❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ÇfarĂ« duhet tĂ« bĂ«sh kur vetura tĂ« ndalet papritur dhe je vetĂ«m nĂ« rrugĂ«?



Kur makina ndalet dhe mbetesh vetëm në rrugë, ndjenja e pasigurisë vjen menjëherë.

KĂ«to janĂ« momente qĂ« askush nuk i dĂ«shiron, por pothuajse çdo shofer i ka pĂ«rjetuar njĂ« ndalesĂ« e papritur, errĂ«sirĂ«, heshtje dhe pyetja qĂ« tĂ« vjen natyrshĂ«m nĂ« mendje: “Tash çka?”.

Askush nuk niset nĂ« rrugĂ« duke menduar se do t’i ndalet makina, por defektet, gomat e shpuara, bateria e zbrazur apo problemet e papritura nuk zgjedhin kohĂ« apo vend.

Në ato çaste, makina nuk është më thjesht një mjet, por bëhet përgjegjësi, stres dhe pasiguri, ndërsa ndjenja e të qenit vetëm shpesh është më e rëndë se vetë problemi teknik.

PikĂ«risht kĂ«tu hyn APR - AsistencĂ« e PĂ«rgjithshme Rrugore, si njĂ« zgjedhje qĂ« çdo situatĂ« tĂ« papritur e kthen nĂ« njĂ« proces tĂ« qartĂ« dhe tĂ« lehtĂ« pĂ«r t’u menaxhuar.

Me APR, pasiguria zëvendësohet nga siguria se ndihma është vetëm një telefonatë larg, duke e kthyer stresin e momentit në një zgjidhje të shpejtë dhe të organizuar.

APR funksionon mbi bazë abonimi, pikërisht për këtë arsye: që shoferi të mos mendojë për çmime, negociata apo kë duhet të telefonojë në momentin më të keq.

Çdo gjĂ« Ă«shtĂ« e menduar paraprakisht, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ndihma tĂ« vijĂ« shpejt dhe pa komplikime.

Në shumë vende evropiane, asistenca rrugore është standard.

Edhe tek ne, kjo qasje po fiton gjithnjë e më shumë besim sepse shoferët po kuptojnë se siguria nuk fillon në momentin e defektit, por shumë më herët.

APR po ndërton një kulturë të re të sigurisë rrugore, duke i ndihmuar shoferët të jenë më të qetë dhe më të përgatitur në çdo udhëtim.

Për më shumë kontaktoni në:

Facebook: APR - Asistencë e Përgjithshme Rrugore

Instagram: apr_kosova

Email: info@apr-ks.com

Website:apr-kos.com

Tel: +383 49 888 194

AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba rrugore

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njofton për një valë mesazhesh që synojnë të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mesazhet përmbajnë linqe (adresa ueb) të dyshimta dhe nuk janë komunikime zyrtare nga institucionet shtetërore.

AKSK apelon që qytetarët të mos klikojnë në linqet e mesazheve, të mos japin të dhëna personale dhe të mos kryejnë pagesa online përmes faqeve jozyrtare. Autoriteti ka ndërmarrë masat e nevojshme për bllokimin e faqes mashtruese dhe këshillon raportimin e çdo mesazhi të dyshimtë pranë AKSK ose institucioneve përkatëse.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë gjithmonë informacionet e marra nëpërmjet burimeve zyrtare për të shmangur dëmet financiare dhe mashtrimet online.

“TĂ« dehur nĂ« timon”, Policia Rrugore: 59 shoferĂ« nĂ«n hetim dhe 6 nĂ« pranga

Policia e TiranĂ«s ka nisur hetimet nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« pĂ«r 59 shoferĂ«, teksa nĂ« pranga ka vendosur 6 tĂ« tjerĂ«. Njoftimi i policisĂ«: Kontrolle dhe monitorim 24/7, nĂ« akset e kryeqytetit, me shĂ«rbime tĂ« shtuara dhe logjistikĂ« bashkĂ«kohore, pĂ«r tĂ« parandaluar aksidentet rrugore dhe pĂ«r tĂ« menaxhuar trafikun. PĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur kĂ«to qĂ«llime, gjatĂ« javĂ«s sĂ« fundit, janĂ« evidentuar dhe ndĂ«shkuar një 

Source

Qfarë bën kur makina të ndalet dhe je vetëm në rrugë?



Askush nuk planifikon qĂ« makina t’i ndalet nĂ« mes tĂ« rrugĂ«s. As nĂ« qytet, as nĂ« autostradĂ«, e as gjatĂ« njĂ« udhĂ«timi familjar apo pune.

Megjithatë, defektet teknike, gomat e shpuara, bateria e zbrazur apo situata të tjera të papritura janë realitet për mijëra shoferë çdo vit.

Pikërisht këtu hyn në lojë APR - Asistencë e Përgjithshme Rrugore, një shërbim i ndërtuar mbi një parim të thjeshtë: siguri, reagim i shpejtë dhe qetësi për shoferin në çdo moment.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« APR?

APR është një shërbim profesional i asistencës rrugore, që funksionon mbi bazë abonimi vjetor, duke u mundësuar shoferëve ndihmë të menjëhershme në rast problemi me automjetin. Pa stres, pa negociata në momentin e emergjencës dhe pa kosto të paparashikuara.

Me një rrjet funksional dhe shërbim 24/7, APR synon të jetë partneri yt i besueshëm në rrugë, jo thjesht një shërbim i rastësishëm.

Shërbimet e APR përfshijnë:

  • NdihmĂ« nĂ« vendngjarje pĂ«r defekte tĂ« vogla teknike
  • NdĂ«rrim gome apo asistencĂ« nĂ« rast shpuarje
  • Ndezje tĂ« automjetit nĂ« rast tĂ« baterisĂ« sĂ« zbrazur
  • Auto-bartje drejt servisit ose lokacionit tĂ« dĂ«shiruar
  • Mbulim sipas paketĂ«s, brenda KosovĂ«s dhe nĂ« raste tĂ« caktuara edhe jashtĂ« saj

E gjithë kjo organizohet në mënyrë të strukturuar, pa humbur kohë dhe pa e lënë shoferin vetëm përballë problemit.

Pse gjithnjë e më shumë shoferë po zgjedhin APR?

Sepse realiteti i trafikut dhe i automjeteve sot kërkon parandalim, jo improvizim. Një abonim vjetor i asistencës rrugore është një nga ato vendime që shpreson të mos ta përdorësh shpesh - por kur të duhet, bën dallimin mes stresit dhe zgjidhjes.

APR nuk ofron vetëm ndihmë teknike, por siguri psikologjike: dijeninë se dikush është aty, i organizuar dhe i gatshëm të veprojë.

APR po kontribuon që kultura evropiane të bëhet normale edhe tek ne: të planifikosh paraprakisht, të udhëtosh më i qetë dhe të mos varesh nga rastësia.

Për më shumë kontaktoni në:

Facebook: APR - Asistencë e Përgjithshme Rrugore

Instagram: apr_kosova

Email: info@apr-ks.com

Website:apr-kos.com

Tel: +383 49 888 194

Bie niveli i ujërave në tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Situata nĂ« territorin e qarkut ShkodĂ«r, paraqitet e qĂ«ndrueshme dhe nĂ« pĂ«rmirĂ«sim gradual.

NĂ« pĂ«rditĂ«simin e situatĂ«s, Prefektura ShkodĂ«r njofton se nĂ« zonĂ«n e Dajçit vĂ«rehet rĂ«nie e nivelit tĂ« ujit, ndĂ«rsa te “Urrelat e Shirqit” nuk ka mĂ« prani uji. Aksi rrugor i Obotit vijon tĂ« ketĂ« prezencĂ« uji rreth 20–30 cm, por me tendencĂ« rĂ«nieje tĂ« vazhdueshme.

Prefektura e qarkut Shkodër informoi se transporti i banorëve në zonat e prekura vijon të realizohet nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, me një automjet me kalueshmëri të lartë dhe 5 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në territorin e bashkisë Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Nuk raportohen problematika apo situata emergjente.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit në pikat monitoruese vijojnë të jenë nën kuotat kritike. Niveli i lumit Drin në Bahçallëk është në kuotën 7.2 m, ndërsa lumi Buna regjistrohet në kuotën 8.30 m në Pazar dhe 6.40 m në Dajç. Hidrovoret e Velipojës vijojnë të funksionojnë normalisht në kuotën -1.90 m dhe punojnë në kapacitet të plotë, duke garantuar menaxhimin e prurjeve.

Nga DRV Shkodër raportohet se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor. Në akset malore rekomandohet qarkullimi me goma dimërore dhe/ose zinxhirë.

Sipas PrefekturĂ«s ShkodĂ«r, kontraktorĂ«t e mirĂ«mbajtjes rrugore shprehen se qarkullimi nĂ« akset QafĂ« Mali – FierzĂ« dhe K/Hadroj – Q/BĂ«nĂ« kryhet me goma dimĂ«rore/zinxhirĂ«.

Akset rrugore Dedaj–RazĂ«m, Bogë–QafĂ« Thore-Theth dhe Hani Hotit-Vermosh janĂ« tĂ« kalueshme, por kĂ«rkohet respektim rigoroz i rregullave tĂ« qarkullimit, sinjalistikĂ«s dhe pĂ«rdorimi i gomave dimĂ«rore ose zinxhirĂ«ve.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, vijon të jetë në terren, duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.

/e.i/j.p/

The post Bie niveli i ujërave në tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situatë e vështirë në Qarkun e Korçës/ Rrëshqitje dherash, bllokime rrugore dhe mungesë energjie

✇Albeu
By: V K

Në Qarkun e Korçës vijon situata e vështirë, për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe kushteve të pafavorshme të motit.

NĂ« BashkinĂ« Pogradec, disa familje u evakuan nĂ« fshatrat CĂ«rravĂ« dhe Dardhas, ndĂ«rsa rruga Trebinjë–DunicĂ« dhe rruga Zall–Torra mbeten tĂ« bllokuara.

Njësitë administrative dhe specialistët e Shërbimit Gjeologjik, po monitorojnë situatën dhe po hartojnë hapat e mëtejshëm të ndërhyrjes.

Në rrjetin rrugor, disa akse po pastrohen dhe kriposen pas reshjeve të borës, ndërsa qarkullimi në shumë zona kryhet normalisht me goma dimërore.

Problem mbeten aluvionet nĂ« Lozhan dhe reshjet e vazhdueshme nĂ« Libonik–RĂ«mbec–PlasĂ«.

Në sektorin e energjisë elektrike, disa fiderë ruralë vijojnë të jenë pjesërisht pa energji, por të gjitha zonat me rëndësi kritike janë funksionale. Ekipet operative të OSSHEE janë në terren për riparime dhe monitorim të situatës.

The post Situatë e vështirë në Qarkun e Korçës/ Rrëshqitje dherash, bllokime rrugore dhe mungesë energjie appeared first on Albeu.com.

Rama: 130 mjete borëpastruese dhe 800 punonjës të ARRSH në terren për të mbajtur hapur akset rrugore

TIRANË, 10 janar /ATSH / Kryeministri Edi Rama bĂ«ri tĂ« ditur pasditen e tĂ« shtunĂ«s se, nĂ« kushtet e motit tĂ« keq me reshje intensive shiu dhe dĂ«borĂ« tĂ« denduar, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) janĂ« nĂ« terren pa ndĂ«rprerje, duke punuar ditĂ« e natĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur akset rrugore tĂ« hapura dhe pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« e qytetarĂ«ve nĂ« lĂ«vizje.

Kryeministri Rama apeloi që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat malore ku reshjet kanë krijuar vështirësi të lëvizshmërisë.

Sipas tĂ« dhĂ«nave nga ARRSH, Rama tha se, “aktualisht janĂ« nĂ« terren: 130 mjete borĂ«pastruese; 577 mjete tĂ« tjera pĂ«r menaxhimin e rrugĂ«ve;  800 punonjĂ«s tĂ« angazhuar pĂ«r sigurimin e qarkullimit; 5300 tonĂ« kripĂ«; 1800 tonĂ« granil”.

Kryeministri Rama theksoi se këto mjete dhe punonjës po veprojnë në zonat ku paraqitet nevoja për normalizimin e situatës, duke garantuar qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve në të gjithë vendin.

Rama bëri të ditur gjithashtu se punimet do të vijojnë pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të situatës.

/e.xh/r.e/

The post Rama: 130 mjete borëpastruese dhe 800 punonjës të ARRSH në terren për të mbajtur hapur akset rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MIE: Probleme nga dëbora në disa akse rrugore, po punohet për hapjen e tyre

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Strukturat nĂ«n varĂ«sinĂ« e MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« (MIE) kanĂ« vijuar punĂ«n nĂ« terren pĂ«r normalizimin e situatĂ«s tĂ« shkaktuar nga pĂ«rkeqĂ«simi i motit.

Pavarësisht kushteve të vështira me reshje shiu dhe dëbore, ekipet e strukturave përkatëse kanë ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika.

Sipas informacionit tĂ« MIE-s, reshje dĂ«bore janĂ« regjistruar nĂ« akset: Bogë–Theth, Hani i Hotit–Vermosh, QafĂ« Mali–FierzĂ«, Surel–QafĂ« Priskë–QafĂ« MollĂ«, Elbasan–Gjinar, Ibë–Krrabë–Elbasan, DardhĂ« dhe Korçë–VoskopojĂ«.

Akset me probleme janĂ« Maliq–MoglicĂ«, hyrja e rrugĂ«s nacionale nĂ« HimarĂ«, Elbasan–Gjinar (shkarje skarpatash), Ersekë–Leskovik km 6, Kalimash–FushĂ« Dukagjin, Librazhd–Elbasan dhe Subash, Tepelenë–GjirokastĂ«r.

Sa i takon furnizimit me energji elektrike, në rang vendi janë 22 fidera jashtë pune. Rajonet më të prekura janë Tirana (rrethinat), Lushnja dhe Gjirokastra. Të gjitha linjat 35 kV dhe nënstacionet, si dhe rrjeti që furnizon hidrovoret, funksionojnë normalisht.

Linja 220 kV Burrel–Elbasan 1 vazhdon tĂ« jetĂ« e stakuar. Brigadat e OST-sĂ« janĂ« nĂ« terren pĂ«r riparimin e defektit. KonsumatorĂ«t nuk preken.

Situata në kaskadën e Drinit është: HEC Fierzësasia e prurjeve është 1200 m³/s; në HEC Koman: 350 m³/s; në HEC Vau i Dejës: 100 m³/s.

Lidhur me furnizimin me ujë, MIE bën të ditur se në qarkun Vlorë: Në zonat Trevllazër dhe Karbunarë po kryhen verifikime teknike për vijueshmërinë e shërbimit. Në Himarë është dëmtuar një tub me diametër 40 mm dhe po punohet për zëvendësimin e tij. Në qarqet e tjera nuk raportohen problematika.

Në Portin e Durrësit përpunimi në Terminalin Perëndimor, atë të Kontejnerëve dhe atë Lindor është ndërprerë, por tragetet akostojnë sipas orareve. Në Portin e Vlorës trageti me Brindisin është ankoruar në orar, vazhdon bllokimi i mjeteve të vogla brenda Gjirit të Vlorës. Trageti me Korfuzin nuk u nis nga Porti i Sarandës.

NdĂ«rsa nĂ« aeroportin “NĂ«nĂ« Tereza” operimet vijojnĂ« normalisht.

/e.xh/r.e/

The post MIE: Probleme nga dëbora në disa akse rrugore, po punohet për hapjen e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Aeroporti dhe portet funksionale, probleme në akset rrugore rurale

TIRANË, 9 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku theksoi sot se “asket rrugore kombĂ«tare janĂ« tĂ« gjitha funksionale, ndĂ«rsa ka pasur probleme nĂ« akset rurale qĂ« mirĂ«mbahen kryesisht nga bashkitĂ«â€.

“Ka pasur njĂ« angazhim pĂ«r tĂ« ndihmuar edhe bashkitĂ« nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe tĂ« gjithĂ« kontraktorĂ«t. Kryesisht ka pasur inerte, qĂ« kanĂ« zbritur nga skarpatet e maleve madje edhe rrugĂ«t qĂ« janĂ« tĂ« konsoliduara prej vitesh siç Ă«shtĂ« aksi nga Gjirokastra nĂ« TepelenĂ« nĂ« ShkallĂ«n e ZezĂ«, ku sĂ« bashku me ministren Kumbaro dje kemi ndjekur gjithĂ« situatĂ«n. Kemi pasur aty rĂ«nie inertesh nga skarpatet mbi skarpatet e kontrolluara tĂ« rrugĂ«ve”, tha Balluku nĂ« mbledhjen nĂ« mbledhjen e Komitetit NdĂ«rministror tĂ« Emergjencave Civile.

Sipas saj, fakti që ka pasur shumë zjarre dhe ka mungesë bimësie në zonën e jugut e ka bërë shumë sfiduese situatën për mirëmbajtjen e rrugëve.

Balluku u shpreh se “i gjithĂ« territori i vendit Ă«shtĂ« i aksesueshĂ«m”.

Ministrja Balluku tha se “duke qenĂ« se temperaturat janĂ« ulur ndjeshĂ«m 24 orĂ«t e fundit kĂ«rkohet qĂ« tĂ« gjithĂ« drejtuesit e automjeteve atje ku ka prezencĂ« ngrice apo dĂ«bore tĂ« pĂ«rdorin gomat e dimrit ose zinxhirĂ«t sipas rastit dhe kĂ«rkesĂ«s”.

“Policia e Shtetit ka qenĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« kohĂ«n nĂ« komunikim ARRSH gjithashtu Ă«shtĂ« shume e domosdoshme pasi nuk ka sensitivitet sa i pĂ«rket gomave tĂ« dimrit sidomos kur ka prezencĂ« tĂ« ngricĂ« qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e rrezikshme se dĂ«bora”, tha Balluku.

Sa i pĂ«rket Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar “NĂ«nĂ« Tereza”, Balluku tha se “aeroporti Ă«shtĂ« funksional vetĂ«m nĂ« datat 6 dhe 7 kemi pasur devijime tĂ« uljeve dhe ngritje nga Tirana dhe devijimet kanĂ« ndodhur pĂ«r shkak tĂ« shkarkimeve qĂ« kemi pasur gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve pĂ«r shkak tĂ« stuhisĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« me reshjet e shiut situata Ă«shtĂ« e menaxhuar. Vonesat kanĂ« qenĂ« minimale janĂ« bĂ«rĂ« lajmĂ«rime tĂ« herĂ«pashershme pĂ«r udhĂ«tarĂ«t pĂ«r t’i mbajtur ata tĂ« informuar dhe pĂ«r tĂ« mos pritur gjatĂ«â€.

“Porti i DurrĂ«sit ka qenĂ« funksional nuk ka pasur problematikĂ« e vonesa. NĂ« ultĂ«sirĂ«n perĂ«ndimore presim rritje tĂ« shpejtĂ«sisĂ« sĂ« erĂ«s, dje ka pasur erĂ« deri 17 metĂ«r pĂ«r sekondĂ« pritet qĂ« sot tĂ« arrijĂ« mbas mesditĂ«s deri nĂ« 25 metĂ«r pĂ«r sekondĂ« gjĂ« qĂ« do e bĂ«jĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« lundrimin”, tha Balluku.

Balluku tha se “kemi njĂ« parashikim qĂ« do tĂ« pĂ«rballemi me erĂ« nga 5 deri nĂ« 6 ballĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« zonĂ«n e Adriatikut nĂ« tĂ« njĂ«jtat ballĂ« shkon edhe zona e Jonit”.

/k.s/a.f/

/k.s/

The post Balluku: Aeroporti dhe portet funksionale, probleme në akset rrugore rurale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Policia Rrugore në terren: Gomat dimërore dhe zinxhirët të detyrueshme në zonat malore

Policia Rrugore apelon që drejtuesit e automjeteve që të përdorin goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse ndërsa në mjaft zona temperaturat kanë rënë nën zero dhe ka reshje bore. Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore në Rrugën e Arbrit, për të parë nga afër situatën dhe për të komunikuar me punonjësit e Policisë që janë të angazhuar në këtë aks rrugor


Source

Policia Rrugore: Gomat dimërore dhe zinxhirët të detyrueshme në zonat malore

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Policia Rrugore apeloi sot tĂ« gjithĂ« drejtuesit e automjeteve qĂ« tĂ« pĂ«rdorin goma dimĂ«rore dhe pajisje antirrĂ«shqitĂ«se ndĂ«rsa nĂ« mjaft zona temperaturat kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ«n zero dhe ka reshje dĂ«bore.

Drejtori i PolicisĂ« Rrugore, Perlat Vatoci, gjatĂ« pasdites sĂ« sotme inspektoi shĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore nĂ« RrugĂ«n e Arbrit, pĂ«r tĂ« parĂ« nga afĂ«r situatĂ«n dhe pĂ«r tĂ« komunikuar me punonjĂ«sit e PolicisĂ« qĂ« janĂ« tĂ« angazhuar nĂ« kĂ«tĂ« aks rrugor dhe, nĂ«pĂ«rmjet tyre, pĂ«r t’iu pĂ«rcjellĂ« njĂ« mesazh tĂ« gjithĂ« drejtuesve tĂ« automjeteve qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« zona malore ku ka prezencĂ« tĂ« reshjeve tĂ« dĂ«borĂ«s.

“TĂ« gjithĂ« drejtuesit e automjeteve tĂ« pĂ«rdorin mjetet antirrĂ«shqitĂ«se (zinxhirĂ«) dhe goma dimĂ«rore, pasi Policia Rrugore ka marrĂ« detyrĂ« dhe urdhĂ«r tĂ« prerĂ« qĂ« tĂ« ndĂ«shkojĂ« çdo drejtues automjeti qĂ« nuk zbaton me rigorozitet rregullat e qarkullimit nĂ« raste tĂ« tilla”, tha Vatoci.

Vatoci apeloi për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit dhe që, për çdo rast nevoje, të telefonojnë në 112 dhe të kontaktojnë me shërbimet e Policisë në terren.

Ndërkohë, ai nënvizoi po bashkëpunohet me firmat kontraktore për mirëmbajtjen e akseve rrugore, me qëllim pastrimin në kohë dhe hedhjen e kripës.

Si pasojĂ« e motit tĂ« keq, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore janĂ« 100% nĂ« detyrĂ«, krahas shĂ«rbimeve tĂ« tjera tĂ« Patrullave tĂ« PĂ«rgjithshme, ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja” dhe ForcĂ«s KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, tĂ« cilat vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r t’iu shkuar nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve nĂ« zona qĂ« kanĂ« problematika pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq me reshje shiu dhe dĂ«bore, si dhe pĂ«r tĂ« menaxhuar trafikun rrugor, me qĂ«llim parandalimin e aksidenteve rrugore.

/gj.m/j.p/

The post Policia Rrugore: Gomat dimërore dhe zinxhirët të detyrueshme në zonat malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Rrugore apel për drejtuesit e automjeteve: Përdorni goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse

✇Albeu
By: M C

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka inspektuar shërbimet e planizuara në Rrugën e Arbërit, për të parë nga afër situatën me qarkullimin e mjeteve dhe për të komunikuar me punonjësit që janë të angazhuar në këtë aks rrugor.

Nëpërmjet tyre, gjatë pasdites së sotme ai u ka përcjellë një mesazh të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në zona malore ku ka prezencë të reshjeve të dëborës:

“TĂ« gjithĂ« drejtuesit e automjeteve tĂ« pĂ«rdorin mjetet antirrĂ«shqitĂ«se (zinxhirĂ«) dhe goma dimĂ«rore, pasi Policia Rrugore ka marrĂ« detyrĂ« dhe urdhĂ«r tĂ« prerĂ« qĂ« tĂ« ndĂ«shkojĂ« çdo drejtues automjeti qĂ« nuk zbaton me rigorozitet rregullat e qarkullimit nĂ« raste tĂ« tilla.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka apeluar për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit dhe që, për çdo rast nevoje, të telefonojnë në 112 dhe të kontaktojnë me shërbimet e Policisë në terren.

Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore për mirëmbajtjen e akseve rrugore, me qëllim pastrimin në kohë dhe hedhjen e kripës.

Si pasojĂ« e motit tĂ« keq, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore janĂ« 100% nĂ« detyrĂ«, krahas shĂ«rbimeve tĂ« tjera tĂ« Patrullave tĂ« PĂ«rgjithshme, ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja” dhe ForcĂ«s KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«.

Ato vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r t’iu shkuar nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve nĂ« zona qĂ« kanĂ« problematika pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq me reshje shiu dhe dĂ«bore, si dhe pĂ«r tĂ« menaxhuar trafikun rrugor, me qĂ«llim parandalimin e aksidenteve rrugore.

The post Policia Rrugore apel për drejtuesit e automjeteve: Përdorni goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse appeared first on Albeu.com.

Bora vështirëson qarkullimin në Kosovë, akset kryesore po mirëmbahen

PRISHTINË, 8 janar /ATSH/ Reshjet e borĂ«s qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« KosovĂ«n, kanĂ« vĂ«shtirĂ«suar qarkullimin rrugor, ndĂ«rsa autoritetet pĂ«rgjegjĂ«se sigurojnĂ« se rrugĂ«t nacionale dhe rajonale po mirĂ«mbahen dhe mbeten tĂ« kalueshme.

Megjithatë, ekspertët e komunikacionit vlerësojnë se kapacitetet institucionale ende nuk arrijnë të mbulojnë të gjitha rrugët, veçanërisht ato të kategorive më të ulëta.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, deklaron për KosovaPress, se pastrimi i rrugëve nacionale, rajonale dhe autostradave po bëhet vazhdimisht nga operatorët ekonomikë të angazhuar, ndërsa ka sqaruar se trotuaret nuk janë përgjegjësi e nivelit qendror.

Sipas tij, aktualisht janë të angazhuar 19 operatorë ekonomikë që po veprojnë në të gjithë territorin e Kosovës, duke pastruar borën dhe duke hedhur kripë për të siguruar qarkullim të sigurt.

“Trotuaret nuk janĂ« punĂ« e jona, punĂ« e jona janĂ« rrugĂ«t. RrugĂ«t jemi duke i pastruar, i kemi 19 operatorĂ« ekonomikĂ« qĂ« janĂ« nĂ« tĂ« gjitha rrugĂ«t rajonale, nĂ« tĂ« gjitha rrugĂ«t nacionale, autostradĂ«, duke pastruar, duke hedhur kripĂ« e gjĂ«ra tjera, vazhdimisht 24 orĂ« pandĂ«rprerĂ« janĂ« nĂ« terren. ËshtĂ« e pamundur mos me i taku nĂ« rrugĂ«, nĂ« cilĂ«ndo rrugĂ« qĂ« shkon nĂ« KosovĂ«, pĂ«rveç rrugĂ«ve lokale qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e komunave”, thotĂ« Durmishi.

Ndërsa, eksperti i komunikacionit, Visar Baxhuku thekson se reshjet e mëdha dhe ulja e temperaturave kanë rritur vështirësitë në qarkullim për automjete dhe këmbësorë.

MirĂ«po, siç thotĂ« ai, “kapacitetet institucionale nuk po arrijnĂ« qĂ« tĂ« gjitha rrugĂ«t, dhe kategoritĂ« e rrugĂ«ve edhe mĂ« tĂ« ulĂ«ta”.

“Me ndryshimet klimatike tĂ« paraqitura qĂ« para dy dite me reshje tĂ« mĂ«dha, e sidomos me uljen e temperaturave nĂ« ditĂ«n e sotme janĂ« rritur vĂ«shtirĂ«sitĂ« nĂ« qarkullim pĂ«r automjete dhe kĂ«mbĂ«sore ne pjesĂ«n e lĂ«vizjeve nĂ« trotuar. GjithĂ« drejtuesit qĂ« kanĂ« mundĂ«si tĂ« shmangin udhĂ«timet nĂ« kĂ«to situata Ă«shtĂ« e rekomandueshme tĂ« minimizojnĂ« kĂ«to udhĂ«time. Por, nĂ« raste kur nuk mund tĂ« minimizojnĂ« kujdesi duhet tĂ« jetĂ« nĂ« nivel shumĂ« tĂ« lartĂ«.

KĂ«to janĂ« vĂ«shtirĂ«si periodike qĂ« paraqiten qĂ« çdo periudhe tĂ« viteve, por sĂ«rish kapacitetet institucionale nuk po arrijnĂ« qĂ« tĂ« gjitha rrugĂ«t, dhe kategoritĂ« e rrugĂ«ve edhe mĂ« tĂ« ulĂ«ta, pĂ«rveç autostradave dhe nacionale tĂ« jenĂ« nĂ« nivel tĂ« kĂ«naqshĂ«m tĂ« mirĂ«mbajtĂ«s me qĂ«llim tĂ« zhvillimit tĂ« trafikut tĂ« sigurte”, thotĂ« Buxhuku.

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin nda -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

/KosovaPress/

The post Bora vështirëson qarkullimin në Kosovë, akset kryesore po mirëmbahen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jani: 304 persona të evakuar në qarkun Durrës, strukturat në gatishmëri në terren

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Reshjet e dendura tĂ« shiut kanĂ« vazhduar dhe gjatĂ« natĂ«s, duke sjellĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« situatĂ«s pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq nĂ« DurrĂ«s.

Prefekti i qytetit bregdetar, Emilian Jani tha sot për ATSH-në, se të gjithë strukturat vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Emergjencat Civile janë të shpërndara në terren për të monitoruar situatën.

“Deri mbrĂ«mĂ« nĂ« orĂ«t e vona tĂ« natĂ«s, janĂ« evakuar disa persona. Numri i individĂ«ve qĂ« janĂ« evakuuar deri tani Ă«shtĂ« rreth 304 persona. Ata janĂ« sistemuar nĂ« ShtĂ«pinĂ« e Pushimit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Brendshme dhe nĂ« godinat e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes. Zonat mĂ« problematike janĂ« ato tĂ« ish-NISH Tulla dhe zona e ish-KĂ«netĂ«s. Po mbikĂ«qyrim çdo situatĂ« dhe jemi pranĂ« çdo familjeje”, tha Jani.

Ndërkohë, bëhet me dije se uji është tërhequr nga akset rrugore kryesore në qytet, duke i bërë ato të kalueshme për qytetarët dhe makinat.

/e.i/a.f/r.e/

The post Jani: 304 persona të evakuar në qarkun Durrës, strukturat në gatishmëri në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia apel qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

Policia Rrugore ka intensifikuar masat e kontrollit në të gjithë vendin, për shkak të motit të keq dhe shkeljeve të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, të evidentuara gjatë dy ditëve të para të Vitit të Ri 2026, disa prej të cilave me pasoja fatale.

Sipas njoftimit zyrtar, reshjet e dëborës në zonat malore, temperaturat e ulëta që favorizojnë ngricat dhe prania e akullit në rrugë kanë rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente.

Në këto kushte, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në akset kryesore dhe dytësore, duke angazhuar të gjitha mjetet logjistike në dispozicion.

Gjatë kontrolleve, përmes mjeteve inteligjente të matjes së shpejtësisë, përfshirë poliskanin, si dhe testimeve me alkooltest, janë konstatuar dhjetëra shkelje të rënda.

Policia bën me dije se, në segmente rrugore ku shpejtësia e lejuar është 80 apo 90 km/h, janë regjistruar raste ekstreme me shpejtësi nga 171 km/h deri në 216 km/h, në kushte atmosferike të papërshtatshme dhe me fushëpamje të kufizuar për shkak të errësirës.

Drejtuesit e automjeteve të kapur në shkelje janë ndaluar dhe ndëshkuar sipas legjislacionit në fuqi, pasi veprimet e tyre përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, ta përshtatin atë me kushtet e rrugës dhe të motit, si dhe të mos drejtojnë automjete nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor. Jeta nuk ka kthim”, thekson Policia nĂ« apelin e saj drejtuar qytetarĂ«ve.

Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Reshjet e denduara tĂ« borĂ«s dhe shiut pĂ«rfshinĂ« sot zonat malore tĂ« vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga puna në terren e strukturave përgjegjëse në veri të vendit për pastrimin nga bora dhe hedhjen e kripës në akset rrugore.

Rama thekson se këto struktura janë në gatishmëri maksimale në zonat malore.

“PavarĂ«sisht kushteve atmosferike, strukturat pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« terren pĂ«r tĂ« garantuar qarkullim dhe siguri”, tha Rama.

ARRSH dhe Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimri ose zinxhirë, të lëvizin me shpejtësi minimale në zonat me reshje dhe të respektojnë distancat e sigurisë.

/e.i/r.e/

The post Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten qindra shoferë në Tiranë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore nĂ« TiranĂ«, me qĂ«llim garantimin e sigurisĂ« rrugore dhe menaxhimin e fluksit tĂ« shtuar tĂ« qarkullimit nĂ« prag tĂ« festave tĂ« fundvitit, ka intensifikuar kontrollet dhe patrullimet nĂ« tĂ« gjitha akset kryesore, dytĂ«sore dhe nyjat lidhĂ«se tĂ« kryeqytetit.

Policia njoftoi se si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë konstatuar shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, për të cilat janë vendosur masat administrative: 529 masa për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara; 389 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 256 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 346 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 170 masa për mosrespektim të radhës së qarkullimit dhe 87 masa për parakalim të gabuar.

Gjithashtu, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, janë arrestuar/proceduar penalisht 39 shtetas dhe janë bllokuar 20 automjete.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. /j.p/r.e/

The post Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten qindra shoferë në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për tri orë aksi Kakavijë-Janinë

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Aksi rrugor KakavijĂ«-JaninĂ« nĂ« kryqĂ«zimin e fshatit Kallpaq do tĂ« jetĂ« sĂ«rish sot i bllokuar pĂ«r disa orĂ« pĂ«r shkak tĂ« protestĂ«s sĂ« fermerĂ«ve grekĂ«.

Policia Kufitare KakavijĂ« bĂ«ri tĂ« ditur se â€œĂ«shtĂ« njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditĂ«n e sotme, nga ora 19:00 deri nĂ« orĂ«n 22:00 (me orĂ«n greke), aksi rrugor KakavijĂ«-JaninĂ«, nĂ« kryqĂ«zimin e fshatit Kallpaq, do tĂ« jetĂ« i bllokuar pĂ«r shkak tĂ« protestĂ«s qĂ« do tĂ« zhvillojnĂ« fermerĂ«t”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/a.f/r.e/

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për tri orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia rrugore ka dĂ«shtuar/ “Lumi” i gjobave e ka pĂ«rkeqĂ«suar trafikun

Policia Rrugore herë pas here kthehet më shumë në një institucion statistikash sesa në një mekanizëm që do të duhej të rregullonte kaosin e përditshëm rrugor në kryeqytet dhe jo vetëm. Policia Rrugore e Tiranës shpërndau një njoftim për mediat, duke paraqitur shifra të papara më parë gjobash ndaj qytetarëve që përdorin automjetet. Nëse qëllimi [
]

The post Policia rrugore ka dĂ«shtuar/ “Lumi” i gjobave e ka pĂ«rkeqĂ«suar trafikun appeared first on BoldNews.al.

Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« Elbasan ka intensifikuar masat dhe ndodhet nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r menaxhimin e qarkullimit rrugor, pĂ«r shkak tĂ« fluksit tĂ« shtuar tĂ« automjeteve nĂ« akset kryesore qĂ« lidhin TiranĂ«n me Korçën dhe VlorĂ«n, si edhe nĂ« drejtim tĂ« kundĂ«rt.

Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar në disa segmente rrugore.

Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Vlorës dhe Gjirokastrës që, kur është e mundur, të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën e lartë të trafikut.

Njëkohësisht, drejtuesit e mjeteve ftohen të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë, të qëndrojnë në radhë dhe të shmangin parakalimet e gabuara, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë dhe të shkaktojnë bllokime apo aksidente.

Masat parandaluese kundër aksidenteve rrugore janë forcuar përmes monitorimit të akseve me automjete inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla të lëvizshme, me synim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/gj.m/a.f/

The post Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌