane që ndajnë vlerat e Aleancës dhe kanë kapacitetin të kontribuojnë në sigurinë e Atlantikut të Veriut.
Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, i cili ka marrë pjesë në negociatat për anëtarësimin e vendit të tij në NATO, argumenton se Kosova ka përparuar në aspektin ushtarak, por vë në pah pengesat në funksionimin e brendshëm të shtetit. Për pjesën më të madhe të këtij viti, Kosova ka qenë me qeveri në detyrë dhe pa kuvend funksional.
Mediu nënvizon rëndësinë e unitetit politik, duke përmendur edhe përvojën e Shqipërisë, ku pushteti dhe opozita kanë pasur qëndrim të përbashkët gjatë procesit të anëtarësimit.
“Pa këtë, është e pamundur të avancohet në NATO. NATO-ja nuk është vetëm një dëshirë. Është një proces i angazhimeve politike, institucionale, juridike, i luftës kundër krimit, kundër korrupsionit… Kjo është paketa politike. E, pastaj, vjen reforma në forca të armatosura, ku Kosova nuk ka ecur me hapa të ngadaltë, por me hapa pozitivë”, thotë Mediu për Exposenë.
Sipas Mediut, integrimi i Kosovës në NATO nuk vjen vetëm duke u pozicionuar kundër Serbisë apo Rusisë - ai kërkon ofertë konkrete strategjike ndaj aleatëve, veçanërisht SHBA-së.
Marrëdhëniet me SHBA-në, thotë ai, nuk mund të merren si të mirëqena; duhet të jetë e qartë se çfarë ofron Kosova dhe faktori shqiptar në rajon në këmbim.
Ai sheh zgjidhje në integrim gradual de facto: bashkëpunim ushtarak rajonal dhe kapacitete të përbashkëta operative.
“Kjo do të ishte një platformë shumë pozitive për ta përshpejtuar procesin. Nëse Kosova do të përfshihej me vendet tjera të NATO-s në rajonin e Ballkanit, në krijimin e niveleve të përbashkëta operacionale, që kanë të bëjnë me forca të gatshme për të vepruar, me vëzhgimin e hapësirës ajrore, detare, tokësore etj., Kosova, de facto, do të ishte e kyçur në një marrëdhënie me NATO-n”, thotë Mediu.
Në të njëjtën linjë, Shea thotë se Kosova duhet ta thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe Kroacinë, me të cilat tashmë ka partneritet në fushën e mbrojtjes, për të demonstruar kontributin e saj në stabilitetin rajonal.
Paralelisht, sipas tij, vendi duhet t’i avancojë reformat e brendshme dhe angazhimin diplomatik.
“Mendoj se, së pari, duhet të kemi një marrëdhënie më të mirë pune mes Qeverisë së Albin Kurtit dhe Shteteve të Bashkuara dhe fuqive kryesore evropiane. Të flasim hapur, këto marrëdhënie nuk kanë qenë të lehta gjatë viteve të fundit, dhe Kurti është përballuar me kritika të drejtpërdrejta nga SHBA-ja dhe disa aleatë evropianë. Gjendja e brendshme në Kosovë, me bllokadat në Parlament, dështimin për të zgjedhur kryetar, dhe fakti që tani kemi sërish zgjedhje më 28 dhjetor, ka ndikuar gjithashtu që jostabiliteti politik të mos shkojë në favor të Kosovës”, thotë Shea.
Ai shton se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sillte kryesisht përfitime politike, pasi KFOR-i e mbron vendin me vite tashmë. Anëtarësimi do t’i siguronte njohje të plotë, vend në tryezën e NATO-s, kredibilitet ndërkombëtar dhe rol më të fuqishëm në sigurinë rajonale dhe evropiane.
Megjithatë, Shea paralajmëron se çdo reduktim apo ripozicionim i forcave amerikane në Evropë do ta detyronte kontinentin të merrte më shumë përgjegjësi për mbrojtjen konvencionale, përfshirë edhe Kosovën.
Këtë vjeshtë, SHBA-ja ka njoftuar për një reduktim të forcave rotative amerikane në Rumani. Radio Evropa e Lirë ka pyetur Departamentin amerikan të Mbrojtjes më 31 tetor dhe më 16 dhjetor nëse këto ndryshime do të kenë ndonjë ndikim në pozicionimin ushtarak të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, por nuk ka marrë përgjigje.
Në fillim të këtij muaji, në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së u diskutua për situatën në Ballkanin Perëndimor, ku përfaqësuesi republikan, Keith Self, e përshkroi rajonin si një “shkrepëse” dhe theksoi se udhëheqja e SHBA-së duhet të ketë një ndikim të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit atje.
“Vendet e NATO-s në Ballkan duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar mbrojtje ushtarake dhe politike. Kosova është veçanërisht e ekspozuar pa anëtarësim në NATO - proces që mbetet i bllokuar për shkak të refuzimit të Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë për ta njohur pavarësinë e saj”, tha Self.
Edhe pse konteksti gjeopolitik ka ndryshuar ndjeshëm, vendet mosnjohëse nuk kanë lëvizur, por ngjashëm as Kosova nuk ka bërë ndonjë hap të madh, përveçse nga një cikël i rregullt zgjedhor në fillim të vitit në një tjetër të parakohshëm tani në fund.
E, nga këndvështrimi i sigurisë, ky ritëm mund të shihet si një shembull i kuptimit të vonuar të urgjencës strategjike. /REL/
Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e zhvilluara me qytetarë, duke shprehur angazhimin maksimal dhe rëndësinë e protestës.
“Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit”, thotë ai.
Gjithashtu, Mediu nënvizon se raporti i OSBE/ODIHR, denoncoi qartë se zgjedhjet ishin një farsë.
Reagimi i Mediut:
Protesta e Opozitës në 22 Dhjetor
Në mbledhjen e kryesisë, Kryetari i Partisë Republikane theksoi se është koha që jo vetëm Partia Demokratike, Partia Republikane, por gjithë opozita pa dallim, çdo qytetar, të jetë prezent dhe të luftojë për të ndryshuar realitetin e dominuar nga krimi, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria.
Raporti i OSBE/ODHIR denoncoi se zgjedhjet ishin një farsë, ku shteti dhe Partia Socialiste u bënë një, duke vjedhur paratë e taksapaguesve për të blerë vota, faljen e gjobave dhe bonusin për pensionistët në shkëmbim të votës. ODHIR deklaroi se krimi i organizuar, i lidhur me pushtetin, bleu vota, intimidoi votuesit dhe vendosi në parlament përfaqësuesit e tij. Po ashtu, deklaroi qartë se liderët e opozitës u proceduan dhe arrestuan përpara zgjedhjeve politikisht, në shërbim të pushtetit.
IDU (Unioni Ndërkombëtar për Demokraci), ku bën pjesë Partia Republikane Amerikane e Presidentit Trump, Partitë Popullore Europiane theksuan se zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan nga Partia Socialiste, e lidhur me korrupsionin dhe krimin, dhe Shqipëria duhet të gjejë mekanizmat për një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kongresi Amerikan, në seancën e Komisionit për Europën, deklaroi se në Shqipëri po shkatërrohet pluralizmi dhe zgjedhjet e lira; krimi dhe korrupsioni janë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e më gjerë. Ata kërkuan një drejtësi që i shërben qytetarëve dhe nuk përdoret si armë politike e pushtetit.
Të gjitha këto kanë vlerë kur opozita dhe shqiptarët të bashkohen në një lëvizje të fuqishme masive kundër qeverisë së Edi Ramës, e cila po zbraz Shqipërinë dhe po shkatërron të ardhmen e Shqipërisë dhe Kombit, duke e kthyer atë në momentet më të errëta të historisë shqiptare.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se Reforma në Drejtësi ka nevojë për një vlerësim dhe rishikim. Për të drejtësia e re ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Mediu shtoi gjithashtu se nuk mund të fitohet kredo në publik vetëm se po procedohen disa politikanë. ”Mendoj që është një vlerësim, përpara se të shkojmë te rishikimi. Për ta vlerësuar faktikisht a kemi një drejtësi të…
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë. Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të […]
Rrëzohet kërkesa e Irena Gjokës për tu larguar nga cështja penale në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
Zëvëndës kryetari i GJKKO Erjon Bani pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkurë.
Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqsor, ndërkohë seanca u shty në datë 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës.
Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga ccështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje por kërkesa iu rrëzua.
Partia Republikane ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita. Në njoftim sqarohet se lajmet e shpërndara kanë qenë për qëllime manipulative politike. PR thekson se ka paguar, sipas marrëveshjes së koalicionit opozitar, për akomodimin e LaCivita…
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, duke shprehur vlerësimin e tij për figurën politike të ndjerë. Në fjalën e tij, Mediu e përshkroi Nanon si një politikan të mendimit të thellë dhe të tolerancës, një kundërshtar të denjë me të cilin debatet kërkonin reflektim […]
TIRANË, 30 tetor/ATSH-Maela Marini/ Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
Në një prononcim për mediet pas seancës, Mediu u shpreh se gjyqi ka prapavijë politike dhe se është një proces i orkestruar.
“Jemi përballë një fakti të një gjyqi popullor të organizuar politikisht që s’ka lidhje me akuzën për Ministrinë e Mbrojtjes”, u shpreh Mediu, duke shtuar se kërkesat e tij për të fituar të drejtën në proces si palë e akuzuar është injoruar në mënyrë permanente.
“Në fakt janë 45 dokumente që hedhin poshtë pretendimet e prokurorisë që prokuroria nuk i përfill dhe nuk i sjell në seancë”, tha ai.
Mediu theksoi se kjo është një histori e qartë politike, e ndërtuar në mënyrë të paligjshme që është hapur dhe vazhdon në mënyrë të paligjshme.
Edhe avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha u shpreh se “ashtu siç SPAK është lejuar të marrë prova në SHBA, në përputhje me ligjet e atij vendi dhe ne kemi kërkuar për të sjellë po nga ai territor dëshmitë e 9 subjekteve me një relevancë të jashtëzakonshme për çështjen”. Por, sipas tij, gjykata dhe këtë e rrëzoi.
15 marsin e vitit 2008 shpërthimi në punishten e demonstimit të municioneve në fshatin Gërdec në Vorë shkaktoi 26 të vdekur e mbi 200 të plagosur ndërsa u rrafshuan shumë shtëpi të fshatit.
Për çështjen “Gërdeci” u shpallën fajtorë 21 nga 29 të akuzuarit disa prej tyre u dënuan në mungesë.
Ish-ministri Fatmir Mediu ishte akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, por në shtator 2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e pushoi gjykimin ndaj tij.
Në shtator 2021 Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi kërkesën e SPAK-ut për ta rigjykuar çështjen.
Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë për datën 11 nëntor. Vendimi erdhi pasi gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes për të përjashtuar nga procesi palët e dëmtuara dhe për të marrë si provë dëshmitë e 9 ushtarakëve amerikanë. Seanca e sotme u […]
GJKKO shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë.
Seanca e së enjtes ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me momente të forta tensioni mes palëve.
Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”.
Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”.
Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve të familjes Durda në sallë, që tha një frazë fyese ndaj avokatit.
Teksa avokati Ardian Visha i kërkoi gjykatës të ndërhynte për situatën, familjari replikoi edhe me ish ministrin: “Fatmir, lëre mandatin dhe përballu me ligjin”.
Pas një ndërprerjeje pak minutëshe të seancës, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka, për shkak të njeanshmërisë në gjykim.
Më herët, avokatët i kërkuan gjykatës të informohej në lidhje me disa deklarime të dhëna nën betim në SHBA nga disa personalitete ushtarake, që sipas mbrojtësve, janë përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë e prej aty në Këshillim e Lartë Gjyqësor.
Nga ana e tij, i pandehuri Mediu pretendoi se gjithë ç’po ndodhte ishte politike dhe kishte për qëllim lidhjen e emrit të tij me shpërthimin.
“Meqënëse tragjedia gjithmonë krijon një opinion, nëse ju keni vendosur të vijoni këtë proces me opinion dhe jo procedurë, kjo nuk është drejtësi”, i tha Mediu gjykatës.
Seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit po zhvillohet këtë të enjte në GJKKO ku nuk kanë munguar debatet dhe tensionet mes palëve. Shkak është bërë kërkesa e mbrojtësve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila pranoi si palë në proces familjen Durda. Sipas avokatëve të Mediut, […]
Kreu i PR, Fatmir Mediu duke analizuar atë që pritet nga komisioni i posaçëm i reformës elektorale, tha se opozita humbi 9 mandate nga formula e zgjedhjeve të 11 majit. Nga ana tjetër, Mediu tregoi në mënyrë të detajuar se si PD dhe partitë aleate mund të maksimizonin rezultatin ditën e zgjedhjeve. ”Ne kemi humbur 9 deputetë. Pyetja e parë që shtrohet është si mund t’i kem këta 9 deputetë pjesë…
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu do të jetë opozitari i vetëm që do t’i bashkohet tubimit pro UÇK-së. Ai tha se ka qenë konstant në mbështetjen e tij për Kosovën dhe se gjatë historisë ka treguar se ruan një raport të ngushtë me shumë figura të UÇK-së. I pyetur nëse e ka diskutuar me Sali Berishën vendimin e tij, Mediu tha se ka mirëkuptimin e kreut të Partisë Demokratike. ”Unë kam marrë një pozicion…
Ka një qëndrim zyrtar të Partisë Demokratike, që nuk do të marrë pjesë në protestën që do të zhvillohet nesër në Tiranë, në orën 17:00, në mbështetje të krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë. Por ndryshe nga vendimi i Sali Berishës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë me dije se do t’i bashkohet protestës. “Nuk të pyes ty Taulant, dhe s’pres ftesë nga ty. Unë do të jem aty ku…
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga foltorja e Kuvendit deklaroi se në pikën e rendit të ditës për mocionin për gjenocidin serb duhet të futet dhe çështja për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se duhet të jemi të ndarë, me Kosovën, apo me Serbinë. “Kush harron historinë, është i detyruar që ta […]