Kroos brutal me arabët: Pa Ronaldon nuk i shikon askush

Legjenda gjermane dhe ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, ka theksuar sërish rolin vendimtar të Cristiano Ronaldo në rritjen e popullaritetit të Superligës arabe.
I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh kontraverse, Kroos deklaroi në podcastin e tij Einfach mal Luppen se i gjithë projekti i futbollit saudit do ta humbiste kuptimin pa yllin portugez.
“Liga Saudite është një fenomen i çuditshëm. Askush nuk kishte dëgjuar për të para se të shkonte Cristiano Ronaldo, dhe tani po tregojnë mungesë respekti ndaj njeriut që i vendosi në hartën e botës”, u shpreh Kroos.
Ish-mesfushori është i bindur se minimizimi i kontributit të Ronaldos është i pakuptimtë dhe madje bëri një parashikim të fortë.
“Po ju them, nëse Cristiano largohet nesër, kjo ligë do të humbasë të gjithë atraktivitetin e saj. Askush nuk do ta shikojë më", tha Kroos.
Deklaratat e Kroos pritet të nxisin reagime, duke qenë se Liga Saudite ka investuar ndjeshëm vitet e fundit për të tërhequr yje të futbollit evropian. /Telegrafi/






































