Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lajm i trishtë! Vetëvritet aktori i njohur i “The Wire”, James Ransone

By: Ela
22 December 2025 at 10:24

Aktori amerikan James Ransone, i njohur për rolin e tij ikonë si Ziggy Sobotka në serialin e HBO-s The Wire, ka vdekur në moshën 46-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut të Los Angelesit, e cila regjistroi vdekjen e tij si vetëvrasje, duke ndodhur të premten e 19 dhjetorit në Los Angeles. Ransone u […]

The post Lajm i trishtë! Vetëvritet aktori i njohur i “The Wire”, James Ransone appeared first on BoldNews.al.

Sotiraq Bratko, artisti i madh i roleve të vogla

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Sot ka ditëlindjen një prej figurave të dashura korçare, Sotiraq Bratko, “Mjeshtër i Madh”, aktori që me talentin, thjeshtësinë dhe humorin e tij u bë pjesë e shpirtit artistik të qytetit.

Sotiraq Bratko lindi më 8 dhjetor 1951 në Korçë dhe u rrit me dashurinë për artin.

Pas studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, iu bashkua Teatrit “Andon Zako Çajupi”, ku shkëlqeu në dhjetëra role, duke sjellë në skenë humor, emocion dhe sinqeritet artistik.

Në kinematografi interpretoi shumē personazhe, por famën e gjeti me rolin e Tirkës në “Zonja nga qyteti”, një figurë e  paharrueshme për publikun shqiptar.

Me mbi 70 role në teatër dhe 18 role në film, Sotiraq Bratko dëshmoi një karrierë të pasur, të larmishme dhe plot përkushtim.

Ndër rolet në kinematografi mund të përmendim: Në vitin 1973: “Brazdat” – në rolin e Skënderit; 1976: “Përballimi” – në rolin e punëtorit të fabrikës; 1977: “Flamur në dallgë” – në rolin e mekanikut Vaso; 1978: “Nusja dhe shtetrrethimi” – në rolin e Petrit; 1978: “Pranverë në Gjirokastër” – në rolin e e operatorit televiziv; 1979: “Liri a vdekje” – në rolin e Latif ages; 1980: “Gëzhoja e vjetër” – në rolin e Kujtimit; 1980: “Një shoqe nga fshati” – në rolin e Tirkës; 1981: “Në prag të lirisë” – në rolin e Fihtit; 1982: “Shokët” – në rolin e Janit; 1983: “Fraktura” – në rolin e babait të Gazit; 1984: “I paharruari” – në rolin e Sotirit; 1985: “Të shoh në sy” – në rolin e Nestit; 1986: “Rrethimi i vogël” – në rolin e Maksit; 1986: “Dasëm e çuditshme” – në rolin e Servetit; 1987: “Botë e padukshme”; 1989: “Njerëz në rrymë”; 1976: “Zonja nga qyteti” – Tirka; 1977: “Zemra që nuk plaken në rolin e Petritit; “Një shoqe nga fshati” – Tirka.

Ai ka luajtur në dhjetëra role në dramë e komedi, kryesisht me Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës.

Për disa vite, jeta e çoi jashtë Shqipërisë, në Greqi, por arti ishte brenda tij. Me rikthimin në Korçë, ai u rikthye edhe në skenë, duke dëshmuar se pasioni nuk shuhet kurrë.

Për kontributin në art, ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, vlerësim për një jetë të tërë në shërbim të skenës dhe ekranit.

Sotiraq Bratko është një prej atyre njerëzve që i dhanë Korçës dinjitet artistik. Ai mbetet në kujtesën e qytetit si një aktor i dashur dhe i talentuar që i fali publikut të Korçës dhe gjithë Shqipërisë qeshje, emocione dhe art të vërtetë.

Në këtë ditë të lindjes së aktorit të dashur për publikun korçar dhe jo vetëm, prefekti i Korçës Nertil Jole e uron me një postim në rrjetet sociale: “Urime për ditëlindjen aktori i dashur i qytetit tonë! Jetë të gjatë, shëndet e sa më shumë role të bukura!”.

The post Sotiraq Bratko, artisti i madh i roleve të vogla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjeku që furnizoi me ketaminë aktorin Matthew Perry dënohet me 30 muaj burg

By: armand
3 December 2025 at 22:48

Një mjek nga Kalifornia, i cili i siguronte ketaminë aktorit të njohur të serialit “Friends”, Matthew Perry, u dënua të mërkurën me 30 muaj burg. Dr. Salvador Plasencia ishte një nga pesë personat e hetuar në kuadër të një hetimi federal mbi mënyrën se si Perry siguroi anestetikun përmes një rrjeti të paligjshëm të shpërndarjes […]

The post Mjeku që furnizoi me ketaminë aktorin Matthew Perry dënohet me 30 muaj burg appeared first on BoldNews.al.

Si fitoi miliona personazhi negativ i filmit “Home Alone”?

By: gaze tare
3 December 2025 at 17:44

“Home Alone” mbetet një nga filmat më të njohur të Krishtlindjeve, por një nga yjet kryesorë të tij, Daniel Stern, arriti ta shndërronte rolin e tij në një nga “kontratat” më fitimprurëse të karrierës së tij. Aktori, i cili luajti rolin e Marv Merchant nga “Bandits”, zbuloi se për “Home Alone 2: Lost in New York” ai mori një klauzolë të veçantë që i fitonte miliona.

Në filmin e parë në vitin 1990, Stern ishte tërhequr nga prodhimi kur xhirimet u zgjatën nga gjashtë në tetë javë pa një rritje page prej më shumë se 300,000 dollarësh. Por krijuesit e thirrën përsëri kur nuk ishin të kënaqur me zëvendësuesin e tij. Ai më vonë e përshkroi vendimin për t’u larguar si “një nga lëvizjet më budallaqe” të karrierës së tij.

Duke parë filmin e parë “Home Alone” që fitoi 500 milionë dollarë në të gjithë botën, Stern e dinte vlerën e tij.
Për vazhdimin e vitit 1992, producentët i ofruan 600,000 dollarë, ndërsa bashkë-ylli i tij, Joe Pesci, mori deri në 3 milionë dollarë.

Stern e la menaxherin e tij të atëhershëm, kërkoi 1.5 milion dollarë dhe paraqiti një kërkesë thelbësore: një pjesë të fitimeve të filmit. “E dija që nuk mund ta bënin filmin pa mua, por kisha frikë se do të isha shumë i tepërt“, tha ai. “E doja rolin dhe nuk doja të humbisja një mundësi tjetër.”

Marrëveshja më në fund u bë: ai mori 1.5 milion dollarë dhe 1% të fitimeve, në vend të 2% që kishte kërkuar fillimisht. ” Home Alone 2″ fitoi 359 milion dollarë në të gjithë botën, që do të thotë se pjesa e Stern i fitoi atij 3.59 milion dollarë shtesë.

The post Si fitoi miliona personazhi negativ i filmit “Home Alone”? appeared first on iconstyle.al.

MUZIKË – Përse fama i bën këngëtarët më jetëshkurtër?

3 December 2025 at 15:55

BERLIN, 3 dhjetor /ATSH/ – Fama e disa këngëtarëve mund të jetë një faktor kritik në shkurtimin e jetës së tyre, përtej rreziqeve të natyrshme të profesionit të tyre, sipas një studimi  nga Universiteti Witten Herdecke, shkruan salute.eu.

Studimi zbulon se yjet e muzikës duket se vdesin mesatarisht rreth katër vjet më herët se bashkëmoshatarët e tyre që nuk kanë arritur statusin e të famshmit, dhe efektet e famës janë të krahasueshme me rreziqet e tjera shëndetësore, sugjerojnë studiuesit.

Sipas studiuesve Johanna Hepp, Christoph Heine, Melanie Schliebener dhe Michael Dufner këngëtarët e famshëm në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën e Veriut kanë një rrezik vdekshmërie prej 33 përqind më të lartë se kolegët e tyre më pak të njohur, me një mbijetesë mesatare prej rreth 75 vjetësh kundrejt gati 80 të personave normalë.

Analiza përfshinte 648 këngëtarë aktivë midis viteve 1950 dhe 1990 dhe sugjeron që fama mbart një rrezik shtesë përtej faktorëve profesionalë që lidhen me punën muzikore.

Dallimet e vdekshmërisë midis këngëtarëve të famshëm dhe ata më pak të njohur

Në studim, studiuesit përzgjodhën 324 këngëtarë të famshëm nga lista “2000 Artistët më të Mirë të të Gjitha Kohërave” dhe i përputhën ata sipas vitit të lindjes, gjinisë, kombësisë, etnisë, zhanrit muzikor dhe rolit skenik me 324 artistë më pak të njohur.

Kjo i lejoi ata të kontrollonin variablat profesionale dhe demografike që mund të kishin shpjeguar ndryshimin në vdekshmëri të vërejtur në studimet e mëparshme, duke ia atribuar atë ekskluzivisht suksesit në media.

Kurbat e mbijetesës tregojnë se divergjenca midis dy grupeve fillon të shfaqet rreth njëzet vjet pas fillimit të karrierës së tyre, me vdekjet e para që ndodhin më herët midis artistëve të famshëm.

Analiza e regresionit Cox konfirmon lidhjen, duke treguar se këngëtarët e famshëm kanë një probabilitet 33 përqind më të lartë për të vdekur sesa homologët e tyre më pak të njohur.

Të qenit solist shoqërohet gjithashtu me një rrezik më të lartë sesa të qenit në një grup, me një rrezik të reduktuar prej 26 përqind midis atyre që performojnë në një grup.

Presioni publik dhe humbja e privatësisë midis faktorëve të rrezikut

Rreziku duket se lidhet me periudhën pas famës dhe jo para saj, sipas analizës eksploruese që e trajton famën si një ekspozim që ndryshon në kohë.

Studiuesit hipotetizojnë se faktorë të tillë si presioni publik, humbja e privatësisë, izolimi dhe ekspozimi më i madh ndaj stileve të jetesës së dëmshme mund të kontribuojnë në rritjen e cenueshmërisë së këngëtarëve të njohur.

Autorët theksojnë se ky zbulim është i krahasueshëm me rreziqet e njohura shëndetësore, siç është pirja e duhanit.

Sipas autorëve, do të nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar mekanizmat shkakësorë dhe për të verifikuar nëse fenomeni ndikon edhe në grupe të tjera, siç janë aktorët dhe atletët, dhe në kontekste kulturore jashtë Evropës dhe Amerikës së Veriut.   /os/

 

The post MUZIKË – Përse fama i bën këngëtarët më jetëshkurtër? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga fama në tragjedi: Aktori goditet me 8 plumba dhe humb një këmbë

By: Elva
27 November 2025 at 21:09

Mishel Prela, aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri, tregon kalvarin e jetës, nga fama në Europë, burgu, atentati me 8 plumba e deri te jetesa në azilet e Tiranës. Misheli i gjymtuar nga atentati, ku njërën këmbë ia kanë amputuar, thotë se aktualisht po qëndron në […]

The post Nga fama në tragjedi: Aktori goditet me 8 plumba dhe humb një këmbë appeared first on BoldNews.al.

KINEMA – Vdes aktori i njohur iranian, Homayoun Ershadi

11 November 2025 at 15:31

TEHERAN, 11 nëntor /ATSH/ – Aktori dhe arkitekti iranian Homayoun Ershadi, i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në filmin ”The Kite Runner” të regjisorit Marc Forster, ka vdekur në moshën 78-vjeçare, sipas ”The Deadline”.

Lajmi u konfirmua edhe nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, e cila raportoi se Ershadi vdiq sot, pas një beteje me kancerin.

Ershadi u bë i famshëm në vitin 1997 me rolin e tij në filmin fitues të Palmës së Artë në Kanë, ”Taste of Cherry” të regjisorit legjendar, Abbas Kiarostami.

Ai e kishte marrë rolin pas një takimi të rastësishëm me Kiarostamin, teksa ndodhej në makinë në një semafor në Teheran.

Regjisori i trokiti në dritare dhe i tha ”dua të bëj një film. Do të doje të ishe pjesë e tij?”,  një moment që do t’i ndryshonte jetën.

Publiku ndërkombëtar e njohu më shumë për rolin e babait, figurës atërore në filmin ”The Kite Runner” (2007), një histori prekëse për miqësinë e dy djemve në Kabulin e viteve 1970, të ndarë më pas nga ngjarjet historike.

Ndër projektet e tjera të tij ndërkombëtare përfshihen ”Agora” (2009) e Alejandro Amenábar, ”Zero Dark Thirty” (2012) e Kathryn Bigelow, dhe ”Utopia” (2015) e Hassan Nazer, që trajtonte historinë e një gruaje që udhëton në BM për trajtim fertiliteti.

Në Iran, Ershadi u shfaq edhe në filma si “Lelah”, “Mahoor” dhe “The Hill of Kites”, i cili do të publikohet pas vdekjes së tij.

Homayoun Ershadi do të kujtohet si një nga figurat më të ndritura të kinemasë iraniane, i cili ndërthurte thellësinë artistike me thjeshtësinë njerëzore, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në skenën filmike botërore./  /Ad.Ab./

The post KINEMA – Vdes aktori i njohur iranian, Homayoun Ershadi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TOKIO – Vdes ylli i epokës së artë të kinemasë japoneze, Tatsuya Nakadai

11 November 2025 at 15:11

TOKIO, 11 nëntor /ATSH/ – Ylli i epokës së artë të kinemasë japoneze, bashkëpunëtor i Akira Kurosawa-s dhe protagonist i trilogjisë ”The Human Condition” të Masaki Kobayashi-t, vdiq nga pneumonia, sipas ”The Guardian”.

Tatsuya Nakadai, aktori i njohur japonez i teatrit dhe filmit, i cili simbolizoi një epokë të artë të kinemasë së vendit të tij, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.

Me një karrierë që zgjati shtatë dekada dhe mbi 100 role në ekran, Nakadai u bë i njohur në mbarë botën për interpretimin e tij në ”Ran” (1985), epopeja historike e Akira Kurosawa-s, frymëzuar nga ”Mbreti Lir” i Shekspirit.

Në film ai luajti rolin e lordit luftëtar Hidetora Ichimonji, një rol që i solli Kurosawa-s nominimin e vetëm për Oscar si regjisor.

Megjithëse e konsideronte teatrin si formën më të pastër të artit, Nakadai u bë i njohur për rolet e tij në filmat ”chanbara” dramat me samurajë dhe duele me shpata.

Një nga interpretimet e tij më të njohura ishte në ”Harakiri” (1962), nën regjinë e Masaki Kobayashi-t, me të cilin bashkëpunoi gjithashtu në ”Samurai Rebellion” dhe ”Kwaidan”.

Në vitin 1980, ai luajti në ”Kagemusha”, një tjetër film i Kurosawa-s që fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Kanës.

Por, kulmi i bashkëpunimit të tij me Kobayashi-n ishte trilogjia ”The Human Condition” (1959–1961), ku Nakadai interpretoi një pacifist-socialist që përpiqet të pajtojë idealet e tij me realitetin e Japonisë militariste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai spikati gjithashtu në bashkëpunimet me aktorin legjendar Toshiro Mifune, përfshirë filmin ”High and Low” (1963), ku luajti inspektorin Tokura, dhe ”Yojimbo” (1961).

Nakadai u lind në Chiba në vitin 1932, në një familje punëtore. Ai vendosi të bëhej aktor pasi arsimi universitar ishte tepër i shtrenjtë dhe u regjistrua në shkollë aktrimi në fillim të viteve ’50.

Fati e takoi me Kobayashi-n rastësisht, teksa punonte si shitës në një dyqan në Tokio, gjë që i hapi rrugën rolit të tij të parë filmik në ”The Thick-Walled Room” (1953).

Në vitin 1975, së bashku me bashkëshorten dhe aktoren Yasuko Miyazaki, ai themeloi shkollën e aktrimit “Mumeijuku” në Tokio, për të ndihmuar gjeneratat e reja të aktorëve.

Në vitin 2015, ai u nderua nga perandori me “Urdhrin e Kulturës”, nderimi më i lartë i Japonisë për kontributet në art dhe shkencë.

Sipas gazetës ”Yomiuri Shimbun”, Nakadai kishte dalë në skenë edhe këtë vit, dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të tij deri në fund./   /Ad.Ab./

The post TOKIO – Vdes ylli i epokës së artë të kinemasë japoneze, Tatsuya Nakadai appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E trishtë! Ndërron jetë aktori i njohur i “Nikita” dhe “Puthja e dragoit”/ FOTO

By: Ela
2 November 2025 at 18:36

Aktori i mirënjohur francez me origjinë turke, Tcheky Karyo, i cili u shfaq në rreth 80 filma, përfshirë “The Bear” (Ariu) të Jean-Jacques Hanau, “Nikita” të Luc Besson dhe “Puthja e dragoit” me aktorin aziatik Jet Lee, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. “Gruaja e tij Valerie Kerouzore dhe fëmijët njoftojnë me trishtim të thellë […]

The post E trishtë! Ndërron jetë aktori i njohur i “Nikita” dhe “Puthja e dragoit”/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

26 October 2025 at 13:40

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj i është përgjigjur Edi Ramës, i cili e sulmoi sot në podkastin e tij, duke thënë se “ka marrë rol, pasi aktorët këtë punë kanë”. Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shkruan se aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, i cili u […]

The post Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë appeared first on BoldNews.al.

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

26 October 2025 at 10:23

Duket se kandidatura e pavarur e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës ka vënë në vështirë Edi Ramën, i cili edhe pse shpesh herë deklaron se nuk merret me opozitën, sot e ka sulmuar publikisht në podkastin e tij. Madje edhe pse është vetë artist, Rama e ka sulmuar Florjan Binajn për faktin se është […]

The post Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë appeared first on BoldNews.al.

Aktori i filmit “Anatomy” përfundon në karrocë me rrota: Dua të jetoj i rrethuar nga pozitiviteti

By: gaze tare
1 October 2025 at 17:48

Aktori i njohur amerikan Eric Dane, i cili fitoi famë ndërkombëtare me rolin e Mark Sloan në serialin mjekësor “Grey’s Anatomy”, është parë së fundmi në një karrige me rrota pas diagnostikimit me sklerozë laterale amiotrofike (ALS).

Pamjet e tij u regjistruan në aeroportin e Uashingtonit, ku një fotoreporter e inkurajoi të mos humbiste shpresën, duke i uruar të gjitha të mirat. Dane iu përgjigj thjesht: “Faleminderit, vëlla.”

Burime pranë aktorit kanë bërë të ditur për DailyMail se Dane është i vetëdijshëm për sfidën e madhe që po kalon, ndaj ka vendosur të jetojë çdo moment intensivisht.

“Ai nuk dëshiron mëshirë apo keqardhje. Thjesht kërkon që njerëzit pranë tij të jenë të pranishëm, të sjellin pozitivitet dhe të ndajë me ta sa më shumë momente të lumtura. Kjo është ajo që e mban të fortë tani,” u shpreh burimi.

Edhe bashkëshortja e tij, aktorja Rebecca Gayheart, foli së fundmi për ndikimin që ka pasur sëmundja te dy vajzat e tyre: Billie, 15 vjeç, dhe Georgia, 13 vjeç.

“Është një periudhë tepër e vështirë. Vajzat po e përjetojnë rëndë dhe ne po përpiqemi të qëndrojmë të fortë si familje,” tha Gayheart për revistën People.

Çfarë është ALS?

ALS është një sëmundje neurologjike progresive që dëmton neuronet motorike – qelizat përgjegjëse për komandimin e lëvizjeve nga truri te muskujt. Me kalimin e kohës, pacientët humbasin aftësinë për të folur, për të gëlltitur dhe për të marrë frymë pa ndihmë.

The post Aktori i filmit “Anatomy” përfundon në karrocë me rrota: Dua të jetoj i rrethuar nga pozitiviteti appeared first on iconstyle.al.

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

30 September 2025 at 19:53

Obeziteti në popullatën shqiptare ka tendencë rritëse. E ndërsa në Europë 22,6% e popullatës janë obezë, në Shqipëri shifrat janë më të larta. Të dhënat zyrtare tregojnë se tek gratë obeziteti është në shifrat e 24,4%, ndërsa tek burrat është më e lartë. Akoma më të larta janë shifrat kur bëhet fjalë për mbipeshën, pasi […]

The post Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike appeared first on BoldNews.al.

Arben Bajraktaraj, nga Bjeshkë në Hollywood: Oda e miqve, ngjizën dëshirën për teatrin dhe aktrimin

By: xhir jeta
30 September 2025 at 11:26

Arben Bajraktaraj, aktori francez me origjinë shqiptare, vjen në një rrëfim në “Pas Mesnatë” me Leontina Nikën në ABC News.

Ai thotë rruga drejt filmit ka kaluar përmes aktrimit, teatrit.

“E kam nisur më së pari në Slloveni. Nuk jetoj dot pa teatër, ka atë magjinë e fshehtë që del pa u zbuluar. Të gjitha përzgjedhjet kanë qenë përzgjedhje shpirti, vinin në kontrapunt me muzikën. Nuk donim të ketë një shoqërim njëri me tjetrin, por të kemi duel njëri me tjetrin. Në një formë sic është teatri i mirëfilltë, duhet të ketë tension, tendosje, dyluftim. Në një lloj ndjekje të fillit dramaturgjik” shprehet ai.

Arben Bajraktaraj ka luajtur në shumë filma francez, por gjithashtu ka bërë paraqitje në filmat ndërkombëtarë, si për shembull Sex Traffic ose Eden Log. Ai gjithashtu interpretoi rolin e babait hebre të Sarah Starzinsky në filmin Ajo quhej Sarah përshtatur nga romani i Tatiana de Rosnay. Ai është i njohur gjithashtu për luajtjen e rolit te Hamortit Antonin Dolohov në Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit, Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë dhe Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë./abcnews.al

Lajm i trishtë! Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

By: Ela
22 September 2025 at 13:31

Aktori i shquar Enver Petrovci ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion, duke shfaqur një talent të rrallë për interpretim dhe një prezencë të fuqishme artistike. Gjatë karrierës së tij, ai u shqua si në dramën klasike, ashtu edhe në rolet […]

The post Lajm i trishtë! Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci appeared first on BoldNews.al.

Shuhet Robert Redford, ikona e kinemasë amerikane vdes në moshën 89-vjeçare

By: armand
16 September 2025 at 16:29

Robert Redford, një nga figurat më ikonike të historisë së kinemasë amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore. Aktori, regjisor dhe producenti i njohur u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Utah, siç konfirmoi publicisti i tij. Redford u bë i […]

The post Shuhet Robert Redford, ikona e kinemasë amerikane vdes në moshën 89-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

E papritur! Arrestohet ylli i “Breaking Bad”

By: gaze tare
10 September 2025 at 09:26

Aktori amerikan Raymond Cruz, i njohur për rolin e tij si Tuco Salamanca në serialet e famshme “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”, është arrestuar në Los Angeles për një incident të pazakontë që përfundoi me akuzë për sulm të lehtë fizik.

Ngjarja ndodhi në lagjen Silverlake të LA-së, pranë banesës së aktorit 60-vjeçar. Sipas raportimeve, Cruz po lante makinën e tij në orët e para të mëngjesit të së hënës kur ndodhi incidenti. Një grua dhe vajza e saj, të cilat thuhet se ishin parkuar pas makinës së Cruz-it, u përfshinë në një debat verbal me aktorin, pasi ai u kërkoi të lëviznin automjetin.

Sipas burimeve për “The Mirror”, pas këtij debati, aktori dyshohet se ka spërkatur qëllimisht nënën dhe vajzën me tubin e ujit që po përdorte për larjen e makinës. Palët e përfshira kanë kontaktuar menjëherë policinë, duke pretenduar se akti ishte i qëllimshëm dhe përbënte agresion.

Përfaqësuesi i aktorit ka mohuar akuzat, duke thënë se ngjarja është keqinterpretuar dhe se Cruz nuk kishte qëllim të dëmtonte askënd. Ai mbetet në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë pamjet dhe dëshmitë e incidentit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ndërsa fansat e aktorit janë ndarë mes mbështetjes dhe skepticizmit.

The post E papritur! Arrestohet ylli i “Breaking Bad” appeared first on iconstyle.al.

Dyshime për një reaktor të ri bërthamor në Izrael, imazhet satelitore ngrenë pikëpyetje

6 September 2025 at 20:32

Një grup ekspertësh ka ngritur shqetësime pas publikimit të disa imazheve satelitore të marra nga Planet Labs, që tregojnë punime ndërtimi pranë Qendrës së Kërkimeve Bërthamore Shimon Peres në Negev, afër qytetit izraelit Dimona. Sipas Associated Press, bëhet fjalë për gjurmë që mund të lidhen me një reaktor të ri ose një strukturë për montimin e armëve […]

The post Dyshime për një reaktor të ri bërthamor në Izrael, imazhet satelitore ngrenë pikëpyetje appeared first on BoldNews.al.

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

By: armand
1 September 2025 at 22:32

Aktori i njohur amerikan, Denzel Washington, ka habitur fansat me një deklaratë të sinqertë gjatë një bisede me reperin A$AP Rocky dhe regjisorin Spike Lee. Dy herë fituesi i çmimit “Oscar” ka pranuar se, pavarësisht dhjetëra roleve të tij në kinematografi, ai vetë nuk i sheh filmat, as të tijtë, as të të tjerëve. “Nuk […]

The post Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre appeared first on BoldNews.al.

SOFT NEWS – Woody Allen vlerëson aftësitë aktoriale të presidentit Trump

1 September 2025 at 21:46

NJU JORK, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Regjisori i njohur veteran, Woody Allen, tashmë 89-vjeçar, vlerësoi papritur aftësitë aktoriale të presidentit të SHBA-së Donald Trump, në një podcast që u transmetua sot.

Duke folur në podcastin e Bill Maher “Club Random”, Allen kujtoi punën me Trump në filmin e vitit 1998 “Celebrity”, në të cilin Trump shfaqet si vetvetja për 11 sekonda.

Në skenë, manjati i pasurive të patundshme deklaron qëllimin e tij për të blerë Katedralen e Shën Patrikut në Manhattan, për ta shembur atë dhe për ta zëvendësuar atë me një “ndërtesë shumë, shumë të lartë dhe të bukur”.

“Ishte një kënaqësi të punoja me të dhe ai ishte një aktor shumë i mirë”, tha Allen sipas raporteve të medias amerikane.

“Ai ishte shumë i sjellshëm dhe bëri gjithçka siç duhet. Ai kishte një talent të vërtetë për biznesin e spektakleve”, theksoi Allen.

Politikisht, Allen e përshkroi veten si demokrat dhe tha se votoi për Kamala Harris.

Ai theksoi se nuk pajtohet me politikën e Trump deri në 99%.

Allen tha se ishte i befasuar që Trump hyri në politikë, pasi duket se presidentit amerikan i pëlqente të shkonte në ndeshjet e basketbollit të ”New York Knicks”, të luante golf ose të ishte gjyqtar në konkurset e bukurisë.

Ndërkohë, Bill Maher vuri në dukje se të qenit president është puna më e mirë e aktrimit, të cilën Allen nuk e refuzoi.

Regjisori amerikan, i cili ka kohë që është shumë kontrovers, tha se do të donte ta drejtonte Trump në rolin e tij si president, por pranoi se kjo nuk do të ndodhte./ a.jor.

The post SOFT NEWS – Woody Allen vlerëson aftësitë aktoriale të presidentit Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌