Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjimshiti, një “mur” në Itali/ Kapiteni i Kombëtares shkëlqen fort në duelin Como-Atalanta

Nuk bën bujë, por mbetet i pazëvendësueshëm.

Berat Gjimshiti pati një tjetër provë në Serinë A kur tregoi veten dhe ndihmoi Atalantën në një moment shumë të vështirë.

Skuadra bergamaske u detyrua të luante me 10 lojtarë praktikisht gjithë ndeshjen në fushën e Komos, pasi mbrojtësi Ahanor mori të kuq që në minutën e 8-të.

Në inferioritet numerik ndaj një ekipi që po tregohet i jashtëzakonshëm në Itali këtë vit, u desh paraqitja më e mirë në mbrojtje.

Kapiteni I Shqipërisë ishte më i miri i mbrojtjes, dhe më i miri i Atalantës pas portierit Karnezeki, që tregoi klas botëror duke pritur penallti, dhe çdo gjë tjetër që I erdhi përballë.

“Eurosport” e konfirmon këtë dhe i jep mbrojtësit nga Presheva notën 6.5, ndërsa Karnezekit I jep vlerësimin 8.

Nuk ka ndryshim “Skaj Sport”, që gjithashtu e dallon shqiptarin me notën 6.5, në një pasdite të vështirë ku loja në mbrojtje shpëtoi Atalantën.

Edhe “gol.com” është në një mendim me mediat e tjera sportive në Apenine, dhe Gjimshiti meritoi 6.5, me Karnezekin dhe Skalvinin që janë pak më mirë se ai.

Ndërkaq, mbrojtësi kuqezi ka lënë pas Rafael Toloin, duke qenë tani lojtari I shtatë me më shumë ndeshje për Atalantën me 315 paraqitje me këtë fanelë.

I duhen edhe 12 ndeshje të tjera për të kapur vendin e tretë dhe për t’u ngjitur në podiumin e të gjitha kohëve.

Bad Bunny triumfon në ‘Grammy’/ Mesazhe kundër ICE, artisti portorikan merr çmim për albumin më të mirë

Nje tjeter vit, nje tjeter ndarje cmimesh Grammy qe do te mbahet mend ne histori. Artisti puertorikan Bad Bunny vendos rekord duke u bere i pari qe fiton kupen per “albumin e vitit” me nje produksion totalisht ne spanjisht. “Debi Tirar Mas Fotos” eshte albumin rekordmen i artistit 31 vjecar i cili me 8 shkurt do te performoj per syte e gjithe botes ne Super Bowl. Ai eshte cilesuar si artisti me i suksesshem i vitit 2025.

Artisti, emri i vertet i te cilit eshte Benito Ocasio, ja dedikoi fitoren e tij emigranteve, ne kuader te protestave te zjarrta ne SHBA kunder agjenteve ICE ne rruge.
Bad bunny rrembeu 3 kupa nga Grammy kete vit.

Kenga e vitit u shpall “wildflower” nga Billie Eilish. Per Eilish, eshte hera e tjeter qe fiton te njejten kategori. Rekordi I vitit u shpall kenga Luther nga Kendrick Lamar dhe SZA, fitorja e te cileve u shpalle me lapsuse nga Cher, qe sapo kishte marr kupen per “Arritje jetesore”.

Kendrick Lamar shton kupen e 27 Grammy ne raftin e tij te fitores, duke lene pas rekordmenin Jay Z, me cmimin “albumi me i mire rap”.
Kengetarja nga Londra, Lola Young, fiton performancen me te mire pop per kengen messy ndersa Lady Gaga “Albumi me i mire pop” per Mayhem. Te dyja performuan respektivisht ne skenen e Grammy.

Olivia Dean u shpall artistja e re e vitit, dhe performoi kengen e saj hit “Man i need”. Ky ishte viti i 68 i ndarjes se cmimeve Grammy. Shfaqja qe zgjati 3 ore u perzantua nga komediani Trevor Noah.

Eshte nata me e madhe per muziken qe kremtohet cdo vit ne Los Angeles. Ceremonia u fokusua me teper ne performanca, sesa ne fjalime. Kete vit, ne shfaqja u ndan veten 9 cmime, 86 te tjerat iu atribuan artisteve ne nje premiere paraprake pergjate 1 shkurtit.

Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjiptit

Palestinezët kanë filluar të hyjnë në kalimin kufitar të Rafah, midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, pasi ai u rihap për lëvizjen e njerëzve. Kalimi kufitar ka qenë kryesisht i mbyllur që nga maji i vitit 2024, kur pala palestineze u pushtua nga forcat izraelite.

Rihapja e vonuar prej kohësh është një pjesë kyçe e fazës së parë të planit të armëpushimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump midis Izraelit dhe Hamasit, i cili filloi në tetor. Vetëm dhjetëra njerëz do të jenë në gjendje të kalojnë në të dy drejtimet çdo ditë. Ndihma humanitare dhe mallrat tregtare ende nuk do të lejohen.

Rreth 20,000 palestinezë të sëmurë dhe të plagosur po presin të largohen nga Gaza për trajtim. Raportet izraelite thonë se vetëm 50 pacientë – të shoqëruar nga dy të afërm – do të lejohen të dalin çdo ditë, dhe se 50 nga dhjetëra mijëra njerëz që u larguan nga Gaza gjatë luftës do të lejohen të kthehen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të mbikëqyrë transferimin e pacientëve nga territori nën kontrollin e Hamasit, duke i transportuar ata me autobus përmes territorit të kontrolluar nga ushtria izraelite në pikën e kalimit, sipas BBC News.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se kushdo që kalon Vijën e Verdhë, e cila shënon territorin e kontrolluar nga Izraeli sipas marrëveshjes së armëpushimit, do të “përballet me zjarr”. Kalimi i Rafah-ut do të drejtohet nga mbikëqyrës nga Bashkimi Evropian dhe stafi lokal palestinez, ndërsa Izraeli do të kryejë kontrolle sigurie në distancë.

Të dielën, autoritetet izraelite thanë se një hapje provuese e pikës së kalimit u krye dhe përfundoi. Një zyrtar palestinez i njohur me rregullimet për provën e kalimit i tha BBC-së se rreth 30 anëtarë të stafit palestinez kishin mbërritur në anën egjiptiane të pikës së kalimit, përpara fazës operative.

Plani 20-pikësh i paqes i Trump për Gazën thotë se rihapja e pikës së kalimit të Rafah-ut në të dy drejtimet do t’i nënshtrohet të njëjtit mekanizëm të zbatuar sipas një marrëveshjeje të mëparshme armëpushimi në janar të vitit të kaluar. Përpara se të pushtohej nga Izraeli në vitin 2024, ky vendkalim ishte pika kryesore e daljes për palestinezët që lejoheshin të largoheshin gjatë konfliktit dhe një pikë kyçe hyrjeje për ndihmë humanitare.

Në dhjetor, qeveria izraelite tha se vendkalimi Rafah do të hapej për t’u lejuar palestinezëve të largoheshin nga Gaza. Por Egjipti tha se vendkalimi do të hapej vetëm nëse lejohej lëvizja në të dyja drejtimet, duke mundësuar kthimin e dhjetëra mijëra palestinezëve që ikën nga Gaza.

Hapja e vendkalimit u vonua gjithashtu për shkak se qeveria izraelite e kushtëzoi gjetjen e trupit të pengut të fundit izraelit të vdekur në Gaza nga Hamasi. Javën e kaluar, ushtria izraelite tha se kishte gjetur eshtrat e oficerit të policisë, Sergeant Ran Gvili, në një varrezë në Gazën veriore.

Ai ishte një nga 251 personat e rrëmbyer nga Hamasi dhe aleatët e tij gjatë sulmit të tyre ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, i cili vrau rreth 1,200 njerëz. Fushata ushtarake e Izraelit në Gaza, e nisur në përgjigje të sulmit, ka vrarë më shumë se 71,790 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në territor.

Kulmi i virozave/ Alarmi i mjekëve: Çdo ditë, 100 raste akute

Virusi vdekjeprurës Nipah i konfirmuar në Indi, ka ngritur alarmin në gjithë botën për mundësin e përhapjes së një pandemie të dytë, pas atij të COVID-19. Mjekët infeksionistë në QSUT, thonë se deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë shenjë të këtij virusi.

“Nqs ka lënë diçka të mirë pandemia është sensibilizimi… Një sëmundje infektive nuk është asnjëherë larg për të ardh te ne. Nuk kemi konstatuar asnjë rast, nëse do vij jemi gati. Ngelet një virus që nuk ndryshon nga aspektet e gripit, ndoshta agresiviteti spikat në grupmoshë të caktuara, megjithatë varet edhe nga popullata. Raste nuk kemi, ende herët për të fol për mortalitetin”, tha ajo.

Virusi, Nipah përhapet nga lakuriqët e natës, të cilët ushqehen me kafshë të tilla si derrat, ndërsa transmetohet te njerëzit nga frutat që ata bien në kontakt. Transmetimi nga njeriu te njeriu nuk është i lehtë, pasi zakonisht kërkon kontakt të zgjatur me njerëzit e infektuar.

Sa i takon simptomave shfaqet me ethe, dhe simptoma të ngjashme me ata të gripit. Ka një rrezikueshmëri të lartë vdekshmërie, 40-75% dhe nuk ka kurë, megjithëse vaksinat në zhvillim janë në fazën e testimit. Ndërsa, vendi ka arritur pikun e virozave dhe të gripit stinorë, rreth 100 pacientë paraqiten në një ditë në urgjencën e infektivit në QSUT për shërbim spitalor. Mjekja infeksioniste Migena Qato, thotë se 30-40 prej tyre, kërkojnë trajtim spitalorë, kjo për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

“Virozat edhe gripi janë kryefjala e diagnozave infective këtë periudhë. Shifrat janë shqetësuese, në 24 orë paraqiten me 100 raste. Simptomat janë n ga më të lehtat si temperaturë, dhimbje musuklare, deri tek bronkopneumonia, që kërkon hosoitalizim dhe kujdes të veçantë. 30-40% e tyre tërheqin vëmendjen që në paraqitjen e parë, kërkojn vëmendje për shtrim” u shpreh ajo. 

Sa i takon grupmoshës së shtrimeve spitalore, më të prekur janë të moshuarit dhe të sëmurët kronik.

“Nga adultët, pra 14 vjeç e deri te mosha e tretë. Për shkak të sëmundjeve kronik, të moshuarit mbajn peshën kryesore, por, edhe grupmosha mbi 50-vjeç, për shkak edhe të sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese që mund të kenë. Kjo sjell gjendje të rënduar për ta”, shtoi ajo.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik vetëm javën e fundit rreth 18. 500 persona me infeksione në rrugët e frymëmarrjes kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa mjekët vijojnë të apelojnë për marrjen e vaksinës kundër gripit, për ta kaluar sa më lehtë një gjendje gripale./abcnews.al

Qumësht toksik fëmijëve/ AKU bllokon dy lloje. Bën thirrje qytetarëve të mos i konsumojnë

Prindër nëse keni blerë këtë qumësht për bebe mos ia jepini  foshnjes tuaj, por kthejeni aty ku e keni marrë.

Bëhet fjalë për  aptamil 1 pronutra me paketim 800 gramë dhe datë skadence 10 nëntorin e  vitit  2026.

Apeli bëhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas njoftimit nga autoritetet europiane   se  pas kontrolleve të kryera në Gjermani në  këtë  product  është gjetur lëndë toksike.

Substanca cereulide  që prodhohet nga bakteri bacillus cereus  sipas specialistëve shkakton diarre, dhembje barku ndonjëherë dhe ethe të lehta  8 deri në 16 orë pas konsumimit.

“Aktualisht nuk kemi problematika të raportuara,  masë  parandaluese për ta tërhequr”

Ndërkohë   Autoriteti Kombëtar I Ushqimit thotë se  inspektorët në terren, po monitorojnë tregun dhe po tëheqin produktin.

“Sipas të dhënave të deritanishme janë importuar  648 njësi të këtij produkti,  362 në Kosovë dhe 267 njësi janë shpërndarë në rrjetin e zinxhirit të supermarketeve të roman lala. Sasia më e madhe është tërhequr nga tregu.  Kontrollet po vijojnë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Shkodër.”  

Sasia e qumështit të bllokuar do të asgjësohet. Pak ditë më parë  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  bllokoi  edhe  një  sasi të qumështit  për foshnje  “NAN 1 OPTIPRO” 800g  që gjeti  në treg. Kompania prodhuese Nestle kërkoi tërheqjen nga tregu  të produktit   si masë parandaluese  pas zbulimit të  bakterit cereluid në fabrikën  në Holandë./abcnews.al

Kontrolle kompanisë farmaceutike “Evita”/ Më urdhër të SPAK, dyshime për pastrim parash

Me urdhër të Prokurorise së Posacme, agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle ne ambientet e kompanisë farmaceutike ‘Evita’ sh.p.k,.

Kontrollet janë ushtruar me urdhër të prokurores Dorina Bejko, pas dyshimeve per pastrim parash.

Përvec kompanisë “Evita”, kontrollet mësohet se janë bërë edhe në një banesë, që lidhet kompaninë  “EVita” në zonën e Selitës.

Në mbeshtjetje te agjenteve të BKH-së në kontroole po marrin pjesë dhe forcat e policisë së Shtetit./abcnews.al

“PD, e rrezikshme ka bërë gjithë të zezat”, Berisha kërkon të mbulojë krimin me krim

Për analistin Frrok Çupi, PD është qenia më e rrezikshme, më e keqe që ka prodhuar Shqipëria politikisht dhe jo politikisht. Në studion e Neës Line në ABC, Cupi u shpreh se PD me Berishën në krye, ka bërë gjithë të zezat ndaj vendit.

“Ka bërë ndaj vendit të gjitha të zezat. Ka disa njerëz që bashkohen te një strumbulluar që quhet Berisha. Kjo situatë e krijuar, ku Berisha edhe një herë u kap në flagrancë nga Europa, sot ka mbledhur të tijët se ka frikë se do vijnë ta burgosin në zyrë, varet cdo u thotë se këta janë të tërë eunukë, i lëpihen. Ca nuk pret prej tyre, mund të nisin sërish me molotove në parlament, duan të mbulojnë krimin me krimin.” U shpreh ai, ndërsa komentoi edhe një herë sjelljen e kreut të PD, një ditë më parë në Parlamentin Europian.

“Sjellja e Berishës dje ne PE, në ato rrethana PE i tha mbylle gojën dhe ik se nuk njohim atë Shqipëri, po na sjell një fyerje të rëndë që nuk e pranojmë. Sot i dërguari i PE e tha shqip është tjetër gjë Shqipëria dhe tjetër gjë ky që hedh baltë në ekrane. Situata e PD ka vdekur, nuk e njeh një politikë normale kudo të jetë, madje as politika e Honolulusë,” -tha Çupi.

Irena Gjoka i kalon ILD-së, Çupi: Përrallë e Berishës me organizata ekstremiste greke

Analisti Frrok Çupi komentoi në studion e News Line, vendimin e KLGJ për mos nisur verifik ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke ia kaluar cështjes ILD-së. Çupi e konsideroi cështjen një shpifje të sajuar nga disa organizata ekstremiste të ndaluara në Greqi që në bashëkpunim me Berishën.

“Është një veprim procedurë, normal realisht duket i thjeshtë. KLGj nuk është organ hetimor, mendoni cfarë absurdi ka. Është një mish mash, një konfuzion që dëshmon se këto organe duhet të përparojnë ose të shpallim që nuk ka drejtësi.

Është një punë e sajuar një shpifje e ndërtuar me mjete gjasme ligjore, nga disa organizata ekstremiste të ndaluara në Greqi që në bashëkpunim me Berishën kanë ndërtuar një përrallë të rrezikshme ligjore. Nuk ka patur asgjë që konsiderohet ligjore në raport me këtë gjë. Dëshmon se këtu ka hyrë ai që ka hyrë me molotov, ai që po nxit Shqipërinë në Strasburg”,-u shpreh Çupi./abcnews.al 

“Don Carlos”, një hap nga ëndrra/ Alcaraz mund rivalin Zverev, arrin finalen në Australian Open

E habitshme, por nuk ia ka dalë kurrë këtu. Karlos Alkaraz mund të jetë numri 1 I botës në tenisin për meshkuj, mund të ketë fituar 6 Grand Sleme deri në moshën 22-vjeçare si askush tjetër në histori, por Melburni nuk i ka sjellë fat.

Gjithsesi, kampioni i madh spanjoll është tani vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës, fitores së Grand Slemit të vetëm që I mungon, por jo pa një betejë të jashtëzakonshme ndaj gjermanit, Aleksandër Zverev.

Maratona zgjati 5 orë e 27 minuta, gjysmëfinalja më e gjatë në historinë e Australian Openit, dhe një nga ndeshjet më të gjata të luajtura ndonjëherë.

Alkaraz ia doli në pesë sete me rezultatin e ngushtë 6-4, 7-6, 6-7, 6-7, 7-5. Dueli në Arenën “Rod Lejvër” ishte fenomenal.

Spanjolli fitoi dy setet e para, ndonëse taj brejku në të dytin u duk se nuk do të përfundonte kurrë.

Më pas, Karlos ishte dy pikë larg suksesit në tre sete, por gjithçka u përmbys.

Zverev, një nga tenistët më të talentuar të brezit të tij, por edhe një ndër më nervozët e të paqendrueshmit, reagoi dhe barazoi sfidën.

Alkaraz pati ngërçe në setin e tretë dhe vuajti deri në fund, por ia doli, edhe pse gjermani me origjinë ruse shërbeu për fitoren e duelit në setin e pestë.

Rivali protestoi ashpër në momentin kur spanjolli mori ndihmë mjekësore duke pretenduar se ai u ndihmua, ndonëse në fund nuk mungoi përqafimi sportiv mes tyre.

Numri 1 I botës ka arritur tashmë 8 finale të Çmimeve të Mëdha.

Se çfarë e ardhmeje e pret kampionin e “Furive të Kuqe” mjafton të themi se Gjokoviç kishte fituar vetëm një Grand Slem 22 vjeç, Federer vetëm 3, ndërsa Nadal arriti deri në pesë.

Asllani nis aventurën turke/ Mesfushori zbret në Stamboll, avaria në avion vonoi transferimin

Vetëm një vonesë, që shtyu vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë. Nuk ishte një nisje e mirë, por që gjithsesi nuk e pengoi transferimin e Kristjan Asllanit te Besiktas.

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë zbriti nw aeroportin e Stambollit paraditen e sw premtes me disa orw vonesw, pasi avioni me të cilin do të udhëtonte nga Milano drejt Stambollit u shty për shkak të një avarie.

Ai u prit si njw yll i vwrtetw nga mediat e shumta dhe tifozwt, pwrpara se t’ui nwnshtrohej testeve mjekwsore.

Ndwrkohw, mediat turke kanë zbuluar detajet e marrwveshjes mbi bazën e huazimit.

Besiktas ka pranuar të paguajë të plotë pagën e futbollistit, e cila është e njëjtë me atë që arkëtonte te Torino.

Po ashtu, klubni turk ka të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit, por pa një klauzolë detyrimi.

Kjo do të thotë se në fund të këtij edicioni do të vendosë, nëse do të paguajë 13 milion euro, në të kundërt Kristjan Asllani duhet të rikthehet sërish tek Inter, që ka në pronësi kartonin e tij.

Në këtë mënyrë, topi është sërish në këmbët e mesfushorit kuqezi, që duhet të bindë Besiktas në gjysmën e dytë të sezonit.

Pas hapësirave të pakta tek Inter dhe aventurës zhgënjyese te Torino, Kristjan Asllani shpreson të luajë me vazhdimësi me skuadrën turke për të kthyer sërish karrirën e tij në shinat e duhura.

 

“Drejtësinë transparente, dhe llogaridhënëse para qytetarëve”, Lamallari: Të flasim me standarde

Lamallari: Vijon puna për reformën në drejtësi, me gjithë punën e mirë në këto vite. Për herë të parë në Shqipëri kur nuk mendohej se do kishim shembjen e pandëshkueshmërisë, kjo është bërë e mundur falë PS e bashkëpunimit ndërkombëtar. Me rëndësi të theksojmë drejtësinë transparente, dhe llogaridhënëse para qytetarëve. Bashkëpunim efektiv me pushtete të ndryshme që përkthehet në më shumë liri e të drejta për qytetarët që do të jenë të zbatueshme në përditshmëri.

Me rëndësi procesi për ndryshimin e politikës penale, është e rëndësishme të udhëhiqemi në frymë e përmbajtje nga standardet ndërkombëtare. Faza e parë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit është shënuar me sukses, por jemi në një fazë të re, atë të standardeve.

Mos mjaftohemi vetëm nga lajmi i ditës. Ai që duhet lajm për dikë për dikë tjetër është cënim i një procesi ligjor, drejtësia duhet të flasë me standarde. Duhet të jemi koshient që 2027 mos përkojë vetëm me mbylljen e negociatave teknike, por të dëshmojmë se jemi dinjitoz në tryezën e Brukselit. Nuk duhet të presim të jemi vetëm subjekt i padrejtësisë. Kjo ka të bëjë me forcimin e shtetit të së drejtës, dhe me integritetin e institucioneve, një shërbim që u ofrohet qytetarëve.

“Domosdoshmëri ngritja e ndërrmarrjeve të përpunimit”, Rama-fermerëve: Po nuk tregove projekt, nuk merr dot lekët!

Rama: Mua më vjen mirë që edhe nga këto dëgjesa cfarë kemi ne në dorë si qeveri, edhe sa i përket infrastrukturës që ka të bëjë me ujitjen, kullimin, ne do e bëjmë duke i rritur financimet por për tu bërë shumë më tepër të suksesshëm në territor jo vetëm në Shqipëri duhet që secili të informohet dhe të bëjë gati atë që duhet për të marrë më shumë financim dhe kjo nuk vjen nga buxheti por nga linja e kredisë, banka e zhvillimit, agrokrediti, fondet e BE dhe të gjitha këto duan projekt.  Po nuk tregove projekt, nuk merr dot lekët.

Bashkë me bashkitë duhet që të gjithë ata që kanë interes të krijojmë ndërmarrjet e përpunimit, ku bashkitë janë garante të financimeve për të marrë këto fonde. Nuk është e vështirë nëse fokusohemi te kjo. Duket e pamundur nëse presim që cfarë kemi nevojë të na e sjellë llokum shteti nga buxheti. Po të mos kishim sot një numër jo të vogl kompanish që e bëjnë këtë gjë, mund të thoshit ca po na tregon.

Ngritja e ndërrmarrjeve të vogla është një domosdoshmëri, është strategjike dhe duhet bërë tani për të mos patur asnjë problem për të qenë zot të cmimit në cdo kohë. Duke patur edhe prodhimin e freskët, edhe fabrikën për përpunim në mënyrë që asnjë gram e atij prodhimi të mos shkojë pa marrë të gjithë vlerën që meriton./abcnews.al

“Ata që duan të rriten duhet të agropërpunojnë”, Rama – fermerëve: Nëse je vetëm, mund të shkosh deri në pikën që të mbijetosh

Rama: Ca do me thënë prit një herë se duhet të na mbroni. Unë besojs e shteti ka detyrë ti qëndrojë pranë këtij sektori, sepse është një sektor që ka brishtësinë e vet, dhe për të funksionuar si duhet të mbështetet, por nga ana tjetër për t’u rritur dhe forcuar ju duhet të mendoni si të mëdhenj. Do të thotë se këtu ka shembuj, sot këtu në këtë tërritor ka shembuj konkret suksesi. Ka ndërmarrje bujqësore të suksesshme.

Nuk funksionon qëndrimi vetëm, po të jesh vetëm dhe të qëndrosh në ngastrën tënde, mund të shkosh deri në pikën që të mbijetosh por jo të krijosh fitim dhe të rritesh. Po të bashkohesh me tjetrin ndryshon puna. Flasim për bashkimin në interes. Prodhimin secili e bën vetë, por ama ka një koordinim me tjetrin cfarë të prodhojmë që të shesim. Sic ndodh me vajin e ullirit duhet të ndodhë edhe me të tjerat. Finacimet janë.

Ata që duan të rriten duhet të agropërpunojnë, kush ka ambicie të rritet me shpejtësi. Ne nuk bëjmë përjashtim nga ndryshimet klimatike. Pavarësisht se jemi tipa të cuditshëm, kur e shohim jashtë na duket dicka që e sjell natyra, kur e shohim këtu na duket si dicka që e sjell qeveria. Po nga ana tjetër hapja me BE kërkon të nisim përgatitjet për atë që ndodh neser. Dhe shitja këtu ndalon nëse nuk plotësohen kushtet, sepse je pjesë e tregut të BE. Sigurisht kjo vjen pas një periudhe 15 vjecare. Po 15 vjet kalojnë shumë shpejt.

Pse Kina ekzekutoi me shpejtësi 11 anëtarë të familjejes famëkeqe mafioze

Askush nuk duhet të habitet që Kina ka ekzekutuar me shpejtësi 11 anëtarët e një familjeje të krimit të organizuar nga Mianmari verilindor, të cilët u dënuan me vdekje në shtator, shkruan BBC.

Kina ekzekuton më shumë njerëz se kudo tjetër në botë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut – shifra e saktë është sekret shtetëror. Zyrtarët shpesh ekzekutohen për korrupsion. Akuzat e bëra kundër familjes Ming ishin shumë më serioze.

Klanet Ming, Bau, Wei dhe Liu kanë dominuar qytetin e largët kufitar të Laukkaing në shtetin e varfër Shan të Mianmarit, që nga viti 2009.

Ata erdhën në pushtet pasi Gjenerali Min Aung Hlaing, udhëheqësi aktual i grushtit të shtetit në Mianmar, udhëhoqi një operacion ushtarak për të dëbuar MNDAA-në, ushtrinë etnike kryengritëse që kishte dominuar Laukkaing dhe zonën përreth tij që nga vitet 1980.

Katër familjet, siç u bënë të njohura, morën kontrollin dhe filluan të zhvendoseshin nga varësia e vjetër nga prodhimi i opiumit dhe metamfetaminës në një ekonomi të re të bazuar në kazino dhe, përfundimisht, në mashtrimet online.

Ata mbetën pranë ushtrisë së Myanmarit; në dhjetor 2021, pasi mori pushtetin me grusht shteti, Min Aung Hlaing nderoi Liu Zhengxiang, patriarkun e klanit Liu, në kryeqytetin Nay Pyi Taw dhe i dha atij një titull nderi për “kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin e shtetit”.

Konglomerati i tij Fully Light kishte biznese fitimprurëse në të gjithë Myanmarin. Anëtarë të tjerë të katër familjeve ishin kandidatë për partinë e mbështetur nga ushtria USDP.

Megjithatë, komplekset mashtruese që ata drejtonin në Laukkaing ishin brutale, shumë më tepër sesa komplekset mashtruese në pjesë të tjera të Azisë. Tortura ishte rutinë.

Dhjetëra mijëra punëtorë, kryesisht kinezë, u joshën atje me premtime për vende pune të paguara mirë, vetëm për t’u gjetur të burgosur në komplekse. Ata u detyruan të drejtonin mashtrime të hollësishme “kasaphanë derrash”, ku shumica e viktimave ishin gjithashtu kinezë. Ankesat nga viktimat dhe nga familjet e atyre që ishin bllokuar në kompleks u shumëfishuan në mediat sociale.

Kompleksi më famëkeq në Laukkaing quhej Villa Crouching Tiger, i drejtuar nga familja Ming. Në tetor 2023, gjatë asaj që besohet të ketë qenë një përpjekje arratisjeje, rojet vranë disa shtetas kinezë. Autoritetet kineze u ndien të detyruara të ndërmerrnin veprime.

Me bekimin e dukshëm të Kinës, MNDAA dhe aleatët e saj sulmuan dhe rimorën Laukkaing, si pjesë e ofensivës së tyre kundër ushtrisë së Myanmarit në luftën civile që po vazhdonte. MNDAA u zotua ta zhdukte plotësisht biznesin mashtrues.

Ata arrestuan krerët e katër familjeve dhe dorëzuan më shumë se 60 të afërm dhe bashkëpunëtorë të tyre në policinë kineze. Ming Xuechang, patriarku i familjes, ose udhëheqësi i luftës, vrau veten pasi u kap, thanë autoritetet.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia kineze, një nga anëtarët e familjes raportohet se ka pranuar vrasjen e dikujt të zgjedhur rastësisht vetëm për të demonstruar forcën e tij.

Këto detaje janë publikuar nga Kina për të justifikuar trajtimin e saj të ashpër të familjeve. Pesë anëtarë të familjes Bau presin gjithashtu ekzekutimin, ndërsa gjyqet e familjeve Wei dhe Liu nuk kanë përfunduar ende.

Katër familjet janë kineze etnike dhe kishin lidhje të ngushta me autoritetet në anën kineze të kufirit në Yunnan. Abuzimet e tyre ishin shumë afër shtëpisë për Kinën, dhe veprimi kundër biznesit të mashtrimit në Laukkaing ka qenë më vendimtar deri më tani.

Kina gjithashtu ka bindur Tajlandën dhe Kamboxhian të ekstradojnë dy figura biznesi kineze të akuzuara për drejtimin e perandorive të mashtrimit, She Zhijiang, e cila ndërtoi një qytet të tërë në shtetin Karen të shkatërruar nga lufta në Myanmar, dhe Chen Zhi, i cili grumbulloi pasuri dhe pushtet me konglomeratin e tij Prince Group në Kamboxhia. Qeveria kineze gjithashtu ka sjellë dhjetëra mijëra qytetarë të saj që punonin në komplekse mashtrimi përsëri në Kinë për t’u përballur me gjyqin./abcnews.al

Trump: Putin nuk do të sulmojë qytetet e Ukrainës gjatë javës së ftohtë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se Vladimir Putin i Rusisë ka rënë dakord të mos sulmojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, dhe pjesë të tjera të vendit për një javë për shkak të motit “jashtëzakonisht të ftohtë”.

Rusia nuk ka konfirmuar një marrëveshje, por Volodymyr Zelensky President i Ukrainës e mirëpriti këtë veprim.

Ndërsa Trump nuk specifikoi se kur do të fillonte pauza, gjatë natës së të premtes alarmet për sulme ajrore u dhanë vetëm në katër rajone ukrainase që janë afër vijës së frontit.

Temperaturat në Kiev pritej të binin nga e enjtja dhe të arrinin -24C gjatë ditëve të ardhshme. Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, siç ka bërë gjatë periudhave të ftohta që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë të premten se katër zonat ku u dëgjuan sirenat ishin shënjestruar nga 80 dronë rusë dhe një raketë balistike.

Duke folur në një takim të kabinetit të transmetuar në televizion në Uashington DC të enjten, presidenti amerikan tha: “Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos qëllonte në Kiev dhe qytete të ndryshme për një javë, dhe ai pranoi ta bënte këtë.”

Ukrainasit, tha ai, “pothuajse nuk e besuan, por ishin shumë të lumtur për këtë sepse po vuajnë keq”.

Më vonë të enjten, në një postim në mediat sociale, Zelensky tha se Trump kishte bërë një “deklaratë të rëndësishme” në lidhje me “mundësinë e ofrimit të sigurisë për Kievin dhe qytete të tjera ukrainase gjatë kësaj periudhe ekstreme dimri”./abcnews.al

Skema kombëtare për fermerët/ Balluku: Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë e peshkimin

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e pranishëm në takimin me fermerët për Skemën Kombëtare 2026. Balluku tha se buxheti 2026 është buxheti më i madh në histori për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin

“Fryma në Divjakë dhe në Lushnje edhe kur kemi problematika apo dëme nga përmbytjet është komplet ndryshe.

Më është dashur të hy në serat tuaja, të marr mësime nga më të mirët këtu dhe të kuptoj që edhe tokat tuaja ranore e përballojnë më mirë përmbytjen.

Me rëndësi është të mirëkuptohemi, të mbështesim njëri tjetrin.

Qeveria e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e fermerëve. Tek shihja 2025, mbi 600 mln lekë janë vënë në dispozicion të skema dhe janë ezauruar në 95% të tyre. Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin.” u shpreh Balluku./abcnews.al

❌