Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Historia e penalltisë më sureale në 100 vitet e fundit, spanjollët befasohen nga penalltia e shkaktuar nga Caleta-Car



Duje Caleta-Car, një mbrojtës i Real Sociedadit dhe i ekipit kombëtar të Kroacisë, shkaktoi një penallti të pabesueshme në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.

29-vjeçari Caleta-Car shkaktoi një penallti që do të mbahet mend gjatë në ndeshjen e Kupës së Mbretit, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 2-3 kundër Alavesit.

Futbollisti kroat, në minutën e 66-të të ndeshjes, i kapi fanellën kundërshtarit Toni Martinez, ia vuri mbi kokë dhe i bllokoi shikimin sulmuesit të Alaves.

🖥️💥 El VAR hizo acto de presencia en el Alavés - Real Sociedad.

👉🏻 Ćaleta-Car agarra de la camiseta a Toni Martínez, quitándosela e impidiéndole continuar la acción.

✅ 𝗣𝗘𝗡𝗔𝗟𝗧𝗜 𝗖𝗟𝗔𝗥𝗢.

▪️ Quintero González tuvo que acudir al VAR para revisar la infracción. pic.twitter.com/P8ieC1lELi
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) February 4, 2026

Gjyqtari Alejandro Quintero nuk e pa atë që bëri Caleta-Car, por VAR-i sugjeroi që ai të rishikonte videon e situatës.

Pasi pa lëvizjen e çuditshme të mbrojtësit të ekipit mysafir, ai tregoi një penallti për Alaves dhe i dha kroatit Caleta-Car një karton të verdhë.

Toni Martinez, i cili më parë i kishte dhënë Alaves epërsinë nga pika e penalltisë, pati një shans të shkëlqyer për ta çuar klubin e tij në prag të gjysmëfinaleve të Kupës.

from soccer

Megjithatë, portieri Alex Remiro priti penalltinë duke e mos e lejuar epërsinë të shkonte në 3-1 dhe pas këtij episodi, Sociedad shënoi dy gola duke përmbysur rezultatin dhe duke arritur në gjysmëfinale.

Mediat e mëdha spanjolle si gazeta Marca dhe AS e kanë cilësuar si penalltia më sureale, e cila nuk është parë në 100 apo 123 vitet që luhet futboll në vendin e tyre. /Telegrafi/

E akuzuar se është burrë, Imane Khelif pranon ta bëjë testin e gjinisë dhe të shkojë në Lojërat Olimpike



Boksierja algjeriane, Imane Khelif ka thënë se është e gatshme t'i nënshtrohet një testi gjinor nëse kjo do t'i lejojë të garojë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit në vitin 2028.

Khelif, e cila fitoi medaljen e artë në divizionin e peshave welter për femra në Lojërat e Parisit në vitin 2024, që atëherë është përballur me pyetje në lidhje me të drejtën e saj për të garuar në garën e femrave.

Kujtojmë se Khelif dhe boksierja tajvaneze, Lin Yu-ting, u s’kualifikuan nga Kampionati Botëror 2023 nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) për dyshime se nuk i kaluan testet e përcaktimit të gjinisë. Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili e revokoi njohjen e IBA-s në qershor 2023, i dha Khelif leje të garojë në Paris.

"Nuk kam asgjë për të fshehur"

Khelif ka thënë për CNN të mërkurën se ajo "nuk ka asgjë për të fshehur" dhe do të përmbushë kërkesat e testimit nëse IOC i imponon ato.

“Sigurisht, unë do të pajtohesha me çfarëdo që kërkohet prej meje për të garuar. Ata duhet të mbrojnë gratë, por duhet të jenë të kujdesshëm që, duke mbrojtur gratë, të mos dëmtojnë gratë e tjera", ka thënë fillimisht Khelif për CNN.

“Unë nuk jam transgjinore. Jam grua. Dua të jetoj jetën time. Ju lutem mos më përdorni për agjendën tuaj politike", përfundoi algjeriania.

Olympian boxing gold medalist Imane Khelif already looking ahead to LA 2028 in L'Equipe newspaper.

La championne olympique de boxe Imane Khelif se confie pour L'Équipe sur son envie de participer aux JO 2028 > https://t.co/wwbHhgrUhS pic.twitter.com/doCSz7G4O5
— L'Équipe (@lequipe) February 4, 2026

Reagimet dhe rregullat e reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vitin e kaluar e quajti Khelifin një "boksier burrë" pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv që u ndalonte grave transgjinore të garonin në sportet e grave. Organi i ri, World Boxing, mori njohje të përkohshme nga IOC si organi ndërkombëtar qeverisës për boksin në shkurt të vitit të kaluar.

Ata prezantuan testimin gjenetik të detyrueshëm për atletët për të "përcaktuar gjininë e tyre në lindje dhe të drejtën e tyre për të garuar". Kur njoftuan ndryshimin, ata përmendën rastin Khelif, për të cilin më vonë kërkuan falje.

Khelif paraqiti një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) gushtin e kaluar kundër futjes së testimit të detyrueshëm nga World Boxing. Një seancë dëgjimore për këtë rast është ende në pritje. /Telegrafi/

Del Piero beson se Juventusi mund ta fitojë Scudetton këtë vit



Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero u jep shpresë tifozëve të ish-skuadrës së tij dhe paralajmëron Interin në luftën për Scudetto këtë edicion.

Del Piero është dhe ka qenë gjithçka, ose pothuajse gjithçka, për Juventusin dhe tifozët e saj, të cilët mezi presin rikthimin e tij, ndoshta në një rol menaxherial, nëse jo si president.

Megjithatë, në fushë, ‘Pinturicchio’ luajti edhe si numër 9, duke e interpretuar rolin në mënyrën e tij, por gjithmonë me klas dhe efektivitet të madh.

I intervistuar në Milano gjatë një eventi që festonte bashkëpunimin midis Haier dhe Lega Calcio Serie A , Del Piero vlerësoi performancën e ish-skuadrës së tij dhe tregoi nëse tifozët duhet të ëndërrojmë për titullin e Serie A këtë sezon.

“Juve të fitojë Scudetton këtë vit? Pse jo, ka një besim të ri, ka qëndrueshmëri, por nuk e di nëse ky është qëllimi i vërtetë”, ka thënë fillimisht Del Piero.

“Kanë mbetur shumë ndeshje për të luajtur dhe unë gjithmonë besoj në të derisa numrat të thonë të kundërtën, edhe nëse ekipet e tjera kanë treguar më shumë qëndrueshmëri për momentin”.

Komenti i tij i fundit është një thirrje e vërtetë, e shoqëruar me një mesazh virtual për Interin: “Asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë, edhe kur gjërat duken të qëndrueshme”. /Telegrafi/

Salah po largohet nga Liverpooli? Oferta astronomike po përgatitet



Liverpooli po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah, pasi dolën raportime se Al-Ittihad i Arabisë Saudite po planifikon të bëjë një ofertë astronomike për yllin egjiptian.

Sipas TeamTalk, largimi i Karim Benzema nga Al-Ittihad te Al-Hilal në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve e ka vendosur Salah në krye të listës së dëshirave të klubit saudit, gjë që mund t'i lërë pronarët e Liverpoolit, FSG, me një vendim të vështirë për të marrë.

E ardhmja e Salah në Anfield ka qenë në dyshim që nga një grindje publike me trajnerin Arne Slott që e detyroi egjiptianin të qëndronte në stol për tre ndeshje radhazi në fillim të dhjetorit.

Edhe pse të dyja palët thuhet se i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, mbeten pikëpyetje rreth statusit të tij. Një shkak tjetër shqetësimi është rënia e tij në formë. Salah ka shënuar vetëm një gol për Reds që nga 1 nëntori i vitit të kaluar.

Sipas raportimeve nga Arabia Saudite, Al-Ittihad e ka monitoruar Salahun dhe tani është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë që do t'u jepte pronarëve një arsye serioze për ta konsideruar shitjen.

Me Salahun që hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në verë dhe mbush 34 vjeç në korrik, tundimi për të fituar para nga një nga lojtarët më të mirë të Ligës Premier mund të jetë shumë i madh, raporton mediumi anglez.

Mendimet e gazetarëve janë të ndara

Largimi i mundshëm i yllit egjiptian këtë verë ka ndarë opinionin në media. Gazetari i shquar David Ornstein pohon se qëllimi i pronarëve ka qenë gjithmonë ta mbajnë Salahun deri në skadimin e kontratës së tij në verën e vitit 2027, kur ai do të largohej si lojtar i lirë. Megjithatë, ai vetë kohët e fundit pranoi se ky plan mund të ndryshojë.

“Pavarësisht pasigurisë së fundit, sulmuesi egjiptian pritet të luajë deri në fund të sezonit në Anfield. Ka shpresë se situata do të qetësohet deri atëherë dhe se ai do ta përfundojë kontratën e tij deri në skadimin e saj në qershor 2027. Megjithatë, nëse problemet vazhdojnë, është e mundur që të merret në konsideratë një largim më i hershëm", shkroi Ornstein.

Salah nuk dëshiron të jetë rezervë?

Një nga faktorët kryesorë do të jetë koha e lojës, pasi gazetari i informuar Graeme Bailey raportoi më parë se Salah nuk ka ndërmend të bëhet lojtar rezervë në Anfield.

Në tetor të vitit të kaluar, Bailey sugjeroi se Liverpooli po përgatitej tashmë për "kapitullin e fundit" me Salah dhe se klubi kishte filluar të planifikonte të sillte zëvendësuesin e tij.

"Ata tashmë po planifikojnë se kush do ta pasojë atë, qoftë vitin tjetër apo vitin pas tij. Forma e tij nuk është çelësi. Edhe nëse luan shkëlqyeshëm, ekziston mundësia që ai të largohet verën e ardhshme. Mendoj se klubi do ta vlerësojë situatën pavarësisht kësaj. Shitja verën e ardhshme mund t'i përshtatet të gjithëve”, ka thënë Bailey.

Reds sapo kanë shpenzuar pothuajse 400 milionë euro për Hugo Ekitike, Florian Ëirtz, Alexander Isak, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong, kështu që në verë ata synojnë të bëjnë disa shitje për të kryer blerje tjera të nevojshme. /Telegrafi/

Superliga e Kosovës nis në fundjavë sezonin pranveror, xhiroja e 19-të premton spektakël



Fundjava sjell pesë përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës, me të gjitha ndeshjet që luhen në orarin e njëjtë dhe me peshë të madhe për nisjen e edicionit pranveror.

Xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovës rikthehet këtë fundjavë me duele vendimtare, ku çdo pikë mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë si në garën për titull, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Të shtunën, më 7 shkurt, Dukagjini pret Prishtinën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në një takim ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre, ndërsa kryeqytetasit kërkojnë vazhdimësi dhe rikthim te rezultatet pozitive.

Po në të njëjtën orë, Drenica dhe Llapi përballen në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, në një duel direkt mes skuadrave që kërkojnë pikë të mëdha për stabilitet në tabelë dhe largimin nga zona e rrezikut.

Në Ferizaj, skuadra vendase do të matet me Dritën në stadiumin e qytetit, ku mysafirët nga Gjilani hyjnë si favoritë në letër, por Ferizaj pritet të japë maksimumin për të befasuar një nga ekipet më konstante të sezonit.


Të dielën, më 8 shkurt, vëmendja zhvendoset në Gjilan, ku Gjilani pret Ballkanin në stadiumin me bari artificial. Një përballje me aromë derbi, ku kampionët vjeshtor kërkojnë të mbajnë ritmin në krye, ndërsa vendasit synojnë të ndalin furinë e tyre dhe të hynë në garë për pozitat e para.

Xhiroja mbyllet në Malishevë, ku skuadra vendase përballet me Prishtinën e Re në stadiumin “Liman Gegaj”, në një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për objektivat sezonale të të dyja ekipeve.

Me të gjitha ndeshjet që zhvillohen në orën 13:00, Superliga premton një fundjavë të ngjeshur, emocionuese dhe plot tension, ku çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë për vazhdën e edicionit. /Telegrafi/

Gjesti i gjyqtarit Munuera Monteros në ndeshjen kundër Albacetes, bezdis tifozët e Barcelonës



Gjyqtari i ndeshjes Albacete-Barcelona, Jose Luis Munuera Montero ka bërë një gjest në fund të ndeshjes së Copa del Rey duke zemëruar tifozët mysafirë.

Barcelona e mposhti Albaceten me rezultat 2-1 të martën mbrëma në Estadio Carlos Belmonte për të arritur në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Golat e shënuar nga Lamine Yamal dhe Ronald Araujo i dhanë epërsinë Barçës përpara një përgjigjeje të vonë të vendasit.

Në minutat e fundit pati një dramë të vërtet pasi vendasit ishin shumë afër të barazonin dhe ishte mbrojtësi Gerard Martin, i cili largoi topin me kokë nga vija e portës.

🚨🎥 | Referee Munuera Montero almost raised his arms in celebration for Albacete’s apparent goal, before Gerard Martín cleared it off the line. #fcblive 🤨
pic.twitter.com/Up6BO9pOIi
— BarçaTimes (@BarcaTimes) February 4, 2026

Megjithatë, drama arriti kulmin kur gjyqtari Munuera Monteros ngriti krahët sikur po donte të festonte dhe sinjalizonte gol.

Ky gjest i Monteros ka shkaktuar akuza për paragjykim nga tifozët e Barçës të cilët e quajtën skandaloz veprimin.

Gjesti i gjyqtarit të ndeshjes Albacete-Barcelona, është bërë viral tashmë. /Telegrafi/

Tre yjet që përballen me largim nga Real Madridi gjatë verës



Treshja e Real Madridit, Dani Carvajal, Fran Garcia dhe Dani Ceballos thuhet se kanë shanset më të larta për t'u larguar nga Santiago Bernabeu në verën e këtij viti.

Los Blancos pritet të bëjnë shumë ndryshime gjatë verës, për t’u përgatitur për edicionin e ri dhe sipas Mario Cortegana të The Athletic, pjesë e këtyre ndryshimeve mund të jenë edhe Carvajal, Garcia dhe Ceballos që pritet të largohen të parët.

Kontrata e Carvajal skadon në fund të sezonit dhe dyshimet vazhdojnë për zgjatjen e saj për shkak të problemeve me gjendjen fizike. 34-vjeçari ka kaluar një sezon të mbushur me lëndime deri më tani dhe aktualisht po punon për të arritur formën e plotë pas një operacioni në gju, pavarësisht se u rikthye në skuadër muajin e kaluar.

Nëse ai do të largohej, Los Blancos do të investonin në një mbrojtës të djathtë të ri për të mbështetur të ardhurin nga Liverpooli, Trent Alexander-Arnold.

Kohët e fundit, huazimi i Garcias te Bournemouth dështoi, duke e lënë të zhgënjyer me vendimin e klubit.

Ndërsa mbrojtësi i majtë spanjoll po vuan për të siguruar kohë për të luajtur këtë sezon, një largim në verë duket një mundësi reale.

E ardhmja e Ceballos në Bernabeu është vënë në dyshim pasi pothuajse u shty në skajet e karrierës këtë sezon.

Spanjolli thuhet se ishte i hapur për t'u bashkuar me Real Betis në janar, por një ofertë konkrete nuk mbërriti kurrë që të përmbushte vlerësimin e Real Madridit dhe kërkesat e tij për pagë prej 4.5 milionë eurosh në vit.

Për shkak të konkurrencës së madhe dhe planit të Real Madridit për të sjellë një mesfushor qendror verën e ardhshme, Ceballos mund të kërkojë një largim.

Përveç kësaj, David Alaba pritet gjerësisht të largohet nga Real Madridi pas skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit. /Telegrafi/

“Al Hilal është Real Madridi i Azisë”, Benzema thumbon Ronaldon pas transferimit



Karim Benzema dëshiron t’i sjellë trofe klubit të tij të ri, Al Hilal, të cilin e quan “Real Madridi në Azi”.

Sulmuesi francez refuzoi një zgjatje të kontratës për të qëndruar në Al Ittihad përtej qershorit dhe në vend të kësaj iu bashkua liderëve të kampionatit saudit, Al Hilal, të hënën.

Duke folur për herë të parë që nga transferimi i tij, ish-kapiteni i Real Madridit i tha faqes së internetit të klubit se është i lumtur, teksa ekipin e ri e krahasoj me klubin legjendar spanjoll, Real Madridi.

“Është mirë. Jam i lumtur që jam këtu. Pas stërvitjes sime të parë me ekipin, me trajnerin, jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e këtij ekipi. Është një ekip i mirë, me një histori të mirë. Ata kanë fituar shumë trofe”, ka thënë fillimisht Benzema.

“Është i ngjashëm, si Real Madridi në Azi. Gjithçka është mirë, tifozët janë të mirë, luajnë mirë, kanë lojtarë të mirë, kanë një mentalitet të mirë. Më pëlqeu kjo skuadër edhe më parë. Kam luajtur kundër tyre me Madridin dhe nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ishte një ndeshje e mirë, kështu që kam kujtime të mira. Sot jam i lumtur sepse jam lojtar i Al Hilal", përfundoi francezi.

“I have a lot of ambition, and I will give everything in the pitch” 💬

Benzema in his first interview 🎙️

pic.twitter.com/UcBrd9TnHI
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) February 3, 2026

Sipas burimeve, 38 vjeçari, ndihej i pa respektuar me zgjatjen e kontratës që Al Ittihad i kishte ofruar. Marrëveshja me Al Ittihad nga Liga Profesionale Saudite, e cila merret me kontratat e lojtarëve kryesorë në klubet në pronësi të PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite), në mënyrë efektive do ta kishte parë fituesin e Topit të Artë 2022 të luante falas.

Benzema, i cili kishte oferta nga klube evropiane, vendosi të qëndronte në Arabinë Saudite, pjesërisht sepse kontrata e tij me të drejtën e imazhit atje është deri në vitin 2030.

Transferimi i tij te Al Hilal, të cilin e orkestroi PIF, ka zemëruar ish-shokun e skuadrës së Benzemas në Madrid, Cristiano Ronaldon, i cili është kapiten i rivalëve Al Nassr.

Sipas burimeve, Ronaldo refuzoi të luante për klubin e tij të hënën në shenjë proteste sepse PIF nuk po investonte mjaftueshëm në Al Nassr dhe në vend të kësaj po i jepte një avantazh Al Hilal.

Lights on 🔦

Benzema in blue 🥶🤩 pic.twitter.com/uakmmY5zvV
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) February 3, 2026

Ronaldo po kërkon të fitojë titullin e tij të parë të madh me Al Nassr dhe skuadra e tij është e dyta në renditjen e Ligës Profesionale Saudite, një pikë larg Al Hilal.

Benzema mbërriti në Arabinë Saudite në verën e vitit 2023, pasi kishte fituar 25 trofe me Real Madridin, përfshirë katër La Liga, tre Kupa të Mbretit dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve.

Ai ka shënuar tetë gola në 14 ndeshje në ligë këtë sezon, ndërsa ndeshja e tij e parë me Al Hilal do të jetë ndeshja e ligës të enjten në Al-Okhdood Club. /Telegrafi/

Bellingham shqetëson tifozët e Real Madridit pasi postoi një foto me maskë oksigjeni



Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, ka shkaktuar shqetësim tek tifozët pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi të dielën dhe shkaktoi trazira të mëtejshme duke postuar foto të vetes duke përdorur një maskë oksigjeni.

Bellingham pësoi dëmtimin në ndeshjen kundër Rayo Vallecano. Anglezi ndihej keq edhe para ndeshjes, duke u kapur fort pas vendit të lënduar kur mbërriti në stadium dhe gjatë ngrohjes. Në minutën e nëntë të ndeshjes, ai ndjeu një dhimbje në kofshën e majtë, gjë që e detyroi të largohej nga loja.

Real Madridi kreu shpejt një skanim me rezonancë magnetike, i cili konfirmoi ashpërsinë e problemit.

"Pas testeve të sotme të kryera nga shërbimet mjekësore të Real Madridit te lojtari ynë Jude Bellingham, atij i është diagnostikuar një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë. Rimëkëmbja e tij do të monitorohet", njoftoi klubi.

Gjithçka tregon se Bellingham nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjet e ligës kundër Valencias, Real Sociedad, Osasuna dhe Getafe, si dhe në ndeshjen e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Benficas.

Megjithatë, Bellingham ka shkaktuar shqetësim tek tifozët dhe shkaktoi trazira të mëtejshme duke postuar foto të vetes duke përdorur një maskë oksigjeni.

"Jeta vazhdon", shkroi në mesazhin e shkurt përkrah fotos.

Ndryshe, Bellingham tashmë humbi fillimin e ligës për shkak të një operacioni në shpatull pas Kampionatit Botëror për Klube të mbajtur në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

“Debutim me emocione, por me klas”, Gert Behxheti shkëlqen në paraqitjen e parë dhe trajneri e vlerëson lart potencialin e tij



Talenti kosovar, Gert Behxheti, këtë javë e ka shënuar një hap të madh në aventurën e tij në Spanjë, duke debutuar në ndeshjen e parë me ekipin e tij dhe duke lënë përshtypje shumë të mira.

Edhe pse tek ai vëreheshin emocionet e debutimit, paraqitja ishte e qetë, stabile dhe shumë premtuese, një performancë që tregoi pjekuri dhe vetëbesim për moshën e tij.

Behxheti prej javësh është duke u ambientuar në futbollin spanjoll dhe aktualisht është pjesë e FC Andorra, klub që garon në La Liga 2 dhe që është nën pronësi të legjendës Gerard Pique.

Rruga e tij drejt këtij momenti erdhi pas paraqitjeve të mira me Prishtina U17, që i hapën dyert për prova te Osasuna dhe Mallorca, për të vazhduar më pas te FC Andorra.

Pas ndeshjes, komenti i trajnerit ishte tejet pozitiv, duke e theksuar potencialin e madh të Gertit dhe duke nënvizuar se ky debutim ishte vetëm një shenjë e parë e asaj që ai mund të japë në të ardhmen.

Me këtë paraqitje, Behxheti jo vetëm që e konfirmoi përshtatjen e shpejtë me intensitetin dhe ritmin e futbollit në Spanjë, por edhe dërgoi një sinjal të qartë se është gati të luftojë për më shumë minuta dhe rol më të rëndësishëm.

E ardhmja e Gert Behxhetit mbetet për t’u parë, por debutimi i kësaj jave, me performancë të sigurt dhe vlerësim nga stafi është një tjetër tregues se ky kapitull në Spanjë mund të kthehet në trampolinë serioze drejt niveleve më të larta.

Ndryshe, sulmuesi 19-vjeçar luan me ekipin U-19, por stërvit vazhdimisht me ekipin e parë dhe shumë shpejt mund ta bëjë hapin e madh për të debutuar te seniorët. /Telegrafi/

Chelsea përgatit 120 milionë euro për dy yje të Real Madridit



Chelsea ka hartuar një ofertë të madhe financiare për të tërhequr dy nga lojtarët e rinj më premtues të Real Madridit. Klubi londinez planifikon të paguajë 120 milionë euro për të siguruar nënshkrimet e përhershme të Endrick dhe Nico Paz.

Të dy futbollistët kanë arritur të realizojnë potencialin e tyre jashtë kryeqytetit spanjoll, duke u bërë emra të shquar në skenën ndërkombëtare. Nico Paz ka dominuar futbollin italian me Comon, ndërsa sulmuesi brazilian vazhdon të fitojë përvojë me Lyonin.

Ky veprim strategjik i përgjigjet nevojës së klubit nga Stamford Bridge për të konsoliduar një sulm të ri, por menjëherë efektiv. Plani sportiv i Bluve synon të qëndrojë përpara konkurrencës duke siguruar talentë që tashmë e kanë provuar vlerën e tyre në ligat kryesore.

Nico Paz është bërë një nga zbulimet më mbresëlënëse në Serie A nën drejtimin e Cesc Fabregas. Mesfushori sulmues argjentinas ka treguar një pjekuri përtej moshës së tij, duke bërë që Real Madridi të reagojë menjëherë.

Klubi, i kryesuar nga Florentino Perez, do të ushtrojë klauzolën e riblerjes prej 9 milionë eurosh për të rifituar kontrollin e lojtarit. Megjithatë, Chelsea nuk është e gatshme të mbetet thjesht spektatorë dhe po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh për organizatorin e lojës. Ideja është të krijohet një mesfushë sulmuese ëndrrash ku lojtari me këmbë të majtë do të bashkëpunonte me Cole Palmer dhe Estevao.

Chelsea po planifikon të largojë lojtarë si Pedro Neto dhe Jamie Gittens për t’i bërë vend kësaj gjenerate të re organizatorësh loje. Me mbërritjen e këtij organizatori, skuadra do të fitonte një rrjedhshmëri në pasimet e fundit që i ka munguar në situata me presion të lartë.

Nga ana tjetër, situata e sulmuesit brazilian është një nga temat më të shpeshta të bisedave në korridoret e Valdebebas. Endrick do ta përfundojë periudhën e tij të huazimit në Francë dhe do të konsiderojë një rikthim në Santiago Bernabeu vetëm nëse i garantohet kohë cilësore loje.

Duke pasur parasysh pasigurinë rreth rolit të tij te kampionët spanjollë, Chelsea ka dalë me një ofertë joshëse prej 70 milionë eurosh. Klubi londinez ka nevojë për një lojtar të synuar pas largimeve të planifikuara të sulmuesve të rinj Liam Delap dhe spanjollit Marc Guiu.

Për Liam Rosenior, trajnerin e Chelseat, blerja e një finalizuesi të kalibrit të amerikano-jugorit është një përparësi absolute për vitin 2026. Chelsea është i bindur se ky nënshkrim i dyfishtë do t'i lejonte klubit të garonte për titullin e Ligës Premier kundër Manchester Cityt dhe Liverpoolit. /Telegrafi/

PSG dëshiron të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit në verë



Tregu evropian i transferimeve po përgatitet për një ndryshim sizmik që përfshin dy nga fuqitë më të mëdha të kontinentit. Paris Saint-Germain i ka vënë syrin Alexis Mac Allisterit për të përforcuar skuadrën verën e ardhshme.

Klubi francez është në kërkim të një zëvendësuesi të besueshëm pas largimit të mundshëm të Fabian Ruiz nga skuadra parisiene. Pasi fitoi gjashtë tituj, Luis Enrique dëshiron të injektojë më shumë kreativitet dhe kontroll të topit në sistemin e tij të mesfushës.

Mac Allister, fitues i Kupës së Botës, duket se është zgjedhja perfekte për formacionin aktual titullar. Drejtuesit nga Katari e shohin argjentinasin si plotësuesin ideal për të mbështetur dyshen Vitinha dhe Joao Neves. Ndërkohë, Liverpool duhet të balancojë bilancet e veta pas një viti shpenzimesh të tepruara në tregun anglez të transferimeve.

Interesi i PSG-së nuk është rastësi, por më tepër një përgjigje taktike ndaj nevojave të një trajneri jashtëzakonisht kërkues. Enrique vlerëson shkathtësinë e mesfushorit argjentinas në zënien e roleve të ndryshme brenda qendrës së fushës.

Edhe pse performancat e tij në Anfield kanë qenë të paqëndrueshme këtë sezon, askush nuk e ka harruar rolin e tij vendimtar në Ligën Premier sezonin e kaluar. Për Liverpoolin, rikthimi i numrit 10 në formën e tij më të mirë është një sfidë emocionuese dhe e nevojshme.

PSG synon të përfitojë nga pasiguria që rrethon pozicionin menaxherial të Reds për të joshur mesfushorin argjentinas. Perspektiva e të luajturit nën drejtimin e trajnerit asturian është një tërheqje e rëndësishme për Mac Allister.

Hapja e Liverpoolit dhe vlera e Alexis Mac Allister

Nga Anfield, qëndrimi është pragmatik: klubi anglez duhet të shesë lojtarë pasi ka investuar shumë në emra si Florian Wirtz. Balancimi i bilanceve financiare pas mbërritjes së Alexander Isak, Hugo Ekitike dhe Jeremie Frimpong e detyrojnë bordin britanik të bëjë shitje të vështira.

Vlerësohet se transferimi i Mac Allister mund të përfundojë për një tarifë afër 80 milionë eurosh. Kjo shumë do të përfaqësonte pothuajse dyfishin e asaj që Liverpooli pagoi për shërbimet e tij në verën e vitit 2023.

PSG është një nga klubet e pakta me burimet financiare për të ndërmarrë një transferim të kësaj madhësie. Për më tepër, largimi i argjentinasit do t'i lejonte klubit anglez të ndjekë më në fund nënshkrimin e lojtarit të ri premtues Adam Wharton. /Telegrafi/

Guardiola i jep një mësim njerëzimit me fjalimin mbi gjenocidin në Palestinë: Gjithmonë do të ngrihem dhe do të jem kundër tij



Pep Guardiola mbajti një monolog jashtëzakonisht të fuqishëm dhe emocional mbi çështjet humanitare globale përpara përpjekjes së Manchester City për të arritur në finalen e Carabao Cup.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, trajneri i Cityt sulmoi ashpër administratën Donald Trump pas vrasjeve të Renee Good dhe Alex Pretti në Minneapolis, për të cilat u fajësuan agjentët e ICE-së. Me atë rast, Guardiola iu referua edhe luftërave në Ukrainë, Gaza dhe Sudan, duke theksuar se njerëzimi nuk është përballur kurrë me prova më të qarta të vuajtjeve në të gjithë botën.

“Shikoni çfarë ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Renee Good dhe infermieri i kujdesit intensiv Alex Pretti u vranë. Më tregoni si mund të justifikohet kjo”, tha fillimisht trajneri 55-vjeçar spanjoll.

Guardiola theksoi se informacioni i sotëm është më i disponueshëm se kurrë, por pavarësisht kësaj, dhuna vazhdon.

“Gjenocidi në Palestinë, lufta në Ukrainë, ajo që po ndodh në Rusi, Sudan dhe në mbarë botën, të gjitha janë para syve tanë. Pyetja është, a duam ta shohim? Këto janë problemet tona si qenie njerëzore”, theksoi ai.

"When thousands of innocent people are completely killed it hurts me!"

"Humanity is better than ever in terms of possibilities. We can do everything. But still, right now, we kill each other. For what?!"

Pep Guardiola delivers hugely passionate speech on the power of images and… pic.twitter.com/EJ3AQmZmmU
— Hayters TV (@HaytersTV) February 3, 2026

Ai shtoi se është i prekur nga çdo vrasje e njerëzve të pafajshëm, pavarësisht nga partia politike.

“Vrasja e mijëra njerëzve të pafajshëm dhemb. Nuk ka asgjë të komplikuar në lidhje me të, nëse bën diçka të gabuar, shkon në burg. Kur ke një ide dhe duhet ta mbrosh atë, dhe për shkak të kësaj duhet të vrasësh mijëra, mijëra njerëz, më vjen keq, do të ngrihem. Do të jem gjithmonë këtu, gjithmonë".

Le të kujtojmë se Guardiola kohët e fundit mbante veshur një ‘keffiyeh’, një simbol të rezistencës palestineze, gjatë një koncerti humanitar në Barcelonë, ku shprehu publikisht mbështetjen e tij për Palestinën. Më pas, Këshilli i Përfaqësuesve Hebrenj në Britaninë e Madhe e akuzoi atë për "vënien në rrezik të jetës së hebrenjve britanikë" për komentet e tij mbi Gazën dhe iu drejtua kryetarit të Manchester Cityt, Khaldoon Al Mubarak, për një përgjigje.

Ndërkohë, grupet protestuese kanë demonstruar vazhdimisht jashtë stadiumit Etihad, duke i kërkuar pronarit të klubit, Sheikh Mansour, të japë llogari për konfliktin në Sudan. Qeveria sudaneze ka akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe për "bashkëpunim në gjenocid", të cilin Emiratet e Bashkuara Arabe e hedhin poshtë, por këtë javë njoftuan 20 milionë dollarë ndihmë humanitare për rajonin.

Guardiola e përfundoi me një mesazh emocional.

"Njerëzit që ikin nga vendet e tyre dhe përfundojnë në mërgim, mos pyetni nëse kanë të drejtë apo gabim, shpëtojini. Mund të arrijmë në hënë, mund të bëjmë çdo gjë, por prapë vrasim njëri-tjetrin. Pse? Jeta njerëzore është e vetmja gjë që kemi", përfundoi Guardiola. /Telegrafi/

Tifozët e Interit marrin një dënim të madh pas incidentit me portierin e Cremoneses



Tifozët e Interit nuk do të lejohen të blejnë bileta për tre ndeshjet e ardhshme jashtë fushe kundër Sassuolos, Lecces dhe Fiorentinës, pasi një nga tifozët e tyre hodhi një fishekzjarr që goditi portierin e Cremoneses, Emil Audero, të dielën.

Të martën, Ministri i Brendshëm italian njoftoi përmes Gazzetta dello Sport se tifozëve të Interit do t'u ndalohet hyrja në seksionet mysafire për tre ndeshjet e ardhshme të ekipit, ndërsa banorëve të Lombardisë do t'u ndalohet blerja e biletave.

Ndalesa është e vlefshme deri më 23 mars dhe do t’i lërë Nerazzurrët pa mbështetje si mysafir kundër Sassuolo, Lecce dhe Fiorentina.

Teknikisht, Interi do të jetë skuadra mysafire më 8 mars kundër rivalëve të qytetit, Milanos, por mbështetësit e Nerazzurrëve do të lejohen në San Siro pasi nuk do të ketë udhëtime tifozësh jashtë qytetit të Milanos për këtë ndeshje.

Vendimi erdhi pasi portieri i Cremoneses, Audero, u lëndua nga një fishekzjarr i hedhur nga ana e ekipit mysafir gjatë ndeshjes të së dielës kundër Cremoneses.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe portieri vazhdoi lojën pavarësisht një prerjeje dhe djegieje të vogël. Mediat italiane kanë raportuar se tifozi i Interit që hodhi fishekzjarrët është identifikuar dhe humbi tre gishta kur hodhi një fishekzjarrë të dytë menjëherë pas kësaj.

Interi mund të marrë sanksione të mëtejshme në nivel sportiv, pasi vendimet nga gjyqtari i FIGC-së do të shpallen nesër (e mërkurë). Sipas Calciomercato.com, ndëshkimi mund të përfshijë një gjobë dhe kufizime për tifozët e Interit, madje edhe për ndeshjet në shtëpi. /Telegrafi/

‘Transferime falas’, formacioni me lojtarët e jashtëzakonshëm që ekipet mund ta nënshkruajnë si të lirë



Afati i transferimeve të janarit është mbyllur zyrtarisht tashmë, por ka ende disa lojtarë të çmuar në dispozicion për të nënshkruar në falas në tregun e transferimeve.

Raheem Sterling u bë lojtari më i profilit të lartë që u lirua muajin e kaluar, pasi arriti një marrëveshje të ndërsjellë me Chelsean për të ndërprerë kontratën e tij.

Ka pasur shumë spekulime rreth asaj se ku mund të përfundojë sulmues anësor anglez, teksa Fulham, West Ham dhe Napoli lidhen me nënshkrimin e tij.

Ylli me 82 paraqitje nuk është i vetmi lojtar i Anglisë që mund të transferohet, pasi ish-ylli i Manchester United, Jesse Lingard, u largua nga skuadra koreano-jugore FC Seoul në dhjetor.

Megjithatë, 33-vjeçari mund të mos jetë i disponueshëm për një kohë të gjatë, pasi është lidhur me një kalim në Serie A.

Raportet thonë gjithashtu se ai ka zhvilluar diskutime me klube “të ndryshme” britanike, përfshirë disa në Ligën Premier.

Ish-shoku i skuadrës së Lingard në Kupën e Botës 2018, Dele Alli është ende pa klub që kur u largua nga Como vitin e kaluar.

Ndërsa dita e fundit e afatit u ndez me zëra se Alex Oxlade-Chamberlain mund të fitojë një kontratë nga Arsenali, me të cilët luajti midis viteve 2011 dhe 2017 dhe është stërvitur tash e një kohë me skuadrën U-21.

Dhe i pyetur për mundësinë e nënshkrimit të Oxlade-Chamberlain, Mikel Arteta tha: "Ne shqyrtojmë çdo mundësi".

Chamberlain është ende i disponueshëm së bashku me ish-lojtarë të tjerë yje si James Rodriguez, Divock Origi dhe Serge Aurier.

Ish-legjenda e Spanjës dhe Real Madridit, Sergio Ramos, është gjithashtu i lirë dhe ende nuk është gati të dalë në pension në moshën 39 vjeçare, me periudhën e tij të fundit që vjen te Monterrey në Meksikë.

Mbrojtësi është i zënë duke u përpjekur të blejë klubin ku filloi karriera e tij si futbollist, Sevilla, por ende nuk i ka varur këpucët në gozhdë.

Lojtarë tjerë të lirë në dispozicion përfshijnë ish-mbrojtësin e Chelseat dhe West Ham, Kurt Zouma, si dhe portierin Sergio Romero, i cili dikur ishte në Old Trafford dhe ish-mbrojtësin e majtë të PSG-së, Juan Bernat.

Formacioni me lojtarët e lirë

/Telegrafi/

Ylli i Chelseat ia ofron veten Real Madridit



Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez thuhet se ka vendosur t’i bashkohet përfundimisht Real Madridit në të ardhmen e afërt.

Los Blancos po kërkojnë në treg një mesfushor qendror për verën e vitit 2026, me Fernandezin që tani po del si një opsion i mundshëm.

Sipas mediumit OK Diario, Enzo Fernandez, i ka ofruar shërbimet e tij Real Madridit , të cilin e admiron si destinacionin e tij të ëndrrave.

Megjithatë, pengesa do të jetë çmimi i transferimit të tij. Blutë do të kërkojnë një çmim marramendës me vlerë më shumë se 140 milionë euro, pasi kanë shpenzuar rreth 120 milionë euro për shërbimet e tij nga Benfica.

Fituesi i Kupës së Botës 2022, gjithashtu lojtari më i mirë i ri i turneut, ka qenë në formë të shkëlqyer për Blutë këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe katër asistime në të gjitha garat.

25-vjeçari mund të jetë mesfushori perfekt i Real Madridit, i cili shkëlqen në kontrollin e lojës, pasimet progresive, krijimin e lojës dhe të qenit një kërcënim për portën. /Telegrafi/

FIFA refuzon marrëveshjet e transferimit të Kantes dhe En-Nesyrit



Problemet me dokumentet dhe Sistemin e Transferimit të FIFA-s (TMS) bënë që marrëveshjet për N’Golo Kante te Fenerbahce dhe Youssef EnNesyri te AlIttihad të dështojnë. Të dy klubet nuk arrijnë të regjistrojnë lojtarët si transferime të janarit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano FIFA nuk pranoi ankesat e klubeve për zgjatje afatesh.

Si rezultat, Kante do të qëndrojë te Al‑Ittihad, ndërsa En‑Nesyri do të vazhdojë te Fenerbahçe.

Ky dështim i minutës së fundit është një goditje e madhe për ambiciet e të dy palëve.

🚨🛑 N’Golo Kanté to Fenerbahçe and Youssef En-Nesyri to Al Ittihad, deals are both OFF.

FIFA reject the appeal from both clubs, as it was verbally agreed but 𝒏𝒐𝒕 here we go due to documents problems. pic.twitter.com/16MtHHsC3H
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 3, 2026

“Marrëveshjet e Kante te Fenerbahce dhe En-Nesyri te Al Ittihad kanë dështuar”, ka shkruar Romano.

“FIFA refuzon ankesën nga të dy klubet pas problemeve me dokumentet dhe TMS në minutat e fundit të merkatos…”.

“Kante qëndron te Al Ittihad, En-Nesyri qëndron te Feneri”, përfundoi eksperti i transferimeve. /Telegrafi/

Gjyqtari gjerman i propozon martesë të dashurit të tij para 50 mijë spektatorëve në ndeshjen e Bundesligës



Në ndeshjen e fundit të Kolnit në Bundesligë, tifozët dëshmuan një skenë të pazakontë, teksa njëri nga gjyqtarët vendosi t’i propozonte të dashurit të tij.

Pascal Kaiser, një gjyqtar i cili më parë doli hapur si biseksual, i propozi të dashurin e tij Moritz në stadiumin RheinEnergie të Kolnit.

Ai e bëri këtë para 50,000 spektatorëve, të cilët e përshëndetën gjestin me duartrokitje të zjarrta, dhe para kësaj, Kaizeri mbajti një fjalim të gjatë dhe emocional.

“Dua që të gjithë ta shohin se e dua këtë person. Si person. Si qenie njerëzore. Në futboll”, tha ndër tjerash Kaiser.

HE SAID YES! 🌈

The moment queer football fan Pascal proposed to his boyfriend before a Bundesliga game.

Pascal Kaiser came out three years ago. He is also an Amateur referee and a huge fan of Bundesliga side Cologne.pic.twitter.com/b0UuoyB6A4
— DW News (@dwnews) February 2, 2026

Videoja u shpërnda edhe nga profili zyrtar i Cologne në Instagram.

"Pascal Kaiser është një gjyqtar dhe një tifoz i madh i FC Koln. Tre vjet më parë ai njoftoi se ishte biseksual, dhe sot kishte një plan të veçantë që FC Koln e mbështeti. Pascal i propozoi martesë partnerit të tij në stadiumin RheinEnergie, por shiheni vetë!", thuhet në njoftimin e Kolnit.

Çifti festoi së fundmi përvjetorin e tyre të dytë dhe Moritz i tha "po" propozimit të tij gjatë ndeshjes. /Telegrafi/

Artetas nuk i pëlqejnë kritikat në lidhje me stilin e tij të lojës



Mikel Arteta u pyet se çfarë kishte për të thënë në lidhje me kritikat e drejtuara ekipit të tij të Arsenalit për stilin e tyre negativ dhe të mërzitshëm të lojës, i cili varet shumë nga goditjet standarde.

Arsenali po kryeson në Ligën Premier si lider, por edhe e përfundoi me tetë fitore nga tetë ndeshje fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Topçinjtë janë kritikuar për stilin e tyre të lojës, ku shumica e golave kanë ardhur nga goditjet standarde dhe kjo nuk i pëlqen aspak trajnerit Arteta.

“Dëgjoj krejtësisht të kundërtën, në të gjithë Evropën se ne jemi skuadra më emocionuese në Evropë”, ka thënë fillimisht Arteta.

"Më shumë gola, më shumë porta të paprekura, më shumë nga çdo gjë. Ndoshta kam burime të ndryshme?".

"Nuk e di cilët njerëz [e kanë thënë këtë]. Më dërgoni emrat, adresat dhe email-et dhe ndoshta mund të flasim, por unë mund t'ju jap një libër të madh të të gjithë njerëzve [që nuk mendojnë kështu]”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Meriton Korenica shkëlqen dhe kryeson ‘Formacionin e Javës’ në Superligën e Rumanisë



Superliga e Rumanisë ka mbyllur xhiron e 24-të me një formacion jave të mbushur me emra në formë dhe nota të larta nga Sofascore. Performancat individuale bënë diferencën, ndërsa disa lojtarë konfirmuan vazhdimësinë në elitën rumune.

Vëmendja kryesore shkon te Meriton Korenica, i cili u përfshi në formacion me notën 8.2.

Mesfushori kosovar ishte motor i ekipit të tij, dominues në duele, i saktë në pasime dhe vendimtar në tranzicion. Paraqitja e tij konfirmon rritjen e vazhdueshme dhe rolin kyç që po merr në kampionat.

Në repartin sulmues spikatën Andrei Cordea me notën më të lartë të javës 9.6, si dhe Alexandru Aliev (9.1) e Ramon Espinosa (8.9), duke i dhënë formacionit një profil të fortë sulmues.

Mesfusha u kompletua nga Juri Cisotti (8.1) dhe Darius Olaru (8.0), që garantuan balancë dhe kreativitet.

Mbrojtja u përfaqësua nga Denis Alomerovic (8.1), Paul Iacob (7.6), Jules Cisse (7.7) dhe Denis Maftei (7.6), ndërsa porta iu besua Cristian Dur-Bozoanca (8.5), i cili ishte vendimtar me pritje kyçe.

Formacioni i javës 24 tregon qartë konkurrencën e fortë në Superligën e Rumanisë. Megjithatë, këtë herë, ishte Korenica ai që la gjurmën më të thellë - një sinjal i fortë se mesfushori kosovar po kthehet në një nga figurat më të rëndësishme të kampionatit. /Telegrafi/

❌