Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Po, jam kërcënuar”/ Arben Ahmetaj: I kam kërkuar institucioneve të huaja për të verifikuar tre numrat e telefonave

By: M C
17 November 2025 at 21:37

Arben Ahmetaj ka deklaruar se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. Gjatë intervistës me telefon në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj zbuloi se ka kërkuar verifikimin e tre numrave telefoni nga institucione ndërkombëtare. Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën apo burimin e tyre.

Ahmetaj: Para se të flas për kërcënimet, ne do t’i shtjellojmë në të ardhmen. Unë i kam kërkuar institucioneve deri në, përtej oqeanit, për të verifikuar të gjitha numrat e telefonave, të tre numrat e telefonave. Po kjo s’ka rëndësi se s’dua të bëj sot devijim…

Çim Peka: Të tre numrat, të tre numrat e telefonit? Më fal, jeni kërcënuar tre herë?

Ahmetaj: Zoti Peka, zoti, zoti Peka…

Çim Peka: Jo, po thoni tre numra, tre numra telefoni. Jeni kërcënuar tre herë gjatë kësaj kohe?

Ahmetaj: Zoti Peka, zoti Peka, në tetor, por do ta shtjellojmë këtë pikë të kërcënimeve të mia. Unë po them vetëm kaq sot.

The post “Po, jam kërcënuar”/ Arben Ahmetaj: I kam kërkuar institucioneve të huaja për të verifikuar tre numrat e telefonave appeared first on Albeu.com.

DORTMUND – Arrestohet gjermano-polaku për kërcënime fizike ndaj Scholz dhe Merkel

11 November 2025 at 15:51

DORTMUND, 11 nëntor /ATSH-AFP/ – Një shtetas gjermano-polak është arrestuar me dyshimin se do të organizonte sulme fizike ndaj personaliteteve politike gjermane, njoftoi sot prokuroria federale.

Sipas një burimi pranë hetimeve, ai kishte si synim ish-kancelarët Olaf Scholz dhe Angela Merkel.

Individi, i identifikuar si Martin S., besohet të ketë lidhje me rrjetin e njohur si ”Reichsburger” (”Qytetarët e Rajhut”), njoftoi  një burim i informuar mbi avancimin e hetimeve.

Martin S. u arrestua dje në Dortmund  dhe  duhet të paraqitet sot  përpara një gjykatësi që do të vendosë për paraburgimin e tij, njoftoi prokuroria në një komunikatë.

Sipas të njëjtit burim, që nga qershori 2025 ai kishte bërë thirrje në darknet për të kryer sulme ndaj politikanëve, zyrtarëve publikë dhe personaliteteve të jetës publike në Gjermani.

Për këtë qëllim, ai publikoi emrat e objektivave të mundshme, shpalli “dënime me vdekje” dhe shpërndau udhëzime për ndërtimin e mjeteve shpërthyese. Ai gjithashtu kërkoi kontribute në kriptomonedhë për të dhënë një “shpërblim” në rast vrasjeje.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse ai kishte armë ose shpërthyes për të vënë në jetë kërcënimet e tij.

Në vitet e fundit, Gjermania ka shkatërruar disa rrjete të fshehta ose ekstremiste të djathta, të dyshuara për kërcënimin e institucioneve dhe udhëheqësve të vendit.

Rasti më emblematic ishte shkatërrimi në dhjetor 2022 i një grupi të akuzuar për përgatitjen e një grushti shteti dhe pjesë e rrjetit ”Reichsburger”.

Tre procese të ndryshme nisën në pranverën e vitit 2024, përfshirë atë të liderit, një aristokrati gjerman, Henri XIII i njohur si Princi Reuss, dhe ish-ushtarë elitë./  /Ad.Ab./

The post DORTMUND – Arrestohet gjermano-polaku për kërcënime fizike ndaj Scholz dhe Merkel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

By: Brisi
10 November 2025 at 16:43

Donald Trump i ka dërguar një letër BBC-së duke e kërcënuar me veprime ligjore, në një moment krize të thelluar për transmetuesin publik britanik lidhur me mënyrën se si është mbuluar administrata e tij. Lëvizja, e raportuar fillimisht nga vetë BBC News të hënën në mesditë, vjen një ditë pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm […]

The post Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në appeared first on BoldNews.al.

Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York?

By: gaze tare
22 October 2025 at 22:32

Një moment i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur pas hekurave për Sean “Diddy” Combs, sipas mikut të tij më të ngushtë, i cili thotë se jeta e reperit gati sa nuk iu mor brenda një prej qendrave më të rrezikshme të paraburgimit në vend.

Charlucci Finney, e cila e njeh Combs për më shumë se 30 vjet, i tha Daily Mail se një i burgosur në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn dyshohet se hyri në qelinë e Diddy -t dhe i vuri një thikë të improvizuar në fyt.

“Ai u zgjua me një thikë në fyt”, tha Finney , duke kujtuar atë që e përshkroi si një përplasje të tmerrshme. “Nuk e di nëse ai e zmbrapsi apo erdhën rojet, di vetëm që ndodhi.”

Finney, i cili i ka qëndruar pranë Combs që nga arrestimi dhe gjyqi i tij, beson se sulmi nuk ishte një akt i rastësishëm dhune, por një paralajmërim i orkestruar.

“Nëse ky djalë do të donte ta dëmtonte, Sean do të ishte dëmtuar. Do të duhej vetëm një sekondë për t’i prerë fytin me një armë dhe për ta vrarë”, shtoi ai. “Ndoshta ishte një mënyrë për të thënë: ‘Herën tjetër nuk do të jesh kaq me fat’. Gjithçka është frikësim. Por me Seanin nuk do të funksionojë. Sean është nga Harlemi.”

Incidenti i dyshuar nënvizon kushtet brutale në MDC, një strukturë e njohur për mungesë personeli, sulme dhe kontrabandë armësh. Diddy është mbajtur atje për më shumë se një vit si pjesë e dënimit të tij me 50 muaj burg pas dënimeve për akuza të lidhura me prostitucionin.

Gjatë gjyqit, avokati mbrojtës Brian Steel paralajmëroi se reperi përballej me kërcënime të vërteta nga të burgosurit e tjerë. Steel i tha gjykatës se një i burgosur i armatosur me një shiv ishte kapur nga rojet përpara se të arrinte te Diddy, duke pretenduar se sulmuesi po “përpiqej të fitonte prestigj” duke lënduar të pandehurin e profilit të lartë.

Për Finney-n, këto paralajmërime ishin më shumë sesa retorikë ligjore. Ai është i bindur se miku i tij është bërë një objektiv si për famë të keqe, ashtu edhe për pakënaqësi.

Ekipi ligjor i Diddy-t tani po i kërkon gjykatësit Arun Subramanian të rekomandojë transferimin e tij në FCI Fort Dix , një burg me siguri më të ulët në New Jersey. Ata kanë argumentuar se ky veprim do t’i jepte Combs qasje në programet e abuzimit me substanca dhe vizitat familjare, duke e mbajtur atë larg kaosit të burgut të Brooklyn-it.

Një ndryshim vendndodhjeje do t’i sillte gjithashtu lehtësim Finney-t, i cili tha se është kapluar nga ankthi që kur mësoi për kërcënimet.

“Sean i ka mbajtur shumë nga këto gjëra për vete sepse nuk do ta shqetësojë familjen e tij”, tha Finney.

The post Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York? appeared first on iconstyle.al.

Detajet/ Ish i dashuri i arrestuar për gjobëvënie e kërcënonte nga burgu, 16-vjeçarja tentoi të vriste veten

By: armand
21 October 2025 at 14:43

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një e mitur tentoi vetëvrasjen me një mjet prerës. Mësohet se 16-vjeçarja me personin që akuzon për përndjekje, Jetmir Llanaj, që ndodhet pas hekurave për një rast gjobëvënie, ka qenë në një lidhje, që e kishin ndërprerë pas arrestimit. Me krijimin e një lidhjeje […]

The post Detajet/ Ish i dashuri i arrestuar për gjobëvënie e kërcënonte nga burgu, 16-vjeçarja tentoi të vriste veten appeared first on BoldNews.al.

Kërcënoi se do të vriste me armë kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari Leonard Nikolli

By: V K
15 October 2025 at 15:59

Efektivë të komisariatit nr.3 në Tiranë kanë shoqëruar 61- vjeçarin Leonard Nikolli, pasi mesditën e sotme ka shkuar në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi.

Ky i fundit ka bërë edhe kallëzimin në polici duke pretenduar se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste dhe se kishte armë.

Burime bëjnë me dije se Nikolli ka thënë sapo ka hyrë në institucion: “jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras”?

Në vijim është shprehur se do ia bënte njëlloj si gjyqtarit Astrit Kalaja.

Përpara hetuesve ai është shprehur se ka pasur probleme me pronat dhe për këtë bënte përgjegjës IMT Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po vijojnë procedurat për arrestimin e 61-vjeçarit.

The post Kërcënoi se do të vriste me armë kreun e IMT Tiranë, arrestohet 61-vjeçari Leonard Nikolli appeared first on Albeu.com.

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

By: armand
11 October 2025 at 21:48

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Visho Ajazi Lika, ka rrëfyer një ngjarje të rëndë që, sipas tij, ndodhi gjatë periudhës kur drejtonte këtë institucion, lidhur me një kërcënim serioz terrorist ndaj një institucioni shtetëror shqiptar. Duke folur në News 24, Ajazi bëri të ditur se informacioni erdhi nga një shërbim partner ndërkombëtar dhe përmbante […]

The post Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner appeared first on BoldNews.al.

Kërcënim misterioz në zemër të Parisit/ Letër anonime paralajmëron sulm me thikë në Katedralen Notre-Dame

By: gaze tare
11 October 2025 at 18:27

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur autoritetet franceze pasi një letër anonime kërcënuese është gjetur në Katedralen Notre-Dame të Parisit, duke paralajmëruar një sulm të mundshëm me thikë gjatë fundjavës.

Sipas raportimit të gazetës Le Parisien, letra u zbulua të premten pasdite nga sakristani i katedrales, pranë zonës ku zakonisht vendosen qirinjtë. Dokumenti, i shkruar me makinë shkrimi, përmbante një mesazh alarmant që i bënte thirrje stafit të mos hapte katedralen më 11 dhe 12 tetor, duke paralajmëruar se “vizitorë të huaj” kishin fshehur thika brenda ndërtesës me qëllim për të “kryer një masakër”.

Pas zbulimit, punonjësit e sigurisë vepruan menjëherë. Ata vendosën të mos evakuojnë ambientet, por nisën kontrolle të imtësishme në çdo cep të ndërtesës, në kërkim të armëve të mundshme të fshehura. Ndërkohë, policia franceze u informua dhe nisi një hetim zyrtar për të zbuluar autorin e letrës dhe për të përcaktuar nëse kërcënimi ka bazë reale.

Deri më tani, nuk është raportuar gjetja e ndonjë arme apo elementi të dyshimtë, por autoritetet nuk e kanë ulur nivelin e vigjilencës. Masat e sigurisë janë forcuar ndjeshëm, jo vetëm në Notre-Dame, por edhe në pika të tjera të ndjeshme të kryeqytetit francez për fundjavën.

Ngjarja ndodh në një moment delikat për Francën, e cila vazhdon të përballet me tensione të larta sigurie dhe kujtime të freskëta nga sulmet terroriste të viteve të fundit.

The post Kërcënim misterioz në zemër të Parisit/ Letër anonime paralajmëron sulm me thikë në Katedralen Notre-Dame appeared first on iconstyle.al.

Kërcënohet roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit, një person shoqërohet në polici

By: Re Nato
10 October 2025 at 11:51

Një incident ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë këtë të premte.

ABC News mëson një person, i identifikuar si Gentian Mali kërcënoi rojen e sigurisë, tek hyrja e publikut.

Mali është arrestuar dhe shoqëruar për në polici.

Ky incident vjen disa ditë pas ngjarjes së rëndë, ku gjyqtari Astrit Kalaja, u vra në sallën e gjyqit nga Elvis Shkëmbi, pas vendimit për një çështje pronash.

Elvis Shkambi ndodhet në qeli, pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”./abcnews.al

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

By: armand
10 October 2025 at 09:22

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin pak ditë më parë, kur Elvis Shkambi vrau me tre plumba gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Pak ditë më vonë, xhaxhai i autorit, Gjovalin Shkambi, bëri deklarata të forta dhe kërcënuese ndaj gjyqtarëve që do të vendosin për nipin e tij, duke thënë se “ai gjyqtar që […]

The post “Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar appeared first on BoldNews.al.

U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales dhe institucioneve të Korçës, e pëson 27-vjeçari

By: Ela
2 October 2025 at 12:57

Një 27-vjeçar po hetohet pasi dyshohet se u ka shkruajtur dhe vendosur te pragu i derës letra me përmbajtje fyese dhe kërcënuese ndaj drejtuesve të Katedrales dhe institucioneve vendore në Korçë. Shqetësimet erdhën nga vetë drejtuesit e institucioneve që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme. Pas verifikimeve u zbulua se i dyshuar është pikërisht 27-vjeçari nga fshati […]

The post U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales dhe institucioneve të Korçës, e pëson 27-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Grabiti një dyqan duke kërcënuar me thikë shitësen, arrestohet i riu në Tiranë

By: Ela
30 September 2025 at 15:18

Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve. I riu Shkëlzen Gjyryqi, sipas policisë së Tiranës, rezulton me precedentë në fushën e vjedhjeve. Më datë 03.09.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke kanosur shitësen me thikë. Më datë 28.08.2025, ka vjedhur një shumë […]

The post Grabiti një dyqan duke kërcënuar me thikë shitësen, arrestohet i riu në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i të riut nga Pogradeci: Më kërcënoi të paguaja 800 euro kur po udhëtoja nga Greqia për në Shqipëri

By: V K
28 September 2025 at 15:57

Një 32-vjeçar, është shpallur në kërkim, ndërsa miku i tij u mor nën akuzë, pasi akuzohen se kanë kërcënuar për të paguar 800 euro një të ri, për shkaqe dhe rrethana ende të panjohura.

Policia e Korçës, njoftoi sot se ka nisur hetimet për rastin, pas denoncimit të depozituar nga një 18-vjeçar.

Adoleshenti nga Pogradeci, ka dëshmuar se ngjarja ka ndodhur teksa udhëtonte nga Selaniku për në Shqipëri, kur 32-vjeçari A.Sh., e ka telefonuar dhe e ka kërcënuar që të paguante M.B., 27-vjeç, me të cilin po udhëtonte me furgon.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 27-vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçar. Dyshohet se 32-vjeçari ka kanosur nëpërmjet telefonit të riun, për t’i paguar një shumë prej 800 eurosh shtetasit M. B., me të cilin po udhëtonte me furgon nga Selaniku në Pogradec”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Teksa vijojnë kërkimet për arrestimin e 32-vjeçarit, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit për hetime të mëtejshme.

The post Denoncimi i të riut nga Pogradeci: Më kërcënoi të paguaja 800 euro kur po udhëtoja nga Greqia për në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

By: Ela
27 September 2025 at 11:16

38-vjeçari Fabio Ballabani (Zyberaj), i cili akuzohet se dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e një gjyqtareje që shqyrtonte procesin kundër një grupi kriminal, është ekstraduar nga Gjermania. Ndaj tij, GjKKO në vitin 2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë […]

The post Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kërcënoi drejtorin e spitalit të Durrësit që t’i merrte mbesën në punë, nis hetimi për vëllanë e “të fortit të Sukthit”

By: D Marku
20 September 2025 at 21:46

Një 41-vjeçar ka kërcënuar drejtorin e spitalit të Durrësit, Renis Mullaj.

Sipas policisë, dyshohet se Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, i njohur si “i forti i Sukthit”, kanosi drejtorin me qëllim që ky i fundit të punësonte mbesën e tij.
Ndaj Muçës, rëndon vepra penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ndërkohë që vijon hetimi për ngjarjen.

The post Kërcënoi drejtorin e spitalit të Durrësit që t’i merrte mbesën në punë, nis hetimi për vëllanë e “të fortit të Sukthit” appeared first on Albeu.com.

Policia jashtë kontrollit/ Efektivi i Operacionales kërcënon kolegun me armë

By: Ela
17 September 2025 at 11:12

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Beratit, ku si pasojë e një debati të fortë mes dy agjentëve të Operacionales, njëri prej tyre mësohet të ketë nxjerë armën dhe ka kanosur kolegun. “…Të mbush barkun me plumba…”, – këto kanë qenë fjalët që Muhamet Lana, i është drejtuar kolegut […]

The post Policia jashtë kontrollit/ Efektivi i Operacionales kërcënon kolegun me armë appeared first on BoldNews.al.

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

12 September 2025 at 09:47

Policia e Krujës ka parandaluar një ngjarje kriminale në një familje, ku një kryefamiljar së bashku me të birin e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur. Gjithashtu, në banesë ai posedonte edhe armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Derede”, teksa babë […]

The post 44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë appeared first on BoldNews.al.

Osmani: Çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi

10 September 2025 at 22:07

PRISHTINË, 10 shtator/ATSH/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj të gjithë atyre që përndjekin fëmijët e saj, duke thënë se edhe gjatë ditës së sotme ka pasur tentativa për incizime të paautorizuara të tyre.

Në një reagim në Facebook, presidentja Osmani  ka theksuar se incizimet e paautorizuara, shpesh deri në nivel të përndjekjes, për fëmijët krijojnë jo vetëm rrezik fizik, por edhe psikologjik, me pasoja afatgjata.

“E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, e përkundër moshës së tyre të mitur, dhe faktit se, ashtu siç e parasheh ligji dhe siç ka qenë rasti edhe me familjet e tjera të presidentëve, policia është prezentë”.

Reagimi i plotë:

REAGIM NDAJ PËRNDJEKJES SË VAZHDUESHME, TË KUNDËRLIGJSHME E TË RREZIKSHME QË MEDIA TË CAKTUARA I BËJNË VAJZAVE TË MIA TË MITURA

Për pesë vite me radhë, vajzat e mia kanë shkuar në shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë. Jam falënderuese përjetësisht ndaj mësueses së tyre të shkollës fillore, e cila, sikurse edhe për çdo nxënës tjetër, është siguruar që vajzat tona të mësojnë maksimalisht e të marrin hapat e parë e të sigurt drejt zhvillimit të tyre profesional. Falënderuese edhe ndaj pjesës tjetër të stafit të shkollës dhe udhëheqjes së shkollës për bashkëpunimin e tyre me prindërit.

Përgjatë këtyre pesë viteve, sikurse edhe nxënësit e tjerë në këtë shkollë, edhe vajzat e mia janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të tualeteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë (me rreth 4 mijë nxënës në shkollë, rreth 40 nxënës në një klasë), konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër.

Por asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se Presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë. Asnjëherë nuk kanë shkruar për plot politikanë të tjerë, e në veçanti për gazetarët e shumtë që i dërgojnë fëmijët në shkolla private, brenda e jashtë vendit.

E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, e përkundër moshës së tyre të mitur, dhe faktit se, ashtu siç e parasheh ligji dhe siç ka qenë rasti edhe me familjet e tjera të presidentëve, policia është prezente. Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëve të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot.

Natyrisht që policia është prezente, sepse kjo u kërkohet me ligj dhe, sipas vlerësimit të vetë policisë, vajzat e mia hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë. Këto ligje nuk i kam hartuar unë dhe këtë vlerësim të rrezikshmërisë nuk e kam bërë unë. Kjo praktikë ekziston kudo në botë.

Por çka dihet qartë është se një pjesë e rëndësishme e këtij rreziku shkaktohet pikërisht nga disa prej këtyre të ashtuquajtur gazetarë. Në cilin vend demokratik ekspozimi dhe rrezikimi i jetës së fëmijëve bie brenda suazave të lirisë së shprehjes? Në asnjë.

Fëmijët e mitur, të kujtdo qofshin ata, nuk janë subjekt i interesit publik politik, por imazhet dhe incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale, duke i bërë publike rutina dhe lokacionet e tyre – përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë.

Prandaj, do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi nga këta të ashtuquajtur gazetarë, të cilët nuk e kanë qëllimin të informojnë publikun, por të rrezikojnë jetën e fëmijëve që nuk u kanë asnjë faj. Këto incizime të paautorizuara, shpesh deri në nivel të përndjekjes, për fëmijët krijojnë jo vetëm rrezik fizik, por edhe psikologjik, me pasoja afatgjata.

Ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë dhe për shkak të ndryshimit të lokacionit ku jetojmë, ndërkohë që shkolla “Ismail Qemali” tashmë është shumë larg nga vendbanimi ynë.

 

 

Për fund, si Presidente nuk kam asnjë kompetencë të vetme në çështje që lidhen me sistemin arsimor, përveç se të jap sugjerime – gjë që e kam bërë vazhdimisht. Ato bien ekskluzivisht në kompetencë të nivelit lokal (komunës) dhe atij qendror (qeverisë). Kjo nuk do të thotë që nuk janë bërë përpjekje e përmirësime, mirëpo sfidat janë ende tepër të mëdha e të vazhdueshme.

The post Osmani: Çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërcënuan me jetë efektivët e “Shqiponjave”, një prej të arrestuarve efektiv i FNSH-së

By: M C
10 September 2025 at 23:40

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët kishin ngritur një postobllok në hyrje të qytetit kur i kanë kërkuar dy personave të ndalonin. Këta të fundit i kanë kërcënuar duke u thënë: Do t’ju hapim barkun me plumba”.

Burime për media kanë bërë me dije se një prej personave që ka bërë kërcënimin, është efektiv police në radhët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe në këtë moment nuk ka qenë me shërbim.

Sakaq, ata janë ndjekur nga pas nga “Shqiponjat” dhe janë shoqëruar për në komisariatin e Shkodrës ku dhe po merren në pyetje për rastin në fjalë.

The post Kërcënuan me jetë efektivët e “Shqiponjave”, një prej të arrestuarve efektiv i FNSH-së appeared first on Albeu.com.

26-vjeçarja nuk pranoi një ‘treshe’, ish-ylli i Chelseat e kërcënon: Mund të të zhduk!

By: armand
3 September 2025 at 19:39

David Luiz, mbrojtësi i njohur brazilian që vijon të luajë ende në moshën 38-vjeçare me klubin Pafos në Qipro, ka kërkuar ndihmën e avokatëve pasi u akuzua se ka ngacmuar dhe kërcënuar një punonjëse sociale 26-vjeçare, duke i thënë se “mund ta zhdukte” pasi ajo refuzoi të pranonte një treshe seksuale me të. Ish-lojtari i […]

The post 26-vjeçarja nuk pranoi një ‘treshe’, ish-ylli i Chelseat e kërcënon: Mund të të zhduk! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌