Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kush është diplomati që Trump e emëroi përfaqësues të lartë për Gazën?

Diplomati bullgar dhe ish-ministri i Jashtëm, Nikolay Mladenov, do të udhëheqë administratën kalimtare në Rripin e Gazës, konfirmoi të premten Shtëpia e Bardhë. Sipas njoftimit, Mladenov do të mbajë postin e përfaqësuesit të lartë për Gazën. Lajmi vjen tre muaj pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit – grupit që […]

The post Kush është diplomati që Trump e emëroi përfaqësues të lartë për Gazën? appeared first on BoldNews.al.

Bordi i Paqes dhe Shqipëria: Dezinformimi për sigurinë

Kryeministri Rama lajmëroi në rrjetin social Facebook se ai ishte ftuar personalisht në organizatën Bordi i Paqes, e themeluar nga Presidenti Trump. Ftesa për kryeministrin Rama Mediat pranë qeverisë e kanë trumpetuar me të madhe ftesën që iu bë kryeministrit Rama për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes. Për një moment, u krijua ideja sikur Rama […]

The post Bordi i Paqes dhe Shqipëria: Dezinformimi për sigurinë appeared first on BoldNews.al.

Mbledhja për përjashtimet/ Vokshi përplaset me Manjën: Edhe Enveri do u kishte zili

Deputetja demokrate Albana Vokshi reagoi ashpër nga mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku u shqyrtua ankimimi për përjashtimin e deputetëve demokratë, duke e cilësuar procesin si të paligjshëm dhe në shkelje të rregullores parlamentare. “Po na bëni gjyqin pa prova dhe fakte. Mbledhja për përjashtimin u zhvillua pa na u dhënë fjala dhe në shkelje […]

The post Mbledhja për përjashtimet/ Vokshi përplaset me Manjën: Edhe Enveri do u kishte zili appeared first on BoldNews.al.

U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar të Bashkisë Tiranë Alban Dokushi, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra. I besuari i Erion Veliajt, Alban Dokushi u shkarkua nga detyra më 20 mars të vitit të kaluar me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. […]

The post U shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit, gjykata rikthen në detyrë të besuarin e Erion Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Mbledhja e Byrosë, Noka/ Në datë 24 do ju bëjmë të dridheni

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku do të trajtohet ankimimi i përjashtimit të deputetëve demokratë, të zhvillohet në praninë e mediave. Megjithatë, maxhoranca ka rrëzuar këtë kërkesë, duke e mbajtur mbledhjen të mbyllur për publikun. Flamur Noka ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përpjekjet për […]

The post Mbledhja e Byrosë, Noka/ Në datë 24 do ju bëjmë të dridheni appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët punojnë me AI/ Vendi që e përdor Inteligjencën Artificiale më shumë për punë

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët po e përdorin Inteligjencën Artificiale (AI) si një pjesë të rëndësishme të punës së tyre, duke u renditur të parët në Europës.

Sipas një raporti të fundit nga Anthropic, kompania mëmë e Claude.ai, Shqipëria ka normën më të lartë të përdorimit të AI-së për qëllime profesionale, mbi 50%, edhe pse numri total i përdoruesve është më i vogël se në vendet e tjera. Trendi është i njëjtë edhe për vendet e tjera të Ballkanit, të cilat renditen poshtë Shqipërisë.

Analiza thekson se të dhënat e nxjerra nga përdoruesit tregojnë se vendet më të ardhura më të ulëta, ku është edhe Shqipëria, e përdorin kryesisht AI-në për detyra dhe punë, ndërsa në vendet e pasura përdoret për argëtim dhe interesa personale. E njëjta gjë ndodh edhe në shkolla.

Sipas studimit, përdoruesit më të arsimuar përfitojnë më shumë në aspektin e produktivitetit nga Claude, pasi janë në gjendje t’i japin chatbot-it udhëzime më të sofistikuara dhe të marrin përgjigje më cilësore.

Shtetet e Bashkuara, India, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Koreja e Jugut janë vendet ku Claude përdoret më shumë, me numrin më të lartë të përdoruesve total.

Këto të dhëna, tregojnë se vendet më të pasura kanë më shumë gjasa ta adoptojnë inteligjencën artificiale, ndërsa nuk ka ende prova se vendet me të ardhura më të ulëta po arrijnë të kapin hapin.

“Nëse përfitimet e produktivitetit materializohen në vendet që e kanë adoptuar herët këtë teknologji, mund të shohim një divergjencë të standardeve të jetesës”, tha për Financial Times Peter McCrory, drejtuesi i ekonomisë në Anthropic.

Ky studim i shtohet një trupi gjithnjë e më të madh të dhënash nga kompanitë e teknologjisë, të cilat tregojnë një ndarje globale në ritmet e adoptimit të AI-së, ku përfitimet në produktivitet dhe aplikimet në punë janë të përqendruara kryesisht në vendet e zhvilluara dhe më të pasura.

Sipas vlerësimeve të Anthropic, inteligjenca artificiale mund t’i shtojë 1-2 pikë përqindjeje rritjes vjetore të produktivitetit të punës në SHBA gjatë dekadës së ardhshme, me përfitimet më të mëdha në punë komplekse dhe intensive në njohuri.

Studimi sugjeron gjithashtu se rreth gjysma e vendeve të punës mund ta përdorin AI-në për të paktën një të katërtën e detyrave, nga 36 për qind që ishte kjo shifër një vit më parë.

Raporti shton se përdoruesit në vendet me të ardhura më të larta mund të kenë më shumë burime të tjera, si kohë e lirë dhe akses i vazhdueshëm në internet, të cilat mundësojnë edhe përdorime personale jo thelbësore.

Studimi analizon një mostër rastësore prej 1 milion bisedash nga versionet falas dhe me pagesë të Claude.ai, të dhëna nga konsumatorët, si dhe 1 milion transkripte bisedash nga përdorimi i Claude në ndërmarrje, gjatë muajit nëntor.

Këto gjetje përputhen me përfundime të ngjashme nga Microsoft. Presidenti i kompanisë, Brad Smith, i tha Financial Times se “nëse nuk adresojmë një ndarje në rritje të AI-së, ka shumë gjasa që ajo të ruajë dhe të zgjerojë hendekun e madh ekonomik midis veriut dhe jugut”.

The post Shqiptarët punojnë me AI/ Vendi që e përdor Inteligjencën Artificiale më shumë për punë appeared first on Gazeta Si.

Shitësi i kokainës humbi telefonin e punës, ‘Bosi’ shqiptar i pret gishtat e këmbës

Në Gjykatën e Qarkut të Këlnit po trajtohet një rast ndëshkimi sadist në botën e drogës. Mediat gjermane shkruajnë se, një shqiptar i preu gishtat e këmbës anëtarit të bandes që merrej me tregtinë e kokainës, pasi kishte humbur një telefon celular me të dhëna të ndjeshme të klientëve. Si ndëshkim, në një apartament në lagjen Kalk, atij […]

The post Shitësi i kokainës humbi telefonin e punës, ‘Bosi’ shqiptar i pret gishtat e këmbës appeared first on BoldNews.al.

Shkundet Greqia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e së martës, më 20 janar, në rajonin e Lakonisë, në Greqi. Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, thellësia fokale e tërmetit ishte rreth 22.6 kilometra, ndërsa epiqendra e lëkundjes u lokalizua 117 kilometra në jug-jugperëndim të Gerolimenas, në Lakoni. Deri më tani nuk […]

The post Shkundet Greqia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit appeared first on BoldNews.al.

Mateo sqaron ndarjen me Brikenën: Njerëz të tjerë ndërhynë në raportin tonë

Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, ka folur për herë të fundit rreth ndarjes së tij nga Brikena Selmani, duke dhënë versionin e tij për situatën. Në një bisedë me Selin Bollatin, Mateo shpjegoi se ishte i prekur nga nominimi dhe se nuk e priste këtë veprim. Ai theksoi se marrëdhënia e […]

The post Mateo sqaron ndarjen me Brikenën: Njerëz të tjerë ndërhynë në raportin tonë appeared first on BoldNews.al.

DETAJE nga krimi i rëndë në Mamurras/ Pas sherrit me 60-vjeçarin, i riu e goditi për vdekje me çekiç

Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh, ku dy persona janë konfliktuar pas një aksidenti, ku njëri prej tyre është vrarë me sende të forta. Viktima është Petrit Ndou 57 vjeç, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi […]

The post DETAJE nga krimi i rëndë në Mamurras/ Pas sherrit me 60-vjeçarin, i riu e goditi për vdekje me çekiç appeared first on BoldNews.al.

BE i kërkon Kosovës të miratojë fjalorin ‘woke’ – Kundërshtime të forta nga e djathta europiane

Brukseli i ka dërguar një dokument qeverisë së Kosovës, në të cilin i kërkohet miratimi i një fjalori të ashtuquajtur “woke”, me qëllim ndjeshmërinë më të lartë ndaj grupeve të papërfaqësuara të shoqërisë. Një diktat i mirëfilltë, duke pasur parasysh se anëtarësimi në Bashkimin Europian është në lojë. Kështu, terma si “bashkëshort dhe bashkëshorte”, “burrë”, “atdhe” nuk duhet të përdoren më. Në vend të tyre, sugjerohen alternativa më “përfshirëse”. Kulmi i mungesës së arsyes së shëndoshë.

Megjithatë, jo të gjithë po heshtin.

Reagimi i Fratelli d’Italia (FdI) dhe i grupit ECR – Konservatorët Europianë ishte i menjëhershëm.

“Është agjendë e ideologjisë ëoke e maskuar si institucion. Siç raporton Il Giornale, një dokument u kërkon vendeve që synojnë anëtarësimin në BE të heqin dorë nga terma si ‘bashkëshort dhe bashkëshorte’, ‘babë dhe nënë’, ‘zonja dhe zotërinj’, ‘atdhe’”, deklaroi Carlo Fidanza, kreu i delegacionit të partisë së Giorgia Melonit në Parlamentin Europian.

“Me pak fjalë, leksiku ‘woke’ bëhet i detyrueshëm, me bekimin e Kombeve të Bashkuara. Dhe përmes një projekti që kushton 1.5 milionë euro, ‘Gender Equality Facility’, i financuar, sigurisht, nga qytetarët europianë. Një çmenduri e tillë është thjesht e padurueshme”, u shpreh ai.

Lajmi po ngjall debat të gjerë në rrjet dhe kritikat ndaj Brukselit janë të shumta.

Qendra e djathtë e cilësoi këtë si një plan shkatërrues. Edhe Mateo Renzi u shpreh i tronditur duke kërkuar me ngulm kthimin e kësaj nisme.

Në rrjetet sociale, reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumta. Disa shprehin indinjatë për përdorimin e fondeve publike, ndërsa të tjerë theksojnë se edhe pa nisma të tilla zyrtare, në shumë administrata publike europiane tashmë është futur gjuha gjithëpërfshirëse dhe ideologjia “woke”.

Polemikat nuk janë kufizuar vetëm në vendet anëtare të BE-së. Kritika kanë ardhur edhe nga Britania e Madhe, ku është ngritur shqetësimi për përpjekjet për të hequr nga përdorimi terma që lidhen me gjininë, si zëvendësimi i shprehjes gjuha e mëmës me gjuhë e origjinës.

Etimologë britanikë kanë kritikuar ashpër Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se drafti në fjalë rrezikon të fshijë një pjesë të historisë dhe trashëgimisë kulturore të vendeve, e cila është ndërtuar përmes këtyre fjalëve ndër shekuj.

Deputeti konservator Chris Philp ka deklaruar se është qesharake që BE-ja fokusohet në çështje të tilla, në një kohë kur Europa përballet me kërcënime serioze të sigurisë, krizën e çmimeve dhe dhjetëra probleme të tjera madhore.

Me pak fjalë, polemikat sapo kanë nisur.

The post BE i kërkon Kosovës të miratojë fjalorin ‘woke’ – Kundërshtime të forta nga e djathta europiane appeared first on Gazeta Si.

“O Kipe o Kipe”, Rama “tallet” me Rakip Sulin për të rinjtë në liqenin e Paskuqanit/ VIDEO

Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë së Kamzës. Kryebashkiaku Rakip Suli, teksa prezantoi projektin e përfunduar, zbuloi se po planfikojnë ta betonizojnë së shpejti, ashtu si çdo hapësirë tjetër të gjelbër në Tiranë. “Ka një interes të madh për ndërtime private. Janë menduar jo më […]

The post “O Kipe o Kipe”, Rama “tallet” me Rakip Sulin për të rinjtë në liqenin e Paskuqanit/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Spahiu: Përgjegjësi penale për ata që orkestrojnë lajme të rreme

TIRANË, 19 janar/ATSH/ Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, në fjalën e mbajtur sot në Konferencën e Kryetarëve, u ndal te çështjet që lidhen me dezinformimin dhe lajmet e rreme.

“Në fundjavë ishim dëshmitarë të një lajmi plotësisht të pavërtetë dhe pa asnjë fakt të cilat vendosën në shënjestër familjarë të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së (Taulant Balla – shën. i red.). Mediet të cilat i servirën këto lajme edhe pse u vunë në dijeni të së vërtetës, vazhduan të përhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës”, u shpreh Spahiu.

Sipas Spahiut, është e papranueshme ajo që ndodhi.

Spahiu tha se “duhen gjetur mekanizmat që në raste të tilla si ky, të marrin përgjegjësitë, qoftë edhe penale, personat që orkestrojnë lajme të rreme të tilla”.

/m.m/a.f/r.e/

The post Spahiu: Përgjegjësi penale për ata që orkestrojnë lajme të rreme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku i Liqenit të Paskuqanit, hapësirë me pedonale, amfiteatër dhe sporte ujore


TIRANË, 19 janar/ATSH/ Parku i Liqenit të Paskuqanit po shndërrohet në një nga hapësirat më të rëndësishme publike dhe rekreative të zonës metropolitane Tiranë–Kamzë.

Me një sipërfaqe prej 84 hektarësh, ky park përfaqëson një investim të qëndrueshëm në shërbim të komunitetit, mjedisit dhe zhvillimit urban, duke u kthyer në një pikë referimi për cilësinë e jetës së banorëve.

Gjatë vizitës në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, panë nga afër investimet e realizuara dhe ecurinë e transformimit të kësaj hapësire të gjelbër.

Infrastruktura e parkut përfshin një pedonale rrethore prej 5,2 kilometrash, amfiteatrin veror, molin mbi liqen, kënde lojërash për fëmijë, korsi biçikletash si dhe ambiente sportive për volejboll, basketboll, tenis dhe futboll. Parku frekuentohet çdo ditë nga mijëra qytetarë, veçanërisht gjatë ditëve me mot të mirë, duke shërbyer si një hapësirë çlodhjeje, aktiviteti fizik dhe socializimi.

Kryeministri Rama vlerësoi transformimin e realizuar dhe e cilësoi Parkun e Liqenit të Paskuqanit si një model për administrimin racional të aseteve natyrore.

Ai theksoi rëndësinë e promovimit të sporteve ujore, veçanërisht kanoes, duke sugjeruar krijimin e një baze të posaçme për këtë aktivitet.

“Vazhdon puna intensive për një transformim që nuk ndalet edhe ky park po nis të marrë formë. Mjafton të imagjinosh se si do të rritet kurora e pemëve në vitet që vijnë për të kuptuar që falë kryetarit të bashkisë, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, një aset i gjelbër i paçmueshëm do t’i jepet kryeqytetit nga Kamza. Kur sheh këtë transformim, të vjen keq se si u goditën dhe u zhvlerësuan në të kaluarën asete po kaq të vlefshme si liqeni i Farkës apo liqeni i Thatë, përpara sesa ato territore mund të futeshin në një administrim racional. Gjithsesi mësojmë nga Kamza dhe ecim në shembullin e Kamzës”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli tha se Parku i Liqenit të Paskuqanit është ndërtuar nga e para dhe përfaqëson një investim të rëndësishëm për të gjithë zonën.

“E gjithë kjo sipërfaqe është 84 hektarë dhe vetëm pasqyra e ujit e liqenit që është rreth 18 hektarë dhe këtu e kemi mbushur me rreth 80 mijë pemë. Ky park u shërben rreth 152 mijë banorëve”, tha kryebashkiaku i Kamzës.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli theksoi se investimi është konceptuar për t’u shërbyer veçanërisht të rinjve dhe për të nxitur aktivitete rekreative dhe sportive.

Sipas kryetarit të bashkisë së Kamzës, investimi ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e vlerës së pronave përreth. “Vlera e pronës është rritur me minimumi 4-5-fish”, tha Suli.

Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit është pjesë e një vizioni afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm urban, duke e kthyer Kamzën në një shembull pozitiv për mënyrën se si hapësirat publike mund të rigjenerohen në dobi të komunitetit dhe brezave të ardhshëm.

1 nga 5

/m.m/r.e/a.f/

The post Parku i Liqenit të Paskuqanit, hapësirë me pedonale, amfiteatër dhe sporte ujore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lidhje të reja dhe dashuri që shkojnë përtej asaj që keni menduar, zbuloni shenjat me fat të javës

Peshqit fitojnë nga ndjenjat e sinqerta dhe fillimet e reja; Shigjetari nga guximi dhe pasioni; Peshorja nga pajtimet dhe magnetizmi personal. Një javë ideale për të ndërtuar, për të rikthyer dashurinë ose për të mbyllur një kapitull dhe për të hapur një tjetër më të mirë Kjo javë sjell lëvizje konkrete në jetën sentimentale për […]

The post Lidhje të reja dhe dashuri që shkojnë përtej asaj që keni menduar, zbuloni shenjat me fat të javës appeared first on BoldNews.al.

Eksportet në krizë të thellë! Rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë

Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk duket se po dalin. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se shitjet jashtë vendit kanë shënuar rënie në vitin 2025, për të tretin vit radhazi, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me 2024-n. INSTAT raportoi se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave […]

The post Eksportet në krizë të thellë! Rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë appeared first on BoldNews.al.

Sot, dita më e trishtë e vitit! Si të përballojmë depresionin e janarit

Blue Monday shpesh përkufizohet si “dita më e trishtuar e vitit” dhe zakonisht bie të hënën e tretë të muajit janar. Ky term lindi nga një formulë që kombinon disa faktorë, si moti dimëror, përfundimi i festave, rikthimi në rutinën e përditshme dhe vështirësia për të mbajtur premtimet apo objektivat e vendosura për vitin e […]

The post Sot, dita më e trishtë e vitit! Si të përballojmë depresionin e janarit appeared first on BoldNews.al.

Vjehrra konfliktohet me dhëndrin dhe e dhunon, arrestohet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lushnjë ku një 52-vjeçare me banim në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj dhëndrit të saj. Në pranga ka rënë 52-vjeçarja L.SH., banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës pas një konflikti. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë […]

The post Vjehrra konfliktohet me dhëndrin dhe e dhunon, arrestohet appeared first on BoldNews.al.

Financimi shtetëror i startup-eve: Rrezik korrupsioni dhe një model larg Europës

Nga Gazeta ‘SI’ – Vendimi i fundit i qeverisë për zgjerimin e mbështetjes ndaj startup-eve dhe scaleup-eve, duke përfshirë edhe investimin e drejtpërdrejtë të shtetit në kapitalin e kompanive, paraqitet si hap drejt inovacionit. Në praktikë, megjithatë, ky model ngre shqetësime serioze për mënyrën se si shteti po zgjeron rolin e tij në treg.

Rreziku kryesor është korrupsioni dhe kapja e vendimmarrjes. Kur fondet publike përdoren për të hyrë drejtpërdrejt në kapitalin e bizneseve private, pa struktura të pavarura investimi dhe pa filtra realë tregu, rritet ndjeshëm mundësia e favorizimeve, klientelizmit dhe ndarjes selektive të fondeve. Përvoja shqiptare me fondet publike tregon se deklaratat formale të konfliktit të interesit nuk mjaftojnë për të garantuar integritetin e procesit.

Një tjetër problem i rëndësishëm është mungesa e një strategjie të qartë daljeje të shtetit nga kapitali. Pa afate të përcaktuara dhe pa rregulla për shitjen e aksioneve, shteti rrezikon të mbetet për një kohë të pacaktuar brenda kompanive, duke ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjen e tyre dhe duke dekurajuar investitorët privatë.

Po aq problematik është fakti se ky model mund të zëvendësojë kapitalin privat, në vend që ta plotësojë atë. Bizneset orientohen drejt fondeve publike, ndërsa investitorët e tregut tërhiqen përballë një shteti që ofron kushte më të buta dhe merr rrezik që normalisht i takon tregut. Rezultati është deformim i konkurrencës dhe varësi nga buxheti publik.

Edhe monitorimi i projekteve mbetet i kufizuar dhe formal. Vlerësimi i ndikimit për një periudhë të shkurtër pas përfundimit të projekteve nuk pasqyron suksesin real të inovacionit, por vetëm përmbushjen administrative të kritereve, një praktikë e njohur në shumë skema publike shqiptare.

Europa: shteti si lehtësues, jo si shpërndarës pushteti

Në vendet e Bashkimit Europian, mbështetja për startup-et dhe scale-up-et ndjek një logjikë tjetër. Shteti rrallë vepron si investitor i drejtpërdrejtë. Fondet publike kanalizohen përmes strukturave të pavarura profesionale, shpesh në bashkë-investim me kapital privat dhe me rregulla të qarta daljeje.

Në Francë, Gjermani apo Mbretërinë e Bashkuar, investimet publike synojnë të mbushin boshllëqet e tregut, jo të zgjedhin fituesit. Vendimmarrja është teknike, jo administrative, dhe ndikimi politik minimizohet përmes transparencës dhe përgjegjshmërisë së lartë.

Dallimi thelbësor

Ndryshe nga modeli europian, qasja e ndjekur nga qeveria shqiptare rrezikon të kthejë mbështetjen për inovacionin në një instrument pushteti dhe korrupsioni, jo në një mekanizëm zhvillimi. Kur shteti merr rolin e investitorit pa garanci reale pavarësie dhe kontrolli, inovacioni humbet dhe rreziku paguhet nga taksapaguesit.

Pa korrigjime thelbësore, ky model rrezikon të prodhojë pak inovacion dhe shumë favore.

The post Financimi shtetëror i startup-eve: Rrezik korrupsioni dhe një model larg Europës appeared first on Gazeta Si.

Rasti ‘Durana’/ Si funksionojnë parqet teknologjike në botë dhe miliardat e humbura për shqiptarët

Nga Gazeta ‘SI’ – Durana është i vetmi, unik, park teknologjik që ekziston në botë pa taksa dhe pa kërkesë llogarie, që i ka shkaktuar shtetit dëme të mëdha financiare pa sjellë asnjë përfitim. Përkundrazi Durana u bë streha e kompanive që figuronin virualisht aty vetëm të përfituar nga shmangia e taksave, duke e kthyer në një “parajsë fiskale”. Disa nga këto kompani rezultojnë të lidhura ngushtë me me kontigjentë në kërkim si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, protagonistë të skandalit në AKSHI.

Precedenti Durana nuk gjendet në asnjë vend të Europës perëndimore, ku nuk ekzistojnë parqet teknologjike pa taksa dhe mbi të gjitha pa prezencë fizike por vetëm aktivitet virtual. Legjislacioni europian, kërkon që bizneset të jenë të regjistruar fizikisht në kuadër të strategjisë së tyre “anti-guaskë”, pra kompanitë fantazmë, me aktivitet të dyshimtë. Edhe në rastet e regjistrimit si nomadë digjitalë (rasti i Lituanisë që njeh residencën digjitale) është i detyruar të ketë sërish një adresë fizike aktiviteti dhe person kontakti. Specifikisht, direktiva Unshell” (ATAD 3) e BE-së thekson se “nëse një kompani nuk provon se ka aktivitet brenda zonës së lirë ekonomike, ajo humbet të drejtën e lehtësirave tatimore”.

Europës nuk i pëlqen as idea “no tax”, dhe asnjë park teknologjik në Perëndim nuk operon nën një regjim të lirë fiskal. Vendet e zhvilluara të kontinentit mund të ofrojnë lehtësime si norma fikse tatimi apo rimbursim të pjesshëm në raste humbjeje (rasti i Danimarkës dhe Gjermanisë) apo grante për kompanitë e teknologjisë (Suedia).

Vendi ku është projektuar “Durana Park”, Xhafzotaj Durrës

Raste të ngjashme me atë Durana park në Durrës vijnë nga Bjellorusia dhe Moldavia.

Parku HTP i Bjellorusisë, që është quajtur “Silicon Valley” i Europës, ofron incentiva fiskale për bizneset rezidente të parkut si p.sh 0% tatim mbi fitim, TVSH dhe taksë prone. Për tatimin mbi pagën e punonjësve, bizneset paguajnë një normë fikse prej 9%, pavarësisht pagave të larta.  Parku teknologjik i Moldavisë është subjekt i vetëm një takse. Bizneset që shtrijnë aktivitetin e tyre pjesë e MITP, taksohen 7% vetëm mbi të ardhurat totale.

Por, këto dy parqe të inovacionit dhe shkencës, ia kthejnë “borxhin” ekonomive vendase. Në rastin e HTP-së në Bjellorusi, parku kontribuon në 3% të PBB-së së ekonomisë atje dhe i shton vendit një qarkullim prej 667.6 milionë rublash ose rreth 240 mln euro në vit nëpërmjet shërbimeve dytësore dhe taksave jo direkte. Parku i Moldavisë, sipas shifrave nga institucionet moldave, në vitin 2024 kreu 770 mln euro shitje dhe nga tatimi 7%, i dha mbrapsht shtetit 54 mln euro.

Turqia, mëmë e 90 parqeve teknologjike në vend, ashtu si Shqipëria ofron një regjim “no tax” për kompanitë aty. Sipas legjislacionit turk, kompanitë në zonat e lira fiskale nuk do të paguajnë për një periudhë të caktuar asnjë taksë mbi tatim-fitimin, as TVSH, as tatim mbi pagat.

Por parku turk nuk është “fushe me lule”.

Kompanitë që operojnë aty janë të detyruara të ndjekin detyrat e caktuara nga shteti. Detyra kryesore është që çdo muaj të raportojnë përparimin e bërë në inovacion dhe kërkim-zhvillim, si dhe të raportojnë shpenzimet e të ardhurat.

Një detyrim tjetër i madh për kompanitë në Turqi, kur të ardhurat e tyre të përjashtuara nga taksat tejkalojnë 1 mln lira në vit, rreth 20 mijë euro, është të investojnë 2% të këtyre të ardhurave në një fond kapitali sipërmarrës (venture capital) të krijuar në Turqi ose në një startup të themeluar në një nga qendrat e zhvillimit në Turqi.  Stafi duhet të regjistrojë të paktën 90 orë pune në muaj në park. Nëse këto kritere nuk plotësohen, kompanitë e humbin privilegjin e përjashtimit nga taksat.

Dobishmëria e këtyre parqeve në ekonominë e një vendi do kohë për t’u provuar dhe përjashtimet fiskale nuk mbështeten nga organizatat kombëtare.

No Tax Zone: Pro dhe Kundër

Sipas një analize nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndonëse mbështetja nga qeveria është e rëndësishme për zhvillimin e parqeve teknologjike, ajo nuk është e domosdoshme.

OKB ngre dy pyetje kur të vendoset financimi i parqeve apo lehtësimi fiskal i tyre (të dyja nuk mund të ndodhin).

Cili është qëllimi kryesor i krijimit të parkut?

A është parku mënya më efektive për ta arritur qëllimin e vendosur?

Organizata argumenton se qeveritë mund të incentivojnë këto parqe kur janë ato kthene në kontribuues me rëndësi të insutrisë së shkencës dhe inovacionit në vend, apo kur sjellin përfitime reale në ekonominë kombëtare apo lokale.

“Do të ishte gabim që fondet publike të përdoren vetëm për të përfituar pak kompani brenda parkut ose për të mbrojtur interesa të ngushta”, theksojnë ekspertët e OKB-së.

Madje, organizata argumeton se hapja e parqeve teknologjike nuk është gjithmonë e dobishme ë krijimin e inovacionit, sepse inovacioni nuk është linear, siç e krijojnë bizneset në park, por ai nxitet nga nevojat e tregut dhe klientëve.

Rasti Durana

Durana Park është parku i parë teknologjik në Shqipëri, që ka nisur punën në fillim të vitit 2025. Ndonëse adresa e parkut është në Xhafzotaj të Durrësit, atje nuk ka një godinë dhe kompanitë që janë bërë “rezidente” të saj, punojnë nga zyrat e tyre, por përfitojnë të gjitha benefitet e parashikuara nga ligji.

Një vit nga krijimi, 53 kompani janë bërë pjesë e parkut Durana, duke jetuar praktikisht në një “parajsë fiskale” ku nuk i paguajnë shtetit shqiptar asnjë taksë, nga tatimi mbi fitimin, TVSH-ja, taksat doganore, taksat e infrastrukturës dhe pronën, pagat e personelit dhe madje përfitojnë rimbursim nga shteti për trajnimin e punonjësve. Kjo do të zgjasë 15 vite.

Lista e kompanive pjesë e Durana Park

Në thelb, detyra e Duranës është zhvillimi i kërkim-zhvillimit, krijimi i rrjeteve të bashkëpunimit dhe kthimi i Shqipërisë në një qendër rajonale të inovacionit dhe më vonë dhe krijimi i qendrave të të dhënave (Big Data) e robotika.

Deri tani, nuk është i qartë progresi që këto kompani kanë bërë, por janë të qarta se çfarë ka humbur shqipëria.

Sa para kanë humbur shqiptarët nga parku Durana

Në një përllogaritje, bazuar në parashikimet e qeverisë, deri më tani buxheti i shtetit ka humbur

Fillimisht, Këshilli Shqiptar i Investimeve, përgjegjëse për operimin e Durana, parashikon 30 mln lekë për promovimin e projektit,për 3 vitet e para, mesatarisht 10 mln lekë, për vitin e parë. shpenzimet operative për vitin e parë, parashikohen 65.118 lekë, në mungesë të godinës dhe faturave të lidhura me të.

Parashikimet në plan-projektin e Durana, ku mbështeten përllogaritjet e Gazetasi.al.

Durana parashikon që vitin e parë ka 350 të punësuar me një pagë mestare 250 mijë lekë në muaj dhe duke qenë se për këto paga nuk mbahet tatim dhe kontributet i paguan shteti, ky i fundit humb rreth 394 mln lekë të tjera.

Në projeksionet e ministrisë së Ekonomisë, pas 15 vitesh përjashtimi, Durana do të paguajë 471 mln lekë tatim-fitimi për 5 vite dhe sipas përllogaritjeve, vitin e parë shteti ka humbur 94.2 mln lek. Për 14 vitet e ardhshme këto humbje do të katërmbëdhjetëfishohen. Bazuar në të dhënat për taksën e pronës dhe pastrimit, arka e shtetit humb përafërsisht 540 mln lekë në vit.

Në total arka e shtetit ka humbur rreth 1 mld lekë vetëm vitin e parë të Durana park, nga përjashtimet fiskale.

Parashikimet në plan-projektin e Durana, ku mbështeten përllogaritjet e Gazetasi.al.

The post Rasti ‘Durana’/ Si funksionojnë parqet teknologjike në botë dhe miliardat e humbura për shqiptarët appeared first on Gazeta Si.

❌