Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Trusti i Zvërnecit”, ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga denoncimi i parë i ambientalistëve për ndërhyrjen me makineri të rënda në zonën e mbrojtur Pishë–Poro–Nartë, institucionet vijojnë të ofrojnë transparencë të cunguar.

Në një përgjigje të mbërritur sot për Citizens.al, një pjesë e të cilës u nda edhe në fomën e një deklarate nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) bëhet zyrtarisht i ditur për herë të parë emri i kompanisë që po zhvillon punimet.

IKMT njofton se shoqëria “Zvërnec South Adriatic Developmenet” po kryen punime përgatitore rrethimi dhe ndërtimi të rrugëve me leje të Këshillit Kombëtar të Territorit, të miratuar me vendimin Nr. 5 të datës 29 prill 2026.

Institucionet janë kujdesur ta ndajnë këtë dokument me njëri-tjetrin, por jo me publikun. Megjithë ndjeshmërinë e lartë dhe shqetësimet e ambientalistëve për një “katastrofë mjedisore”, vendimi nr. 5 nuk gjendet në faqen e KKTU, por përmendet vetëm në rendin e ditës për mbledhjen e 29 prillit.  IKMT sqaron se leja e zhvillimit për projektin nuk është lëshuar ende, dhe se kjo është një leje “përgatitore” në funksion të ndërtimit.

Projekti quhet “Zvërnec Peninsula” dhe sipas përshkrimit do të përfshijë godina nga 1 deri në 8 kate për banim, hotel, shërbime edhe sipas emërtimit edhe një port.

A po i besohet Zvërneci një kompanie “guaskë”?

Sipas dokumentave zyrtare, pas kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development” qendrojnë dy emra të panjohur për publikun shqiptar: Nikita Maximovich Vinogradov, shtetas holandez, i lindur në vitin 1991, dhe Zoya Georgieva Gyurova, shtetase bullgare, e lindur në vitin 1988. Ata janë pronarë përfitues me nga 50% të kompanisë që po kryen punime në zonën e mbrojtur Pishë–Poro–Nartë.

Pronësia e kompanisë kalon përmes një zinxhiri shoqërish të regjistruara në Holandë, “Universal Properties Projects B.V”, “Blue Industries Investment Holding B.V” dhe “Dutch Trust Management B.V”, e cila shënohet në ekstrakt si subjekti që “ushtron kontrollin e fundit mbi trust”. Pra, kompania shqiptare që ka marrë lejen nga qeveria, kontrollohet përmes një strukture ndërlikuar me disa shtresa që e bëjnë të vështirë për t’u lexuar nga publiku.

Një nga zonat e fundit të mbrojtura e të pa prekura të bregdetit shqiptar po i besohet një kompanie me pronësi të fshehur pas disa hallkave me shtetas të huaj dhe një trust-i. Ndërsa punimet kanë filluar, asnjë nga dokumentet e projektit nuk është bërë i njohur për publikun.

Organizatat ndërkombëtare në alarm

EuroNatur dhe organizata të tjera mjedisore kanë reaguar ashpër ndaj situatës në Pishë–Poro–Nartë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të punimeve, transparencë të plotë mbi lejet dhe procedurat e ndjekura, si edhe një hetim për të verifikuar nëse Shqipëria po respekton angazhimet e saj ndaj standardeve europiane të mbrojtjes së mjedisit.

Sipas organizatës EuroNatur dhe partnerëve të saj, punimet po kryhen pa një proces transparent, pa përfshirjen e publikut dhe pa respektuar standardet e vlerësimit të ndikimit në mjedis, çka konsiderohet shkelje e ligjeve shqiptare dhe e detyrimeve të marra në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Drejtori ekzekutiv i EuroNatur, Gabriel Schwaderer, deklaroi se këto ndërtime jo vetëm që rrezikojnë një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Europës, por edhe dëmtojnë besueshmërinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Reagim të fortë ka pasur edhe nga organizata BirdLife Europe, e cila deklaroi se fadromat po shkatërrojnë në mënyrë të paligjshme një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë. Organizata thekson se pylli bregdetar i Pishë Poro–Nartës është habitat i flamingove, pelikanit kaçurrel dhe një pikë kyçe ndalese për miliona zogj shtegtarë që lëvizin mes Europës dhe Afrikës.

BirdLife Europe përmend gjithashtu se në këtë zonë është planifikuar një projekt i madh zhvillimi i lidhur me Jared Kushner, megjithëse mbetet ende e paqartë nëse punimet aktuale kanë lidhje direkte me të.

Fundjavën e kaluar, më 7 maj, aktivistë dhe organizata mjedisore, përfshirë edhe Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), protestuan me thirrjen “Hiqni duart nga Vjosë–Narta”. Një tjetër protestë pritet të mbahet në fundjavën e 16 majit.

Aktivistët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve në Pishë Poro–Nartë dhe transparencë të plotë mbi atë që po ndodh në terren. Ata kundërshtuan gjithashtu deklaratat e ministrit të Mjedisit, cili është shprehur se “në zonë nuk po ndodh asnjë degradim”, por vetëm rrethim i një prone private për arsye të survejimeve gjeologjike.

“Në vend që të merren masa të menjëhershme për verifikimin e situatës dhe ndalimin e punimeve, po vërehet një tendencë për t’i justifikuar këto ndërhyrje, ndërkohë që aktiviteti në zonë po intensifikohet”, deklaroi PPNEA.

Organizata kërkon gjithashtu që Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, IKMT dhe Policia e Shtetit të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të marrin menjëherë territorin në mbrojtje, duke ndaluar çdo aktivitet të paligjshëm brenda zonës së mbrojtur.

Lexo gjithashtu:

The post “Trusti i Zvërnecit”, ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur appeared first on Citizens.al.

Fadromat çajnë zonën e mbrojtur, Ministria i sheh si “punime brenda ligjit”

Fadroma dhe makineri të rënda të ngarkuara me zhavorr kanë shënjuar disa rrugë në Peizazhin e Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë. Në terren nuk ka asnjë tabelë informuese apo logo të kompanive ndërtuese, përveç një autoboti të kompanisë Kastrati që sipas punëtorëve furnizon makineritë e rënda.

Të pyetur nga Citizens.al, punonjësit e pranishëm nuk pranuan të tregojnë kush i ka kontraktuar, ndërsa u shprehën se janë duke kryer punime provizore, rrethim të zonës “për të mbrojtur njerëzit që të mos hyjnë”.

“Kjo është një pronë private”, u shpreh një nga punonjësit me jelek pune fosforeshent, por pa logo. Pyetjes nëse këto punime janë për ndërtimin e një resorti, një prej punonjësve iu përgjigj me nënqeshje se po, por tanimë nuk jemi në këtë fazë.

Punimet në Peizazhin e Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë/Citizens.al

Të pranishëm në këtë zonë ishin edhe aktivistë të organizatës mjedisore PPNEA si dhe përfaqësues dhe aktivistë të organizatës ndërkombëtare “BirdLife Europe and Central Asia”.

“Kamionët vazhdojnë operojnë me ritme të jashtëzakonshme dhe për ne ky është një shqetësim i madh, pasi kjo është pikërisht zona që është targetuar dhe reklamuar nga Jared Kushner këtu e dy vite të shkuara tashmë, si pjesë e një mega resorti që do të ndërtojë në të gjithë vijën bregdetare të Zvërnecit dhe të Pishë-Poros”, u shpreh për Citizens.al Aleksandër Trajçe nga PPNEA.

Sipas Trajçes, në një vend kandidat për në Bashkimin Evropian, veprime të tilla pa transparencë janë të paimagjinueshme.

“Sulmi i vazhdueshëm që i është bërë zonës duke filluar që me ndërtimin ilegal të aeroportit të Vlorës që filloi që në vitin 2021 dhe ja ku jemi sot në mes të ditës, ku praktikisht planet për resortet famëkeqe po fillojnë të konkretizohen në terren”, deklaroi Trajce.

Aktivistët shpalosën edhe një banderolë me mesazhin “Larg duart nga Narta”.

Banderola e shpalosur nga aktivistët mjedisorë/Citizens.al

Ariel Brunner, drejtues i organizatës ndërkombëtare “Birdlife Europe and Central Asia” tha për Citizens.al se po vëzhgojnë çfarë po ndodh në këtë zonë të mbrojtur të Deltës së Vjosës.

“Më duhet të them që jam i shokuar duke parë se çfarë po ndodh këtu. Po shohim një numër të madh buldozerësh që po hapin rrugë, me sa duket pa asnjë leje. Këtu nuk shohim asnjë tabelë që të tregojë kush janë këta njerëz dhe çfarë po bëjnë”, u shpreh Brunner.

Sipas tij, është kollaj të hamendësosh se bëhet fjalë për resortet luksoze turistike që janë planifikuar.

“Ajo që po shohim këtu është qartësisht e paligjshme sipas ligjit shqiptar dhe gjithashtu plotësisht e papajtueshme me legjislacionin e BE-së që Shqipëria pritet të zbatojë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Ariel Brunner.

Ndërsa i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të ndërhyjë dhe ti japë fund kësaj situate.

“Trashëgimia e popullit shqiptar dhe, në një kuptim më të gjerë, edhe e popujve europianë, që po shkatërrohet para syve tanë pa asnjë lloj ligjshmërie, qeverisjeje apo logjike”, deklaroi Brunner.

Përfaqësuesit e organizatave patën një takim edhe me ministrin e mjedisit, ku i kërkuan të veprojë mbi situatën, ndërsa kanë kërkuar edhe një takim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Sipas Aleksandër Trajces, kjo që po ndodh është vrull për të shkatërruar sa më shumë deri në mbylljen e negociatave për kapitullin e 27 (kapitulli i mjedisit për integrimin në BE).

“Mesazhi që investitorët kanë marrë me procesin e negociatave është që deri në fund të 2027, ju tashmë duhet të vazhdoni të ndërtoni, të operoni, të shkatërroni, pasi me mbylljen e kapitullit, këto gjëra nuk mund të ndodhin më”, deklaroi Trajçe.

Për Brunner, këto që po ndodhin nuk janë në përputhje me mbylljne e kapitullit 27.

“Shkatërrimi aktiv i këtyre zonave, në vend që të mbrohen, është një shkelje kaq flagrante saqë nuk e shoh si Komisioni Europian mund ta pranojë këtë”, deklaroi Areil Brunner për Citizens.al.

Ministri i Mjedisit: Pishë-Poro-Nartë kategori e pestë, lejohen aktivitetet turistike

Vija bregdetare e Pishë-Poro-Nartë/Citizens.al

Në një konferencë për shtyp, Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj i quajti ndërhyrjet në peizazhin e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë brenda parametrave ligjorë.

“Nuk është duke u zhvilluar asnjë degradim i zonës së mbrojtur Pishë-Poro-nartë. Zona është peizazh i mbrojtur kategoria V sipas legjislacionit të zonave të mbrojtura”, u shpreh ministri Japupaj.

Sipas ministrit Jaupaj ky lloj aktiviteti në bazë të ligjit për ndikimin në mjedis nuk ka nevojë për atë që quhet standarde, vendim të ndikimit në mjedis.

“Nga ana tjetër subjektet përkatëse kanë bërë të gjitha njoftimet pranë agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura ku bëhet monitorimi i përditshëm i aktivitetet të survejimit gjeologjik dhe ju siguroj që nga raportet e fundit që kanë ardhur nga agjencia e zonave të mbrojtura, mund ta them me gjuhë popullore që nuk është prerë asnjë pemë”, deklaroi Jaupaj.

Ministri e quajti konfuzion dashakeqës lidhjen e zonës së Pishë-Poro-Nartës me zonën e mbrojtur të lumit të Vjosës.

“Lumi Vjosa është Park Kombëtar kategoria II, ndërsa Pishë-Poro-Nartë është Peizazh i Mbrojtur kategoria V, ku kategoria V është në fakt edhe kategoria më e ulët e mbrojtjes së zonave të mbrojtura, ku normalisht një pjesë e mirë e investimeve sa i takon edhe investimeve infrastrukturore në turizëm janë të lejuara nga legjislacioni i zonave të mbrojtura”, u shpreh ministri Jaupaj duke justifikuar punimet në këtë zonë.

Sipas ministrit punimet aty janë me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

“Është bërë vetëm rrethimi i një prone private për të bërë survejime gjeologjike”, deklaroi ministri Jaupaj. Deri më tani nuk ka asnjë leje të zbardhur për këto punime nga KKTU-ja dhe AZHT-ja.

Çfarë përfaqëson zona Pishë-Poro-Nartë

Makineritë në brendësi të Pishë-Poro-Nartë/Citizens.al

Zona Pishë-Poro-Nartë ndodhet në veri të Vlorës dhe është pjesë e kompleksit ligatinor të Nartës, pranë deltës së Vjosës. Ajo ka statusin “Peizazh i Mbrojtur”, që lejon vetëm ndërhyrje të kufizuara dhe kërkon procedura të rrepta ligjore dhe konsultim publik.

Zona është një nga habitatet më të rëndësishme për shpendët në Shqipëri, me rreth 200–300 specie të regjistruara, përfshirë shpendë migratorë me rëndësi ndërkombëtare. Megjithatë, ajo ka qenë prej vitesh nën presion zhvillimi, përfshirë projektin e debatueshëm të Aeroportit të Vlorës dhe plane të tjera turistike në zonat përreth.

Së fundmi, janë ngritur shqetësime edhe për projekte të tjera të mëdha në bregdet dhe ligatina, ndërsa organizatat mjedisore kanë reaguar ndaj ndryshimeve ligjore që prekin zonat e mbrojtura dhe rolit të “investitorëve strategjikë”.

Lexo gjithashtu:

The post Fadromat çajnë zonën e mbrojtur, Ministria i sheh si “punime brenda ligjit” appeared first on Citizens.al.

Resorti luksoz i Kushner në Zvërnec nis punën mes kontestimeve dhe alarmit mjedisor

Të enjten me diell të 30 prillit, aktivisti mjedisor Taulant Bino ndodhej pranë plazhit piktoresk të Hidrovorit në kufi me lagunën e Nartës në veri të fshatit Zvërnec, kur pa një varg me kamionë të rëndë të ngarkuar me inerte dhe një grup punëtorësh që po rrethonin zonën e mbrojtur. Disa ekskavatorë po sheshonin tokën […]

The post Resorti luksoz i Kushner në Zvërnec nis punën mes kontestimeve dhe alarmit mjedisor appeared first on BoldNews.al.

Resorti luksoz i Zvërnecit nis punën mes kontestimeve dhe alarmit mjedisor

zvernec 1
Makineritë e rënda kanë nisur punimet në zemër të zonës së mbrojtur për ngritjen e kantierit. Foto kortezi: Taulant Bino.
Të enjten me diell të 30 prillit, aktivisti mjedisor Taulant Bino ndodhej pranë plazhit piktoresk të Hidrovorit në kufi me lagunën e Nartës në veri të fshatit Zvërnec, kur pa një varg me kamionë të rëndë të ngarkuar me inerte dhe një grup punëtorësh që po rrethonin zonën e mbrojtur. Disa ekskavatorë po sheshonin tokën […]The post Resorti luksoz i Zvërnecit nis punën mes kontestimeve dhe alarmit mjedisor appeared first on Reporter.al.

Kantier ndërtimi në Pishë-Poro-Nartë, organizatat denoncojnë punimet pa leje

Punime të dyshuara brenda zonës së mbrojtur Pishë Poro-Nartë kanë ngritur alarmin për një tjetër përplasje mes zhvillimit, ligjit dhe përpjekjeve për të ruajtur ato pak zona me rëndësi mjedisore në Shqipëri.

Pamje të publikuara të enjten nga Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) tregojnë për mjete të rënda dhe ndërhyrje në terren në një nga habitatet më të rëndësishme për shpendët në vendin tonë.

Deri më tani nuk ka pasur reagime nga institucionet dhe nuk ka një konfirmim publik për leje ndërtimi apo dokumentacion mjedisor për këto punime. Në terren, aktiviteti duket i organizuar dhe i vazhdueshëm, ndërsa dyshimet lidhen me projekte të mëdha turistike të përfolura prej kohësh në zonë.

“Po hapin një kantier në zonë të mbrojtur!”

Në një lidhje telefonike për Citizens.al, drejtuesi i AOS, Taulant Bino, tha se kishte qenë vetë në zonë në momentin kur u evidentua aktiviteti.

Sipas tij, dhjetëra kamionë hynin dhe dilnin përmes një rruge të sapo rehabilituar, ndërsa në terren ishin të pranishëm ekskavatorë dhe shumë punonjës.

“Komunikova me një nga punonjësit aty duke i thënë se isha për vëzhgim shpendësh dhe ata më thanë se kishin nisur hapjen e një kantieri,” u shpreh Bino.

Ai shtoi se punonjësit nuk mbanin shenja identifikuese, ndërsa mjetet kishin shënime në italisht, pa elementë që i lidhnin drejtpërdrejt me një kompani të caktuar.

Sipas AOS, ndërhyrjet mund të lidhen me projektet e përfolura zhvillimore në zonën e Zvërnecit, të cilat prej vitit 2024 kanë përmendur si investitor të interesuar dhëndrin e Presidentit Amerikan, Jared Kushner.

Në këtë kontekst është përmendur edhe Kastrati Group si një nga kompanitë që mund të ketë rol ose si nënkontraktor ose si partner zhvillues, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar.

Citizens.al kontaktoi përfaqësuesit për komunikimin me median të kësaj kompanie, të cilët deklaruan se nuk mund të jepnin një përgjigje konkrete pasi “momentalisht shumica e stafit janë ditë pushimi,” duke lënë si mundësi për një reagim për të hënën.

Mbi ngjarjen reagoi edhe Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), e cila i bëri thirrje autoriteteve ligjzbatuese të ndalojnë “këtë dhunim të pakthyeshëm të zonës së mbrojtur”.

“I kërkojmë qeverisë të ndalojë planet e papublikuara dhe të bëjë transparencë mbi atë që po ndodh në deltën e lumit Vjosa!” citohet në qëndrimin e organizatës.

Në përmbyllje, PPNEA theksoi se, edhe pse qeveria ndryshoi ligjin për Zonat e Mbrojtura për të lejuar ndërtimin e resorteve me 5 yje, edhe ky ligj po shkelet pasi rastet tregojnë se nuk po ndiqet asnjë procedurë.

Çfarë përfaqëson zona Pishë-Poro-Nartë

Zona e denoncuar ndodhet në veri të Vlorës dhe është pjesë e kompleksit ligatinor të Nartës që kufizohet më tej nga delta e Vjosës.

Ajo gëzon statusin “Peizazh i Mbrojtur”, që lejon vetëm aktivitete të kufizuara dhe kërkon procedura të rrepta për çdo ndërhyrje, përfshirë vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe konsultimin publik.

Pishë-Poro-Nartë konsiderohet një nga habitatet më të rëndësishme për shpendët në Shqipëri, ku janë regjistruar rreth 200-300 specie, përfshirë shpendë migratorë me rëndësi ndërkombëtare.

Por kjo zonë ka qenë prej vitesh nën presion të vazhdueshëm zhvillimi.

Një nga projektet më të debatueshme ka qenë dhe mbetet Aeroporti i Vlorës, ndërtimi i të cilit ka nisur pikërisht pa leje të zbardhur ndërtimi në vitin 2021, duke u kundërshtuar nga organizata mjedisore për shkak të ndikimit në habitatet e shpendëve.

Së fundmi, SPAK ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për këtë projekt, nën dyshimin për paracaktim të fituesit të koncesionit.

Paralelisht, investime të tjera të përfolura, si resorti turistik në ishullin e Sazanit i lidhur me Kushner, apo dhe ideja për zhvillimin e zonës ligatinore të Zvërnecit me të njëjtin propozim, kanë ngritur shqetësime të reja mbi ndryshimet ligjore që prekin zonat e mbrojtura.

Citizens.al ka raportuar vazhdimisht për këtë çështje duke vënë në pah edhe ndryshimin që pati ligji për portet turistike, i cili tashmë u jep të drejtë “investitorëve strategjikë” të privatizojnë edhe të detin.

Reagimi deri më sot ka qenë i vakët, përgjithësisht nga organizatat mjedisore dhe aktivistë individual. “SOS: Po grabitemi!” ishte një instalacion në rërë që u realizua me këtë qëllim nga artistë si formë ndërgjegjësimi ndaj këtyre “planeve strategjike,”.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka informacion zyrtar nëse aktivitetet e evidentuara në terren janë të pajisura me leje ndërtimi apo dokumentacion mjedisor.

Po ashtu, mbetet e paqartë nëse ndërhyrjet lidhen me ndonjë nga projektet e njohura apo përfaqësojnë një zhvillim të ri në fazë paraprake.

Në mungesë transparence dhe reagimi institucional, rasti ngre pikëpyetje mbi respektimin e statusit të zonës së mbrojtur dhe procedurave ligjore për zhvillimet në territore me rëndësi të lartë ekologjike.

Lexoni gjithashtu:

The post Kantier ndërtimi në Pishë-Poro-Nartë, organizatat denoncojnë punimet pa leje appeared first on Citizens.al.

Letër nga Uashingtoni: Jetojmë në kaosin e epokës së Donald Trump

Kryeministri hungarez ne largim Viktor Orban takon ish-presidentin amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, më 11 korrik 2024. Foto: X / @PM_ViktorOrban
Uashingtoni është aktualisht i përfshirë nga një tjetër luftë të nisur nga i vetëquajturi “president i paqes”, Donald Trump. Konflikti me Iranin, i paqartë si në origjinë ashtu edhe në objektiva, ka përçarë bazën MAGA të Trump-it dhe ka krijuar një tjetër hendek mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Liderët e Ballkanit, në […]The post Letër nga Uashingtoni: Jetojmë në kaosin e epokës së Donald Trump appeared first on Reporter.al.

Trump anulon takimin/ Presidenti i SHBA: Witkoff dhe Kushner nuk kanë pse udhëtojnë kot

Donald Trump anuloi dërgimin e Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan për bisedime me Iranin.

Ky vendim erdhi pasi delegacioni u largua nga Islamabadi pasi zhvilloi takime me zyrtarët pakistanezë.

Presidenti amerikan tha se dy negociatorët nuk do të bëjnë një udhëtim 18 orësh për që qëndruar ulur pa folur për asgjë.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara i kanë të gjitha kartat, ndërsa Irani mund të telefonojë kur të dojë.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u largua nga Pakistani pa pritur zyrtarët amerikanë.

Araghchi u takua me kryeministrin, shefin e ushtrisë dhe zyrtarë të tjerë për çështje që përfshijnë vijat e kuqe të Iranit në negociata.

Megjithatë disa media ndërkombëtare raportojnë se zyrtarët pakistanezë presin që Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, të kthehet në Islamabad të dielën ose të hënën.

Ai është aktualisht po vijon udhëtimin e tij në Oman dhe më pas ndalesa tjetër është Rusia.

Teherani I ka kërkuar presidentit amerikan të ndalojë bllokadën e porteve iraniane, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur.

Zyrtarët iranianë mbeten thellësisht skeptikë dhe thonë se nuk u besojnë Shteteve të Bashkuara, duke theksuar gatishmërinë ushtarake.

Disa mbështetës të vijës së ashpër thonë se programi bërthamor i Iranit nuk është i hapur për diskutim, pavarësisht se Presidenti Trump përmend pasurimin bërthamor si një nga arsyet kryesore për sulmin ndaj Iranit.

SHBA – Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedime me Iranin

UASHINGTON, 24 prill /ATSH-DPA/ – Shtëpia e Bardhë njoftoi se i dërguari special amerikan Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit Jared Kushner do të udhëtojnë drejt Pakistanit për të zhvilluar bisedime me përfaqësues të Iran, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se delegacioni amerikan do të niset nesër në mëngjes dhe se vetë Teherani ka kërkuar zhvillimin e këtyre takimeve.

Sipas raportimeve, Witkoff dhe Kushner pritet të takohen me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi. Ky i fundit më herët ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndërmjetësit pakistanezë, ku janë diskutuar zhvillimet rajonale dhe çështje që lidhen me armëpushimin.

Ndërkohë, në këto bisedime nuk do të marrë pjesë zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, pasi kryetari i parlamentit iranian Mohammed Bagher Ghalibaf nuk do të jetë pjesë e delegacionit iranian.

Administrata amerikane e konsideron Ghalibafin si drejtuesin e delegacionit iranian dhe homologun e mundshëm të Vance.

Këto zhvillime vijnë pasi presidenti Donald Trump zgjati në mënyrë të njëanshme armëpushimin me Iranin, pa përcaktuar një afat të qartë përfundimi.

Më herët, Irani kishte refuzuar të merrte pjesë në negociata të reja në Pakistan, edhe pse Islamabadi po ndërmjetëson në konflikt.

Takimet e mëparshme mes palëve në Islamabad përfunduan pa arritur ndonjë përparim konkret, duke lënë të hapur nevojën për një raund të ri negociatash. /Ad.Ab./  a.jor.

The post SHBA – Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedime me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Witkoff dhe Kushner nisen nesër për në Islamabad

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar udhëtimin në Islamabad të të dërguarve të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për të takuar ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. ”Nesër në mëngjes ata do të nisen për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me delegacionin iranian, të ndërmjetësuara nga pakistanezët, të cilët kanë qenë miq të jashtëzakonshëm në këtë proces – deklaroi zëdhënësja…

Source

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner. Ndërkohë që Kushner është fytyra publike e […]

The post Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit appeared first on BoldNews.al.

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit

640 0 1737360265xkushi 919
Ishulli i Sazanit
Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner. Ndërkohë që Kushner është fytyra publike e […]

Zelensky thotë se dështimi i të dërguarve amerikanë për të vizituar Kievin është 'mungesë respekti'



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se i konsideron vizitat e të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë, por jo në Kiev, "mungesë respekti".

Dyshja vizitoi kryeqytetin rus në fund të vitit të kaluar, ndërsa bisedimet për armëpushim që synonin t'i jepnin fund luftës në Ukrainë morën hov, dhe përsëri në janar.

Witkoff, i cili ka qenë në Moskë tetë herë, është takuar me Vladimir Putinin në shumë raste.

Megjithatë, as ai dhe as Kushner nuk e kanë vizituar ndonjëherë Kievin në një cilësi zyrtare, transmeton Telegrafi.

"Është mungesë respekti [nga ana e tyre] të vijnë në Moskë dhe jo në Kiev, është thjesht mungesë respekti", tha Zelensky në një intervistë me një media ukrainase.

"E kuptoj që kemi logjistikë komplekse... Nëse ata nuk duan, mund të takohemi në vende të tjera", shtoi ai.

Witkoff, është i dërguari special i Donald Trump dhe Kushner është dhëndri i presidentit amerikan.

Më herët gjatë prillit, Zelensky tha se të dy po planifikonin të vizitonin Ukrainën, por ky udhëtim nuk u realizua kurrë mes luftës SHBA-Izrael me Iranin.

Samiti i fundit trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës ishte në mesin e shkurtit.

Më pak se dy javë më vonë, SHBA-të dhe Izraeli filluan të godisnin Iranin dhe vëmendja u zhvendos nga përfundimi i luftës në Ukrainë, e cila ka vazhduar për më shumë se katër vjet.

Witkoff dhe Kushner janë pjesë e ekipit negociator të SHBA-së që udhëton për në Pakistan për bisedime armëpushimi me Iranin, dhe Zelensky pranoi se vëmendja e SHBA-së ishte në Lindjen e Mesme.

"Por sidoqoftë, për ne është e rëndësishme të vazhdojmë bashkëpunimin me amerikanët", shtoi ai.

Bisedimet për armëpushim fituan ritëm në vjeshtën e vitit 2025, kur doli në pah se zyrtarët rusë dhe amerikanë kishin punuar në një plan për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, i cili dukej se përfshinte disa kushte të pafavorshme për Kievin.

Ukraina kërkoi të përfshihej në bisedime dhe pasuan disa takime dhe samite. Deri në shkurt, si Moska ashtu edhe Kievi thanë se kishin arritur një marrëveshje për disa "çështje ushtarake", duke përfshirë vendndodhjen e vijës së frontit dhe monitorimin e armëpushimit.

Çështje të tjera mbeten të pazgjidhura, duke përfshirë kërkesën e Ukrainës që Rusia të kthejë fëmijët ukrainas që i ka deportuar me forcë që nga fillimi i luftës, dhe këmbënguljen e Moskës për një "ndryshim regjimi" në Kiev.

Por çështja kryesore është statusi i rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës. Kërkesa e Moskës për territor sovran ukrainas në këmbim të përfundimit të luftës është e papranueshme për Kievin, dhe asnjëra palë nuk është e gatshme të tërhiqet - duke i lënë bisedimet në një rrugë pa krye.

"Ne po kërkojmë një kompromis midis dy pozicioneve plotësisht polare. Ende nuk e kemi gjetur atë", tha Kyrylo Budanov, shefi i shtabit të Zelensky-t, në shkurt. /Telegrafi/

Portet turistike: Si po e godasin konkurrencën ‘ligjet me porosi’ të qeverisë

Kuvendi miratoi të enjten me 76 vota të mazhorancës socialiste një nismë ligjore të mbështetur nga qeveria, e cila parashikon dhënien pa garë të koncesioneve për porte turistike në favor të kompanive që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik. Në të vërtetë, ndryshimi I ligjit u prezantua të kishte vetëm një qëllim: përmbushjen e një […]The post Portet turistike: Si po e godasin konkurrencën ‘ligjet me porosi’ të qeverisë appeared first on Reporter.al.

Kush do t'i përfaqësojë amerikanët dhe iranianët në bisedimet e paqes në Pakistan?



Ekipi amerikan që po udhëheq bisedimet me Iranin sot përbëhet nga figura të njohura.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance pritet të udhëheqë delegacionin, i cili përfshin edhe të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, shkruan skynews.

Witkoff dhe Kushner, të cilët kanë qenë gjithashtu të përfshirë në bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, kanë marrë pjesë edhe në negociatat për programin bërthamor të Iranit, të cilat ishin në zhvillim kur SHBA dhe Izraeli nisën sulmin më 28 shkurt, duke filluar luftën.

Nga ana iraniane, bisedimet pritet të drejtohen nga tre përfaqësues kryesorë:

Kryetari i parlamentit - Mohammed Baqer Ghalibaf;

Ministri i Jashtëm - Abbas Araqchi;

Sekretari i ri i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare - Mohmamad Baqer Zolqadr.

Ndërsa qëndrimi i udhëheqësit suprem mbetet i paqartë, Ghalibaf është shfaqur si një nga figurat potencialisht kyçe për Iranin.

Ish-komandant i Gardës Revolucionare të Iranit, Ghalibaf është paraqitur historikisht si një linje e ashpër politike, por që Perëndimi mund të negociojë me të.

“Është një opsion i fortë”, i tha Politico një zyrtar i administratës amerikane.

“Ai është një nga më të lartët… por duhet t’i testojmë dhe nuk mund të nxitojmë”, shtoi ai.

Megjithatë, të tjerë kanë shprehur dyshime për këtë pretendim dhe mbetet e paqartë se sa ndikim real ka Ghalibaf në Iran.

Ndryshe, bisedimet e paqes mes SHBA-së dhe Iranit pritet të fillojnë sot në Pakistan. /Telegrafi/

“Ligj me porosi” edhe për Jared Kushner?

Rasti i projektit të Jared Kushner për ishullin e Sazanit po konsolidohet gjithmonë e më shumë si precedent i qartë për mënyrën sesi qeveria rishkruan ligjet dhe procedurat në shërbim të një investitori privat.

Deklaratat e fundit të deputetes socialiste të Vlorës, Zamira Sinaj, në Komisionin Parlamentar për Turizmin e bëjnë këtë realitet të pamohueshëm.

Ajo pranoi hapur se ndryshimet ligjore të propozuara prej saj, më 6 shkurt, në ligjin për portet turistike ishin në fakt një lloj “ligji me porosi” që favorizojnë investimin e Kushnerit. Sipas saj, nëse ky ligj nuk ndryshohej ashtu siç e kishte propozuar, dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump do të tërhiqej nga Sazani.

Në të njëjtën kohë, Sinaj tha se qeveria po shqyrton shtyrjen për herë të shtatë të ligjit për investimet strategjike – një instrument që në vitin 2015 u tha se do të ishte i përkohshëm, por që dhjetë vite më pas po rezulton të jetë një mekanizëm i përhershëm favorizimi.

Këto dy zhvillime, dhe fakti i bërë më herët publik nga Citizens.al se negociatat për Sazanin duhej të ishin përmbyllur më 13 nëntor 2025 dhe kanë vijuar përtej çdo afati formal, pa transparencë dhe pa konkurrencë, tregojnë për një politikë favorizuese për Jared Kushner, por edhe betonizuesit e tjerë të mëdhenj të bregdetit.

Nga mungesa e garës te eliminimi i saj me ligj

Që pasi Kushner e prezantoi publikisht projektin pranverën e vitit 2024, propozimi i tij është karakterizuar nga mungesa e transparencës dhe konkurrencës. Për ishullin nuk u hap asnjë thirrje ndërkombëtare dhe nuk pati asnjë garë alternative.

Por zhvillimi i fundit shënon përthellim të mëtejshëm.

Propozimi i Sinajt – ish-dekane e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë – synon që, në rastet kur një investim ka status “strategjik”, portet turistike që janë pjesë e tij të mos kalojnë më në procedura konkurruese, apo koncesioni, por të ndërtohen dhe operohen drejtpërdrejt nga investitori.

Pra investitori strategjik të marrë automatikisht të drejtën dhe pronësinë e porteve dhe madje kushtet e kontratave për to të mos përcaktohen më me ligj, por me vendime qeverie (VKM).

Në thelb, kemi një zhvendosje nga mungesa e konkurrencës në praktikë te eliminimi i konkurrencës me ligj.

Relacioni shpjegues i projektligjit të Sinajt e bën të qartë natyrën e këtij ndryshimi.

Së pari, ajo pranon se ky propozim nuk synon përafrim me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Me këtë nënkuptohet se synon shmangien e standardeve dhe procedurave ligjore që garantojnë konkurrencën dhe menaxhimin transparent të aseteve publike.

Së dyti, ish-dekania e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Vlorës thotë në relacion se ndryshimet e propozuara nuk sjellin asnjë të ardhur shtesë për buxhetin e shtetit.

Nga procedurat sesi e parashikon ligji aktual, dhënia e porteve përfshin tarifa, koncesione ose ndarje fitimi me formula ortakërie, dhënie me qira apo përdorim të përkohshëm. Këtu, këto mekanizma zhduken dhe praktikisht portet falen.

Së treti, vetë relacioni e pranon që synimi është krijimi i një “trajtimi të veçantë” për investitorin. Pra, kemi një model ku hiqet konkurrenca, hiqet përfitimi për shtetin dhe legjitimohet privatizimi me trajtim preferencial.

Në praktikë, këto ndryshime i japin investitorëve jo vetëm tokën dhe plazhin, por tashmë edhe detin.

Ku mendohet se përfiton Kushner?

Përmes ndryshimit të kërkuar “privatët strategjik” marrin automatikisht edhe detin. Në rastin e propozimit të Kushnerit, ai do të përfitojë portin e vetëm që ka Sazani, atë në Gjirin e Shënkollës, i cili ka mbajtur rëndësi ushtarake.

Pamje nga porti ushtarak në Gjirin e Shënkollës, Sazan/Citizens.al

Nëse projekti do të shtrihet edhe në Zvërnec, sipas ideve të bëra publike më herët (edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë aplikim dhe status për të) ndryshimet ligjore të propozuara do t’i mundësonin Kushnerit ndërtimin e një porti të dytë, duke krijuar një linjë kontrolli mbi aksesin detar në veri të Gjirit të Vlorës.

Kjo përkthehet në kontroll mbi infrastrukturën turistike portuale, aksesin në vijën bregdetare dhe në praktikë, privatizim të hapësirës detare.

Kjo është një praktikë e qartë e kapjes së procedurave. Nuk bëhet më fjalë për interpretime të favorshme të ligjeve ekzistues, por për rishkrime të shoqëruara me zgjatjen e ligjit për investimet strategjike.

Ky ligj u prezantua si instrument i përkohshëm në vitin 2015. Por në praktikë, gjatë kësaj dekade ai është përdorur për të krijuar një regjim të qëndrueshëm “investitorësh të përzgjedhur” kryesisht nga afërsia me qeverinë.

Rasti i Sazanit nuk është i izoluar, por tregon edhe një herë marrëdhëniet selektive të shtetit shqiptar me investitorët, me procedura që anashkalohen, ligje që tjetërsohen dhe asete që privatizohen pa garë, transparencë dhe konsensus publik.

Lexoni gjithashtu:

The post “Ligj me porosi” edhe për Jared Kushner? appeared first on Citizens.al.

Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

Deputetja socialiste, Zamira Sinaj deklaroi të martën në komisionin parlamentar për Turizmin se kompania e lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, rrezikon të tërhiqet nga investimi në ishullin e Sazanit, nëse Kuvendi nuk ndryshon ligjin për “Portet turistike”. Përmes një amendamenti të dorëzuar në Kuvend, Sinaj ka iniciuar një nismë ligjore që parashikon […]

The post Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan appeared first on BoldNews.al.

Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

Deputetja socialiste, Zamira Sinaj deklaroi të martën në komisionin parlamentar për Turizmin se kompania e lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, rrezikon të tërhiqet nga investimi në ishullin e Sazanit, nëse Kuvendi nuk ndryshon ligjin për “Portet turistike”. Përmes një amendamenti të dorëzuar në Kuvend, Sinaj ka iniciuar një nismë ligjore që parashikon […]

The post Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan appeared first on Reporter.al.

Trump tregon se kush është i përfshirë në ekipin negociator të SHBA-së me Iranin



Donald Trump u pyet në lidhje me raportet se JD Vance, zëvendëspresidenti i tij, po udhëheq bisedimet me Iranin.

Në përgjigje, udhëheqësi amerikan thotë se Vance është "i përfshirë", por përmend edhe të tjerë që po marrin pjesë, transmeton Telegrafi.

Trump thotë se të tjerët e përfshirë janë: dhëndri i tij Jared Kushner, i dërguari i tij special Steve Witkoff, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

Në anën tjetër raportohet se mbi 3 mijë trupa amerikane janë urdhëruar të dërgohen në Lindjen e Mesme.

Sa i përket ultimatumit që i ishte dhënë Iranit nga presidenti amerikan, Trump njoftoi se ka pauzuar atë ultimatum për t’i dhënë hapësirë bisedimeve. /Telegrafi/

Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëzimit të konfliktit



Izraeli dhe Libani pritet të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në ditët në vijim, bisedimet e para që nga fillimi i luftës me Iranin që e ka zhytur Libanin më thellë në konflikt, shkruan Reuters.

Dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, do të jetë i përfshirë në bisedimet që mund të zhvillohen në Paris ose në Qipro, me mikun e besuar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Ron Dermer, që do të kryesojë delegacionin izraelit.

Negociatat pritet të përqendrohen në përfundimin e luftimeve në Liban dhe çarmatosjen e grupit të armatosur libanez Hezbollah, sipas raportimeve.

Më herët sot, presidenti francez Emmanuel Macron ofroi t'i priste

Ndryshe, Hezbollahu hapi zjarr ndaj Izraelit më 2 mars, duke thënë se po hakmerrej për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit në fillim të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Që atëherë, Izraeli ka nisur një fushatë të gjerë bombardimesh kundër grupit të fuqishëm të armatosur libanez, i cili ka vrarë më shumë se 770 njerëz dhe ka zhvendosur qindra mijëra të tjerë, ndërsa Hezbollahu ka qëlluar qindra raketa përtej kufirit. /Telegrafi/

SHBA – Witkoff dhe Kushner anulojnë vizitën e planifikuar në Izrael për bisedime me Iranin

UASHINGTON, 9 mars /ATSH/- Të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë anuluar udhëtimin e tyre në Izrael që ishte planifikuar për të martën, raportoi “The Jerusalem Post”.

Sipas raportit, nuk janë dhënë një arsye për anulimin e vizitës në Izrael.

Të dy të dërguarit kishin planifikuar të mbërrinin nesër në Izrael për bisedime me zyrtarët mbi luftën e vazhdueshme kundër Iranit.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Izraeli ose SHBA-ja për raportin.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1 200 njerëz, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei.

Teherani u hakmor me sulme me dronë dhe raketa që synonin Izraelin dhe vendet e Gjirit – ku janë vendosur bazat e aseteve ushtarake amerikane. //a.i/

The post SHBA – Witkoff dhe Kushner anulojnë vizitën e planifikuar në Izrael për bisedime me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌