❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbi 300-vjeçare, Ura e Golikut nën kërcënimin e gërmuesve të floririt dhe erozionit



Ura e Golikut, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, e ndërtuar në fund të shekullit XVII, po përballet sot me rrezikun real të shkatërrimit.

Një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonën e Mokrës, e lidhur historikisht me degëzimin e rrugës antike Egnatia, po dëmtohet vazhdimisht nga gërmimet e paligjshme.

Prej vitesh, ura bie pre e kërkuesve të arit dhe materialeve arkeologjike, të cilët ndërhyjnë në mënyrë të përsëritur në strukturën dhe trupin e saj, duke cenuar seriozisht qëndrueshmërinë e monumentit.

Dëmtime të tilla janë konstatuar edhe së fundmi, por autorët mbeten të paidentifikuar, pasi gërmimet kryhen gjatë orëve të natës. Pasojat janë të dukshme: zgavra në themele, çarje në trupin e urës dhe shembje të pjesshme të materialit lidhës, dëmtime që përbëjnë rrezik serioz, shkruan A2 CNN.

Përveç ndërhyrjeve, edhe faktorët atmosferikë kanë luajtur rolin e tyre. Mbi 300 vite ekspozim ndaj reshjeve, ngricave dhe erozionit kanë përshpejtuar degradimin e urës, duke e bërë sot emergjente ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Problemi nuk është i izoluar. Ashtu si Ura e Golikut, edhe varret monumentale të Selcës, vetëm pak kilometra më tutje, një tjetër sit arkeologjik me rëndësi të jashtëzakonshme, kanë rënë pre e grabitësve, të cilët gërmojnë pa asnjë pengesë, duke shkatërruar pasuri të pazëvendësueshme kulturore.

- YouTube www.youtube.com

Bashkimi i Kumanovës nuk ndalet, një tjetër afrim para rifillimit të sezonit



FC Bashkimi nga Kumanova ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar, duke prezantuar Nickel Ronaldo Orr si lojtarin më të ri të skuadrës. Futbollisti vjen nga ekipi qipriot PAEEK dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për repartet e ekipit, njofton Telegrafi.

Nickel Ronaldo Orr përfaqëson profilin e një lojtari modern, me vizion të mirë loje, fizik të fortë dhe shpejtësi, elemente që i japin skuadrës më shumë balancë, siguri dhe energji në fushë. Në klub besojnë se ai do të përshtatet shpejt me filozofinë e lojës dhe do të japë kontribut të vlefshëm në realizimin e objektivave sezonale. Ky transferim është një tjetër dëshmi e ambicieve të FC Bashkimi për të ndërtuar një ekip konkurrues.

Ditë më parë, klubi nga Kumanova prezantoi edhe përforcimet Azer Koziç dhe Luis Ribeiro, ky i fundit i ardhur nga radhët e FC Shkupi, ndërsa afrimi i parë në këtë afat kalimtar ishte Foday Trawally, i cili u transferua nga AP Brera.

Skuadra kumanovare tani po vijon përgatitjet në Medulin të Kroacisë ku nga katër ndeshje miqësore të parën e fitoi sot ndaj FK Rudar Pljevlja me rezultat 3:0, ndërsa orarin e miqësoreve e vazhdon të martën kundër FK Radnik Bijeljina, të mërkurën ndaj FK Iskra Bariç dhe në fund luan të shtunën ndaj NK Hrvace.

FC Bashkimi ndeshjen e parë në vazhdim të sezonit do ta zhvillojë më 7 shkurt, kur në Kratovë do të përballet me skuadrën e Sileksit. /Telegrafi/

Pas Hanit të Hotit, bllokohet edhe qarkullimi i mallrave në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut

Pas bllokimit të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në Han të Hotit për shkak të protestës së kamionistëve në Malin e Zi, kufizime të ngjashme do të aplikohen edhe në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut. Autoritetet kanë njoftuar se për shkak të një proteste të paralajmëruar nga një shoqatë e transportit të [
]

The post Pas Hanit të Hotit, bllokohet edhe qarkullimi i mallrave në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë emrat e deputetëve që do të jenë anëtarë në grupin e punës për Kodin e ri Zgjedhor



Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje i ka dërguar zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë nominimet, përkatësisht emrat e deputetëve që do të jenë anëtarë dhe do të marrin pjesë në grupin e punës pranë Ministrisë së Drejtësisë, i cili do të angazhohet në përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor.

Këtë e ka konfirmuar për TVM2, kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi. Deri në këto momente ende nuk janë bërë të ditur emrat e deputetëve që do të marrin pjesë në këtë grup punues.

“NĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«rkesĂ«s, dje MinistrisĂ« i janĂ« dorĂ«zuar propozimet nga koordinatorĂ«t e grupeve parlamentare, si dhe nga deputetĂ«t qĂ« nuk janĂ« tĂ« organizuar nĂ« grupe deputetĂ«sh”, thuhet nĂ« njoftimin e Kabinetit tĂ« Kryeparlamentarit Afrim Gashi.

DitĂ« mĂ« herĂ« numri i “njĂ«â€ i drejtĂ«sisĂ« Igor Fillkov u ankua se Ministria e DrejtĂ«sisĂ« ka dĂ«rguar dy shkresa radhazi nĂ« Kuvend, me kĂ«rkesĂ« qĂ« tĂ« nominohen nga dy pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« partive parlamentare dhe tĂ« deputetĂ«ve tĂ« pavarur, por deri mĂ« ditĂ«n e djeshme teksa Ă«shtĂ« mbajtur pres konferenca e tij, nuk kishin marrĂ« pĂ«rgjigje.

"Ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanë qenë një dëshirë e kahmotshme e partive politike. Që nga miratimi i tij e deri më sot, Kodi aktual Zgjedhor ka pësuar rreth 40 ndryshime, të cilat, për shkak të qasjes parciale, kanë krijuar mospërputhje dhe mungesë koherence në të gjithë ligjin", tha Fillkov.

Përfaqësuesit e partive politike gjatë kësaj periudhe kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me atë nëse Maqedonia duhet të ketë një, tre, gjashtë apo tetë njësi zgjedhore. Sipas Fillkovit, për miratimin e një zgjidhjeje të re ligjore është i domosdoshëm konsensusi politik i të gjitha partive.

Edhe pak ditë vendi duhet të dorëzojë raportin në UNESCO për zonat në mbrojtjen e kësaj organizate



Deri më 1 shkurt, Shkupi dhe Tirana kanë kohë që në UNESCO të dorëzojë raport që duhet të tregojë se çfarë kanë bërë në 8 muajt e fundit, për të siguruar që rajoni rreth Liqenit të Ohrit të mos jetë në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, në vend që të japë sqarime për zbatimin e rekomandimeve dhe vërejtjeve të UNESCO-s për vite me radhë, justifikim kërkon nga pala shqiptare.

“NjĂ« nga problemet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« tĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« proces Ă«shtĂ« se qĂ« nga viti 2016 pala shqiptare ka hyrĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« proces dhe kjo e bĂ«n komunikimin pak mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«. Ata kishin zgjedhje mĂ« parĂ«, ndryshim tĂ« qeverisĂ«, dhe ne kishim zgjedhje gjithashtu, dhe kĂ«shtu qĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ« asgjĂ« nuk ndodhi nĂ« 6-7 vitet e fundit. Komunikimi Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« tĂ« gjithĂ« procesin. Ne mund tĂ« plotĂ«sojmĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« rekomandimeve tona qĂ« kemi si Ministri e KulturĂ«s, por nĂ«se nĂ« anĂ«n tjetĂ«r nuk plotĂ«sohet, ka kritika nga komisioni i UNESCO-s”, tha Zoran Lutkov – MinistĂ«r i KulturĂ«s.

Lutkov tha se raporti është duke u përgatitur dhe muajin e kaluar u ngrit një shtab krize për të punuar mbi rekomandimet. Ai pretendon se shumë gjëra janë bërë deri më tani, pa specifikuar se cilat janë ato.

“ShumĂ« gjĂ«ra janĂ« bĂ«rĂ«, nuk mund tĂ« them se nuk janĂ« bĂ«rĂ«, shpresoj se nĂ« bazĂ« tĂ« asaj qĂ« kemi bĂ«rĂ« deri tani dhe asaj qĂ« do tĂ« bĂ«jmĂ« kĂ«to ditĂ«, do tĂ« kemi njĂ« vlerĂ«sim pozitiv dhe nuk do tĂ« futemi nĂ« listĂ«n e rrezikut”, shtoi Zoran Lutkov – MinistĂ«r i KulturĂ«s.
Konstantin Georgievski, aktivist civil thotë se nuk ka aktivitete serioze, sistematike dhe të koordinuara që mund të përmirësojnë realisht situatën në mbrojtjen e rajonit të Ohrit.

“Do tĂ« kemi pasoja nĂ« tĂ« ardhmen dhe gjeneratat e ardhshme do tĂ« na urrejnĂ« pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n arsye pse nuk kemi ndĂ«rmarrĂ« asgjĂ« mĂ« shumĂ«. UNESCO nuk Ă«shtĂ« njĂ« armik i zhvillimit ekonomik, UNESCO nuk Ă«shtĂ« njĂ« eliminator i zhvillimit ekonomik, UNESCO Ă«shtĂ« njĂ« organizatĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n ne u bashkuam vullnetarisht nĂ« vitet 1980, dhe Ă«shtĂ« e jona tĂ« ndjekim rregullat siç bĂ«jnĂ« shumĂ« vende tĂ« tjera”, u shpreh Konstantin Zdraveski – Shoqata Ekologjike EKOMENLOG.

Një nga vërejtjet më të mëdha është urbanizimi i tepërt dhe problemi i ndërtimeve të paligjshme. /Alsat.mk

ASH: Maqedonia nuk u ftua tek "Bordi i Paqes", tregues për mungesën e diplomacisë dhe peshës politike në nismat globale



Aleanca pĂ«r ShqiptarĂ«t shpreh shqetĂ«simin e saj pĂ«r faktin se Maqedonia e Veriut nuk Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« nismĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare “Bordi i Paqes”, tĂ« inicuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ku tashmĂ« janĂ« pĂ«rcaktuar vendet pjesĂ«marrĂ«se nĂ« rajonin e Ballkanit.

Nga ASH thonë se ky përjashtium nuk mund të jetë rastësi duke reflektuar mungesën e peshës politike të Qeverisë aktuale.

"Fakti që Kosova, Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia janë ftuar të jenë pjesë e kësaj platforme, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet në listën e vendeve që as nuk janë ftuar, përbën një sinjal serioz alarmi për pozitën ndërkombëtare dhe kredibilitetin diplomatik të shtetit tonë. Ky përjashtim nuk mund të shihet si rastësi. Ai reflekton qartë mungesën e peshës politike dhe të ndikimit diplomatik të qeverisë aktuale në skenën ndërkombëtare, si dhe dështimin për ta pozicionuar Maqedoninë e Veriut si faktor stabiliteti dhe partner të besueshëm në nismat rajonale dhe globale të sigurisë", thuhet në njoftimin e ASH-së.

Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarim urgjent nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme se pse Maqedonia e Veriut nuk është ftuar në këtë nismë?

"A ka pasur komunikim zyrtar dhe pĂ«rpjekje diplomatike pĂ«r pĂ«rfshirje, dhe cilat mund tĂ« jenĂ« pasojat politike dhe strategjike tĂ« kĂ«tij pĂ«rjashtimi pĂ«r vendin? NĂ« njĂ« kohĂ« kur “Board of Peace” synon ndĂ«rtimin e njĂ« platforme bashkĂ«punimi politik dhe sigurie, pĂ«rjashtimi i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut – sĂ« bashku me disa vende tĂ« tjera tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor – po lexohet gjerĂ«sisht si njĂ« mesazh i qartĂ« gjeopolitik pĂ«r rolin periferik ku po shtyhet vendi ynĂ«. Aleanca pĂ«r ShqiptarĂ«t vlerĂ«son se Maqedonia e Veriut ka kapacitete, pĂ«rvojĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e çdo mekanizmi serioz pĂ«r paqe dhe siguri nĂ« rajon. Por kjo kĂ«rkon diplomaci aktive, politikĂ« tĂ« jashtme tĂ« qartĂ« dhe qeverisje kredibile – jo improvizime, heshtje dhe izolim. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« kĂ«rkojmĂ« transparencĂ«, pĂ«rgjegjĂ«si institucionale dhe njĂ« orientim tĂ« qartĂ« euro-atlantik qĂ« garanton se Maqedonia e Veriut nuk do tĂ« mbetet jashtĂ« proceseve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ndĂ«rkombĂ«tare", thonĂ« nga ASH.

Filkov: Ende nuk kanë mbërritur nominime nga Kuvendi për formimin e grupit punues për Kodin Zgjedhor



Ministri i Drejtësisë Igor Filkov deklaroi se në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk kanë mbërritur nominime për formimin e grupit punues për Kodin Zgjedhor.

“JanĂ« dĂ«rguar dy letra nĂ« Kuvend. NjĂ«ra Ă«shtĂ« e datĂ«s 31 dhjetor tĂ« vitit 2025, ndĂ«rsa tjetra mĂ« 20 janar. Presim qĂ« Kuvendi t’i pĂ«rgjigjet letrĂ«s sonĂ« me tĂ« cilĂ«n kĂ«rkojmĂ« nominimin e dy pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« secilĂ«s prej partive parlamentare dhe deputetĂ«ve tĂ« pavarur, pas sĂ« cilĂ«s do tĂ« formojmĂ« njĂ« grup pune qĂ« do tĂ« vazhdojĂ« me pĂ«rgatitjen e Kodit Zgjedhor”, theksoi Fillkov.

Kodi Zgjedhor, theksoi ai, është një zgjidhje ligjore që ka pësuar rreth 40 ndryshime që nga miratimi i tij, përfshirë edhe këto zgjedhje, të cilat, për shkak të qasjes së tyre të pjesshme, krijojnë mospërputhje në të gjithë ligjin.

“PĂ«r miratimin e tij kĂ«rkohet konsensus politik nga tĂ« gjitha partitĂ«â€, shtoi Fillkov.

SHBA me Strategji të re Kombëtare të Mbrojtjes - çfarë thotë për Evropën, Kinën dhe Rusinë



Strategjia e re Kombëtare e Mbrojtjes e Pentagonit shënon një ndryshim të rëndësishëm në prioritetet strategjike të Shteteve të Bashkuara, duke e ulur Kinën nga pozita e kërcënimit kryesor dhe duke e zhvendosur fokusin drejt mbrojtjes së territorit amerikan dhe Hemisferës Perëndimore.

Dokumenti kritikon administratat e mëparshme për neglizhimin e interesave strategjike amerikane në rajone kyçe si Panamaja dhe Grenlanda, duke theksuar nevojën për një angazhim më të drejtpërdrejtë në këto zona.

Në strategji thuhet se, ndonëse Evropa mbetet një partner i rëndësishëm, pesha e saj në ekonominë globale është në rënie, çka e bën atë më pak prioritare në krahasim me rajone të tjera.

Kina vazhdon të shihet si një faktor shqetësues për sigurinë globale, por nuk konsiderohet më kërcënimi kryesor.

Strategjia thekson se SHBA duhet tĂ« “prioritizojĂ« mbrojtjen e territorit amerikan dhe frenimin e KinĂ«s”, duke reflektuar njĂ« qasje mĂ« tĂ« pĂ«rqendruar nĂ« sigurinĂ« kombĂ«tare, shkruan politico.

Ndërkohë, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut përmenden në dokument, por nuk zënë një rol qendror, duke u përshkruar si kërcënime më pak të theksuara në krahasim me sfidat kryesore strategjike.

Strategjia e re Kombëtare e Mbrojtjes të SHBA-së

  • Prioritet strategjik:
    • Frenimi i KinĂ«s dhe mbrojtja e territorit tĂ« SHBA-sĂ«.
  • Rusia:
    • Vazhdon tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« menaxhueshĂ«m pĂ«r anĂ«tarĂ«t lindorĂ« tĂ« NATO-s.
    • Ruhet aftĂ«sia e saj ushtarake dhe industriale, dhe tregon gatishmĂ«ri pĂ«r luftĂ« tĂ« zgjatur pranĂ« kufijve.
    • AleatĂ«t e NATO-s janĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« ekonomikisht dhe ushtarakisht se Rusia; hendeku Ă«shtĂ« i madh (p.sh., ekonomia e GjermanisĂ« tejkalon atĂ« tĂ« RusisĂ«).
    • AleatĂ«t e NATO-s do tĂ« marrin pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« kryesore pĂ«r mbrojtjen e EvropĂ«s, ndĂ«rsa SHBA-ja do tĂ« kufizojĂ« rolin e saj nĂ« mbĂ«shtetje kritike dhe adaptim tĂ« forcave pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rcĂ«nimin rus.
  • Ukraina dhe Evropa:
    • AleatĂ«t evropianĂ« do tĂ« marrin rolin udhĂ«heqĂ«s nĂ« mbrojtjen e UkrainĂ«s.
    • SHBA-ja do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« luajĂ« njĂ« rol kyç brenda NATO-s, por fokusi kryesor do tĂ« jetĂ« mbĂ«shtetja strategjike dhe operative.
  • Pozicione strategjike globale:
    • Grenlanda, Kanali i PanamasĂ« dhe Arktiku mbeten nyje kyçe pĂ«r interesat strategjike tĂ« SHBA-sĂ«.
  • Irani dhe kĂ«rcĂ«nimet rajonale:
    • Regjimi iranian rrit kapacitetet e tij dhe mund tĂ« ndjekĂ« sĂ«rish rrugĂ«n e krijimit tĂ« armĂ«s bĂ«rthamore.
    • PĂ«rbĂ«n kĂ«rcĂ«nim ndaj SHBA-sĂ«, Izraelit dhe stabilitetit rajonal. /Telegrafi/
  • Pozicioni i gabuar i dorĂ«s gjatĂ« matjes sĂ« tensionit jep rezultate tĂ« rreme: Kjo Ă«shtĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« e saktĂ«



    Mjekët thonë se ky detaj vendos nëse rezultati është i saktë apo i gabuar

    Mënyra se si e mbani dorën gjatë matjes së tensionit të gjakut është vendimtare për rezultatin përfundimtar, sepse nëse dora ndodhet në një pozicion të gabuar, kjo mund të çojë në vlera jo të sakta dhe të gabuara. Si pasojë, pacienti mund të marrë terapi të panevojshme për hipertension, por gjithashtu mund të ndodhë që tensioni i lartë i gjakut te disa persona të mbetet i paidentifikuar për shkak të matjeve të pasakta dhe monitorimit të dobët të vlerave.

    Si duhet ta mbani dorën gjatë matjes së tensionit të gjakut

    Pozicionet e pasakta, por shumë të shpeshta të dorës gjatë matjes së tensionit, si mbajtja e dorës në prehër ose e lëshuar përgjatë trupit, çojnë në lexim të dukshëm më të lartë të tensionit të gjakut. Udhëzimet për matjen e tensionit rekomandojnë që dora të mbështetet mbi tavolinë dhe që mesi i krahut të jetë në nivelin e zemrës. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse mbivlerësimi i tensionit mund të çojë në ndjekje të panevojshme të pacientit, si edhe në terapi të panevojshme, transmeton Telegrafi.

    – ËshtĂ« interesante qĂ« tensioni shpesh matet jashtĂ« udhĂ«zimeve edhe nĂ« kujdesin shĂ«ndetĂ«sor parĂ«sor, kryesisht pĂ«r shkak tĂ« ngarkesĂ«s dhe nxitimit, vĂ«ren dr. Donald DiPette, profesor i shkencave mjekĂ«sore nĂ« University of South Carolina School of Medicine.

    Dr. DiPette paralajmëron gjithashtu se pozicione të ndryshme të dorës, të cilat nuk rekomandohen nga udhëzimet, mund të çojnë potencialisht në nënvlerësim të hipertensionit.

    – Do tĂ« dĂ«shironim qĂ« matja e tensionit tĂ« gjakut tĂ« ketĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n saktĂ«si si analizat e gjakut apo ekzaminimet imazherike. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, nevojitet edukim si i punonjĂ«sve shĂ«ndetĂ«sorĂ«, ashtu edhe i pacientĂ«ve, pasi shumĂ« prej tyre e matin tensionin nĂ« shtĂ«pi. Gjithashtu, Ă«shtĂ« e kĂ«shillueshme qĂ« matja tĂ« pĂ«rsĂ«ritet, sepse leximi i parĂ« zakonisht jep vlera mĂ« tĂ« larta se matjet pasuese, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e kuptueshme, pasi personi gradualisht pĂ«rshtatet me ambientin, thekson dr. DiPette.

    Pozicione të ndryshme të dorës, vlera të ndryshme

    Një studim i Shkollës së Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health në Baltimor, i publikuar në vitin 2024 në revistën shkencore JAMA Internal Medicine, tregoi se mbajtja e dorës në prehër, krahasuar me dorën e mbështetur mbi tavolinë, e mbivlerëson presionin sistolik (të sipërmin) për 3,9 mmHg dhe atë diastolik (të poshtmin) për 4 mmHg. Në rastet kur dora varej poshtë përgjatë trupit, presioni i sipërm ishte më i lartë për 6,5 mmHg, ndërsa ai i poshtmi për 4,4 mmHg. /Telegrafi/

    Seferi: Programe të detyrueshme rehabilitimi për dhunuesit në familje

    TIRANË, 23 janar/ATSh/ ZĂ«vendĂ«sministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale, Deneda Seferi u shpreh sot se programet e rehabilitimit pĂ«r dhunĂ«n nĂ« familje nuk pĂ«rfshijnĂ« rehabilitimin vetĂ«m tĂ« viktimave, por edhe dhunuesit e tyre.

    Seferi e bĂ«ri kĂ«tĂ« deklaratĂ« ditĂ«n e sotme, nĂ« punimet e Komisionit pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut, ku u shqyrtua projektligji “PĂ«r masa ndaj dhunĂ«s nĂ« marrĂ«dhĂ«niet familjare”.

    Seferi tha se ndryshimet e reja në ligjin për dhunën në familje parashikojnë për herë të parë programe rehabilitimi edhe për dhunuesit.

    “Programet e rehabilitimit nuk pĂ«rfshijnĂ« vetĂ«m viktimat, por edhe dhunuesit, me qĂ«llim parandalimin e pĂ«rsĂ«ritjes sĂ« dhunĂ«s dhe ndryshimin e sjelljeve, dhe modeleve tĂ« ndryshme tĂ« sjelljes. NjĂ« risi e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« lidhja e kĂ«tyre programeve me vendime gjyqĂ«sore, duke parashikuar, pasojĂ« ligjore nĂ« rast tĂ« mospjesĂ«marrjes sĂ« dhunuesit nĂ« programet e urdhĂ«ruara. Sa i pĂ«rket programit tĂ« rehabilitimit tĂ« dhunuesit, do tĂ« jetĂ« e detyrueshme pjesĂ«marrja nĂ« kĂ«to programe”, tha ajo.

    Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në këto programe do të përfshihen edhe dhunuesit që kanë varësi nga alkooli apo droga.

    Gjithashtu, Etleva Sheshi, përfaqësuese e MShMS-së theksoi se përgjegjësi do të kenë si institucionet qendrore, ashtu edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

    “Ministria e MirĂ«qenies Sociale, por njĂ«kohĂ«sisht dhe njĂ«sitĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore, janĂ« tĂ« pĂ«rcaktuara qĂ« duhet tĂ« marrin masa pĂ«r tĂ« ngritur dhe pĂ«r tĂ« ofruar shĂ«rbime dhunuesve qĂ« janĂ« pĂ«rdorues tĂ« alkoolit ose tĂ« drogĂ«rave, ose pĂ«r dhunues tĂ« tjerĂ«, nĂ«pĂ«rmjet programeve tĂ« ndryshme të  rehabilitimit tĂ« cilat janĂ« tĂ« vendosura qĂ« nga vendimi i gjykatĂ«s kur trajtohen njĂ« rast dhune”, tha Sheshi, drejtore e BarazisĂ« Gjinore nĂ« Ministrin e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«.

    Në ndryshimet e parashikuara në këtë ligj, thuhet se do të ketë monitorim të agresorëve me GPS, në mënyrë që të shmanget shkelja e urdhrit të mbrojtjes, teksa do të ketë edhe gjoba deri në 500 mijë lekë për shpërndarjen e fotove intime online dhe ndëshkime të rënda për punëdhënësit që tolerojnë ngacmimet në zyrë.

    /e.i/j.p/

    The post Seferi: Programe të detyrueshme rehabilitimi për dhunuesit në familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

    Sela: Kamerat nga "Safe City" janë vendosur në komunat me shumicë shqiptare, po ndodh zhvatje e qytetarëve



    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kritikuar vendosjen në funksion të sistemit "Safe City", informon Telegrafi Maqedoni.

    Ai thotë se ky sistem ka për qëllim zhvatjen e qytetarëve, pasi nëpër rrugët ku janë vendosur kamerat e sigurisë në komunikacion, nuk ka as semaforë e as parkingje dhe sipas tij janë vendosur në lagjet ku banojnë shumicë shqiptare.

    "ËshtĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq kur sheh qĂ« edhe projektet qĂ« promovohen pĂ«r tĂ« mirĂ«n e pĂ«rgjithshme, sigurinĂ« e qytetarĂ«ve siç ka qejf ta thot qeveria, pĂ«r qĂ«llim ka zhvatjen e njĂ« kategorie qytetarĂ«sh! Nqs keni dlieme se nĂ« xhepin e kujt synohet tĂ« goditet Ă«shtĂ« mĂ« se e qartĂ«. -Shihni ku implementohet projekti “Safe City”-Shkupi, Kumanova, Tetova?!-Shihni shpĂ«rndarjen e kamerave te Safe City nĂ« Shkup,ku janĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« koncentruara nĂ« numĂ«r? NĂ« Çair, Saraj, Butel?! JanĂ« komunat me shumicĂ« shqiptare. JanĂ« hyrje daljet e shqiptarĂ«ve pĂ«r nĂ« Shkup.JanĂ« vendet me (pa) infrasktrukturĂ« tĂ« komunkacionit dhe rrugor mĂ« tĂ« vjetĂ«r. Pa semaforĂ« por me kamera pĂ«r te zhvat! Pa parkingje por me gjoba! Pa sinjalistik rrugore por me denime tĂ« majme
 E pra tĂ« dashur shqiptar, EKSPLOATIMI ska brina, kĂ«shtu ngjan", shkruan Sela.

    Sela ka përmendur dhe faktin se Maqedonia e Veriut do të duhet të kthejë edhe kredinë prej dy miliardë eurove, e që sipas tij, ajo kredi do të kthehet nga gjobat që do të paguajnë qytetarët nga sistemi i MPB-së.

    "MeqĂ« ra fjala Maqedonia e Veriut kĂ«tĂ« vit duhet tĂ« kthej rreth 2 miliard euro kredi! Do i kthejme ne ku mĂ« pak Ă«shtĂ« investuar, edhe nga projekti “Safe City”. KĂ«shtu pra ngjan Eksploatimi
P.S. Jam i vetĂ«dijshĂ«m qĂ« do mĂ« akuzojnĂ« se gjithckaje i jap konotacion etnik. Jo unĂ« pĂ«r hir tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s, asnjĂ«herĂ« unĂ« dhe Aleanca pĂ«r ShqiptarĂ«t, por ata qĂ« na drejtojnĂ« gishtin. Po Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« ne skemi hesht dhe sdo tĂ« heshtim kurrë ", shkruan Sela.

    Kujtojmë se ligji për aktivizimin e kamerave të sigurisë nga "Safe City" u miratua në Kuvend sot me 81 vota.

    Për këtë ligj votuan, OBRM-PDUKM, VLEN, E Majta, Bejxhan Iljaz si dhe deputeti i pavarur Ilir Demiri. /Telegrafi/

    Protesta e transportuesve në Maqedoninë e Veriut pritet të shkaktojë kolona në Kosovë



    Shoqata e Transportuesve MAKAM-TRANS ka njoftuar se do të organizojë protestë më 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave në territorin e këtij shteti.

    Për shkak të ndalimit të qarkullimit, pritet që edhe në territorin e Republikës së Kosovës të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut.

    Autoritetet u bëjnë thirrje transportuesve dhe operatorëve ekonomikë që të marrin parasysh këtë njoftim dhe të planifikojnë me kohë lëvizjen e tyre, me qëllim shmangien e vonesave dhe vështirësive në qarkullim. /Telegrafi/


    Organizatat mjedisore thirrje për pezullim të projektit në Sazan dhe Zvërnec

    41 organizata mjedisore nga 28 shtete iu drejtuan kryeministrit Rama me një deklaratë publike për të pezulluar çdo nismë ndërtimi në ishullin e Sazanit. Reagimi vjen pas vizitës së Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë të mërkurën, të cilët u pritën nga Kryeministri Rama në një darkë private me një grup arkitektësh.

    “Projekti “Investim Strategjik me ProcedurĂ« tĂ« VeçantĂ«â€, i miratuar nĂ« janar 2025, parashikon ndĂ«rtimin e njĂ« resorti luksoz. Zhvillimi i propozuar do tĂ« pĂ«rfshinte ndĂ«rhyrje nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe prej 45 hektarĂ«sh nĂ« Ishullin e Sazanit, duke ngritur shqetĂ«sime serioze pĂ«r ndikimin e tij nĂ« mjedis dhe pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« me detyrimet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, thuhen nĂ« letrĂ«n drejtuar kryeministrit dhe MinistrisĂ« sĂ« Mjedisit.

    Sipas deklaratës ishulli i Sazanit rrethohet nga Parku Kombëtar Detar, i klasifikuar si Park Kombëtar e po ashtu si Zonë Veçanërisht e Mbrojtur me Rëndësi për Mesdheun.

    “Ishulli i Sazanit njihet si pjesĂ« e njĂ« Zone Kyçe pĂ«r Biodiversitetin (KBA)3 dhe Zone tĂ« RĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ShpendĂ«t (IBA), brenda zonĂ«s KBA/IBA4 5 tĂ« Gjirit tĂ« VlorĂ«s, Karaburunit dhe Malit tĂ« ÇikĂ«s”, thekson mĂ« tej letra, e cila nga organizatat mjedisore shqiptarĂ« Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar nga PPNEA (Protection and Preservation of natural Environment in Albania), Eco Albania dhe REC Albania (Resource Environmental Center Albania).

    Sipas letrës publike, ujërat e Sazanit ofrojnë habitate me vlerë dhe jetike për gjitarin detar më të rrezikuar globalisht, fokën e Mesdheut.

    “NdĂ«rtimi i njĂ« resorti luksoz, me ndĂ«rhyrje infrastrukturore nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« si trafiku detar, rrugĂ«t dhe sistemet e kanalizimeve, pĂ«rbĂ«n njĂ« kĂ«rcĂ«nim serioz pĂ«r kĂ«to habitate delikate. NdĂ«rhyrje tĂ« tilla sjellin zhurmĂ«, ndriçim artificial, ndotje dhe rritje tĂ« pranisĂ« sĂ« njeriut, tĂ« cilat mund tĂ« largojnĂ« jetĂ«n e egĂ«r nga zonat kritike, pĂ«rfshirĂ« shpellat bregdetare qĂ« janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r mbijetesĂ«n e fokĂ«s sĂ« Mesdheut”, thuhet mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«n e organizatave.

    Po ashtu, sipas deklaratës ky projekt bie edhe ndesh me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit të Bashkimit Evropian, e sidomos të hapjes së negociatave të Kapitullit 27 që përmban mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

    Ata kërkuan pezullim të menjëhershëm të cdo vendimi ekzekutiv apo parlamentar që lidhet me avancimin e këtij projekti, përfshirjen formale të pjesës tokësor të ishullit të Sazanit brenda Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, regjistrimin zytar të ishullit si zonë kandidate Emerald, si pjesë e rrjetit ekologjik të Zonave me Interes të Vecantë për Ruajtje nën kujdesin e Këshillit të Evropës, dhe zbatim të dtyrimeve të Shqipërsië sipas konventae ndërkombëtare për mbrotjjen e natyrës dhe biodiversitetit

    NĂ« një reagim tĂ« mĂ«rkurĂ«n PPNEA theksoi se “rreth 14 kilometra vijĂ« tĂ« egĂ«r bregdetare qĂ« Ă«shtĂ« zonĂ« e mbrojtur, [
] planifikohet tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« rruge asfalti, drita tĂ« forta dhe pallate luksoze, tĂ« cilat nuk kanĂ« vend pĂ«r natyrĂ«n e egĂ«r dhe komunitetet”.

    Ky zhvillim po ndodh teksa Komisioni Evropian i ka vënë kusht Shqipërisë për integrimin mbylljen e kapitullit të mjedisit me ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, i cili i pati hapur rrugë investimeve të tilla në parqet natyrore.

    Lexo gjithashtu:

    The post Organizatat mjedisore thirrje për pezullim të projektit në Sazan dhe Zvërnec appeared first on Citizens.al.

    MPB: Nga e hëna janë paralajmëruar protesta në pikat kufitare, do të ndërpritet trafiku për mallrat



    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga e hëna është paralajmëruar pezullimi i trafikut të mallrave në pikat kufitare, ndërsa siç thonë nga MPB, ata do të sigurojnë trafik të pandërprerë për automjetet e pasagjerëve dhe autobusët.

    Ministria e Brendshme - Departamenti pĂ«r Çështje Kufitare dhe Migracion njofton publikun se MPB Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« protestĂ« publike nga shoqata "Makam-trans", e cila Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« fillojĂ« mĂ« 26 janar 2026 nĂ« orĂ«n 12:00. Sipas njoftimit, protesta Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« mbahet nĂ« pikat kufitare vijuese: Deve Bair, DellçevĂ«, Novo SellĂ«, Dojran, BogorodicĂ«, Mexhitli, QafĂ« ThanĂ«, BllacĂ« dhe BllatĂ«".

    Protesta do të manifestohet me kufizimin e trafikut për automjetet e mallrave, përkatësisht me mbylljen e korsive dhe terminaleve të destinuara për trafik mallrash, ndërsa trafiku i pasagjerëve do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjitha pikat kufitare".

    "Sipas njoftimit të organizatorit, protesta është planifikuar të zgjasë deri në shtatë ditë, me mundësi ndërprerjeje më herët, nëse ndërkohë tejkalohen arsyet për të cilat është organizuar. MPB, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, do të ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, si dhe për të siguruar trafik të sigurt dhe të pandërprerë, me theks të veçantë në lëvizjen e automjeteve të pasagjerëve, autobusëve dhe automjeteve që transportojnë ilaçe, bagëti, mallra të rrezikshme dhe dërgesa të tjera prioritare", thonë nga MPB.

    MPB u bën apel qytetarëve dhe transportuesve që të informohen menjëherë për situatën në pikat kufitare, të ndjekin komunikimin zyrtar dhe nëse është e nevojshme, të përdorin pika alternative kufitare.

    Faton Selami është zgjedhur Avokat i Popullit në RMV



    Faton Selami është zgjedhur Avokat i Popullit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Kuvendi sot me 87 vota “pĂ«r”, dhe shumicĂ« tĂ« Badenterit (20 vota nga deputetĂ«t jomaqedonas), miratoi propozimin qĂ« Selami tĂ« jetĂ« Avokat i Popullit.

    Nga gjithsej 28 deputetĂ« jomaqedonas tĂ« pranishĂ«m, 20 votuan “pĂ«r”, ndĂ«rsa 8 ishin “kundĂ«r”.

    Shumica arriti të sigurojë një votim sipas parimit të Badinterit pa votat e BDI-së, përkatësisht, përveç deputetëve të partive në pushtet OBRM-PDUKM dhe VLEN, për Selamin votuan edhe deputetët e LSDM-së dhe "Levicës" që u përkasin komuniteteve, si dhe deputetët e pavarur Ilir Demiri dhe Bejxhan Iljas./Telegrafi/

    Kalon Ligji për kundërvajtje, "Safe City" nis zbatimin nga shkurti



    Me 81 vota “pĂ«r” dhe 19 “kundĂ«r, nĂ« Kuvend kaloi Ligji pĂ«r kundĂ«rvajtje, me tĂ« cilin do tĂ« finalizohet projekti "Safe City" dhe i njĂ«jti do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi nga 1 shkurti.

    Kundër ndryshimeve në këtë ligj ishin 19 deputetë ndërsa nuk kishte asnjë të përmbajtur.

    Pro votuan deputetët e OBRM-PDUKM-së, VLEN-it, ZNAM-it, "Të Majtës" dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri.

    Deputetja e BDI-sĂ«, Rina Ajdari u shpreh kundĂ«r “Safe Cityt”, ashtu sikurse edhe Rijad Shaqiri dhe Ilire Dauti. Pasi ndryshimet e Ligjit u votuan me 81 vota, deputetja e BDI-sĂ«, Rina Jadari kĂ«rkoi votim veçmas dhe tĂ« hapur, ndĂ«rkohĂ« qĂ« sĂ«rish dolĂ«n 81 vota “pĂ«r”.

    Me këto ndryshime, projekti "Safe City" do të mund të zbatohet nga 1 shkurti./Telegrafi/

    Deputetët sot pritet të miratojnë Ligjin për kundërvajtje, i cili mundëson nisjen e zbatimit të "Safe City"



    Kuvendi i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut sot do tĂ« mbajĂ« vazhdimin e seancĂ«s sĂ« 76-tĂ«, nĂ« rendin e ditĂ«s sĂ« sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« votimi pĂ«r Propozim-ligjin pĂ«r ndryshimin dhe plotĂ«simin e Ligjit pĂ«r kundĂ«rvajtje, me procedurĂ« tĂ« shkurtuar, ligji i fundit i nevojshĂ«m qĂ« nga 1 shkurti tĂ« fillojĂ« funksionimi i sistemit “Safe City”, pĂ«r regjistrim dhe sanksionim automatik tĂ« kundĂ«rvajtjeve nĂ« trafik.

    Mbështetja e nevojshme me shumicë prej dy të tretash për ligjin, për të cilin debati tashmë ka përfunduar, u sigurua në takimin e liderëve javën e kaluar, të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski. Vetëm opozita LSDM ka paralajmëruar se nuk do të votojë për ndryshimet e Ligjit.

    Koordinatorja e grupit parlamentar të Frontit Evropian, Rina Ajdari, në një konferencë për media më 20 janar, theksoi se do të votojnë për Ligjin për kundërvajtje në seancë. Ajo theksoi se, nëse vërejtjet e tyre nuk zbatohen, në të ardhmen do të paraqesin propozim me ndryshime të reja të Ligjit.

    Me këtë Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje parashihet mundësia e zbatimit të teknologjive të reja (sistem për detektim përmes mjeteve teknike dhe pajisjeve për incizim), të cilat mund të jenë një mjet i mirë për zbulim të shpejtë dhe efikas të kundërvajtjeve në trafik dhe për zbatimin e procesit të sanksionimit të tyre.

    Në fazën e parë, sistemi do të regjistrojë: tejkalim shpejtësie, kalim në dritë të kuqe, skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit dhe parkim të parregullt. Në fazën e ardhshme parashihet zgjerimi i spektrit të kundërvajtjeve.

    Kur sistemi të vihet plotësisht në funksion, pronarët e automjeteve për të cilat konstatohet kundërvajtje do të marrin mesazh SMS dhe e-mail me link për shkarkimin e procesverbalit me urdhërpagesë. Kundërvajtjet do të mund të paguhen në mënyrë elektronike dhe, nëse pagesa bëhet me kohë, nuk do të ngarkohen shpenzime shtesë. Për kundërvajtje të caktuara, për të cilat është paraparë edhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit, Ministria e Punëve të Brendshme do të parashtrojë kërkesë për nisjen e procedurës pranë gjykatës kompetente.

    NĂ« kuadĂ«r tĂ« seancĂ«s sĂ« 76-tĂ« Ă«shtĂ« edhe Propozim-ligji pĂ«r ndryshimin dhe plotĂ«simin e Ligjit pĂ«r shpĂ«rblimet shtetĂ«rore – leximi i parĂ«. Kuvendi sot do tĂ« mbajĂ« gjithashtu vazhdime tĂ« dy seancave plenare. NĂ« kuadĂ«r tĂ« seancĂ«s sĂ« 81-tĂ« kanĂ« mbetur Propozim-ligji pĂ«r ndryshimin dhe plotĂ«simin e Ligjit pĂ«r punĂ« tĂ« brendshme dhe Propozim-ligji pĂ«r ndryshimin dhe plotĂ«simin e Ligjit pĂ«r policinĂ«, tĂ« dy me procedurĂ« tĂ« shkurtuar.

    Në seancën e 20-të është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin e posaçëm për persona të dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të abuzimit seksual të të miturve dhe pedofili, në lexim të parë.

    Luis Enrique i del në mbrojtje yllit të Real Madridit



    Kjo javë mund të konsiderohet pa dyshim më e vështira në karrierën e Brahim Diaz.

    TĂ« dielĂ«n, mesfushori kishte nĂ« kĂ«mbĂ«t e tij mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund njĂ« thatĂ«sire 60-vjeçare pĂ«r Marokun nĂ« KupĂ«n e Kombeve tĂ« AfrikĂ«s dhe pĂ«r tĂ« shkruar emrin e tij nĂ« historinĂ« e futbollit maroken.

    MegjithatĂ«, penalltia e tij ‘panenka’ u ndal nga portieri Edouard Mendy, duke e kthyer Diaz nĂ« njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« diskutuara tĂ« finales.

    Luis Enrique del në mbrojtje të Brahim Diaz

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, i cili nuk gĂ«zon simpati nĂ« “Santiago Bernabeu” pĂ«r shkak tĂ« sĂ« kaluarĂ«s sĂ« tij me BarcelonĂ«n, doli hapur nĂ« mbrojtje tĂ« Brahim Diaz.

    Sipas Diario AS, trajneri austrian ka thënë:

    “Sot folĂ«m pĂ«r atĂ« penallti. TĂ« gjithĂ« po flasin pĂ«r Brahimin. Por unĂ« kujtoj Zidanen, njĂ« perĂ«ndi tĂ« futbollit, qĂ« shĂ«noi njĂ« panenka nĂ« finalen e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s. Kujtoj gjithashtu Sergio Ramosin, qĂ« ka shĂ«nuar Panenka nĂ« ndeshje shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. ShumĂ« lojtarĂ« e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«. Kur shĂ«non, tĂ« gjithĂ« tĂ« duartrokasin dhe askush nuk thotĂ« asgjĂ«. Kur e humbet, lindin shumĂ« opinione negative”.

    Luis Enrique vijoi duke theksuar vlerat njerëzore dhe sportive të lojtarit:

    “Ai Ă«shtĂ« njĂ« lojtar i shkĂ«lqyer. E njoh personalisht, e kam drejtuar edhe me kombĂ«taren pĂ«r njĂ« ndeshje. ËshtĂ« njĂ« futbollist i jashtĂ«zakonshĂ«m dhe njĂ« njeri i madh. ËshtĂ« e padrejtĂ«. E kuptoj qĂ« Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u pranuar, por ky Ă«shtĂ« sporti: duhet tĂ« dish tĂ« fitosh dhe tĂ« humbĂ«sh. Nuk Ă«shtĂ« fundi i botĂ«s. MĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja janĂ« vlerat qĂ« u transmeton tĂ« rinjve. Ai nuk Ă«shtĂ« njĂ« kriminel apo njeri i keq. Ai meriton respekt. Aktualisht po kalon njĂ« moment presioni”.

    Brahim kërkon falje, Real Madridi i qëndron pranë

    Pas penalltisë së humbur, Brahim Diaz publikoi një mesazh emocional ku kërkoi falje ndaj tifozëve dhe popullit të Marokut.

    Trajneri Alvaro Arbeloa dhe disa bashkëlojtarë te Real Madridi kanë bërë të ditur se do ta mbështesin lojtarin pas rikthimit të tij, i cili ndodhi të enjten.

    Brahim pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës së Real Madridit ndaj Villarrealit, ndërsa klubi madrilen ka treguar unitet të plotë në mbështetje të mesfushorit. /Telegrafi/

    “Nuk u rrezikuan pacientĂ«t”/ QSUT pa shpjegim pĂ«r dĂ«shtimin e gjeneratorĂ«ve

    Gjatë deklaratës së dytë zyrtare të Qendrës spitalore universitare Nënë Tereza nuk merren sërish përgjegjësi dhe as nuk kthehen përgjigje se përse nuk funksionuan gjeneratorët si zgjidhje e përkohshme e avarive teknike?! Drejtori i shërbimeve mbështetëse në QSUt, Erjon Ngjelo nuk pranon rrezikun e krijuar për dhjetëra pacientë në reanimacion prej ndërprerjes së energjisë elektrike. [
]

    The post “Nuk u rrezikuan pacientĂ«t”/ QSUT pa shpjegim pĂ«r dĂ«shtimin e gjeneratorĂ«ve appeared first on BoldNews.al.

    Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli



    Ambasada e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar një mesazh nga ambasadorja Angela Ageler.

    NĂ« mesazhin e saj, ajo kujton se nĂ« Shkup ka mbĂ«rritur si ambasadorja e dhjetĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara dhe qĂ« nga fillimi ka pasur njĂ« besim tĂ« fortĂ« nĂ« “forcĂ«n dhe guximin e popullit tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut”, besim qĂ« me kalimin e kohĂ«s Ă«shtĂ« konfirmuar shumĂ« herĂ«.

    'Viti 2025 shënoi 30-vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Maqedoni, megjithëse partneriteti ynë daton më tej. Për më shumë se tre dekada, i kemi treguar botës - së bashku - se çfarë mund të arrijë forca, kompromisi dhe vendosmëria e duruar. Dhe gjatë tre viteve të fundit, ne kemi treguar rezultatet shumë reale dhe të prekshme të asaj se si duken miqësia e vërtetë dhe partneriteti konstruktiv", thotë Ageler.

    Ajo thekson se gjatë mandatit të saj janë ndërmarrë hapa konkretë në disa fusha, përfshirë rritjen ekonomike dhe pavarësinë energjetike, reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, arsimin, kulturën dhe integrimin euroatlantik, si dhe modernizimin e kapaciteteve të sigurisë dhe projekte strategjike infrastrukturore që forcojnë sigurinë rajonale dhe tregtinë.

    “GjatĂ« tre viteve tĂ« fundit, partneriteti ynĂ« Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« miqĂ«si tĂ« vĂ«rtetĂ«, takova qytetarĂ«t nĂ« mbarĂ« vendin, bisedat e hapura dhe shpresat, vizionet dhe sfidat e pĂ«rbashkĂ«ta", shkruan Ageler.

    Ambasadorja porosit se Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s “do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« gjithmonĂ« pranĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut” nĂ« realizimin e vizionit pĂ«r njĂ« shtet mĂ« tĂ« fortĂ«, mĂ« tĂ« sigurt dhe plotĂ«sisht tĂ« integruar euroatlantik.

    Kujtojmë se Ageler nuk do të jetë më ambasadore në RMV, pasi më 22 dhjetor, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tërhoqi nga pozitat e tyre 29 ambasadorë, e në mesin e tyre dhe Angela Ageler.

    ❌